Tregime

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tregime

Mesazh  Nimfa prej Fri Dec 26, 2008 11:27 pm

( Ese nga Roland Gjoza )
Ajo ishte nje fidanishte ne burg.Hotensa,krizantema,trendafile,shpatore,zambake,natyrisht dhe vajza te reja e gra me veshje te cuditshme,te perhime,qe u rrinin te medha.Ishin veshje burgu.Fidanishtja ishte mbuluar me nje celofan te trashe ngjyre blu ku dukej njolla e lebyrte e diellit.Na i treguan vajzen.Nje hollake e perkulur mbi shkurret me trendafile te kuq.Nuk kishte emer.Vetem numer.21.Ashtu ishte mesuar ta therrisnin.Permendja e emrit i shkaktonte merzi,vecim,perhumbje.I thirrem 21 dhe ajo ktheu koken.Sa e zbehte qe ishte.Sy me nje drite te marrte,floke te fshehura ne nje shami te zberdhylur.Duart te holla me gishterinj te thate tere damare e eshtra.Ishte 19 vjec,po dukej si 30.Atje prane luleve qeshte nje grime,ashtu kot,vetem pse lulet ndoshta krijojne asosacione te forta te vajzat.
Fidanishtja u mbyll.Kishte mbaruar orari.2 ore me lulet ne dite.Pastaj tri ore ne sallonin e bukurise.Ajo mesonte si te bente nuse.Ketu ishte rekuizita e nje teatri te vogel.Ajo mesonte,po s'kish per t'u bere vete.Ishte denuar me 16 vjet burg.Ajo vajze e imte aq e heshtur,qe prekte me duar grim,vello,fustane nuserie,e kishte te ndaluar te mendonte per nje idil per vete.Ishte burg grash.Nuk kishte asgjekundi meshkuj.Ajo ishte perjashtuar perfundimisht nga nje fjale dashurie,nga nje puthje pasioni.21 enderronte.Kete herezi nuk ia ndalonte askush.Po vec e tradhtonte nje nenqeshje e embel,ngasese,e pafajshme dhe me hir te cuditshem mekati.Iu afrova dhe e pyeta;
-- Si ndodhi?
Ajo pa nga gardiania,qe tundi koken lehte dhe i dha leje.
-- Babai.Vrava babane.
-- Pse?
-- Vinte i pire dhe rrihte nenen.E bente per vdekje.Njehere i theu doren.Njehere tjeter i nxorri njerin sy.Atehere nena vendosi ta vriste.Isha me e madhja e femijeve.I dola krah nenes.
-- Kush e vrau?
-- ...
-- Te pyeta kush e vrau.
-- Une.
-- Pse ti dhe jo nena?
-- Ishim pese femije.
-- C'do te thote kjo?
Ajo nuk foli me.Dukej shume e emocionuar,i dridhej buza,qerpiket e lagur,me shikonte sikur kerkonte ndihme.Nuk munda te mesoj me asgje.Merrej me nusen e improvizuar ne karrige.Me duar te dridhura,gati per t'ia shkrepur te qarit.Sidoqofte aty kishte nuse,po mungonin dhenduret.Dhe kjo nuk ishte e thjeshte.
Te nesermen e pame perseri ne fidanishte.I merrte trendafilet e kuq me gonxhe te medha me duart e vogla,i vinte ne faqe e ne gushe dhe fliste pa pushim me nje ze qe degjohej deri te une.Ishin fjale kaq te thjeshta,fare te rendomta,po qe te preknin thelle.Ajo u kishte vene luleve emrat e vellezerve dhe motrave.Trendafili me i madh,nje gonxhe e kuqe gjak qe kishte shperthyer bujshem,ishte nena.Babai s'kishte trendafil.
-- I pershendet cdo mengjes? e pyeta duke u afruar prane saj.
Ajo tundi koken.
-- Ato e degjojne -- i peshperita.
-- Si e degjojne?
-- Me eren e shpirtit.
-- C'bejne kur e degjojne?
-- Flasin per ty.Te vine zerat e tyre?
-- Ku e di ti zoteri qe me vine zerat e tyre?
-- Cfare te thone?
-- Se me duan shume.
-- Dhe ti u thua se i do shume.
-- Eshte e vertete.
Pastaj ajo qau.
-- Pse qan?
--Sepse nena qan.
-- Pse qan nena?
-- Ajo thote se une jam treguar e nxituar.
-- E marr me mend.Ti e bere qe vellezerit dhe motrat te rriteshin me nene.Kjo eshte gje shume e madhe.
-- Vertet?
-- Ti tani ke pune vetem me zotin.Te tjeret nuk te kane kuptuar dhe s'kane per te kuptuar kurre.E fshehta jote eshte e fshehta e zotit.Kuraje.Ngrije koken.Shto dhe nje trendafil qe e ke harruar,nje trendafil per vete.
-- Faleminderit,zoteri!
Po nuk mbaron me kaq.E dija qe isha ne nje burg grash,po ende nuk kisha zbuluar te fshehten.Pervec fidanishtes dhe sallonit te bukurise ne ate burg kishte dhe maternitet.Nje vile e bardhe me kopsht e rrethuar me nje gardh me tela.Hyme brenda.Pasterti vezulluese,kuzhine,sallon pritje,dhome gjumi.Nje grua qe pergjon foshnjen ne barkun e vet.C'eshte kjo grua?Nje vrasese.Dilnin neteve bashke me burrin ne rruget malore dhe plackisnin taksistet,i vrisnin,u vidhnin makinat.Ne paraburgim ai gjeti mundesine dhe e la shtatzene,,jo per ta ndihmuar,po qe te vuante e te mos binte ne duart e policeve.Dhe ajo vertet ndjehej keq.Rrinte kokeulur,nuk fliste,degjonte mjeken dhe shikonte barkun e saj.
-- Foli me ze,-- i peshperiste mjekja -- po edhe me mend,foli gjithmone fjale te embla dashurie.Rrite me dashuri.Ai te degjon.Foli sa me bute,kendoji ninulla.Ai te degjon.Ferkoje,perkedhele.Ai e shikon doren tende.Shikoje me shume dashuri.Ai e shikon fytyren tende.Tani ai eshte nente muajsh,kur te dale ne drite do te jete nente muaj e nje dite.Jo nje dite,po nente muaj e nje dite.Kete mos e harro.Ai nuk di asgje per ty,po di qe ti je nene.Sillu si nene.Ai fle dhe rri me fytyre nga ty ,prandaj do dashuri.Ai nuk ben gabime,prandaj nuk do fjale qortuese.Mos sill neper mend c'ke bere,mekati dhe pendimi jane per veshin e zotit,ndjej dashuri dhe shprehi sa me shume dashuri.Ti thua s'ndjej me asgje,po kjo s'eshte e vertete.Ti ndjen,se je nene.Provo te ndjesh dhe kur te duket se s'ndjen.Nuk je ne burg.Hiqe nga mendja burgun.Mos ia thuaj.Je ne nje vile.Ne nje vile te bardhe me kopsht.Kete thuaji.Ai vjen nga parajsa,po ti mos i trego ferrin tend.Dhe kete mos e harro.
Ajo i mbante syte ulur.Nje grua e madhe,e veshur me te bardha.Nuk ia pashe mire fytyren.Nuk e ngriti asnjehere.Vetem here-here i shikoja buzet e trasha qe belbezonin dicka.Ndoshta fjale dashurie.
Dolem perjashta dhe mjekja me tha;
-- Edhe kjo eshte nje viktime.Pothuaj te gjitha grate e ketij burgu jane viktima,se gruaja s'vret,ta them une,s'vret.Marrim rastin e kesaj gruaje fatkeqe,ajo s'ka gisht ne vrasje,ato i ka bere ai,po ajo e ka shoqeruar,se gruaja eshte besnike dhe ne poshtersi.Po ajo i ka marre te gjitha mbi vete,Te gjitha vrasjet.Ju besohet?Vetem qe ai te dale i pafajshem.Ja,c'ben gruaja.Prandaj i flas ashtu,se e di qe me kupton.Me mire te fitoje instinkti i nenes,se i dashnores.Po jam e bindur se ai ka fituar.
-- Po per 21 c'mendim keni?
-- 21 ka marre persiper krimin e nenes,qe femijet e tjere te rriten me nene.Kjo eshte,e kam thene dhe me pare,Krishti eshte e seksit femer.Prandaj s'po ecin mire punet, se e kane fshehur kete te vertete.
A ishte e vertete qe burgu i grave ishte burgu i viktimave?Kush do te me jepte nje pergjigje? Muzgu qe po binte,apo feneri i rojes qe kerciste neper ere,porte me porte,ndersa dyert e burgut mbylleshin?


Edituar pėr herė tė fundit nga Rrezon@ nė Sat Dec 27, 2008 12:10 am, edituar 1 herė gjithsej

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tregime

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 27, 2008 12:04 am

KRISHTLINDJET E KUQE

( tregim nga Roland Gjoza )


Ishin tre vete.Babai,70 vjec,i tretur,i kalamendur,kokejashte,me kapele ne dore,vajza 13 vjece,djali 15 vjec,kokeulur te dy.Kalonin neper rrugicen me muzike.Ishin Krishtlindjet.Portat rrinin te hapura.Feneret me vajguri benin drite blu.Binte bore e penguar.Nuk ishte ftohte.
Babai ishte 20 vjec.E thirren te zyra e floririt.Aty ishte nje trikembesh.E varen kokeposhte pa i thene asgje.E liruan,e ulen ne karrige.Keshtu do t'ia benin po te mos dorezonte floririn.Ai tregoi vendin ku i kishte fshehur 100 000 napolona flori.Derguan dy ushtare.Pastaj edhe dy te tjere.U desh dhe i pesti.Ishin futur ne nje arke metalike.I thane babait te tregonte te verteten,sepse nuk ishin te kenaqur.Teper pak.I treguan trekembeshin.Babai hapi duart me deshperim.E cuan ne burg.Atehere tregtaret i quanin shushunja.Shushunja qe i kishin pire gjakun popullit.E nxorren me dy vjet lirim me kusht.Pa pune.E moren ushtar.I binte fizarmonikes.Tango,valse dhe rumba.
Babai tani vuante nga melankolia.Femijet i kishte shume te bukur.Djali me kokoridhka,vajza me gershet.Nena kishte vdekur nga nje semundje e panjohur.Fatkeqesia ishin Krishtlindjet.Sa here vinin ato te uruara,babai mblidhej grusht,nena behej keq,zinte shtratin.Babai vinte gishtin ne buze dhe peshperiste;sheet!Ajo po fle.Baba,po sonte jane Krishtlindjet.E di,,jane vertet,po ajo do zgjohet.Kur,babi?Me gjashte.Fiks,me gjashte.Keshtu ndodhte.Atehere binte bore dhe jashte kishte drite blu.Nena ngrihej ne gjashte.Therte kaposhin,e shtinte ne uje te valuar,e rripte me duar te dredhura,fliste pak,me ze te ulet.Kishim kaposh,kaq mjaftonte.Kishim kaposh me pilaf.Jashte binte bore.Atehere bente vertet dimer dhe ajri kishte arome dhe drite blu.
Burri qe kalamendej me dy femijet perdore u fut ne shtepine e pare,ne oborr,perballe dritares me drite te kuzhines ku nje grumbull njerezish kercenin dhe qeshnin me te madhe.Babai trokiti ne xham.Nje here,dy,tre.U shtypen hunde,docka,sy femijesh.U hap dera,doli dikush;Eja,profesor,eja brenda.Jo,,ju lutem,femijet duan ta festojne ne shtepine e tyre.Erdhem t'iu themi,gezuar Krishtlindjet!Faleminderit,profesor,vetem per kaq?Si te them,natyrisht,vetem per kaq.
Ky ishte avokati.
I vune tatim nje shume te jashtezakonshme.Dyqanin ia dyllosen.Krishtlindjet e para e gjeten me gjysmen e shtepise te ngritur nga permbarimi.Kokoshi qendronte ne nje pjatance fajance te Bohemise.Perdoren luge argjendi dhe pine vere Kianti te Luftes se Pare.
Pastaj mbeten me kutine e bizhuse gati te boshatisur,vetem me nje unaze me diamant te zi.U shit dhe ajo.15 Krishtlindje u kembyen me ar e diamant.Erdhi dita qe s'kishin me asgje.Ajo dita me bore blu.Aq e bukur ishte ajo dite,aq e shenjte sa te dukej se jetoje lart.Ah,sikur te ishte keshtu!Babai nuk jepte me mesime muzike.Vivaldin,Veberin,Shubertin,Bethovenin,Mozartin,i kishin zene nje shtrese pluhuri.Edhe pianon ia moren,edhe fizarmoniken.Femijet pyesnin per kaposhin.Kaposhin me pende te kuqe dhe lafshe te kuqe flake.Ktheheshin nga shkolla,po nuk e gjenin kaposhin,qe i ndiqte dhe i cukiste me sqep.Pastaj nena u zhduk.Kur u kthye ishte e verdhe dylle,zuri shtratin.Babai peshperiste;sheet!Ajo po fle.Kaposhi kishte ardhur.Ishte strukur mbi stiven me dru.Kjo u perserit 15 vjet te tjere.Nena zhdukej,kthehej e verdhe dylle dhe zinte shtratin.Ku shkonte nena?Askush askurre nuk e tha.
Babai me dy femijet perdore hyri ne shtepine e dyte.Edhe atje behej rremuje e madhe,gezonin,qeshnin me zhurme,degjohej muzika popullore,Napoloni.Digjej nje shami.Benin si te cmendur.
Vajza u kollit.Baba,kam ftohte,kur do te kthehemi ne shtepi?Djali nuk fliste.Ai kishte turp.
Babai trokiti.Nje here,dy,tre.Nuk doli njeri.Djali degjoi si neper jerm;mos e hapni,,jane ca lypesa.
Babai qendronte ne kembe i kalamendur ne vend sikur do te binte ne nje krah ose ne tjetrin.Edhe ai i degjoi fjalet,po trishtimi ishte aq i thelle,sa nuk i behej te levizte.
Ky ishte kasapi.
Ne shtepine e peste i vune ne dore nje kaposh te vogel.I ftuan brenda ,po babai tha se femijet donin ta festonin ne shtepi.
Ai ishte Kokoshi,punetori i Qendres Higjienike,qe hidhte klor neper qoshet e rrugeve dhe ne vendet e grumbullimit te plehrave.Gjithmone behej tape dhe kendonte per Katinen,gruan e vdekur.Vetem ai e mbante mend prej disa vitesh pse vinte babai,megjithese i dehur,dilte perjashta ne kemishe dhe i zgjaste tasin e madh me kokosh dhe pilaf.
Keshtu.
Pse zhdukej nena?15 vjet qe ajo zhdukej papritur diten e Krishtlindjeve.Ne e prisnim vetem ne dhomen e ftohte.Ajo ndizte zjarrin.Ajo piqte kokoshin.Jashte binte bore.Atehere per Krishtlindje binte bore.Ajo vinte.Pastaj s'erdhi me.Sepse ajo vdiq.Nuk e harroj ate nate.Nata e pare pa nenen.Krishtlindjet jane blu kur bie bore.Po atehere binte bore.Tryeza ishte bosh.Buke dhe vere.Vetem buke e zeze dhe nje shishe me vere te kuqe.Nje shishe jeshile.Baba,ku eshte kaposhi?
Babai na mori perdore dhe ne dolem ne rrugicen me muzike.Profesor,peshperisnin,profesor,ishin hije.Trokiti te porta e pare e hapur.Keshtu filloi.Nuk e pashe te qante.Po e pashe te kalamendej.Sikur do te binte, here ne nje ane e here ne anen tjeter.
Tani ai po vdes I rrime te koka.Jashte bie bore.Bore blu Krishtlindjesh.Une i mbaj njeren dore,tjetren ia mban motra.Per here te pare e pashe te qante.Ia fshime lotet me dore.
Baba,pse qan?Ai nuk foli.Heshtje.Degjonim boren ne qelqe.Bora ne qelqe eshte rreqethese kur nuk ke c'te hash.Mos qaj,baba,i tha motra,ne jemi rritur tani.
Babai nuk fliste.Ai shume rralle fliste,po ne e kuptonim.Nuk kishte as piano,as fizarmonike,po ai kompozonte.Ne i ruanim pentagramet e tij.Nuk e dinim c'kishte ne to.
Baba,pse zhdukej nena?e pyeti djali.Babai beri nje levizje.E ngritem mbi jasteke.Mezi merrte fryme.Baba,ne duam ta dime,na thuaj,pse zhdukej nena?
I tretur,i rregjuar krejt,me duart e shtrira perpara,me gishterinjte e gjate te thate,qe i rrinin si te ngrire.Hapi gojen,leshoi nje renkim,heshti nje grimehere,prap leshoi nje renkim dhe foli;Jepte gjak!Per te blere kaposhin e Krishtlindjeve.Jepte gjak.Po e kishte te tmerrshme..Nena juaj ishte delikate ne shpirt,ishte rritur si princeshe,po...Keshtu, 15 vjet.Keshtu,femijet e mi..,belbezoi duke qare,po ju mbajeni koken lart,megjithese babai s'beri dot asgje per ju..,mos harroni, Krishtlindjet jane te kuqe...
Dhe vdiq.Baba,folem me nje goje.Po ai s'degjoi c'i thame.Ne i thame se ai kishte bere shume per ne.Sepse per 15 vjet te tjera ne nuk na mungoi kokoshi ne tryeze.Nena dha gjak,ai u be lypsar.Per kokoshin e Krishtlindjeve.Ajme!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tregime

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 27, 2008 12:06 am

MELANKOLIA
Roland Gjoza
( ese per Dritan Ēelen )

Binte shi me debore. Qielli sikur kishte shkare poshte. Dajti ishte fshire.Ishte fshire gjithashtu Stadiumi,Hotel Rogner,Pallati i Spektakleve.Ishte nje dite e trishtme,mbytese.Nje piktor i dekoreve u duk ne taracen e Radio-Televizionit.E njihja,ia bera me dore,po ai kishte pune me grine e mistershme te asaj dite perplot melankoli.S'kishim pune,prej kohesh nuk kishim pune.Vejevinim ku te na ēonin kembet,flisnim me gjysma fjalesh,benim sikur se shikonim njeri-tjetrin,perfundonim ne kafe.Si,ku,mut,sa,beje per mua,asgje s'bej per njeri,shukun ne dore, se pa para s'bej asgje..Te gjithe benin pune private.Paga e televizionit s'dilte as per kafen e perditshme.Kush ia mbathte jashte ishte me fat.S'kishte rrugezgjidhje tjeter.
E pashe perseri piktorin e dekoreve,vertitej si hije mbi tarraca,here dukej, here zhdukej si nje njolle e ēuditshme.Ē'bente ai njeri atje lart?Ja ku u shfaq te tarraca e brendshme,ajo qe lidh Radion me Televizionin.Iu afrua skajit dhe pa poshte,u ul ne gjunje dhe qendroi ashtu per nje kohe.Ate po shikonte dhe Dritani,aty ne tavolinen ngjitur.Ai me vuri re,qeshi nje grime dhe m'u afrua.
-- Po te kerkoja sot,shkova nga Pergola,po s'te kishin pare.Si ke qene?
-- Kot.Vi sa per t'u dukur.Dera e zyres se filmit, rri e mbyllur prej kohesh.Ē'dite e merzitshme.Po ti,Tani?
-- Kam gjetur nje pune.
-- Ē'eshte kjo pune?
-- Eshte vertet diēka e pabesueshme.
Ai vuri buzen ne gaz lehte me njefare ndrojtje,qe nuk e di pse te shkaktonte aq dhimbje.Ne qofte se ishe i nervozuar,qetesoheshe papritur,po qe se kishe ndermend diēka te keqe ,ngurroje ta beje.Te shikonte me ca sy tejet shprehes si prej deliri te nje artisti qe e kishte gjetur me ne fund temen muzikore.Ai ishte ne kete jerm te delirte kur nis e ngjizet nje veper dashurie.Sa i embel e i kendshem ishte ne tavoline midis miqsh.Te degjonte me padurimin e nje temperamenti te zjarrte,gati per t'u pergjigjur,po gjithmone ne kohen e duhur.Ai sikur kishte frike se mos prekte njeri.Ishte i kujdesshem.Tej mase i kujdesshem,sikur donte te bente sa me pak gabime.Si e kishte fituar kete pjekuri qe ta falin vetem eksperiencat e hidhura? E kisha perballe me ate grime te qeshure aq te bukur,sepse ishte melankolike.
-- Me ndihmo me diēka,-- me tha -- kam nje mik ne Gjermani,qe si ka fituar letrat.Po vuan shume.Ai ka nje rast gjakmarrjeje ne familje.I kane vrara babane.Ju keni bere nje film dhe e keni trajtuar gjere e gjate kete histori.Ka mbetur puna te nje prove bindese.Mendoj se s'ka prove me te forte se ajo,imazhi filmik eshte me i forte se nje leter e nje kryetari keshilli.Po s'kisha ku ta gjeja filmin,se,ai eshte i bllokuar, me sa di une.Nuk eshte shfaqur ende ne Televizion.
-- Ta sjell neser.Kam nje kopje.
-- Kaq shpejt?Nuk prish ndonje pune?
-- Filmi eshte shfaqur kudo,vetem ne Shqiperi,,jo,se ketyre u eshte mbushur kaplloqja qe ne Shqiperi s'ka gjakmarrje.Cenzura vazhdon.
-- Faleminderit qe do te ma sjellesh neser.
-- S'ka gje,ndihmoje mikun tend.Ti ke lindur per te bere mire.
Dolem nga kafeneja ne shiun me debore ne nje dite gri qe kishte fshire gjithēka.Tani me tha te shkoja me te, ne qofte se nuk kisha ndonje pune.Natyrisht qe s'kisha asnje pune.Puna ishte fshire si kjo dite.U futem ne Radio nepermjet tunelit te nendheshem,nje katakomb piramide.Kishim humbur poshte.Ishte me mire se lart.Zeri kishte njeqind jehona.Me keto njeqind jehona qe u bene dyqind e katerqind, ai me tha se po ndihmonte dhe nje mik tjeter qe ishte emigrant ne Itali.U futem ne studiot e arkives se fonotekes.Tanin e prisnin mire kudo.Ia kisha zili ate buzeqeshje te thjeshte si prej te afermi.
-- Ai ishte tip qe mbahej. -- me foli Tani -- I ecte.Me gjithēka i ecte.Teper modern.Ne veshje,shije.Pelqente Metalika.Muzika popullore e terbonte.Nje dite me thote ne telefon;Tani,me gjej ca jare shkodrane.Pse,qesha une,ē'i do jaret?Te kane ardhur pleqte ne Itali?Ē'pleq,me thote ai,i dua per vete.Ē'ka ndodhur?e pyes.Nuk e di,me pergjigjet,po ti mos gjej rast te tallesh me mua.Ja,ato jaret po kerkoj tani.Nje tjeter qe ēmendej pas Niēes,Keshtu foli Zarathustra e dinte pothuaj permendesh,tani kerkon komedi,skeēe per te qeshur.Ai jeton ne Belgjike.Ē'tu bej shokeve.I keputi malli.
Tani vertitej atyre studiove si ne shtepine e tij,ndersa une shikoja nga dritarja tarracen bosh ku binte debore pa shi,vetem debore me nje drite te zymte sikur ta kishin goditur per vdekje.Degjoja here-here nje ze gruaje qe i drejtohej Tanit me kaq gezim dhe embelsi tunduese;Tanke,po kete nuk e do?Degjoje sa e bukur qe eshte,arie e vertete,e kendon Bik Ndoja.
Tani me ate buzeqeshjen qe s'i ndahej kishte pune me mallin.Gje e rende.Ne nje qytet te huaj ku s'pyesin per ty,me nje ndjenje nenshtrimi dhe rebelimi,po me fort nenshtrimi,pret te degjosh jaret qe do t'i ēoje Tani.Ke per te qare pak.Pastaj do te vije nje drite,se prej nga ti nuk do ta marresh vesh dhe do te kuptosh se je nga nje vend qe se kishe zbuluar.Dhe atje larg ku je do te filloje njohja e te panjohurave qe ti mendoje se i dije,po si pate ditur,keshtu ka per te ndodhur gjersa nje dite do te ulurish kur kane per te share vendin tend,pikerisht ti qe pothuaj e mohove kur ia mbathe.E ēuditshme vertet kjo teknologji e mallit.Me te po merrej Tani,i kishte gjetur vetes nje pune delikate per sherimin e shpirtrave.
Dola ne debore.Ai me ndoqi pas.E more vesh, me tha i tronditur,ai u hodh nga tarraca.Ai,piktori i dekoreve.Kishte dite qe se shikoja mire.Heshtje tejpertej.Sikur nuk kishte ndodhur asgje.Kafeneja plot.Debora binte me nje drite te zymte si e goditur per vdekje.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tregime

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 27, 2008 12:08 am

SHTEPI ME OXHAK

Vaid Hyzoti



Makina e zezė dhe me perde frenoi rrėzė kėmbeve tė mia.U trebė nė ēast,por mendova se ėshtė lojė e ndonjė shoku tė vjetėr,qė sa nga malli,sa nga krenaria e tė pasurit makinė e bėnin shpesh kėtė marifet.Dhe s’kishin faj:duke qenėe ndaluar pasja nė pronėsi personale e njė automjeti pėr njė periudhė gati 50-vjeēare,njeresve si duket,u duhej dhe po kaq kohė qė tė ambientoheshin me tė kundertėn.

-Na,more qorr,ku shkon?-dhe njė krah i zgjatur parandalues mė dha njė tė shtyrė rrėzė mjekrės-nuk e sheh qė po zbret zoti Edison?Uff,ēna plasėn kėto ēeēenėt qė kan mbulu Tironėn!

Nga dera e hapur u shtyt lart per ngritje njė kokė e rrjepur,ku shkarazi mund tė hamendsoj se pėr 2-3 muaj koka s’do t’i mbante mė asnjė qime.Pastaj ushfaq kollarja e gjatė dhe e trashė qė arrinte deri nė mesin e ndarjes sė kėmbėve me njėra-tjetrėn.E njoha:ishte Soni qė kishte mbaruar me mua edhe liceun artistik pėr pikturė dhe Institutin e Lartė tė Arteve.Ai ngriti doren shoqėruar me njė buzėqeshje tė madhe qė i kapercente kufinjtė e gojės dhe supeve tė tij tė ngushta dhe shpejtoi drejt derės sė restorantit ku e priste vetė pronari,njė milioner shqiptaro-amerikan qė kish blerė ‘pėr dy lekė”,siē thoshin,njė goxha lokal nė qendėr tė kryeqytetit.Dhe s’kish paguar lekė jo.As dollarė,por kish sjellė qė pėrtej oqeanit faxse,makina shkrimi,banderola,flamuj,shaptilografe...”Jo,more,ka paguar edhe para”,ngulte kėmbė dikush.Sigurisht qė kishtė paguar edhe rushfete pėr shokėt e partisė nė pushtet,por derisa ishin tė paligjėruara,ē’mė duhet mua t’i permend.Soni u pėrqafua me milionerin dhe u tret pas xhamave tė akullt e tė padepėrtueshėm,thua qė i kishin lyer me dhjamin e ndonjė qengji tė therur qė mund t’i priste shtruar nė lokal.

E dija,kisha lexuar nėpėr gazeta qė Soni ishte bėrė i madh dhe mė i besuari i mė tė madhit.Jo vetėm se ishte deputet(kishte 140tė tillė),por ai kishte fuqi tė tė ēonte ambasador ku tė doje ti,mund tė tė jepte tendera,tokė nė bregdet,fabrika(nese kishte ngelur ndonjė m.ė kėmbė pas rrėnimeve tė shumta)qė ti t’i bleje vetėm me letra me vlerė,pra gati pa shpenzuar fare....Sa per viza perėndimore...krejt e lehte...a do 100 ne ditė?Dhe flisnin mirė se ishte mjaft i komunikuesėm,i thjeshtė,shkurt:shpirt njeriu.

-Ky po,ky ėshtė djalė i mrekullueshėm!Me tė tillė bėhet Shqipėria!-foli sa me veten aq dhe me mua njė mesoburrė nė krahun tim qė akoma mbante lart dy gishtat qė i kish harruar qė kur i ktheu pershėndetjen Sonit.

- E njoh-ia ktheva ashtu kot,- e kam pasur shok tė ngushtė.-Dhe krejt pa lidhje bėra njė budallallėk dhe e pyeta:

-More a ka ndėrtuar oxhak nė restorant...a ka dhomė pritje me oxhak ky lokal?

Tjetri mė pa me sy tė ēakarritur,mė ktheu krahėt dhe u largua.Sigurisht mė mori pėr ndonjė tė rrjedhur.Por mua s’di pse mu kujtua ajo shprehja e oxhakut qė aq shpesh ma pėrmente gjyshi im.Ia kish thėnė disa herė edhe Sonit.”Oxhaku s’behet buxhak!”,ngulte kėmbė ai kur donte t’i vinte kapakun ndonjė muhabeti.Se pasi u bėmė aq shumė shokė me Sonin nė tė mesmen,e merrja shpesh nė shtėpi pėr fund jave.Edhe im atė dhe sidomos gjyshi e donin shumė.Nėna limte gati ndėrresat pėr tė qė tė bėnte dush dhe sajonte ndonjė gjė mė shumė pėr Sonin.Dhe Soni e meritonte.Ishte i urtė,i dėgjueshėm dhe “shumė i pjekur” pėr moshėn qė kishte.Tregonte pėr familjen e tij nė atė qytet tė largėt malor;i ati ishte nip i njė Heroi Populli qė e kishte vrarė mbreti(“S’e patėn kuptuar nė atė kohė mbretėninė,por si mbretėnia nuk i vjen kurrė Shqipnise”sqaronte gjyshi im qė pat punuar xhandar nė kohė tė Mbretėnisė,por pat fituar davanė se doli edhe partizan mė vonė nė Luftėn e Dytė),se sot i ati i Sonit qenka drejtor banke,se kulla e tyre paska qenė gjithjė kullė e parė dhe me...oxhak!Ja oxhaku mė pat mbetur nė mendje mua,se “oxhaku nuk u bėka buxhak”.

Vitet e tė mesmes kaluan si pa u vėnė re,por dhe nė tė lartėn edhe Soni e fitoi konkursin.Vazhduam ta ruajmė shoqėrinė,por ende s’kisha njohur asnjė tė shtėpisė sė tij,madje as baba-drejtorin qė vinte aq shpesh sipas Sonit,me shėrbim nė Tiranė.Ndonėse mė rrallė,Soni vazhdonte tė vinte tek ne.Qe lidhur me njė vajzė qė studiomte pėr veterinari nė Kamez dhe shumė kohė i kushtonte asaj. Por kujtoj mirė atė ditė dimri tė vitit tė fundit.Profesori kishte vendosur qė javėn e praktikės dimėrore ta bėnim nė Veri dhe njė ditė do tė qėndronim tek qyteti i Sonit.Masat i morėm mirė se e dinim pėr dėborėn e rėnė.Ndalonim herė pas here dhe hidhnim me njė frymė nė kanavacė ato peizazhe mahnitėse,duke na ardhur keq vetėm pėr ketrat se ku do tė gjenin ushqim tash qė bora kishte mbuluar gjithēka.Bėnte shumė ftohtė por mosha,shoqėria me shumė vajza qė ishin nė praktikė me ne...Teksa po afroheshim qytetit tė Edisonit,ky ndėrroi vend dhe erdhi u ul nė sediljen time.”Lum si ti Soni ku je lindur e je rritur!Nė keto male,mes kėsaj bardhesie marramendėse,edhe pa pasur talent,bėhesh artist”,recitoi e frymėzuar deri nė marri Laura,njė shoqe e kursit.Soni nuk kishte kohė t’i jepte pergjigje.Tjetėr shqetėsim e brente.

-Dėgjo,se ty tė kam shok.-mu drejtua mua syulėt-Kur tė mbėrrijmė unė do t’u them shokėve qė tė vijnė pėr njė vizitė nė shtėpi,por tė lutem...s’di nė mė kupton...tė lutem ngul kėmbė qė tė mos vijnė...

S’po e merrja vesh.Mė lutej sinqerisht,kishte njė brengė:

-Jo pėr ndonjė gjė,por ne kėtej s’i kemi kushtet e kryeqytetit...si tė them,se kam njė shtėpi tė vogėl,bukė hamė akoma nė sofėr...Ja,keto dhe tė tjera se ty tė kam si vėlla...

Nuk doja ta lija mė tė vuante pėr tė mė shpjeguar mua kushtet e banimit,apo pse nėna e tij kurrė s’e hiqte shaminė prej kreje,ndonėse edhe unė pėr herė tė parė i dėgjoja.I premtova tė rrinte i qetė,se askush s’do tė shkonte nė shtėpinė e tij,se tė gjithė ishin tė lodhur dhe mezi prisnin tė shkonin nė hotel.

-Por unė dua ta takoj tė paktėn babain tėnd,t’i ēoj tė falat e gjyshit.Se ti e di,s’mund t’i tregoj atij qė erdha kėtu dhe nuk takova asnjė nga prindėrit e tu...

-Dakord,nesėr pijmė kafe tė tre tek turizmi.

Me shumė zhurmė u sistemuam ne hotel dhe Soni e bėri adetin e ftesės dhe unė ngula kėmbė me zė tė lartė:Ik,o Soni.pėr kokėn tėnde!Thuaj prinderve se tė gjithė mirė jemi!Na lerė tė pimė ndonjė gotė e tė flemė si ketrat mbuluar me dėborė..

Soni nuk priti reagimet e tė tjerėve,por u zhduk pėr tė ardhur tė nesėrmen tė mė takonte me tė atin.Ia kujtoj si sot tiparet,tė folurėn babait tė Sonit,qė tė imponohej me mirėsinė e tij.Me nofulla tė gjera e tė dalura,me njė kolare tė trashė si kjo qė Soni kishte lidhur sot,me sytė e zgjuar,me thjeshtėsinė karakteristike dhe plot kolor tė shprehuri si burrat e atyre anėve qė disa i kishim hasur nė folklor e disa nė ndonjė kronikė televizive.Mė kenaqi qė mė pyeti me emėr pėr tė gjithė familjen time e sidomos pėr gjyshin. “Na jena tė thjeshtė e tė vojtur.Ka ca kohė qė mbarova njė kurs pėr ekonomi dhe bereqatvers kam fillue ne zyre,jam sportelist nė bankė...”.Sonin e mbuloi e verdha,por s’beri zė.U ndava me tė,por s’e dija qė ngapak e ngapak mė vonė Soni pa ndonjė shkak do tė ftohej aq shumė dhe nga unė.

Emerimin pėr mua e dhanė ne njė fshat nė Veri,ndersa Soni...piktor animator nė Kinostudio.Qė atehere,kanė kaluar vite.Soni kishte marrė shtėpi nė qender tė Tiranes,pasi ishte martuar me vajzėn e njė drejtori drejtorie ne ministrine e Brendshme,ndėrsa unė...nga mėsues vizatimi me hapjen e kufinjve kisha marrė arratinė pėr nė Greqi.Erdha vetem njeherė pas dy vitesh mėrgimi.Mė lajmėruan pėr vdekjen e gjyshit.Gjeta numrin nė numrator dhe lajmėrova Sonin pėr vdekjen dhe orarin e varrimit.U duk shumė i pikėlluar,mė premtoi se do tė bėnte tė pamundurėn tė vinte,por...

U ktheva prapė nė Greqi,jo se po bėja ndonjė preokopi,por punoja si piktor nepėr kisha,nxirrja diēka,se po tė vazhdoja tė punoja mėsues...Ju e dini se mesuesi ėshtė katandisur...lėre mos e pyet.Nė gazeta e nė internet mėsoja pėr zhvillimet politike nė Shqipėri,ku emri i Edisonit lakohej gjithjė e mė shpesh.Nuk kisha kurajon t’u thosha tė tjerėve se e kisha patur shok fare tė afėrt,ndonėse njė ditė u gjendėm thuajse pėrballė dhe gjithė mirėsi mė pėrshėndeti pa patur kohė tė mė jepte dorėn.Shtėpinė nė qendėr e kishte dhenė me qera pėr njė fondacion joqeveritar,kishte blerė edhe tre shtėpi tė tjera si dhe dy vila:njė nė zonen turistike tė Dajtit dhe njė nė gjirin e Lalzit ku siē thoshin ishte e ardhmja e turizmit.Sigurisht qė Edisoni nuk kishte kohė tė rrinte me mua njė piktor kishash nė Greqi,veēse sepse jam kurios tė di nė vilat e ndėrtuara i ka me oxhak si kullat e qėmotshme?Nėse e dini, ju lutem mė tregoni...

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tregime

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 27, 2008 12:09 am

Kur intelektuali thėrret nė ndihmė shtetin

Nga Ridvan Peshkėpia

Nė emisionin televiziv “Studio e Hapur” tė mbrėmjes sė 28 Nėntorit, i pyetur rreth pėrpjekjeve pėr tė ēmitizuar Skėnderbeun, Ismail Kadare, pasi hodhi njė lumė akuzash kundėr atyre qė mbajnė kėtė pozicion dhe, nė njė kontekst mė tė gjerė qė lidhet me debatin pėr identitetin e shqiptarėve, i bėri thirrje shtetit tė ndėrhyjė, “aq sa mund tė ketė rol nė kėtė gjė, me mekanizmat e tij, se nuk ka shtet nė botė qė nuk ka njė ndėrhyrje nė kulturė, kur duhet pėr tė mbrojtur gjėrat madhore tė njė kombi, natyrisht, i shoqėrisė nė radhė tė parė, i kulturės, i medias dhe i shtetit nė fund” - pjesė kjo e lėnė jashtė intervistės nė tė paktėn dy prej gazetave tė njė dite mė pas, “Shekulli” dhe “Panorama”, por i pėrfshirė nė gazetėn “TemA”. I ndodhur nė dyzim deri nė atė ēast rreth nevojės sė prekjes sė mitit tė Skėnderbeut, arrita menjėherė nė pėrfundimin se ēmitizimi i Skėnderbeut ėshtė njė nevojė urgjente e shoqėrisė shqiptare dhe se i pari qė duhet tė shpėtojė nga ky mit ėshtė vetė Ismail Kadare. Ndoshta kjo do ta shpėtonte atė dhe shumė shqiptarė tė tjerė nga marrėdhėniet e tyre tė kompleksuara me shtetin dhe pushtetin.
Dy gjėra ėshtė e mira tė ndahen, megjithatė: Skėnderbeu dhe miti i tij si qartėsim i bazave epistemologjike dhe ontologjike, mbi tė cilat vendoset diskutimi. Skėnderbeu vetė ėshtė individi i lirė dhe racional, udhėheqėsi me synime shumė tė qarta, tė lexueshme dhe tė llogaritshme drejt pushtetit. Ky ėshtė ai qė secili nga ne duhet tė jetė nė jetėn e pėrditshme: njė individ i lirė dhe racional qė synon tė maksimalizojė pėrfitimet e veta. Skėnderbeu ėshtė individi me vullnet tė hekurt, ambicien e tė cilit nuk e frenon dot as njė perandori gjigante e as humbjet masive qė vuan popullsia e tij. Nė teorinė e zgjedhjes racionale, jo tė gjitha veprimet racionale ēojnė nė pėrfundimet e pritshme; e rėndėsishme ėshtė qė ato veprime janė individuale - pra tė marra nė pavarėsi tė plotė nga individėt e tjerė - dhe qė motivohen nga synimi pėr tė maksimalizuar pėrfitimet individuale. Nga kjo pikėpamje, Skėnderbeu nuk ėshtė kalorės i Krishtėrimit, por pararendės i Iluminizmit dhe universalitetit tė tij pėrqendruar tek arsyeja, jo si njė kompleks emocionesh, por si njė prirje pėr tė arritur nė pėrfundime bazuar mbi pėrvojė.
Nga ana tjetėr, miti i Skėnderbeut ėshtė ajo ēka tė tjerėt i kanė veshur atij, jo vetėm vepra, por edhe qėllime. Ky ėshtė nė fakt miti i shtetit, i udhėheqėsit legjendar, i heroit romantik deri nė tragjedi, i motiveve irracionale, emocionale, tė palexueshme, tė patestueshme dhe tė pallogaritshme. Miti i Skėnderbeut ėshtė ajo qė ne duam qė ai tė ketė qenė, ajo qė ne duam qė ai tė jetė, njė udhėheqės qė na ruan nga marrėzitė tona, nga sulmet e tė huajve, madje edhe nga dembelia intelektuale nė njė studio televizive, kur nuk gjejmė argumente tė tjera kundėr heretikėve dhe thėrrasim shtetin tė policojė kulturėn dhe debatin historik. Miti i Skėnderbeut ėshtė dorėzimi ynė pėrpara pėrgjegjėsisė qė kėrkon fitimi dhe mirėpėrdorimi i lirisė individuale; ėshtė justifikimi pėr dhurimin e kėsaj lirie tek udhėheqėsi, njėlloj si nė teorinė e Hobbes-it. I nxjerrė nė nxitim e sipėr nga kujtesa e deformuar popullore aty rreth mesit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė prej Rilindjes Kombėtare shqiptare - njė zgjatim i Rilindjes ballkanike dhe njė fotokopje e Romantizmit gjerman tė Herder-it dhe Fichte-s - miti i Skėnderbeut u ndėrtua nė mėnyrė tė tillė qė t’i pėrshtatej sa mė mirė shoqėrive ngurtėsisht dhe kokėfortėsisht tė strukturuara shqiptare. Te ky mit shqiptarėt gjenin nocionin e prijėsit qė aq shumė e adhuronin nė konceptin e tyre shoqėriformues. Por prijėsit vetė, nga ana e tyre, nė mitin e Skėnderbeut gjetėn modelin qė duhet tė ndiqnin apo mė mirė, ēka duhej tė bėheshin: udhėheqės legjendarė dhe jo shėrbyes tė popullit tė tyre. Pėrderisa Skėnderbeu nuk ra kurrė nga kali, pėrse duhej tė binte Ahmet Zogu, Enver Hoxha apo kėta tė tjerėt sot? Pėrderisa Skėnderbeu paska luftuar kundėr perandorive tė mėdha, pėrse tė mos luftonin edhe ata?
Shqipėrisė i duhet Skėnderbeu, jo miti i tij. Shqipėrisė i duhet modeli i individit tė lirė dhe racional, jo miti i heroit legjendar dhe tragjik. I pari ėshtė i lexueshėm dhe i parashikueshėm, si kur ėshtė mes nesh, ashtu edhe kur ėshtė nė pushtet. I dyti ėshtė mitologjik, irracional, emocional, i pakuptueshėm, i palexueshėm dhe i pakontrollueshėm. Shqipėria ka nevojė pėr Skėnderbeun historik dhe jo atė mitologjik, pėr udhėheqėsin e gabueshėm, ndonjėherė dinak, ndonjėherė i prirur drejt kompromiseve tė vėshtira, por gjithmonė i gabueshėm. Kėtė prirje pėr gabueshmėri e dimė tė gjithė; kėtė e di edhe vetė Skėnderbeu i radhės nė pushtet. Sa pėr Skėnderbejtė imagjinarė tė studiove televizive, le t’i lemė ata nė dembelizmin e tyre intelektual, nė thirrje tė shtetit, tė mitit tė tyre, pėr t’i shpėtuar nga armiqtė, realė apo tė imagjinuar, kundėr tė cilėve argumentet nuk mjaftojnė. Me pėrkufizim, kur njė intelektual thėrret shtetin pėr ndihmė nė mbrojtje tė tezave tė veta, ai ėshtė vetėshndėrruar nė ideolog.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tregime

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 27, 2008 12:11 am

A kemi tė njėjtėn gjuhė?
Fatmir Terziu

Kur ėshtė fjala pėr bashkėbisedim apo shkėmbim mendimesh ndėrmjet meshkujve dhe femrave, shpeshherė ngjan sikur “tė dy sekset vijnė nga planetė tė ndryshėm”. Tė paktėn kėshtu mendon psikologja britanike, Dr Linda Papadopoulos. Sic thuhet edhe nga tė tjerėt, nė fakt nga kėrkuesit akademikė tė kėtyre temave: “burrat janė nga planeti Marsi dhe gratė janė nga Venusi”. Shumė nga ne, nė praktikat e komunikimit, qoftė edhe ato familiare, ėshtė paraparė se bėjmė komente tė ‘paarsyeshme’ me partneret tona, tė dashurat, gratė apo edhe shoqet, vetėm e vetėm qė tė kthejmė fjalėn nė dicka tjetėr dhe krejt ndryshe.
Sipas njė studimi tjetėr tė publikuar nga Oxford University, thuhet se “gratė janė familizuar me ‘fjalėburrėrinė’, cka nėnkupton se gratė duhet tė durojnė fjalėn e njė ‘mashkulli’, qė nė fakt ajo mund tė jetė edhe pėr tė mos u dėgjuar. Por, kjo natyrshėm edhe nė kurs tjetėr. Shumė gra, tipike dhe tė quajtura tė ‘burrėzuara’ nga vetė natyra dhe problematika e tyre, shpeshherė kanė edhe njė arsye qė tejkalohet nga kokėfortėsitė dhe tekat kundėrshtore tė kėtyre dy sekseve. Nė mendjen e burrit njė pyetje e thjeshtė ėshtė disaherė shpėrfillėse. Por njė studim i psikologes sė lartpėrmendur, me temė “Cfarė thotė burri, dhe cfarė dėgjon gruaja”, ėshtė cilėsuar nga mediat britanike si njė kod pėr tė ndihmuar ndėrtimin e urave tė komunikimit dhe restauruar boshllėkun e kėtij komunikimi.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tregime

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 27, 2008 12:12 am

POPULLI: ‘...PESHKU QELBET NGA KOKA’



Kastriot Berberi




Sipas shtypit shqiptar ne Britanine e Madhe, nje i ‘paafte’ zgjidhet si konsull ne perfaqesine diplomatike shqiptare ne Londer. Uuups! Nje gje e ‘rralle’ per Shqiperine dhe shqiptaret! Nje ‘’emerim’’ i ketij zyrtari nga nje Minister i Jashtem, i marre aktualisht si i pandehur nga drejtesia shqiptare ne lidhje me dyshimin e kryerjes se disa veprave penale, ku maksimumi i denimit eshte burgim (heqje lirie) qe shkon deri ne disa vjet. Po ky Minister i Jashtem eshte ai qe kontrollonte dhe akoma ben nje gje te tille , ‘cilesine’ e ketij sherbimin diplomatik para dhe pas ketij emerimi.
Vete eksperienca e komunitetit shqiptare ne lidhje me sherbimet, gadishmerine dhe cilesine e punes se ambasades shqiptare nuk mund ta dallonte hyrjen e kesaj molle te ‘kuqe’ ne shporten ku ndodheshin dhe mollet e tjera po te ‘kuqe’. E pra, si u dallua? Kush ishte ‘bilbilfishkelluesi’? Kush kishte interes? Ambasada s’kishte deshire qe ky fakt te publikohej! Mos valle ne thelb eshte e vertete kjo deshire?! Perse jo? Nuk e dinte ‘ambasada’ qe komuniteti shqiptare ketu dhe qytetaret taksa pagues ne Shqiperi, nuk duhen mbajtur larg transparences zyrtare, qe hezitoi dhe refuzoi publicitetin e ceshtjes ne fjale? A mund te besohen lehte keto?
Ne lidhje me ngjarjen konsullit tone te ri ne ambasaden shqiptare ne Londer miku im, patrioti, akedemiku dhe profesori i mirenjohur ne Universitetin te Bukureshtit, zoti Kopi Kycyku nga Rumania shprehet:

‘….Nė njė kohė qė bota lindore pėrpiqet ta pėrfaqėsojė veten me sa mė shumė dinjitet nė Perėndim, klanet tona anadollake, - gege apo toske - myslimane apo tė krishtera qofshin, - nuk e kanė pėr gjė tė na paraqitin si shurdhmemecė edhe nė njė lėmė kaq me peshė siē ėshtė diplomacia. E pra, ndjeva dėshpėrim, - si ēdo shqiptar, - pėr "mysybetin" konsullor. Por, nuk duhet ta vrasim mendjen shumė e as tė ēuditemi fort, sepse, Kastriot i dashur, mjerisht jemi krejt tė pafuqishėm pėr t'i thėnė "Ndal!" trokut qė ka marrė "kali i korrupsionit" gjithėpėrfshirės shqiptar, shkaktari kryesor e mbase i vetėm i telasheve qė po pėrjeton kombi ynė famėmadh.’ (e-mail personal).

Cdo njeri me mendje te arsyeshme gjen vetveten ne komentet e ketij citimi real. E pra, sapo te lexosh materialin ne shtyp ne lidhje me kete teme, merren te qarta pergjigjet e pyetjeve retorike te bera mesiper, mesohet se ‘bilbilfishkelluesi’ eshte vete ‘’kali i korrupsionit’’ gjitheperfshires shqiptare, si dhe te bie ndermend fjala e urte e popullit se: ‘… Peshku qelbet nga koka.’
As Nietzsche nuk do te arrinte te analitikali shpjegonte ‘ Kalin e Korrupsionit’ shqiptare.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tregime

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 27, 2008 12:13 am

Njė fabul qė vjen nga talenti pėr tė treguar


Fatmir Terziu

Suzana Kuqi ėshtė njė arsye mė shumė pėr tu lexuar nė fakt. Tregimet dhe krijimet e saj shfaqin anėn ndryshe tė tė lexuarit. Dhe pse? Tė lexuarit ndryshe tė kėsaj autore shqiptare lidhen me mėnyra tė shumta, por mė e spikatura ėshtė ajo qė lidhet me fabulėn e tregimeve tė saj qė vjen nga talenti pėr tė treguar nė mėnyrė tė rrjedhshme, tė ēiltėr. Tek tregimi “Daniela” ėshtė njė intrigė pėrditėsie, por jo e ngjashme me njė rutinė. E dizajnuar nga Kuqi, kjo pėrditėsi vjen nė syrin tonė nė fillim si njė rėmujė gjėrash, por tė ndėrtuara nė sinkron me kohėn, ngjarjen dhe vendin. Qenushi ėshtė njė risk evenimental i kėsaj intrige. Dhe mė tutje jeta duket si nė njė detaj interesant. Gjuha ėshtė e larmishme dhe varion. Ne godasim pa fre nė njė stil anakroik dhe shpesh zgjedhim atė qė ndjejmė. Kėtu ndjenja e Kuqit duket e pėrballueshme dhe ėshtė njė pėrballim krizash: “qetėsuesi qė i kish dhėnė mjeku kur ishte nė krizė nervash pėr atė tė flamosur divorc…”. Sidoqoftė sinkroni i rrjedhės sė ngjarjes na jep njė pasqyrim efikas tė tėrė atij stili tė vecantė deri sa na sjell kėtė fakt ‘krize’ personale. Por tregimi ka njė arsye tė jetė paksa global. Ėshtė i tillė pasi ai preferon tė rreket nė njė “Happy ending”, pra nė njė metodė shumė tė njohur qė tashmė njihet disi tejet nėpėr zona krijuesish. Ky pėrfundim i tillė, i thėnė nė shqip, pėrfundim i gėzuar na krijon njė arsye mė shumė tė themi se ėshtė zgjedhje autoriale, por nė fakt duke qenė i gjithė tregimi njė stil disi i vecantė edhe ky pėrfundim ndoshta do tė duhej tė shihej mė tepėr.
Pėrgjithėsisht, kjo prozė e shkurtėr ėshtė latuar mirė. Ėshtė e tillė dhe tė rrėmben. Edhe diku ku gjuha duket paksa e nxituar si pėrshembull tek “...La hapur derėn e ballkonit me shpresė se qenushi do t'i bėnte aty nevojat e tij ,e doli me vrap nga shtėpia...”, (qė do tė preferohej mė drejtė nė shqip: …qenushi do tė bėnte nevojat e tij nė atė dhomė… ose shtėpi… dhe jo do t’i bėnte...) tregimi ka vlera tė mirėfillta letrare dhe gjuhėsore. Ėshtė mė saktė njė variant i bukur, ngjashėm me atė qė tashmė ėshtė i vlerėsuar, edhe pse skicues, tek “Burri, makina dhe gjobat”. Nė kėtė skicė-tregim Kuqi afron me njė gjuhė poetike, tė mirėformuar e tejet interesante, aq sa thėnia e Samuel McChord Crothers, njė universal unitarian Amerikan, “njė shkrimtar qė lėvron prozėn e shkurtėr, gjendet i lodhur dhe duket sikur dėshiron tė bėhet poet. Kėshtu ai fillon tė mbajė mend se cdo fjali fillon me germėn e madhe dhe vazhdon tė shkruajė prozė tė lexueshme”, duket sa origjinale dhe komplekse edhe pėr talentin e prozatores Kuqi.
Nė tregimet e Kuqit gjendet njė mėnyrė e vecantė komunikimi. “Burri, makina dhe gjobat” i Suzana Kuqit ėshtė njė fabul e goditur. E shkruar thjesht, bukur dhe qartė. Ėshtė si njė krijimtari qė lexohet, mbahet mėnd dhe komentohet lehtė. Njė fabul proverbiale, shumė domethėnėse e mjaft mesazhdhėnėse. Autorja ndėrhyn vetė gjerėsisht nė rolin e tregimtares, qė shprehet me ligjėratė tė zhdrejtė, teksti it ė cilit jepet nė vetėn e duhur. Fjalėt pėrbėjnė monologun e tregimit dhe jepen nė ligjėratė tė drejtė. Ajo nė fakt ėshtė njė komunikim i lirė, dhe ėshtė vėshtirė ta klasifikosh atė. Ėshtė njė ritėm poetik tė cilin e ndeshim tek “Ura” e S. Hamitit, dhe qė komunikon ndjeshėm duke dhėnė rezultat. Njė ‘antagonizėm’ i fiksuar nė metoda patriarkale qė shpesh dhe forcėrisht ndikojnė e dominojnė edhe nė shoqėritė mė tė kulturuara. Nė kėtė prurje krijuese Kuqi ka bėrė tė lexueshmen.

Po kush ėshtė Suzana

Suzana Petrit Kollaku (Kuqi) ka lindur mė 13.10.1959 nė Ostrava tė Ēekosllovakisė sot Republika Ēeke. Babai i saj ka kryer studimet pėr inxhinieri minierash atje ku u martua me nėnėn e saj qė ėshtė ēeke. Pas studimeve u kthye nė Shqipėri sė bashku me gruan e vajzėn dy vjeēe, qe ishte Suzana. U emėrua nė miniera tė ndryshme larg qytetit tė tij tė dashur Durrėsit duke filluar me Bulqizėn, Pishkashin, Kurbneshin dhe nė fund ishte kryeinxhinier nė minierėn e Manzės. Ne Kurbnesh u sėmur me silikozė, sėmundje qė i mori jetėn nė moshė tė re, sapo kish mbushur 41 vjeē. Kėshtu qė Suzana, filloren e ka kryer nė Kurbnesh, tetėvjeēaren nė Manėz, shkollėn e mesme nė Shijak dhe nė fund mbaroi fakultetin e Ekonomisė agrare nė Kamėz, pasi bėri njė vit stazh, vitin e parė ia mohuan tė drejtėn e studimit pasi kishte nėnėn e huaj. Ka punuar si ekonomiste nė Durrės nė ndėrmarrje tė ndryshme e nė fund para se tė shkonte nė Itali ka punuar nė Degėn e tatim taksave tė Durrėsit. Tė shkruarit ka qenė thjesht
njė dėshirė e saj. Pėr tė botuar shumė pak, njė tregim tė shkurtėr tek gazeta Drita, disa poezi nė njė revistė pėr gruan, dhe mė 1999 njė libėr tė vogėl qė titullohet “Lumturi familjare”, shumė i vogėl. Emigrimi qe njė stres ashtu si pėr tė gjithė. Por tani pas kaq vitesh gjėrat sikur marrin rrugė, fėmijėt rriten e kėshtu i mbetet pak kohė e lirė. Ėndrra e saj: tė mėsoj tė shkruaj siē duhet qė tė jetė nė gjendje tė shkruaj njė libėr tė denjė pėr babain e saj tė dashur. Ka qenė pėr Suzanėn njeriu mė i mirė qė ka njohur gjatė gjithė viteve tė jetės sė saj dhe ia ka borxh.

Krijimtaria e fundit

Tregimet e fundit tė Suzanės qė pėrmblidhen nė vėllimin e saj gati pėr botim “Kam burrin sėmurė”, “Aborti”, “Menopauza”, “Respektomė dhimbjen...”, “Unė, mamaja dhe treni”, “Tuneli”, “Jetė pa dinjitet” etj janė njė mesazh i qartė i penės sė saj qė mbetet tashmė jo vetėm ėndėrr, por njė realitet. Nė kėto tregime shihet qartė ideja e njė “shoqėrie informuese” qė vjen nė nota tė sinqerta, sinqeritet, dhimbje dhe intuitė qė pėrfshihet deri nė grimcėn e fundit tė jetės. Duke lexuar krijimtarinė e Kuqit, ndjen atė qė Frank Ėebster shpreh tek “Teoria e informimit tė shoqėrisė”, ku thekson se “ njėrėzit e pranojnė kėtė situatė [situatėn e informimit] nėpėrmjet efekteve tė jetės qė gjenden nė metoda e stile tė ndryshme tė tė treguarit. Pra ėshtė kjo situatė qė ndjehet fuqishėm tek tregimi “Aborti”, dhe po aq fuqishėm tek “Menopauza”. Nė kėto tregime ndjehet fuqishėm jo vetėm situata informuese pėr lexuesin, por edhe pesha e fjalės qė ėshtė e pėrzgjidhur pėr tė treguar. Nė tregimi “Respektojmė dhimbjen”, Suzana gjen mė shumė hapėsirė tė diktojė situatėn nė sipare mė tė qarta pėr lexuesin dhe mesazhi siguron mė shumė forcė. Tė njėjtėn gjė ne e shohim edhe tek “Unė, mamaja dhe treni”, “Tuneli”, “Jetė pa dinjitet” etj.
Domosdoshmėria jonė qė tė vijojmė tėrė kėtė krijimtari tė Kuqit nė lidhje me marėdhėnien e heshtur tė tregimit me lexuesin, qė nė kėtė rast jemi ne, na kėrkon largimin nga nocioni se njė analizė apo kritikė letrare duhet patjetėr tė interpretojė e dėshmojė vija mesatare apo edhe dobėsi, krahas arritjeve dhe ‘mirėkuptimit’ me tekstin. Duke menduar se leximi nė kėtė rast nuk ėshtė dukuri e tillė, kuptimi i mirėfilltė i asaj qė thuhet rėndom ‘e lexuara’ pėrjashton tė gjithė pyetjet kryesore rreth asaj se si duhet thėnė e vlerėsuar puna e krijuesit. Nė kėtė ide bashkohem me mendimin e Mark Pursehouse qė tek fjala e tij sqaron aspektet e lartcituara tė kritikės.
Ajo qė shihet qartė nė krijimtarinė e Kuqit ėshtė njė fabul qė vjen nga talenti pėr tė treguar.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tregime

Mesazh  Sponsored content Today at 5:39 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi