Shtiza gjigande edhe pėr flamurin shqiptarė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shtiza gjigande edhe pėr flamurin shqiptarė

Mesazh  Nimfa prej Thu Mar 12, 2009 1:32 pm

Shtiza gjigande edhe pėr flamurin shqiptarė

Vendosja e flamujve tė Maqedonisė nėpėr shtylla tė larta, sipas analistėve nuk ėshtė gjė tjetėr pėrpos njė nacional romantizėm i vonuar, ose provokim ndaj fqinjit jugor, por qė mund tė sjellė edhe ndonjė konflikt tė padėshiruar brenda shtetit.

Analisti Kim Mehmeti thotė pėr “Lajm” se flamujt nuk i bėn madhėsia, por ajo qė kanė shėnuar nė vetvete. “Njė proverb thotė: ‘Sa mė i vogėl ėshtė populli aq mė voluminoze e ka historinė, mė tė gjatė e ka himnin dhe mė tė madh dėshiron ta ketė flamurin’. Mirėpo popujt e vegjėl harrojnė njė tė vėrtetė, sepse flamujt nuk i valėvit era, por vetėdija e njeriut, vetėdija pėr pėrkatėsinė etnike, vetėdija pėr pėrkatėsinė kombėtare. Flamujt nuk i bėn madhėsia, por ajo qė ata kanė shėnuar nė vetvete. Shqiponja jonė sikur tė jetė edhe 10 cm me 10, ajo ka aty betejat prej Skėnderbeut e kėtej”, tha Mehmeti. Sipas tij kėto flamujt e mėdhenj qė vihen nėpėr Maqedoni nuk shprehin kurrgjė tjetėr pėrpos njė nacional romantizėm tė vonuar tė maqedonasve, mirėpo siē thotė Mehmeti, ato bėjnė njė gabim. “Unė sa vėrej flamujt e mėdhenj vihen vetėm nė mjedise maqedonase qė do tė thotė ata e pėrvetėsojnė, pasi akoma s’kam dėgjuar qė njė flamur i tillė tė vihet p.sh. nė Kalanė e Tetovės. Ēdo tė thotė kjo? Se atė flamur e barazojnė me pėrkatėsinė etnike, e kanė etnizuar edhe atė flamur, njėlloj si emrin dhe nėse ndodh ajo, Maqedonia duhet tė ketė dy flamuj. Kėtė flamurin qė maqedonasit e mendojnė si ėshtė vetėm i tyre dhe flamurin shqiptar”, thotė analisti Mehmeti. Ai i preferon Gruevskit qė ēdo kund tė vendosė nga dy shtylla. “Do tė ishte mirė qė me kohė ta pėrgatisė terrenin se gjithsesi nė Maqedoni, pa u valėvitur edhe flamuri shqiptar nuk do tė vlejė asnjė flamur tjetėr, nėse etnizohet, tė jem i qartė. Nėse ky flamur ka domethėnien e etnitetit maqedonas, siē ndodhi me emrin, atėherė do tė ishte mirė qė me kohė tė vendoseshin nga dy shtylla”, theksoi Mehmeti. Ndėrsa analisti Qani Aliu thotė se vendosja e kėtyre flamujve nėpėr shtylla tė larta nuk bėhen rastėsish. “Qėllimet sigurisht qė janė tė ndryshme dhe bėhen me plan. Ose pėr tė rritur patriotizmin dhe nacionalizmin e popullatės maqedonase e cila udhėhiqet prej njėrės prej partive mė tė fuqishme, por mund tė jetė edhe pėr ti bėrė karshillėk Greqisė, pra bėhen provokime tė caktuara pėr shkak tė situatės me emrin”, thotė Aliu, duke shtuar se njė veprim i tillė nuk ėshtė vėrejtur. Aliu mendon se do tė ishte mė se normale qė pėrkrah flamurit maqedonas tė vendosej edhe flamuri shqiptar, sidomos aty ku jeton popullsi e pėrzier. “Vendosja e vetėm njėrit flamur mund tė krijojė pakėnaqėsi tek popullata dhe dashje pa dashje mund tė krijohen situata tė padėshiruara. Mund tė nisė njė garė kush ku ta vendosė flamurin, gjė qė mund tė sjellė edhe ndonjė konflikt tė padėshirueshėm”, tha Aliu, duke shtuar se ēyshtja e flamujve mund tė jetė edhe pėr shkak tė politikės ditore. (Lajm)/26 Feb 2009/V.I.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi