Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:08 pm

Mė kujtohet koha e viteve rinore, atėbotė e adhuroja lirinė si njė pėllumb nė hapėsirė. Ėndėrrimet rinore nga fusha tė ndryshme tė jetės dėshiroja t“i realizoja sa mė parė pėr aq sa ishte e mundur, zakonisht qėndroja nė odėn e tė parėve i dėgjoja bisedat e babait me mysafirėt, ishte pėr mua tejet e kėndėshme por edhe e hidhur njėkohėsisht t“i dėgjoja disa biseda pėr tė cilat thoshin burrat janė " jasak", turq, do tė thotė: tė ndaluara.

Babai im Nasufi, ishte punėtor i madh, njeri fjalėpak i urtė dhe i heshtur, gjithmonė mė dukej se diēka tė madhe e tė paarritshme po ziente nga brenda nė shpirtin e tij; nga kjo mund tė konstatoja se edhe bashkėbiseduesit e tij kishin njė preokupim tė njėjtė dhe njė brengė po aq tė madhe e cila njė ditė do tė shpėrthente si vullkan nė mos prej tyre mesiguri prej pasardhėsve tė tyre, pra prej breznive tė reja. Xhaxhai im Jusufi, ishte njė mesoburrė i vendosur, i sinqert dhe trim, kėto karakteristika i kishte dėshmuar nė jetė e nė veēanti gjatė Luftės sė Dytė Ēlirimtare, nėn udhėheqjen e Komandantit legjendar, Shaban Polluzhės- ishte dėshmuar trim i paepur, nė Tregun e Ri (Novi Pazar) kundėr kriminelėve ēetnik tė Drazha Mihajloviqit; siē rrėfente plaku i urtė, bashkėluftėtari i tij Hajzer Tafa Shyti: "Jusufi gjatė luftimeve tė rrepta, ngritej nga istikami deri pėrmbi brez e vendoste mauzeren nė faqe dhe hapte zjarr pa ndalė, shpesh i thoshim ruaju, por Ay na e kėthente: "o pasha besėn, sot po mė hjek zemra me vdekė me kėta qafira", bisedat vazhdonin: dhe rrėfimin e mbaronte me lot nė sy, pėr vėllaun Muharremin, i cili kishte ra heroikisht nė fushėn e nderit, nė beteja tė rrepta nė Tregun e Ri nė dimrin e egėr tė vitit 1942. Vlenė pėr t“u kujtuar qė me t“i kuptuar ngjarjet mė thellė, dikur fillova tė hyja nė biseda edhe unė, pastaj kisha prirjen t“i kundėrshtoja ata qė flisnin me servilizėm e lojalitet pėr tė huajt, pra pėr okupatorėt jugosllavė, prandaj shpesh babai mė kėshillonte: biri im kujdesu gjatė bisedave se armiku i dėgjon bisedat tona, pastaj na dalin telashe me rregjimin.

Pėrse vinte kjo drojė e tij mė vonė e kuptova qė: xhaxhain tim luftėtar gjatė rregjimit tė egėr titisto-rankoviqist, pikėrisht gjatė aksionit famėkeq tė armėve e kishin maltretuar e munduar sė tepėrmi pėr dorėzimin e armėve, UDB-ja famėkeqe. Bile, prej kohėsh Ay vuante nga ato pasoja, ndėrsa nė pleqėri ende pa i mbushur tė 60-tat, mori njė paralizė dhe u verbua-kuptohej kjo qe trashėgimia e vuajtjeve gjatė luftės dhe nė vitet e robėrisė serbomadhe. Tė parėt tanė ishin ata, qė e mbollėn tek breznitė e reja idenė e urrejtjes kundėr okupatorėve dhe dėshirėn e madhe pėr punė, dituri e liri.

Ata, jetuan e vepruan gjatė tėrė jetės sė tyre tepėr mizerable, me krenari e nderė. Ata, edhe nė kohėt mė tė rėnda tė terrorit, nuk ua kėthyen shpinėn vatrave stėrgjyshore as nuk iu gjunjėzuan kurrėn e kurrės armikut. Vitet kalonin ndėrsa vreri i viteve rinore po rritej, kur i isha 17 vjeēar, pa hezitim pėrfytesha me fqinjėt tanė serbo-malazezė tė cilėt ishin ardhacakė nė trojet tona, i urreja fort dhe nuk dėshiroja t“i shihja me sy atypari nė katundin tim, e dėshiroja t“i shihja nė theqafje pėrtej katundit tim, dhe jo vetėm kaq; po edhe pėrtej Atdheut, tė iknin andej nga kishin ardhur, nga Serbia, Mali i Zi apo nga Rusia.

Pėr mė tepėr urreja rritej sepse silleshin si tė ishin zotėr nė vendin tonė, bile ata gėzonin atėbotė shumė privilegje nė tė gjitha etapat e rregjimit titisto-fashist, siē dukej rregjimi me kėto donte t“i mbante qėllimisht qė ta serbizonte Kosovėn dhe Vise tė tjera shqiptare. Mirėpo, padrejtėsia historike mund tė vonohet, ajo s“ėshtė e pėrjetshme, pra s“ka se si tė mos pėsoj fiasko, me arritjet e sukseseve tona nė fushėn e shkencės tė artit dhe kulturės shqiptare, okupatorėve u rrėshqitėn rrenat dhe tradhtitė nga duart, rinia jonė u ndėrgjegjėsua qė ta njihte mikun dhe armikun, pastaj koha vėrtetoi se rezistenca jonė po rritej edhe me ndihmėn e shtetit amė Shqipėrisė sė Pėrtejdrinit, kjo u kurorėzua me Luftėn Ēlirimtare e cila u fitua me ndihmėn e vėllezėrve tanė tė njė gjaku, tė njė flamuri e tė njė gjuhe- Shqipėrisė dhe aleatėve tanė tė vendeve demokratike. Mirėpo, s“guxojmė tė harrojmė se pėr t“u arritur kėto fitore u desht shumė djersė e gjak, nė burgje dhe llogore.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:09 pm

DEMONSTRIMI ARRESTIMI DHE BURGOSJA IME SHUMĖVJEĒARE

Pranvera e Madhe “81, mė gjeti ashtu tė pėrgaditur fizikisht dhe tė ndėrgjegjėsuar kthjelltėsisht, pėr gjendjen qė po kalonte kombi im i shumėvuajtur. Prandaj, pa hezitim u hodha nė ballė tė demonstruesve qė po kėrkonin fuqishėm, pra me rezistencė paqėsore qė Kosova tė avancohej me statusin e Republikės sė Pavarur. Nė qytetin tim tė dashur nė Vushtrri, kishte shpėrthyer demonstrata, unė atėbotė isha punėtorė nė NP "Kosova" tė Vushtrrisė, nė sektorin e Ndėrtimit, bile ato ditė punonim nė rrethinėn e Vushtrrisė, pikėrisht nė katundin Liqe j(ish Bukoshi) por duke e parė fluturimin e aeroplanėve luftarakė dhe duke e dėgjuar uturimėm si tė lubive, gjithashtu me tė marrė lajmin pėr zhvillimin e demonstratave me njė shokun tim tė punės , Hilmi Muzaqin, jemi hipur shpejt nė njė motorr dhe si vetėtima brenda njė ēerek minutash kemi arritur nė Vushtrri, jemi bashkuar me atdhetarė e atdhetare, pothuaj me orė tė tėra jemi ndeshur pėr jetė a vdekje me xhelatėt e Beogradit. Ne, demonstruam paqėsisht, por ata pėr tri ditė me radhė, prillin gjelbėrosh e kėthyen nė prill tė kuq, nga gjaku i popullit tonė liridashės. Ishim mbledhur tremijė demonstrues: nxėnės, studentė, punėtorė intelektualė pėrparimtarė, tė rinj dhe tė reja, kishte edhe tė moshuar qė rezistenca jonė ua kėthente rininė prandaj hidheshin pa hezitim me ne e ta bėnin vdekjen si me le. Ne, brohorisnim pa frikė "Republikė, Kushtetutė, ja me hatėr, ja me luftė", "Lironi shokėt nga burgjet", "Trepēa punon, Beogradi ndėrtohet" e tė tjera kėrkesa tepėr legjitime.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:09 pm

Pa vonesė, pas 15 minutash pasoi urdhėri i policicė, pėr tėrheqjen tonė, sepse ne ishim drejtuar nga stacioni i policisė okupatore. Mė kujtohet qė pėrkrah i kisha Dinore Currin dhe Bali Veliun. Filluan arrestimet e para tė shokėve, pastaj pėrpjekėjet tona ultimative pėr lirimin e tyre, dialog mjaft i zjarrtė me policinė vendore-shqipfolėse: ose na i lironi shokėt ose demonstrata do tė merr edhe mė tej zgjerim dhe ashpėrsi; ata nuk bindeshin dot, prandaj ne e sulmuam stacionin e policisė, fyta-fyt unė dhe Nebi Sejdiu dhe disa tė tjerė arritėm ta thyejmė kordonin, shkuam brenda nė kuesturė, hyjmė tek qelitė por fatkeqėsisht shokėt s“i gjetėm aty, ato ishin tė zbrazura, kemi dalė me shpejtėsi, i kemi lajmėruar demonstruesit qė shokėt s“janė brenda, tani veē po errėsohej, prandaj duhet tė shpėrndahemi, sepse demonstrata e ka erritur qėllimin plotėsisht. Urdhėri: nesėr tė gjithė nė demonstratė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:09 pm

Nė ora 21.30 kam shkuar nė shtėpi, i kam dėgjuar lajmet nė TVP, me ē“rast paraqiteshin pamje nga demonstratat nė tė gjitha komunat e Kosovės. Pastaj, kuislingėt, Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani, janė paraqitur nė TVP, me ē“rast i dėnuan si mos mė ashpėr demonstratat; janė tė njohura llomotitjet e tyre prej tradhtarėsh e puthadorėsh tė serbomėdhenjėve. Ata, mjeranė politikė e mbronin pushtetin e huaj pėr njė kolltuk, pėr njė copė kafshate- si qentė nė pleqėri tė thellė; lehnin pėr shtėpinė e huaj, por ciatjeve tė tyre dhe gjėmave makabre, populli s“ua vinte veshėt. Ne, ishim tė vendosur, ta shpiejmė pėrpara Revolucionin. Tė nesėrmen kam zbritur nė qytet, nė hyrje jemi ndeshur me njė kontrollė rutinore" nga policia, por isha i vendosur qė gjallė o vdekur tė hyja dhe t“a organizoja demonstratėn ashtu siē e kishim besėn!... Me tė hyrė nė qytet, filluam tė tubohemi grupe-grupe dhe nė tė dalė tė Fabrikės sė Ngjyrave, u bėmė shumė, sepse na u bashkuan edhe disa punėtorė, kur papritur po vinte drejt nesh njė kamion me targa tė huaja, ishin tė Kragujevacit, pasi tentuam ta ndalojmė, shoferi nuk ndalej, tentoi tė na shkelė ne demonstruesve, pasi u revoltova sė tepėrmi e kam marrė si vetėtima njė gur dhe e kam qėlluar shoferin nė ballė, qeni serb udetyrua ta ndalė kamionin, ia kemi hapur derėn, horrėn e kishte mbuluar gjaku i pistė okupator, mė dukej se po e ndyente tokėn tonė; i kam thirrė: "ik prej kėsaj toke, se kėtu ėshtė Shqipėri e jo Serbi; dinaku serbomadh paraqitej se ishte i alivanosur, por s“kishte qenė i tillė, ne nuk deshėm ta vrasim, prandaj me t“u liruar e ndezi makinėn dhe iku me shpejtėsi drejt Mitrovicės.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:10 pm

Pastaj, me Hilmi Muzaqin dhe Dinore Currin e tė tjerė, jemi nisur drejt shkollės sė mesme "Ali Kelmendi", pastaj tek Fabrika e Konfeksionit, atėherė quhej "Poleti", aty jemi ndeshur me polici; ata na thoshin se nė fabrikė nuk ka mbetur asnjė punėtorė, pastaj ka ardhur njė mik i Hilmi Muzaqit,(emri s“mė kujtohet), i cili na kėshilloi qė t“i nxerrim nxėnėsit nga shkolla, punėtorėt nga fabrikat sepse kanė ardhur shumė ushtri dhe polici nga Serbia, ata po grumbullohen , duan t“i zėnė pozitat kyqe nė rrugė, pra tė na shpėrndajnė. Ashtu, guximshėm, stuhishėm jemi ndeshur me ta, kanė filluar tė na hedhin lotėsjellės- gazra helmuese, njė demonstrueseje i ka rėnė tė fikėt nga lotėsjellėsit, njė djalosh nga Prellovci ua kėthente flakė pėr flakė kėto gazra turinjėve, si derrave por i kemi qėlluar edhe me gurė e sende tė tjera e kemi thyer kordonin e tyre, kemi hyrė nė qendėr tė qytetit duke brohoritur fuqishėm parulla revolucionare. Kemi qėndruar deri nė mbrėmje. Gjatė tėrheqjes e kemi kuptuar qė njė shok yni ėshtė rrethuar keq nga policia, duhej vepruar shpejt pėr lirimin e tij; rreptė e kidnapuam njė polic, me tė cilin e kushtėzonim lirimin e shokut. Pa u vonuar e kemi futur atė "argat tė dreqit" nė disa gypa uji, kemi hedhur gur mbi gypa, vetėm atėherė policėt horra, tė alarmuar u detyruan ta lirojnė shokun tonė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:10 pm

Pastaj, kemi shkuar nė shtėpi, nė mbrėmje vonė, poashtu edhe tė nesėrmen jemi ndeshur fyta-fyt me polici; tri ditė qėndresė pėr mijėra vite shpresė. Po, pastaj do tė vinin kohė tė vėshtira: menjėherė pas mbarimit tė demonstratave rregjimi kriminal i Beogradit e vendosi nė Kosovė gjendjen policore qė do tė thoshte: ngulfatje e tė drejtave njerėzore, jetė nėn pushtetin e dhunės-nėn rregjimin ushtarak. Egėrsisht, filluan burgosjet, maltretimet mbi shtresat e gjėra popullore: rinisė, punėtorėve dhe intelektualėve pėrparimtarė tė cilėt i kishin organizuar dhe zhvilluar demonstratat; grupet ilegale po ndiqeshin si nė vitet e ikuizicionit. Kjo, krejt natyrshėm pritej t“na ngjante mua dhe shokėve me tė cilėt i kisha organizuar dhe zhvilluar demonstratat. Kėshtu qė, nė njė ditė tė bukur pranvere ia arritėn uniformat blu, tė policisė gjakpirėse jugosllave; nė Ashlan , nė shtėpinė time thellėsisht u thye kėnaqėsia e punės asaj pranvere; me tė trokitur nė dyert tona e kuptuam qėllimin e vizitės sė hijenave. Fillimish, ata u paraqitėn kinse nuk do ta burgosim Jakupin, vetėm do ta marrim nė " njė bisedė informative"; t“ua them tė drejtėn tė nderuar lexues, kėtė nė fillim s“e pranova , mirėpo , ata mė kėrcnuan se po qė se nuk dorėzohet i Jakupi - ne do ta burgosim ndonjėrin nga vėllezėrit, deri sa tė paraqitet i akuzuari tek ne.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:11 pm

Duke i parė rreziqet, pėr hirė tė familjes u dorėzova- fillimisht mė lidhėn me pranga, mė kėrcnuan qė" po tė tentosh tė ikėsh do tė tė vrasim"; jo nuk do tė tentoj ua kėtheva- si mund tė iku i lidhur?! Pas njė ēerek ore u gjenda nė kuesturėn e tyre, nė Vushtrri, pastaj nė ēeli. Aty, mė ranė nė sy disa fytyra tė njoma, nė mesin e tyre qėndronte njė vajzė trimėreshė e cila bisedonte me shokėt. Pas pak hyri njė person me njė revole nė dorė i cili na thoshte: "ju tentuat ta pėrmbysni kėtė shtet". Ne, Qėndronim tė patundur dhe e mbronim kėrkesėn qė Kosova tė bėhej Republikė. Pas shumė maltretimeve, na dėrguan nė burgun mė famėkeq tė Kosovės, nė Mitrovicė, i cili ishte, bėrė "nikoqir" pėr rininė revolucionare tė Kosovės. Aty, gjatė hetuesisė kemi pėrjetuar maltretime fizike e psiqike, na kanė kėrcnuar edhe me pushkatim. Pas disa muajsh u caktua dita e gjykimit, tė grupit tonė, nė gjyqin e qarkut nė Mitrovicėn e Kosovės, kanė qenė: Ismet Emra, prokuror publik, Kapllan Baruti, pjesėmarrėse nė gjykatė ka qenė Fėllėnza Kadriu, grupi ynė u dėnua me kohėzgjaje prej 6 muaj deri nė 8 vjet, ishin shokėt: Nazmi Hyseni, nga Vushtrria, u dėnua me 4 vite, Bajram Latifi, nga katundi Bazhlan, u dėnua 5 vite, Bislim Bajrami, nga katundi Dumnicė e Vushtrrisė, u dėnua me 5 vite, Nebih Sejdiu, nga katundi Prellovc, nga komuna e Vushtrrisė, u dėnua me 5 vite, Xhevat Deliu, nga katundi Dumnicė e Vushtrrisė, u dėnua me 6 vite, Zeqir Murati, nga katundi Bequk i Vushtrrisė u dėnua me 5 vite.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:12 pm

Unė, jam dėnuar me 8 vite, prej tė cilave 6 i kam mbajtur, njė vit nė Kosovė, 5 nė burgun e Pozharavecit. Nė gjyq jemi mbrojtur fuqishėm, me argumente tė pathyeshme, e kemi mbrojtur idenė qė Kosova tė bėhej Republikė. Pastaj me t“u mbaruar paraqitja e dėnimit-tė gjithė si njė zė i vetėm, me grushta lart, kemi brohoritur fuqishėm: Rroftė Republika e Kosovės! Kjo i ka tmerruar xhelatėt titistė, por i ka forcuar zemrat e familjeve tona dhe tė atyre atdhetarėve qė asistonin nė gjyq!... Me ne qe solidarizuar vėllai im i nderuar Vehbiu, i cili e ka ngritur grushtin nė shenjė pėrkrahjeje. Vehbiu, ka qenė i vėnė nė shėnjestrėn e UDB-sė, pėr vite me radhė. Pas disa ditėsh, na transferuan nga Mitrovica, nė burgun famėkeq tė Pozharavecit- kjo qe pėr ne dita mė e rėndė e jetės sonė. Po largoheshim tė lidhur nga Kosova Kreshnike, tė cilėn po e lenim poashtu tė lidhur nga kėthetrat e robėrisė serbomadhe. Atje, shumė nga ne e kemi humbur shėndetin, por me qėndresėn tonė e kemi nderuar shtetin e Kosovės. Torturat na kanė forcuar mė tej, pėr beteja tė reja, burgun e patėm kėthyer nė kala qėndrese dhe nė shkollė, pėr ta zėnė hapin e jetės, nė fushėn e luftės dhe tė diturisė. Dėshmi tė pakufishme kemi pėr kėtė; mirėpo kėtu do tė pėrpiqem t“i paraqes disa nga kujtimet e hidhura dhe krenare, tash pas 20 vitesh, tani kur jemi nė agun e dytė, tė hapit tė parė tė lirisė. S“e kam aspak tė lehtė t“i pėrkujtoj ato 6 vite tepėr dramatike e aq mė pak nė njė tregim modest si ky, por edhe kalimi i viteve: kam drojė qė mund t“i lė pa i shėnuar ato qė s“do tė dėshiroja t“i harroj. Fillimisht, dua tė shprehi respektin e pakufishėm ndaj dėshmorėve tė lirisė Afrim Zhitia dhe Fadil Vata, me tė cilėt pata fatin pėr tė kaluar njė pjesė tė jetės sė bashku nė burg. Lavdi!- pastaj dua t“i pėrshėndes shokėt e idealeve e tė luftės ēlirimtare me tė cilėt isha nė burg: Veteranin e luftės ilegale pėr liri, Ismail Haradinin, Bardhyl Mahmutin, Mehmet Bislimin, Sherif Krasniqin, Afrim Hotin, Sami Kurteshin, Beqir Beqėn, Ibrahim Xhemailin, Imer Hasanin nga Kosova Lindore, Reshat Avdiun, Halil Selimin e tė tjerė qė tani s“po mė kujtohen, por kurdoherė i kam nė mendje e nė zemėr. Tani, do tė pėrpiqem t“i paraqes disa kujtime nga jeta mizerable nė burgun famėkeq tė Pozharavecit. Aty, kam takuar shumė tė rinjė e tė reja atdhetarė, me tė cilėt e kemi ndarė kafshatėn e gojės, e kemi ndarė dhembjen e krenarinė, e kemi kėmbyer me njėri- tjetrin qėndresėn dhe durimin pėrballė bishave serbomadhe.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:13 pm

Ata, na torturonin fizikisht dhe psiqikisht, duke e bėrė kėtė pėrpiqeshin t“ na thenin moralin dhe qėndresėn tonė luftarake, tė na e thyejnė besėn dhe nderin shqiptar, tė na robėrojnė jo vetėm pėrkohėsish me vite burgu, por edhe tėrė jetėn, duke e ndier pastaj peshėn e pendimit apo tė turpit. Pra, para nesh shtrohej alternativa e qėndresės apo kishte rrezik tė shkonim drejt degjenerimit shpirtėror dhe moral. Fatbardhėsisht, falė pėrgaditjes tonė ideologjike, morale kombėtare armiku, kurrė s“ia ka arritur t“i realizoj objektivat e tij makabre. ata, me kėrcnime deri nė pushkatim kanė tentuar tė na shpiejnė nė rrugėn e pendimit, kjo ēonte nė rrugėn e tradhtisė; mirėpo ne , mė parė e preferonim vdekjen me nderė , se jetėn me turp!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:13 pm

Ne, kishim dėgjuar pėr qėndresėn heroike tė atdhetarėve tanė burgjeve titiste: Fazli Grejqevcit, Shaban Shalės, Metush Krasniqit, Ahmet Haxhisė, Xhemajli Berishės, e tė tjerėve atdhetarė, tė cilėt qėndruan nė tortuarat mė antinjerėzore, jetėn e flijuan nė altarin e lirisė, por nuk u dorėzuan si qyqarė, pėrballė xhelatėve serbomėdhenjė. Kjo, qe pėr Ne, njė mėsim i madh, qė tė mbahemi tė fortė si revolucionarė! Ndėrsa, pėr durimin e viteve tė burgut nė aspektin kohor, shembull qėndrese e kishim bacė, Adem Demaēin me shokė. Vlenė tė theksohet qė: pėrkundėr se ishim dėnuar, hetimet rrinin mbi ne si shpatė, ata pėrpiqeshin qė ēdo herė tė na zbulonin diēka qė siq thoshin "nuk keni treguar gjetė hetuesisė fillestare nė Kosovė", natyrisht kėrkonin tė tregonim tė tjerė shokė apo shoqe me tė cilėt kishim vepruar.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:14 pm

Mė kujtohet njė i burgosur shqiptarė i cili prej torturave ishte sėmurė rėndė, quhej Ibrahim Krasniqi, atij i thoshin: ose trego me cilėt shokė ke vepruar, ose do tė tė mbysim kėtu nė burg, mirėpo burri i fortė nuk jepej dot. Pas sėmurjes sė rėndė qė e pėrjetoi, erdhi njė mjek dhe e vizitoi sa pėr sy e faqe; pasi ikėn nga dhoma Ay, iu afrua shokut, Afrim Hoti, nga Krusha e Madhe e po i thoshte: " Edhe nėse mė vjen vdekja, aspak nuk mėrzitem, veē pėr njė ēėshtje po mendoj: athua si do tė vendoset Ēėshtja e Kosovės", posa i pėrfundoi fjalėt qė e kishin njė ndjenjė qėndrese dhe lamtumirėse; nė dhomė arritėn dy gardianė tė cilėt e urdhėruan Ibrahimin, t“i merr rrobet dhe gjėsendet, sepse- siē i thoshin, do tė tė dėrgojmė nė Ambulancėn e burgut; unė dhe Afrim Hoti, i kemi ndihmuar tė pėrgaditet dhe i jepnim kurajo qė tė mos mėrzitej por tė qėndroj se si do qė tė ndodhė, ne do t“i njoftonim familjet tona, gjatė vizitės. Mirėpo, pas ca ditėsh mėsuam se shoku Ibrahim, nuk ishte nė Ambulancėn e burgut, por e kishin transferuar nė burgun qėndror tė Beogradit.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:14 pm

Pas pak kohe, me sa mė kujtohet, ishte viti 1983, nė burg ka ardhur njė grup nga Drenica, me bacin Sherif, nga komuna e Drenasit. Me ardhjen e tyre jemi forcuar edhe mė tej, drejtoria e burgut ėshtė alarmuar: ata kishin lajmėruar se kanė ardhur kėtu njė grup i fortė i nacionalistėve shqiptarė nga komunat e Drenasit dhe Skėnderaji, qė nuk po i pėrfillin fare rregullat e burgut; kėshtu qė atij viti, jemi dėnuar me mbyllje nga 30 ditė, nė ēelitė e burgut, tė parėt ne tė burgosurit politik, shokėt: Bardhyl Mahmuti, Mehmet Bislimi, Sherif Krasniqi dhe Unė. Me shokėt, Bardhyl Mahmuti dhe Sherif Krasniqi, jam njoftuar pėr herė tė parė nė ēeli. Me shokėt nė fjalė kemi biseduar shumė pėr gjendjen politike nė Kosovė e mė tej, kjo na forconte gjithnjė e mė tepėr, pėr t“u bėrė ballė sfidave tė kohės. Ndėrkohė, ka ardhur njė shok nga Gjilani, nga njė repart tjetėr, pastaj kemi marrė vesh qė po bėhen plane tė na shpėrndajnė, duan tė na vendosin nė dhoma tė tjera sė bashku me tė burgosur ordinerė. Derisa, shokėt Fadil Vatėn dhe Sami Kurteshin, me gjithė reagimin e tyre i kishin vendosur me tė burgosurit ordinerė, mirėpo pa kaluar 2 ditė, nė njė mbrėmje mė thėrret Mehmet Bislimi nė dritare e mė thotė: "Ti dhe Bardhyli, duhet t“i njoftoni shokėt tjerė se: prej nesėr do tė fillojmė njė grevė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:15 pm

Pas kėsaj marrėveshjeje me shokun Bislim, ēėshtjen e kam hapur me shokė tė tjerė, me ē“rast iu kam thėnė: "Ne, do tė hyjmė nė grevė, pėr ēėshtjen qė UDB-ja, tė mos na vendos nė dhoma me kriminelė e tė tjerė tė burgosur jo politikė, siē veproi me shokėt tanė, kush nuk ėshtė mirė me shėndet tė mos i bashkohet grevės, ne do ta lirojmė, ndėrsa Unė do t“i hyjė grevės i pari, pa u vonuar e kemi filluar grevėn me shokėt e vendosur Fadil Vatėn , Bardhyl Mahmutin Sami Kurteshin e tė tjerė kemi grevuar 7 ditė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:15 pm

Deri nė ditėn e katėrt s“na kanė ofruar asnjė ndihmė, nga mjekėt, pastaj ka ardhur njė mjek nė dhomė, duke na ofruar ushqim artificial, e ka bėrė njė kontroll, mbi gjendjen tonė shėndetėsore, mirėpo ide e tyre makabre ishte qė t“na thyenin, pa i arritur kėrkesat tona, mirėpo nė ditėn e 7 e kemi arritur realizimin e kėrkesės kryesore: Fadil Vatėn dhe Sami Kurteshin i sollėn nė dhomėn tonė, pra i larguan nga kriminelėt dhe batakgjinjtė serbė. Pastaj, me shumė vėshtirėsi serbo-ēetnikėt i pranonin kėrkesat tona: pėr lejimin e dėgjimit tė lajmeve, pėr leximin e shtypit e tė tjera, kėrkohej kurdoherė vendosmėria jonė e patundur pėr t“i arritur ato, por natyrisht kjo s“ka munguar asnjėherė; ata kanė dėshtuar pėrballė pėrpjekėjeve tona!..

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:15 pm

Me sa mė kujtohet, gjatė vitit 1985-tė, kam qėndruar nė njė dhomė me veteranin e pėrpjekėjeve pėr liri, Ismail Haradinin, i cili qe dėnuar 15 vjet, pėr veprimtari atdhetare, kjo mė ka ndihmuar fort, baca Ismail, ėshtė njė burrė atdhetar dhe shumė i vendosur, ishte i pėrgaditur nga ēdo lėmi, i pathyeshėm pėrballė bishave gjakatare. Mė tregonte atėbotė qė: nė shtėpi e kishte lėnė Shqipen e cila si fėmijė nė moshėn 12 vjeqare, ishte burgosur nga UDB-ja, nė burgun e Mitrovicės, pėr veprimtari atdhetare dhe dy djemtė Nasimin i cili qe burgosur 4 vjet dhe Agronin i cili qe burgosur 2 vjet; kjo familje qe nė bashkėpunim me heroin e popullit Jusuf Gėrvallėn dhe shokėt e tij. Mė tregonte baca se: Nasimin e kishin torturuar sė tepėrmi nė burgun e "Cezes " nė Beograd, nė atė burg famėkeq ku e kanė mbytur nė tortura Zija Shemsiun, flamurtarin e orėve tė para tė pėrpjekėjeve tona pėr liri. Nasimi, qe mbajtur si burrat dhe nuk e ka zbuluar asnjė shok.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:16 pm

Me njė rast -thoshte baca : e kam ndier veten tepėr keq kur ia kam dėgjuar rėnkimet e djaloshit, ndėrsa vet isha i mbyllur nė dhomė gazi-lotėsjellės. Pėrkundėr tė gjitha tortuarave s“jemi dorėzuar babė e bir!... Po i rikthehem rrėfimit tė grevės, ata na kėrcnonin se nuk do tė dilnim tė gjallė nga greva e tė tjera . Pjesėmarrės tė grevės ishim: Ismail Haradini, Afrim Zhitia, Beqir Beqa, Ibrahim Xhemajli, Halil Selimi, Imer Hasani, Mehmet Bislimi, Bardhyl Mahmuti, Reshat Avdiu dhe Unė. Pra, e kemi rrezikuar jo vetėm shėndetin po edhe jetėn pėr fatin e shokėve, pėr artin dhe kulturėn tonė etj. I paharruar ėshtė pėr mua rasti tepėr i hidhur i shokut Reshat Avdiu, i cili po ato ditė e kishte njė vizitė nga familja: gruaja me dy djemtė, shoku ynė ishte nė gjendje tejet kritike shėndetėsore, kėrkojmė ndihmė por s“i japin dot, policia e vendosin nė karrocė e dėrgojnė ashtu tė shtrirė, nė takim; kur e shiqon gruaja e tij habitet dhe i thotė: a mos je i torturuar apo ēka ka ndodhur?!...

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 8:17 pm

Reshati, ia kėthen me zė qėndrese e butėsi familjare: jo, nuk jam i torturuar por jemi nė grevė urie, me 12 shokė tė tjerė. Atėherė, grauja trimėresh u drejtohet policėve: " nėse mė vedes burri, unė si grua e tij qė jam; do tė hakmirrem nė fabrikėn ku punoj, do t“i pres 4 koka shkinash"! pas reagimit tė saj tė rreptė, xhelatėt ua ndėrprejnė vizitėn, Ajo kėthehet me djemtė nė Kosovė e revoltuar, por e pathyeshme! Ndėrsa, Reshati qėndronte me ne nė grevė si Luan. I paharruar ka mbetur pėr mua. shoku ynė, atdhetari i madh, Afrim Zhitia- qėndersa e tij nė grevė e pasqyronte heroizmin shqiptar, me atė trup Vigani, shėtitej nėpėr dhomė, pa i bėrė syri vrik as nga frika as nga vuajtjet. Afrimi, ishte djalė i zgjuar dhe inteligjentė, cilėsi kėto qė i kishte edhe shoku Fadil Vata; sikur i kishte mėsuar jeta e luftės sė nėndheshme, leximi i literaturės, tė qėndronin ashtu krenarė si burrat e motit!... Ata, edhe nė burg lexonin shumė, bile mė kėshillon edhe mua qė t“i ēasem librit- kjo mė ka ndihmuar sė tepėrmi!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 9:03 pm

Gjithashtu, edhe shoku Bardhyl Mahmuti lexonte shumė libra e revista, ndėrsa mėsimit tė gjuhės frėnge ia kushtonte ēdo ditė nga 5 orė mėsim. Shpesh mė thoshte: Jakup, mėso e mos i kalo kot kėto ditė, se kur tė dalim na duhet mėsimi nė jetė! Mė kujtohet qė: nga dėshira pėr tė bėrė shaka, ia ndėrroja faqet e librit kur mėsonte, por kur kėthehej ma kėthente: jo ore Jakup, kot e ke, nuk mė kėthe mbrapa dot, sepse unė e di me numėr ku isha me leximin-kjo natyrisht qė na shkaktonte tė qeshura tė gjithėve!... Por, edhe shoku Bardhyl, ishte mjaft humorist, bile shpesh na kėndellte, kjo na e lehtėsonte fort qėndrimin nė atė ferr serbomadh. Pastaj, nuk e harroj kur mė thoshte: "O, Jakup vėllai, Ne e kemi njė armik shumė tė fortė, por njė ditė do ta mundim me pushkė e penė. Prandaj, ne duhet tė kemi nė familjet tona; sė paku njė tė shkolluar, pėr tė qenė tė pėrgaditur, pėr beteja tė reja! Kemi lexuar literaturė tė ndryshme, herė-herė s“i kuptonim, por i analizonim sė bashku si kur tė ishim vėllezėr. Motoja e shokėve tanė qe: vetėm tė bashkuar jemi mė tė fort, kudo qė jemi; kėrkohet t“i afrojmė pranė tė gjithė shqiptarėt, jo vetėm trimat por edhe ata tė dobėtit- t“i marrim nė anėn e popullit se pėrndryshe na i merr armiku!...

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 9:04 pm

Mė kujtohet njė shok yni, quhej Bedri, ishte nga Prishtina, na dhimbsej fort se vuante nga sėmurja e mushkėrive, familja s“mund ta vizitonte shpesh sepse nuk kishuin para, neve na vinte keq, por kurdoherė e ndanim kafshatėn e gojės me tė; bile Bardhyli dhe Afrimi shpesh na thoshin: duhet t“i dalim nė ndihmė Bedriut, qė kurr mos ta ndiej veten keq- prandaj ia ofronim tė gjitha ushqimet dhe veshėmbathjen qė e kishim pėr vete. Motoja jonė ishte motoja e revolucionarėve:" Njė pėr tė gjithė, tė gjithė, pėr njė"!... Kjo, na jepte forca t“i pėrballonim vuajtjet e burgut. Idealet ēlirimtare nga mbanin, por edhe ngjarje tė reja kur ndodhnin na jepnin forcė e gjalllėri, sepse e dinim se idealet tona po ecin pėrpara. Kjo, ndodhte, kur dėgjonim nė lajme e gazeta, apo nga familjarėt se kishte protesta apo demonstrata, nga populli ynė heroik. Mė kujtohet momenti, kur i sollėn nė burg Rifat Kafexhollin me 2 shokė. Ipari u takua me vėllezėrit Kafexholli, Mehmet Bislimi, me ē“rast njoftohen dhe i tregojnė zemėrgjerėsinė: ne jemi shokė, por edhe pse jemi dėnuar pėr politikė, nuk do tė flasim veē pėr politikė, edheMehmeti, ishte humorist, kohėn e lirė e kalonim fort mirė me tė. Drejtoria e burgut, bėnte dinakėri tė lloj-llojshme, me njė rast kishin organizuar njė vizitė, nga Jurispodenca e Kosovės, kinse pėr t“u interesuar pėr gjendjen tonė, si po kalonim atje, nė strofkullat e ujqėrve tė Pėrtejkarpateve.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 9:04 pm

Ne, nuk e dinim kur do tė vinin, derisa, disa po punonim nė qepjen e topave tė futbollit, tė tjerė ishim nė izolim, ishte koha e paradrekės: ndėrkohė i dėgjuam dyert duke u hapur , aso kohe nuk kishim shėtitje, mirėpo pas ca minutash, na tubojnė tė gjithėve nė repartin 7-tė tė burgut, papritmas hyjnė nė sallė disa njerėz tė panjohur, ishin ata"njerėz" qė na kishin dėnuar ne shqiptarėt atdhetarė me qindra e mijėra vite: ishin gjykatės, ishin tė shoqėruar nga 2 gardianė burgu. Ashtu, si servilė tė armikut qė ishin e filluan bisedėn: "Ne, kemi ardhur me ju vizitue, qė tė njoftohemi a keni probleme tė ndryshme"?!!! Pasi, ua shprehėm mirėseardhjen-sa pėr rendin e bisedės-filluam bisedėn: ata, na pyesnin se a po mund tė punoni etj, shoku Mehmet, nga katundi Prekaz, u thotė.: "faleminderit, pėr kujdesin tuaj, por gjendjen e kemi aspak tė mirė, kemi vėshtirėsi tė ndryshme", ndėrsa ata i thoshin se-gjendjen tani e keni tė pėrmirėsuar me kushte mė t“mira e tė tjera gjepura alla titiste-jo, ua thoshte shoku ynė:"kėtu nuk ėshtė shtėpi pėrmirėsuese, por shkatėrruese", drejtori i burgut veē e shiqonte me urrejtje, e shiqonte si njė gjarpėr, gjatė bisedės; ndėrsa Mehmeti sa vinte e nervozohej mė tepėr, kur idhshėm ua tha atyre tė Gjykatės Supreme tė Kosovės se: " edhe 100 jetė, po t“mi falte natyra dhe po tė mė lejonte shėndeti, unė tė gjitha do t“ia falja Kosovės"!... Pastaj, ata u nervozuan dhe ikėn, ndėrsa Mehmetin e izoluan dhe gardianėt e burgut i thoshin: "Ti, s“do tė dalėsh i gjallė nga kėto ēeli"!... Mirėpo, Mehmeti, qėndroi dhe na thoshte qė:" kur tė dalė nga burgu do ta bėjė njė dasmė tė madhe, pėr inatė tė hasmit serbomadh dhe tradhtarėve, qė t“u tregojmė se jemi tė fortė dhe ka djem Kosova qė i dalin zot"!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 9:05 pm

Pastaj, mė kujtohet rasti tepėr i rėndė, kur drejtori i burgut iu kishte kėrcnuar shokut Sami Kurteshi se:"ose pėrfille rregulloren e burgut, ose ta heq kokėn si me ia hequr njė lepuri", ndėrsa Samiu me guxim ia kėthen: "koka ime kushton shumė shtrenjtė, se pa i prerė 40-tė koka tė serbėve, nuk prehet Samiu"! Me dhembje e krenari, Samiu shpesh na fliste pėr shokun tonė tė idealeve Zija Shemsiun, pėr virtytet e tij prej atdhetari tė devotshėm e guximtar, mė kujtohet kur na thoshte: "vdekja e shokut Zija Shemsiu, mė ka shkaktuar dhembje sikur ta kisha anėtar tė familjes", mirėpo edhe nė ato ēaste tė rėnda, tė vuajtjeve pėr humbjen e shokut, pėr tė dėshmuar Qėndresėn e tij, mbrėmjeve kur pėrgaditeshim tė biem nė gjumė Ay toshte: "Lum ky burg kė ka brenda, Sami Kurteshin me 7 zemra"!... Nė dhomė ishim 12 shokė, baca Halil, i thoshte Fadilit: O Fadil, thuaj atij shokut tė Vushtrrisė (e kishte fjalėn pėr mua) merre he burrė e lexoje ndonjė libėr e mos e kalo kohėn kot. Xha Halili, kishte pasur njė dashur tė madhe ndaj librit, Ay mė kėshillonte t“i lexoj dhe t“i ruaj librat; i mirrte dhe me pėrkushtim tė madh i vendoste nė njė sirtar tė thjeshtė-revistat i mirrte dhe i nėnvizonte shėnimet qė ishin me rėndėsi , kishte raste kur polemizonte idhshėm me gazetarucat titistė- shqipfolėsit e gjorė tė cilėt pėr interesat e tyre personale e sulmonin rininė heroike dhe popullin shqiptar, pra shkruanin kundėr kėrkesės qė Kosova ta fitoj statusin e Republikės sė Pavarur!... Tė njėjtin qėndrim kritik e shprehte shpesh edhe dėshmori Fadil Vata, Ay, thoshte: " gazetarėt shqipfolės qė janė vėnė nė shėrbim tė rregjimit tė huaj s“meritojnė tė quhen gazetarė as shqiptarė, ata s“kanė guxim qė ta shkruajnė njė artikull, kundėr rregjimit jugosllav, ndėrsa mijėra ekzemplarė gazeta jugosllave shkruhen nga gazetarėt jugosllavė, kundėr nesh-por ēka na bėnė tė shpresojmė ėshtė fakti se: dhjetra e qindra artikuj po i shkruan nė pėrkrahjen tonė tė pėrpjekėjeve ēlirimtare, shtypi i Tiranės: "Zėri i Popullit", "Drita" e tė tjear revisra, e aq mė mirė ata artikuj po i transmeton edhe RTSH dhe RT edhe nė gjuhė tė huaja, kjo mesiguri do t“i jep frytet e veta, bota njė ditė do tė informohet edhe mė mirė, gjithashtu edhe shtypi ynė ilegal nė Kosovėn e robėruar me Vise, duke i kaluar edhe kufinjtė e Atdheut, pra nė diasporė, po e godet ashpėr politikėn reakcionare serbomadhe dhe vazalėve tė tyre".

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 9:07 pm

Dihet mirėfilli nga tė gjithė se pėr kėto qėndrime tė pathyeshme tė Qeverisė sė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar, pastaj shpėrthenin ogurzezshėm reagimet e shovenistėve jugosllavė, ata kukatnin si kukuvajkat qė: Shqipėria ka gisht nė organizimin e demonstratave nė Kosovė, Shqipėria ka tendenca ta destabilizoj Federatėn Jugosllave e tė tjera rėnkime akuzash tė pafund!... Prandaj, tė nderuar lexues, kėtė ndihmesė tepėr me vlera tė mėdha, Ne, shqiptarėt e Viseve tė robėruara kurrė s“guxojmė ta harrojmė! Kur e ka ngritur zėrin shteti shqiptarė, shumė pushtetarė tė sotėm kosovarė, atėbotė heshtnin si qyqarė! Madje disa prej tyre edhe i kėndonin hymne satrapit Tito!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 9:07 pm

Mirėpo, internacionalizimi i ēėshtjes sonė tė pazgjidhur mė sė miri do tė arrihet me zgjerimin e rezistencės sonė, pėrballė okupatorėve-kjo ishte atėbotė objektivi ynė! Fatbardhėsisht, kjo u arrit pas shumė e shumė pėrpjekėjesh titanike tė popullit tonė. Vlenė tė thekėsohet qė: idealet tona atėbotė ishin qė: si hap i parė yni ishte tė fitohej statusi i RK e pastaj nė njė kohė tė afėrt, t“i Ribashkojmė territoret tona tė copėtuara, me shtetin amė-Shqipėrinė. Dėshmi pėr kėtė janė sot edhe Planprogramet dhe Statutet e Organizatave e Grupeve ilegale. Dėshiroj, tė potencoj kėtu edhe njė fakt qė: disa thonė se partitė e dala nga LĒ-re, janė parti tė reja! Duke u shprehur kėshtu, gabohen rėndė zotrinjtė e partive tė reja reformatore, apo siē dėshirojnė ta quajnė veten tė moderuara; ato mos kanė harruar se ku janė regjistruar pėr herė tė parė, mund tė ua kujtojmė: janė regjistruar tek "matiqari" i pushtetit serbomadh, nė Beograd, pastaj sa me ngathtėsi ideshė e hapėrimesh kundėrhistorike kanė vepruar - ndėrsa partitė e lulekuqeve tė gjakut- janė regjistruar e vulosur me gjak lirie, zanafillėn e kanė qė prej viteve 60-ta , kur Kosova e filloi rrugėn e lirisė. Ėshtė me levėrdi historike qė sot tė gjithė shqiptarėt tė veprojmė si njė trup, pėr t“i ēuar pėrpara sukseset e arritura tė LĒ-re, pėr t“i realizuar kėrkesat tona historike gjithėkombėtare. Mos ta harrojmė pėr asnjė ēast amanetin e rilindėsve tanė tė mėdhenjė:" Pėr Shqipėrinė e bashkuar e tė pėrparuar tė punojmė e tė luftojmė pa dallim ideje, feje dhe krahine".

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Nimfa prej Sun Jan 11, 2009 9:08 pm

Mė 26 Gusht 2001 Oftringen- Zvicėr

Shėnim: BIOGRAFIA E AUTOTRIT JAKUP SHYTI U lind mė 20.05.1951 nė katundin Ashlan tė Vushtrrisė. Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindje, tė mesmen nė Vushtrri. U punėsua nė ON"Kosova" tė Vushtrrisė. Pranvera e kuqe “81 e gjeti nė atė detyrė, me fillimin e demonstratave, pa hezitim u bashkohet demonstruesve, duke e ndihmuar pastaj edhe organizimin e tyre. Pas pak kohe zbulohet. Arrestohet dhe dėnohet me 8 vjet burg, prej tė cilave pesė i mbanė nė burgjet famėkeqe tė Serbisė. Pas daljes nga burgu, gjendja shėndetėsore i rrezikohet, emigron nė Zvicėr, pėr t“u shėruar. E ndihmoi parezerva UĒK-sė, moralisht dhe materialisht. Jeton nė Zvicėr, me familje: me gruan besnike dhe katėr fėmijė. Mirret me poezi e here-herė edhe me prozė: tregimi i tij evokon kujtime nga Jeta rinore: ballafaqimi me armiqtė serbomėdhenjė dhe tradhtarėt, nė vitet 80-ta. Pėrpjekėjet e rinisė studentore dhe tė popullit pėr Lirinė e trojeve shqiptare, janė paraqitur me ngjyra sinēeriteti prej njė ish-burgosuri politik

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shkruan: Jakup SHYTI KUJTIME NGA JETA IME RINORE

Mesazh  Sponsored content Today at 1:30 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi