MITOLOGJI - PENELOPA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MITOLOGJI - PENELOPA

Mesazh  Nimfa prej Thu Feb 12, 2009 5:46 pm

PENELOPA (greq. Penelope. lat. Penelopa) - e bija e Ikariut, mbretit tė Akarnanisė dhe e gruas sė tij, Periboa, bashkėshortja e mbretit Odise.

Sot e kėsaj dite jeton nė ndėrdijen e njerėzimit si shembull i shkėlqyeshėm i dashurisė dhe i besnikėrisė bashkėshortore. Nė Greqi ka qenė poashtu proverbiale edhe pėr shkak tė dinakėsisė sė vet. Me Odiseun u martua me dashuri. I ati i saj ia dha pėr paj mbretėrisė sė vet Itakėn dhe ujėdhesat fqinje. Fati nuk i ka shėrbyer qė me Odiseun tė jetojė e lumtur dhe e kėnaqur. Pasi u lindi i biri Telemaku, Odiseu qe i detyruar tė shkojė nė luftėn e Trojės. Kjo luftė zgjati dhjetė vjet e pastaj vazhduan edhe dhjetė vjet, deri sa pas shumė vuajtjeve nuk u kthye nė shtėpi. Gjatė tėre kėsaj kohe Penelopa besonte thellė se Odiseu do t'i kthehet me fat, dhe nė kėtė besim nuk e ka luhatur as ajo qė shumė prej njerėzve i sillnin lajmet tė bindėshme pėr vdekjen e tij.

Pasi qė Odiseu nuk u kthye pėr njė kohė tė gjatė, filluan ta bezdisin shumė krushqarė nga rrethina e afėrt dhe e largėt. Asnjėri nuk pajtohej me re fuzimin e saj. Ngasjet pėr ta fituar dorėn e saj dhe me tė edhe mbretėrinė e Odiseut ishin madje edhe tepėr tė mėdha. Prandaj rrinin nė afėrsi tė saj dhe nė mėnyrė tė pareshtur e nxitnin tė martohet. Me kohė u mblodhėn njėqind e tetė. Sado qė pėr nga mendimet dhe natyra dalloheshin, tė gjithė pajtoheshin nė njė gjė: nuk do tė shpėrndaheshin deri sa Penelopa nuk do ta zgjedhte njėrin prej tyre pėr burrė.

Penelopa u pėrballonte trimėrisht tė gjitha ngasjeve e premtimeve tė krushqarėve dhe para sė gjithash, pėrpiqej tė pėrfitojė nė kohė. Nė bezdisjet e tyre kėmbėngulėse, mė nė fund, deklaroi se do tė martohet kur Laertit babės plak tė Odiseut, t'ia thurte kėmishėn vdekjes. Atė qė e thurte ditėn, natėn e prishte. Kėshtu i mashtroi plot tri vjet dhe atėherė krushqarėt e zbuluan fshehtėsinė, sepse ua tregoi njė prej sherbėtorėve. Hynė nė odėn e saj dhe e panė se si po e prishte. Pastaj e detyruan qė kėmishėn ta pėrfundojė. Kėshtu rritėn gjasat e krushqarėve pėr martesė tė shpejtė, dhe secilit prej tyre Penelopa u ofroi shpresėn e barbartė nė mėnyrė qė t'i ngatėrrojė ndėr vete.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MITOLOGJI - PENELOPA

Mesazh  Nimfa prej Thu Feb 12, 2009 5:47 pm

Krushqarėt kohėn e gjatė tė pritjes e kalonin mjaft mirė: ēdo ditė vinin nė pallatin e Odiseut, i prenin kafshėt e zgjedhura, gostiteshin, luanin bizhoz, luanin dhe zhvillonin biseda tė vrullshme. Nga sjellja e tillė e tyre Penelopa vuante shumė, por edhe mė tepėr Telemaku i ri. Pasi qė nuk ka pasur fuq: tė mjaftueshme pėr t'i dėbuar, e ftoi kuvendin nė tė cilin ėshtė dashur tė mirret vendimi qė krushqarėt tė shpėrndahen. Krushqarėt e shpartalluan kuvendin dhe mė arrogantėt nė mesin e tyre madje deklaruan se poqese Odiseu kthehet, do ta vrasin me duar tė veta. Nė fund u morėn vesh pėr ta vrarė Telemakun dhe kėshtu tė lirohen prej trashėgimtarit legjitim tė fronit tė Odiseut.

Telemaku dhe Penelopa kanė qenė tė bindur thellė se Odiseu ėshtė gjallė, andaj me ndihmėn e hyjneshės Athena Telemaku u nis pėr ta kėrkuar babėn e vet. Prej Menelaut, mbretit spartan, morėn vesh se Odiseu ėshtė gjallė nė ujėdhesėn e nimfės Kalipso, ku e ka hudhur zemėrimi i Poseidonit, zotit tė detit, dhe se Kalipsa po e pengonte kthimin e tij.Mirėpo, lajmet e Menelaut ishin pak tė vjetruara. Nė atė kohė Kalipsa, me urdhėrin e zotėrave i kishte lejuar Odiseut qė tė shkojė dhe ky tani gjendej nė rrugė pėr nė atdhe. Nuk kaloi shumė kohė pas kėsaj dhe Telemaku u takua me babain e vet nė kasollė tė bariut tė vet, Eumeut, nė Itakė.

Kur Odiseu mėsoi se ē'po ndodh nė shtėpinė e tij, e krijoj planin se si do tė bėjė rregull dhe se si do t'i dėnojė krushqarėt. Plani ishte rezultat i dinakėrisė, i trimėrisė dhe i fuqisė. Sė bashku me Telemakun dhe Eumeun Odiseu pastaj u nis pėr nė pallat tė vetin nė tė cilin askush nuk e njohu sepse hyjnesha Athena, pėr shkak tė sigurisė sė tij, e shndėrroi nė lypsar plak. Me pretekst se ėshtė duke kėrkuar lėmoshe Odiseu i vėzhgoi mirė tė gjithė krushqarėt pėr sė afėrmi. Nė tė vėrtetė lėmoshė nuk fitoi, por vetėm grushta dhe fyerje, por kjo nuk e pengonte mė. Njėherit u bind nė besnikėrinė dhe bujarinė e bashkėshortes sė vet. Penelopa u angazhua pėr te, sepse nė shtėpinė e vet nuk lejonte qė tė ofendohet as lypsi dhe i urdhėroi shėrbetores Euriklea, qė t'ia pėrgatit shtratin dhe t'ia lajė kėmbėt si secilit musafir tė mirėseardhur. Euriklea, dada plakė, e njohu Odiseun nga vraga nė kėmbė. Ai e bėri me dije qė tė heshtė, dhe kėshtu i panjohur prej tė tjerėve, pra edhe prej Penelopės, e kaloi pėr herė tė parė pas njėzet vjetėve natėn nė shtėpi tė vet.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MITOLOGJI - PENELOPA

Mesazh  Nimfa prej Thu Feb 12, 2009 5:47 pm

Odiseu u kthye nė shtėpi tė vetėn nė momentin kritik. Penelopa tani mė i kishte harxhuar tė gjitha mjetet pėr ta shtyrė vendimin e vet, dhe ditėn e dytė krushqarėve u premtoi sprovėn e fundit. Urdhėroi qė ta siellin harkun e rėndė tė Odiseut dhe nė tokė i rreshtuan dymbėdhjetė sopata njėrėn pas tjetrės. Ai i cili do ta hudhte shigjetėn nėpėr vrimat e tė gjitha sopatave pėrnjėherė, ai do tė jetė burri i saj.

Krushqarėt me plot shpresė, tė mahnitur e shikonin harkun e rėndė dhe ia dhanė Telemakut qė ta ngrehte. Kur nuk i shkoi pėr dore, provuan vetė, por krejt ishte e kotė. Andaj vendosėn qė tė fitojnė fuqi me ushqim e me pije dhe shkuan nė dhomėn e mysafirėve. Nė atė ēast u paraqit Odiseu, duke u lutur qė ta lejojnė qė edhe ai ta provojė harkun. Tė gjithė e pėrqeshin, por me pajtimin e Penelopės, mė nė fund, e lejuan. Odiseu e kapi harkun, pa vėshtirėsi e ngrehu, e vendosi shigjetėn nė tetivė dhe ajo nė gjuajtjen e parė kaloi nėpėr vrima tė tė gjitha sopatave. Krushqarėve e pastaj ua organizoi befasinė e re: i hoqi nga trupi i vet leckat e lypsit, doli para tyre me pamjen e vet e vuri nė shėnjestėr krushqarin mė tė mirė dhe me njė gjuajtie e vrau. Pastaj ra i dyti, pastaj i treti. Krushqarėt e trishtuar, zmbrapseshin, kėrcenin, duke vrapuar kah muret ku i kishin tė varura armėt. Mirėpo, Odiseu fshehurazi ua kishte larguar. Pėr mbrojtje krushqarėve u mbetėn vetėm shpatat e shkurta dhe orenditė shtėpiake, dhe mė vonė fshehtas Melanteu, skllavi i Odiseut, ua solli shtizat dhe harqet. Porse kjo nuk u solli dobi. Iu nėnshtruan Odiseut pas luftės sė tmerrshme. Nuk shpėtoi asnjėri prej tyre.

Ngadhėnjimtari Odise e ftoi Penelopėn, por pėr befasi tė tij tė madhe, ajo e pėrshėndeti ftohtė. Nė kohė tė mungesės sė tij tė gjatė nė tė u poq mosbesimi ndaj mashkujve. Nuk deshti tė besojė se para vetes e kishte bashkėshortin e vet edhe atėherė kur hyjnesha Athena ia ktheu pamjen e tij tė mėparshme. Kur pastaj e luti pėr shtrat shėrbetorėve u urdhėroi pėr t'ia pėrgatitur shtratin mbretėror nė odėn e madhe. Odiseu u befasua: ky shtrat nuk rnund tė bartet, sepse i kishte kėmbėt prej rrėnjės sė ullirit qė e kishte lėnė nė tokė. Shi tani Penelopa besoi se para vetes e kishte Odiseun. Fshehtėsinė e shtratit bashkėshortor e kishin tė njohur vetėm ata. Atėherė Penelopa e pranoi Odiseun ashtu siē i ka hije gruas pėr ta pritur burrin, duke dashur vetėm njė giė: qė sėrish mos t'i ndajė lufta ose fati i kobshėm.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MITOLOGJI - PENELOPA

Mesazh  Nimfa prej Thu Feb 12, 2009 5:47 pm

Kaq ėshtė pėr Penelopėn aq sa gjejmė nė Odise. Pėr fatin e saj tė mėtejshėm nga Homeri ne nuk dim mė asgiė. Sipas epit Telegonia, qė i mvishet Eugamonit nga Kreta (ndoshta nga shek. VII-VI. parae.s.) me Odiseun jetoi e lumtur derisa ky u vra nga duart e barit tė vet, por jo prej duarėve tė Telemakut, por tė Telegonit, tė cilin ia ka lindur Kirka te e cila, duke u kthyer nga Troja, pėrkundėr vullnetit tė vet, qėndroi njė vit.Ky Telegon gjoja se u martua pastaj me Penelopėn dhe me tė e ka pasur djalin Ital, sipas tė cilit Italia e merr emrin e vet. Ndėrkaq, nė ndėrdijen e njerėzve Penelopa ka mbetur e tillė ēfarė (sipas miteve tė lashta) e ka krijuar Homeri, dhe ēfarė me qarkoret e veta Heroides e ka punuar edhe Ovidi. Pamia e Penelopės na ėshtė e njohur nga njė numėr i varfėr i veprave tė ruajtura tė artistėve figurativė antike, veēmas nė vazat si Penelopa e thur kėmishėn e vdekjes nga mesi i shek. V para e.s. (sot giendet nė Muzeun e Qytetit Chiusiu-Kiuziu), Penelopa dhe krushqarėt nga e njėjta kohė (sot giendet nė Muzeun Popullor nė Sirakuzė), Penelopa pėrshendetet me Odiseun nga koha romake (sot nė Muzeun Popullor nė Parma) dhe nga piktura murale pompeane nga fillimi i erės sonė Odiseu dhe Penelopa (sot nė Muzeun Popullor nė Napoli). Nė kuptim tė konceptit tė parė tė Homerit figurėn e Penelopės e pėrcaktonin historianėt e lashtė tė artit si Penelopė edhe truporen e gruas e cila pret pikėllueshėm nė koleksionin e Muzeut tė Vatikanit (ndoshta nga shek. I i.e.). Prej veprave tė kohės mė tė re po e pėrmendim tė paktėn Penelopėn klasiciste tė J.A. Jerichaut nga viti 1845. (gjendet Gklyptotekėn e Karlsbergut nė Kopenhagė). Figura e Penelopės nuk u ngjall vetėm nė veprat e poezisė sė trubadurėve, tė renesansės dhe tė barokut, por edhe nė veprat e autorėve moderėn. Sepse fati i grave qė i presin burrat e vet nga lufta si temė nuk e ka humbur fuqinė joshėse edhe sot, dhe pėr fat tė keq as aktualitetin.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MITOLOGJI - PENELOPA

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi