Tregim nga REMO KOCIU

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht

Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 6:56 pm

NUK TE PREMTOVA KURRE NJE KOPESHT ME TRENDAFILA


- Gjithmone ky titull ushtron nje force sugjestive mbi mua. Nuk e di pse, por, qekurse e kam lexuar per here te pare librin, mendoja qe personazhin kryesor, Deboran, ta lija diku menjane, ne ndonje skute te kujteses, pa u merakosur shume per egzistencen e saj. Ishte thuajse nje refuzim instiktiv. Ndersa titullin e ngulita ne mendje per te mos e harruar kurre. Ndoshta qe dika e keqe qe po ia beja vetes pa dashur.
- Kushedi, - perserit per te sajten here, e ndersa ndjej te vershojne fjalet e titullit, i shpenguar e leshoj veten te rrembehet nga vorbulla e emocioneve qe me shkaktojne, pa u merakosur nese do te mbytem apo jo, perkundrazi. Ndoshta kjo eshte nje deshire e fshehte, por qe kishte zgjedhur nje inkubator te gabuar, trurin. Zakonisht ererat qe fryjne aty jane te ftohta e shpesh here edhe te akullta, keshtuqe eshte e pamundur te shpertheje. Ndryshon gjithka nese foleja ndodhet brenda shpirtit. Mundohem te imagjinoj pasojat, ngaqe eshte e vetmja menyre per te frenuar paksa trazimin e pergjithshem te qenies sime, por nje ast me vone e kuptoj kotesine sepse eshte dika e ngjashme me nje aritmi te zemres, kur papritur midis rrahjeve krijohet nje boshllek kohor, brenda te cilit vdekja arrin gjithmone te fute njeren prej kthetrave te saj.
- Eshte dika me shume se nje trishtim.
Debora shfaqet papritur. Cuditerisht nuk mund ta shikoj. E ndjej pranine e saj dhe si gjithmone para se te duket, dergon nje puhize Mesazhi, parfumin qe me pelqen aq shume dhe qe me zhyt ne nje gjendje thuajse delirante. Per fat te keq eshte po aq e re, e bukur, sugjestionuese dhe fatale, si jane zakonisht femra qe nuk egzistojne brenda kufijve normale. Del aq papritur, thuajse shperthen nga dheu si nje lule Miositis. Vetem se tashme eshte fillim tetori dhe lulet jane duke ikur, keshtuqe, ndersa kerkoj nje shpiegim, e kuptoj se ajo kishte mbetur ne brendesi te trurit tim si nje embrion. Shpresoj te mos kete ardhur sebashku me skizofrenine, semundjen e saj, por kjo pak me intereson, ne fund te fundit mundohem ta largoj mendimin nga semundja, per nje fakt te thjeshte, qe nuk me perket. Nuk e bej per keqardhje. Ajo jetoi me mua per aq kohe sa zgjati leximi i librit dhe per natyre do ta zevendesoja shume shpejt me dike tjeter. Ne fakt gabohesha. Ndjeva keqardhje, por nuk e shpreha sepse e dija qe do emocion i forte shkakton vuajtje te medha. E lashe ne shoqerine e Idat, Lactamaen, Anterrabae, te Collect of Others, pikerisht ne mbreterine e saj Yr duke peshperitur fjalet:
- Thuaju atyre...atyre te Collect qe nuk me trembin...
Ne fakt genjeja, ua kisha friken sepse jane fryt i fantazise dhe kjo i ben te padukshem, te pakapshem, te paprekshem e te befasishem. Shfaqen e zhduken kur nuk e pret, nuk te ndryshojne ty, ndryshojne ambientin ku je. Te gjitha keto cilesi, kur mblidhen ne nje qenie te vetme, mjaftojne e teprojne per te ushqyer frike.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 6:57 pm

- Ah! Nje dite edhe ti do te kesh nevoje per ta...- peshperit.
Nuk me bejne pershtypje aq shume tonet e melankolise qe vesh kudrohere fjalet, pas nje ndarjeje apo braktisjeje, se sa ajo menyre thuajse profetike te shqiptuari.
Mendoja se ishte hera e fundit qe e shikoja dhe trishtimi i syve te saj eshte si nje epidemi ngjitese qe me detyroi ta shmang shikimin e ndersa syte me lotuan nga dhimbja, per t'u justifikuar, ia hodha fajin ajrit te kondicionuar, por ajo buzeqeshi hirshem dhe une e mora me vete per ta ruajtur ne kujtese perjetesisht.
Ndersa tani e ndjej papritur dhe pres qe te shfaqet, te marre serish forme, te me shikoje dhe uditerisht duhet te pohoj qe me ka marre malli...
- Zot! - them me vete dhe kurrizi me mbulohet nga mornica sepse gjej kaq ngjashmeri me mesazhin e fundit te Leores...te te dergoj nje te puthur, sepse me ka marre malli te grindem nje ike me ty...Ndersa kujtoj keto fjale, Debora buzeqesh aty para meje dhe une i tmerruar e kuptoj se ajo arrin te lexoje mendimet e mija. Tashme ajo nuk eshte me nje personazh. Perballe meje qendron nje qenie e vertete, me trup e shpirt dhe qe kerkon te imponohet. Sidoqofte parandjenja jo te mira me mbulojne trurin, si nje tufe resh te zeza qe spikatin pa pritur ne horizont dhe qe ndoshta per rastesi, ndonje piktor i perjeteson duke i mberthyer brenda kornizes, mbi nje telajo fardo. Per nje ast mundohem te kuptoj arsyen e ardhjes, ose te shfaqjes, ose ndoshta te rizgjimit te Deboras. Nese kerkoj nje fjale te pershtateshme, e bej ngaqe tashme e njoh mire. Eshte teper e ndjeshme, e prekeshme, e mbi te gjitha mund ta ndryshoje humorin papritur. Ndersa mua nuk me pelqejne keto lloj kaperximesh te befta. Natyrisht nuk me pelqejne as linjat e drejta sepse padashur me kujtojne monotonine qe eshte bere kaq e pranishme kohet e fundit ne jeten time dhe se monotonia me kujton vetmine dhe vetmia me detyron te notoj brenda ujrave te turbullta te trishtimit.
Nese do t'ia them te gjitha keto Deboras, do te kerceje perpjete nga gezimi, keshtuqe mundohem ta permbaj veten dhe e fsheh gjithka brenda nje pyetjeje te rendomte:
-Perse erdhe?
- E di qe do te besh nje udhetim, - thote.
- E pastaj?
Mundohem te hiqem indiferent ose e pakta moskokeares.
- Nuk duhet! - thote ajo prere. - Nuk duhet...i ngjan kaq shume udhetimit tim drejt klinikes.
- Une nuk jam i semure, - i them ashper, - dhe nuk po shkoj ne Chestnut Lodge, te lutem!

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 6:57 pm

Per disa aste bie heshtje dhe ne ato pak sekonda kohe mundohem te kuptoj shkakun e ardhjes se saj. Eshte nje grime pendese, ne fakt ato fjale me shpetuan, nuk desha te permend pikerisht qytetin ku ndodhet klinika e fameshme dhe ku ajo kishte qene per te kuruar skizofrenine e saj. Deshira e befte qe me pushtoi, per t'i kujtuar emrin e psikiatres, te Frides, u zbeh menjehere, jo ngaqe mund te tingelloje si nje hakmarrje vulgare, por thjesht ngaqe do te isha i detyruar paskesaj te permendja edhe nje emer tjeter, i cili mund te shkaktoje nje vale terbimi dhe ta prishe ate fytyre aq te bukur e te qete, ne dukje.
- Sepse do te zhgenjehesh dhe do te vuash, ndersa mua me shkakton dhimbje kjo gje. E di qe pas kesaj do te shkruash nje tregim, - thote ajo dhe zhytet me thelle qetesise makabre qe kishte ndertuar vete.
- Jo!
Kundershtimi im eshte i flashket. Ndjehem i pafuqishem dhe per nje ast me duket sikur nje fryme e akullt, paralizuese deperton brenda qenies dhe shkakton ngrirjen e menjehereshme te trupit. Fajesoj duhmen e parfumit qe ajo perciell drejt meje me lehtesine e nje puhize.
- Ti e di mire se 'ka ndodhur qekurse erdha ne jete une, - thote dhe pergjysmon syte per ta bere me te dukshem nenkuptimin.
Eshte thuajse nje mallkim, per mua kur mendoj se ajo ka te drejte. E di qe eshte krenare per vepren e saj dhe nuk le rast pa ma permendur. Dua t'i them se askush nuk ia mohon meriten dhe se tashme e di qe ajo u be shkak per lindjen me vone te veprave dhe filmave si E:T:, Kthimi i Jedit, Takime nga afer me tipin e trete, Dune, e shume te tjere qe vazhdojne te defrejne e nxitin fantazine e nje planeti te tere. E shikoj i menduar pa mundur te nxjerr gjysme fjale nga goja.
- Ndoshta ke te drejte, - peshperit.
- E ke pyetur ndonjehere veten pse vij tek ty?
Pyetja e saj me kap ne befasi dhe e bere ne ate menyre me shume se e uditeshme, duket normale. Eshte dika qe nuk me kishte shkuar kurre ndermend dhe ia ngul veshtrimin duke dashur te kaperxej kufirin mbylles qe krijon kurdohere nje horizont qe bashkon dy ngjyra gati te njejta, kaltersine e qiellit me blune e ujit. Me tmerron ngrirja e nje fytyre te bukur, po aq sa shkrirja e nje fytyre te shemtuar. Nje bukuri e ngrire eshte po aq e padepertueshme sa edhe nje qiell i veshur nga nje cipe e holle smogu.
- Ti vjen...ndoshta je e dashuruar...jo, vjen...- i them pa mundur te lidh dy fjale, gje qe me ndodh shpesh kur dua t'i kerkoj, ndersa kur i le te rrjedhin ne normalitetin e tyre, vershojne si ujrat pas nje rrebeshi pranveror, - eshte nje zgjedhja tende, nuk i di arsyet!

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 6:57 pm

- Kam qene vetem tek autore qe me ngjajne dhe ti je nje nga ata.
- Cfare?! - shqyej syte nga tmerri. - Kurre!
- Natyrisht mua nuk me beson sepse me konsideron skizofrene, por di qe beson Gustav Jungun dhe per fatin tend te keq ai ka thene per njerez si ne, domethene si ti dhe une, qe jane ne kontakt me nje realitet qe qendron pertej kufijve te perceptuar nga nje mendje racionale, sepse ata e dine qe kane zbuluar shpirtera, djaj dhe perendi...Ka thene pikerisht keshtu, je dakort besoj...!
Dorezohem krejtesisht dhe i vetmi mendim qetesues qe gllaberon do qelize te trurit dhe mendjes sime, eshte ta vras...ta mbyt me keto duar!
Por ajo buzeqesh e ndersa me puth embel ne faqe, thote:
- Nuk e ben dot.
Ndoshta per shkak te prekjes se lehte te buzeve te saj, pushtohem nga nje plogeshti e befte dhe rreshqas pandjeshem drejt nje bote te mjegullt. Degjoj peshperima dhe per nje ast me duket sikur sebashku me mua jane duke rene edhe qenie te tjera, e ndersa mundohem te shikoj, kembet perpeliten ne ajer duke kerkuar instiktivisht dika te forte posht tyre, per t'u mbeshtetur.
- Kembet nuk mund te rrine ne ajer, - i them vetes, - kjo eshte arsyeja qe perpeliten gjate renies, jane e vetmja pjese e trupit qe ndjen e para, kap dhe deshifron sinjalet e vdekjes.
Nje drite e bardhe...jo me shume e akullt, me rrethon. Pastaj uditerisht shikoj qe jam gabuar. Nuk jane zera njerzish, jane thjesht copra fjalesh qe bien sebashku me mua, e ndersa mundohem te ndaloj renien e tyre e zgjat duart per t'i kapur, me pushton nje ngazellim qe shuhet shume shpejt. Me kujtuan floket e pare te debores, ne qytetin tim te lindjes. Jane vertet fragmente, rrokje dhe ndoshta ne ate fluturim te uditshem, s'kam per te mundur kurre t'i bashkoj. Nje T eshte kapur pas xhepit dhe lekundet si nje mjerane e varur ne buze te humneres, me gishtrinjte e mberthyer diku, te zbardhur nga mungesa e gjakut e qe shkeputen nje e nga nje. Me pushton nje keqardhje e menjehereshme dhe vendos ta ndihmoj. E terheq lart, i habitur dhe mrekulluar njeheresh kur shikoj se nuk e mban xhepi, por nje tjeter T. Me pas dora pengon fluturimin e disa germave te tjera dhe mundohem t'i bashkoj. Gjithe sa mund te mbledh jane dy T, nje H dhe dy zanore, njera U dhe tjetra E. Nderkaq gjendem ne boshllek sepse nuk di fare te bej me to. P-ja bie nje ast me vone midis te tjerave. Edhe pse i peshtjellon, me habit heshtja me te cilen e pranojne, asnje ankese dhe gati gati me perulje.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:00 pm

- Solidaritet i uditshem germash, - them me vete. - Si nuk me kishte shkuar ndermend? Cfare dreqin ndodh me ne humanet? Ndoshta jemi nje paradoks, sepse krijojme gjera egzistenca e te cilave varet nga jeta e perbashket, ndersa vete zhytemi ne nje vetmi te pakuptimte, te trishte e korozive. Duhet te jete nje gabim gjenetik ketu, - mundohem te ngushelloj veten. - Gabim i percielle nga Zoti. Edhe ai eshte vetem...e duhet te jete po kaq i trishtuar...
Ne kete moment nuk di per ke ndjej me shume keqardhje, per veten apo per Zotin. Mundohem t'i largoj nga koka keto mendime dhe filloj te argetohem, indiferent per pasojat e renies. Ne fund te fundit jam i sigurt qe kjo eshte veper e Deboras. Me terheq ne mbreterine e saj Yr dhe kjo eshte e pakta qe mund te beje. Sefundi gjaku me ngrin kur arrij te formoj dy fjale qe me duken aq te njohura:
- Te puth! - lexoj me ze.
- Zot, - mendoj, - si eshte e mundur?!
Jane pikerisht dy fjalet qe ajo me tha ne telefonaten e fundit, kur e njoftova se do te nisesha dhe se do te takoheshim...Te puth, - me tha, - te puth...
Timbri i zerit te Leores me kumbon ne vesh per nje kohe te papercaktuar, thuajse pa fund dhe une mundohem te rendis brenda kujteses time gjithka sa ndodhi ne ato muaj komunikimi via internet. Eshte thuajse e pamundur te bashkoj figuren, (kur flisnim bashke me vinte gjithmone nje foto te sajen si imazh) me zerin paksa te deformuar, ndoshta nga natyra, por ka te ngjare nga pijet alkoolike dhe duhani. Me kishte thene se tymos shume dhe se paketat ia dergojne njerez te ndryshem me te cilet ajo mban lidhje nepermjet internetit.
Permendem dhe shikoj perreth i oroditur si nje njeri i sapo dale nga nje gjendje letargjie.
- Mos u tremb, - thote Debora, - e ke tek kembet, - ajo buzeqesh si gjithmone ne ate menyren e saj enigmatike dhe me tregon anten. - E di se fare mban aty brenda, - peshperit ne veshin tim.
Shqyej syte nga mosbesimi dhe e fut anten me nje levizje te shpejte ne makine, pa permbajtur nervozizmin qe shkakton gjithmone ndjenja e te qenit te vezhguar.
Ne ante kisha dika me vlere te madhe, te dhuruar nga R, e vetmja mike e sinqerte qe kam ne Milano. Ne shtepine e saj mund te shkoj pa lajmeruar. Ne do ore te dites apo nates. Natyrisht eshte nje miqesi e ndertuar pak e nga pak dhe qe u konsolidua pa krijuar kurre te ara. I vetmi konflikt me te, por qe sherbeu ne te kundert, ndodhi disa vjet me pare. Isha pa pune dhe me kishin mbetur pesedhjete mije liretat e fundit ne xhep. Pa leke, pa pune dhe ne vend te huaj. Perberes te mjaftueshem per te krijuar nje amalgame ankthi qe te mban pezull ne do sekonde te njezet e kateroreshit. Pasi u verdallosa gjithandej ne ato pak vende qe dija dhe kur humba do shprese se do te gjeja dika, nuk ngurrova dhe e mora ne telefon. Nuk di se 'me tha, ndoshta ngaqe veshet e mij ishin teper te renduar nga trafiku, ose ndoshta ngaqe mendimet e zymta qe kishin mbuluar trurin tim te lodhur, benin qe gjithka te konceptohej si nje kuader i permbysur. Te vetmen gje qe mbaj mend eshte se i bertita ne telefon duke i thene:

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:00 pm

Ke qene ndonjehere ne jeten tende me pesedhjetemije lireta ne xhep?
Budallallek sigurisht, kur ia thua nje miliardereje.
Pas kesaj i mbylla telefonin. Nuk si apitesha, e se 'pamje kisha ne fytyre, por veshtrimi i nje femre qe priste tek semafori me terhoqi vemendjen, ose ishte pamja ime qe nxiti kurreshtjen e saj. Ndoshta ishin te dyja...kushedi? Duhej te kisha nje shprehje disi te pazakonte ne fytyre, ose me keq akoma, nje pamje te deformuar nga dhimbja, perderisa ajo nuk m'i ndau syte ato sekonda kohe qe duhen per t'u ndrruar ngjyra e semaforit. Kishte kaluar mezi i nates kur ra etofoni dhe u duk R. Te nesermen fillova pune si perkthyes ne Tribunalen e Milanos. Qendrova aty per aq kohe sa erdhi nje shqiptaro-italiane, ose italo- shqiptare, nje dreq e di se cila pjese e saj rendon me shume, por sipas ligjit ne ate pune duhet te kesh shtetesine.
Per here te fundit shkova ne shtepine R nje jave me pare. Kur i them se kam vendosur te shkoj, ajo m'i ngul syte e saj te kalter dhe me veshtron per disa aste ne heshtje, pastaj, ndersa pulit kapaket e syve thote:
- Je i sigurt per hapin qe po ben?
- Po, - i pergjigjem qetaz dhe shikoj fytyren e saj qe mbulohet nga nje tis i purpurte. Pendohem per viziten dhe ajo sikur te kuptoje se 'mendoj, me kap doren dhe ma shtrengon lehte.
- Jo, - thote, - s'ka kuptim. Ka kaluar tashme.
E di qe genjen. Edhe pse eshte psikologe dhe ka studiuar ne Gjermani, serish profesioni i saj e ndihmon pak te mbuloje e te luftoje kunder ndjenjave. Ndoshta eshte nje lufte e padrejte sepse ndodh brenda te njejtes qenie, midis dy menyrave te egzistences; logjikes dhe ndjenjes duke na denuar te jetojme perjetesisht te dyzuar dhe ne mes te nje fushe energjie qe me te shumten e heres shndrohet ne nje torture te pa fund e te pamerituar. I vetmi ngushellim ne aste te tilla eshte nje ere marrezie, sepse lotet e deshperimit, jane si gjethet e pjeshkes, te hidhura dhe kur bien ne toke helmojne rrenjet e pemes, ndaj duhen fshire sa me pare, per te penguar nje vetvrasje.
R ngjit shkallet e mermerta te shtepise se saj dykateshe dhe kur kthehet ka dika ne dore.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:01 pm

- Merre, - thote. Eshte nje kuti bizhuterie. Mbetem per disa aste i ngurosur. Dikur e kisha refuzuar nje gjest te ngjashem. - Merre dhe oja dhurate. Duhet te jete nje femer teper e veante, speciale, ajo, perderisa te ka terhequr vemendjen ty, ndaj mendova te te jap kete...nuk kerkoj asgje si shkembim, - nxiton te plotesoje dhe hap kutine. Vezullimi i diamanteve edhe pse te vegjel, krijon nje pafundesi ylberesh ne syte e mij. - Eshte nje unaze qe i perket familjes time prej brezash, ka katermbedhjete diamante te vegjel dhe nje rubin ne mes. Ka vlere shume te madhe jo vetem nga guret e muar dhe floriri ku jane montuar, por edhe si objekt antikiteti, eshte shume e vjeter, i ka kaluar dy shekuj...- ajo fliste por une uditerisht nuk degjoja gje. Ate ast mendoja Leoren, takimin e pare me te dhe syte e saj per te cilet ne mesazhe me thoshte se i kishte te shkruar...
- Ndoshta vezullojne si keta diamante, - mendoj.
Pastaj i uditur shikoj perreth. Nuk e kuptova se si kisha dale jashte, sikurse nuk kuptoja pse me ndodhte qe te mos e degjoja kurre deri ne fund ate qe me thoshte mikja ime R.
- Ndoshta gjithe faji eshte i Deboras, - thashe me gjysme zeri i bindur qe po beja nje padrejtesi sepse po e akuzoja kot. Zakon njerezor per ta kerkuar fajin gjetiu.
Ditet e mepasme mendoja vetem Leoren. E dija qe ishte diku dhe largesia e mbulonte me nje vello misteri e ndoshta pikerisht per kete gje ushtron nje ndikim e force terheqese te madhe e cila arrin nje ast e behet e pakontrolluar.
- Nuk eshte kuriozitet, - i pohoj vetes ndersa nis makinen. Eshte hera e pare qe e bej nje pohim te tille. Gjithmone mundohesha ta minimizoja, ta quaja kuriozitet, sepse ne kete menyre kurseja veten nga dika qe kishte filluar te me trembete. Thelle ne shpirtin tim e ndjej qe nuk eshte keshtu, nuk mund te vazhdosh perjetesisht te mashtrosh veten. Vjen nje ast kur duhet te lidhesh nje pakt me te. Por ketu qendron edhe veshtiresia. Eshte me lehte te lidhesh nje pakt me Djallin se sa me veten.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:01 pm

NUK TE PREMTOVA KURRE NJE KOPESHT ME TRENDAFILA


-Ndergjegja nuk te pengon ta besh mekatin, te pengon ta shijosh...AT! Ndergj...degjon...besh! AT, kupton?! Shkoni ne djall!
Ate ast vetem nje ulurime mund t'i shembe perthyerjet e 'rregullta te atij relievi mendimesh qe me rrethon. Nese nuk shperthen nga gjoksi, ndoshta duhet ta kerkoj gjetke. Sidoqofte e ndjej te nevojeshme nje lloj zhurmerime te forte e tronditese, pas te ciles do te sodit perreth jo rrezim muresh, por dika tjeter te padukeshme, qe bie posht kembeve pa rrapellime dhe behet njesoj germadhe. I dermuar nga pesha e gjithkaje, nuk di nese jam une qe heq zvarre fjalet apo jane ato qe me terheqin mua. E di qe jane te ganuara ne thellesi te trurit, sikurse e ndjej shtrengimin e atij litari qe mban te lidhura ate pafundesi mendimesh torturuese. Eshte nje turbullire qe mund te zbrese nga asti ne ast edhe ne stomak dhe une nuk kam asgje te gateshme per ta neutralizuar, dhe kam kaq nevoje...kam kaq nevoje, - perserit, - per nje formule, nje tretes mendimesh pas te cilit koka do te boshatiset, ndersa qenia do te bjere ne qetesi te thelle. Teper te thelle. Ate ast trupi me akullsohet sepse e kuptoj se dika e tille ndodh vetem ne shtratin ku fle Jeta dhe Vdekja. Dhe flene sebashku, sepse njera ka nevoje per qetesi dhe tjetra per ngrohtesi.
- Une ne mes tyre...! - nuk di nese i mermerit me kenaqesi ato tre kater fjale, por sidoqofte nuk kam kohe per te ripertypur ndjenjat.
Eshte vete R qe e hap deren.
- Ah!- thote qete R, pa shprehur asnjelloj habie dhe me veshtron me syte e saj te hirte. Jane gjithmone te tille ne mengjes, ndoshta ngaqe naten e kalojne ne gjume, te mbuluar nga kapaket, ndersa diten behen te kalter sepse marrin drite dhe qendrojne keshtu te patrazuar deri ne mbremje. Ndersa pertyp me vete kete lloj pershtypje, te ngjethura ma pershkojne trupin dhe me duhet te perkundem per disa sekonda ne prehrin e imagjinates per te kuptuar pse. Pastaj mundohem t'i jap forme konkrete duke e kaluar ne filtrin e mendimeve por pa ndjere ndonje kenaqesi te veante. Sidoqofte ato pak sekonda te shperfytyruara me mjaftojne per te kuptuar shkakun e perngjethjes...sikur syte te mos mbulohen, ne mengjes ne vend te tyre mbeten dy zgavra bosh...- i them vetes.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:01 pm

Shtirem indiferent me shprese se kjo gje s'ka te beje me mua.
Gjate nates ndodh ndryshimi, kaltersia e mbuluar, fermentohet dalngadale dhe ne mengjes gdhihet e plumbte. Pershtypja eshte kaq reale sa ate ast, idea se posht membranes se hirte fshihet zjarr, me nxit t'i fryj, i bindur se do te vezulloje ndonje shkendije qe do te ngrihet lart ne fluturim. Por R buzeqesh sepse e kupton mendimin tim dhe ben te njejten gje, si gjithmone. Kaltersine e qiellit e shndron ne blu deti, pas te ciles i mjafton nje levizje elegante e kokes, gati e pandjeshme dhe ngre nje dallgez te vogel qe shuan zjarrin e tundimeve.
Ajo qesh dhe njelloj dinakerie i derdhet nga syte ndersa perkul lehte trupin per te pare kafetieren.
-Po bej kafene e mengjesit, me kemishe nate, - thote dhe vazhdon te qeshe, por tashme embel dhe ilter.
Shkova papritur, ne mengjes heret dhe as sherbyesja filipinase, as Silvestra, kamarierja nga Bregu i Fildishte, nuk kishin ardhur. R gjen gjithmone nje menyre thuajse simbolike per t'i shprehur mendimet e saj. E kuptova kur tha nate dhe mengjes.
Nate...mengjes, - perserit me vete dhe e xhvesh frazen per ta lene ne lakuriqesine e ketyre dy fjaleve duke provuar njelloj kenaqesie te fshehte brenda vetes. Ne ate rast jane fjale qe lidhen me dy simbole; kemishe dhe kafe.
Ndersa kafeja plluskon me nje gurgullime lozonjare, perfitoj nga rasti per te mbushur gjithe hapesiren e mushkrive me aromen ndoshta me te uditeshme ne bote. Eshte nje perzierje magjie dhe djallezie bashke, sepse nuk ka arome tjeter qe te beje kaq mrekullira, te ndryshoje ne do ore te dites dhe te krijoje e shpalose aq shume flete te shpirtit, sa nuk arrin kurre ta gjesh vetveten. E pamundur t'i shpetosh nje trilli kaq te kendshem. Leshohem me deshire brenda tij dhe nanurisem per pak aste kalimtare ne krahet e nostalgjise.
Pikerisht ne kete moment, R ngre koken dhe me ngul veshtrimin e saj hetues.
- E? - shqipton qetaz nje pasthirme.
- Cfare? - kercej perpjete, aspak i trembur, thjesht i befasuar nga lehtesia me te cilen pyet...- i mjafton nje pasthirme. Zot, - them me vete dhe marr fryme i lehtesuar.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:02 pm

Gjate rruges mendoja gjithmone pyetjen e pare qe do te me bente dhe perpunoja variante te ndryshme pergjigjesh. Falange pyetjesh dhe mijera pergjigje, qe pasi ndesheshin me njera tjetren, binin ne kembet e mia bute, pa buje, si floke debore, anonime ne egzistencen e tyre. Asnjehere nuk vleresova mundesine e nje pasthirme.
- Ku e ke mendjen?
- Nuk e di...si doli? The keshtu...R, si doli?!
Nxjerr unazen.
- E ke fytyren shume te lodhur AT.
Nuk me pelqen keqardhja. Ndoshta eshte thjesht nje pershtypje e gabuar, por diku ne thellesi te qenies perpunohet dhe merr formen e meshires. Ndersa meshiren e urrej. R e di kete gje.
Matem t'i them se ndoshta me shume se lodhje, eshte vrarje dhe se me shume se vrarje eshte deshperim.
- Ishte gjyq, - mermerit me gjysem zeri.
R shqyen syte nga habia dhe mosbesimi. Pastaj fytyra e saj mbulohet nga nje tis i tejdukshem hutimi qe turbullira e syve e thekson me shume. Nuk di nese bej ndonje gjest te dukshem, por shtrengimi qe pesoj ne tru sa here qe rikujtoj ndodhine, behet i forte dhe me duket sikur nuk kam per te shpetuar kurre nga ato nofulla te tmerreshme qe shqiptuan:
...- Mireseerdhe ne mbreterine Yr, AT! - zeri nuk eshte i forte, megjithate kumbon gjithaq per shkak te hapesires se pakonceptueshme. Sidoqofte, ndersa rikthehet si nje jehone, mundohem ta coptoj, jo aq per lehtesi pertypjeje, se sa per te ndjere shijen qe fshihet ne thellesi te tij.
- Mire...se...erdhe...AT, - perserit dhe mundohem te kursej veten, - ze...i...njo...hur...
Nuk eshte pershtypje e thjeshte. Nese heq dore nga perpjekjet per te kujtuar dhe e leshoj veten ne prehrin e indiferences, ndodh ngaqe me duhet te perfitoj ne kohe, por edhe per t'i kursyer vetes lodhjen qe pasojne kurdohere perpelitje te kota brenda vorbulles se dyshimeve. Nje sekonde me pas, mendoj qe kam te drejte. Cdo perpjekje humbet shume shpejt brenda porozitetit te gjysmeerresires qe behet me e thelle.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:02 pm

Eshte Idat, - i them vetes pa bere erek hapi perpara. Parandjenja te keqia me vertiten brenda kokes si nje tufe grenxash e mbi te gjitha me shqeteson fakti se dritehija, varet nga fluksi i dyshimeve qe brejne qenien time. Aty eshte nje bote pa sekrete. Lexohet gjithka sa ndodh ne tru, biles mendimet lexohen pa lindur. Kur mundohem te flas, zeri zvarritet pertoke si nje pshertime.
- Perse jam ketu? - pyes.
- Perse je ketu, - jehon pergjigja, - dhe 'kerkojme prej teje!
Eshte e vertete, nuk e shqiptova gjithka, jo ngaqe desha te mbaja per vete nje pjese te mendimeve. Me duhet te di shkakun e atij gjyqi nga ana e Collect of Others...keshtuqe e bej qellimisht coptimin e pyetjeve.
Sepse ky eshte gjyq, - kembengul me nervozizem.
I jap ngjyren e nje formule sugjestionuese, per te bindur dike brenda meje qe m'i ka mberthyer duart ne fyt dhe po me merr frymen. Pikerisht tashme kur me duhet patjeter te rikujtoj gjithka sa ndodhi.
Ata do te me akuzojne dhe nuk di per fare.
E vetmja mundesi per t'u kthyer mbrapa, mbetet ndarja e fjaleve ne rrokje dhe pas kesaj shkermoqja e tyre si kokrat e misrit per t'i uar drejt humbjes se identitetit. Nje grumbull tingujsh mund te rikompozohen nese nuk braktisen dhe nese nuk lihen ne meshiren e eres.
Ne meshiren e eres, - perserit i habitur... - eres...Leora vinte sebashku me eren! - gati sa nuk klith...
- Do te kthehesh serish tek une? - pyetja e Leores edhe pse del e lehte si nje pshertime, liron sebashku me ajrin edhe dika nga trishtimi i thelle i shpirtit te saj. Ajri kristalizohet ne tejdukshmerine e vet dhe kjo me tremb. Mjafton pak, nje puhize e lehte te dale nga buzet e saj te trendafilta, qe dhoma te shndrohet ne nje varreze germadhash, fjalesh, klithmash kenaqesie, peshperitjesh, premtimesh dhe sefundi...nuk arrij ta perfundoj mendimin sepse gjithka eshte kaq e ngjashme me diten e pare...
- Leora...
- E?

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:03 pm

- Po sikur makina te dale nga rruga?
- Cdo te thuash? - ajo kthehet nga une dhe me shikon e heshtur nderkohe qe perpiqet te kuptoje.
- Do te vritemi...kaq!
- Ndoshta, - thote ajo e zbehur ne fytyre, - do te mbetemi ne kronikat e nje dite per t'u harruar te nesermen ne mengjes. Do te shkruajne gazetat, do te thuhet si lajm ne televizion dhe...- ajo zymtohet ne fytyre dhe mundohet te shikoje jashte, diku pertej atij peizashi te merzitshem vjeshte. Por veshtrimi i pengohet dhe une kam pershtypjen se ndoshta kerkon te kuptoje dika nga kembengulja e shiut, nervozizmi me te cilin rreh xhamet e makines dhe reagimi ritmik i fshireseve...- 'trishtim...ule pak shpejtesine, te lutem.
Shtrengon krahet rreth trupit dhe mundohet te zvogeloje sa me shumme kontaktin me nje realitet te papelqyeshem, pastaj e leshon gjurin mbi doren time qe eshte e mbeshtetur tek leva e marshave. Eshte nje prekje aq e nevojeshme per te dy...
...Eshte pothuajse e njejta deshire prekjeje edhe ketu ne krevat. Ndjej njomeshtine e syve te saj te ngulur mbi profilin tim. Pak centimetra larg, e shtrire perbri meje dhe mundohem te imagjinoj gjithka.
Zot, - klith i tmerruar sepse kuptoj qe eshte teper larg edhe pse ajo zgjat doren dhe e mbeshtet lehte mbi gjoksin tim, sikur te kete frike se mos e thyen ate heshtje tinzare e mashtruese qe na terheq pa ndjere ne hapesiren e harreses. Ndjej shtypjen e gjoksit te saj mbi shpatulla dhe buleza djerse qe perziehen duke krijuar nje arome joshjeje te pafund. Mundohem ta shikoj, por vetem me bisht te syrit. Eshte thuajse nje marrjemendsh qe pasohet edhe nga nje rreshqitje e befte, gjithka ndodh ne ekstremet e nje bote reale dhe une mberthej gishtrinjte pas jastekut te ngateruar midis zhubrave te arafit, ndersa kemba deperton midis kofsheve te saj dhe mbetet ne gracken e tyre. Gjelberimi i syve te saj venitet si gjethet e vjeshtes dhe gjithe kjo mori pershtypjesh e ndjesish te pafundme me shkakton nje nostalgji mbytese...Nuk e mendoja se do te hezitoja t'i pergjigjesha nje pyetjeje te tille. Oh, jo, nuk me shkonte kurre ndermend se egzistojne pyetje te tilla. Shkova tek ajo me mendimin qe t'i jepja nje rrjedhe tjeter jetes. Dhe tashme i oroditur shikoj nje pyetje qe vertitet ne ajer si nje dallandyshe e deshperuar kur gjen folene e prishur.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:03 pm

- Nuk ke per t'u kthyer me, AT, vertet?
Eshte njelloj pyetje fatale sepse e ka pergjigjen brenda.
Kthehem nga ajo dhe shikohemi ne syte e njeri tjetrit. Asnjeri nuk guxon te prishe qetesine qe zbret me ngadalesine dhe paqen e pjalmit te luleve kur era e vjedh pasi ua ledhaton kuroren.
Lakuriqesia e femres dhe e mashkullit flet me gjuhen e heshtjes, trokitjet e zemres jane shkallet qe ojne ne thellesi te shpirtit, - mendoj ndersa perfytyroj gjithe skenen e xhveshjes.
Ndodh pa fjale, nderkohe une ndjek ne heshtje veprimet e saj. Zbulon dalngadale trupin, ashtu si hapet nje gonxhe nen rrezet e para te diellit. Pastaj e largoj veshtrimin, thjesht ngaqe nuk deshiroj te krijoj pershtypje...nuk e di, nuk di se fare me peson truri. Sigurisht jane situata qe nuk varen nga eksperienca. Biles pervoja me te tjere eshte shkak i turbullires qe shoqeron takimin e pare intim. Riti i xhveshjes vetem ne dukje eshte normal, sepse jane mijera fije transparente, te brishta qe lidhin edhe vete ajrin. Nese nuk priten nje e nga nje, shtrengimi i tyre behet mbytes. Trupi i do femre eshte nje mister dhe ne lakuriqesine e vet nuk eshte gje tjeter ve nje ure midis botes reale dhe asaj transcedentale.
E tret per nje ast veshtrimin ne boshllek.
- Perse nuk shikon?, - pyet Leora, - te kujtohet?
- Cfare? - them i habitur. Veshtrimi perfshin gjithe trupin e saj lakuriq. - Cfare duhet te me kujtohet pikerisht ne kete moment? - mermerit, ndersa e ndjej se te gjitha sekrecionet e gojes jane thare.
- Ngulmove aq shume per te ditur ngjyren e mbathjeve dhe tani qe xhvishem nuk i shikon. Pse? - ajo eshte skuqur ne fytyre.
- Nuk e di, - pergjigjem. - Nganjehere bejme pyetje kot, thjesht per kuriozitet, ose per te ngacmuar....dhe thuajse njeheresh me duhet te kundershtoj veten sepse genjej. Pyeta sepse nga ngjyra e tyre desha te mesoja dika per karakterin e saj. Keshtuqe pelqej ta mbyt kete te vertete diku ne thellesi te vetes, sepse e di qe eshte e pamundur ta zhduk perfundimisht. - E? The gje? Asgje? Ke te drejte. Enigme, - shqiptoj i hutuar nje seri fjalesh pa kuptim, por edhe pa e shqitur veshtrimin nga gjoksi i saj i vogel...oh, jo, eshte edhe disi i varur, - mendoj i oroditur.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:04 pm

Leora nuk flet dhe instiktivisht mbulon me pellembe gjoksin. E kuptoj se shkak behet veshtrimi im arrogant dhe gati i pacipe. Eshte dika me e forte se une. Ajo vazhdon te me shikoje ne heshtje dhe me vemendje, sikur ripertyp gjithe ato sa thashe dhe mendova pak aste me pare. Me vjen turp nga vetja. Vetullat e saj te holla bashkohen me rrudhat mbi balle. - I pashe, - them, - i pashe Leora, por zakonisht jane gjera qe bejme sikur nuk u kushtojme rendesi, i ke te zeza...E 'rendesi ka ngjyra e tyre? - mendoj. Me tmerron hipokrizia qe vazhdoj te tregoj ndaj vetes dhe provoj perbuzje. Ngjyrat e erreta, tuneli...ah!...Pastaj me kujtohet se kisha gjetur dika te ngjashme ne nje pikture dhe me duket menduri ta shpreh. Sigurisht ajo do te qeshe me te madhe, sikur t'i them se mbathjet e saj te zeza dhe nje pikture jane thuajse nje plotesim i njera tjetres...
- E shikon ate pikture, - them.
Eshte lokali ku pime per here te pare dika sebashku.
- E kam pare, - pohon ajo, por indiferenca e saj eshte ne kontrast me veshtrimin.
Edhe pse kunder deshires zhytem ne heshtje. Midis, si nje interval futen tinguj pianoje. Jane kaq delikate sa ne imagjinaten time duket sikur do njerin prej tyre e shkakton shkelja e kembes se Leores. Ajo ecen ngadale, pa u ndjere dhe ndersa tingujt shuhen, ndodhet shume larg.
- Jo, ti nuk e ke pare ate qe shikoj une! - them befas.
Leora me veshtron e uditur nga shperthimi im i papritur dhe nje buzeqeshje e lehte ze fill e shuhet pikerisht brenda hapesires se bukur te buzeve te saj.
- Cfare shikon? - pyet me miresjellje.
- Ngjyrat, jane ngjyrat, peshtjellimi i tyre, e ke vene re qe eshte nje tunel? Me duket vetja brenda tij...ah Mozarti, te pelqen, kjo eshte mrekullia vete...fantazi ne re minor k 397...shiko perspektiven, thuajse mungon, ngjyrat formojne nje vorbull qe sa vjen e mbyllet, njelloj turbine i vertit...tashme...jo, ti je ketu...mendova se me ike, faji i muzikes...eshte jeta! Pse m'u duk sikur ike....?
Leora nuk flet, vetem buzeqesh dhe me reagimin e saj enigmatik me duket sikur thote: keshtu jam une, shkoj e vij serish, po ti?
Une...e njejta vale dyshimesh me rremben dhe me perplas sa ne njerin breg ne tjetrin, ndersa mundohem t'i mberthej gishtrinjte diku. Edhe ne astet e pritjes ndodhte e njejta gje...

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:04 pm

Shikoj perreth per t'u bindur. Nuk di nese bie apo nuk bie shi. Njerzit kalojne me ombrella dhe une e kuptoj se dyshimi nganjehere eshte nje forme teper e rafinuar hipokrizie. Nuk eshte shiu i Tiranes qe kerkoj me veshtrim. Rikthehem mbrapa ne mendime me deshiren per te korigjuar, sepse me duket i pakuptimte percaktimi si shi Tirane. Ndoshta eshte njelloj manie e njeriut per te emertuar, njesoj si ben me rruget, malet dhe gjithka sa e rrethon, kerkon te emertoje edhe eren, shiun, vetem se ne kete rast asnje nga keto te dyja nuk eshte e perhereshme...jane te perkoheshme...Jane te perkoheshme, - i them vetes duke ushqyer nje shprese te vaket se do te gjej patjeter njelloj vlere ne gjithe vorbullen e mendimeve te mija. Nuk eshte mani per emertim. Oh, jooooo! Zbulimi i kesaj te vertete me shkakton thuajse stermundim sepse duhet t'i zbut klithmat e dhimbjes me nje nenqeshje te pudrosur nga nje tis ironie. Ndyresi teper e dukeshme. Edhe pse fshihet brenda petkut njerezor, nuk mund ta mbuloje deshiren per skllaverim. Natyrisht fillon me nje gjest paqesor, domethene njeriu kumbar i natyres sa here qe ajo lind fenomenet e saj.
- Jo, as apokalipsi i kesaj enigme nuk shndrohet ne nje moment paqeje, - mermerit i zhgenjyer.
Vazhdoj apitjen duke pershkuar thuajse te njejten cope trotuari, nje hapesire shume te kufizuar prej tre kater metrosh. Me pershkojne te ngjethura kur mendoj se ate moment nuk mund te jem ne gjendje te shkel pertej dhe se liria me shume se sa fizike, eshte ide, e se rrallehere lidhet me hapesiren qe te rrethon. Shiu nuk eshte shkaku i pakenaqesise dhe i nervozizmit qe me mban te tensionuar, tek e fundit, mund ta braktis pa ndjere asnje pendese, e keqja qendron tek mendimi qe eshte shndruar thuajse ne dika te tjetersueshme brenda trurit dhe qe me torturon vazhdimisht, ndersa pres me padurim qe te fryje ere. Nuk egziston ndonje mase kohore per pritjen. Eshte gjithmone e gjate dhe nese shikoj oren herepashere, mendoj se dika ndodh ne gjithesi, ndoshta ndonje frenim apo ngadalesim i levizjes se tokes qe ndryshon edhe ritmin e kohes, rrjedhen e saj e si rezultat vonon momentin e deshiruar. I shqetesuar filloj e grindem ne heshtje me gjithesine. Dhimbja qe me shkaktojne thonjte e panikut behet fizike dhe deshperimi eshte torture e vertete kur mendon sa i paperfillshem je ne gjithesi. Trill i tekave te saj.
Nuk e besoja se ankthi do te me grryente sapo te vija kembet ne toke dhe kur te thithja ajrin e lagesht nen nje peme aty buze Lanes. Ndoshta sepse gjithka deri ato aste kishte ndodhur brenda virtualitetit. I mesuar me ate menyre komunikimi, shikoj rreth e rrotull me pasigurine e njeriut qe ndodhet jashte ambientit te vet. Biles per nje ast behem gati te kap dike per krahu dhe ta pyes, ose thjesht per t'u bindur qe eshte nje trup material dhe se nuk jam ne nje subrealitet.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:04 pm

Deshira per te bere nje pyetje te pazakonte me pushton te terin dhe apitem drejt dikujt duke menduar se duhet vetem t'i them: me shikon zoteri? Jam apo nuk jam? Nese jam, fare bej ketu? Ku eshte Leora? po sikur Leora te perserite deshiren, a do te jem ne gjendje t'ia plotesoj?....Ne djall! Ti s'di se cila eshte Leora! Dua te them se cila eshte per mua! Oh, jo mos me keqkupto. Kerkoj ndjese! Je i kenaqur tani! Dakort! Mirupafshim zoteri...Dhe kur ai te ike, t'i fut nje te share nga mbrapa.
Sidoqofte e vetmja mundesi per te dale nga ajo gjendje e mjegullt, mbetet nje silhuete qe ecen neper shi, me nje ombrelle te kuqe mbi koke. Ne kete ast ndryshon gjithka, biles edhe mendimet per gjithesine harmonizohen. Nuk je me qenia e paperfilleshme, por pjese e pafundesise dhe dika e tille ndodh pa e ngritur veshtrimin lart per te pare hapesiren kozmike. Mjafton te shikosh ate, njeriun qe pret. Dhe ate ast e kuptoj budallallekun. Asnjehere nuk te shkon ndermend qe je parakohe. Misteri dhe emocionet e pritjes qendrojne jo tek koha, por tek parakoha...Ah, parakoha!
- Parakoha, - perserit duke i dhene ngjyrat e nje ngushellimi me shprese se vlera e saj duhet te jete e pamuar. Ndoshta pergatit gjithka, ose ndoshta afron nje grumbull me iluzione qe mbeten perjetesisht nje mirazh deshirash...
- Deshiron vertet te jem me ty kete ast? - e pyes dhe i hedh nje veshtrim ores ne cep te monitorit. - Ka kaluar mesnata.
- Po, - shkruan ajo, - dhe...
Heshtja behet mbytese dhe une pres me ankth qe ato pika te mos jene nje pafundesi. Te keputen ne mes me dhune. Ndoshta eshte hera e pare qe urrej aq shume nje varg pikash.
- Dhe...?
- Te shtrihemi ne nje krevat te dy dhe...
- Dreqi ta haje Leora, po tallesh me mua tani!
- Oj ky! Bejme ate qe ben nje femer dhe nje mashkull ne krevat!
Shkruan pikerisht; oj ky, sepse e di qe mua me pelqen aq shume ajo ankese qe fsheh ledhet e nje lozonjareje.
- Me prit Leora, - i them, - me prit ne Tetor.
Eshte nje rastesi ajo ngjashmeri me vargjet e nje kenge te vjeter, melodia e te ciles hyn papritur brenda mendimeve te mia...te pres ne Tetor, te vish me trenin ekspres. ...aty ne stacion, do dal un' ty te te pres...

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:05 pm

Ne monitor duken nje rradhe pikash dhe une e kuptoj qe heshtja eshte e ngarkuar me grimca hezitimi, ose me e pakta, pasigurie. Imagjinoj gjestet e saj, perqendrimin perpara monitorit dhe syte mbrapa lenteve optike. Pastaj nuk di pse arrij te shikoj filtrimin e drites pertej lenteve dhe dy njolla te bardha...per nje ast mbetem i hutuar. Deshiroj aq shume te therres, qe nuk dua ta humbas, por xhami i monitorit eshte nje mur i pameshirshem dhe thuajse i ftohte, ngjethes ne akullsine e vet. Ka dika qe nuk shkon ne konceptin e njollave dhe pikerisht te njollave te bardha. Ndoshta gjithka ndodh per shkak te atij vargu qe me mban te mberthyer brenda hapesires puntualiste...jo, jo, joooo, - kundershtoj veten, - eshte faji i nje paradoksi. Ne jemi mesuar qe njollen ta lidhim me dika te piste, te zeze, shume shume, te erret, por kurre te bardhe ose te tejdukeshme si pikat ne monitor.
- Leora, - ngulmoj, - humbe?
Fytyren ma rreh nje puhize e lehte, ne fillim e kendeshme, por nje sekonde me pas mbetet nje mbrese thuajse e padukeshme trishtimi.
Zot! - mendoj, - eshte pshertima e saj.
Pas kesaj gjithka shndrohet ne nje vorbull marrezie, ere vjeshte qe rrezon gjethet dhe ndryshon ngjyrat. Ferkoj me kot krahet per te tretur mornicat qe veshin lekuren. Deshiroj aq shume qe ajo te shkruaje dika tjeter.
Trembem ndersa shikoj ne monitor.
- Pike, pike, pike....- shkruan ajo dhe serish, - pike, pike, pike...
Nuk di se fare provokon brenda meje dika e tille. Zakonisht pikat vihen, por nuk shkruhen dhe pikerisht kjo me shkakton nje lloj tronditjeje...
- Je zverdhur ne fytyre, deshiron nje gote fernet, e kam klasike, si te pelqen ty, - thote R.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:05 pm

- Jo, faleminderit.
- Si te duash...Pse? - pyet ajo pa e zgjatur me tej.
- Cfare? Eshte shume e pergjitheshme nje pse, - them.
- Pse ndodhi keshtu? - nxjerr unazen nga kutia e vogel dhe e shikon me vemendje, - mekat, eshte shume e bukur...pse nuk ia dhe?
- Ishte nje moment kur kuptova gjithka, - them dhe e perhumb veshtrimin pertej xhamllekut te deres qe nxjerr ne taracen e madhe ku harlisen bime te ndryshme dhe peme, ndersa nje shatervan qe leshon uje me currila te vegjel, nuk shterron kurre.
R pret me qetesine e njeriut qe ka kohe. E di shume mire qe per mua eshte shume me e thjeshte te shkruaj se sa te flas...ke tru ne gishtrinj, me tha nje dite ndersa me veshtronte kur po shkruaja nje novele. Asgje per t'u habitur, ia ktheva, me mjafton edhe nje guralec dhe pastaj jam ne gjendje te them nje pafundesi gjerash per te. Shpejt dhe pa u menduar sepse gjithka rrjedh natyrshem....Fuqi djalli, tha dhe e pershkuan drithma, ndersa ngrysi vetullat dhe me veshtroi menduar.
- Ishte nje pohim i saji qe e ndryshoi gjithe rrjedhen, - i them dhe e kthej veshtrimin mbi te.
- Cfare pohimi?
- Eshte pyetje psikologeje kjo?
Zhytem me ne thellesi te kolltukut me deshiren e vetme qe te zvogeloj sa me shume lidhjet me nje bote qe po me shkakton bezdi. Mendimi se duhet t'i jap fund sa me pare bisedes behet i paperballueshem. Kisha ardhur t'i ktheja unazen, jo per gje tjeter.
- Jo, eshte pyetje e mikes, e femres. Dua te kuptoj drejtesine e vendimit tend, - thote ajo dhe pshertin, - ose te kunderten.
- S'ka te kundert, - ia pres shkurt. - Me tha se ne jeten e saj kane hyre dhe kane dale shume meshkuj. Jane pikerisht fjalet e saj, nuk u kam shtuar as edhe nje presje!

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:05 pm

R e ruan te paprekur aureolen e qetesise qe e rrethon dhe per disa aste e mban veshtrimin te perhumbur ne ajer, pastaj e perciell sa nga njera ane tek tjetra sikur kerkon dika te tretur pikerisht ne te.
- Perbente ndonje problem per ty? Duhej ta merrje me mend. Nuk eshte shenjtore.
- Ashtu eshte, por menyra se si e tha. Nuk qe rrefim sinqeriteti, ishte gati nje egzaltim, nje lloj krenarie. Ka ndryshim te madh midis te dyjave dhe ketu pasojat jane te qarta. Leora nuk eshte ne gjendje te dashuroje. Jeton vetem kohen e te dashuruarit dhe se nganjehere dika e tille perfshin edhe dimensionet e nje shikimi. Dashuri me shikimin e pare. Me kupton? E di qe me kupton. Ishte ky pohim qe me trembi. Nuk shkova per aventura tek ajo. Te dashuruarit eshte nje gjendje emocionale e perkoheshme, dashuria nje ndjenje e perhereshme, e pafundme, R.
- Po atje, - mermerit ajo e menduar. - Atje te kuptuan?
- Nuk e di...s'e besoj....jo! Nuk me behet vone!
Edhe pse e di qe moskokearja jo gjithmone eshte sinqeritet, ate ast me duket menyra me e mire per te larguar disi rete e zeza qe me ndjekin pas qekurse dola nga mbreteria Yr...
...I mbaj syte mbyllur, e bej thjesht per teke, duke menduar se aty ku mbreteron erresira je njesoj i verber. Pastaj ata edhe sikur ta kuptojne s'kane perse me detyrojne. Sidoqofte nuk eshte ide e keqe te gjykohesh i zhytur ne erresire. Ka shume avantazhe, por me i rendesishme eshte sepse perqendrohesh.
- E kupton peshen e veprimeve te tua? - pyet Lactamaen.
- Po, - pergjigjem shkurt. Shume fjale nganjehere te tradhetojne. Ne mbajme pergjegjesi per fjalet dhe i gjykojme si me vlere, por ato s'duan t'ia dine per ne. Fitojne lirine ne momentin qe shqiptohen dhe shpesh ndodh qe te te kthehen kunder si nje tufe korbash dhe te nxjerrin syte. Nuk me pelqen te flas shume, sa me pak aq me mire. Me pak korba.
- Eshte nje mekat...ndergjegje...
- Anterrabae, ma the njehere, mos e perserit! Jepini fund kesaj farse, jam i lodhur, - e nderpres dhe vertet po e humbas durimin. Nuk me pelqejne lavazhet e trurit per asnje arsye. - Nuk e gjykoj si mekat!

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:06 pm

- Pse?!
- Te kerkosh lumturine, nuk eshte mekat!
- Dhe ti mendon se lumturia egziston?
Eshte zeri ironik i Lactamaen.
- Nuk e di...- pergjigjem i kllapuar nga nje plogeshti demoralizuese.
- Atehere si kerkon dika per te cilen nuk di edhe nese egziston?
- Pikerisht ky eshte motivi! - therres papritur, - Eshte jeta tone keshtu, kerkojme gjithmone ate qe nuk egziston!
- Hapi syte AT, hapi te lutem, shiko perreth! - toni eshte urdherues.
- Shikoj vetem erresire, - them, - nuk shikoj gje.
- Kjo eshte jeta tuaj. Ku eshte lumturia qe kerkon ti?
- Edhe pse ketu eshte erresire, une nuk shikoj, por ju megjithate jini!
- Cdo te thuash?
- Qe eshte jeta, por edhe lumturia egziston. Sa here qe ngreme syte lart, nuk shikojme rete, jo, shikojme diellin edhe kur eshte i mbuluar nga ato, e dime qe eshte siper tyre. Egziston drita e dites. Kur dalim ne rruge, e dime qe diku egziston nje qenie tjeter si ne qe mund te na beje te lumtur. Ndaj e kerkojme.
- Po Debora?
- Po Debora...- perserit...
Lashe ne Milano nje kohe me shi dhe qe quhet shi Milanoje, i holle, thuajse i padukshem dhe qe shpesh here leshohet indiferent ne duart e eres sikur kerkon te provoje pasojat e nje ndryshimi, si nje kotele qe ledhet midis putrave te maces se vet. Shpresoja qe ajo te mbetej atje, sebashku me shiun, sikurse shpresoja qe ne Tirane te mos binte shi.
Debora vjen gjithmone sebashku me shiun, - ky eshte shkaku i pakenaqesise sime.
Ajo eshte e pranishme... E strehuar nen peme. Nuk di pse me pershkojne te ngjethura ndersa e shikoj te strukur brenda vetes, krahet e kryqezuar dhe floket e lagura, ndoshta ngaqe e perfytyroj ne lakuriqesine e saj. E shperndaj veshtrimin mbi peme ngaqe dhimbja e saj me ben te vuaj. Eshte bredh dhe gjethet e tij jane si hala. Pafundesi gjilperash te futura ne trupin e saj, e mbajne te mberthyer dhe injektojne sedativet e mallkuar; pafundesi te tjerash qe rrjedhin ujin si nje curril i vogel. Ajo nje qenie e neneshtruar. E mjere...e mjere...e trishtuar dhe e braktisur njeheresh. Per here te pare e shikoj aq te deshperuar, thuajse te humbur, me keq akoma, te shkrire ne ate deformim te natyres dhe kaq te perulur, ndersa veshtrimi i mbetet i turbullt.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Nimfa prej Sat Nov 08, 2008 7:07 pm

Afrohet ngadale dhe rri para meje me floket e qullura, ndersa kalon te mbrapmen e pellembes mbi molleza per t'i fshire.
- Ti po qan? - e pyes i tronditur.
Mendoja se nje qenie qe i perket imagjinates nuk laget, nuk vuan, nuk ngjethet, eshte e pandjeshme dhe pa shpirt, e ftohte dhe e tejdukeshme si nje fantazme. Nuk me kishte shkuar kurre ndermend te kerkoja nje shpiegim. Nganjehere e pranojme egzistencen e gjerave pa ditur pse, i quajme natyrale ose ndoshta kemi frike nga prania e tyre dhe hiqemi moskokeares, duke harruar qe mosperfillja tone paguhet nje dite. Sepse zgjohen nga letargjia, dhunojne burgun ku i mbajme dhe pyesin. Eshte nje pyetje teper lakonike. Pse? Pastaj thuajse instiktivisht e kuptojme qe kete pyetje ia drejtojme vetes. Pse veprojme keshtu? Pse krijojme qenie te tjera?
Pse krijojme qenie te tjera? - perserit. Tere fjalia eshte thuajse si nje klithme deshperimi e pendese. Ajo eshte gjithmone para meje, teper e dukeshme, por kur veshtrimin e tretim ne horizont, e bejme per te injoruar ate qe kemi prane. Kjo eshte arsyeja qe krijojme qenie te tjera. Shpresojme qe te largojme nga vetja gjithka sa na shqeteson dhe nuk e duam...Me duhet te pajtohem patjeter me kete lloj mendimi, ndryshe nuk do te jem me ne gjendje ta perballoj dyzimin apo coptimin e qenies qe dridhet edhe nga levizja me e lehte e ajrit, lekundet per inerci si nje lavierres.
- Ti po qan Debora? - perserit pyetjen.
- Jo! - pergjigjet, por zeri i saj perhumb midis denesave.
Nuk di sa aste kalojne duke u veshtruar ne syte e njeri tjetrit, sefundi ajo thote: - Por...dikur me ke dashur AT!
Fjalet e saj per nje ast me duken si vazhdim i nje dialogu te harruar, qe humb si ujrat e nje perroi kur fshihen midis te arave te tokes, per te dale papritur diku gjetke. Monolog qe shndrohet serish ne dialog. Kjo eshte arsyeja qe zhytem per disa aste ne heshtje, pershtypja se i kisha degjuar, nuk me kujtohet ne 'forme, por sigurisht dika e ngjashme. Mbi fytyren e saj nderet njelloj ankthi qe s'mund ta shkrije nxehtesia e loteve, por qe s'mund ta shpelaje as pastertia dhe ftohtesia e shiut.
- Po, - eshte thuajse nje pohim i heshtur dhe mundohem te jem i qete duke dashur ta lendoj sa me pak me ftohtesine time.
- Me deshe me gjithe semundjen time?
- Si ishe ti dikur.
- Po tani?
- Tani ke ndryshuar Debora...- deshiroj t'i them se nuk eshte me ajo e dikureshmja dhe se une e kisha humbur shume kohe me pare. Tashme klinika nuk egziston dhe ajo s'ka se fare te djege me. Ishte pikerisht kjo force shkaterruese brenda saj qe me terhiqte dhe me mbante per vete. Leora eshte si nje ujevare e furishme qe te mbyt me shkumen e saj dhe...
Ajo ma kap doren, ndoshta sepse nuk deshiron te degjoje me, ose ndoshta ngaqe duke ma shtrenguar lehte kerkon te ruaje dika nga ai shkembim nxehtesie qe shkakton nje prekje e tille.
- Pse, - belbezon e pushtuar nga konvulsionet. - Cfare ka ajo me shume se une?
- Oh, Debora, ti je nje enderr e bukur, ajo eshte nje realitet qe me ben te enderroj, - them, pastaj largohem duke shpresuar aq shume qe nje dite te fryje ere.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Tregim nga REMO KOCIU

Mesazh  Sponsored content Today at 1:28 pm


Sponsored content


Mbrapsht n krye Shko posht

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi