15 artistė nė kronikėn e zezė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15 artistė nė kronikėn e zezė

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 13, 2008 5:45 pm

Jo gjithmonė janė objekt i kronikave kulturore. Kur bėhen "autorė" ose "viktima", kalojnė nė faqen e kronikės sė zezė. E ndėrsa tė parat mbartin lavdinė e sukseset, tė dytat mbartin momentet mė tė vėshtira tė jetės sė tyre. Janė 15 artistė tė cilėt janė bėrė objekt i kronikave tė zeza. Kronika mė e hershme lidhet me kėngėtaren Vaēe Zela, e cila u ndodh para hajdutit qė do i vidhte shtėpinė. Ndėrsa mė e fundit ėshtė ajo e Liljana Kondakēi, e cila u arrestua pak ditė mė parė nė Itali, pasi iu gjetėn rreth 4 kilogramė lėndė narkotike. Ka pasur artistė tė cilėt janė ndodhur nė tė dyja anėt e historisė, nė atė tė viktimės e nė atė tė autorit. Bujar Qamili ėshtė gjendur nė shtėpinė e tij "tė zhveshur" fill pasi ishte kthyer nga njė dasmė ku merrte pjesė edhe hajduti qė ia kishte bėrė gjėmėn. Por kėngėtarit tė muzikės popullore, i ka rėnė rasti tė gjendet edhe nė njė fatkeqėsi tė shkaktuar pa dashje dhe pėr tė cilin nuk pati faj. Njė aksident automobilistik i shkaktuar prej tij, ka bėrė qė tė humbė jetėn njė banor 64 vjeē nga Malėsia e Madhe. Po nė tė njėjtėn situatė ėshtė gjendur edhe humoristi i madh shqiptar Sejfulla Myftari. Ai u dėnua nga gjykata pėr njė aksident qė i shkaktoi vdekjen njė banori tė fshatit Poshnjė tė Beratit. Ndėrkohė, Viktor Zhusti e Koēo Devole janė pėrballur me akuzat ndaj drogės. Por ka pasur edhe kronika tė cilat kanė lajmėruar vdekjen e hidhur tė tyre.

Cekja pėrfundon nė qeli

Humoristi i njohur i skenės shqiptare, Sejfulla Myftari, ose siē njihet ndryshe, Cekja, nė 18 tetor tė vitit 2003 pushtoi tė gjitha ekranet e televizioneve nė Shqipėri. Por kėsaj here teleshikuesit nuk e panė nė ndonjė komedi ose nė ndonjė skeē tė ri, por nė edicionet kryesore tė lajmeve. Kjo pėr arsyen se Myftari aksidentoi pa dashje me automjetin e tij, nė fshatin Poshnje tė Beratit, Minella Kumuraku, banor i kėtij fshati. Cekja u dėnua nga Gjykata e Beratit me 9 muaj burg dhe njė vit heqje patente. Dėnim qė iu konvertua aktorit tė njohur me dy muaj burg pas ulje i 1/3 tė dėnimit, pas pranimit tė akuzės dhe kohės sė paraburgimit. Cekja do tė pushtonte pėrsėri edicionet e lajmeve vetėm pak ditė pas aksidentit, kur nėpėrmjet televizionit i kėrkoi familjes sė viktimės njė falje publike. Sipas aktorit tė njohur, ky ishte njė nga momentet mė tė vėshtira tė jetės sė tij.

Aksidenti i Bujar Qamilit

Kėngėtari I njohur shkodran ėshtė bėrė dy herė objekt i kronikės sė zezė. Njė herė si viktimė dhe njė herė si autor. Nė Janar tė vitit 2002 ai ėshtė gjendur i pėrfshirė nė njė aksident rrugor. Ai ka pėrplasur njė kėmbėsor. Kėmbėsori ka gjetur vdekjen e menjėhershme. Fillimisht, Qamili ėshtė ndaluar nga policia, por ėshtė liruar. Ndėrkohė njė histori tjetėr ėshtė ajo kur hajdutėt I vodhėn shtėpinė. Nė vitin 1991, ndėrsa kėndonte nė njė dasėm nė Shkodėr, bilbili i kėngės shkodrane nuk e dinte qė pikėrisht njė nga dasmorėt kishte hyrė nė shtėpinė e tij pėr tė vjedhur. Kur shkoi nė shtėpi, kėngėtari nuk gjeti as televizorin, as manjetofonin e deri te tapeti. Hajduti u gjet nga shenjat e gishtėrinjve qė kishte lėnė nė derė.

Koēo Devole kapet me drogė

Ka kujtuar se ėshtė nė njė kamera tė fshehtė, por prangat e ftohta tė karabinierit tė veshur civil, e kanė bėrė tė mendojė ndryshe. Megjithėse rreth e rrotull tij, gratė bėrtisnin, ai ende vazhdonte tė mendonte se ishte kamera e fshehur dhe madje qeshte pėr mėnyrėn e realizimit. Vetėm kur i kanė vėnė prangat nė dorė, humoristi shqiptar, Koēo Devole, e ka marrė situatėn seriozisht. Ai ėshtė arrestuar nė Itali, mė 9 nėntor tė vitit 2003, pasi nė bagazhet e makinės me tė cilėn po udhėtonte pėr tė shkuar tek i biri, i ėshtė gjetur 5 kilogramė heroinė. Humoristi shqiptar ka qėndruar 8 muaj nė qelitė e njė burgu nė Rimini deri sa mė datė 23 qershor tė vitit 2003, pasi u vėrtetua pafajėsia e tij, Devole lihet i lirė. "Mund ta krahasoj me atė gozhdėn qė tė ngulet nė trup dhe megjithėse del, vrima mbetet gjithsesi", tha aktori nė njė intervistė dhėnė gazetės "Panorama", pasi u kthye nė Shqipėri.

Sulm Naun Shundi

tKėtė herė ėshtė ndryshe, pasi aktori nuk ka pėsuar vjedhje, por ka qenė pre e sulmit nga dy tė panjohur. Ngjarja ka ndodhur nė vitin 1996. Kėshtu nuk ka shpėtuar nga shkelmat dhe grushtet edhe aktori i Teatrit Kombėtar, Naum Shundi. Ky i fundit ėshtė sulmuar nga dy persona teksa kthehej nga shtėpia. Pasi dy tė panjohurit pėrveē "dhuratės" sė dhunės nuk menduan t'i jepnin mė shumė. Pasi pėrveē dhunės qė ka marrė aktorit tė njohur tė Teatrit Kombėtar nuk i ėshtė marrė nga xhepi asnjė qindarkė. Por kėtė sulm ndaj tij aktori nuk preferoi tė bėjė denoncim nė polici duke e mbyllur me kaq kėtė ngjarje. Ndoshta, Shundi ka menduar se policia ka halle mė shumė se tė merrej mė gjetjen e autorėve tė kėtij sulmi.

Zusi flijon veten

Kėngėtar i hard rrokut, Zusi, bėri veprimin mė fatal ndaj vetes. Shtypi i kohės e pėrcolli me dhimbje gjestin qė s'ishte aspak i pritur nga kėngėtari me pseudonimin Zusi. Nė mėngjesin e njė dite nėntori, atij i ka mjaftuar njė shkrepje karabine drejt vetes duke bėrė qė jeta e re tė shuhej pėrgjithmonė. Tė gjithė kolegėt e djalit janė shtanguar nga ai veprim i paapritur. Ndoshta gjendja shpirtėrore apo diēka mė tepėr e ka shtyrė atė tė bėjė aktin e dhimbshėm. Motivet e ngjarjes kanė mbetur mister edhe pėr tė afėrmit e kėngėtarit tė hard rrokut. Rasti i Rusit, duket se e prish zakonin sipas tė cilit artistėt e shijojnė jetėn shumė mė gjatė nga tė tjerėt. Nė historinė e artistėve shqiptarė, ėshtė ndėr rastet mė tė rralla me njė fund tė tillė tė jetės.

Inisi, “viktimė” e dashurisė

Inis Gjonit "show girl" i kanė kushtuar jo pak "dashuritė" e saj. Qė nga momenti kur emri dhe imazhi i saj ėshtė bėrė publik, ajo ka qenė shpeshherė personazhi kryesor i kronikave tė zeza. Bukuroshja qė tashmė ėshtė kthyer edhe nė njė regjisore e suksesshme ka provuar pėr disa orė dhe aromėn e njė qelie tė paraburgimit nė njė nga komisariatet e kryeqytetit. Pėrgjithėsisht ajo ėshtė munduar t'i kalojė nė mėnyrė "tė lehtė" duke menduar jo vetėm tė ruajė imazhin e krijuar me shumė mund ndėr kėto vite, por edhe tė qėndrojė korrekt mė institucionet e drejtėsisė nė vend. Ėshtė gjendur pėrpara hetuesve tė policisė pėr tė dhėnė dėshmi tė cilat do ta vinin nė vėshtirėsi cilindo person, jo mė njė artiste. Vajza e ekranit sė fundmi ėshtė bėrė objekt i mediave pėr shkak tė videos tė dalė nė qarkullim, e cila ka subjekt pikėrisht atė

.Keqtrajtimi i Ferdinant Radit

Ėshtė larguar nga jeta, por ende kujtohet ai rast kur nė gazeta u shkrua pėr aksidentin e tij. Parakalimi i njė makine dhe frenimi i saj i menjėhershėm, nuk kishte si tė mos kuptohej nga Radi si njė synim i hapur pėr tė dėmtuar. Tamam kėshtu i ndodhi atė pasdite tė 24 shkurtit 1998. Dy krahėt e thyer dhe plagė nė trup ishte epilogu i aksidentit tė dėshiruar pėr dy tė rinjtė. E sikur tė mos mjaftonte kjo, pronarėt e "Benzit" dolėn nga makina dhe me fjalė fyese nisėn tė tallen dhe ta kėrcėnojnė nėse do tė lajmėronte nė polici. Kjo ishte panorama e aktorit dhe regjisorit, qė kėtė shfaqje nuk e shkėputi dot nga shfaqja qė po jepej ato ditė nė Teatrin Kombėtar me titullin "Inspektori". Shprehja: "rublat qė iu siguroj janė mė tė pastėrta", patjetėr qė lidhej me aksidentin e bulevardit. Madje, njė organ shtypi do tė shkruante nė krye tė lajmit se ishte sulmuar simpatizanti i "Bashkimit pėr Demokraci". Ndoshta lidhjet e Radit me politikėn e kishin zanafillėn nė zgjedhjet e 29 qershorit 1997 ku ai kandidoi pėr Partinė Demokratike.

Vjedhja e ēiftit Mani

Nė verėn e viti 1992, ndoshta hajdutėt kanė menduar t'i vjedhin artistėt qoftė edhe njė herė tė vetme dyshe. Hetuesit qė kanė punuar nė atė kohė nė Prokurorinė e Tiranės tregojnė se teksa bashkėshortėt aktorė, Piro e Pavlina Mani ktheheshin njė mbrėmje nė shtėpi, janė shtangur nga mungesa e disa sendeve dhe objekteve nė dhomat e tyre. Dikush kishte hyrė nė apartament nga dritarja apo dera dhe nuk kishin harruar tė merrnin deri edhe mbulesa e perde. Ndėrkaq, denoncimi i bėrė nė polici nga dy artistėt e ekranit, nuk bėri mė shumė se kryerjen e njė procedure rutinė nga e uniformave blu, pasi askush nuk mundi tė zbulojė hajdutėt e artistėve Mani.

Alqi Boshnjaku bie nga hoteli

Njė fatalitet tragjik. Kėshtu do ta pėrshkruanin kolegėt aksidentin qė i ndodhi njė prej artistėve mė tė mėdhenj tė skenės shqiptare. Rekordmeni i teksteve tė kėngės sė lehtė shqiptare, Alqi Boshnjaku ka gjetur vdekjen, duke u bėrė njė lajm i hidhur pėr tė gjithė njerėzit dhe artėdashėsit shqiptarė. Njė rrėzim nga kati i dytė i njė hoteli nė Durrės, bėri qė tė merrte disa plagė tė rėnda, tė cilat i shkaktuan shembje nė kokė. Ndihma qė i dha Spitali Ushtarak nė Tiranė, ndoshta nuk ishte e majftueshme. Dhe pėr kėtė ai u pėrcoll nė Greqi. Por pikėrisht nė vendin ku jetonte prej kohėsh bashkė me vazjat e tij, Boshjaku mbylli pėrgjithmonė sytė.

Gėzim Nikės i vjedhin makinėn

Ishte gati tė kėndonte kėngėn "Shqipėri o nėna ime". Ishin orėt e vona tė natės sė 15 dhjetorit tė vitit 1998, kur kėngėtari popullor Gėzim Nika, ndėrsa do t'ia niste kėngės nė makinėn e tij, pėrballet me maskat tė cilėt ia vjedhin "Wolksvagenin" luksoz. Mė shumė jashtė shtetit se nė Shqipėri, njė muaj mė parė Nika e kishte marrė njė vendim. "Jeta ime i takon kėsaj toke" kishte vendosur mė nė fund kėngėtari nacionalist nė kėngė dhe nė jetė. Dhe kėshtu nga Amerika e largėt sė bashku me gruan dhe dy fėmijėt merr rrugėn pėr nė Tiranė. E ndėrsa propaganda e tij nė familjen e babait dhe tė vėllait vazhdonte, nuk i shkoi nė mendje se ēfarė do t'i ndodhte. Atė natė kthehej nė shtėpi ndėrkohė dy persona me maska i ndalin rrugėn, i drejtojnė tek koka kallashnikovin dhe i thanė tė linte makinėn. Vetėm dy ditė mė pas, njė avion i linjės Tiranė-New York mori nė bordin e tij edhe kėngėtarin shqiptar, i cili i mėrzitur nė kulm u betua se nuk do tė kthehej kurrė mė ku kishte lindur.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi