Dua DIELL......diell DUA! - Nga Raimonda Moisiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dua DIELL......diell DUA! - Nga Raimonda Moisiu

Mesazh  Nimfa prej Thu Feb 12, 2009 3:00 pm

Ftohtėsira ka pushtuar shpirtin tim,
fluturon symbyllur nėpėr trupin,qė ngjet
si shtėpija e boshatisur e qyqeve.

-.-
....Lėviz e vetmuar ,kam ftohtė ,
Si njė harabel i mjerė mes dėborės
Qė nuk ndjen ngrohtėsirė askund.

-.-
Me sytė e trishtuar tė njė murgeshe tė re para altarit,
vėshtroj qiellin,
i kėrkoj mėshirė, i lutem me zė
me pėrgjėrim
-tė mė falė diellin.

-.-
Dua diell!
Diell !
Diell dua,
sic duan qėniet e gjalla ajėr.
Diell,
qė tė mė ngrohė, tė mė shpėtojė,
tė mė ndricojė rrugėn, pėr
nė kėshtjellėn e dėshirave.

-.-
Diell,
t'i japė shkėlqim,
celėsit tė florinjtė, dhe
sekreteve tė natės.
Diell,
tė heqė muret e ftohtė,
qė mė rrethojnė mua
njė grua tė vetmuar...!

-.-
Si njė shpirt i vetmuar, kam filluar tė kuptoj ,
hipokrizinė, falsitetin e kėsaj bote. E di

nuk kam, pėr t'u ngrohur
ndonjė ditė,
asnjėherė,
kurrė,
mė.

-.-
Sorrat janė xhveshur nga ndjenja e hapėsirės,
dhe me guakjet e tyre, prishin heshtjen ;guakje
qė tė kujtojnė ėndėrrat e ftohta, tė frikshme
si copėza tė jetės...

-.-
Me kėmbėt nė tokė iki rrugė e parrugė,
shkel nėpėr shkurre e gjėmba,
shkel gurėt e hedhur nga stuhia,
e detit tė trazuar,
nėn retė,
qė nxijnė,
si sorrat.
Mė janė tė huaj tashmė,
krevati i argjentė i pėrkundur lehtė nga
aroma e trupit.

-.-
Kam harruar,
melodinė e ofshamave,
dhe rrėshqitjen pėrtokė tė
bardhanės prej hėne
tė carcafėve.

-.-
Jam nisur tė kėrkoj njė qiri,
tė mė bėjė dritė,
nė burgun e ftohtė tė qėnies sime.

-.-
Flaka e tij tė largojė terrin e heshtur,
tė largojė errėsirėn nga puset, nė tunelin
e pafund tė stinės sė
dėshirave tė mija....

-.-
Dėshiroj t'i marr erė qiririt ,qė
ndricon mbi njė varr, mbi varrin
e
virgjėrisė sė
rinisė time.....

-.-
Ndjej hapat e stinėve tė jetės,
me kėpucė tė rėnda me gozhdė
qė vrapojnė mbi trupin tim tė brishtė
trupin e njė
gruaje tė vetmuar.

-.-
Thėrras erėn tė mė sjellė njė shpresė,
kėrkoj dikė t'i japė ngrohtėsi,ėmbėlsi,
kėtij kopėshti tė vetmuar, me
rrezet e ngrohta tė diellit, qė ngroh,
kopėshtin e tij....

.-.
T'ia marr lulet e kopėshtit tė tij
t'i mbėshtet fort,
nė gjoksin tim,
T'u jap tė pijnė nga gjiri im.

-.-
Me zėrin e dėshirave tė ndezura,
me sinfoninė e ujit qė gurgullon,
me dritėn e qiririt mbi feminitetin e trėndafilit,
tė joshin botėn e tik-takeve tė zemrės,
si elektrone tė lira nė tėrė akacjen,
e trupit tim....!

Unė jam si njė akace e harruar,
qė pret pranverėn,pėr tu mbushur me lule.
Ndaj dua pak diell,
ndaj dua pak ngrohtėsi.
Tė vallėzojmė nėn tinguj seranatash,
nė zjarrminė e flakės sė qiririt,
duke bashkuar ngjyrėn e syve...

Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Dhjetor 2008

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi