Eliza Dushku

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Eliza Dushku

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:44 pm

Eliza Dushku
Eliza Dushku, Ylli shqiptar nė Hollyvood

Eliza Dushku, nga nisja e karrierės e deri te filmi me bluzėn me Shqiponje

Karriera e aktores me baba shqiptar

Eliza Patrica Dushku ka lindur nė 30 dhjetor 1980 nė Boston, ajo ėshtė rritur nė Massachusetts. Ajo ka lindur nga njė baba me origjinė shqiptare dhe nga njė nėnė daneze. Nė moshėn 12-vjeēare, ajo bėn hyrjen e saj nė kinema. Eliza Dushku ėshtė zbuluar pas pesė muajsh kėrkime nėpėr Shtetet e Bashkuara pėr tė luajtur rolin e Alice kunder Juliette Lewis nė filmin ''That Night''. Ka luajtur nė shumė filma me aktor tė mėdhenj si Robert De Niro, Arnold Schwarzenegger, Ellen Barkin, Leonardo Di Caprio, James Belushi, Paul Reiser etj. Eliza ka studiuar pėr piano, bateri dhe balet. Por ajo do tė bjerė nė sy pikėrisht nė filmin ''True Lies'', ku luan pėrkrah aktorit Arnold Schwarzenegger, atėherė kur ishte vetėm 14 vjeē. Ndėrsa nė moshėn 18-vjeēare ajo ėshtė njė yll i ekranit tė madh dhe i propozohet roli i Faith nė serine Buffy the Vampire Slayer. Fillimisht ajo do tė merrte pjesė nė pesė episode, por producentja vendosi qė seritė tė zgjasnin. Por ky film i dha asaj emrin ''bad girl''.

Fillimet e njė karriere
Dushku filloi tė luante pėr herė tė parė nė moshėn 10-vjeēare; kur u paraqitėn sė bashku me njė nga vėllezėrit e saj nė audicionin e njė reklame, ku pas njė pėrplasje me tė, ra dhe theu hundėn. Klithamt e saj dhe gjaku qė i ridhte papushim tėrhoqėn vėmendjen e agjentit tė roleve, duke i ofruar asaj njė punė nė vend tė tė vėllait. Vetėm pak kohė mė pas, ajo do tė luante edhe rolin e saj tė parė, nė vitin 1992, nė filmin "That Night", njė 10-vjeēare qė kishte pėr idhull njė adoleshte me shpirt tė lirė qė banonte pėrballė saj. Vitin qė pasoi ajo luajti te "This Boy's Life", si vajza e Robert De Niro-s dhe gjysmė-motra e Leonardo Di Caprio (emri i tė cilit ende nuk ishte bėrė i njohur). Gjithashtu, nė film luante edhe Tobey Maguire, i cili ėshtė njė shok i saj tashmė dhe, tė cilit, i bėri njė favor tė madh sė fundmi, njė fakt qė e pohon ai vetė. "Kur m’u besua roli kryesor nė 'Spider-Man', njerėzit e Sony-it dėshironin tė ishin tė sigurtė, nėse mund t’i pėrballoja skenat e aksionit nė film", ka treguar ai nė njė intervistė tė tij. "Kėshtu qė kasetėn pėr audicionin e vura sė bashku me atė tė aksioneve dhe i kėrkova Elizės, nėse mund t'i luanim disa pjesė sė bashku. Ajo pranoi dhe mė bėri tė dukesha shumė mė mirė se ē’ isha nė tė vėrtetė", ka pohuar Tobey Maguire. Tė krijon pėrshtypjen se ėshtė specilazuar pėr tė luajtur rolin e vajzės, po tė kujtojmė edhe filmin me Arnold Schwarzenegger, nė '94 "True Lies" dhe me Paul Reiser, njė vit mė pas te "Bye Bye Love". Dushku u duk se i dha fund aktrimit si hobi. Vendosi tė ndiqte hapat e mamasė sė saj, njė mėsuese kolegji dhe aktiviste shoqėrore, duke u bėrė njė studente e zellshme e shkecave politike. Por, pas regjistrimit nė "Suffolk University", nė Boston, iu ofrua roli i Faith, vajzės sė fortė. "Mendova se 'Buffy' do tė ishte vetėm pėr disa shfaqje, por mė pas u bėra e 'keqe', u ngatėrrova me tė keqen e madhe, duke dalė si armik i Buffiy-t. Qė nga mosha 14 deri nė 16 vjeē, ka qenė e lidhur me prindrit. Edhe pse nė moshė tė vogėl dhe me ligje shumė strikte lidhur me orėt e punės pėr njė tė mitur, ajo kishte marrė pėlqimin e prindėrve. Ndėrsa kur kishte nisur xhirimin e filmit Buffy kundėr vampirėve, ende nuk kishte mbushur 18 vjeē, Eliza mori njė autorizim tė veēantė qė i lejonte qė tė xhironte gjatė natės. Qė nga ajo kohė shqiptaro-danezja, mori pjesė nė serinė Engjėll. Eliza vazhdoi me spektaklin edhe dy sezone tė tjerė. "Por do tė jetoj me kėtė rol gjithė jetėn", thotė Dushku. "Kudo qė tė shkoj, njerėzit mė pyesin se kur do tė kthehem prapė tė 'Buffy'". Nivli i besnikėrisė ndaj saj ėshtė fantastik. Hapi tjetėr ishte filmi pėr tė rinj "Bring It On", nė rolin e Goth, gjimnastes sė "rekrutuar" nga Kirsten Dunst, pėr tė ngritur peshė tifozėt e skuadrės. Pastaj "The new guy", njė tjetėr film policor pėr tė rinj, pėr tė cilin nuk ndjehet aspak keq. "Hej, isha vetėm 21 vjeē, nuk jam edhe aq larg nga ato karaktere. Nuk mė interesojnė gjėrat e mėdha, por disa role tė rinjsh qė mund t’i luaj ende, do tė vazhdoj t’i luaj". Pas pėrfundimit tė "The new guy", i cili doli pas gati njė viti, ajo luajti nė "Jay and Silent Bob Strike Back", nėn regjinė e Kevin Smith. Por, ndėrkohė, ritakohet pėrsėri me De Niro-n, nė njė film triller, i bazuar nė ngjarje tė vėrtetė, "City by the Sea", por kėtė herė jo si vajza e tij, por si e dashura e djalit tė tij, interpretuar nga James Franco, i "arratisur" pas akuzės pėr vrasje. Filmi Kthesė e gabuar (Wrong Turn), hedh hapa nė natyrėn tradicionale tė filmave horror klasik tė viteve 70. Eliza Dushku, si protagoniste nė kėtė film vjen me njė paraqitje e cila reflekton origjinėn e saj shqiptare. Nė foton qėndrore tė filmit si dhe ne foto tė shkėputura nga pjesėt e filmuara, Eliza Dushku shfaqet me shqiponjėn shqiptare me dy kokė.

Ajo ėshtė ftuar tė shkojė edhe nė Shqipėri, ku ajo ėshtė kthyer nė njė lloj simboli kombėtar, duke qenė shqiptaro-amerikanja mė e famshme (nė fakt gjysmė shqiptare, pasi nėna e vet ėshtė daneze), si aktore, pas vėllezėrve Belushi. "Presidenti shqiptar mė ka ftuar, madje, pėr tė ndenjtur nė pallatin presidencial, por unė duhet tė shkoja nė promovimn e filmit. Jam e sigurtė qė do tė shkoj. Mos u mėrzit Shqipėri, Eliza do tė vijė nė shtėpi".

Nėna dhe babai i saj janė profesorė nė universitetin e Bostonit dhe ka edhe tre vėllezėr mė tė mėdhenj. Karriera e saj nisi kur ishte 10 vjeē. Vėllai i Elizės bėnte njė audicion pėr njė reklamė dhe ajo vendosi qė ta shoqėronte. Agjenti i tė vėllait, pranoi qė tė kujdesej edhe pėr Elizėn. Gjatė kohės qė ishte nė lice, ajo e lė pėr pak karrierėn e saj pėr t'u marrė me mėsimet. Falė pėrkushtimit dhe notave tė mira pranohet nė Universitetin e Bostonit dhe nė Universitetin George Washington. Eliza nuk kishte nevojė qė tė bėnte punė tė vogla pasi qė nė fėmijėri fitonte para me xhirimin e filmave. Eliza ashtu si gjithė familja e saj ėshtė shumė e ekuilibruar. Edhe pse e zėnė me punė, ajo gjen gjithnjė kohė pėr tė dhėnė autografe apo pėr tė marrė pjesė nė vepra bamirėsie. Ajo tashmė banon nė Los Anxhelos sė bashku me vėllanė e saj mė i madh, Nate, edhe ai aktor, drejt rrugės pėr t'u bėrė i famshėm. Nė shtėpi Eliza ka njė qen tė rracės berger gjerman qė quhet Korbit dhe pesė peshq tė vegjėl. Nė moshė tė vogėl ajo ka mėsuar edhe gjuhėn e shurdh-memecėve. Ngjyra e saj e preferuar ėshtė e zeza dhe pėlqen sportin e hokeit nė akull. Kohėn e lirė zakonisht preferon qė ta kalojė me familjen e saj. Pėlqen teatrin dhe kėrcimin. Grupi i saj i preferuar ėshtė Beastie Boys.

Eliza ėshtė 1.65 cm e gjatė. Kur ka luajtur nė filmin True Lies, ndėr tė tjera edhe me aktoren Jamie Lee Curtis, larg shtėpisė, ajo ka fjetur nė shtėpinė e aktores sė famshme, nė njė krevat me tė gjitha kafshėt qė Curtis mbante nė shtėpi. Madje Eliza deklaroi se Jamie kishte qenė si njė nėnė pėr tė. Kur ishte mė e re, profesorėt dhe shokėt e saj, e ngacmonin kur merrte pjesė nė filma. Por kur ajo xhiroi njė film me Leonardo Di Caprion, ky i fundit e mėsoi se si ti trajtonte kėto lloj problemesh dhe tė mos ta vriste mendjen pėr ngacmimet e vogla tė liceut. Tatuazhi qė ajo kishte nė krah kur luante nė rolin e Faith, ka qenė fals dhe Eliza e mbante atė edhe kur dilte nė publik.

-Eliza eshte Shqiptaro-daneze.
-Familja e saj ishte e vetmja familje ne USA ne vitet 1920 qe kishte kete mbiemer (Dushku).
-Eshte votuar ne revisten australiane ''Empire Magazine'' si femra e 9-te seksi nder akotore ne vitin 2002.
-Eliza refuzon te luaje skena nudo. Ajo thote, ''Ju keni mundesi me te mire ta shikoni zotin''
-Ne vitin 2002 eshte renditur ne vendin e 13-te nga 100 femrat me seksi nga ''Maxim''
-Sporti i preferuar, ''Ice Hockey'' i femrave
-Ngjyra e preferuar eshte e zeza
-Aktorja e preferuar, Jamie Lee Curtis
-Eliza ka nje gjyshe tipike shqiptare, qe ajo e do shume edhe pse kur shikon mbesen ne skena te nxeha fik televizorin dhe nuk i flet me dite te tera (thene nga vete Eliza ne nje interviste)

Filmografi
1992 - That Night, 1993 - This Boy's Life, 1994 - Fishing with George, True Lies, 1995 - Journey, Bye Bye, Love, 1996 - Race the Sun, 2000 - Bring It On, 2001, City by the Sea, The New Guy, Soul Survivors, Jay and Silent Bob, Strike Back, 2002 - Wrong Turn, The Kiss, King of the Hill, 1998-1999, 2000, 2002-2003 - Buffy the Vampire Slayer & Angel, 2003 - Tru Calling.

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eliza Dushku

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:44 pm

Eliza Dushku “rrėfehet” nė Akademinė e Arteve

Aktorja hollivudiane me origjinė shqipėtare, Eliza Dushku, ka zhvilluar dje njė takim tė ngrohtė e miqėsor me studentėt e Akademisė sė Arteve. Ditėn e hėnė nė mjėdiset e Amfiteatrit, studentėt mirėpritėn shumė pėrzemėrsisht krenarinė e shqiptarėve nė botėn hollivudiane, Eliza Dushkun. Njė nga tė ftuarit e kėtij takimi ishte edhe Eduard Villau, aktori i njohur amerikan i cili erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri pėr tė prezantuar festivalin “Euro video grand prix “. Lule pėr lulen hollivudiane sollėn studentėt e Fakultetit tė Akademisė sė Arteve, duke mos hezituar tė shprehnin hapur entuziazmin pėr praninė e Dushkut mes tyre.Jeta e varfėr qė ka kaluar nė familje, i ka dhėnė dorė Elizes pėr tu pėrshtatur me rolin duke mos hasur vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme. Gjithashtu, kjo eksperiencė e ka mėsuar atė tė brendėsohet me rolin, tė qajė, tė qeshė, tė gėzohet, apo tė acarohet ashtu si personazhi qė ajo interpreton. Familja e Elizės pasi ėshtė larguar nga Shqipėria u vendos nė Boston, qytet nė tė cilin lindi ajo sė bashku me tre vėllezėrit dhe motrėn e saj. Tė shkosh nė Amerikė dhe tė pretendosh tė trajtohesh si e tillė, pra si amerikane, nuk do tė thotė pak, kjo pėrbėn njė sfidė tė vėrterė dhe shumė tė rrezikshme. Jeta reale, pėrballja me njė vend tė panjohur, si edhe pasojat qė ridhnin nga kjo do ta ndihmonin Elizėn tė kuptonte thellėsisht personazhet qė ajo do tė realizonte nė mėnyrė profesioniste nė filma tė ndryshėm. Dushku ka interpretuar pėrkrah yjeve mė me emėr tė kinematografisė botėrore, si Roberto de Niro, Arnold Shvarceneger, apo Leonardo di Kaprio. Por pėr tė ishte krejt e papritur pjesėmarrja nė njė film pėrkrah hollivudianėve tė tillė. “Kur luajta nė film me Roberto De Niron, nuk e kisha idenė se kush ishte ai, mė shumė njihja Gorbaēovin se atė vetė”, ka thėnė me shumė sinqeritet Eliza. Duhet tė kalonte shumė kohė qė ajo jo vetėm ta njihte Roberto de Niron, por edhe tė kishte privilegjin qė tė luante me tė nė njė film. Tė interpretonte me De Niron ishte e vėshtirė pėr Elizėn, sepse pėr ta bėrė sa mė tė gjallė rolin qė luan ai del jashtė skenarit, dhe asaj i duhej tė reagonte nė pėrputhje me veprimet e trasformuara tė tij. I ftuar nė kėtė konferencė, Eduart Villau, ka dhėn disa kėshilla pėrsa i pėrket pasojave me tė cilat aktori duhet tė pėrballet kur partneri tij del nga skenari. “Ėshtė fakt real tashmė qė nė skenat e xhirimit ka shumė pauza tė shkaktuara nga grindjet apo mosmarrėveshjet e momentit, por aktori duhet tė fokusohet nė rolin e tij pa u influencuar nga rethanat. Asnjėherė nuk duhet tė lejosh qė ndjenja tė tilla tė pėrfshihen brenda rolit sepse kėshtu do korrėsh vetėm dėshtim”, nėnvizon ai. Villau vjen nga njė familje biznesmenėsh dhe ai vetė e ka ushtruar kėtė profesion deri para 4 vjetėsh, kohė kur filloi tė luajė nė filma tė ndryshėm. Edhe ai vetė ka qenė biznesmen dhe nė fillimet e karrierės kinematografike e bllokonin emocionet pa i lėnė hapsirė pėr tė nxjerrė talentin nė rol. “Kur luan njė personazh tė cilit i bie akullorja dhe irritohet pa masė, aktori nė ato momente duhet tė nxjerė atė copėz fėmije qė ka brenda vetes pėr tu njė trajtėsuar me rolin e vet”, vijoi ai. Sipas tij ēdo aktor duhet tė vėzhgojė njerėzit me imtėsi, tė vėrejė pėrjetimet, reagimet e tyre, tė cilat do ta ndihmojnė tė prezantohet mė mirė me personazhin. Megjithatė, jo vetėm studentėt kishin interes tė mernin mė shumė informacion pėr Elizėn, edhe kjo e fundit kėrkonte tė njihte se ēfarė tematikė filmash parapėlqenin ata. Timo Flloko dhe Kastriot Ēaushi, ishin dy aktorėt mė nė zė pjesėmarrės nė kėtė diskutim. Eliza Dushku ka qenė vetėm 11vjeē kur ka deputuar pėr herė tė parė nė skenėn kinematografike, megjithatė ajo qė ka rėndėsi pėr tė nuk ėshtė fama apo karriera, sepse vetėm respekti dhe dashuria mbeten vlerė pėr tė. Nė vijim ajo rrėfen se aktori duhet tė ēlirohet nga instikti egoist, sepse aktrimi ėshtė njė punė kolektive. Pėrsa i pėrket tė ardhmes, Eliza ka treguar se nuk ka ndonjė projekt konkret nė duar por ajo premton se nuk do ta harrojė Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Ky ishte takimi i radhės i Eliza Dushkut, pasi ėshtė takuar me kryeministrin dhe ka dhėnė ēmimin kėngėve fituese nė “Euro video grand prix”.

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eliza Dushku

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:44 pm

Dushku: Po, nėse njė ditė do tė ofroni njė rol

A. M - Shekulli

“Nuk e njoh kinematografinė shqiptare, por nuk do refuzoja asnjė ofertė qė do mė bėhej nga kineastėt shqiptarė”. Kėshtu u shpreh dje gjatė njė takimi me studentė dhe pedagogė tė Akademisė sė Arteve, aktorja Eliza Dushku e cila prej disa ditėsh ndodhet nė Shqipėri. Duke ndjerė interesin e studentėve, Dushku tregoi pėr eksperiencat kinematografike qė nė moshė tė mitur, nė krah tė De Niros dhe Shwarcenegerit, por edhe pėr situatat deri-diku komike qė krijonte origjina shqiptare. Ajo tregoi se po mėson gjuhėn shqipe dhe pėr tė demonstruar pėrpjekjet e saj i pėrshėndeti tė gjithė me “Ju dua shumė!”. Gjithashtu Dushku premtoi se do rikthehet nė Shqipėri shumė shpejt, nė vendin e origjinės, prej nga gjyshėrit u larguan gati njė shekull mė parė.

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eliza Dushku

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:45 pm

Eliza Dushku: Do kthehem te vizitoj Korcen

Korrieri, 06 Qershor 2006

Duket se i eshte dashur te vizitoje Shqiperine Eliza Dushkut, per t'u ndjere shume krenare qe ne dejet e saj rrjedh gjak shqiptari. Ne nje takim qe ka pasur paraditen e djeshme me aktoret e ardhshem ne Akademine e Arteve, aktorja Dushku eshte shprehur: "Nese regjisoret apo producentet shqiptare do te me ftojne per te marre pjese ne nje film, do ta konsideroja te vlefshme ftesen e tyre". Madje ka shfrytezuar kete takim, ku eshte shprehur edhe nje here se: "Cdo shqiptar duhet te jete krenar qe eshte shqiptar" dhe se "ajo ndihej e tille" . Per te vijuar... "Une kam gjak shqiptar, dhe jam nje kombinim shqiptaro-danez, por ne shume menyra, ndiej se gjaku im shqiptar rreh me fort ne deje". Duke qene prezente ne nje takim me aktoret e rinj, rrefeu per fillimet e saj ne kete rruge te gjate dhe te veshtire, sic eshte profesioni i nje aktori. Tani eshte 26 vjece, por ka qene vetem 10 vjece kur ka marre pjese ne audicionin e saj te pare, dhe ka qene dhe ne sinopsin e pare per te, ku aktorja kujton se qe shkruar: "Aktore me instinkt shume te forte, por me nje aksent te tmerrshem ne anglisht". Fill pas saj, ka filluar puna intensive per permiresimin e theksit apo aksentit te saj, i cili ishte tipik i Bostonit. Ka vite qe interpreton ne filma, e perkrah aktoreve me ne ze te Hollivudit, por kjo s'ka mundur te largoje friken qe ajo ka nga skena. "Friken kam mundur ta largoj vetem ne film", shprehet ajo. E konsideroi Shqiperine nje vend shume te bukur, interesant, grishes, per te cilin njerezit nuk dine shume. Dushku tregoi nje histori te para kater viteve, kur ne Boston, ne nje pike karburanti, nje plak i kishte thene, "Hem, ti je shqiptare. E kuptoj nga tiparet, fytyra dhe ekspresiviteti". Pasditen e djeshme, Eliza Dushku ka fluturuar per ne Kosove, dhe premtoi se do te kthehej serish ne Shqiperi, kur do te vizitonte dhe vendlindjen e te pareve te saj, Korcen .

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eliza Dushku

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:45 pm

Faleminderit, Eliza!

Nga Ylli Xhaferri - Sot

Atdhe , madje njė copė vitale e tij , ėshtė Eliza , pėrkrenarja dhe shpata e Skėndėrbeut nė Vienė , Nėnė Tereza , boksieri Krasniqi , Mali i Gramozit , violinisti Papavrami , " Bukuroshja e Durrėsit ", nobelisti Murati , Drini i Bardhė dhe Drini i Zi , piktori Kodra , sopranoja Inva Mula , Kodikėt e Beratit , " Gjenerali i ushtrisė sė vdekur " i Kadaresė ,pėrkthyer nė mėse 40 gjuhė tė botės , Kalaja e Rozafatit , Adem Jasharari , Alfabeti i Gjuhės Shqipe , Kaēaniku , etjRasti i Elizės me mbiemrin thellėsisht shqiptar dhe tradicional Dushku , tė cilės iu rezervua njė pritje e ngrohtė ,vėllazėrore dhe prindėrore nė tokėn amė, vajzės qė erdhi nga Amerika e largėt , pėr tu takuar me njerėzit e njė gjaku , pėr tė frymėmarrur aromėn e trojeve tė tė parėve , nuk mundet ta zbėrthejė vetėm kushtrimi ose thirrja gjenetike , por nė rradhė tė parė respekti ndaj prindėrve tė saj , varreve tė gjyshėrve , themelit tė familjes , djepit tė fisit dhe rrėnjėve tė tij , inspirimit intelektual , moral dhe shpirtėror pėr tė mbajtur tė shtrira urat dhe kontaktet me vendlindjen qė ati nuk kishte harruar kurrė pa ia treguar mbrėmjeve nė kontinetin e skajshėm . Eliza e qeshur nuk mungoi tė tregonte edhe tatuazhin , njė shqiponjė e mpiksur nė mishin dhe gjakun e saj , qė pėrveēse na krijoi emocion , qe dhe njė dush i ftohtė akull , pėr ato djem dhe vajza shqiptare qė nė tatutė e tyre nuk e konsiderojnė dhe vlerėsojnė simbolin kombėtarė , por gdhendin e shkruajnė lloj-lloj dragonjsh , demonėsh dhe zemrash tė pėrshkuara mespėrmes nga tehe thikash qė tė rrėnqethin . Ajo vajzė e bukur , e qeshur dhe me nam tė madh na tregoi se shqiponja e flamurit tonė , pėrveēse simbol i atdhetarisė , ka qenė , qenkėrka dhe mbetet pėrjetėsisht simbol i bukurisė sė rrallė . Ajo nė mėnyrė intuitive , nė grishje tė gjakut dhe kushtrimit korēar nuk bėri gjė tjetėr veēse riktheu nė kohėn tonė tatutė e kaēakėve tė lirisė , Mihal Gramenos me shokė, qėndismat e Marigove, shqiponjat e tė cilave ruhen sot si relike tė shenjta dhe vepra arti . Eliza nuk mungoi ta thonte me krenari tė ligjėshme , me plot patos dhe gėzim faktin qė ishte SHQIPTARE . E ajo vinte nga njė vend i madh , ku edhe pse njerėzit janė mbledhur nga tė gjithė kontinentet , askush nuk mungon tė dėshmojė origjinėn , kombėsinė dhe gjuhėn nga vjen . Eliza nga qendra e internacionalizmit , nga Bota e ēudirave , nuk harronte tė na kujtonte nacionalitetin shqiptar . Bota na mirėpret nė gjirin e saj , me identitetin tonė kombėtar , me etnopsikologjinė , simbolet , doket , zakonet dhe veshjet tona , na pret si shqiptar tė herėshėm dhe tė rinj . Ai qė nuk i pėrket atdheut nuk i pėrket as njerėzimit . Eliza e brishtė na kujtoi me sinqeritetin e saj tė bukur llumin ku kanė rėnė bashkėkombasit tonė tė cilėt kanė ndėrruar emėr , mbiemėr , kombėsi , pėr tė pėrfituar njė azil nė perėndim . Pėrgjegjės pėr kėtė tjetėrsim tė dėnueshėm janė bėrė dhe bėhen kėshillėtarėt komunalė dhe bashkiakė qė me papėrgjegjėsinė e tyre marrin vendime absurde , antikombėtare , Hysenin e ndėrrojnė si emėr dhe e quajnė Jani , Qazimin ,Kristo , deri tek mbiemrat Hoxha nė Aligieri , Kasapi nė Shrėderian . Zinxhiri i tė pabėrave zgjatet , bėhet trėrkuzė marrie , shprehje mendjelehtėsie , qėndrim mohues atdhedashurie . Eliza dha njė mėsim tė madh etnkulturor dhe patriotik . Koha jonė e kishte tė nevojėshme njė pėrvojė tė tillė prej sė cilės ishte ē’mėsuar. Falenderimi pėr Elizėn nuk mund tė mos na zgjonte disa pėrsiatje qė duhen parė nė kėtė optikė , bėrjen e njė apeli atdhetaro-qytetar ndaj shqiptarėve qė si kuajtė pa ndėrgjegjie sociale , familjare dhe kombėtare atdhe quajnė cdo grazhd ku mjafton tė kashaisen . Miq , nuse , prindėr e vėllezėr ka vetėm nė atdhe . Mėrgimtari kudo ėshtė i vetmuar . Luajtja me disa simbole fondamentale , mohimi apo kėmbimi i tyre me tė tjera , mė detyron tė kujtoj njė fjalė tė urtė tė njė vendi fqinj qė thotė : " Njė dimėr nė vendin tėnd ėshtė mė i ėmbėl se njėqind pranvera nė vend tė huaj ." Falenderimi pėr Elizėn ėshtė se ajo mė zgjoi tė them disa tė pathėna para tė cilave duhet tė skuqemi . Sė pari : Himara ėshtė njė krahinė me njė histori zulmėmadhe pėr ēėshtjen shqiptare , gjuhėn dhe kulturėn shqipe , njė perlė nė gjerdanin e peizazhit natyror tė bregdetit shqiptar , por qė po kthehet nė njė shesh pėr tu bėrė pėrshesh , do tė thonte Petro Marko po tė ishte gjallė . Por dhe i vdekur , nga vorreza e tij nė ullishtėn e Bregut nuk do tė mungojė qė si Kostandini i baladės , tė marrė gurin e palatuar tė varrit pėr kalė , shkumėn e detit si shalė , oinė e shamizezave dhe Vajzės sė Valėve pėr himn , e do t'i mbledhė nga janė e ku s'janė Doruntinat e shpėrndara si zogjtė e qyqes udhėkryqeve tė botės . T'i kthjellojė , t'i sjellė nė mend , tu kujtojė " mėmėdhe quhet toka , ku mė ka rėnė koka ". Vetėm atėherė eshtrat e tij mund tė gjejnė disi prehje . Dikush i trazon urėt , njė frymė e keqe si stihi i fryn zjarrit tė pėrcarjes . I kemi para syve ato skena tragjike dhe groteske , kur disa gjynahqarė , me dinjitet tė humbur , mė keq akoma , tė shitur , tundnin flamuj provokativė , flisnin greqisht , mohonin dheun e atit , qumėshtin e nėnės , fjalėn e rritjes , pėr njė grusht euro a njė kartė jeshile . Himara ėshtė plis i dheut tė shqipes , kjo ėshtė e vėrteta e vjetėr , qė ka qenė dhe do tė mbetet derisa tė ketė dritė dielli dhe hije hėne nė kėtė faqe tė Ilirisė sė lashtė . Sė dyti : Pėrmeti , djepi i Frashėlinjve u pėrfshi nė njė skandal tė paparė dhe tė padėgjuar . Nė mes tė ditės , nė vendin e shenjtė , nė tempullin e respektit , nė varrezė , hyjnė e dalin , zhvarrosin dhe manipulojnė eshtra , fshatarė , priftėrinj , sekserė , menaxherė ndjellazinj , Mefistofelė tė kohėve moderne . Fshatarė qė pėr disa kacidhe mbushnin arkat me eshtrat e farefisit qė s'kishin kapur kurrė pushkė me dorė nė gjallje tė tyre . Shkulen varre diku pėr tu ngulur diku . Shkulet Shqipėri pėr tu mbjellė Vorio Epir . Pėr ironi tė fatit ,vetė prifti, bekon sakrilegjin . Varret ndėrronin identitet , gjini , kombėsi . Vetėm e vetėm qė dikush tė marrė diku ca euro qė kullojnė gjak , vetėm se diku nė qoshke e skuta tė mykura manastiresh tė Malit tė Shentė ,qė nxijnė si zgėrbonja , nė shtetin fqinj gjallojnė hijet shoveniste , etjet panhelene .Vorreza , kėrkesa tė pamotivuara memorialesh . Pėrse nė vijėn e lakmuar tė Vorio Epirit ?! Ku janė hartat e betejave tė Luftės Italo-Greke , emrat e tė vrarėve , kuotat gjeografike tė varrezave !? Shteti grek i dikurshėm krenohej me ushtrinė e tij dhe fitoren e saj madhėshtore ndaj fashizmit italian , por a ishte e formatuar dhe e udhėhequr ushtarakisht sipas shkencės dhe teknikave profesionale ajo . Si mundet qė varret e heronjve tė kėrkohen sot aty-kėtu si varre dezertorėsh aksidentalė ?! A justifikohet lavdia , respekti i shtetit dhe kujdesi i familjarėve pėr gjakun e tė afėrmve tė tyre !? Nuk ėshtė sasia numerike e memorialeve dėshmi kujdesi dhe respekti , por vlera simbolike e aktit .Kėrkesat e pajustifikueshme lene shije tė keqe , tė hidhur , krijojnė ndjesinė e gozhdės sė Nastradinit . Kėto pyetje duhet t'i shtrojnė pėr pėrgjigjie gazetarėt dhe historianėt grekė , tė cilėt nuk duhet tė biejnė pre e klimave dhe korrenteve nacionaliste . Ky memorial , a ėshtė vepėr e shtetit fqinj apo e murgjėve tė Malit Atos ku yshtet e ndizet etja pėr Verio Epirin ! Pėrse , pėrse pa njė ndėrgjegjie elementare humane dhe qytetare, kombėtare dhe fetare nga bashkėkombasit tonė ?! Opinioni i bashkėfshatarėve , qėndrimi i tė zgjedhurve lokalė , pėrgjegjėsia e intelektualėve dhe e tė shkolluarėve tė zonės pėrreth , pėrse u fashitėn dhe heshtėn !? A do tė mundeshim ne , qė nė tokat tona tė Ēamėrisė , tė shkonim tu pritnim njė ferrė , tu ndreqnim njė gur , tė lyenim me gėlqere gurėt e varreve tė braktisur pėr afro njė shekull ?! E vėrteta nuk ka qenė dhe nuk ėshtė asnjėherė njėlloj nė dy anėt e Pirenejve prandaj tė jemi tė kujdesshėm . Kali i Trojės mesa duket nuk do tė ketė kurrė tė kalbur . Sė treti : Kryqet qė mbillen kodrave tė Shkodrės dhe Ksamilit kujtojnė sentencėn , ekstremet puqen . Toka ėshtė e njerėzve , pa dallime fetare , ideologjike apo politike . Tė gjithė jemi dėshmitarė se ē'hoqėm tė shkulnim dhe ē'rrėnjosnim nga malet , pėrrenjtė dhe pllajat e Shqipėrisė parrullat komuniste . Se ē'humbėm prej ideologjizimit tė skajshėm tė gjithė e dimė dhe e vuajtėm . Puiritanizmi fetar dhe puritanizimi i vendeve nuk janė e njejta gjė . Pėrvoja historike shqiptare nuk jep shembuj tė tillė . Ndėrtuesit e kryqeve , ē'varrmihėsit , mbajtėsit e flamujve tė huaj , pėrpiluesit e atlaseve , fjalorėve dhe guidave turistike , arkitektėt e obeliskėve dhe memorialėve nuk janė alienė e marsianė , por si tė gjithė ne , shqiptarė qė gėlltisin diku njė lugė ēorbė dhe vjellin vetveten . Opinioni qytetaro-atdhetarė duhet tu thotė ndal praktikave tė tilla . Atdheu fillon nė kufijtė e lagjes , nė livadhet e fshatit , nė varrezėn e fisit , nė kėngėt e dasmės . Atdhe , madje njė copė vitale e tij , ėshtė Eliza , pėrkrenarja dhe shpata e Skėndėrbeut nė Vienė , Nėnė Tereza , boksieri Krasniqi , Mali i Gramozit , violinisti Papavrami , " Bukuroshja e Durrėsit ", nobelisti Murati , Drini i Bardhė dhe Drini i Zi , piktori Kodra , sopranoja Inva Mula , Kodikėt e Beratit , " Gjenerali i ushtrisė sė vdekur " i Kadaresė ,pėrkthyer nė mėse 40 gjuhė tė botės , Kalaja e Rozafatit , Adem Jasharari , Alfabeti i Gjuhės Shqipe , Kaēaniku , etj . Atdhe ėshtė gjaku Shqiptar kudo qė ndodhet nėpėr botė . Askujt dhe kurrėndonjėherė nuk i lejohet tė nėpėrkėmbė atė ,pėr mė tepėr brenda kufijve . Kėto mėsime na i pėrmendi vizita e Elizės.
Faleminderit , Eliza !

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eliza Dushku

Mesazh  Sponsored content Today at 1:06 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi