Tinka Kurti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tinka Kurti

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:51 pm

Tinka Kurti
Tinka Kurti: Pėrfundova rastėsisht nė skenė

Lindita Ēela

Ngado qė tė udhėtojė kjo grua era e shirokut dhe era e murlanit shkodran do ta ndjekė pas. Do ta ndjekė pas si njė kujtim i bukur, ajo udhėza e parė, trokitja e parė nė portėn e teatrit "Migjeni". Tinka Kurtin, me "rrėnjėn" e parė nė skenėn e teatrit "Migjeni" tė Shkodrės, me njė diapazon tė gjerė aktorial nė skenė dhe nė kinematografi, pėr rolet qė dhuroi, pak kush mund ta nxjerrė nga mendja. Ēuditėrisht, nė atė rrugė qė mbante emrin "Hysaj", ku banonte ajo vajzė, nė atė shtėpi tė vogėl krevete, siē i thonė shkodranėt, nuk kishte asnjė artist apo njeri qė merrej sadopak me art.... Pra, kjo udhė ishte e zbrazėt, askush nuk ndikonte, askush nuk mbartte qoftė njė grimcė talenti e magji arti. Me sa dukej, vetėm mosha me sekretet e saj fshihte magjinė qė mė vonė do tė shfaqej si vjollcė nė pranverė, me njė qeshje tė bukur, si vajzė ēapkėne e shumė gazmore. Ajo do tė rrezatonte nė universin e aktrimit, kėshtu do tė kalonte Tinka njė fėmijėri me ėndrra, mė shumė nė krahėt e nėnės se tė babait. Shpesh ndodh qė jeta tė hedh nė brigje tė panjohura, kurse ėndrrat nė brigje tė largėta drejt tė cilave duhet tė ecėsh, tė stėrmundohesh dhe nuk arrin... Kėshtu ndodhi edhe me Tinkėn. Jeta e hedh nė njė "vendqėndrim" jo tė shumėkohshėm si punonjėse e muzeut tė rrethit, ndėrsa zėri i skenės e thėrret. E thėrrasin ėndėrrat pėr tė bėrė nė realitet ėndrrėn e saj. Si shumė kolegė tė saj nisi udhėn nė Shtėpinė e Kulturės. Shpejt dallohet mbi tė tjerėt. Hyn nė teatrin "Migjeni" dhe fiton njė nemėr....
Bep Shiroka, Artist i Merituar, kujton se "kur kam hyrė nė teatrin "Migjeni" Tinka kishte emėr dhe kishte 10 vite si aktore profesioniste. Ndoshta jam partneri qė ka role mė shumė se tė tjerėt mė tė. Roli im i parė qe te drama "Nora", por roli im i parė i rėndėsishėm ka qenė nė dramėn "Histori irkutase". Valja - Tinka ishte njė rol qė e nderonte aktoren. E gjithanshme. Ajo pėson njė metamorfozė dhe bėhet njė grua ideale. Tinka jo vetėm shpalos njė botė tė mrekulleshme prej aktoreje, por kalon situata tė ndryshme, natyrshėm, me ngrohtėsi e vėrtetėsi. Roli i Valjas ėshtė i bukur profesionalisht, pa batakēillėk".
***
Ka kaluar mbi gjysmė shekulli qė kur aktorja Kurti ka nisur rrugėn e saj tė karrierės. Kur ishte vetėm 14 vjeē ajo del pėr herė tė parė nė skenė. Ndėrsa 25-vjetorin e saj e feston gjatė xhirimit tė filmit tė parė shqiptar "Tana". Pėr Tinkėn dy ēmimet e para janė njėri ne Festivalin e Parė tė filmit me filmin "Ēifti i lumtur"…. Mė vonė, me njė karrierė tė gjatė, aktorja shkodrane Kurti meriton shumė ēmime deri nė Festivalin Kombėtar tė Teatrit, tė zhvilluar nė Vlorė, rreth gjashtė vite tė shkuara, kur ajo merr ēmimin e karrierės.
Kurti shėnon 65 role nė film dhe mbi 167 role nė skenė. Nė tėrė kėtė galeri figurat - nėna zėnė njė kapitull tė veēantė, figura siē thuhen nė njė kėngė
pėr nėnėn; "nuk njohin mplakje, nuk njohin moshė". Te drama "Gjaku i Arbėrit" Tinka arrin njė kulm nė figurėn e Nėnėmadhes. Mandata i vjen pėr djemtė e vdekur, tė bijėn e ka martuar nėntė male larg. Nė stoicizmin e saj, pėrmes vijave tė vuajtjeve e tragjizmit, ajo nuk pėrthyhet, burrave u flet me gjuhėn e burrėrisė.
***
Tinka Kurti ėshtė njė aktore qė tė gjitha roleve ua ka bėrė hyzmetin. Asnjerin nuk e ka nėnvleftėsuar, i ka luajtur me shpirt. Ndaj figurėn e saj e ka gdhendur skena e teatrit dhe celuloidi i kinematografisė. Tinka Kurti, njė nga aktorėt mė me emėr tė filmit dhe teatrit shqiptar, ka marrė njė vlerėsim edhe nga Universiteti i Biografive tė Kembixhit, medalje pėr arritje tė larta nė fushėn e artit. Krahas 5 500 grave tė tjera nga e gjithė bota edhe artistja shqiptare me gjen shkodran, ėshtė renditur mes personaliteteve qė kanė konturuar listėn deri nė vitin 2000. Aktorja Kurti, megjithėse nė pension, pėr asnjė ēast nuk i ndahet skenės se teatrit. Ajo ėshtė e ftuar pėr tė marrė pjesė nė shumė trupa teatrale tė vendit, tė cilat po vėnė nė skenė pjesė tė ndryshme teatrale. E kėshtu mund tė themi se Tinka mbetet pėrherė e re dhe e mirėpritur nė skenė.

***
Kur ka interpretuar pėr herė tė parė nė skenė, Tinka Kurti ishte veē 14 vjeē. Qysh atėherė deri mė sot nė fondin e karrierės sė saj artistike numėrohen 320 role, shumica nė dramė, por pa lėnė pas edhe filmin, ku ajo ka realizuar karaktere tė papėrsėritshme. Karrierėn e saj si aktore e nisi nė Shkodėr, ku pėr herė tė parė u ngjit nė skenė. Roli i saj i vėrtetė ishte nė dramėn “Fejesa” tė Ēehovit, i cili do tė pasohej me dhjetėra tė tjerė, si “Fisheku nė pajė”, Toka jonė”, ku ka interpretuar rolin e Files dhe mė pas tė Lokes etj. Vetėm pas tre muajsh shkollė nė degėn e dramės nė Liceun e Tiranės, ajo, sė bashku me 7 - 8 shokė tė tjerė do tė pėrjashtohej nga shkolla pėr shfaqje liberale. “Teatrin e mora tmerr”, tregon ajo. Nuk e mori asnjėherė diplomėn e aktrimit, por talenti i saj nuk kishte nevojė pėr diplomė. Shumė shpejt regjisorėt zbuluan tek ajo jo vetėm talentin, por edhe pasionin e njė aktoreje tė vėrtetė. “Mė ndodhte qė brenda njė viti tė realizoja 4 role. Mė duhej tė shkoja nga Shkodra nė Vig, ku xhiroheshin “5 heronjtė”, qė aty nė njė vend tjetėr. Isha e lodhur, e sfilitur, por shumė e lumtur”, thotė aktorja. Rolet do tė pasonin njėri-tjetrin, nga skena nė sheshxhirim. Disa nga rolet e saj mė tė arrira janė ato tė Lokes te “Toka jonė”, nėnė Pashakoja, te “Yjet e netėve tė gjata”, nėna te “Gjaku i arbrit” etj.

Fillimet e Kinematografisė

Kinematografia nė Shqipėri u zhvillua pas vitit '45, ndėrkohė qė si shfaqje e parė filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromeno, nė vitin 1912. Filmi mė i vjetėr me temė shqiptare, i xhiruar nga tė huajt, ėshtė "Albania ribelle", xhiruar nga shoqėria italiane "Cines" e Torinos, nė vitin 1909. Nė vitin 1946 u ngrit ndėrmarrja e parė kinematografike shqiptare. Gjatė viteve '70 - '80 - '90 prodhimi kinematografik shqiptar numėronte nė njė vit 14 filma artistikė, 40 dokumentarė dhe kronikale, si dhe16 filma vizatimorė tė teknikave tė ndryshme. Pas viteve '90 prodhimi i filmit shqiptar ka shėnuar njė rėnie tė ndjeshme.
"Tana", ėshtė filmi i parė artistik shqiptar me metrazh tė gjatė. Prodhim i Kinostudios "Shqipėria e Re", realizuar nė vitin 1958. Filmi me temė nga jeta e fshatit, ėshtė me skenar tė Fatmir Gjatės, mbėshtetur nė novelėn e tij me tė njėjtin titull. Regjisor ėshtė Kristaq Dhamo.
"Qeshim, se nuk qajmė dot" ėshtė filmi i parė artistik me metrazh tė shkurtėr, me regjisor Viktor Stratobėrdhėn e me skenar tė Dionis Bubanit. U shfaq pėr herė tė parė pas 43 vjetėsh, ne vitin 1999, pėr shkak se regjisori Stratobėrdha u dėnua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind nė qytetin e Korēės nė vitin 1925.
"Beni ecen vetė"; film artistik pėr fėmijė, me regjisore Xhanfise Kekon (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975, ka fituar ēmimin e posaēėm nė festivalin pėr fėmijė tė Salernos nė Itali, nė vitin 1979.
"Zana dhe Miri", ėshtė filmi i parė vizatimor i prodhuar nė vitin 1975. Mė pas filloi prodhimi i filmave me teknikėn e vizatimit dhe mė vonė ai i filmave me teknikėn e kombinuar me sende reale.

_________________
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tinka Kurti

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:51 pm

Njė histori reale e shkruar nga Stefan Ēapaliku

Tinka Kurti, njė monodramė me "derė hapur"

ANILA MEMA - Panorama

Pas njė vit refuzimi nga Teatri Kombėtar, gjen derėn hapur nė Maqedoni.

Edhe pse e dorėzuar njė vit mė parė pranė teatrit shqiptar, asnjėherė nuk u dha pėrgjigja se, pėrse kjo vepėr s'mund tė vihet nė skenė. Megjithatė, kjo monodramė reale do tė ngjitet nga aktorja Tinka Kurti nė skenėn e Tetovės, nė fillim tė majit, nėn regjinė e Ahmet Jakupit. Bėhet fjalė pėr "Mbaje derėn hapur", njė shfaqje qė u ngjiz njė vit mė parė, nė Fier, gjatė Festivalit tė Teatrove. Biseda me tė i dha frymėzim, aq sa bėri tė radhiste njėra pas tjetrės rreshtat e kėsaj monodrame, tė krijuar nga dramaturgu, Stefan Ēapaliku. "Kjo ėshtė njė histori e lindur vjet nė Festivalin e Fierit, pėrmes njė bisede intime qė unė kam pasur me vetė aktoren, pasi vetė kam qenė shumė kurioz tė dija pėr tė dhe jetėn e saj. Gjatė bisedės mė bėri pėrshtypje fakti qė mė tregoi Kurti, qė e mban derėn hapur kur ėshtė nė shtėpi, ndėrsa kur ikėn iu lė shenjė komshinjve nė derė qė ka dalė. Dhe nė kėtė produksion kam futur tė dhėna qė mė tha ajo vetė", shprehet Ēapaliku. Sipas tij, gjatė njė konference tė dhėnė pėr shtyp dje nė ambientet e Teatrit tė Kukullave monodrama bėn fjalė pėr jetėn e njė artisteje, aktore, e cila jeton vetėm, ku tė afėrmit e saj i ka jashtė shtetit. "Tinka ishte lexuesja e parė dhe monodrama i ka pėlqyer shumė", shprehet ai. Ndėrkohė, sipas regjisorit tė Teatrit Kombėtar tė Shkupit, Ahmet Jakupit, kjo monodramė do tė vihet nė skenė e sjellė nė kohė. "Nė mėnyrė simbolike jam munduar tė jap mundėsitė, qė nėpėrmjet skenografisė, e cila pretendohet tė jetė shumė fine dhe e thjeshtė nė tė njėjtėn kohė tė gjendemi njėkohėsisht nė disa vende. "Mbaje derėn hapur" ėshtė njė dramė realiste, e cila gjendet shpesh nė ditėt e sotme dhe iu dedikohet njerėzve tė vjetėr, sot pėr sot, por edhe nė tė ardhmen jam i bindur se do tė vazhdojė ky problem. Monodrama ofron njė personazh qė do tė interpretohet nga aktorja Tinka Kurti", shprehet Jakupi. Sipas tij, kjo vėnie e re nė skenė ėshtė njė bashkėprodhim midis Shtėpisė sė Kulturės nė Tetovė me Teatrin e Shkupit, ku dhe do tė vihet nė fillim tė majit. Pas kėtyre dy skenave do tė ngjitet nė Prishtinė e mandej nė Tiranė. "Mbaje derėn hapur", nuk ka ndonjė veprim spektakolar aktorėsh, por shpreh njė dramė tė ndodhur brenda katėr mureve tė njė dhome, qė pėrshfaq shpirtin e njė aktori nė mėnyrė tė plotė. Por, sipas dramaturgut, Stefan Ēapaliku, ky lloj zhanri teatri po humbet nė Shqipėri, pasi vetė teatri shqiptar po humbet spektatorin, i cili nuk vetidentifikohet me problemet e tij nė skenė. "Kur ai nuk gjen vetveten, besoj se kjo ėshtė rruga pėr t'i kthyer shpinėn skenės shqiptare. Nuk ėshtė teatri vend argėtimi. Nė kėtė kuptim kėrkimet e mia nė pikėpamjet e kontekstit teatror evidentojnė disa ēėshtje, tė cilat janė tė rėndėsishme pėr audiencėn e sotme letrare. Por, monodrama ėshtė njė medium i munguar nė Shqipėri. Po t'i numėrojmė pjesėt ato janė shkruar pėrgjatė njė shekulli, sepse kėto shfaqje kėrkojnė aktorė tė klasit tė parė, pasi ėshtė njė pjesė qė dedikohet tėrėsisht tek aktori", shton mė tej Ēapaliku. Ndėrkohė, aktorja Tinka Kurti shprehet optimiste pėr realizimin e kėsaj monodrame. "Nuk e kam provuar asnjėherė, ėshtė rasti i parė pėr mua, por do tė mundohem tė jap maksimumin", shton Kurti.

_________________
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tinka Kurti

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:51 pm

TINKA KURTI, NJE SHIKIM NDRYSHE I PROFILIT ARTISTIK

Me diapazonin e gjere aktorial ne skene dhe ne kinematografi, me rolet qe dhuroi, Tinka Kurti mbetet e pashlyeshme ne kujtesen e spektatorit
Ngado qe te udhetoje kjo grua, era e shirokut dhe era e murlanit shkodran do ta ndjek pas. Do ta ndjek pas si nje kujtim i bukur ajo rrugeza e pare, trokitja e pare ne porten e teatrit “Migjeni”.

Tinka Kurti u lind ne vitin 1932, ne nje lagje te Sarajeves.
Tinka Kurtin, me “rrenjen” e pare ne skenen e teatrit “Migjeni” te Shkodres, me nje diapazon te gjere aktorial ne skene dhe ne kinematografi, per rolet qe dhuroi, pak kush mund ta nxjerre nga mendja.

Cuditerisht, ne ate rruge qe mbante emrin “Hysaj”, ku banonte ajo vajze, ne ate shtepi te vogel, nuk kishte asnje artist apo njeri qe merrej sadopak me art… Pra, kjo rruge ishte e zbrazet, askush nuk ndikonte, askush nuk transmetonte qofte nje grimce talenti dhe magji arti. Mesa dukej, vetem mosha me sekretet e saj fshihte magjine qe me vone do te shfaqej si vjollce ne pranvere, me nje qeshje te bukur, si vajze capkene dhe shume gazmore.
Ajo do te rrezatonte ne universin e aktrimit. Keshtu do te kalonte Tinka nje femijeri me endrra, me shume ne krahet e nenes se te babait. Shpesh ndodh qe jeta te hedh ne brigje te panjohura, kurse endrrat ne brigje te largeta drejt te cilave duhet te ecesh, te stermundohesh dhe ndoshta nuk i arrin… Keshtu ndodhi me Tinken.

Jeta e hedh ne nje “vendqendrim” te perkohshem si punonjese e Muzeut te rrethit te Shkodres, ndersa zeri i skenes e therret. E therrasin endrrat per te bere nje realitet endrren e saj. Si shume kolege te saj nisi udhen ne Shtepine e Kultures te Shkodres. Shume shpejt shndrit mbi te tjeret. Hyn ne teatrin “Migjeni” dhe shpejt fiton emer…

Bep Shiroka, Artist i Merituar, kujton: “Kur kam hyre ne teatrin “Migjeni” Tinka kishte emer dhe kishte 10 vjet si aktore profesioniste. Ndoshta jam partneri qe kam role me shume se te tjeret me te. Roli im i pare ka qene te drama “Nora” e A. Skanjetit. Por roli im i pare i rendesishem ka qene te drama “Histori Irkutase”. Valja Tinka ishte nje rol qe nderonte aktoren. E gjithanshme. Ajo peson nje metamorfoze dhe behet nje grua ideale. Tinka jo vetem shpalos nje bote te mrekullueshme prej aktoreje, por kalon situate te ndryshme te interpretuara natyrshem, me ngrohtesi dhe vertetesi. Roli i Valjas eshte i bukur profesionalisht, pa batakcillek”.

E duke iu kthyer drames historike “Nora”, ne arkiven e regjisorit e njekohesisht autorit Andrea Skanjeti, Artist i Popullit, lexojme keto kujtime: “E kujtoj dhe tani efektin qe beri Tinka Kurti ne dramen “Nora”, drame qe e kisha shkruar dhe vene ne skene e qe e kisha per zemer. Mbante foshnjen e vdekur ne duar. Ajo nuk qante, por fytyra e saj ishte pasqyra e shpirtit qe reflektonte te gjitha ndjenjat, mendimet, pershtypjet, sensacionet, te gjitha cka i kalonte neper mend nje nene, gjithcka turbullonte shpirtin e spikatur nga kontraksione te vecanta. Ajo krijoi nje skene dhimbjeje te thelle, qe depertoi te spektatori. Me kujtohen raste te tilla, kur aktore jo te afte, kane krijuar te spektatoret qeshje e jo dhembje e lote”.

Ka kaluar mbi gjysme shekulli, qe kur aktorja Kurti ka nisur rrugen e saj te karrieres. Kur ishte vetem 14 vjece ajo del per here te pare ne skene. Ndersa 25 vjetorin e saj e feston gjate xhirimit te filmit te pare shqiptar, “Tana”. Per Tinken dy cmimet e para jane: njeri ne Festivalin e Pare te teatrit shqiptar (me dramen “Toka jone”), dhe tjetri ne Festivalin e pare te Filmit (me “Cifti i lumtur”)

Me vone, me nje karriere te gjate, aktorja shkodrane Kurti, meriton shume cmime deri ne Festivalin Kombetar te Teatrit, te zhvilluar ne Vlore, rreth nje dekade te shkuar, ku ajo merr Cmimin e karrieres.
Kurti ka interpretuar rreth 65 role ne film dhe mbi 169 role ne skene. Dhe ne tere kete galeri, figurat nena zene nje kapitull te vecante.

Te drama “Cmurosja” me autor e regjisor S. Fankon, ajo paraqiti figuren e nje gruaje te ndrydhur para zakoneve dhe kanunit, e para zakoneve te burrit. Pervec ketyre, kesaj gruaje i duhet te perballoje edhe vdekjen e te shoqit. Femijet nuk i ka prane. Ata jane larg. Gruaja tani eshte vetem. Nepermjet monologut te vetmise qe interpreton, zberthen ne menyre artistike jeten e saj. Gjate interpretimit shfaqen edhe momente impulsive. Por aktorja Kurti ruan masen dhe rrafshin e dhembshurise prej nene, gje qe i jep hapesire cilesive njerezore.

Te drama “Gjaku i Arbrit” i F. Krajes, aktorja Kurti interpreton figuren e Nenemadhes. Nje kulm i vlerave te saj aktoriale. Nenemadhes i vjen mandata se djemte i kane vdekur. Te bijen e ka martuar nente male larg. Ne stoicizmin e saj, permes vijave te tragjizmit e te brenges qe e ka pllakosur, ajo nuk perulet, por burrave u flet me gjuhen e burrerise. Karakteri i saj qe vjen e plotesohet permes dialogut, merr nje permase: sa reale aq dhe ireale.

Te filmi “Zemra e nenes”, ec e jaket e saj permes drames se heshtjes, bisedat me kukullat e ne varreze, flasin per nje figure komplekse qe endet ne vorbullen e mendimeve e te ndjenjave, te dhembjes e te mencurise, te anormalitetit e normalitetit. Perthyrjet qe zhvillohen ne ndergjegjen e saj, flasin per nje shpalosje meditative, gje qe ka bere qe Tinka Kurti te krijoje figuren e nje nene me risi te reja, pa perseritur e pa te kujtuar ato te meparshmet.

Te keto personazhe nenash, perfshire edhe Pashakon, aktorja Kurti nuk harron te thote: “Une jetoj me personazhet. Une kerkoj te di gjithcka per personazhin qe me eshte dhene te interpretoj, gjithcka qe ka te beje me te para se ai te hyje ne skene dhe pasi del nga skena… Por mbi te gjitha une dua te jem e sigurt mbi te kaluaren dhe te ardhmen e personazhit tim”.

Artistja e Popullit, Tinka Kurti eshte nje aktore, qe te gjitha roleve iu ka perkushtuar talentin e saj. Asnjerin nuk e ka nenvleftesuar. I ka luajtur me shpirt. Ndaj dhe figuren e saj e ka gdhendur skena e teatrit dhe celuloidi i kinematografise. Dhe me kujton kjo artiste nje varg poezie, me autore te madhen Nene Tereze: “Jeten jetoje”! Sic duket arti ka qene dhurata per artisten Tinka Kurti. Ka qene nje mrekulli, se vete Tinka Kurti eshte mrekullia.

_________________
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tinka Kurti

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi