Ata na thonė...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ata na thonė...

Mesazh  Nimfa prej Thu Mar 12, 2009 1:29 pm

Ata na thonė se ne jemi tė lirė nė kėtė shtet. Ata na thonė se aty i kemi tė gjitha tė drejtat tona qė na takojnė sipas rregulloreve dhe konventa tė ndryshme ndėrkombėtare. Ne ecim pėrpara, na thonė, dhe, mu ata i kanė meritat tė mėdha pėr kėtė qėllim ...

Po bėhen mė se dhjetė vite qė po na gėnjejnė. Premtojnė gjoja njė tė ardhme mė tė mirė, zgjedhje, pavarėsi, njohje tė reja nga bota qė do tė vijnė... Na thonė se tani kemi shtetin tonė “sovran” dhe institucionet tė “pavarura”; janė mbi 55 njohje nga shtetet tjera... nuk ndėrtohet shteti aq lehtė, duhet durim... etj., etj.
Pa reshtur na flasin pėr multietnicitet, disa standarde qė duhet t’i pėrmbushim si parakushte pėr integrime evropiane dhe transoqeanike; pėr njė shoqėri demokratike tė mirėfilltė qė me mund tė madh po e ndėrtojmė. E, meqė ne si mentalitet i formuar ende nuk jemi gati sa duhet, ata na thonė se nevojitet tė mbikėqyremi nga tė tjerėt - “miqtė tanė ndėrkombėtar”.
Gjoja nė emėr tė mirėkuptimit ndaj kėtij procesi tė paevitueshėm tė cilin patjetėr duhet ta kalojmė nė heshtje dhe pritje, ata na kanė shndėrruar nė “fakir kolektiv” tė vetėvuajtjes dhe durimit. Dhe mu pėr kėtė shkak, tė helmuar nga ky konformizėm, tė gjithė ne dhe pa fajin tonė, pandėrprerė po mbahemi nė ankth dhe pritje. Nė kėtė gjendje optimizmi tė shpresės sė kotė, as nuk e shohim bėrllokun qė po shtohet para shtėpisė sonė dhe njė ditė patjetėr do tė na ngufatė tė gjithėve.
Ata, ēdo herė po na flasin njėsoj nė cilėsi, por me ambalazh tė ri, apo, mos ta pėrdori me kėtė rast ndonjė shembull mė banal. E, nė fakt, si nga aspekti politik, ashtu edhe shoqėror- ekonomik, gjendja e popullit tonė dita-ditės po bėhet keē e mė keē.
Ne si shoqėri jemi nė njė gjendje shumė tė vėshtirė. Apo, edhe mė saktė, jemi nė njė gjendje ALARMANTE!
Mjafton vetėm njė ēikėz ta kthejmė kokėn pėrreth, dhe, ēka do tė vėrejmė? Kudo papunėsi dhe skamje; njė pėrqindje e madhe e familjeve tona jetojnė nė varfėri tė skajshme; dita ditės prindėrit mė nuk mund t’i shkollojnė as fėmijėt e tyre; e tėrė shoqėria ėshtė e kapluar nga njė degradimi moral; injoranca, hajnia, mashtrimi, gėnjeshtra, korrupsioni, bizneset informate... tė gjitha kėto na janė familjarizuar si dukuri normale; krimi dhe kriminaliteti pėr shumė kė janė bėrė njė strehė shpresėdhėnėse ekzistencial.
E, pėr njerėz me kėsi aspirata, si njė vend i sigurt, fatkeqėsisht, po bėhet politika; zanat ky ambicioz, i cili, jo vetėm se tė ofron fuqinė e autoritetit tė mbrojtur, por, si njė njėri askush dikur, tė bėnė dikush sot, dhe, krahas shumė privilegjeve tjera, tė sjellė edhe goxha pėrfitime materiale.
Vetėm shikoni se si ata ditėt e fundit vepruan me mjekėt tanė nė grevė. Me kėta “mantilbardh” (pėr ta “mantelzinj”), shumica prej tė cilėve, pas vete kanė 5 vite studimi nė fakultet dhe mbi 7 vite specializime dhe aftėsime tjera tė ngritjes profesion. E kėta, ēka kėta kėrkuan?! Vetėm tė respektohet premtimi i bėrė dikur pėr parat e mjera tė mėngjesit sa pėr njė byrek e kos, apo gjysmė samuni dhe pesė qebapė nė ditė. Asgjė tjetėr!

Dhe, tėrė kėsaj do t’i vije njė ditė fundi!

Sado qė dikush deklarohet: shqiptar, serb, mysliman, katolik, nacionalist, fundamentalist... nuk ka asnjė individ qė nė kėtė Kosovė tė bekuar nuk e kėrkon njė tė ardhme mė tė mirė pėr nesėr. Por, ne jemi popull ashtu si jemi. E kemi sot gjendjen ashtu sikur e kemi. Dhe...ndoshta kėshtu do tė vazhdoj ende. Ndoshta, edhe disa kohė? Por, kėtij durimi patjetėr po i vije fundi. Patjetėr njė ditė do tė del dikush qė do ta kėrkoj rrėnimin e kėsaj praktike dhe kėtij mentaliteti tė keē.
Dhe...sikur ka ardhur koha qė njėherė e pėrgjithmonė t’i themi STOP kėsaj gjendjeje. Ēasti mė i volitshėm qė ne si popull t’i themi JO kėtij kaosi dhe kėsaj mėnyre autokratike tė sundimit dhe manipulimit me ne. Nuk duhet tė lejojmė mė qė ata edhe mė tej tė na mashtrojnė me gėnjeshtra dhe premtime tė kota. Me rrena tė kulluara qė 10 vite resht po na pėrsėriten .
A thua, nuk ėshtė mjaftė mė me kėto manipulime! Pse tė tjerėt tė na i ndėrtojnė dhe kontrollojnė perspektivėn dhe tė ndikojnė nė rrjedhat e sė ardhmes sonė?!
Ne kėtė gjė mundemi ta bėjmė edhe vetė. T’i tregojmė atyre dhe gjithė botės se ne nuk duam tutelė dhe mbikėqyrje, por duam demokraci dhe prosperitet tė vėrtetė.
Mbase, tash ėshtė momenti i duhur! Tė qėndrojmė: tok, besnik, sė bashku dhe tė paluhatshėm ama, dikush duhet tė na cyti si organizim nė kėtė drejtim.
Patjetėr duhet dikush qė me “rrėmonjėza” tė na hapi sytė tona kaherė tė mbyllura, dhe nė mėnyrė tė urtė tė na inkurajoj: ti mundesh ta bėsh kėtė...ne tė bashkuar patjetėr do ta bėjmė kėtė!
Me sa duket, ky prijės dhe vullnet pėr veprim ka lindur nė Kosovė, dhe ai me tė madhe po promovohet nė mesin tonė... (Adnan Abrashi)/05 Mar 2009/V.I.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi