Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:09 am

Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste

 

ARRATISJA E A. ZOGUT DHE PUSHTIMI I SHQIPĖRISĖ 

NGA ITALIA FASHISTE MĖ 7 PRILL 1939

 

Shkruan: Hazis Gjergji - Tiranė, 06. 04. 2009 

_________________

 

  Shqipėria nė prag tė pushtimit... Nė gjysmėn e dytė tė marsit 1939, udhėtarėt e linjave Bari - Durrės e Brindisi - Vlorė kishin filluar tė sillnin nė Shqipėri lajme tė dyshimta mbi grumbullime trupash ushtarake italiane nė portet e Barit e tė Brindisit; ndėrkohė, ministri i Punėve tė Jashtme tė Italisė fashiste, konti Ēiano (Galeazzo Ciano), shkroi nė “Ditar”: 23 mars 1939. Duēja vendos tė shpejtojė kohėn pėr ēėshtjen shqiptare dhe vetė harton njė projektmarrėveshje shumė tė shkurtėr, me tre artikuj tė thatė. Projekti ka mė shumė formėn e njė dekreti se sa tė njė pakti ndėrkombėtar. Po pėrgatis edhe unė njė... Ėshtė njė akord qė, duke ruajtur format, pranon njė aneksim efektiv tė Shqipėrisė. Duēja e miratoi. Ose Zogu pranon kushtet e parashtruara prej nesh, ose ne ndėrmarrim pushtimin ushtarak tė vendit. Pėr kėtė qėllim po mobilizojmė e pėrqendrojmė nė Puglia katėr regjimente bersalierėsh, njė divizion fanterie, reparte ajrore dhe gjithė skuadrėn e pare”(1).

  Mė 26 mars 1939, zarfi sekret me projektmarrėveshjen e “aneksimit efektiv” tė Shqipėrisė ndodhej mbi tavolinėn e mbretit Zog. Me kėtė rast, biografi anglez Jason Tomes shkruan: “Mbreti Zog qėndroi i vetėm pėr orė tė tėra nė zyrėn e tij tė tymosur, duke e lexuar e rilexuar projektmarrėveshjen, tek thithte nikotinė e rrufiste kafe. Qetėsia thyhej vetėm nga pėrplasja e fortė e shiut nė dritaret. Po atė tė shtunė, mė 26 mars 1939, nėn tė njėjtin shi tė fortė, Musolini mbajti pėrpara 200.000 vetave nė Romė, fjalimin e tij nė pėrkujtim tė njėzetvjetorit tė themelimit tė fashizmit. Ai e quajti paqen e pėrjetshme njė katastrofė dhe pėrfundoi me fjalėt: ‘Mė shumė topa, mė shumė aeroplanė me ēdo kosto e mėnyrė; edhe nėse duhet tė spastrojmė tė gjithė atė qė ne e quajmė jetė tė civilizuar!’”(2)

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:10 am

  E shtuna e 2 marsit 1939 ishte edhe dita e njėmbėdhjetė e aneksimit tė Ēekosllovakisė nga Gjermania naziste e Adolf Hitlerit. Duket se veprimi rrufe i aleatit tė tij gjerman e kishte nxitur Duēen tė hidhte hapin e parė pėr aneksimin e presė sė tij - Shqipėrisė. Nė tė vėrtetė, pėr arritjen e kėtij objektivi, Duēja kishte 14 vjet qė punonte, duke filluar me Bankėn Kombėtare tė Shqipėrisė dhe huan SVEA (1925), Paktin I (1926) dhe II tė Tiranės (1927); marrėveshjet ushtarake nė prag tė hipjes sė Zogut nė fronin mbretėror dhe, sė fundi, 17 marrėveshjet zyrtare tė shpallura dhe tė fshehta tė 19 marsit 1936. Nė njė telegram dėrguar legatės italiane nė Tiranė, nė prag tė nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė marsit 1936, Duēja i kishte porositur tė dėrguarit e vet me njė frazė tė vetme: “E rėndėsishme ėshtė qė tė mbetet ndonjė thikė nė dorėn tonė” (“Importante che resti qualche coltello per il manico”) (3).

  “Thika”, sipas porosisė sė Duēes, ishte kamufluar nė nenet e marrėveshjes sė fshehtė ushtarake tė marsit 1936, e cila nuk ishte shtruar pėr miratim as nė Parlamentin e Mbretėrisė Italisė e as nė atė tė Shqipėrisė. Nė zbatim tė kėsaj marrėveshjeje, qeveria fashiste italiane kishte financuar buxhetin e ushtrisė mbretėrore shqiptare nė vitet 1936-1939, me afro 3 milionė e 500 mijė fr. ari nė vit. Financimi ishte realizuar me para nė dorė nga oficerėt e Shtabit Madhor tė ushtrisė fashiste italiane, nėnkolonelėve Xhovani D’Antoni dhe Manlio Gabrieli. Sipas dokumenteve tashmė tė botuara, duke filluar nga 27 gushti i vitit 1936 deri mė 27 mars tė vitit 1939, qeveria fashiste italiane kishte derdhur pėr pagesa rrogash, veshmbathjesh, ushqime e municione luftarake rreth 10 milionė e 492 mijė fr. ari ose sa 60% e buxhetit tė qeverisė sė mbretit Zog pėr ushtrinė (4). 

  Shtabi Madhor i ushtrisė fashiste italiane nuk ishte vetėm financuesi mė i madh i Ushtrisė Mbretėrore Shqiptare, por edhe ideatori kryesor i saj. Nė bazė tė ligjit themelor tė saj, i hartuar nga Shtabi Madhor i Ushtrisė Fashiste Italiane dhe i dekretuar nga mbreti Zog nė mars tė vitit 1937, efektivi i ushtrisė shqiptare kishte nė efektivin e saj 675 oficerė e 6000 nėnoficerė, gardistė e ushtarė aktivė. Pas nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė marsit 1936, mijėra “kėshilltarė”, “organizatorė”, “instruktorė”, “specialistė” fashistė italianė kishin zėnė pozitat kyēe nė ushtri, xhandarmėri, ekonomi, arsim, kulturė etj. Vetėm nė ushtri, nga postet nga mė tė larta komanduese e organizuese, si zėvendėsshef i Shtabit tė Pėrgjithshėm e deri te specialitetet mė tė rėndėsishme tė armėve tė ndryshme luftarake, ishin caktuar 280 oficerė fashistė italianė.” (5)

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:10 am

 Sipas pėrllogaritjeve tė studiuesit italian, Gayda Virginio, nė librin “Che cosa vuole l’Italia” (1940), nga vitit 1925 deri mė 7 prill 1939, Italia fashiste kishte shpenzuar nė Shqipėri mbi 1 miliard e 837 milionė lireta. Duke komentuar bilancin e kėtyre parave tė shpenzuara nė Shqipėri, kolonel Faik Quku dėshmon: “Kur Zogu erdhi nė fuqi, nė vitin 1924, gjeti nji Shqipni tė vorfėn, por me nji ekonomi tė paprekur; me nji financė pa asnji borxh, nji shtet tė pavarun politikisht e me nji funksion me tė vėrtetė ekuilibrues nė Ballkan e Adriatik; me nji administratė tė ndershme shembullore, me nji demokraci nė fillim, por nė zhvillim e sipėr; me nji popullsi, qė me sakrifica tė mėdha kundėr nji bote, kishte mujtė me imponue pavarsinė e vet e pėr kėtė ishte kryenaltė e entuziaste.... Gjatė 15 vjetėve tė regjimit diktatorial tė Zogut, tė lidhun mbas qerres italiane, burimet ekonomike e financiare, si bankat, minierat, tregtia e jashtme, ujnat e bregu i detit, peshku, ndėrmarrjet e ndryshme, vijat e portet ajrore ishin kaparua prej italianėve.”(6)

 

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:11 am

Mbreti Zog shkeli betimin e bėrė mbi Bibėl e Kuran

 

  Para 11 vjetėsh, mė 1 shtator 1928, Mbreti Zog ishte betuar mbi Bibėl e Kuran: “Unė, Zogu, Mbreti i Shqiptarėve, me rastin e marrjes nė duart e mia tė fuqisė mbretėrore, betohem pėrpara Zotit tė Gjithėfuqishėm se do tė ruaj unitetin kombėtar dhe integritetin territorial tė shtetit...” Ndėrsa, nė fjalėn e mbajtur pėrpara Asamblesė Kushtetuese, kishte deklaruar se e pranonte fronin, pasi “besonte qė ky ishte vullneti i popullit dhe, nėse ai nuk do tė tregohej i denjė pėr shpresat e tij, do t’ia linte vendin njė njeriu mė tė mirė”. Ai e kishte mbyllur deklaratėn e shkurtėr me fjalėt se do t’i shėrbente Shqipėrisė me tė gjitha forcat e tij dhe, “po tė ishte e nevojshme, do tė jepte edhe jetėn pėr tė”. Nė bazė tė Kushtetutės sė Mbretėrisė Shqiptare, Ahmet Zogu pėrfaqėsonte autoritetin mė tė lartė tė qeverisjes sė popullit dhe tė ushtrimit tė pushtetit sovran: ai kishte tė drejtėn “e shpalljes sė luftės nė rast mbrojtjeje”.(7)

  Por, nė prag tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, mbreti Zog nuk nėnshkroi as shpalljen e luftės pėr mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit fashistė dhe as e mblodhi Parlamentin “nė njė sesion tė jashtėzakonshėm”, siē e pėrcaktonte Kushtetuta. Mbreti Zog ishte Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė, pėr mbajtjen e stėrvitjen e tė cilave kishte harxhuar ēdo vit afro gjysmėn e buxhetit tė shtetit; e megjithatė, ato ditė, kur duhej tė ishte nė krye tė tyre nė mbrojtje tė atdheut, sipas detyrės sė tij kushtetuese, ai dezertoi nga fronti i luftės, duke e lėnė ushtrinė nė duart e organizatorėve fashistė italianė dhe tė agjentėve tė SIM-it (Servizio Informazioni Militari). Se ēfarė atmosfere u krijua ato ditė tė zymta nė prag tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, kolonel Faik Quku dėshmon: “Ndėrkaq, atmosfera shqiptare vjen gjithnji tue u ba ma e randė. Kudo, nėpėr qytete, nė male e nė fusha, djem burra, pleq kanė nji dėshirė: me luftue. Kudo populli kėrkon armė, por, simbas urdhnit tė Mbretit, nuk i jepen kujt, me pėrjashtim tė rrallė pėr ndonji tė besueshėm dhe vetėm me urdhnin e tij. Nė Berat, ku gjindesha unė, pėrditė grumbulloheshin qytetarė, malsorė e fshatarė, para prefekturės pėr me kėrkue armė prej qeverisė...” (Cool

  Nė ato ditė pėrcaktuese pėr fatin e Monarkisė Shqiptare, mbreti Zog u gjend nė udhėkryqin mė tė madh tė jetės sė tij. Udha e parė e ftonte tė vazhdonte bashkėpunimin e nisur qysh para katėrmbėdhjetė vjetėve me Benito Musolinin dhe tė sanksionuar me Paktin 20-vjeēar tė “Aleancės Mbrojtėse” (1927), si dhe 17 marrėveshjet me shkrim e me gojė tė marsit 1936, tė cilat tashmė e kishin futur de facto e de jure Shqipėrinė nė orbitėn e Italisė fashiste. Ndonėse mbreti Zog ishte i lidhur me njėmijė fije tė dukshme e tė padukshme me kreun e fashizmit italian, Benito Musolinin, prapėseprapė nuk pranoi ta vazhdonte mė tej bashkėpunimin me tė. Nė fakt, pėrfundimi i luftės vėrtetoi se nė kėtė pikė qėndrimi i Zogut qe i drejtė, pasi mbretėrit e Belgjikės, Rumanisė, Bullgarisė e Jugosllavisė, tė cilėt nėnshkruan dhe bashkėpunuan me forcat e Boshtit Romė-Berlin-Tokio, i humbėn pėrfundimisht fronet e tyre mbretėrorė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:12 am

Ndėrgjegjja kombėtare dhe zėrat e demonstruesve tė kryeqytetit qė ishin grumbulluar pėrpara kangjellave tė pallatit tė tij i bėnin thirrje mbretit Zog tė “mbathte opingat” dhe tė vihej nė krye tė qėndresės sė armatosur tė popullit shqiptar. Nė njė takim tė fundit me pėrfaqėsuesin e ‘Foreign Office’, Sir Thomas Hohle dhe ministrin britanik tė akredituar nė Tiranė, Sir Andre Ryan, vetė Zogu kishte deklaruar: “Ne nuk do tė pranojmė nė asnjė mėnyrė cenimin e tokės sonė, qė ta marrė vesh e gjithė bota e qytetėruar me atė fuqi qė kemi”.(9) 
  Megjithatė, kur trupat fashiste italiane filluan zbarkimin e tyre nė bregdetin shqiptar, mbreti Zog nuk e pa tė udhės tė udhėhiqte rezistencėn e popullit shqiptar kundėr pushtimit fashist tė Shqipėrisė. Vetėm katėr orė pėrpara mbarimit tė ultimatumit qė i kishte dėrguar Duēja, mbreti Zog thirri nė rezidencėn mbretėrore vetėm Kryesinė e Parlamentit dhe anėtarėt e qeverisė. Ndėr tė tjera, aty do tė lexohej edhe letra e komandantit tė rajonit tė xhandarmėrisė nė qarkun e Beratit, kolonel Faik Qukut, dėrguar komandantit tė mbrojtjes kombėtare. Koloneli shtronte kėrkesėn legjitime tė oficerėve patriotė shqiptarė pėr organizimin e qėndresės sė armatosur kundėr pushtuesve fashistė tė atdheut. Por, mbledhja nuk mori as vendim pėr qėndresė e as vendim pėr dorėzim. Pėr mė tej, kolonel Quku shprehet: “Nė realitet, duket se Mbreti Zog e kishte marrė me kohė vendimin pėr tė mos luftue, sepse me gjithė bisedimet e gjata me Italinė dhe me ultimatumet e saj se do ta pushtonte Shqipninė, ai nuk bani mobilizimin e forcave tė armatosuna, nuk shpėrndau armė popullit dhe nuk bani asnji pėrgatitje pėr luftė. Mbledhjen e fundit nė pallatin e tij, me shumė vonesė pėr organizimin e luftės, ai e ka ba me kėrkesėn e komisionit tė parlamentit dhe, ndoshta, simbas zakonit tė tij, me ia hedhė pėrgjegjėsinė tė tjerėve, tė cilėt, si pėrherė, kanė shfaqė mendimin simbas dėshirės sė tij...” (10)

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:12 am

 Pėr tė justifikuar mosveprimin e Zogut nė prag tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, njė ndėr avokatėt mbrojtės tė tij parashtron pyetjen: “Po a kish shanse Shqipėria me 800 mijė banorė t’i rezistonte Italisė, qė vetėm ushtarė kishte 8 milionė?” Dhe, po vetė pėrgjigjet: “Lufta nėn udhėheqjen e mbretit Zog mund tė fillonte, por do tė kish viktima njerėzore e dėme materiale tė pa llogaritshme.” (11) 

  Por, pėrgjigjen e duhur se cili duhet tė ishte qėndrimi i mbretit Zog pėrpara pushtimit fashist tė atdheut, e dhanė vetėm gjashtė muaj mė pas, Presidenti i Polonisė, Wladyslaw Raczkievicz, kryeministri Wladyslaw Sikorski e zėvendėsi i tij Stanislaw Mikolajczyk, tė cilėt nuk i morėn parasysh humbjet nė njerėz e materiale, por u vunė nė krye tė rezistencės anti-hitleriane tė popullit tė tyre dhe gjaku i derdhur u shndėrrua nė njė pėrmendore tė nderit dhe lavdisė sė popullit polak. Nė krye tė rezistencės anti-hitleriane tė popujve tė tyre do tė viheshin edhe Mbretėresha Wilhelmina e Holandės, si dhe Mbreti Haakon VII i Norvegjisė. Pas rezistencės sė parė nė vendet e tyre, ashtu si anėtarėt e ekipit qeverisės polak, mbretėresha Wilhelmina dhe mbreti Haakon VII u ftuan nga qeveria e Mbretėrisė sė Britanisė sė Madhe pėr ta vijuar veprimtarinė e tyre udhėheqėse antifashiste nga Londra. Me fitoren e Luftės sė Dytė Botėrore, pjesėtarė tė ekipit qeveritar polak, Mbretėresha Wilhelmina dhe Mbreti Haakoni VII u kthyen me nder nė vendet e tyre.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:12 am

  Mbreti Zog nuk ndoqi as udhėn e tretė: atė tė kompromisit, ku njihej botėrisht si njė ndėr politikanėt mė dinakė tė kohės. Ish-ministri Jacomoni e kėshilloi mė se njė herė mbretin Zog qė tė pranonte zbarkimin paqėsor tė trupave fashiste italiane nė portet dhe pikat strategjike tė Shqipėrisė, por tė qėndronte nė vend dhe tė shfrytėzonte garancitė e Musolinit pėr “ruajtjen e dinjitetit dhe mbrojtjen e sovranit dhe dinastisė sė tij”. Pėrvoja e Luftės sė Dytė Botėrore tregoi se kėtė rrugė e ndoqi mbreti i Danimarkės, Christiani X. Kur trupat e naziste pushtuan Danimarkėn, ai u tėrhoq nga jeta politike, por ruajti integritetin mbretėror tė familjes sė tij, sipas garancive qė i dha Hitleri. Nė vitet 1943-1945, Christiani X filloi ngritjen e grupeve klandestine anti-naziste dhe nuk e ndėrpreu punėn edhe kur hitlerianėt e dėnuan me arrest shtėpie, duke u bėrė simbol i rezistencės daneze dhe pas luftės e rifitoi fronin legjitim tė tij. Duke mos u larguar nga Shqipėria, mbreti Zog do tė ishte bėrė njė element i fuqishėm nė ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve dhe nė organizimin e rezistencės popullore antifashiste. Prezenca e tij nė Shqipėri do t’i pengonte komunistėt shqiptarė tė dilnin nė krye tė Rezistencės dhe Frontit Antifashist Nacionalēlirimtar tė popullit shqiptar, si dhe do t’ua vėshtirėsonte ngritjen e Kėshillave Nacionalēlirimtare dhe vendosjen e pushtetit tė tyre pas Luftės nė Shqipėri.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:13 am

 Kėshtu, mbreti Zog zgjodhi udhėn e katėrt: atė tė braktisjes sė popullit tė vet nė orėn e tij mė tė vėshtirė, duke ikur nėpėr natė pėr tė shpėtuar kokėn e familjen e vet, arkat e florinjve dhe oborrtarėt e tij. Nė kėtė mėnyrė, “Mbreti i Shqiptarėve” Zog I, e hodhi mbas krahėve betimin solemn qė kishte bėrė para “Zotit tė Gjithėfuqishėm”, me njėrėn dorė mbi Bibėl e tjetrėn mbi Kuran, se do tė ruante “unitetin kombėtar dhe integritetin territorial tė vendit” dhe se “po tė ishte e nevojshme”, do tė jepte “edhe jetėn pėr tė”(!)

  Pėrkundrazi, nė mėngjesin e 7 prillit 1939, kur agresorėt fashistė italianė kishin pushtuar tė gjitha qytetet e bregdetit shqiptar, “Mbreti i shqiptarėve” i drejtoi popullit tė tij njė shpallje ku, ndėr tė tjera, deklaroi: “Unė jam i bindun se populli shqiptar, i vogėl nė numėr, por i madh nė shpirt, do tė dijė nė kėto momente me dhanė prova tė ndjesive ma tė forta kombėtare qė ushqen dhe qė i ka trashėgue prej tė parėve. Jam i bindun se nji popull i bashkuem nė kėtė mėnyrė do tė ketė mbrojtjen e Perėndisė!”(12)

  Pas kėsaj deklarate absurde, nė pasdrekėn e asaj “tė Premteje tė zezė”, pėr shqiptarėt, Mbreti Zog e la Tiranėn nė fshehtėsi dhe mori rrugėn e Elbasanit pėr t’u arratisur nė Greqi. Nuk ka asnjė dyshim se ikja e Mbretit Zog pati pėrkrahjen dhe mirėkuptimin e ministrit tė jashtėzakonshėm e fuqiplotė tė Italisė fashiste nė Shqipėri, gjeneralit Franēesko Jakomoni, i cili ka hedhur nė kujtimet e tij konkluzionin e mėposhtėm: “Rreth shkaqeve tė braktisjes sė vendit prej Zogut janė ngritur mjaft hamendje. Shumė njerėz thoshin se ai ndihej i kėrcėnuar, siē edhe nė fakt ishte, prej hakmarrjeve tė panumėrta personale qė karriera politike aventurore i kish shkaktuar. Sipas meje, nė atė rast ai dha jo njė provė frike, por pėrkundrazi, njė provė tė vizionit tė tij largpamės politik. Ai ishte i qetė pėr tė ardhmen e afėrt tė popullit tė tij pėrderisa ajo i qe besuar Italisė, ndjenjat e sė cilės ndaj shqiptarėve njiheshin mirė. Nga ana tjetėr, ashtu siē mbreti kishte pasur shumė herė rastin pėr tė ma thėnė mua dhe tė tjerėve, njė Luftė e Dytė Botėrore i dukej tashmė se qe shumė pranė. Vėshtirė tė besohej se Italia mund tė qėndronte mėnjanė. Duke u larguar, ai mund tė shpresonte, po qe se Italia fitonte luftėn, nė miqėsinė e saj, nėse nuk do tė na shkaktonte shqetėsime. Nė qoftė se fatet e luftės nuk do t’i buzėqeshnin Italisė, ashtu siē besohet nė fakt se ishte dhe bindja e tij e thellė, ai mendonte se duke emigruar nė Angli, do ta rifitonte fronin e Shqipėrisė pėrmes mbėshtetjes angleze.”(13)

  Duke mos iu pėrgjigjur detyrės sė shenjtė qė kishte marrė pėrsipėr, mbreti Zog e humbi mbėshtetjen e popullit shqiptar dhe tė Koalicionit Botėror Antifashist. Vėrtet ish-mbreti Zog, nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore u strehua nė Francė e Angli, por u trajtua thjesht me status personal, pa iu njohur statusi institucional i “Mbretit tė Shqiptarėve”, siē pretendonte.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:13 am

Thesari i Ahmet Zogut, e vėrteta e floririt qė mbreti mori 

me vete pas arratisė

 

  Ministria e Punėve tė Brendshme kishte pėrhapur fjalė se Zogu kishte ndėrmend tė vishte opingat dhe ta organizonte qėndresėn e shqiptarėve nga vendlindja e tij, Mati. Por kolonel Faik Quku shprehet: “Mbreti Zog nuk ishte ma nji djalė i ri malsor qė jetonte nė malet e Matit, me nji gjendje financiare modeste. Ai kishte zbritė nė qytet, ishte ba mbret e diktator dhe shumė i pasun, gjana qė ai nuk donte me i rrezikue. Tash ai ishte i preokupuem, kryesisht, pėr personin e tij, familjen dhe pasuninė.”(1)

  Nė tė vėrtetė, Ahmet Zogu ishte pėrgatitur me kohė pėr largimin e tij drejt Anglisė, pasi nė “Lloyds Bank” tė Londrės kishte depozituar miliona franga ari. Ish-konsulli i Barit, Vjenės e Londrės, Ēatin Saraēi, dėshmon se transportuesi kryesor i parave tė Zogut jashtė Shqipėrisė kishte qenė tutori i tij, Lalė Krosi: “I pajisur me pasaportė diplomatike, laisser-passer dhe dokumente ekstra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionė tė ngarkuar me valutė, i ndihmuar e i shoqėruar nga roja tė armatosura pėr tė mbėrritur nė destinacion shėndosh e mirė. Kėto udhėtime kryheshin rregullisht kurdoherė qė Zogu kishte hedhur nėnshkrimin mbi ndonjė akt tė ri tradhtie. Rruga mė e rėndomtė ishte ajo nga Durrėsi nė Bari dhe prej andej drejt e nė Gjenevė, nė Zvicėr. Nė ēastin qė paratė ndodheshin tė sigurta nė njė bankė tė huaj, atėherė pėrcilleshin urdhra me shkrim pėr t’i transferuar paratė nė njė vend tjetėr edhe mė tė sigurt se i pari – pėr rrjedhojė, pjesa mė e madhe e kėtyre parave gjendet nė “Lloyds Bank” tė Londrės. Unė vetė, me dorėn time, kam shkruar njė sėrė urdhrash tė kėsaj natyre, si dhe i kam ardhur nė ndihmė tutorit tė moshuar, analfabet, pėr tė mbėrritur nė kufi me Zvicrėn. Sa herė qė kryheshin transaksionet bankare tė Zogut, ai kurrė nuk e zinte ngoje shumėn; unė isha i detyruar ta lija bosh hapėsirėn e caktuar pėr tė vendosur shumėn e parave, e cila plotėsohej prej tij, pak para se tė postohej.” (2)

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:14 am

  Dikur, nė njė bisedė intime qė Zogu kishte bėrė me senatorin Eqrem bej Vlora, ishte shprehur: “Ju, me siguri e dini fjalėn e urtė turke qė thotė: ‘Nė Turqi ruaj kokėn, nė Rumani gruan dhe nė Shqipėri pasurinė!’ Kėtu nuk bėhet fjalė se ēfarė duhet apo mundet tė ndryshojė nesėr; kėtu lipsen siguruar sa mė shpejt paratė qė mund t’i humbėsh shumė shpejt dhe pastaj tė presėsh se ēfarė tė sjell e ardhmja”. Dhe ai kishte plotėsisht tė drejtė me kėtė parim, tė cilin e ndoqi me kėmbėngulje gjatė tėrė kohės sė qeverisjes sė tij nė Shqipėri. Kur ai u detyrua tė ikte nga marshimi i trupave tė Mussolinit (prill 1939), ai ishte Beu i vetėm qė largohej nga vendi me bindjen disi ngushėlluese se po merrte me vete njė thesar tingėllues prej 250.000 apo 300.000 stėrlina ar dhe se armiqve u kishte lėnė vetėm keqardhjen qė nuk u kishte rėnė nė dorė as vetė, as paratė e tij.” (3)

  Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, sekretari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Kardell Hall (Cordell Hull), do ta pyeste ambasadorin e Mbretėrisė Shqiptare nė Uashington, Faik Konicėn, sa ishte borxhi i Shqipėrisė ndaj Italisė fashiste. Konica do t’i pėrgjigjej se borxhi kishte kapur shifrėn e 30 milionė dollarėve amerikanė, tė harxhuar kryesisht pėr ndėrtimin e rrugėve strategjike nė drejtim tė Jugosllavisė. Pėr pyetjen e dytė tė sekretarit Hall mbi qėllimet e pushtimit fashist italian tė Shqipėrisė, Konica do tė shprehte mendimin se Italia fashiste, nė bashkėpunim me Gjermaninė naziste, do ta pėrdorte Shqipėrinė si pedanė pėr t’u hedhur nė drejtim tė Greqisė e Turqisė.(4)

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:15 am

Pėr mė tej, biografi Jason Tomes shkruan: “Foreign Office zbuloi se mbreti kishte tė paktėn 50 mijė paund nė monedha ari dhe 2 milion dollarė nė Chase Manhatan Bank (SHBA), me pėrqindjet e tė cilave ai mund tė shpenzonte deri nė 12 mijė paund nė vit... Zogistėt thonin se ishin siguruar nga shitja e pyjeve nė Mat. Praktikisht tė gjithė tė tjerėt, pėrfshi kėtu edhe zyrtarėt e tjerė zogistė, dyshonin pėr kėtė, pasi dihej se ai kishte marrė ryshfete italiane, duke futur nė xhep pėrqindje tė tėra parash.... Kufijtė e vetpasurimit tė tij ndaleshin vetėm pėrpara pengesave tė rastit. Gjatė qeverisjes sė tij 14-vjeēare, tė ardhurat buxhetore llogariteshin rreth 1-2 milion paund nė vit, ndėrsa kreditė italiane nė pėrgjithėsi kishin qenė 8 milion paund.” (5)

  Mbreti Zog nuk u mjaftua me milionat e depozituar me kohė nė bankat e huaja, por mori edhe shufrat e fundit tė arit qė gjeti nė thesarin e shtetit. Sipas njė relacioni tė hartuar mė 6 qershor 1939 nga drejtori i Thesarit, Kel Naraēi, nė pasditen e datės 6 prill 1939, me linjė telefonike, ai ishte urdhėruar nga kryeministri Kostaq Kotta qė t’i jepte togerit tė gardės sė mbretit Selim Gjoēi tė gjithė sasinė e floririt qė gjendej nė kasafortėn e Thesarit. Shufrat dhe kallėpet e floririt qė togeri Selim Gjoēi, mori nė Thesarin e degės sė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė nė Tiranė, gjendeshin nė “Llogarinė relative tė pafrytshme metal-ar nė roje”, e ēelur nė datėn 23 tetor 1937, pėr llogari tė Oborrit Mbretėror.(6)

  Deri mė datėn 6 shkurt 1939, nė kėtė llogari ishin futur herė pas here shufra floriri me vlerėn e 643 535 fr. ari, e barabartė me 209 kg. ar, tė pėrfituara nė doganat e vendit nga kursi i kėmbimit tė floririt me kartėmonedhat. Nga shuma e pėrgjithshme kishin dalė 200 mijė franga ari qė ishin shpenzuar pėr ceremoninė e martesės sė Mbretit Zog dhe kremtimet e 10-vjetorit tė Shpalljes sė Monarkisė. Kėshtu, nė kasafortėn e thesarit gjėndeshin 183 kg. flori, sasi e barabartė me 566.975 fr. ari dhe e gjithė shuma iu dorėzua pa ndonjė dokument Mbretit Zog nė shtėpinė e kryeministrit Koēo Kotta. (7)

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 5:15 am

Nė lidhje me arkat e mbushura me florinjtė e thesarit tė Mbretėrisė sė falimentuar Shqiptare, kolonel Faik Quku rrėfen se Zogu “kishte me vedi nji kamion me 18 arka flori, ministrat dhe nji numėr tė madh oficerash. Nė kėtė udhtim shoqnohej prej gardės sė tij, deri nė Qafė Kėrrabė, kufini nė mes Tiranės dhe Elbasanit. Pėrtej Elbasanit u shoqnue vetėm prej 200 gardistėve. Gjithė kolona pėrbahej prej 45 makinave, tė udhėhequn prej disa kamionave me ushtarė tė gardės. Familjen bashkė me dy motrat, mbreti i kishte nisė nji ditė ma parė pėr nė Greqi. Mė 7 prill nė mbrėmje kishin mbėrritė nė Follorinė. Mbreti kishte mendue me kalue natėn nė Korēė, ku kishte dėrgue pėr me studiue gjendjen. Ky e lajmon se masat ishin tė eksitueme dhe, bile, ai vetė mezi kishte shpėtue. Prandaj si vend ishte i rre-zikshėm pėr banim e kalim. Pėr kėtė arsye, Mbreti e kalon natėn nė Zemblak, nji fshat afėr qytetit tė Korēės, nė shtėpi tė agallarėve.Tė nesėrmen, mė 8 prill, paradreke, tue kalue nė mes tė britmave Juha! Turp! dhe pėshtymave tė popullit tė Bilishtit, qi ishin gru-mbullue nė tė dy anėt e rrugės, kolona mbretnore mbėrrini nė Kapshticė, nė kufinin grek...” (Cool

  Historiani austriak Hurbert Neuwirth shkruan: “Zogu”, mbreti Zog, i shfuqizuar, u largua nga foleja e tij shqiptare me 50 mijė dollar ar. Dy milion dollarė tė tjerė i kishte depozituar qė mė parė nė “Chase National Bank. Si pėrfundim, siē shkruan edhe biografi Jason Tomes: Ai udhėtonte gjithnjė me nėntė a dhjetė kasaforta jashtėzakonisht tė rėnda e tė mėdha, tė cilat mbaheshin nė ruajtje tė vazhdueshme. Ato pėrmbanin shufra ari tė cilat u bėnė legjendė nė shtypin e kohės, aq sa asnjėherė Zogu nuk pėrmendej, veē pėr valixhet misteri-oze, tė cilat thuhej se pėrmbanin thesarė tė mėdhenj, duke pėrfshirė edhe gurėt e ēmuar tė kurorės mbretėrore, qė vlenin mė tepėr se 1 milion paund. Raportet e llogarive tė bankave franceze e zvicerane pėrforcuan dyshimet e pėrhapura se ai ishte njė milioner nė stėrlina. Disa madje e llogarisnin pasurinė e tij nga 4 deri nė 6 milion paund. Komenti i tij: “Unė do tė doja tė isha aq i pasur sa kritikėt e mi thonė qė jam”. Mbreti Zog pranoi se kishte marrė 36 mijė paund nga fondi publik i thesarit shqiptar mė 1939, duke u justifikuar: “Mė mirė qė i mora unė sesa t’i lija nė dorė tė Musolinit...” (9)

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė 70 vjetorin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia

Mesazh  Sponsored content Today at 1:30 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi