Alida Hisku

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Alida Hisku

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 13, 2008 5:47 pm

Alida Hisku rrėfen historinė e jetės sė saj

“Ditari qė mė largoi nga skena”

Blerina GOCE

Alida Hisku ėshtė nė qiellin e shtatė. Pas 25 vjetėsh ėshtė ringjitur nė skenė, duke pėrcjellė gati me tė njėjtin emocion kėngėn si nė Festivalin e 13-tė, kur kėndonte "Anės e pas anės o". Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Tirana Observer", kėngėtarja e shquar e viteve '70-tė tregon pėr herė tė parė pėrse e dėnuan tė mos kėndonte. Ditari mbi tė cilin u ngrit akuza e agjitacionit dhe propagandės dhe jeta e vėshtirė nė shtypshkronjė, largimi pėr nė Gjermani dhe jeta e re pas martesės me njė mjek gjerman.

Zonja Alida, keni bėrė njė performancė tė shkėlqyer nė spektaklin Kėngėt e Shekullit, a e kishit menduar ndonjėherė se ju do tė ringjiteshit njė ditė nė skenėn shqiptare?

Jo. Nuk e kisha menduar dhe as e kisha llogaritur qė mund tė mė mirėprisnin kaq ngrohtė dhe me zemėr. Nuk e pata llogaritur, mbase ngaqė kaloi edhe njė kohė shumė e gjatė. Nga kjo kohė mėsova diēka mė tė shtrenjtė; se dikur kam qenė dikush, kam lėnė gjurmė nė historinė e muzikės dhe populli nuk mė ka harruar. Populli tė harron nėse nuk lė njė emėr tė rėndėsishėm. Unė e pashė tani, qė ai mė donte dhe mė kujtonte.

Sa vjet kishit qė nuk kėndonit nė Shqipėri dhe ēfarė do tė thoshte kjo pėr ju?

Kisha njė ēerekshekulli, qė nuk kėndoja mė. Jam larguar nga skena qė nė vitin 1982. Mė larguan nga skena jo me dėshirėn time. Ka qenė njė brengė shumė e madhe, sepse isha si ajo lulja qė ėshtė gonxhe dhe ēel dhe mua nuk mė lanė tė lulėzoja. Isha 24 vjeē dhe tani jam 48 vjeē, nė vyshkjen time. Aromėn e bukurisė sime nuk munda t'ia jap popullit tim. Ėshtė njė brengė shumė e madhe qė nuk kthehet mė kurrė. Kam humbur 24 vjet, pjesėn mė tė bukur tė jetės sime. Njė njeri 25-vjeēar ėshtė i formuar si njeri, por mua nuk mė lanė tė jetoja jetėn time.

Kur dhe ku keni lindur, cili ėshtė arsimi juaj ?

Kam lindur nė Tiranė. Kam bėrė shkollėn 8-vjeēare, Liceun Artistik dhe mė vonė kam kryer njė shkollė profesionale. Kam punuar pėr 18 vjet me radhė nė shtypshkronjėn "Mihal Duri", si tipografe. Dėshira ime pėr tė kėnduar lidhej me atė qė doja tė argėtoja popullin, jo tė pasurohesha. Kjo tregon vlerėn time, krahas punės si tipografe. Pasi punoja gjithė ditėn dhe nė darkė isha e lirė shkoja tė kėndoja, pa fituar asgjė. Vetėm ana morale dhe kėnaqėsia qė ta kėnaqja kėtė popull, t'i jepja popullit atė qė i mungonte mė mbushte shpirtėrisht dhe mė shtynte tė vazhdoja. Doja t'i jepja popullit tim, atė qė popujt e tjerė e kishin tė lehtė ta fitonin. Kam dalė 6 vjeē nė skenė. Por nė njėfarė mėnyre, unė kam lindur me skenėn. Nėna ime, Fiqreti ishte krijuese e filarmonisė sė operės. Motra ime po ashtu kėndon, si edhe vėllai im, i cili ka qenė shok klase me Ardit Gjebrean dhe Inva Mulėn. Nė Festivalet e Fatosave gjithmonė kam marrė medalje, ashtu si edhe nė festivalet e fėmijėve nė Shkodėr. Isha vetėm 13 vjeē, nė klasėn e tetė, kur mė morėn nė festivalet e tė rriturve, pėr tė kėnduar bashkė me Vaēe Zelėn e Gaqo Ēakon, ku kam marrė ēmimin e dytė tė festivalit. Mbaj mend se nė natėn e parė mė kanė nxjerrė nė skenė me shallin e pionierit. Kam marrė pjesė nė festivale ēdo vit, deri nė 1982. Por pa mu rritur asnjėherė mendja. Deri ditėn kur u largova nga Shqipėria nuk jam ndarė nga kėnga. Unė e kam parė kėngėn si argėtim, jo si fitim. Pėr mendimin tim njė njeri qė do tė punojė, duhet tė merrej me punė qė tė jep diēka edhe materialisht. Kėnga mė dukej shumė e lehtė dhe nuk mendoja tė merresha gjithmonė me kėngėn, ta shihja si profesion.

Kur keni kėnduar pėr herė tė parė? A ju kujtohet personi qė ju afroi dhe tė tha se duhet tė bėnit njė provė se kishit zė tė mirė?

Ka qenė Robert Radoja, udhėheqės artistik nė Pallatin e Pionierėve dhe Fatosave, por edhe nėna ime e kishte kuptuar, atėherė isha aktivizuar qė nė kopsht. Mė kujtohet qė mė vinin te bredhi i Vitit tė Ri tė kėndoja. Gjithmonė kam pasur nė krah Robert Radojėn, qė ka qenė pianist nė Orkestrėn Simfonike; nė turne, nė festivale me tė. E kam pasur si baba.

Ēfarė ishte pėr ju pjesėmarrja nė Festivalin e Kėngės, ēfarė ju kujtohet nga momenti kur ju hytė nė skenė?

Emocion nuk kam pasur, se unė u rrita me skenėn. Skena ishte pėr mua njė pjesė e shtėpisė, qė e vogėl kur shkoja me mamanė nė prova. E zotėroja skenėn si njė fushė me lule ku lozin fėmijėt. Mu bė skena e dashur dhe atje jepja gjithēka qė kisha, lirisht, pa emocione. Ndihesha shumė e ngrohtė me skenėn dhe shumė e lirshme. Dhe kjo ndjesi mė ėshtė krijuar nė mėnyrė krejt natyrale. Sigurisht, pėrgjegjėsia nuk mungonte, sidomos kur mė thirrėn nė Festivalet e tė Mėdhenjve. Atėherė mu duk e ēuditshme dhe mendova: Nuk ka mundėsi!

Keni kėnduar kėngėn "Vajzat e fshatit tim", njė kėngė qė nė atė kohė kėndohej dhe pėlqehej nga tė rinjtė. A mund tė na kujtoni si u kompozua dhe si bashkėpunuat me kompozitorėt pėr tė realizuar kėtė kėngė?

Kam qenė 16 vjeē. Dikur festivali organizohej nė mėnyrė tė tillė qė mblidhte kėngėtarė. Kėta kėngėtarė i dėgjonin Vaēe Zela dhe Gaqo Ēako, sė bashku me komisionin dhe mė pas bėnin ndarjen e kėngėve sipas zėrit, pra pėrputhnin kėngėn me kėngėtarin. Mė kujtohet se nė fund fare kishte mbetur kjo kėnga,
"Vajzat e fshatit tim". Nuk e donte asnjeri, se ishte kėngė popullore dhe tė gjithė mundoheshin tė kėndonin kėngė ritmike, moderne. Unė e mora kėtė kėngė pėr miqėsinė qė kisha me kompozitorin Enver Shėngjergji, qė e kisha njohur para njė viti nė Festivalin e Studentit. Ai mė tha: Aman, dėgjoje pak kėtė kėngėn dhe ma kėndo. Ja kam marrė si kėngė tė dytė, nė mėnyrė shoqėrore, qė tė mos ia prishja. Pa pėrmendur qė nė atė kohė, punėtorėt si puna ime, kėngėtarė "joprofesionistė", merrnim ato qė tepronin. Kėshtu u bė lidhja jonė dhe nuk mendoja kurrėn e kurrės qė do tė fitoja me atė kėngė. Ishte shumė e thjeshtė dhe e kapa menjėherė. Nesėr e ke tė mbaruar i thashė Enverit.

Po nė momentin kur fituat ēmimin ēfarė pėrjetuat?

Mė kujtohet kur mora ēmimin e parė. Atėherė ka qenė Festivali i 15-tė dhe unė kam qenė 16 vjeē. Kam qenė shumė ēapkėne, si djalė nga natyra. Kam qenė shumė e hedhur, prandaj e hėngra. Ishte kėngė popullore. Kurrė nuk e kisha menduar qė do tė merrja ēmim tė parė me "Vajzat e fashatit tim". Kėndova dhe ika. Duke ecur nėpėr shkallė mė thirrėn dhe mė ndalėn dy regjisorė qė mė thanė: Hajde nė skenė! E ēuditur u thashė: E mbarova kėngėn. Ē'keni me mua? "Ka dhėnė urdhėr regjisori qė do tė kėndohen kėngėt edhe njėherė. Mė nxorėn nė skenė edhe njėherė dhe pasi mbarova sė kėnduari, mė thanė: Ju meritoni ēmimin e parė. "Jo nuk ka mundėsi", u thashė. "Po Vaēja ēfarė do tė marrė?". Harrova qė mė kishin lyer dhe fillova tė qaj. Mė rridhnin lotėt dhe u nxiva krejt nga tualeti. Nė ato ēaste harrova edhe rregullat e mirėsjelljes apo distancėn dhe iu hodha Ferdinand Dedės nė qafė. Mė kujtohet sesi dhuratė pėr ēmimin mora njė termus kinez dhe njė orė tavoline me njė pulė qė lėvizte kokėn. Tė nesėrmen pas festivalit tė gjithė kalamajtė e kėndonin kėngėn. Kjo ishte fitorja. E rėndėsishme ishte kjo gjė, sepse ēmimi harrohet, kėnga mbetet.

Ju ishit njė nga kėngėtaret mė tė reja qė u ngjitėn nė skenė pas dėnimeve nė Festivalin e 11-tė. A e quanit veten me fat qė ky fakt ju favorizoi pėr t'u afruar me kėngėn?

Patjetėr. Ishte njė fat pėr mua qė tė merrja pjesė nė festivalet e tė rriturve, por e vlerėsova kėtė fat dhe u mundova me shpirt dhe djersė qė t'i jepja njė kėnaqėsi popullit, jo pėr vete. Ky ka qenė gjithmonė drejtimi im. Qė tė zgjedh ato kėngė qė tė mbeten nė popull.

Cilėt kanė qenė njerėzit qė ju kanė mbėshtetur dhe afruar mė shumė pėr tė pasur sukses nė kėngė?

a pasur plot tė tillė. Jam njė njeri shumė tolerant dhe qė i ndihmoj shumė tė tjerėt.
Kjo tė bėn tė kesh shumė miq. Kam gjetur edhe ndihma nga tė tjerėt. Kanė qenė emra tė tillė si: Liljana Kondakēi, Ema Qazimi, Irma Libohova ( megjithėse ėshtė mė e re), kompozitorėt Agim Krajka, Avni Mula, Enver Shėngjergji, Kujtim Laro, Kastriot Gjini, Aleksandėr Lalo etj., ata tė cilėt mė kanė qėndruar afėr.

Shumė njerėzve u kujtohet se ju kur kėndonit mbyllnit sytė. Kjo ishte njė ndjesi pėr kėngėn, apo veprim qė lidhej me supersticiozitetin tuaj?

Ma kanė pėrmendur shpesh nė atė kohė kėtė mbylljen e syve. "Mundohu t'i mbash sytė hapur se nuk dukesh bukur", mė thoshin. Por ishte diēka e pakontrollueshme, njė kėnaqje e vetes sime qė kėndoja dhe atė kėnaqėsi t'ia prezantoja edhe dėgjuesve.
Dhe unė iu pėrgjigjesha "Nuk dal nė skenė pėr e bukur, por pėr t'ju kėnaqur". Kur mbyllja sytė kėndoja mė e qetė, mė ngrohtė, mė e sigurt. I vija rėndėsi jo bukurisė, por shpirtit, ndjenjės, botės sė brendshme.

Si ndihej Alida Hisku kur ecte rrugės nėpėr Tiranė, pas momentit kur u bė e famshme?

Ndjenjat janė tė papėrshkueshme. Mė dukej sikur fluturoja dhe jo sikur ecja. Ēdo njeri do tė mė ndalonte, do tė mė puthte, saqė njė farė kohe fillova tė mos eci nė rrugė, por tė marr autobus ose biēikletė qė tė evitoja takimet qė mė merrnin kohė. Mundohesha tė dilja kur errėsohej qė tė mos njihnin rrugės. Kjo jo nė kuptimin e keq tė fjalės, pasi mė jepte kėnaqėsi, por pėr arsyen qė thashė mė lart.

Cili ishte momenti qė ju thatė me tė vėrtetė qė ishit e famshme?

Nuk e kam quajtur kurrė veten tė famshme. Kam qenė thjesht njė punėtore e mirė.
Kam kėnduar pėr njėfarė kohe edhe me estradėn e shtetit. E kam shfrytėzuar ditėn nė maksimum dhe rrija 16 orė nė punė. Dilja nga shtėpia nė 6.00 tė mėngjesit dhe kthehesha nė 23.00 tė darkės. Edhe sot nė fjalorin tim nuk e kam fjalėn u lodha. Kisha njė shprehjen time karakteristike: Nata pėr gjumė, dita pėr punė. Nuk e ndieja lodhjen dhe isha shumė e qeshur dhe humorxhie. Ndėrsa pėr sa i pėrket kėngės e kam quajtur veten tė aftė, kur fillova seriozisht me Festivalin e tė Rriturve. Kam fituar dy -tre ēmime tė para njėri pas tjetrit. Pas "Vajzat e fshatit tim" thashė pėr herė tė parė tė marr njė kėngė me politikė "Kasollja e Galigatit" me tė cilėn po ashtu mora ēmim tė parė.

Nga kėnga, nė Shkollėn e Partisė. Pėr Alida Hiskun u kėrkua ta fusnin nė Shkollėn e Partisė?

Nė atė kohė mė kėrkuan nė Shkollėn e Partisė. Isha 18 vjeē kur u pranova nė radhėt e partisė. Mė dhanė teserėn e partisė, ngaqė isha punėtore, shkoja nė aksion. Ku nuk kam punuar. Nė atė kohė kam pasur edhe influencėn e babait, qė ishte sekretar partie nė tė gjitha shtypshkronjat e Tiranės. Ai mė frymėzoi tė futesha nė parti, por mė shtyu edhe dėshira ime. Isha kurioze si tip dhe thosha me vete: Ēfarė bėjnė kėto nė mbledhje partie? U futa edhe unė nė parti. Nė kohėn kur mė vdes nėna nė vitin '80-tė, vijnė pėr ngushėllim shumė nga tė partisė. Atėherė isha zgjedhur nė Komitetin Qendror tė Partisė. Pra, krahas punės e kėngės, iu futa edhe politikės. Duke pirė kafe nė dhomė; nga njėra anė ishte ulur Nexhmije Hoxha, nga ana tjetėr Fiqrete Shehu, Fiqretja mė thotė: Do tė keni qejf tė vini edhe nė shkollėn time? Kush ia kundėrshtonte fjalėn atyre! Mė tha qė tė hėnėn tė shkoja dhe tė paraqitesha tek ajo nė Shkollėn e Partisė. Atėherė ishte qershor, kurse ne do tė fillonim mėsim nė shtator. Kėshtu fillova nė Shkollėn e Partisė. Pasi bėra vitin e parė, nė fund tė vitit tė dytė, Fiqretja mė thotė: Unė do tė tė heq nga shtypshkronja, se puna atje nuk tė bėn mirė pėr shėndetin. Do tė tė fus nė Ministrinė e Kulturės nė marrėdhėnie me botėn e jashtme pėr kulturėn". Kėshtu ka qenė plani nė atė kohė. Pastaj bashkė me grupin e klasės na ēojnė nja tre muaj nė njė fshat tė Sarandės, ku do tė merreshim me punė fizike pėr t'u kalitur. Pastaj gjithēka u pėrmbys...

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alida Hisku

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 13, 2008 5:47 pm

Nga ngritja si njė yll, nė njė rrėzim absurd. Si e kujtoni atė historinė e ditarit?

Nė Sarandė isha nė dhomė me tri qelbėsira nga Vlora, Rrėsheni dhe Fieri. Mė kujtohet qė atė ditė, ishte 13 qershor, kishte plot njė vit qė kishte vdekur mami dhe isha shumė e trishtuar. Unė gjithmonė mendimet e mia i shkruaja nė njė ditar dhe kjo ishte krejt normale. Edhe motra ime kishte njė ditar. Mamaja na thoshte gjithmonė se ishte gjė e bukur tė mbaje ditar. Atė ditė nė ditar shkrova: Sot jam shumė e mėrzitur. Mė duket jeta skėterrė. Kėtu ha pula gur. Kėta tė shkretė flenė keq dhe rropaten gjithė ditėn. Tė nesėrmen ditari qė kisha nėn jastėk nuk ishte mė. Ma kishin zhdukur ditarin qė e kisha lėnė nėn jastėk. Ditarin ia kishin dhėnė profesorit tė Shkollės sė Partisė, qė e ēoi nė Komitetin e Partisė. Tė nesėrmen mė thonė: Do tė nisemi direkt nė Tiranė, se kėshtu na kanė thėnė me telefon. Mė nisėn nė Tiranė dhe atje mė thirrėn nė Komitetin e Partisė numėr 3. Fize Bozhegu mė tha: Keni thyer rregullat e partisė, ky ėshtė agjitacion propagandė. E kemi gjykuar tė dorėzosh teserėn e partisė. I futa njė tė sharė; i thashė qelbėsirė dhe shtova se nuk ia jepja teserėn e partisė. Atė teserė ia dhashė vetėm babait, tė cilit i thashė: Ti mė rrite, ty ta jap teserėn. Kurse teserėn e Komitetit Qendror e kam akoma me vete. Ma zhdukėn ditarin. Mė humbėn 25 vjet jetė, 25 vjet ditar. Mė zhdukėn bllokun e trashė, sa veprat e Enverit, bllokun qė e kisha bėrė vetė nė shtypshkronjė. Por mė ikėn edhe kujtimet e jetės. Pastaj m'i zhdukėn edhe kėngėt nga arkivi si kėngėtare, mė hoqėn nga puna, mė lėvizėn nga reparti. Si dėnim organizata e partisė mė hoqi dhe mė ēoi nė njė repart ku ishin punėtorėt e dėnuar. Fillova jetėn nga zeroja. Deri ditėn qė kam ikur kam punuar dhe e qepa gojėn. Mė zuri goja merimanga. U mundova tė kthehem nė njė tjetėr njeri. U zhgėnjeva nga jeta. Nuk gjej dot fjalė tė pėrcaktoj logjikėn e kėtyre njerėzve.

Flitet se keni shkruar diēka qė ju kishit dėshirė tė bėnit koncerte recitale dhe tė bėnit turne nė Shqipėri. Sa e vėrtetė ishte kjo?

Kėto kanė qenė ėndrrat e mia qė tė krijoja njė grup, njė kompleks. Njė kohė ka pasur njė kompleks tė rinjsh qė mė vonė u hoqėn si modernė, si kapitalistė. Ka qenė njė kompleks i "Petro Nini Luarasit" nė vitet '70 ku unė kam kėnduar, por vetėm kaq. Nuk e realizova ėndrrėn time. Tė kėndoja dhe tė bėja turne nė Shqipėri dhe jashtė shtetit, tė popullarizoja kėngėn shqiptare. Pėr herė tė parė kur kam dalė nga Shqipėria nga Titogradi isha 16 vjeē. Edhe atje ndihej ndryshimi me botėn e jashtme.Mė vinte keq kur kthehesha nė Shqipėri dhe thosha me vete: Ēfarė kanė mė shumė se ne kėta? Se nė atė kohė ne nuk na linin t'i mbanim flokėt mė tė gjatė se supet, sepse ishte shfaqje moderne. Edhe rrobat na i zgjidhnin ata. Ishte komisioni ku duhej tė kaloje si dele. Ēdo gjė kontrollohej nė pe tė gjilpėrės. Tė arrije sukses nė atė kohė, nuk ishte si sot. Kėndoja me tekst tė shkruar nė dorė, sepse ēdo ditė ata e ndėrronin tekstin kur gjenin ndonjė gjė qė nuk iu pėlqente, apo nuk iu shkonte pėr hije....

Jeteshkrimi

Emri: Alida
Mbiemri: Hisku
Datėlindja: 20 qershor 1957
Vendlindja: Tiranė
Shkollimi: Pasi pėrfundon shkollėn tetėvjeēare, Hisku vazhdon Liceun Artistik dhe mė pas edhe njė shkollė profesionale.
Idhulli: Vaēe Zela

Ēmimet

1970: 13 vjeē nė festivali e nėntė, merr ēmimin e dytė. Kompozimi Agim Krajka "Portret Heroine"

1971: 14 vjeē nė festivalin e 10-tė, merr ēmimin e dytė. Teksti Dritėro Agolli "E Paharruara"

1973: merr pjesė nė festivalin e 12-tė dhe fiton ēmimin e dytė. Me kėngė tė Josif Mingės "Agimi i Kuq"

1974: merr pjesė nė festivalin e 13-tė dhe fiton ēmimin e parė me kėnngėn "Vajzat e fshatit tim". Kėngė e Enver Shėngjergjit, teksti Zhuliana Jorganxhiu

1975: merr pjesė nė festivalin e 14-tė tė kėngės dhe fiton ēmimin e parė me kėngėn "Buka e duarve tona". Muzika Kujtim Laro, teksti Xhevahir Spahiu

1979: merr pjesė nė festivalin 18-tė me kėngėn "Nėntori i Lirisė", e fiton ēmimin e dytė, nė njė duet me Lindita Theodhorin. Muzika Limo Dizdari, teksti Koēi Petriti

1980: merr pjesė nė festivalin e 19-tė dhe fiton ēmim tė dytė me kėngėn "Njerėzit e agimeve", nė njė duet me Irma Libohovėn.
Interpretimi dhe emocionet e kėngėtares nė mbrėmjen e sė hėnės

“100 Kėngėt e Shekullit” kthen Hiskun nė skenė

Pas gati 25 vjetėsh ajo rikthehet nė skenėn shqiptare, nė spektaklin e organizuar nė Tv "Klan", "100 Kėngėt e Shekullit". E ftuar nga organizatorėt e kėtij spektakli me regjisor Bledar Laēon, Hisku u shfaq para publikut mė e emocionuar se kurrė.
Rijetoi edhe njėherė ato vite kur kėndonte nė Festivalet e Kėngės dhe atė muzikė qė bėri tė mos harrohej. Gjithēka ka ndodhur pas telefonatės dhe ftesės sė bėrė nga kompozitori Ardian Hila, i cili nė mėnyrė se si e ka konceptuar spektaklin ka pėrfshirė kėngėtaren nė projektin e vet. Vetė Hisku kėndoi njė kolazh mjaft interesant me kėngėtarėt e tjerė qė merrnin pjesė nė "Kėngėt e Shekullit", duke sjellė edhe njė herė emocionet e viteve shtatėdhjetė, kur Alida Hisku bėnte qė publiku tė duartrokiste pėr tė shumė gjatė. Vetė Hisku kėtė e pėrshkoi me njė emocion shumė tė veēantė dhe e bindur se ajo nuk kishte mė punė me skenėn; ky ishte njė rikthim dinjitoz. Pikėrisht pas kėtij suksesi ajo tashmė mendon qė brenda kėtij viti tė realizojė njė spektakėl me kėngėt e repertorit tė saj, pikėrisht pėr publikun shqiptar. Alida Hisku do tė mbahet mend gjatė pėr interpretimin e saj mjaft tė ndjeshėm.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alida Hisku

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 13, 2008 5:48 pm

Kėngėtarja Alida Hisku, rrėfen jetėn e saj

“Arsyet qė mė larguan nga Shqipėria”

Blerina GOCE

Nė pjesėn e parė tė intervistės sė njė dite mė parė, dhėnė pėr "Tirana Observer", kėngėtarja Alida Hisku ka rrėfyer pėr pjesėn mė tė vėshtirė tė jetės sė saj: atė tė dėnimit pėr tė mos kėnduar mė dhe pėr ditarin e zhdukur. Ndėrsa sot, ajo zbulon pėr herė tė parė prapaskenat e festivaleve tė kėngės. Kush ishin kėngėtaret xheloze dhe ziliqare qė "e pėrēmonin" si "tė papėrvojė" dhe tė vogėl. Cilėt ishin pėrkundrazi, ata njerėz qė e mbėshtesnin dhe qė ajo i vlerėsonte nė mėnyrė tė veēantė. Kėngėtarja e njohur e viteve '70-tė, Alida Hisku, rrėfen pėr veten e saj, jo thjesht si dikush qė nuk e lanė tė shpaloste talentin, por si njė njeri me brengat, emocionet dhe dashuritė e veta. Jeta artistike e viteve '70-tė, xhelozitė dhe fitoret, martesa me burrin e parė nė Shqipėri dhe jeta e re nė Gjermani, vijnė pėr herė tė parė nė njė intervistė pėr "Tirana Observer".
Flitet se dėnimi juaj lidhej edhe me xhelozinė qė shprehnin kolegė tė tuaj nė atė kohė, falė nivelit tėnd profesional. A mund tė na thoni si ėshtė e vėrteta dhe cilėt janė kėto kėngėtare apo kėta kėngėtarė?
Unė i shikoja koleget dhe kolegėt e mi me syrin e tolerancės. Megjithatė pėr mua ka qenė shumė ambicioze Zyliha Sina; e mbante veten pėr tė bukur. Grindje me kėngėtarėt nuk kam pasur, madje as me Zylihanė. Konkretisht nuk mė pėrfillnin shumė, se kam qenė punėtore e shkurtėr, e vogėl; nuk u dukesha ndonjė kafshatė e fortė. Vetėm kur dilja nė skenė e bėja bam. Nuk e di se ē'mund tė bėnin mbrapa shpine, por unė nuk kisha lidhje me asnjė kėngėtar, pėrveē natės kur dilnim nė festival. Me Liljana Kondakēiun dhe mė pas edhe me Ema Qazimin kemi qenė fqinjė, por nuk ėshtė se rrija shumė me to, pėr arsye se isha edhe nė punė. Gjithsesi u mundova qė me to tė kaloja mirė.
A mund tė na thoni si ishte atmosfera nė atė kohė mes grupeve tė artistėve, a kishte harmoni dhe si shiheshin me njėri-tjetrin?
Artistėt ishin ndarė nė dy grupe: profesionistė dhe amatorė. Jo tė gjithė i shikonin kėngėtarėt e rinj me shpirtin e bamirėsisė. Jo tė gjithė iu zgjasnin dorėn pėr t'i ndihmuar. Ka qenė njė mospėrfillje xhelozie; ēdokush e mbante nė vetvete pa e shfaqur dhe mundohej t'u shmangej kėngė-tarėve tė rinj. Unė isha nė grupin e amatorėve, rrija gjithmonė me ata qė ishin tė rinj nė festivale, se me ta merresha vesh mė mirė. Nuk e kam hequr kurrė veten si profesioniste, por gjithmonė jam pėrpjekur tė ul kokėn dhe tė mėsoj, ose ta vjedh nė mėnyrė tė padukshme atė qė doja. Kėshtu, i shkoja Vaēes pas nė dhomat e provave. Nėpėr dasma kėndoja gjithmonė kėngėt e Vaēes. Unė e adhuroja atė. Nuk kam bėrė konservator muzike, por shikoja Vaēen te dhoma e provave, prapa skene, si e hapte dhe si e mbyllte zėrin e "vidhja" nga mėnyra se si ajo punonte me kėngėn.
Cili ishte kėngėtari apo kėngėtarja pėr tė cilin kishit mė shumė rezerva?
Tani nuk i mbaj mend edhe aq mirė emrat, se kanė kaluar shumė vjet, por Lindita Theodhori, pėr shembull, e ka hequr veten mė shumė se ēka qenė, pra ishte pak mendjemadhe.
Nėse kthehemi nė kohė, ēfarė vendimi do tė merrnit nė qoftė se do tė ishit nė situatėn e asaj kohe: pra tė kishin kapur me njė ditar dhe tė thoshin se je armike e partisė?
Nuk besoj se do tė mund tė bėja dot gjė. Nė njė situatė tė tillė je nė dorė tė organizatorit. Ēdo organizatė ka rregullat dhe statusin e vet. Edhe statusi komunist ka rregullat e tij, ashtu si gjykata. Unė kisha thyer ligjin. Nėse do ta shohim mė ndryshe, padyshim ditari ishte gjė private, qė unė e kisha brenda meje dhe tė fshehur. Por ata e kapėn atė dhe nuk e kuptonin ēdo tė thotė tė ishe artiste, kush isha unė! Brenda tyre, sidomos ato tė ashtuquajturat shoqe, kishin ligėsinė. Megjithatė ata nuk mė kapėn gjėrat mė tė rėndėsishme si adresat e miqve e tė tė njohurve tė mi jashtė shtetit, si dhe kėngėt e huaja, tekstet e tė cilave i shkruaja gjithmonė nė njė bllok. Kėshtu, megjithėse mė dėnuan nuk i humba lidhjet e mia. Kėta miq do tė mė ndihmonin mė vonė pėr tė shkuar nė Gjermani.
Kur vendosėt tė iknit nė Gjermani dhe pėrse e bėtė kėtė?
Vendosa tė iki nė vitin 1990. Ishte e pamundur pėr mua tė vazhdoja tė rrija nė Shqipėri. Aq mė tepėr qė isha njė grua e vetme me dy djem, njėri katėr e tjetri dhjetė vjeē dhe e shihja se nuk kishte perspektivė. E parashikova qė do tė vinte demokracia, se atė ėndėrroja tė vinte. Ėndėrroja lirinė nė art, se politika ishte shumė e pistė nga brenda. Ėndėrroja njė vend jo tė robėruar, njė vend mė tė qeshur. Kėshtu, njėra pas tjetrės u bėnė lėvizjet. Mora njė vizė turistike nė vitin '90-tė nė Bullgari. Iu thashė se do tė vizitoja djalin dhe ma dhanė menjėherė. Nė vitin '80-tė kam pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Kongresin Marksist-Leninist tė tė Rinjve tė Partisė Komuniste gjermane. I mora nė telefon njerėzit qė kisha njohur atėherė dhe ata mė dėrguan menjėherė njė faks. Kam ndenjur nė njė hotel nė Budapest, madje nuk kisha as para pėr tė paguar hotelin, por motra e Vaēe Zelės mė mori. Ajo kishte ardhur nė Bullgari tė merrte vizė pėr tė shkuar nė Shqipėri. Hoteli ishte plot me shqiptarė. Mė dhanė direkt vizėn gjermane, me azil politik dhe qė atėherė jam nė Gjermani.
Gjatė kėsaj kohe, ēfarė keni menduar? A keni kėnduar ndonjėherė?
Gjatė kėsaj kohe, prej 15 vjetėsh nė Gjermani kam thėnė shyqyr qė kam kėngėn. Kėnga ka qenė pėr mua si aspirinė. Sa herė qė kam ndjerė dhimbje kam kėnduar me veten time, sa nė kuzhinė e sa nė banjė. Kur mė dhembte shpirti, kėndoja dhe kėndoja nė shqip, pėr tė mos ta harruar gjuhėn dhe kėngėn. Nė shqip iu kėndoja edhe fėmijėve kur doja t'i vija nė gjumė. Kėnga ėshtė pjesė e gjakut tim, ėshtė jetė. Pa kėngė nuk ka Alidė, pa Alidė nuk ka kėngė.
Ēfarė mendoje kur shikoje mė pas festivalet? Cilat fjalė ju vinin ndėr mend?
Jam shtruar dy herė nė spitalin e Neurologjisė me krizė nervore dhe e mbaja veten me ilaēe qetėsuese. Nė atė moment tė shkojnė shumė mendime nė kokė, por nuk ke nė dorė asgjė, madje as nuk mund tė mendosh, por komplet jetėn e lėshon nė dorėn e fatit. U izolova brenda dhe nuk mund tė dilja pėrjashta. Dilja natėn me fshesaxhiet dhe pija cigare e bėja muhabet me to. Ka qenė viti 1982.
Si ndikoi dėnimi nė vitin 1981 nė jetėn tuaj private dhe familjare?
Erdhėn tė gjitha si njė katarakt. Ish-burri im, Gėzimi, ka qenė nė Ansamblin Popullor me mua. Nė atė kohė burrin nuk e lejuan tė ndahej me mua, sepse ecej me moton: Partia i dėnon njerėzit, por nuk i shkatėrron. Lindėm edhe djalin e vogėl, pėr t'i thėnė tė gjithėve se nuk jemi ndarė. Ishte dėshira ime tė kisha edhe njė fėmijė, se e dija qė do tė ndaheshim. Kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit. Ky ishte njė vendim i imi qė e provova vetė dhe e pėsova vetė.
Keni kėnduar ndonjėherė gjatė kėtyre viteve edhe jashtė mureve tė shtėpisė?
Unė kam 15 vjet qė jetoj nė Gjermani. Pėr pesė vjet kam punuar si pastruese hoteli, duke filluar punė qė nė 06.00 tė mėngjesit dhe kur shkoja nė shtėpi pastroja edhe kuzhinėn e restorantin. Kam ndenjur me leckė dhe kovė nė dorė sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė dhe fėmijėt e mi. Kisha dy djem me vete. Kujt i bėhej vonė nė darkė pėr koncerte? Shyqyr qė shtrihesha nė krevat. Nuk mu nda puna e krahut: tetė vjet nė Shqipėri pas dėnimit, pastaj edhe pesė vjet nė Gjermani. Jeta ime ndryshoi atėherė kur njoha burrin tim, me tė cilin jetoj edhe sot. Por me gjithė jetėn e vėshtirė ndjehem krenare qė jam shqiptare. Kam qenė 16 vjeē kur kam dalė jashtė Shqipėrisė pėr herė tė parė. Kam parė shumė popuj dhe Shqipėrinė e kam vizituar cep mė cep. Jam ulur gjunjė mė gjunjė nė ēdo shtėpi. Them se jemi populli mė i zgjuar, pavarėsisht se kemi ndenjur 50 vjet nė injorancė dhe tė izoluar, duke parė vetėm nė njė drejtim. Jemi populli mė krenar dhe mė i dashur, jemi ajka e gjithė rruzullit tokėsor.
Sa e lidhur jeni me Shqipėrinė, ēfarė ėshtė pėr ty Shqipėria edhe pse jeni larg?
Vit pėr vit vijmė nė Shqipėri. Djali i vogėl vjen dy herė nė vit. Ėshtė gjaku qė i tėrheq. Tė tre fėmijėt dinė tė flasin mirė shqip. Por tani nuk kam asnjė tė afėrt nė Shqipėri. Prindėrit mė kanė vdekur, kurse motra dhe vėllai janė nė Itali, tė punėsuar si tė gjithė shqiptarėt e tjerė.
A mund tė na thoni diēka mė shumė pėr familjen tuaj tė dikurshme nė Shqipėri?
Nėna ime ka vdekur shumė e re, nė moshėn 48-vjeēare. Ka qenė njė nga krijueset e Filarmonisė sė Shtetit dhe ka kėnduar pėr 16 - 17 vjet me radhė nė Opera. Kam pasur njė vėlla dhe njė motėr mė tė madhe, tė cilėt gjithashtu iu pėrkushtuan muzikės, por asaj klasike.
Keni ndėr mend tė ktheheni ndonjėherė nė Shqipėri?
Nuk ka dyshim qė do tė kthehem, pėr tė qėndruar pėrgjithmonė nė Shqipėri bashkė me bashkėshortin tim, Thomasin, pasi tė dalim nė pension. Ndėrsa fėmijėt kanė filluar jetėn dhe kanė marrė rrugėt e tyre nė Gjermani. Por kthimi dhe jeta ime nė Shqipėri do tė jetė rrėnja, epiqendra e fėmijėve tė mi pėr tė ardhur sa mė shpesh nė vendin e tyre. Kur je i vjetėr ke nevojė mė shumė pėr njerėz se sa kur je i ri. Mikpritja njerėzore qė ėshtė nė Shqipėri nuk ėshtė kėtu. Kur mplakesh tė kthehen tė gjitha kujtimet e fėmijėrisė. Nė Gjermani nuk kam kujtime, ndaj ėshtė mė mirė tė kthehem pėrsėri atje ku kam kujtimet e mia.
A dėgjoni kėngė shqiptare dhe si e vlerėsoni atė tani?
I dėgjoj kėngėt shqiptare e sa herė qė vij nė Shqipėri blej kaseta dhe muzikėn mė tė re qė del. Kėto kėngė shqiptare i sjell nė Gjermani pėr t'i dėgjuar vetė dhe pėr fėmijėt. Shyqyr qė muzika shqiptare doli e lirė, si nė vendet e tjera, por njė gjė mė trishton, se muzika pėr shumė kėngėtarė ėshtė bėrė mjet pasurimi. Nga ana tjetėr, duke qenė njė mjet pasurimi fillon e bėhet pak e pistė, duke futur brenda mėnyrat mė moderne tė muzikės, banalitetin e bastardimin e muzikės, qė e shoh nė shumė nga grupet e reja muzikore, sidomos ato tė Kosovės. Kėnga po nuk pati bazė origjinale nuk jeton shumė gjatė. Shumė kėngė janė kėnduar kohėt e fundit, por vlerėn tonė nuk e kanė arritur, nuk kanė pasur jetė tė gjatė si ne. Ne kemi qenė origjinalė, kemi kėnduar kėngėn e popullit.
Keni marrė duartrokitje nė spektaklin "Kėngėt e Shekullit", si e vlerėsoni faktin se ky spektakėl po mbledh tė gjithė artistėt dhe do tė bėjė vlerėsimin e kėngėve mė tė mira tė shekullit XX?
E thashė qė ky aktivitet qė bėri Tv "Klan" ishte njė aktivitet i nivelit tė lartė, pavarėsisht se ēdo vend ka vlerat e veta. Ėshtė gjėja mė e mrekullueshme dhe e pėrkryer, sepse u mblodhėm tė gjithė. Ky do tė jetė njė arkiv shumė i bukur dhe i ēmuar pėr tė gjithė kėngėtarėt.
A keni pasur kontakte gjatė kėsaj kohe me kėngėtarė dhe artistė shqiptarė? A mund tė na thoni diēka nga bisedat me ta?
Jo, fare. Nuk kam pasur asnjė kontakt me kėta artistė. Pėr mua jeta mori njė drejtim krejt tjetėr. Tė gjitha gjėrat janė rastėsi, sepse si i huaj nuk ke tė drejtė tė planifikosh diēka.
Si ju duk Tirana, tani qė erdhėt sė fundi?
Shumė e bukur, mė pėlqen shumė politika dhe dora e Edi Ramės. Mendoj dhe shpresoj se do e sjelli Tiranėn nė njė qytet tė ndriēuar pėr tėrė Shqipėrinė, me kulturė e shpirt artisti.
Ēfarė kėshille do t'u jepnit kėngėtarėve tė rinj shqiptarė?
Tė kėndojnė gjithmonė me origjinalitet, tė mos e pėrdorin kėngėn si mjet pasurimi, se nuk do tė jenė kurrė tė kėnaqur. Se ajo qė tė kėnaq nuk ėshtė pasuria, por krenaria.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alida Hisku

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 13, 2008 5:48 pm

Njė koncert nė Shqipėri

Pas shfaqjes nė "100 Kėngėt e Shekullit", kėngėtarja Hisku mendon qė "t'ia shpėrblejė" publikut, qė e ripriti aq ngrohtė, me njė koncert recital, ku tė pėrmbledhė tė gjitha kėngėt dhe interpretimet e saj nė vite. "Kam shumė dėshirė ta bėj njė gjė tė tillė dhe mendoj se do ta realizoj brenda vitit", thotė Hisku, duke shtuar se nė tė njėjtėn kohė po kėrkon me ngulm qė tė gjejė tė gjitha kėngėt e saj, qė fatkeqėsisht janė zhdukur dhe njė pjesė e tyre nuk dihet nėse ekzistojnė mė apo jo. "Kam vetėm njė disk me kėngėt e mia, tė cilin ma kanė dhuruar disa shoqe qė punojnė nė arkivin e Radio Tiranės dhe vetėm kaq. Por edhe ato kėngė janė gjetur me vėshtirėsi tė madhe", thotė e trishtuar kėngėtarja, qė nuk mundi tė shpalosė talentin e saj deri nė fund, e ca mė keq nuk arriti as tė ruante "kujtimet" qė ia zhdukėn barbarisht. Megjithatė, duket se janė po kėto kujtime, tė mira dhe tė hidhura, tė bukura dhe tė trishtuara qė e detyrojnė tė kthehet pas dhe tė pohojė se vetėm pas pak vitesh do tė rikthehet pėrgjithmonė nė vendlindjen e saj.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alida Hisku

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 13, 2008 5:49 pm

VLERĖSIME pėr ...

Vaēe Zelėn

Kur isha fėmijė, por dhe mė vonė idhulli im ka qenė Vaēe Zela. Unė e ndiqja atė pas skene apo nė dhomėn e provave pėr ta parė si kėndonte dhe "pėr tė vjedhur" diēka prej saj. Edhe kur kėndoja nė dasma gjithmonė kėndoja kėngėt e Vaēe Zelės.

Robert Radojėn

Robert Radoja ėshtė ai qė "mė drejtoi" nė udhėn e kėngės bashkė e nėnėn time. Gjithmonė kam pasur nė krah
Robert Radojėn,(qė nė atė kohė ka qenė edhe pianist nė Orkestrėn Simfonike) nė turne, nė festivale me tė. E kam pasur si baba.

Irma Libohovėn

Irma Libohova ėshtė pėr mua njė Vaēe e dytė, qė nuk i vjen mė Shqipėrisė, por shumė mė moderne dhe e avancuar, si dhe shumė humanitare. Irma ėshtė shumė e thjeshtė nė aspektin e shoqėrisė, njė grua e mirė pėr shtėpi dhe kėngėtare e mirė pėr skenė.

Familja e re me mjekun gjerman

Tashmė ka mė shumė se 10 vjet qė ka njė familje tė re nė Gjermani. Bashkėshorti i saj gjerman, Thomas, ėshtė mjek okulist dhe e ka njohur kur punonte si pastruese. "Isha shumė e tėrhequr, edhe sepse nuk dija tė flisja mirė gjermanisht. Nuk kisha as dėshirėn tė njihja njeri. Gjithė jeta ime ishte punė - shtėpi, shtėpi - punė. Doja tė futesha nė ndonjė shkollė pėr tė mėsuar gjermanisht, por ishte shumė e shtrenjtė. Nė atė kohė, Thomasi mė thotė njėherė kur po pastroja kuzhinėn: Pse nuk del pėrjashta t'ju jap diēka pėr tė pirė? Unė i thashė se nuk i pija pijet alkoolike dhe ai mė pyeti mė pas se ēfarė origjine kisha. I thashė se isha italiane, pasi nuk e dija se si mund tė reagonte po t'i thosha se isha shqiptare. Nė atė kohė djemtė e mi ishin njėri katėr vjeē, ndėrsa djali i madh ishte 11 vjeē", kujton Alida takimin e parė me Thomasin, duke shtuar se ėshtė martuar vonė me tė. Tani, ajo ka edhe njė vajzė 10-vjeēare, qė ashtu si dy djemtė flet shumė mirė shqip.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alida Hisku

Mesazh  Sponsored content Today at 1:31 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi