Tefta Tashko Koco

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tefta Tashko Koco

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 13, 2008 5:42 pm

Tefta Tashko Koco, nje ze qe nuk shuhet kurre!

Bija e patriotit te njohur Thanas Tashkos dhe e Eleni Zografit, lindi ne qytetin Fajum te Egjiptit me 2 nentor 1910, ku i ati kishte emigruar dhe mbante buze liqenit te atij qyteti nje restorant te vogel i cili ishte bere qender ku mblidheshin patriotet shqiptare nga i gjithe Egjipti
Thanasi te gjithe femijeve te tij te shumte (4 djem dhe 3 vajza). u mundua t'u jape edukate patriotike dhe arsim te pershtatshem, femijet , kujdesin e babait te tyre patriot e justifikuan me punen e tyre ne dobi te Shqiperise. Dy prej tyre u bene njerez te artit. Tefta artiste klasike kurse Anastasi (Arturi) muzikant dhe piktor me ze. Thanasi vdiq ne Fajum me 1915. Eleni se bashku me femjet, me 1921, u vendos familjarisht ne Korce, ne vendlindjen e saj. Ne ato vite ne Korce. kishte filluar te zhvillohej, ndonese e vaket, nje fare jete artistike. Atje vepronte " Banda e vatre's", ishte krijuar shoqeria "Shoqeria e Arteve te Bukura" dhe grupi "Lira", si dhe disa grupe te vogla artistike. Keshtu ne vitet 20-te, kur Tefta vjen ne Korce, gjen atje nje aktivitet jo te paket artistik.

Ne dasmen e nje kusheriri te vet Tefta kendoi disa kenge. Nje profesor muzike qe e degjoi, mbeti i habitur nga zeri i kesaj vajze, qe ende nuk i kishte mbushur 16 vjetet. Interesohet qe ajo te aktivizohet ne grupet artistike te qytetit ku se bashku me Jorgjia Filen (Truja) filluan te marrin pjese ne shfaqjet artistike. qe organizoheshin kohe pas kohe ne qytet. I paharruar do te mbetet per te dhe J.Filen koncerti i dhene ne Drenove, me 26 qershor 1926, ku paten sukses te madh. Ben pjese ne korin e shkolles qytetese, ku eshte edhe soliste. Keto aktivitete te vogla artistike percaktuan fatin e ketyre dy vajzave korcare, te cilat me vone do te beheshin yje te artit vokal shqiptar. Nisen per studime ne degen e artit vokal muzi-kor. Tefta ne shkollen e mesme muzikale ne Montelie te Fran­ces, ndersa Jorgjia ne Konservatorin "Santa C^ecilia" te Rome's. Me 1930 merr ftese nga grupi himariot i Neco Mukos per te inci-zuar disc pjese popullore shqipe, ne Paris. Ftese, te cilen ajo e pranon me gezim. Shkon menjehere ne Paris dhe incizon se bashku me ta disa kenge. Ne vitin 1931 ajo mendon te regjistrohet ne Konservatorin e Parisit. Ne fakt futet ne Institutin e Larte te Muzikes, ku pati per " Maestro" profesoret Zhan Sere dhe Leo Bermandin. Kur ajo perfundoi vitin e pare, organizohet ne Paris konkursi i kengetareve lirike ne te cilin merr pjese edhe Tefta, dhe fiton cmimin e dyte. Ndersa ne konkursin per te ne shtator 1931, a.]o pranohet me unanimitet, dhe te gjithe pjesetaret e jurise votuan njezeri per kengetaren shqiptare. Nga 127 kandidatet e paraqitur, fituan te drejten e pranimit vetem 17 prej tyre.Nder te paret radhitet emri i Tefta Tashkos (nga 4 te huaj ajo figuron e para).

Pedagoget e Konservatorit e paraqesin Teften si artiste te shquar, qe e pret nje e ardhme e shkelqyer. Gjate kohes se stu-dimeve ne Konservator, ajo pati veshtiresi te shumta, mbi te gjitha ekonomike, te cilat ajo i perballoi me vullnet te hekurt e kembenguljen e saj karakteristike, te cilat me vone kengetari K. Antoniu do t'i parcaktoje : Tefta ka vullnet te tmershem"! Jep ne kete kohe, rregullisht, koncerte ne eniisionet muzi-kale te Parisit dhe merr pjese ne disa konkurse, ne te cilet gjithmone fiton nje prej cmimeve kryesore. Tashme artistja shqip­tare afirmohet ne rrethet artistike te Parisit. Jep shfaqje ne "Opera komike" te Parisit. ku vleresohet lart ne rolin e Cju-cju Sianit ne operan Baterllaj te Xh.Pucinit. Kur ajo behet gati, mbas 8 vjetesh largimi nga atdheu, te kthehet pergjithmone i vjen propozimi prej drejtorit te Operas Metropoletan te Njujor-kut Xhonson, i cili deshiron ta clegjoje para se ta pranoje ne ko-lektivin e njeres prej operave me me ze ne bote, propozim dhe oferte te cilin e enderonte dhe e desheronte gdo artist. Zeri i atdheut e therret. Ajo nuk ka harruarr kurre se eshte e bija e Thanas Tashkos, nuk ka harruar se populli i saj ka nevoje per zerin e saj, per kengen qe ajo kendon. Sakrifice e pashembullt te refuzosh Metropolitanin dhe te vish ne nje vend ku nuk kishte as piano, dhe as salle per te kenduar artistet lirike, For Tefta eshte e vendosur. Atdheu e pret ne gjirin e vet dhe bija e tij vjen dhe vendoset ne te.

Ne vitin 1935 ajo kthehet ne Shqiperi. Korca e priti bijen e saj me krahehapur. Filluan pergatitjet per organizimin e koncertit te mireseardhjes. Ai u dha me 26 nentor 1935 ne sallen e palestres "Leku i nxenesit" (palestra prane Mitropolise). Suksesi qe i plote. Duartrokitje te parreshtura, thirrje, "Bravo, bravo Tefta, na nderove Tefta" etj etj. Ishte nje koncert, qe per kengetaren e re ishte kuptimplote. Korca e saj i dha kurajo, i dha besim te vazhdonte rrugen e nisur. Dhe keshtu me radhe, dy koncerte u dhane ne kinema "Gloria" dhe po ai sukses edhe ne qytetet e tjera. Populli i saj e ledhatoi, e pergezoi dhe e inkurajoi bijen e vet ne rrugen e veshtire, por te lavdishme te artit. Ne vitin 1936 shkon perseri ne Paris ku mbron me sukses dhe me nota te shkelqyera diplomen. Nga Parisi shkon per specializim ne Rome, prej ku kthehet perfundimisht ne atdhe. duke vazhduar pa nderprerje aktivitetin e saj, duke u here ne kete menyre artistja me popullore e me e njohur, e cila per nje kohe te shkurter me ken get popullore e klasike te kenduara me mjeshteri te larte, u be e aferm dhe e dashur per zemren dhe veshin e cdo shqiptari.

Te punoje si ajo, ne ato kushte te veshtira, duhej guxim. Cdo koncert i dhene prej saj. ne cdo qytet te Shqiperise, shndrohej ne feste te vertete. Mjafton te permendim pritjen e ngrohte qe i behet asaj ne Shkoder nga populli i qytetit dhe orkestra frymore e udhehequr nga Preng Jakova. Me 8 qershor 1938, bashke me M.Krajen japin koncert ne kinema "Gloria" ne Tirana, ku bashke me to kendoi edhe dja-loshi nga Boboshtica e Korce's Kristaq Koco, i porsaardhur nga Rumania. Te tre artistet u pelcjyen dhe u duartrokiten. Shtypi i kohes e vleresoi shume kete koncert. Ky artist i ri e plot talent, u be me vone bashkeshorti i artistes sone te shquar. K.Koco perfundoi studimet e Milanos dhe u kthye ne Shqiperi. Tefta e priti me urrejtje pushtimin fashist te Shqiperise. Ne koncertin e dhene bashke me M.Krajen, me 3 prill 1939, ne kinema "Gloria" ato kenduan kenge popullore dhe patriotike, te cilat ndezen flake zemrat e pjesemarresve dhe bene efektin e duhur. Kenget e kenduara nga Tefta "Kroi i fshatit tone", "Ishin dy kunata", "Ku po shkon moj goce e vogel". "Dola ne penxhere" e shume te tjera, kane mbetur e do te mbeten te pahanuara. Kur shkruaj keto radhe per kete artiste te shquar, nuk mund te mos sjell nder mend disa kujtime te asaj moshe te vegjelise, kur per here te pare degjova zerin e saj, "rob i te cilit kam mbetur edhe sot e gjithe diten, pas shume vitesh". Ne qytetin tim ne Korce, ishte nje kinema e vogel, por shume komocle qe quhej "Lluks". Ndodhej atje ku sot, ne anen jugore, ndodhet cepi i ish MAPO-s se qytetit. Ne kete kinema shkonim shpesh me shoke't e moshes. Para fillimit te filmit ishte bere rregull qe pronari vinte disqe me zerin e Teftes, Ne ate kohe nje film, per arsye te komunikacionit te veshtire, jepej shume here radhazi, por ne per te degjuar zerin e Teftes, nuk pyesnim e shkonim e degjonim kenget e kenduara prej saj. panvaresisht se filmin e kishim pare 5 apo 6 here.

Me vone, gjate studimeve jashte shtetit, shkoja vazhdi-misht ne shfaqjet operistike. Kendonin soprano te njohura e rne ze brilant, por une e krahasoja zerin e tyre me ate te Teftes, qe kisha degjuar shume vjet te shkuara ne kinema "Lluks", dhe per cudi zeri i saj me tingellonte me i embel, me i afert dhe inter-pretimi i saj me i persosur. Edhe sot e kesai dite kur e degjoj ate te interpretoje "Folie Folie" arien e Violetes nga Traviata ose ate te Lejlase nga "Peshkataret e Perlave" te Bizese. me plot gojen them se zeri i Teftes eshte i rralle dhe se eshte fat i Korces qe i dha Shqiperise nje artiste kaq te madhe, qe vdekja e n'embeu shume te re, ne moshen 37 vjec.are, me 30 dhejtor 1947 pa the'ne ende fjalen e fundit ne skenen operistike shqiptare.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tefta Tashko Koco

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 13, 2008 5:43 pm

Flet djali i kėngėtares Tefta Tashko Koēo

“E vėrteta e vdekjes sė babait”

Blerina Goce

Ndihet krenar qė ėshtė i biri i njė kėngėtareje si Tefta Tashko Koēo, por njėkohėsisht ndjen edhe pak dhimbje qė nuk mundi ta kishte pranė teksa rritej. Eno Koēo, dirigjenti qė prej vitesh jeton nė Angli, ėshtė kthyer nė Shqipėri, duke dashur tė qėndrojė afėr miqve e shokėve, tė cilėt ka kohė qė nuk i ka takuar. "Vij shpesh nė Tiranė, por gjithmonė i zėnė me punė. Kėtė radhė kam vendosur thjesht tė rri dhe tė bisedoj me miqtė e mi. Kėshtu qenka mė mirė", thotė ai, teksa kujton nėnėn e tij nėpėrmjet kėngėve dhe fjalėve qė tė tjerėt i kanė thėnė pėr tė.
Cila ėshtė ajo gjė qė ju bie menjėherė ndėrmend kur flitet pėr nėnėn tuaj. Si e kujtoni atė?
Kur nėna vdiq, mė 1947-ėn, nuk i kisha bėrė ende tė pesė vjetėt. Dy vitet e fundit kur nėna ishte nė spital e sėmurė nga kanceri, kontaktet nuk ishin tė shpeshta dhe tė them qė kam kujtime tė gjalla kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Mė kujtohet si nė mjegull vetėm kur kemi qenė njėherė nė Teatrin Popullor dhe pasi u hap njė perde e kuqe, doli njė violinist. Mė vonė mėsova se ka qenė njė violinist jugosllav. Edhe babai pėsoi tė njėjtin fat dy vjet mė vonė, kėshtu qė imazhet pėr prindėrit e mi do t'i merrja kryesisht nga tė afėrmit apo miqtė, bashkėmoshatarė tė prindėrve. Nė fėmijėrinė time, qė nė fakt ishte e vėshtirė dhe mė vonė jetova shumė me kujtimin e nėnės, me delirin e saj dhe me ato qė tė tjerėt mė thoshin pėr tė. Gjithnjė mė ka ndjekur figura e saj. Tek unė u krijua imazhi i nėnės, nėpėrmjet zėrit qė e dėgjoja nė disa pllaka gramafoni tė vjetra, si dhe nga artikujt e gazetave, kujtimet e atyre qė e kanė njohur. Mė pas pashė dhe kuptova qė ky imazh nuk ishte thjesht kaq, por filloi tė konkretizohej duke lexuar letrat qė nėna i shkruante babait gjatė kohės qė ishte nė Francė, apo vogėlsira tė tjera tė jetės, qė e bėjnė tė prekshme dhe e konkretizojnė imazhin e saj.
Ēfarė ju bėn mė shumė pėrshtypje nga kėto kujtime tė thėna nga tė tjerėt apo tė lėna nė letra?
Kujtimet qė bashkėmoshatarė dhe njerėz tė shquar qė e kanė njohur nga afėr mė kanė thėnė shpesh, si Lasgush Poradeci, Jorgjie Truja, Mitrush Kuteli, Odise Paskali etj. Ndėr ngjarjet e spikatura tė fėmijėrisė sė Teftės, tė cilėn ma ka treguar Jorgjie Truja ėshtė takimi me Fan S. Nolin nė Korēė mė 1921.
Odise Paskali ishte mė i rezervuar, tepėr i rezervuar nė biseda me karakter delikat. Ē'dinte dhe ē'ndjente pėr Teftėn ai i la nė dy portretet nė gips.
Po pėr sa i pėrket kohės kur nėna juaj ka qenė pėr studime nė Francė, ēfarė mund tė na thoni?
Mė 1921-shin, familja e Teftės, 6 vjet pasi vdiq babai, u zhvendos nga Egjipti nė Korēė. Tefta ishte mė e vogla e fėmijėve, jetoi me tė ėmėn, qė ishte nga familja e Zografėve. U vendosėn nė njė shtėpi, qė tani ėshtė hotel. Nė atė moment ishte Mihal Grameno, njė nga ata njerėz qė kanė influencuar qė Tefta tė marrė bursė nė atė kohė. Kėshtu, pėr herė tė parė njė vajzė 17-vjeēare shkon nė Francė bashkė me nėnėn, Elenin. Ishte mosha kur fillojnė dashuritė e para dhe Tefta ishte nėn patronazhin e sė ėmės. Pėr periudhėn e qėndrimit tė Teftės nė Francė (ajo jetoi atje sė bashku me nėnėn, vėllain Alekon dhe njė pjesė kohe edhe me tė motrėn, Katinėn). Sokrat Mio jo vetėm si koleg artistik, por edhe si mik i afėrt i saj, dinte mė shumė se kushdo tjetėr rrethana intime tė familjes Tashko nė Paris. Ēdo herė qė e takoja Sokratin mė rrėfente episode tė reja tė jetės nė Paris, Korēė apo Tiranė. Njėherė ai mė tha: "Kishim shumė miqėsi me Teftėn. Unė s'mund ta dashuroja. Kur i dhurova njėherė njė tufė manushaqe nė Paris, Lenka, e ėma e Teftės, u nxeh sepse nuk deshi qė t'i jepnin djemtė dhurata". Mio thoshte se nėna ishte kokėfortė nė atė tė sajėn, donte me ēdo kusht tė arrinte njė qėllim tė caktuar, gjė qė e shoqėroi gjatė gjithė jetės sė saj. Pra, ajo pati njė jetė-luftė.
Cila ėshtė kėnga e parė qė keni dėgjuar ta kėndojė nėna juaj?
Qė fėmijė i vogėl jam rritur me kėto kėngė. Nuk mund tė them se cila kėngė mė pėlqen mė tepėr. Kėngė qė i dėgjoja nė gramafon. Unė pothuajse tė gjitha kėngėve ua di fjalėt dhe muzikėn. U rrita me kėto kėngė dhe pastaj ishte e natyrshme tė shkruaja pėr kėto.
Cilėn prej kėtyre kėngėve keni mė pėr zemėr?
Ēuditėrisht janė disa kėngė shkodrane, megjithėse Tefta ishte nga Korēa. Por ajo kėngė qė unė kam veēanėrisht pėr zemėr ėshtė "Kenke nur i bukurisė". Ėshtė kėngė qė herė pas here ka tinguj tė ngadalshėm, me alto tė bukura e herė-herė pasionale. Mbase-mbase nuk ėshtė aq shkodrane, por ėshtė shumė e ndjerė nė vazhdėn e atyre kėngėve ku shprehja emocionale ėshtė shumė mė e rėndėsishme se sa fjalėt. Por edhe kėngėt e Elbasanit e padyshim "Dola nė penxhere", qė ka dy variante shumė tė bukura e tėrė gjallėri e atmosferė. Timbri i saj ėshtė koloristik, me njė lloj transparence dhe akuarel ku kishte dramacitet tė madh tė ndikuar edhe nga Franca ku studioi. Ajo kėndoi edhe opereta, arie, kėngė tė kėsaj natyre, ku intonacioni i lindjes ishte i njė natyre ekzotike. Dua tė shtoj se jam nė fazėn e pėrgatitjes sė dy disqeve, tė cilat shpresoj qė nė tė ardhmen t'ia ofroj publikut shqiptar. Janė kėngė tė pėrpunuara bukur, sipas stilit tė kohės.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tefta Tashko Koco

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 13, 2008 5:43 pm

Nė sytė e njė poeti

"Lasgush Poradecit i pėlqente shumė tė bisedonte pėr Teftėn dhe mjaft kujtime nga goja e tij i kam mbajtur me kujdesin mė tė madh", kujton djali i kėngėtares sė madhe, Eno Koēo. "Thanas Tashko vinte pėr gjah pėr luanė, pėr pantera. Shtėpinė e kishte tė shtruar me lėkura tė luanėve", mė tha njė ditė pėr tė atin e Teftės, gjyshin tim. Pas njė pauze tė shkurtėr deklaroi: "Tefta ishte artiste qė donte tė bėnte art, jo tė ushqehej. Ajo s'e bėnte kabull tė hynte profesoreshė nė gjimnaz, donte tė jetonte me fitimet e koncerteve. Ishte e bukur, elegante. Nga Tefta u bėra shok me vėllezėrit e saj. Ajo mori ēmim tė dytė nė Paris, sepse zėrin nuk e kishte me volum tė madh. Unė s'jap informata pėr Teftėn, unė jap zemrėn. Ne ishim shokė, jo miq. Nė njė letėr qė mora nga Milanoja, ku ishte vendosur shoqėria diskografike angleze "Columbia", Tefta mė shkruante se kishte lidhur kontratė me ta dhe qė pėr poezitė e kėngėve qė ajo kishte incizuar deshėn tė mė jepnin para. Pėr kėtė gjė mė dėrgoi njė formular pėr ta mbushur, por unė s'pranova ta mbush".

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tefta Tashko Koco

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 13, 2008 5:44 pm

Pasaporta

Emri: Tefta
Mbiemri: Tashko (Koēo)
Vendlindja: Misir (Egjipt)
Data e lindjes: 2 nėntor 1910
Data e vdekjes: 22 dhjetor 1947
Vitet 1935-1939 kanė qenė vitet e njė pune tė madhe artistike tė saj. Mė 1935-ėn, pas kthimit tė saj nė atdhe, Tefta jep koncertin e parė tė saj nė Korēė, ku korri sukses tė madh. Kjo periudhė shoqėrohet me koncerte edhe nė shumė qytete tė tjera tė Shqipėrisė. Tė njohura janė kėngėt: "Kroi i fshatit tonė", "Dola nė penxhere", "Kur mė vjen burri nga stani", "Oh, ku po shkon moj goce e vogėl", "Ishin dy kunata, moj zonje", "Zare trėndafile" etj. Nderoi vendin nė skenat e huaja, duke interpretuar me sukses role nga operat "Traviata", "Bohemė", "Berberi i Seviljes", "Peshkatarėt e perlave" etj. Pas vdekjes, Tefta Tashko Koēos i ėshtė dhėnė titulli "Artiste e Popullit", si dhe pėr nder tė saj jepen ēmime e organizohen konkurse.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tefta Tashko Koco

Mesazh  Sponsored content Today at 9:43 am


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi