Martesa pėr letra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Martesa pėr letra

Mesazh  Nimfa prej Mon Jan 12, 2009 9:41 am

 Martesa „pėr letra“ 

„Nėpėr qytetet evropiane tė rinjtė shqiptarė plot jetė dhe energji, shetisin krah pėr krah me ndonjė plakushė apo invalide, kurse vajzave tona u tretet bukuria dhe rinia duke pritur pėr njė ofertė martese. Ē’tragjedi“! 

Atje nėnshkruhet njė kontratė martese, e kėtu nė Kosovė, edhe pėr pesė vjet shtohet ankthi i pritjes. Femrat tona presin e presin, e vitet lėnė gjurmėt e tyre tė pashlyeshme: ato vyshken, fėmijėt rriten pa etėr, e njė ditė, kur ata do tė kthehen, ndoshta do tė jenė tė huaj dhe s’kanė ē’ti thonė mė njėri - tjetrit. 
E ē’ėshtė mė e keqja, numri i kėtyre martesave „pėr letra“, shtohet dita - ditės. 
Pėr rubrikėn „Pėrjetime“, kėsaj radhe do tė rrėfejė njė mashkull. Ėshtė ky Blerimi 20 - vjeēar, nga Gjilani, tė cilin autoritetet gjermane kėto ditė e kthyen nė Kosovė, pa i lėnė kohė as t’i merrte plaēkat e veta. Shkakun do ta mėsoni nga goja e tij. 

E braktisa shkollėn 

Isha nė vitin e tretė tė shkollės sė mesme, kur vendosa tė shkoja nė Gjermani. Nė klasėn tonė kishim mbetur vetėm tre meshkuj nė mesin e 23 femrave. Tė gjithė shokėt kishin ikur. S’kisha as shoqėri. Mė kot u munduan prindėrit tė mė ndalnin, se nuk ishim keq nga gjendja materiale, e kisha njė vėlla nė Gjermani, por s’mundėn tė ma thenin mendjen. 
Rruga ishtė plot mundime dhe tė papritura. Agjenisitė tona premtojnė shumė e pak bėjnė. S’kaloi java qyshse kisha arritur nė njė qytet gjerman e unė u pendova. Kushtet pėr beqarėt, s’ishin aspak tė mira. Flinim pesė vetė nė njė dhomė tė zhveshur, ku kishte edhe minj. Pėr fat, vėllai mė merrte shpesh nė banesen e tij, se do tė ēmendesha. Nė kėto kushte duhej tė rrija edhe gjashtė muaj derisa tė mė dilte e drejta e punės dhe tė vendosesha nė banesė tjetėr. 

U martova „pėr letra“ 

Ndėrkohė, bėra ēmos t’ia tėrhiqja vėmendjen njė vajze gjermane. Ishte 22 - vjeēare dhe punonte nė njė dyqan ushqimesh. Pa kaluar muaji qė u njohėm, u martuam, edhe pse prindėrit e saj s’ishin tė kėnaqur qė vajza e tyre tė martohej me njė tė huaj. Gjatė ceremonisė sė martesės, shpenzova shumė, por tė gjitha i pagoi vėllai. Kėshtu u vendosa nė banesėn e saj tė rregulluar bukur dhe me shije dhe gjeta punė nė njė restoran. 

S’kishim asgjė tė pėrbashkėt 

Sa kaluan ceremonitė e martesės, ajo i caktoi rregullat shtėpiake: gatimin, larjen e enėve dhe tė ndėrresave, pastrimin e dhomave dhe ēdo gjė tjetėr duhej t’i bėnim bashkė: njė ditė unė, njė ditė ajo. Nė fillim e pata vėshtirė, por i bėja ashtu si dija vetė tė mos kthehesha nė atė dhomė neveritėse. Ndoshta pėr ta kjo ishte e zakonshme, ndoshta ashtu edhe duhet tė jetė, por mua mė dukej vetja si shėrbėtor. U shėrbeja edhe mysafirėve tė saj. Pastaj nisėn mosmarrėveshjet rreth tė hollave. Tė gjitha shpenzimet i paguanim pėrgjysmė, e unė s’mund tė ndaja asgjė pėr familjen time. Nė Kosovė isha vetėm njė herė. Pas tri ditėsh mė telefonoi tė kthehesha, se pėrndryshe do tė m’i prishte letrat. 
Ditėt monotone kalonin njėra pas tjetrės me grindje e mospajtime. Isha i bindur se s’mund tė jetoja pesė vjet me njė grua me tė cilėn s’mė lidhte asgjė: as dashuria, as zakonet, as mentaliteti, por shpresoja tė mblidhja ca tė holla e tė mos kthehsha duarthatė nė shtėpi. 

Mė lajmėroi nė polici 

Mė nė fund, kisha grumbulluar ca tė holla dhe shpresoja t’i nisja pėr Kosovė, kur ajo propozoi tė blenim mobile tė reja pėr gjithė banesėn, se ato qė kishim gjoja ishin demoduar. Mė kot u pėrpoqa t’ia mbushja mendjen se unė duhej ta ndihmoja familjen, kjo gjė i dukej absurde. Nė grindje e sipėr,atė e kapi histeria dhe niste tė mė qėllonte me ēdo gjė qė i gjendej pranė. Mė s’u pėrmbajta, mė hipi gjaku nė kokė, e kapa pėr flokėsh dhe e qėllova me grusht nė fytyrė. Doli me tėrbim dhe pas njė ore u kthye me dy policė dhe prindėrit e saj tė cilėt mė fyen, mė shanė, mė quajtėn njeri tė egėr, duke u treguar policėve fytyrėn e maviosur tė gruas sime. Kurrė s’e kam ndjerė veten mė keq dhe kurrė mė tepėr se atė natė s’dėshirova tė isha nė shtėpinė time. Nė burg mė mbajtėn tre muaj, derisa vėllai prapė pagoi pėr mua. Me aeroplanin e parė mė kthyen nė Kosovė, pa mė lėnė kohė as t’i mblidhja plaēkat e mia. 
S’mė vjen keq qė mė kthyen, qyteti im mė duket mė i dashur se asnjėherė mė parė, por mė dhimbsen ato dy vjet tė humbura kot.
Fatime BERBATI

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi