"Sepse ligji merret vetėm me plakat e mjera..."

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Sepse ligji merret vetėm me plakat e mjera..."

Mesazh  Nimfa prej Sun Mar 08, 2009 5:23 am

Kur shef njerėz si Mediu apo Pango qė dalin nė TV, edhe pasi kanė shkaktuar skandale tė mėdha publike, nuk ke si tė mos pyesėsh veten:

Si ka mundėsi qė arrin e flet ky njėherė, pas kėsaj? Nuk shokoheni nga kėto qė thotė? Ku e gjen kėtė "forcė" kjo qenie tė gjejė dhe "justifikime"? Ja t'ua them unė ku e gjen!

E gjen te ajo qė, shkarkimi i ėshtė komunikuar pak a shumė kėshtu: "O Yllo, mė duhet tė tė shkarkoj, se kėshtu na e do puna tani, po ti mos e rr... shumė, se trė dite zgjat ēudia. Dhe, kėtu na ke pėr ēdo gjė, asnjė gjemb s'ka pėr tė tė hyrė nė kėmbė".


E gjen te fakti qė, jo 1 milionė dollarė, po kushedi sa miliona bėjnė ministrat e qeverive shqiptare nė 4 vjet mandat, dhe normale ėshtė tė dalė e tallet kėshtu me publikun dhe mediat!!


E gjen te fakti qė, nė Shqipėri, ligji zbatohet vetėm pėr ndonjė plakė tė mjerė, me nipa jetimė, por jo pėr monstra tė tilla!! Ligji ėshtė i shkruar mėse i qartė, dhe ky tani duhej tė ishte nė qeli, por ja qė kėto monstra dinė ta lexojnė ligjin vetėm pėr atė nėnė 70-vjeēare, vuajtjet shpirtėrore dhe materiale tė sė cilės nuk i kemi parė nė asnjė film dramatik!!


Nė largėsi dhe pamundėsi pėr tė bėrė diēka tjetėr, shpresoj qė tė gjitha ahet e asaj nėne, ndaj sė cilės, ju monstra "zbatuat ligjin", iu rėnshin juve dhe pafshi vetėm ferr me sy!! Ju rėntė zjarri atyre vetė, familjes sė tyre e ē'kanė, qė ta ndjejnė deri nė kockė krimin qė i kanė bėrė kėtij populli!


E-mail nga adresa:helianakolici@yahoo.fr | 07/03/2009

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėr e nėnshkruar:C.D. / lexuese Tiranė | 07/03/2009

Mesazh  Nimfa prej Sun Mar 08, 2009 5:27 am

Mos u lodhni kot. Vetėm shikoni statistikat se sa ėshtė mosha mesatare e femrave qė punojnė nė strukturat e shtetit shqiptar, sidomos sekretareve. Aty do tė shikoni urinė seksuale tė zyrtarėve shqiptarė.


Kur hyn nėpėr zyrat e ministrive, tė duket se ke hyrė gabimisht nė zyrat e Miss Albanias. Jam e bindur, se zyrtarėt shqiptarė qė nuk kanė gjė tė pėrbashkėt me Ylli Pangon, numėrohen me gishtat e duarve, ndoshta vetėm tė njėrės.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si t'ia bėjmė me "yjet" e tjerė?

Mesazh  Nimfa prej Sun Mar 08, 2009 5:29 am

Sa pėr kujtesė, mė parė se tė bėhej deputet e ministėr, Ylli Pango kishte punuar nė stafin akademik tė Universitetit tė Tiranės. U angazhua nė politikė pas vitit 1990 me PSD-nė, ku arriti tė bėhej deri zv/ministėr i Arsimit, emigroi pas vitit 1997 pėr disa vite nė SHBA, u rikthye nė postin e dekanit tė Fakultetit tė Shkencave Sociale dhe mė pas u angazhua me tė djathtėn, si fillim me Komitetin e Orientimit tė Politikave (KOP), tė krijuar nga lideri demokrat Sali Berisha. Nė 3-4 vitet e fundit, biografia e tij u pasurua dukshėm me karrierė politike, fillimisht si deputet i PD-sė dhe mė pas si ministėr.


Ėshtė hera e parė nė historinė e shtetit shqiptar, qė njė shtetar shkarkohet publikisht pėr arsye tė shfrytėzimit tė pushtetit nė kėmbim tė seksit.


Ai nuk ėshtė as ministri i parė e as i fundit, besoj, qė e ka shfrytėzuar postin nė kėso mėnyre. Ai njihej nė opinion, ose tė paktėn pėrflitej, si njė "adhurues" femrash, qė i tejkalonte caqet. Njė prej gjėrave qė tė bėn pėrshtypje qė nė tė parė, ėshtė reagimi i menjėhershėm i Kryeministrit Berisha. Njė reagim nė princip i drejtė, por qė nuk e kemi parė tė ndodhė nė raste tė tjera shumė mė tė rėnda se sa ky.


Pas tragjedisė sė Gėrdecit, Kryeministri Berisha, u desh ta luste Fatmir Mediun tė jepte dorėheqjen, nė vend qė tė reagonte nė ēast, pėr ta shkarkuar; ministri Lulzim Basha ėshtė marrė i pandehur nga Prokuroria dhe ėshtė dėrguar nė Gjykatė, ndėrsa Kryeministri jo vetėm qė nuk e ka shkarkuar, por pėrkundrazi, ėshtė njė ndėr mbrojtėsit e tij kryesorė; para tri vitesh Kryeministri nuk bėri tė njėjtėn gjė pėr ish-drejtorin e Aviacionit, Gazmend Dibra, tė incizuar duke i bėrė presion Presidentit Moisiu, nėpėrmjet tė tretėve, pėr tė shkarkuar Kryeprokurorin Sollaku.


Pasojat e skandalit Pango janė mė tė vogla se sa pasojat e Gėrdecit, ku mbetėn tė vrarė 26 qytetarė shqiptarė dhe u plagosėn qindra tė tjerė; po ashtu mė tė vogla se sa pasojat e spekulimit me rrugėn Durrės-Kukės, ku flitet pėr tė paktėn 200 milionė euro (nėse spekulimi do vėrtetohet).


Nė njė vend si Shqipėria, ku thuhet se njė vend deputeti apo kryetari bashkie/komune, blihet deri me 100 mijė euro, njė shef policie shkon deri nė 50 mijė tė tilla, ndėrsa njė vend mjeku, kushton mė shumė se 15 mijė, apo edhe se njė vend infermiereje kushton deri nė 3 mijė euro; mund tė themi, sado me ironi, se ministri Pango e paska shitur shumė mė lirė vendin e punės!
Rasti i Pangos nuk ėshtė i shkėputur.

Ai ėshtė njė fenomen qė ndodh kudo nė administratėn e lartė shqiptare. Nė njė vend pune mund tė futesh nė tri mėnyra: ose duke pasur mik, ose duke paguar para, ose duke u futur nė marrėdhėnie seksi (nė rastin e femrave).


"Pango" duhet tė shėrbejė si njė mėsimi i mirė pėr politikanėt.


Duke filluar qė nga mbėshtetja nė poste publike e njerėzve me integritet, e mė pas duke vijuar me pėrzgjedhjen e administratės, nėpėrmjet konkurrencės sė vlerave. Politika nuk duhet tė mbetet strehė e batakēinjve, hajdutėve dhe seksomanėve.

Ata politikanė qė, kushedi sa herė kanė bėrė tė njėjtėn gjė si Pango, nuk kanė moral tė na shfaqen si burrat mė tė ndershėm tė kombit, tė sterilizuar nga gjithēka e keqe qė po ndodh nė kėtė vend.


Para mė shumė se njė viti, njė deputet i shumicės (i martuar me fėmijė) vdiq nė aksident sė bashku me tė dashurėn, dhe politika mbajti njė qėndrim denigrues ndaj tij.

E njėjta gjė i ndodhi ish-pronarit tė TV-sė qė i bėri "kurthin" ministrit Pango, por nė kėtė rast politika u nda nė dysh, sipas interesave nė raport me median.

Kjo do tė thotė se nuk ka asnjė rėndėsi se si ikėn, ēfarė bėn, por rėndėsi ka se ēfarė raportesh ke me tė tjerėt?
Nėse ėshtė kėshtu, atėherė duhet tė mendojmė qė, politikanėt brenda shumicės nė pushtet, mezi kanė pritur qė ministri Pango t'i lėshojė vendin dikujt tjetėr, ndėrsa ata tė opozitės pėr ta shfrytėzuar politikisht kėtė moment.


Edhe vetė mėnyra e shkarkimit tė ministrit ėshtė banale. Pse duhet pritur media, segmente tė sė cilės, nė shumė raste, vendosin gjoba e kushedi ēfarė tjetėr, pėr tė bėrė publike njė gjė qė pėrflitet nė tė gjithė opinionin?


Pse duhen metoda improvizuese apo prova filmike, pėr tė larguar njė politikan nga posti, pėr njė gjė qė dihet (politika nuk ėshtė gjykatė)? Pse duhen stimuluar segmente tė tjera qė nuk garantojnė gjithmonė jetėn private, ndėrkohė qė shteti i ka tė gjitha mekanizmat e nevojshėm ligjorė pėr t'i verifikuar gjėrat?


Njė sėrė pyetjesh tė tjera mund tė bėhen pėr rastin nė fjalė. Ajo qė mbetet ėshtė se Ylli Pango nuk e ka merituar asnjė herė tė jetė pėrfaqėsues politik i dikujt dhe se largimi i tij ėshtė hak. Po si t'ia bėjmė me "yjet" e tjerė? Ky ėshtė problemi me tė cilin shoqėria shqiptare duhet tė pėrballet sot dhe nė tė ardhmen.
bahkim muca

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Absurde qe ligji te mos kete efekt pas me shume se 15 vjete

Mesazh  Nimfa prej Sun Mar 08, 2009 5:30 am

Kam ndjekur para pak ditesh debatin e filluar nga Edi Rama mbi zbatimin e ligjit 7501. Ai akuzonte qeverine per tokat bujqesore objekt i ligjit 7501, qe eshte ne fuqi prej me teper se 15 vjetesh, nuk jane dhene akoma vertetimet e pronesise.


Pavaresisht nga simpatia apo antipatia ime per Edi Ramen, po e ndihmoj ne kete pike duke vene ne dijeni publikun se ne zonat e bregdetit, nga Llogaraja deri ne Himare, nga momenti i hyrjes ne fuqi te ligjit nuk eshte dhene as edhe nje vertetim pronesie. Eshte absurde per nje shtet ligjor qe ligji te mos kete efekt pas me shume se 15 vjetesh.

Email nga adresadr.brain.gain@gmail.com

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pango dhe videoshoqėria

Mesazh  Nimfa prej Sun Mar 08, 2009 5:32 am

I pėrkushtuar siē ishte (punonte edhe nė shtėpia), Ylli Pango pėrfaqėsonte njėrin nga kuajt e garės sė 28 qershorit.


Kalė beteje i racės sė KOP-it, Pango, tashmė i gjymtuar, u dėrgua nė thertore menjėherė, ashtu siē u ndodh kuajve tė garave kur thyejnė kėmbėt.
Sikur tė mos kishte ndodhur ky filmim, ish-ministri Pango do tė ishte edhe sonte nė zyrėn e tij komode, duke zgjidhur kushedi ē'problem "ekspozeje turizmi".


Politikisht ai ėshtė njė barrė qė mazhoranca nuk ka ndėrmend ta mbajė. Berisha ia zbėrtheu rrufeshėm mbėrtheēkat e kostumit tė ministrit.


Deputetėt u ngutėn nė njė spektakėl hipokrizie, duke kėrkuar tė distancohen, t'ia heqin edhe mandatin - sikur nuk e njihnin se sa burrė i mirė ishte, duke u sjellė sikur nuk e kishin pėrkrahur Pangon deri mbrėmė.


Edhe ky qėndrim mė duket po aq imoral sa ajo qė bėri Pango, kurse ai ėshtė imoral, vetėm pse ėshtė nė kasetė. S'di si ta them kėtė, por mė duket i turpshėm ky turpėrimi i politikės shqiptare namuzmadhe.


Ministrinė ia mori Turku, kolegėt e arsimit e braktisėn, tė rinjtė e LRI-sė ishin aq tė zemėruar sa u shprehėn, "po na pėrdhunojnė". Njė pjesė e medias ėshtė nė gjendje histerie nga ethet e skandalit.


Gazeta "Albania" "heq sutjenat" e para, kur pėrdor pėr kryetitull tė datės 5 mars 2009: "Ylli Pango shkėrdhen qeverinė". (!!). Debatet e sė enjtes mbrėma i dedikohen tė gjitha atij, skandalozit. Kurse skandali varet si re e zezė mbi Tiranė.


Emri i Pangos flitet nė ēdo tavolinė, rrufitet me ēdo kafe.
Kur njė gjahtar seksual si Pango bie nė duart e ligjit, kjo ėshtė njė arsye pėr t'u gėzuar. Por mė hidhėron fakti qė, kaq vjet pasi Pangos i kishte dalė nami si i tillė, askush nuk pati marrė guximin ta akuzonte publikisht.

As kolegėt e tij nė Universitet, as ata nė Parlament dhe nė Qeveri, qė sot largohen prej tij si prej lebrės, nuk u treguan kurrė njė fije moral e integritet atėherė kur do tė kishte vlerė, por kanė paturpėsinė ta akuzojnė sot. Dhe, nga podiumi nisin kėrcėnimet.

Palėt politike nuk janė aq qibare sa tė mos pranojnė ta pėrdorin varrin politik tė Pangos pėr tė lėshuar sulme drejt krahut tjetėr.
Asnjė fjalė pėr dukurinė e pėrdorimit tė femrės si objekt seksual, dukuri e cila pranohet nė heshtje, sikur tė ishte normale.


Po sa tė tjerė ka si ky, kudo ēdo ditė?? Reagimi i shoqėrisė kutėrbon si frikė e grumbulluar. Mbante aromėn e dėshtimit tonė kolektiv pėr tė mbajtur njė qėndrim.

Pango nuk do tė bėnte famė si maniak, nė rast se do tė kishte qenė realisht kaq i papranueshėm pėr moralin tonė shoqėror.

Si ėshtė e mundur qė individė si ky, edhe pse njihen pėr lėtyrat qė janė, arrijnė majat e pushtetit? A mos duhet tė mendojmė se Pango ishte njė pėrfaqėsues i denjė i Kulturės sonė.

Kėtė nuk pranoj ta pranoj. Por atėherė? Vallė ē'mekanizėm pervers bėn tė mundur qė tė tillėt tė marrin nė duar drejtimin e vendit? Po sa tė tjerė ka si ky?


Sa "fiksa" do tė duheshin ta shpėtonin kėtė videoshoqėri? E tillė qė nuk reagon, pranon gjithfarė shkeljesh, pėrveēse kur u vihet nė pikėpyetje thelbi i moralit... mundėsisht me kamera tė fshehtė.


E trishtė qė u desh njė ndėrhyrje televizive (me tė gjitha pikėpyetjet etike qė ngre kjo), qė tė shpėtonim nga arroganca ad nauseam e kėtij njeriu.

Blendi Salaj

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Sepse ligji merret vetėm me plakat e mjera..."

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi