HASAN REMNIKU KAĒAKU I FUNDIT I KOSOVĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

HASAN REMNIKU KAĒAKU I FUNDIT I KOSOVĖS

Mesazh  Nimfa prej Tue Apr 07, 2009 3:06 pm

HASAN REMNIKU – KAĒAKU I FUNDIT I KOSOVĖS (6)
Presioni i UDB-sė ndaj atdhetarėve
Para agimit tė datės 6 qershor 1951, mėsuesi Mustafė e mori armėn dhe e hapi ngadalė derėn e dhomės ku po flinin udbashėt – Xhaferi e Voja
Nga Ramadan ASLLANI
Meqė UDB-ja kishte informata se Hasan Remniku gjendet ne malet e Zhegocit, shefi i UDB-ės sė Vitisė i dėrgoi nė Remnik operativistėt e sipėrpėrmendur me detyrė qė tė merrnin nė pyetje disa jatakė tė Hasan Remnikut dhe mėsuesin Mustafė Koka, me tė cilin do tė bisedohet me shumė kujdes, qė tė mos e kuptonte se UDB-a ėshtė duke e pėrcjellė - shkruante J. Bullajiq: “Duhej bėrė pėrpjekje pėr tė bindur Mustafėn, qė tė bashkėpunojė me shėrbimin e organeve tė sigurimit jugosllav, por tė mos hetohet aktiviteti “armiqėsor” i tij.
Oficerėt e UDB-ės shkuan nė Remnik nė mbrėmjen e 5 qershorit 1951 dhe i morėn nė pyetje “disa jatakė” tė Hasan Remnikut dhe tėrthorazi edhe mėsuesin Mustafė H. Koka. Sipas dėshmive tė shumė remnikasve, Xhaferi dhe Voja arritėn nė Remnik pas drekės dhe fillimisht shkuan nė shitoren e fshatit, e cila ishte afėr shkollės. Aty e ftuan mėsuesin Mustafė, i cili sapo i kishte lėshuar nxėnėsit nė pushimin e gjatė. Ai sikur e parandjeu se me UDB-ėn do ta ketė takimin e fundit.
Thuhet se fshatarėt qė rastisėn tė ishin afėr shitores kanė dėgjuar njė zėnkė tė rėndė midis mėsuesit Mustafė dhe dy oficerėve tė UDB-ės.
-Ti si mėsues duhet tė jesh mė pėrparimtar!…
Sipas J. Bullajiqit Xhaferi dhe Voja atė natė, u vendosėn nė shtėpinė ku banonte mėsuesi dhe aty i morėn nė pyetje pos disa fshatarėve edhe Mustafė Kokėn. Ishte kjo shtėpia e Ahmet Nezirit, nė odėn e tė cilit banonte Mustafė Koka me nusen e posamarrė, Rabien, bijė e Remnikut. Pas darke mėsuesi u ofroi udbashėve tė shkonin pėr tė fjetur nė banesėn e tij, pasi gruan e kishte dėrguar nė gjini, kurse Mustafa do tė flinte te ndonjė fshatar.
Nė banesėn e Mustafės dy udbashėt i vazhduan hetimet me njė vrazhdėsi. Mė nė fund, sipas Bullajiqit i thanė se ata i dinė tė gjitha lidhjet e tij me Hasan Remnikun dhe me organizatėn ilegale antijugosllave.
Mustafė Koka, mė vonė ka treguar se udbashėt e kishin urdhėruar: “Nesėr ta sjellėsh nusen qė ajo tė na shėrbejė…! Ti si mėsues duhet tė jesh mė pėrparimtar…!”
Po ēfarė mėsuesi, ti i thue veti –
E mshefė nusėn prej hyqmeti?
Me punue si arsimtar –
Duhet t’jeshė pėrparimtar!
Edhe ‘i fjalė, Xhaferi e flet:
“Pa ngo mirė, o mėsues i shkretė –
Nji detyrė nesėr tė pret,
T’na biesh nusėn, t’na ban hyzmet!...
Mėsuesi patriot me moral tė panėpėrkėmbur duke ndjekur hijet e territ shkoi nė shtėpinė e Arif Sylės dhe sipas tė dhėnave tė UDB-ės ia dėrgoi arkivin e organizatės sė NDSh-sė: -Merre dhe dėrgoja Hasanit - le tė gjendet te ai derisa tė bashkohemi.
Tėrė natėn nuk bėri gjumė duke menduar se si do t’ia dilte me aksionin e parė tė armatosur!? Pėr t’i vrarė dy operativistėt e UDB-ės, kishte vendosur qėkur ishin takuar nė shitore para mbrėmjes, edhe pėr kėtė qėllim i tėrhoqi nė banesėn e tij – sepse ka shtrojė mė tė pastėr..! Dėshironte qė t’i vriste e tė mos u linte telashe fshatarėve.
Para agimit tė datės 6 qershor 1951, e mori armėn dhe e hapi ngadalė derėn e dhomės ku po flinin udbashėt – Xhaferi e Voja.
“Bukur fort m’keni ngushtue –
S’pata kafe me u marue!
S’pata nuse me u ba hyzmet –
Gjum’ tė mirė bafshi n’jastek!...”
-Populli nuk ishte fajtor pėr vrasjen e tyre – ishte vetėm Mustafė Koka
Mustafa, duke mos dashur t’i vriste nė gjumė i kishte zgjuar, duke u thėnė se nė emėr tė lirisė sė Kosovės dhe tė popullit shqiptar, organizata jonė u ka dėnuar me vdekje. Kam nderin qė jam zbatues i kėtij vendimi. -Rroftė Shqipėria e bashkuar!
“Ēonju burra prej dyshekav’
Se pėr ju, sot ka ardhė deka!
N’emėn t’popullit dhe t’lirisė,
T’Kosovės dhe t’Shqipnisė!..

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi