Kryengritja e madhe e ilireve ne vitet 6-9

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kryengritja e madhe e ilireve ne vitet 6-9

Mesazh  Nimfa prej Tue Apr 07, 2009 2:56 pm

Kryengritja e madhe e ilireve ne vitet 6-9
Kryengritja mė e madhe ilire kundėr pushtuesve romakė ka qenė ajo e viteve 6-9 tė e.sonė. Ajo dallohet nga kryengritjet e tjera pėr shtrirjen e gjerė tė saj, pjesėmarrjen e popullsive tė tėra ilire, pėr luftėn e paepur tė kryengritėsve dhe pėr gjendjen e vėshtirė qė krijoi pėr shtetin romak. Kryengritja filloi nė njė kohė kur Perandoria Romake, duke vazhduar politikėn pushtuese tė saj, po pėrgatitej pėr luftėn kundėr markomanėve gjermanikė, tė cilėt kishin krijuar nė tokat e Ēekisė sė sotme njė federatė fisnore tė fuqishme. Shteti skllavopronar romak kishte ngarkuar me tribute popujt e pushtuar dhe i kishte detyruar tė jepnin rekrutė pėr luftėrat e reja pushtuese. Pėr luftėn kundėr markomanėve ishte pėrgatitur njė ushtri e madhe prej 12 legjionesh, e cila do tė plotėsohej me reparte ndihmėse. Ushtarėt e kėtyre reparteve do tė rekrutoheshin kryesisht tek fiset e mėdha tė veriut: dalmatėt, desidiatėt, panonėt etj.

Rekrutimi i bėrė me forcė i shtyti pėrsėri nė kryengritje ilirėt, qė ishin rėnduar edhe nga pagesa e taksave. Dalmatėt edhe para kėsaj kryengritjeje kishin qėndruar tė qetė. Tė parėt u ngritėn desidiatėt dhe shumė shpejt kryengritja u pėrhap edhe tek popullsitė e tjera ilire, nga lumenjtė Sava e Dava nė veri, deri tek lumi Mat nė jug, ku u ngritėn pirustėt. Kjo ka qenė kryengritja mė e madhe ku, pėr tė parėn herė, njė tėrėsi popullsish ilire rrokėn armėt sė toku dhe u hodhėn nė luftė kundėr pushtuesve romakė. Ushtria kryengritėse ilire pėrbėhej nga 200 mijė kėmbėsorė e 9 000 kalorės dhe udhėhiqej nga tre komandantė: nga Bato Desidiati dhe nga njė tjetėr Bato e Pini nga fisi i breukėve panonė. Duke bashkėrenditur veprimet e tyre, kryengritėsit ilirė filluan operacionet nė tri drejtime: 1) Njė grup kryengritėsish u drejtuan nga krahinat bregdetare adriatikase dhe, duke ēliruar mjaft qytete e kėshtjella, zbritėn nė jug deri nė afėrsi tė qytetit tė Apolonisė, nė provincėn e Maqedonisė. 2) Njė grup tjetėr kryengritėsish u drejtua nga veriperėndimi, pėr tė ēliruar krahinat ilire nė kufi me Italinė dhe pėr tė forcuar mbrojtjen nė kėto vise. 3) Njė pjesė tjetėr e kryengritėsve qėndroi nė brendėsi tė viseve dalmate, duke pasur si detyrė jo vetėm ēlirimin e plotė tė vendit, por edhe organizimin e mbrojtjes.
Lufta ēlirimtare e ilirėve dhe fitoret e para tė tyre u bėnė shqetėsuese pėr romakėt, tė cilėt po humbnin kėshtu tokat e pushtuara nė pjesėn veriore tė Ballkanit. Vrulli i kėsaj lufte e tronditi shumė pushtetin qendror romak. Nė Romė u shpall mobilizimi i pėrgjithshėm. Vetė perandori Oktavian lėshoi kushtrimin nė senat, se “nė dhjetė ditė, po tė mos merren masa mbrojtjeje, armiku mund tė hyjė brenda nė Romė”. Perandori kėrkoi qė pėr nevojat e ushtrisė shtresat e pasura tė jepnin njė pjesė tė pasurisė sė tyre. U thirrėn nėn armė veteranėt e luftėrave tė mėparshme dhe u pranuan nė ushtri edhe skllevėrit e liruar. Me markomanėt shteti romak bėri njė marrėveshje, e cila u lehtėsua edhe nga fakti qė nuk kishin filluar veprimet e luftės. Legjionet romake, tė dėrguara kundėr markomanėve dhe tė vėna nėn komandėn e Tiberit, morėn urdhėr tė drejtohen pėr nė Iliri, ku ziente kryengritja.

Komandati romak Tiberi(42 p.e.s-37 e.s)

Me gjithė masat e forta qė mori Perandoria Romake, gjatė dy viteve tė para tė luftimeve me legjionet romake, iniciativa ishte nė duart e kryengritėsve, tė cilėt duke vepruar me shpejtėsi dhe shkathtėsi e goditnin ushtrinė romake nė befasi dhe nė disa drejtime nė njė kohė, sulmonin kolonat e furnizimit etj. Nė luftė kundėr kryengritėsve ilirė, shteti romak solli nga Siria dy legjione nga mė tė fortat, kėrkoi ndihmėn e aleatit tė tij Remetalkut, mbretit tė Trakėve dhe dėrgoi nė Ilirik komandantėt mė tė mirė ushtarakė. Ushtria romake gjatė operacioneve nė viset ilire pėrdori tė gjitha mjetet pėr tė mposhtur qėndresėn e ilirėve, forcėn e armėve, djegien e qendėrbanimeve tė ilirėve kryengritės, shkatėrrimin e arave, tė kopshteve e tė pyjeve, vrasjen e kthimin e popullsisė ilire nė skllevėr. Nė vitin e tretė tė kryengritjes duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė tė krijuar pas dimrit tė fortė nė vitet 7/8, duke pėrdorur intrigat dhe pėrēarjet, romakėt mundėn me anė premtimesh tė bėnin pėr vete Baton, njėrin prej prijėsve breukė. Megjithėse Batoja i breukėve u kap shpejt nga kryengritėsit dhe u dėnua si tradhtar, kryengritėsit panonė ishin pėrēarė dhe ushtria romake mundi ta shtypte qėndresėn e fiseve kryengritėse tė Panonisė.
Nė vitin 9 vatra kryesore tė kryengritjes mbetėn krahinat dalmate. Shteti romak, nė luftėn kundėr kryengritėsve ilirė angazhoi tė gjitha forcat ushtarake tė grumbulluara. Kryengritėsit ilirė, ndėr tė cilėt forcėn kryesore e pėrbėnin dalmatėt, qenė tė detyruar t’u bėnin ballė sulmeve tė njė ushtrie armike disa herė mė tė madhe dhe qė zotėronte mjete tė shumta lufte. Kryengritėsit dalmatė treguan nė luftimet kundėr legjioneve romake njė trimėri e vendosmėri tė madhe dhe u shkaktuan dėme tė shumta armiqve. Nėn muret e kėshtjellės sė Andetrit, nė Dalmati romakėt nga rrethues u shndėrruan nė tė rrethuar dhe shpėtuan nga njė katastrofė e madhe, tė ndihmuar pėrsėri nga tradhtia e disa pėrfaqėsuesve tė parisė vendase. Nė mbrojtje tė njė kėshtjelle tjetėr, Arbudės, me kryengritėsit u bashkuan edhe gratė, tė cilat pėr tė mos rėnė nė duart e armiqve u hodhėn me fėmijėt e tyre nė zjarrin qė kishte pėrfshirė kėshtjellėn dhe nė humnerat poshtė saj. Kėshtjellat dalmate, tė mbrojtura nga kryengritėsit ranė nė duart e pushtuesve romakė si gėrmadha dhe pa banorė. Popullsi tė veēanta ilire e vazhduan qėndresėn edhe pas rėnies sė kėshtjellave dalmate. Tė fundit qė u mposhtėn qenė desidiatėt e pirustėt, tė cilėt sikurse shkruan historishkruesi romak Velei Paterkuli, pjesėmarrės nė luftėn kundėr kryengritėsve ilirė, “ishin pothuaj tė pathyeshėm nė sajė tė pozitės sė vendeve dhe tė maleve, tė natyrės sė tyre tė egėr, tė zotėsisė sė tyre tė ēuditshme pėr tė luftuar...”.
Kryengritja e ilirėve e viteve 6-9 tė e.sonė, sipas historishkruesit romak Suetonit, “ishte mė e tmerrshme nga tė gjitha luftėrat e jashtme pas luftės punike”. Gjatė luftės pėr mposhtjen e kryengritjes shkruan njė tjetėr historianshkrues antik, “shumė njerėz humbėn dhe u shpenzua njė sasi e madhe tė hollash. Sepse gjatė kėsaj lufte u desh tė mblidhej shumė ushtri, ndėrsa plaēka e luftės ka qenė shumė e paktė”. Pasojat e kryengritjes sė madhe ilire, dobėsimi i fuqisė ushtarake tė Perandorisė Romake, qė nuk dispononte mjete tė mjaftueshme pėr njė luftė tė re, u dukėn shumė qartė nė disfatėn e nė humbjen e tri legjioneve nė pyllin e Teutiburgut nė viset gjermane. Kryengritja e madhe e ilirėve e viteve 6-9 krijoi nė Perandori njė situatė tė nderė e tė vėshtirė. Ajo i dha fund periudhės agresive tė politikės sė jashtme tė Oktavianit. Shteti romak u detyrua tė hiqte dorė nga politika e tij pushtuese kundėr markomanėve gjermanikė dhe Evropės Qendrore.
Raprezaljet qė bėnė romakėt nė viset ku shpėrtheu kryengritja qenė tė tmerrshme. Kryengritėsve iu mor toka dhe ēdo gjė qė kishin; disave u prenė duart, kurse shumė tė tjerė u shitėn si skllevėr. Vetėm pas mė shumė se njė shekulli e gjysmė luftimesh pushtuesit romakė mundėn tė mposhtnin qėndresėn e armatosur tė ilirėve dhe t’i nėnshtronin “nė njė farė mėnyre”. Straboni shkruante asokohe se shkretimi i Ilirisė “ka filluar prej shumė kohėsh dhe nė disa vise nuk ka pushuar as sot e kėsaj dite pėr shkak tė kryengritjeve...”. “Romakėt po ngrehin lėmet nė shtėpitė e tyre”.
Pas kryengritjes sė madhe tė viteve 6-9 tė e.sonė ndonėse nuk pati lėvizje tė mėdha tė organizuara tė ilirėve kundėr romakėve, qėndresa e ilirėve ndaj pushtuesve, e sidomos kundėr romanizimit e asimilimit vazhdoi gjatė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi