Shqiptarėt luftojnė, maqedonasit fitojnė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shqiptarėt luftojnė, maqedonasit fitojnė

Mesazh  Nimfa prej Thu Mar 12, 2009 1:25 pm

Shqiptarėt luftojnė, maqedonasit fitojnė


Faktori politik shqiptarė sikur ėshtė pajtuar me mashtrimin qė i bėhet nė mėnyrė permanente nga faktori politik maqedo
Faktori politik shqiptarė sikur ėshtė pajtuar me mashtrimin qė i bėhet nė mėnyrė permanente nga faktori politik maqedonas.


Paramendoni, politika e kėtushme shqiptare pajtohet se nė Maqedoni gjoja nga numri i pėrgjithshėm i banorėve, qė sipas statistikės zyrtare arrin nė 2.045.177, tė drejtė vote kanė 1.792.082 qytetarė. Ose shprehur nė pėrqindje, 87.6 % e popullatės do tė votojnė mė 22 mars. Rrjedhimisht, elita politike shqiptare, bėn “amin” se nė Maqedoni ka vetėm 253.095 minoren. Absurd! Shifra tė pabesueshme pėr njerėzit normal, qė pėr kalkulim pėrdorin logjikėn. Por, jo, edhe pėr politikėn shqiptare!. Pra, shikoni, shqiptarėt bėjnė “amin” qė nė garėn zgjedhore tė hyjnė me ēdo kusht – TĖ DISKRIMINUAR, E TĖ PABARABARTĖ. Ata inatet i mbajnė me partitė shqiptare, por jo edhe me partitė maqedonase, tė cilat ua servirin metodat e politikės serbe kundrejt shqiptarėve. a. Ekspertėt vendorė dhe tė huaj, kanė ngelė pa mend kur kanė mėsuar se mė pak se 15 pėr qind e popullatės janė minoren. Ata thonė se do tė ishte shumė e dėmshme pėr Maqedoninė dhe sidomos pėr mbarėvajtjen dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor, nėse nė Listat zgjedhore figurojnė emrat e personave tė vdekur dhe qytetarėve tė cilėt tanimė njė kohė tė gjatė janė nė diasporė (emigracion). Pėr tė gjitha kėto tanimė ekzistojnė shumė dyshime tė bazuara dhe serioze. Edhe vetė partitė kryesore tė skenės politike nė Maqedoni, nėpėrmjet polemikave dhe pėrplasjeve, kanė pranuar se nė Maqedoni ka rreth 200 mijė votues fiktivė. Ēfarė duhet tė ndodhė qė politikanėt shqiptarė tė vetėdijesohen se po i hyjnė nė hak elektoratit shqiptarė. A nuk ėshtė kjo tepėr e ulėt dhe nėnēmues pėr shqiptarėt nė Maqedoni. b. Mos vallė faktori politikė maqedonas ėshtė aq “i aftė” dhe “shkathtė”, sa qė shqiptarėt atij i besojnė, edhe kur tė bardhės i thonė, e zezė. Shikoni fushatėn elektorale tė partive shqiptare, pėrplot fraza boshe: “eurointegrime, tė drejta tė barabarta, integrim nė NATO, standarde europiane… dhe shumė floskula tjera joshėse, por vetėm nė planin deklarativ. Por, a mund tė hapėrohet realisht drejt kėtyre synimeve, me deklarata boshe, me njė diskriminim tė kėsaj shkalle dhe dimensioni. Qė tė jetė ironia edhe mė e madhe, ditėve tė fundit kur me tė madhe media maqedonase (ajo e shtypur dhe elektronike), po i kushton njė hapėsirė tė madhe kėsaj problematike, ėshtė pikėrisht faktori politik shqiptarė, ai i cili aspak nuk merret me kėtė ēėshtje. Pse i frikohen shqiptarėt aktualizimit tė kėsaj ēėshtjeje? Mos ndoshta s’kanė kapacitet pėr t’i dalė ballė gjegjėsisht pėr tė zgjidhė kėtė ēėshtje? Apo mos ndoshta edhe kėsaj radhe kreu shtetėrorė maqedonase, sikurse edhe disa herė mė parė, i ka “blerė” politikanėt shqiptarė, duke iu “sugjeruar”: “mos u merrni me kėtė ēėshtje!”. Ndoshta dikujt i duket naiv njė konstatim i kėtillė, por ka shumė indikacione qė flasin se nė veēanti me politikėn shqiptare nė Maqedoni prapa kuintave luhet kėshtu. E kaluara e hidhur, ėshtė njė leksion i mirė pėr politikėn e ardhshme shqiptare. c. Faktori ndėrkombėtarė i instaluar nė kancelaritė e Shkupit nėpėrmjet mė shumė misioneve, ėshtė kėtu pėr tė na ndihmuar, por jo edhe pėr t’i zgjidhur hallet dhe problemet e shqiptarėve. E pėrmend kėtė pėr shkak se partitė shqiptare veprimet e veta diletanteske dhe tė pasuksesshme, dėshirojnė t’i justifikojnė pikėrisht nėpėrmjet faktorit ndėrkombėtarė. Arsyetimi i tyre i pėrhershėm, pak a shumė ėshtė i ngjashėm: Presion po ushtrojnė ndėrkombėtarėt pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje!?. Ky arsyetim i paqėndrueshėm atyre u krijon hapėsirė pėr tė shmang zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve tė rėndėsishme dhe tepėr delikate pėr shqiptarėt. Indiferenca e faktorit politik shqiptarė kundrejt problemeve madhore tė shqiptarėve, ėshtė e patolerueshme, por edhe kėrkon njė qasje kritike tė ashpėr edhe tė qytetarėve dhe tė faktorėve tjerė, tė cilėt mund tė ndikojnė tek politika e pėrgjumur shqiptare nė Shkup, pėr tu marrė mė seriozisht mė kėto probleme jetike. d. Natyrisht se edhe sektori joqeveritarė shqiptarė dhe nė veēanti mediat e Shkupit, duhet nė mėnyrė profesionale dhe tė pėrpiktė, tė kryejnė misionin e tyre. Besoj se edhe tė parėt, por edhe tė dytėt, njė mision tė tillė, nėse deri tani nuk e kanė kryer, tė paktėn kanė bėrė pėrpjekje serioze pėr ta kryer, por ka qenė pikėrisht politika e kėtushme shqiptare, ajo e cila nuk ia ka varrė veshin alarmimit tė kėtillė pėr votat fiktive dhe debaklin (dėshtimin) e politikės shqiptarė pėrballė maqedonasve. Dhe, sė fundi, tė kėrkosh votėn nga shqiptarėt e kėtushėm, duke mos dashur ta paraqesėsh dhe prezantosh shqiptarin nė mėnyrė dinjitoze, nė skenėn e kėtushme politike, ėshtė shumė guxim i madh, sepse herė do kur, gjykimit nuk kanė pėr t’i ikur. Cilado fitore nė zgjedhje pa eliminimin e votuesve fiktivė, qė janė kryesisht shqiptarė, ėshtė fitore e Pirros. Pra, politika aktuale shqiptare dėshiron tė fitojė vetėm kundrejt partisė tjetėr shqiptare, por jo edhe ndaj maqedonasve, tė cilėt pėrveē shifrės zyrtare tė banorėve nė pėrgjithėsi, po manipulon, apo mė mirė tė themi, “po tallet me qytetarėt shqiptarė”, por me pajtimin e politikės shqiptare. (Lajm)/11 Mar 2009/V.I

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi