*SI MUND TĖ DINI NĖSE DIKUSH VĖRTET JU DO?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

*SI MUND TĖ DINI NĖSE DIKUSH VĖRTET JU DO?

Mesazh  Nimfa prej Mon Jan 12, 2009 4:11 am

*SI MUND TĖ DINI NĖSE DIKUSH VĖRTET JU DO?

Vetėm njė pėrqind e njerėzve dijnė diēka mė thellė. Poetėt, piktorėt, muzikantėt, vallėzuesit, kėngėtarėt kanė njė ndjenjshmėri, njė senzitvitet tė ndjejnė pėrtej trupit. Ata mund t'i ndjejnė bukuritė e mendjes, ndjeshmėrinė e zemrės, ngase edhe vet jetojnė nė atė pjesė tė realitetit, nė atė sferė...


SEKSUALITETI NUK ĖSHTĖ DASHURI!

Janė tre shtresa e individualitetit njerėzor; fiziologjia e tij, trupi dhe psikologjia e tij, mendja dhe ekzistenca e tij, vetja e tij e pėrhershme. Dashuria mund tė ekzistoj nė tė gjitha ato plane, por kualiteti i saj do tė jetė i ndryshueshėm. Nė palnin fiziologjik, tė trupit, ajo ėshtė seksualitet i thjeshtė. Ju mund ta quani dashuri, ngase fjala "dashuri" mund tė tingėlloj si mė poetike, mė e bukur. Por 99% tė njerėzve seksin e tyre e quajnė dashuri. Seksi ėshtė diēka biologjike, fiziologjike. Kimia e juaj, hormonet tuaja janė tė pėrfshira nė tė.
Ju dashuroheni nė njė grua apo nė njė burrė. A mund tė pėrshkruani saktėsisht pse ajo grua ju tėrhjeku juve? Pa dyshim ju nuk mund ta shihni veten, ju nuk e keni parė veten tuaj ende. Po as psikologjinė e saj nuk mund ta shihni, ngase t'i lexosh mendimet e dikuj nuk ėshtė punė e lehtė. Atėherė ēka gjetėt te ajo grua? Diēka nė psikologjinė tuaj, nė kiminė tuaj, nė hormonet tuaja ėshtė tėrhjekur nga hormonet e gruas, nga psikologjia e saj, kimia e saj. Kjo nuk ėshtė ēėshtje e dashurisė, kjo ėshtė ēėshtje e kimisė.

Mendo kėtė: gruaja me tė cilėn ke rėnė nė dashuri, shkonė te mjeku juaj, dhe e ndėrronė gjininė, dhe fillonė tė risė mustaqe dhe mjekėr. A do ta duani edhe mė tej atė? Asgjė tjetėr pėrveq kimisė, hormoneve, nuk ėshtė ndruar. Ku u tret tash dashuria?

Vetėm njė pėrqind e njerėzve dijnė diēka mė thellė. Poetėt, piktorėt, muzikantėt, vallėzuesit, kėngėtarėt kanė njė ndjenjshmėri, njė senzitvitet qė tė ndjejnė pėrtej trupit. Ata mund t'i ndjejnė bukuritė e mendjes, ndjeshmėrinė e zemrės, ngase edhe vet jetojnė nė atė pjesė tė realitetit, nė atė sferė.

Mbaje mend kėtė si njė regull tė madhėrishme: Kudo qė ti jeton, ti smund tė sheh pėrtej: Nėse jeton nė trup, nėse mendon se ti je vetėm trupi qė ke, do tė magjepses vetėm nga trupi i dikuj. Ky ėshtė shkalla psikologjike e dashurisė. Por piktori, poeti, jetojnė nė plane tjera. Ai nuk mendon, ai ndjen. Dhe pėr shkak se ai jeton nė zemrėn e vet, ai mund ta ndjen zemrėn e personit tjetėr. Kjo ėshtė ajo qė zakonisht quhet dashuri. Ėshtė e rrallė. Unė them vetėm njė pėrqind e njerėzve, mbase aty kėtu.
Pse atėherė shumė njerėz nuk zhvendosen nė planin e dytė tė dashurisė pasi qė nė atė nivel ėshtė bukuri e jashtėzakonshme? Aty dhe ėshtė problemi: ēdo gjė shumė e bukur ėshtė dhe shumė delikate, e ndėrlikuar. Njė gjė e tillė nuk ėshtė metalike, por ėshtė e ndėrtuar nga ēelqi i thyeshėm. Njėherė kur pasqyrja bie dhe thehet, nuk ekzistonė mėnyrė pėr ta ngjitur sėrish. Njerėzit frikohen t'u ēasen mė tepėr shtresave tė thella tė dashurisė, ngase nė atė shkallė tė dashurisė, tashuria ėshtė jashtėzakonisht e bukur por po ashtu tmerėsisht e ndryshueshme.

DASHURI E PASTĖR APO DASHURI STABILE!

Ndjenjat nuk janė gurė, ato janė si trėndafila. Ėshtė mė mirė tė kesh trėndafilė plastike, ngase pėrherė ajo do tė jetė aty pranė teje, dhe ēdo ditė ti mund ta lanė me ujė dhe ajo do tė jetė e freskėt. Mund tė vendosėsh madje pak parfum Francez nė tė. Nėse ngjyra i zbehet, mund ta ngjyrosėsh sėrish. Plastika ėshtė njė nga gjėrat mė tė pashkatrueshme tė botės, ėshtė stabile, e pėrhershme; andaj njerėzit ndalen te fiziologjikja, edhepse ėshtė sipėrfaqėsore, por ėshtė stabile.

Poetėt janė tė njohur, artistėt janė tė njohur se bijnė nė dashuri gati ēdo ditė. Dashuria e tyre ėshtė si lulja e trėndafilit. Pasi qė ajo ėshtė aty, ajo ėshtė aq e thyeshme, aq e gjallė, vallėzon nė erė, nė shi, nė diell duke e shpalosur bukurinė e vetė. Mirėpo qė nė mbrėmje ajo mund tė shkojė, dhe ti smund tė bėshė asgjė qė ta ndalėsh atė. Dashuria mė e thellė e zemrave ėshtė posi njė puhi qė hynė nė dhomėn tuaj, sjellė freskinė e vet, flladin, dhe pėr njė ēast ėshtė e shkuar. Nuk mund tė kapėsh pezullimin e erės nė grushtin tėnd.
Fare disa njerėz janė tė guximshėm qė tė jetojnė nga ēasti nė ēast, nė ndryshime tė jetės. Andaj, ata kanė vendosur tė biejnė nė dashuri nė tė cilėn mund tė logarisin. Unė nuk e di se ēfarė lloji tė dashurisė din ti - po sipas gjitha gjasave llojin e parė, mbase dikush atė tė llojit tė dytė.

Dhe je i frikėsuar se nėse e arintė ekzistencėn tėnde, ēka do tė ndodhė me dashurinė tėnde? Natyrishtė, ajo do tė shkojė - por qė nuk do tė jesh humbės. Ky lloj i dashurisė do tė lartėsoj dhe lartėson mbase njė njeri nė njė milionė njerėz. Kjo dashuri mund tė quhet dashuri e pėrzemėrt*.

Dashuria e parė duhet tė quhet seks. Ajo e dyta duhet tė quhet dashuri. E treta duhet tė quhet dashuri e pėrzemėrt - kualitet, e pa adresuar - jo pronėsore dhe duke mos lejuar nė tė njėjtėn kohė qė askush t'mos ju posedojė juve. Ky kualitet i tė dashuruarit ėshtė si njė revolucion radikal madje edhe nėse paramendohet si shumė e vėshtirė pėr t'u arritur.

Gazetarėt mė pyetėn, "Pse ka aq shumė femra nė kėtė vend?" Ėshtė e kjartė, pėrgjigjia ėshtė relevante, dhe ata mbetėn tė shokuar kur unė iu pėrgjigja. Nuk e pritnin pėrgjigjen ata. U thash, "Unė jam mashkull." Mė shikuan, me mosbesim. U thash, "Ėshtė natyrore se mė shumė femra do tė ketė kėtu, pėr arsye tė thjeshtė se ēkado qė dėshirojnė tė dijnė pėr jetėn e tyre, qoftė seksi, apo nė disa raste tė rralla, ndoshta disa momente tė dashurisė. Por ato asnjėherė nuk kanė ardhur tė dijnė pėr shijen e dashurisė sė pėrzemėrt." U thash atyre gazetarėve, " Madje edhe mashkujt qė ju i shihni kėtu janė tė ritur me shumė kualitete feministe brenda vetes tė vendosura me presion nga jashtė tė shoqėrisė."

LOTĖT JANĖ PĖR TĖ GJITHĖ, ATO JANĖ HYJNORE

Qė nga fillimi i hershėm, djaloshit i ėshtė thėnė, "Ti je djal, jo vajzė. Sillu si djalė! Lotėt janė nė rregull pėr vajzat, por jo pėr ty. Bėhu burrė." Prandaj ēdo mashkull rritet duke i kėputur kualitetet e veta femėrore. Dhe gjithēka qė ėshtė bukur ėshtė femėrore. Dhe mė nė fund ēka mbetet ėshtė kafsha barbare. I gjithė funksioni i tij ėshtė tė reprodukoj fėmijė. Vajzės nuk i lejohet tė ketė asgjė me kualitetet mashkullore. Nėse ajo do qė tė ngjitet nė njė pemė, menjėherė do tė ndalet, "Kjo ėshtė punė pėr djemtė, jo pėr vajzat!" Ēudi! Nėse ajo vajzė ka dėshirė tė ngjitet nė pemė, ėshtė dėshmi e mjaftueshme qė asaj duhet t'i lejohet.
Gjitha shoqėritė e vjetra kanė krijuar robe tė ndryshme pėr meshkuj dhe femra. Kjo nuk ėshtė nė rregull, ngase ēdo burrė po ashtu ėshtė grua. Ai ka ardhur nė kėtė botė nga dy burime: babai i tij dhe nėna. Qė tė dy kanė kontribuar nė tė qenurit e tij. Dhe ēdo grua ėshtė po ashtu burrė. Ne i kemi shkatrruar qė tė dy. Femra ka humbur guximin, aventurėn, gjykimin mendor, logjikėn, ngase ato janė mendime qė duhet tė jenė kualitet i mashkullit. Dhe mashkulli e ka humbur hijeshinė, ndjeshmėrinė, dhembshurinė, xhentilitetin. Qė tė dy janė bėrė gjysma. Ky ėshtė njė nga problemet mė tė mėdha qė ne duhet ta zgjedhim - sė paku pėr njerėzit tanė.

MOS I TAKO ASKUJT DHE MOS E LIDH ASKEND PĖR VETE

Prandaj mos u frikoni. Droja juaj ėshtė me vend: ēka mendoni pėr atė kur dashuria shkon, por ēka do tė vje nė vend tė saj ėshtė pafundėsia, infiniti. Do tė jeni nė gjendje tė duani pa u kyēur emocionalisht. Do tė jeni nė gjendje tė duani shumė persona, ngase tė duash vetėm njė person ėshtė ta mbash veten tė varfėr. Njė person mund t'ju jep vetėm njė sasi tė caktuar tė dashurisė, por tė duash shumė persona? Do tė magjepseni kur secili person ju jepė njė ndjenjė tė re, kėngė tė re, ekstazė tė re. Njerėzit nuk duhet tė jenė posesiv. Posesiviteti e shkatėrron dashurinė, dhe poashtu nuk duhet tė jenė pronė e dikuj, ngase edhe ajo e shkatėrron dashurinė tuaj.
Gjithė krijesat njerėzore meritojnė tė duhen. Nuk ėshtė nevoja tė lidhesh vetėm pėr njė person gjith jetėn. Kjo ėshtė njėra nga arsyet se pse gjithė njerėzit nėpėr botė duken aq tė mėrzitur. Pse smund tė qeshin? Pse smund tė vallėzojnė? Ngase janė tė lidhur me zingjirė tė padukshėm: martesa, familja, burri, gruaja, fėmijėt. Janė tė mbushur me shumė detyra tė gjitha llojeve, obligime, sakrifica. Dhe ti kėrkon nga ata tė buzėqeshen apo tė qeshen dhe tė vallėzojnė dhe tė argėtohen. Kėrkon diēka tė pamundur. Bėje dashurinė e njerėzve tė lirė, bėji njerėzit jo-posesivė. Kėtė mund ta bėjė secili vetėm nėse pėrmes meditimit zbulon tė qenurit e vet. Kėtu nuk ka asgjė ēka tė ushtrohet.
Unė nuk them, "Sonte shko te ndonjė grua tjetėr vetėm sa pėr tė ushtruar." Nuk do tė fitosh asgjė, pėrkundrazi do ta humbėsh gruan tėnde. Dhe nė mėngjes do tė dukesh si teveqel. Nuk ėshtė fjala pėr praksė kėtu, por ėshtė ēėshtja e tė zbuluarit se ti je, tė qenurit tėnd. Me kėtė zbulim tė tė qenurit pėrcjell kualitetin e dashurisė sė pėrzemėrt impresionale. Dhe ti thjesht dashuron. Dhe ajo zgjerohet. Sė pari ėshtė krijesa njerėzore, pastaj sė shpejti kafshėt, zogjėt, drunjėt, malet, yjet. Vje dita kur gjithė ekzistenca ėshtė dashuria, loēka jote. Ky ėshtė potenciali ynė. Dhe ēdokush qė nuk e relizon kėtė, ėshtė duke e shpenzuar kot jetėn e vet.
Po, duhesh t'i humbasėsh disa gjėra, por ato janė tė pavlefshme. Nė anėn tjetėr do tė pėrfiton aq shumė sa qė kurrė mė nuk do tė mendosh se ēka ke humbur. Dashuria e pastėr e pėrzemėrt dhe impresionale, qė mund tė depėrtojė nė tė qenurit e secilit - ėshtė rezultat i meditativitetit, heshtjes, qetėsisė, i zhytjes thellė pėrbrenda ekzistencės sate. Thjesht, po pėrpiqem t'ju bind juve. Mos u frikėsoni tė humbni atė qė e keni.

Osho, Nga vdekja nė pavdekėsi
Nga anglishtaja shqipėroi: Arsim Gjinoci

* Kėtė qė ne e pėrkthyem si "dashuri e pėrzemėrt", Osho e quan nė anglishte lovingness. Pėr shkak tė mosnjohjes sė ndonjė fjale adekuate nė gjuhėn shqipe, nga ne, e pėrkthyem - dashuri e pėrzemėrt. Ju lutemi tė na infomoni nėse ekziston ndonjė termin gjegjės nė gjuhėn shqipe pėr kėtė fjalė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi