Ditėlindja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ditėlindja

Mesazh  Nimfa prej Fri Jan 30, 2009 5:02 am

Ato duken kaq perfekte nė trupin e manekinėve, por ajo e ka barkun e madh tani dhe nuk mund tė veshė nga kėto. Ka filluar tė ecė si njė patė e vogėl duke peshuar herė nga njėra anė dhe herė nga tjetra. Buzėt i janė trashur dhe fytyra ka filluar t’i fryhet. Prenkat i dallohen mė shumė se kurrė. Duhet tė shoh pėr diēka tjetėr. Nuk mund t’i blej veshje si dhuratė. Eci i nervozuar dhe i merakosur nėpėr supermarket. Vitrina… vitrina… vitrina dhe manekinė.

Ēfarė t’i blej? Nuk kam as kohė dhe as nerva tė bredh . Sapo kam kaluar njė ditė tė lodhėshme dhe stresuese. Po ajo ndoshta mė pret, me atė heshtjen e saj kėrkuese, gėrryese, me atė misteriozitetin e saj me tė cilin mė mbėshtjell dhe mė mban lidhur pas vetes. Thellė- thellė ia dua ngaqė mė mungon pėr vete.

Edhe sikur asgjė tė mos i blej, pėrsėri ajo nuk do ankohet, por njė re e zezė do ia nxijė vėshtrimin dhe bubullimat do ushtojnė heshturazi brėnda saj pėr njė farė kohe. Shi i rrėmbyer do bjerė dhe do ua lajė dheun shpateve tė malit duke marrė me vete dhe bimėsinė e lulėzuar tė mbirė nė to. Unė nuk i dua shkėmbinjtė tė zhveshur. Brinjė tė thata pa jetė. Dua qė ajo tė jetė e kėnaqur dhe e gėzuar, sidomos tani qė mban brėnda saj njė jetė tė dytė. Por ja qė nuk mė jepet fare pėr kėto gjėra. Do kisha harruar siē mė ka ndodhur shpesh nėse nuk do ma kishte kujtuar kolegia ime. Kjo vajzė e ėmbėl lozonjare qė punon nė zyrėn ngjitur me mua. E pashė tė rrethuar nga njė grup njerėzish sot nė mėngjes dhe kur iu afrova pėr tė pyetur mora vesh qė bėhej fjalė pėr ditėlindje. Edhe gruaja jote nesėr e ka apo jo? Nė pesė… Unė qėndrova i shtangur pėr njė moment. Truri sikur nuk mė punonte. Ajo mė shkundi pėrsėri me zėrin e saj: nė pesė apo jo? Ah po… po… po! Tamam nė pesė! Si harrova keshtu? Dhe mendo, tė harrosh ditėlindjen e njė gruaje gjashtė muaj shtatzanė. Ku do mbytesha pastaj? Oh , tė falenderoj, mė ke shpėtuar martesėn. Tė detyrohem, tė detyrohem shumė. Tė detyrohem njė tė qerasur… jo… njė drekė.

Uh…iu afrova dhe i dhashė njė pėrqafim profesional. Atė e kėnaq jashtė mase ideja e njė dreke me mua. Pėrkėdhelet dhe pranon me kėnaqėsi rolin e shpėtimtares.

Mes gjithė telasheve, mbledhjeve, konsultimeve dhe punėve tė tjera tė asaj dite, shtohet dhe njė mė tepėr. Blerja e dhuratės. Ēfarė t’i blej pra? Ja dyqani i kėpucėve qė i pėlqejnė aq shumė asaj. Por tani i ka kėmbėt tė fryra dhe vesh vetėm kėpucė tė sheshta. Kėmbėt e fryra… ah po. E gjeta. Futem nė sallonin e pedikures dhe i paguaj njė shėrbim pėr masazh tė kėmbėve dhe duarve. Me ēertifikatėn nė dorė dal tė marr frymė pėrjashta.

Ky shi qė qėndron pezull po m’i mbush mushkeritė me lagėshtirė. Nuk do qė tė bjerė, qėndron i grimcuar nė ajėr duke shpėrfillur ligjet e gravitetit. Stacioni televiziv i motit parashikoi qė do fillonte njė shi i cili do vazhdonte njėzetekatėr orė pa pushim. Dhe ja… pėr inat ai nuk bie, ndėrsa unė ngas makinen me shpejtėsi qė tė arrij nė kohė nė shtėpi. Kjo vjeshtė e ngarkuar me lagėshti, kjo ditė e ngarkuar si ky ajėr me shi mė duket sikur po m’i ndryshkin mendimet.Sapo kam kaluar njė ditė tė vėshtirė. Kompania po bėn riorganizim dhe do kete shkurtime tė shumta tė vendeve tė punės. Asgjė nuk ėshte e sigurt, as vendi im, megjithėse i pėrket njė rangu tė lartė nė hierarkinė e kompanisė.

Pika tė mėdha fillojnė tė pėrplasen mbi xhamin e makinės. Eh .... mė nė fund filloi. Dhe pak dhe arrij nė shtėpi. Nė pjesėn e parkimit sapo futet dhe njė makinė tjetėr. Nipi i gruas del qė andej dhe mė pėrshėndet pėrzemėrsisht. Me ka ftuar Ana mė thotė. Sot ? -e pyes – Ajo e ka nesėr ditėlindjen. Ēfarė ditėlindje, mė pėrgjigjet , unė nuk di asgjė pėr ditėlindjen. Pse nesėr e ka vėrtet ? Po. Nesėr e ka. Oh, atėhere duhet tė shkoj t’i blej diēka tė vogėl. Jo. Nuk ėshtė nevoja. Mos shko. Nuk e sheh ēfarė shiu qė filloi. Patjetėr qė do shkoj, nuk mund ta kaloj nė heshtje ditėlindjen e saj. Njė tufė me lule tek dyqani i qoshes do blej dhe erdha. Bėjeni tavolinėn gati ju ndėrkohė.

Kisha menduar qė t’ia bėja suprizė dhuratėn time, kur tė zgjohej tė nesėrmen, por si erdhen punėt supriza po i humbet vlerat e saj. Ai do ta uronte kur t’i sillte lulet dhe ajo do e kuptonte qė unė i kisha thėnė. Shtyj derėn e hyrjes dhe pėrqafoj e puth vajzen tonė dhjetėvjeēare qė mė del pėrpara pėr tė mė pritur. Ana mė pyet pėr tė nipin dhe unė i them qė ai ishte duke ardhur. Njė tringėllimė tjetėr zilje dhe ai gjendet brėnda. Gėzuar ditėlindjen edhe pse e ke nesėr, por unė nesėr nuk mundem tė vi. Ai i zgjat njė tufė tė madhe mė trėndafila. Ajo ngel pėr njė moment e shtangur. Diēka do tė thotė, por ndrron mendje nė momentin e fundit. Kush tė tha ? Nipi bėn me kokė nga mua. Unė me njė qėndrim prej triumfatori po bėhesha gati pėr nė tavolinė. Ajo i merr lulet dhe i vendos nė vazo. Ia shikoj tė qeshurėn qė i gurgullon nga brėnda. Oh… e njihja mirė. Ia dalloja tė gjitha ndryshimet e humorit. Tė ishte vallė kaq e lumturuar nga kjo tufė me lule ? Unė zgjas pakon ku ndodhet peshqeshi im. Ja ku ėshtė dhe dhurata ime pėr ty e dashur, i them. Doja ta bėja suprize nesėr nė mėngjes, por po ta jap qė sot, meqė nuk ėshtė mė e papritur – dhe vėshtroj buzagaz nipin e gruas. Ajo zgjat duart pak e ēuditur, e merr dhuratėn, do ta hap pastaj thotė dhe e vė mėnjanė. Faleminderit i dashur. Je vėrtet i pakrahasueshėm. Ulemi tė hamė. Shiu vjeshtak troket nė dritare si njė i paftuar i dėshpėruar.

* * *

Ditėlindjet po mė zbehen dalėngadalė si njė negativ filmi i lėnė nė diell. Dalėngadalė po e humbasin shijen. Vallė kjo ndodh ngaqė po rritem ? Apo ngaqė po lodhem ? Mė shumė se thinjat qė kanė filluar tė mė shpeshohen nga viti nė vit mė lodh festimi i tyre. Drekat qė duhet tė shtroj, njerėzit qė mė vine pėr vizitė, pritje, pėrcjellje, qerasje, prindėrit, vjehrra dhe vjehrri, shoqėria. E vetmja gjė qė mė gėzon,ėshte gjallėria e stinės nė tė cilėn kam lindur. Kur isha fėmijė kėto festa mė mbushnin me gėzim. Tė tjerė merreshin me organizimin e festės pėr mua dhe unė vetėm kėpusja majat e kėnaqėsise. Ndoshta ashtu do kishte vazhduar nėse nuk do ndroheshin rolet si pa kuptuar dhe unė do isha pėrgjegjėsja e organizimit tė ditėlindjeve tė mia dhe tė ftuarit do ishin ata qė do kėpusnin majat.

Ai pothuajse gjithmonė i harronte. Ēdo herė nė mėngjes, mamaja ime telefononte dhe ishte kjo zile qė trokiste nė kujtesėn e tij duke i kujtuar qė unė kisha ditėlindjen. Ai shkonte dhe mė blinte ndonjė dhuratė . Gjėra tė shtrenjta dhe tė zgjedhura, por asnjėherė atė qė unė vėrtet dėshiroja tė kisha pėr ditėlindje. Nuk i kėrkoja asgjė. E pse duhej ? Gjithė vitin nuk lija rast pa i pėrmendur se ēfarė tamam do dėshiroja tė kisha, ēfarė mė kishte pėlqyer, ēfarė mė kishte ngelur nė mendje nga shėtitja nėpėr treg. Ai gjithmonė mė dėgjonte i buzėqeshur. Gjithmonė bisedat e mia i kalonin anash trurit, gjithmonė mė blinte njė dhuratė qė nuk kishte tė bėnte me ato gjėra qė unė vėrtet i ėndėrroja qė t’i kisha. Ai duhet tė mė dėgjonte. Duhet ta dinte ēfarė pėlqeja dhe ēfarė jo, ēfarė dėshiroja mė shumė qė tė blija. Por ja qė jo.

Jam mėsuar tashmė. Rebelimet me kalimin e viteve bėhen monotonė, si pikat e kėtij shiu mbi dritare dhe trokitja ritmike e lugėve nė pjatat ku ishte servirur dreka.

Tani dua qė tė gjej njė mėnyrė pėr t’iu fshehur ditėlindjeve. Dua tė bėhem e padukshme njė ditė pėrpara dhe nja tre ditė pas datės sė ditėlindjes. Mė nervozojnė dhe urimet. E sidomos tani qė jam dhe shtatzėnė me beben tonė tė dytė. Tani mė duhet mė shumė se kurrė qetėsi dhe prehje

Pas drekės marr leje tė shkoj tė pushoj. Do vi dhe unė tė shtrihem me ty, tė dėgjoj bebin si lėviz, mė thote vajza. Eja, i pėrgjigjem dhe ngjisim shkallet. I tregoj diēka me zė tė ulėt dhe ajo fillon te qeshė papushim. Tė qeshurat i vazhdojne edhe nė dhomėn e gjumit pasi futemi nė krevat dhe ndezim televizorin.

Ai ngjit shkallėt kurioz. Ēfarė keni qė qeshni ? na pyet.. Ma thoni dhe mua. Njė valė e re tė qeshurash pėrfshin vajzėn pėrsėri, ndėrsa unė qėndroj e qetė nė shtrat me njė buzėqeshje tė palexueshme nė fytyrė.

Qetėsisht e pyes : “Kur e kam ditėlindjen unė ?” « Nesėr .... ? » Kur ėshtė ditėlindja ime ? pėrsėris pyetjen me tė njėjtin ton kėmbėngulės, me tė njejtėn buzėqeshje nė fytyrė. Ai kupton qė diēka nuk po shkon mirė. « Po nė pesė..... » Vajzės i merret fryma nga e qeshura. « Pesė ėshtė muaji, i pėrgjigjem. Ditėlindja ime ėshtė nė maj, vetėm njė javė pas tėndes, e cila ėshtė nė fund tė prillit. »

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi