GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:00 am

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB
 
 MR.KADRUSH RADOGOSHI  
 
NĖPĖR RRATHĖT E FERRIT SERB
 
  
 
VEPĖR ME KARAKTER DĖSHMUES DHE VLERA 
TĖ SHUMĖFISHTA E TĖ PAMOHUESHME
 
 Vepra e autorit Mr. Kadrush Radogoshi ”Nėpėr rrathėt e ferrit serb” ka pėrmbajtje dėshmuese burimore pėr frikėn, trishtimin dhe tmerrin e qytetarėve shqiptarė tė Gjakovės, tė pėrjetuar nė pranverėn e vitit 1999, tė shkaktuar nga paramilitarėt, ushtarėt dhe policėt serbė. Nga pėrmbajtja e kėtillė njihet dhe kuptohet vuajtja dhe qėndresa e shqiptarėve tė paarmatosur tė Gjakovės dhe tė rrethinės sė saj, nė njėrėn anė dhe, njihet e kuptohet urrejtja, armiqėsia dhe energjia e pashterrur e njėsiteve serbe pėr tė shkatėrruar dhe asgjėsuar banesa, shtėpi, dyqane, rrugė, lagje e fshatra tė shqiptarėve, nė anėn tjetėr. Egėrsia e sjelljeve tė tyre, barbaria shtazarake ndaj mjedisit homogjen shqiptar, qysh ishte dhe ėshtė Gjakova e rrethina e saj, u manifestua nė rend tė parė ndaj qytetarėve tė kėtij mjedisi. Qytetarėt e kėtij mjedisi u dėbuan, u burgosėn, u rrahėn, u plagosėn, u vranė dhe kufomat e disa prej tė vrarėve u dogjėn, kurse tė shumė tė tjerėve u zhvarrosėn dhe nuk do tė dihet ndoshta kurrė, vendi ku u hudhėn nė lumej tė thellė e tė rrėmbyeshėm tė Serbisė apo ku u dogjėn. Epshi i pangopur i njėsiteve serbe ndaj mjediseve shqiptare, posaēėrisht ndaj mjedisit tė Gjakovės u njoh pikėrisht nė sjelljet egėrsinore ndaj shqiptarėve tė kėtij mjedisi tė tė dy gjinive, tė tė gjitha moshave dhe tė tė gjitha profesioneve. U plagosėn, u vranė dhe u masakruan fėmijė, tė rinj, gra, burra e pleq. U plaēkit, u dogj dhe u asgjėsua prona e tyre me qėllim tė ērrėnjosjes sė gjithė asaj, qė ėshtė shqiptare. Dėbimi masiv i shqiptarėve tė Gjakovės e tė rrethinės sė saj dhe asgjėsimi i gjithė pronės sė patundshme dhe tė tundshme tė kėtyre qytetarėve u projektua me qėllim tė krijimit tė tė gjitha kushteve pėr moskthyerje tė pėrhershme tė tyre nė vendin e tė parėve tė vet. Epshi i ulėt i njėsiteve serbe bėri qė Rrafshi i Dukagjinit, para sė gjithash Gjakova e rrethina e saj, tė bėhet vendi mė i dėmtuar nė Evropėn e fundshekullit njėzet. Nė kėtė pikėpamje, pėrmbajtja e kėsaj vepre, i bėn lexuesit e saj njohės tė thellėsisė epshore tė gjakpirjes njerėzore njė gjysmė shekulli pas miratimit tė Deklaratės Universale mbi tė Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Kombeve tė Bashkuara. Epshi i ulėt i barbarisė u njoh nga dėbimi, djegia, dhunimi i femrave tė moshės fėmijėrore dhe tė moshės madhore, vrasja e masakrimi i tė pafajshėmve, zhdukja e qytetarėve dhe shndėrrimi i tyre nė qytetarė tė pagjetur. Por, ky epsh u dallua edhe nė fjalorin jonjerėzor tė shumė qytetarėve serbė vendas, qė u shėrbenin njėsiteve paramilitare serbe dhe i tė tjerėve, pėr tė cilėt shqiptarėt ishin ”qej besnikė”, kurse nga gjuha shqipe njihnin vetėm fjalėt: ”nxjerrni paratė, markat, arin (pėr stoli tė femrave), ju vrasim, ju rrahim”.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:00 am

  Pėrballė njė tė keqeje kaq tė madhe Autori i kėsaj vepre ka pohuar se kėtė vepėr e ka shkruar, sikurse thot ai ”jo pėr tė shkaktuar urrejtje, por pėr tė kėrkuar drejtėsi”. Humanizmi i tij meriton respekt tė veēantė dhe ky humanizėm e respekt bėhet aq mė i lartė e kuptimplotė, kur dijmė se autori i kėsaj vepre Mr. Kadrush Radogoshi edhe vet ka qenė i burgosur dhe i maltretuar nė vitin 1981 dhe nė vitin 1989 sė bashku me 237 intelektualė shqiptarė tė Kosovės.
 Nė kėtė vepėr zbulohen dhe vėrtetohen edhe disa realitete; njėri ndėr realitet e kėtilla ėshtė se shumė nga mizoritė e pėrmendura prej Vlladan Vllajkoviqit i ka dalluar nė sekretin ushtarak tė Serbisė. Pohimi i V. Vllajkoviqit ”Tmerr ėshtė tė jetohet nė Serbi…” pohuesit i ka kushtuar shumė shtrenjtė.
 Pjesa mė e rėndėsishme pėr nga karakteri dėshmues i kėsaj vepre i pėrket kaptinės ”Tė arrestuar nė shtėpi apo nė kolonat e gjata tė tė dėbuarve nga shtėpitė, tė torturuar nė mėnyrat mė makabre, tė plagosur e tė vrarė, tė akuzuar e tė dėnuar me 1632 vjet burg”. Nė kėtė kaptinė, qė ka njė shtrirje mė tė gjerė nė gjithė vėllimin e veprės, bėhet fjalė pėr pėrjetimet e 155 shqiptarėve, tė cilėt e kanė pėrbėrė tė ashtuquajturin ”Grup i Gjakovės”, tė arrestuar nė format mė makabre dhe tė vendosur nė fillim nė uzinė tė Nazmi Kurtit, nė bodrum tė Sali Nimanit e gjetiu, sepse nuk kishte vend pėr kėta qytetarė nė burgun zyrtar. Nė kėtė kaptinė autori ka mbarėshtruar tė dhėnat e secilit tė arrestuar. Por, pjesa mė cilėsore e pėrmbajtjes sė kėsaj kaptine i pėrket dėshmive tė shumė vetave nga kėta tė arrestuar, sidomos tė kujtimeve tė paraqitura nė formė ditari nga ana e tė arrestuarit tė vrarė nė burgun e Dubravės Ilir Damonaga, tė Afrim Cakės etj.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:01 am

 Ky grup i tė arrestuarve gjakovarė ishte njė grup heterogjen sepse pėrbėhej nga anėtarėt e moshave tė ndryshme, me pėrkatėsi tė ndryshme sociale, regjionale, me shkallė jo tė njėjtė arsimore dhe gjendje tė ndryshme shėndetėsore. Ky grup i tė arrestuarve i pėrjetoi tė kėqiat mė tė mėdha nė burgun e Dubravės, tė Lipjanit, tė Nishit, tė Pozharevcit dhe tė Mitrovicės sė Sremit. Meqė tė gjithė ishin tė arrestuar ”Pėr terrorizėm” u dėnuan drastikisht; tė gjithė u dėnuan me mė shumė se 16 shekuj burg. 
 Autori vė nė spikamė shumė deklarata tė tė arrestuarve. Nga deklaratat e kėtilla dallohet shpirti i egėr dhe barbar i policėve dhe ushtarėve serbė. Nė kėtė paraqitje tė shkurtėr tė kėtyre deklaratave i paraqesin disa prej pikėpamjeve mė pikante: ”Kufiri nė mes tė jetės dhe vdekjes ishte zhdukur”, ”Para ekzekutimit pėrshėndetet baba me djalė, vėllau me vėlla, shoku me shok”, ”Thash me veti: Cigarja e fundit nė jetė”, ”Nė pusetė ku ishim fshehur tė burgosurit hedhnin bomba” e shumė tė tjera.
 Pėrmbajtja e kėsaj vepre ėshtė e pėrcjellur me shumė fotografi, qė ilustrojnė mė gjallėrisht tmerrin e ferrit tė pėrjetuar. Vepra ka pėrmbajtjen mbaresore nė anglishte dhe nė frengjishte dhe kjo i jep vlerė tė posaēme pėrdoruese gjithė mundit fizik e mendor tė autorit.
 Sikurse theksuam mė lartė, vepra ka karakter dėshmues dhe nė kėtė pikėpamje ka vlerė praktike pėrdoruese tė shumėfishtė. Por, vepra ka edhe vlera tė pamohueshme teorike. Besoj, shumė lexues kanė mundėsi, jo vetėm tė njihen me sjelljet makabre tė atyre, qė mbajnė adresė dhe dokumentacion tė njeriut, por edhe tė frymėzohen pėr kultivim tė sjelljeve humaniste, sikurse edhe pėr krijime letrare, filmike, kulturore etj. 
 Botimi i veprės ”Nėpėr rrathėt e ferrit serb” e autorit Mr. Kadrush Radogoshi ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė. 
 
Akademik Pajazit Nushi - Prishtinė, 20. 2. 2005
 
 Mr. Kadrush Radogoshi (Parathėnie e librit ,,Nėpėr rrathėt e ferrit serb” Brezi ’81, 2005)
 

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:01 am

GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB
 
Nė vend tė hyrjes
 
Ky libėr ėshtė konceptuar si njė dėshmi autentike e atmosferės sė frikės e tmerrit, atmosferės apokaliptike nė Gjakovė gjatė bombardimeve tė NATO-s nė pranverėn e vitit 1999, tė cilėn e krijoi makineria serbe e pėrbėrė nga policia, ushtria dhe njėsitet paramilitare, duke djegur pjesėn mė tė madhe tė qytetit (shtėpi banimi, Ēarshinė e Madhe, kėtė vlerė tė rėndėsishme tė kulturės materiale tė ndėrtuar afėr 400 vjet mė parė), duke dhunuar femra, plaēkitur ēdo gjė, duke torturuar e masakruar njerėz tė pafajshėm nėpėr shtėpitė e tyre, duke i pėrzėnė nga shtėpitė dhe duke i detyruar tė shkojnė nė Shqipėri. Nė kėto kolona civilėsh tė dėbuar ata arrestuan shumė meshkuj, disa prej tė cilėve ua humbėn ēdo gjurmė, ndėrsa nga 155 veta e krijuan tė ashtuquajturin ”Grupi i Gjakovės”, i cili u arrestua me akuzėn pėr terrorizėm dhe pėrjetoi Masakrėn e Dubravės, burgun e Lipjanit, tė Nishit, Pozharevcit, tė Mitrovicės sė Sremit. 143 Veta nga ky grup u dėnuan me 1632 vjet burg. 9 prej tyre u vranė nė burgun e Dubravės, ndėrsa 3 tė tjerė nuk u dėnuan. Fati i zi i kėtyre njerėzve, shtegtimi i tyre nėpėr tė gjithė rrathet e ferrit serb ėshtė objekti i kėtij libri.
 Nė pjesėn e parė tė librit botohen tė dhėnat elementare pėr tė gjithė pjesėtarėt e ”Grupit tė Gjakovės” duke ndjekur radhėn e evidentimit tė tyre nė Vendimin pėr fillimin e hetimeve Ki. br. 201/99 i lėshuar mė 23. 12. 1999 nga gjyqtari hetues i Gjykatės sė Qarkut tė Leskovcit Millomir Llazoviqit, radhė qė ndiqet nė Aktakuzėn e Prokurorisė Publike tė Qarkut tė Leskovcit KT. br. 310/99 e datės 10. 1. 2000 dhe nė Vendimin e K.Br. 8/2000 i datės 7. 8. 2000 me tė cilin u dėnuan me mbi 16 shekuj burg.
 Nė pjesėn e dytė tė kėtij libri botohen dėshmitė autentike tė disave nga tė burgosurit e ”Grupit tė Gjakovės”, tė cilėt e mbijetuan ferrin serb. Kėto dėshmi tė shkruara nė formė kujtimesh e ditarėsh tė burgut, paraprihen nga ditari autentik i tė vrarit gjatė masakrės nė burgun e Dubravės Ilir Damonagės dhe pėrfundojnė me dėshminė e gjerė tė Afrim Cakės.
  Nė ditarin e tij tė filluar mė 24 mars 1999 dhe tė pėrfunduar mė 27 prill 1999 jepet atmosfera apokaliptike nė Gjakovė. Nė fund tė librit botohet rezymeja nė gjuhėn angleze dhe frenge.
  Ky libėr nuk ėshtė ndonjė dėshmi e urrejtjes shqiptare ndaj serbėve, siē mund tė pritej nė njė rast tė tillė, por ėshtė njė dėshmi pėr krimet makabre serbe ndaj popullsisė sė pambrojtur shqiptare dhe gjithsesi njė akuzė kundėr krimeve shtetėrore serbe, tė cilat duhet tė dalin para drejtėsisė sado e vonuar qoftė ajo.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:02 am

Atmosfera apokaliptike nė Gjakovė
 
 Shkrimtari ynė Ismail Kadare shumė vjet mė parė ka shkruar njė poezi kushtuar Gjakovės me titull ”Atje larg, nė veri”. Nė kėtė poezi tė shkurtėr, materializohet artistikisht tėrė tragjika e kėtij qyteti (Atje nė veri/ atje larg nėn retė bojėhiri/ ndodhet njė qytet me njė emėr tė tmerrshėm, tė pėrgjakur/ shirat bien parreshtur mbi qytetin verior, Gjakovė. /Po, siē duket, nuk e lajnė dot gjakun nga fytyra e tij.). Poezia ėshtė shkruar shumė vite para se Gjakova tė pėrjetojė luftėn e fundit dhe pikėrisht periudhėn e bombardimeve tė NATO-s, por sikur ta ketė parandier periudhėn mė tė rėndė nė historinė e kėtij qyteti, periudhėn, kur ky qytet ishte para zhbėrjes sė tij nga makineria pushtuese serbe, e cila, qė natėn e parė tė bombardimeve, mė 24 mars 1999, krijoi njė atmosferė apokaliptike nė qytet. Gjakova menjėherė u vu nė Shtratin e Prokrustit (Damastit apo Polipomonit). Prokrusti ėshtė figurė mitologjike antike, simbol i hajdutit dhe kriminelit, i cili kishte konstruktuar njė shtrat tė hekurt nė tė cilin i vinte njerėzit e pafajshėm pėr t’i torturuar. Nėse njeriu ishte mė i shkurtė se shtrati i tij e zgjaste, ndėrsa, kur ishte mė i gjatė e shkurtonte, duke ia kėputur kėmbėt.
 Mė 24 mars 1999 Prokrusti ishte shteti serb, i cili e vuri njė qytet nė shtratin e tij kriminal. Meqė qyteti i Gjakovės ishte mė i gjatė dhe mė i gjerė se Shtrati i Prokrustit serb, hajduti dhe krimineli bashkėkohor filloi tė kėput kėmbė, duar, koka njerėzore. Simbolika e Shtratit tė Prokrustit serb ėshtė e lehtė pėr t’u zbėrthyer. Prokrusti kishte konstruktuar Shtratin nė tė cilin i torturonte njerėzit e pafajshėm, ndėrsa shteti serb kishte bėrė programe tė vazhdueshme pėr zhdukjen e shqiptarėve, njė program i tillė filloi tė zbatohej me shpejtėsi nė tėrė Kosovėn, por nė Gjakovė zbatimi i tij ishte mė i tmerrshmi.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:03 am

  Rrėnjėt e simbolikės sė ”Shtratit tė Prokrustit” dhe vendosjes sė Gjakovės nė tė mund t’i gjejmė nė dėshmitė rrėnēethėse historike tė gazetarit Llav Trockit (mė vonė udhėheqės i lartė nė ish Bashkimin Sovjetik dhe i likuiduar nga Stalini), kur ishte korespondent i njė reviste ruse nė vitin 1912 gjatė pushtimit tė parė serb tė trojeve shqiptare. Krimet, masakrat, tmerret e ferrit tė dėshmuara nga Trocki u pėrsėritėn kushedi pėr tė satėn herė nė pranverėn e vitit 1999. Krimet serbe mbi shqiptarėt Trocki i quan ”mizori ferri dhe gjakpirėsi” ndėrsa vendbanimet shqiptare i sheh ”tė shndėrruara nė shtylla zjarri”. Nėnoficeri serb para Trockit e ”mbron nderin” ushtarak: ”ushtria e rregullt u pėrmbahet rreptėsisht rregullave dhe nuk i vret njerėzit mė tė ri se 12 vjeē” pėr tė shtuar mė tutje: ”Ata ia lėmė komitave (paramilitarėve K.R.), pėr ta nuk vlejnė rregullat”.
Nė natėn e 24-25 marsit 1999 filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake serbe nė Kosovė e Serbi dhe po atė natė makineria serbe filloi vallen e saj makabre nė Gjakovė. Brenda njė nate u dogj e tėrė Ēarshia e Madhe. Gjuhėt e zjarrit tė dalura nga goja e piromanisė serbe e shndėrruan nė tym e hi mundin dhe djersėn qindravjeēare tė Gjakovės dhe iu kėrcnuan si njė pėrbindėsh mitologjik qiellit. Atė natė u vranė gjashtė qytetarė tė nderuar tė Gjakovės, nė mesin e tyre edhe kirurgu dhe humanisti i shquar Dr. Izet Hima.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:04 am


_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:05 am

 Nė natėn e dytė tė bombardimeve tė NATO-s (25-26 mars) u dogj e tėrė gjysma perėndimore e Mahallės sė Qylit, u vranė nė shtėpitė e tyre: Remzie Radoniqi Bejtullahu 61 vjeēare, bashkėshorti i saj Sulejman Bejtullah Bejtullahu i moshės 62 vjeēare, Rajmond Agim Ibrahimi i moshės 15 vjeēare, Skėnder Sadri Gashi (Ibrahimi) 43 vjeēar, vėllezėrit: Ali Ibrahim Islami (26 vjeēar) Bali Ibrahim Islami (34 vjeēar), Afrim Idriz Koci (29 vjeēar) e Besim Idriz Koci (27 vjeēar). U vranė gjithashtu Fadil Beqir Krasniqi (29 vjeēar), Qazim Selim Osmanaj (56 vjeēar) me dy djemtė e tij Bekimin (25 vjeēar) dhe Musanė (30 vjeēar), Xhevdet Sadik Rakoci (55 vjeēar), Naser Qamil Thaēi (29 vjeēar), Asllan Osman Halilaj (87 vjeēar) nė mesin e tyre edhe dy piktorė akademikė Shefqet Nasir Pruthi (53 vjeēar) dhe Avni Osman Ferizi (63 vjeēar).
 Nė tė ngrysur tė sė njėjtės ditė mė 26 mars 1999 nė Mahallėn e Gecės nė shtėpinė e Zenel Abedin Dervishdanės u bė edhe njė masakėr, u vra i zoti i shtėpisė (59 vjeēar) me djemtė Fahriun (37 vjeēar), Eminin (32 vjeēar) dhe musafirėt e tij: mikun e shtėpisė Sulejman Malik Begollin (48 vjeēar), fqinjtė Arif Jakup Bytyēin (73 vjeēar) dhe Urim Arif Bytyēin (33 vjeēar).
 Nė mėngjesin e 1 prillit kriminelėt serbė, tė cilėt ishin nga serbėt vendas e dy prej tyre edhe nga e njėjta rrugė (Nikolla Trifun Steviq dhe djali i tij Bojani), filluan tė bastisin dhe plaēkisin shtėpitė nė rrugėn e Gjykatės komunale tė Gjakovės, pastaj meshkujt e mbetur nė kėtė lagje i mblodhėn nė shtėpitė e Fehmi Tefik Spahiut dhe pasi i rreshtuan me fytyrė tė kthyer nga muri i vranė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:05 am

 Tre nga tė vrarėt qenė nga familja Spahiu (Aliu, Qamili dhe Astriti) dy vėllezėrit nga familja Zhubi (Muhametin dhe Skenderin), me ta e vranė edhe Petrit Mehdi Haraqinė. Pas kėtij krimi tė kryer nė mes tė ditės ua futėn flakėn shtėpive. Pas luftės nėn shkrumbin e shtėpisė sė tij ėshtė gjetur trupi i karbonizuar i Suphi Adem Arllatit.
Masakra mė e tmerrshme ndodhi nė natėn e 1 e 2 prillit 1999 nė Mahallėn e Qerimit nė Rrugėn ”Sadik Stavileci” kriminelėt serbė masakruan: Rexhė Hasan Gucin, Xajė Ramė Kurtin, Shukri Ramė Haxhiajn, Mazllom Kasim Kavajėn (nga Mitrovica), Sulejman Murat Gėrēarin sė bashku me tre djemtė e tij (Skėnderin, Haxhiun dhe Albertin), dy vėllezėrit Dylatahu (Skėnderin e Naserin), Melaim Musa Qarkaxhiun, inxhinierin e shquar tė ndėrtimtarisė Blerim Xhevdet Bėrdoniqin, ndėrsa e plagosėn rėndė Bujar Faruk Tetricėn, i cili gjatė rrugės pėr nė Shqipėri vdiq.
 Kriminelėt serbė, vėllezėrit Zoran e Lubisha Doganēiq. Xhaxhai i tyre Bozhidar Doganēiq me tė birin Sasha, polici serb Llaza Drashkoviq (nga Klina), vėllezėrit malazezė Millosh e Dragan Shqepanoviq, kėtė masakėr e kanė bėrė nė bazė tė planit tė hartuar mė parė. Kėtė konstatim e vėrteton bindshėm fakti se njė ditė para se tė kryhej masakra djaloshi 11 vjeēar Aca Doganēiq, djali i Zoranit, ka hyrė nė shtėpinė e vėllezėrve Skender e Naser Dylatahu dhe u ka thėnė: ”Largohuni sa mė shpejt nga shtėpitė sepse e kam dėgjuar babain dhe gjyshin tim, duke biseduar se do t’u vrasin tė gjithėve”. Dėshmia e kėtij fėmije flet pėr motivin patologjik tė autorėve tė masakrave. Fėmija, i rritur nė mesin e fqinjėve shqiptarė, duke parė iracionalitetin e prindit tė tij, gjyshit dhe tė tjerėve i paralajmėroi fqinjėt e tij, (viktimat e sė nesėrmes) pėr planin makabėr.
 Duke mos u mjaftuar me masakrėn nė Rrugėn ”Sadik Stavileci”, po atė natė tė zezė, kur sapo kishte filluar 2 prilli i zi pėr Gjakovėn, afėr Stacionit tė autobusėve u krye njė masakėr edhe mė e tmerrshme.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:06 am

 Derisa nė masakrat e mėparshme nė Gjakovė u masakruan kryesisht burrat dhe aty kėtu ndonjė djalosh i moshės sė mitur, nė kėtė masakėr u goditėn familje tė tėra, tė cilat u masakruan nė shtėpitė e tyre, e disa prej tyre u dogjėn sė bashku me shtėpitė.
 Nė familjen Haxhia u vranė vėllezėrit Hasan (49 vjeēar) e Adem (46 vjeēar) Ali Haxhia, djemtė e Ademit Berati (17 vjeēar) e Gėzimi (26 vjeēar) dhe gruaja e Hasanit Myzafere Murat Haxhia (49 vjeēare), ndėrsa familja e Januz Canės (72 vjeēar) e pėrbėrė nga gruaja e tij Ganimete (Rexha) Cana (60 vjeēare), vajza Shpresa (43 vjeēare) dhe djali Fatmiri (41 vjeēar) pasi u masakrua u dogj sė bashku me shtėpinė. Kjo familje u zhduk pa lėnė asnjė pasardhės. U vra Afėrdita Deda-Demjaha me tė birin Argjentin, tė cilin e masakruan me thika nė gjumė e pastaj e tėrhoqėn zvarė dhe e varėn nė shtyllėn elektrike. 
 Pėr kėtė masakėr dėshmitari okular Agron Nagavci (shih Dėshminė e tij tė dhėnė nė N/KMDLNJ nė Gjakovė) ndėr tė tjera thotė: ”Natėn kritike forca tė shumėta policore dhe paramilitare (60 sosh) kishin rrethuar lagjen tonė pas mesit tė natės sė 1 e 2 prillit 1999. Ngjarjen e kam shikuar nga kati i dytė i shtėpisė sime, e cila gjendet nė kėtė lagje. Aksioni ka filluar me sinjalizimin e bėrė nga komandanti i policisė sė Gjakovės Novak Pituliq, i cili e ka ndezur shkrepsėn. Posa e morėn sinjalin, policėt ndezėn dritat e automjeteve pėr ta ndriēuar terrenin. Ndezja e dritave mė ka mundėsuar t’i identifikoj pjesėmarrėsit e krimeve tė asaj nate. Ata ishin kryesisht banorė tė kėsaj lagjeje, ishin fqinjtė tanė, disa prej tyre i kisha shokė tė fėmijėrisė me tė cilėt kisha raporte tė mira gjerė atė natė. Ata nuk hezituan tė vrisnin mbi 60 veta, tė digjnin mė shumė se 100 shtėpi dhe banorėt e tyre t’i pėrzinin pėr nė Shqipėri. Gjatė kryerjes sė krimeve kėndonin kėngė ēetnike dhe bėrtisnin: ”Keni kėrkuar NATO-n! Do tė ju vrasim! Shkoni nė Shqipėri”! Momenti, kur kam vendosur ta lėshoj vendvrojtimin, ka qenė, kur kam dėgjuar tė shtėnat nė familjen Vejsa. Pjesėmarrės nė krime nė kėtė lagje mė 2 prill 1999 ishin: Novak Pituliq (komandant policie), Mishko, Nenad, Tihomir, Sasha dhe Lubisha Raiēeviq, Millosh Shēepanoviq (polic me uniformė) me vėllezėrit Dragan (i njohur me nofkėn Gajo) dhe vėllai tjetėr i tij i njohur me nofkėn Skipi (punėtorė nė PTT), Novica e Llazar Nedelkoviq, Nebojsha Simonoviq, Ratko Vujoviq me tre djemtė e tij (Zllatko, Neno, Millorad), Zvonko Pavlloviq (shofer i Momqillo Stanojeviqit-kryetar i KK Gjakovė), Velko Obradoviq (punėtor i sigurimit shtetėror serb), Danillo Obradoviq dhe Momqillo Simonoviq”.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:07 am


_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:08 am

 Pėrmasat makabre tė kėsaj masakre janė edhe mė tė gjera edhe mė tė thella: Ato s’mund t’i pėrthekojė mendja e shėndoshė njerėzore. Dėshmia mė autentike dhe mė rrėqethėse ėshtė tmerri qė ndodhi nė bodrumin e shtėpisė sė Mehdi Vejsės sė ndjerė. Aty ndodheshin: gruaja e Mehdiut Fetije Gashi-Vejsa (60 vjeēare), gruaja e djalit tė saj Lulzimit Tringa Hani Hoxha-Vejsa (30 vjeēare), e ėma e Tringės Shahindere Nushi-Hoxha (55 vjeēare), motra e Tringės Flaka Hani Hoxha (15 vjeēare), fėmijėt e Tringės Rita Lulzim Vejsa (2 vjeēare), Arlind Lulzim Vejsa (5 vjeēar), Marigona Lulzim Vejsa (9 vjeēare), Dorina Lulzim Vejsa (11 vjeēare). Nė bodrum ndodhej edhe vajza e Fetijes dhe Mehdi Vejsės Valbona (38 vjeēare), e martuar pėr Behar Haxhiavdinė me fėmijėt: Doruntinėn (3 vjeēare) Egzonin (5 vjeēar) dhe Rinėn (7 vjeqare). Pos kėtyre nė bodrum ndodhej edhe Valbona Valdet Byci-Caka (34 vjeēare), gruaja e Ali Xhemil Cakės, me tri vajzat e saj Dionėn (2 vjeēare), Delvinėn (7 vjeēare), Dalinėn (14 vjeēare) dhe djalin e saj Drenin (9 vjeēar), Hysen Shaban Gashi (53 vjeēar), Mandushe Lutfi Nuqi (52 vjeēare) dhe nėna e saj Shirine Lama Nuqi (73 vjeēare). Gjithsej nė bodrum ndodheshin 21 veta: njė mashkull i moshės madhore, 7 gra tė moshave prej 30-73 vjeēare dhe 13 fėmijė prej moshės 2 nė 15 vjeēare. Nė tė gjithė kėtė masė fėmijėsh dhe grashė kanė shkrepur rafale automatikėsh dhe pasi i kanė vrarė ia kanė futur flakėn shtėpisė. Nėpėr tym e flakė Dren Ali Caka (9 vjeēar, i plagosur me dy plumba nė krahėror) ka arritur tė dalė nėpėr dritare dhe tė shpėtojė, por nuk ka mundur ta nxjerrė prej aty motrėn e tij tė vogėl Dionėn 2 vjeēare, e cila kėrkonte ndihmė nga ai. Diona u dogj e gjallė. Ėshtė rrėnēethės rrėfimi i Drenit tė plagosur, i cili kur po dilte nėpėr dritare e kishte lėnė motrėn e vogėl duke kėrkuar ndihmė nga ai: ”Bacė merre ēikėn!”

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:08 am

 Autorė tė kėtyre masakrave, tė kryera me gjakftohtėsi, ishin policė dhe banorė serbė e malazezė tė kėsaj lagjeje, tė cilėt ishin zbatues tė politikės shtetėrore serbe pėr spastrimin etnik tė Kosovės, si formė e realizimit tė programit nacional serb pėr zhdukjen e shqiptarėve. Kėto krime u kryen me paramendim nga zingjiri komandues policoro-ushtarak serb, por ky konkludim nuk e shpjegon tėrė natyrėn dhe motivet e krimit. Fqinjtė civilė serbė e malazezė tė mbushur me urrejtje, e cila nuk ka ndonjė motivim tė qėndrueshėm nė realitetin paraprak tė Kosovės, morėn pjesė nė krime. Atyre civilėve serbė askush nga shqiptarėt nuk u ka shkaktuar ndonjė dėm e tė mos flasim pėr ndonjė formė tė dhunės tė ushtruar mbi ta, pėrkundrazi ata kanė qenė gjithmonė tė priviligjuar. Bile edhe nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore serbėt e paktė tė mbetur nė Gjakovė i kanė mbrojtur shqiptarėt, duke i marrė nėpėr shtėpitė e tyre dhe duke i mbajtur me bukėn e tyre. Me bujarinė, ndershmėrinė dhe besnikėrinė shqiptare ata janė tallur, duke i quajtur shqiptarėt ”besnik si qeni”.
 Rrėnjėt e motivimit pėr tė bėrė masakra tė tilla mbi fėmijė e gra shqiptare nuk duhet kėrkuar, pra, vetėm tek urdhėrat nga lart, por edhe tek kultura serbe, e cila nuk i ka bėrė jehonė humanizmit, por pėrkundrazi ėshtė shndėrruar nė mbjellėse tė urrejtjes patologjike serbe ndaj popujve fqinj e sidomos ndaj popullit shqiptar, i cili shekuj me radhė ka qenė viktimė e aspiratave hegjemoniste serbe. Shembuj tė urrejtjes iracionale serbe ndaj shqiptarėve ka aq shumė nė kulturėn serbe saqė urrejtja iracionale dhe ksenofobia ėshtė shndėrruar nė model kulturor. Argument mė bindės pėr kėtė se masakra mbi fėmijė e gra nė bodrumin e familjes Vejsa nuk di qė mund tė ketė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:08 am

 Pas masakrės sė 1 e 2 prillit lagjet veriore tė Gjakovės u zbrazėn pothuajse nė tėrėsi nga banorėt e tyre, pjesa dėrmuese e tyre formoi kolonat e gjata tė tė dėbuarve, tė cilėt u nisėn drejt Qafės sė Prushit pėr ta parė pėr herė tė fundit prej andej Gjakovėn e mbuluar nga tymi dhe flaka e piromanisė serbe, nga mjegulla e trishtimit. Gjakova ishte shndėrruar nė qytet fantazmė. Ishte njė ndjenjė e ēuditėshme te njerėzit, ata nuk ndienin dhembje pėr shtėpitė e lėna dhe pėr ēdo gjė qė kishin pasur. Ndienin dhembje vetėm pėr ata, qė kishin mbetur nė Gjakovė, tė cilėve vdekja, ēnderimi, sėmundja dhe uria u kėrcėnoheshin nė ēdo ēast.
 Makineria kriminale serbe Mahallės sė Qerimit e po tė njėjtės rrugė, pra, asaj ”Sadik Stavileci” iu kthye sėrish dy javė mė vonė e pikėrisht mė 16 prill pėr t’ua shuar jetėn edhe: Skender Binakut, Xhemajl e Florent Kerraxhiut, Xhevdet dhe Isuf Dafotės e Dr. Masar Isa Radoniqit stomatolog.
 Kjo makineri mortore vizitoi ēdo lagje e ēdo rrugė tė Gjakovės dhe fshatrave tė saj. Shumica e fshatrave tė Ujanės sė Keqe e sidomos ato tė brezit kufitar ishin zbrazur nga makineria vrastare serbe qė nė vitin 1998, ndėrsa pjesa tjetėr filloi tė zbrazej nė prill tė vitit 1999. Jo mė larg se dy kilometra prej qytetit nė vijė tė drejtė, nė fshatin Meje mė 27 prill 1999 ndodhi masakra mė e tmerrshme, e cila pėr nga pėrmasat na e pėrkujton Sebrenicėn. Nė Meje pasi u ndanė nga kolona 345 meshkuj tė moshave tė ndryshme prej 14-86 vjeēar dhe tri femra, gjithsej 348 shqiptarė u masakruan nė mėnyrėn mė barabre.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:09 am

 Nė kėtė atmosferė tė mbizotėruar nga makabriteti serb plasi konflikti nė mes tė njėsitit tė UĒK-sė dhe forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Ky konflikt u zhvillua mė 7, 9 e 10 maj 1999. Sipas dokumenteve tė gjyqėsisė serbe nė kėtė konflikt u vranė: polici Stanko Tomoviq, ushtarakėt Aleksandėr Rakoviq e Dejan Milanoviq, ndėrsa janė plagosur: Lubisha Novoviq, Mladan Tomasijeviq, Momir Dodiq, Radovan Bogovac, Millutin Novakoviq (policė serbė) dhe Lubomir Mariq e Sėrgjan Kėrstiq (ushtarakė), ndėrsa e vėrteta pėr plagosjen e Sėrgjan Kėrstiqit ėshtė se ai ėshtė plagosur nė Betejėn e Rahovecit.
 Terrori serb nė Gjakovė kishte arritur pėrmasat gjenocidale qė nė masakrat e 1 e 2 prillit, kur, pos tė vrarėve tė apostrofuar mė parė, qenė zhdukur dhe mbetur pa ”nam e nishan” edhe 29 veta tė tjerė. Por, nė fillim tė majit, pikėrisht mė 7-12 maj, numri i shqiptarėve, qė duhej tė vriteshin dhe t’u merrej edhe e drejta pėr tė pasur njė varr nė tokėn qė i ka lindur, u bė shumė mė i madh. Vetėm brenda kėtyre 3-4 ditėve tė fillimit tė majit nė qytet, pa llogaritur fshatrat, u vranė, u zhdukėn pasi u vranė, u zhdukėn tė gjallė mbi 100 shqiptarė tė pafajshėm, kishte fėmijė, tė rinjė, pleq e plaka, por makineria vrastare nuk shikonte as moshė e as gjini, pėr te pafajsia njerėzore nuk ekzistonte. Pėr te nuk ishin fajtorė vetėm tė gjallėt, po edhe tė vdekurit. Hapėsira semantike e simbolit apo nocionit mitologjik tė Hadit, Zotit tė botės sė tė vdekurve, dukej e ngushtė pėr veprėn e nekrofilisė kolektive serbe. Kjo nekrofili nuk mund tė perceptohet pa piromaninė dhe serinė e manive tjera tė makinerisė serbe, e cila po bėnte pėrpjekjet e fundit pėr ta zhdukur nga faqja e dheut biofilinė shqiptare.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:09 am

 Kėto ditė e tėrė pjesa perėndimore e qytetit, e cila shtrihet rrėzė kodrės sė Ēabratit, u zbraz nga banorėt e saj, tė cilėt u nisėn nė kolona tė gjata pėr nė Shqipėri, por tė gjithė nuk e patėn fatin tė shkonin atje dhe tė shpėtonin nga kthetrat e Luciferrit serb. Shumica e meshkujve u ndanė nga familjet e tyre, djemtė nga prindėrit e motrat, burrat nga gratė dhe fėmijėt e tyre. Kishte raste kur ndaheshin tė gjithė meshkujt e familjes pleq e tė rinj siē ndodhi me familjet: Dana (8 veta), Sharani (6 veta), Saraqini (4 veta), Haxhiavdyli (4 veta), Haxhibeqiri (3 veta), Morina (3 vet) Guta (tė gjithė meshkujt) etj.
 Mbi 300 meshkuj i morėn dhe i dėrguan fillimisht nė ndėrtesėn e improvizuar tė policisė serbe e pastaj nė hangarin e familjes Kurti te bodrumi i verės nė rrugėn Gjakovė-Prishtinė.
 

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:09 am

Krijimi i Grupit tė Gjakovės dhe heterogjeniteti i tij
 
 Pas mbajtjes dhe torturimit 6 ditor nė hangarin e familjes Kurti afėr gjysmėn e kėtyre meshkujve, kryesisht mė tė vjetėr, i liruan mė 14 maj 1999. Mbetėn 155 tė tjerė, tė cilėt do ta kenė fatin e keq pėr t’i pėrjetuar tė gjithė rrathėt e ferrit serb. Nocioni ”ferri serb” nuk ka tė njejtėn semantikė si nocioni i pėrgjithshėm ”ferr”, i cili nėnkupton ”botėn” ku ndėshkohen mėkatarėt pas vdekjes sė tyre dhe ndėshkimet janė tė ashpra varėsisht nga pesha e mėkatit. Kėtė semantikė nocioni ”ferr” e ka edhe te Dante Aligieri. Nocioni ”ferri serb” nėnkupton vendet dhe mėnyrat, ku ndėshkohen njerėzit e pafajshėm, qytetarėt e zakonshėm vetėm pse janė shqiptarė. Njeriu nuk mund tė jetė fajtor vetėm pse ka lindur pjesėtar i njė kombi, sepse kėtė pėrkatėsi ai nuk e zgjedh, por e trashėgon siē e trashėgon edhe gjuhėn e prindėve tė tij e sė bashku me tė edhe njė kulturė, e cila, deshi apo s’deshi dikush me vlerat njerėzore tė saj ėshtė pjesė e kulturės universale njerėzore.
 Kėta 155 shqiptarė, kryesisht banorė tė Gjakovės apo musafirė tė saj, u bėnė pjesė tė njė grupi pa dėshirėn e tyre. Kėtė grup, i cili do tė quhet Grupi i Gjakovės e konstruktoi makineria policore dhe gjyqėsore serbe, pėr ta akuzuar dhe ndėshkuar me tė gjitha mjetet dhe nė tė gjitha mėnyrat. Vetėm njė imagjinatė destruktive kriminale ka mund tė konstruktojė njė grup tė tillė, i cili ėshtė aq heterogjen dhe i pabesueshėm nė ekzistimin e tij, prandaj akuza e rėndė pėr terrorizėm ėshtė njė absurd rrėqethės serb. 
 Ky grup i konstruktuar shqiptarėsh ėshtė njė vazhdimėsi e politikės shtetėrore serbe e udhėhequr nga programi nacional serb i ndėrtuar nga elaboratet pėr zhdukjen e shqiptarėve qė nga Garashanini e gjer te Ēubrilloviqi, nobelisti Ivo Andriq e akademia serbe. Qindra grupe shqiptarėsh kishte konstruktuar Serbia nė Kosovė dhe trojet etnike shqiptare nė ish Jugosllavi dhe i kishte dėnuar me dėnime drakonike, por ky grup ėshtė mė i madhi pėr nga numri (155), mė heterogjeni dhe me vėllimin mė tė madh tė ndėshkimit 1635, vjet burg, 9 tė vrarė dhe dhjetėra tė plagosur rėndė me armė zjarri.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:10 am

Ky grup ishte heterogjen pėr nga mosha. Nė mesin e tyre kishte tė mitur, por edhe burra tė moshės 56 vjeēare. Nė mesin e tij kishte tė burgosur qė ishin babė e djalė (Shefqet Vokshi me tė birin Adriatikun, Agim Hoda me tė birin Kreshnikun, Mehdi Ferizi me tė birin Yllin), kishte tė burgosur qė ishin vėllezėr (vėllezėrit: Halil e Napolon Guta me kushėrinjtė e parė tė tyre Ymerin, Muhedinin, Mithatin, Muhametin; vėllezėrit Fahri, Behar e Arbnor Koshi; vėllezėrit: Agim, Bujar e Burim Hasi; vėllezėrit: Ylber e Besnik Kastrati; vėllezėrit: Burim e Mirgjin Zhubi; vėllezėrit: Visar e Edmond Dushi; vėllezėrit: Petrit e Bekim Kėpuska; vėllezėrit: Adem dhe Sami Morina; Albert e Armond Koshi; Lulzim e Emin Delija; Mustafė e Eimri Ahmeti; Xhemajli e Rifat Thaēi).
 Grupi ishte heterogjen nė aspektin social sepse brenda tij kishte njerėz tė shtresave tė ndryshme sociale. 
 Grupi nuk ishte homogjen as nė aspektin regjional. Ai pėrbėhej nga njerėz prej Gjakovės (shumica) dhe fshatarė qė rrėmuja e luftės i kishte sjellė nė Gjakovė pėr t’u strehuar tek tė afėrmit e tyre. Nė kėtė grup e pat fatin e keq tė jetė edhe njė qytetar i Pejės, i cili ishte arrestuar nė rrugėn Gjakovė-Pejė dhe ishte vrarė nė burgun e Dubravės. Ky ishte Nikollė Ndue Kolaj.
 Nė aspektin profesional dhe tė nivelit arsimor Grupi i tė burgosurve ishte gjishashtu heterogjen. Ai pėrbėhej nga njerėz tė profesioneve tė ndryshme. Kishte doktor shkencash e profesor universitar, kishte profesorė tė shkollave tė mesme, juristė, ekonomistė, inxhinierė, farmacistė, historianė, punėtorė administrativė, zejtarė, tė ndryshėm, punėtorė tė kualifikuar e tė pakualifikuar etj.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:10 am

 Pėr tė qenė ironia edhe mė e madhe Grupi i tė burgosurve gjakovarė edhe nė aspektin e gjendjes shėndetėsore ishte heterogjen. Kishte plot njerėz tė sėmurė, njerėz me sėmundje tė ndryshme kronike (tė veshkave, asmė etj.) me sėmundje kordiovaskulare, pra njerėz qė kishin pėrjetuar infarkte, njerėz me gjysmėn e trupit tė paralizuar, njerėz tė sėmurė nė aspektin e drejtpeshimit psikik etj.
 Ky heterogjenitet dėshmon pėr tejdukshmėrinė e konstruktimit artificial tė grupit dhe absurditetin total tė akuzės. Nė kėtė kontekst s’ka se si tė mos na kujtohet thėnia publike dhe proverbiale e babait tė nacionalizmit dhe shovenizmit serb Dobrica Qosiqit se serbėt rrenėn e kanė ngritur nė art, ndėrsa ne mund t’i shtonim edhe krimin.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:11 am

Nėpėr rrathėt e ferrit serb
 
 155 Shqiptarėt e arrestuar, nė hangarin e familjes Kurti i mbajtėn gjer mė 16 maj 1999. Aty pėrjetuan rrahjet, fyerjet, poshtėrimet, torturat ndėr mė tė ndryshmet. Herė pas here shumicėn e merrnin nė pyetje nė ndėrtesėn e improvizuar tė policisė, nė ndėrtesėn e ish Entit Social dhe i torturonin. Mė parė, pjesės dėrmuese ia kishin bėrė tė ashtuquajturėn dorėz tė parafinės gjėja pėr tė vėrtetuar pjesėmarrjen e tyre nė luftė. Pastaj i kthenin sėrish nė hangar tek tė tjerėt. Siē dėshmon Nexhat Shujaku gjatė marrjes nė pyetje i kanė lidhur tri bomba dore me tel dhe ia kanė varur nė qafė, pastaj i janė kėrcnuar se do ta hedhnin nga kati i tretė. Ilir Damonagėn e kanė rrahur aq keq saqė ka urinuar tėrė kohėn gjak. Gjashtė ditė sa kanė qėndruar tė mbyllur nė hangarin e familjes Kurti i kanė lėnė tė uritur e tė etur. 
 Mė 16 maj 1999 pasi ua kanė dhėnė vendimet me tė cilat i akuzonin pėr terrorizėm sipas nenit 125/139 pika 3 e LP i kanė hypur nė autobus dhe nė rimorkio tė njė kamioni tė madh, kuptohet tė rrėmbyer nga civilėt shqiptarė, pėr t’i dėrguar nė burgun e Pejės. Gjatė rrugės janė torturuar nga policė e paramilitarė. Meqė nė burgun e Pejės nuk kishte vend, i kanė vendosur nė objektin e ”Fruktusit” apo siē e quajnė tė burgosurit nė dėshmitė e tyre, nė ”bodrumin e Sali Bananes”. Aty i kanė mbajtur nė kushte ēnjerėzore nga 16 gjer mė 18 maj. Pa bukė, pa ujė, pa shtrojė, pa mbulojė, pa nevojtore dhe nėn tortura e kėrcėnime edhe tė plakave serbo-malazeze, tė cilat kanė kėrkuar vrasjen e tyre dhe janė pėrpjekur tė hedhin edhe bomba dore nėpėr dritare. Nėse Gjakova ishte shndėrruar nė rrethin e parė tė ferrit serb pėr tė gjithė banorėt e saj, ndėrsa hangari i familjes Kurti nė rrethin e dytė, bodrumi i Sali Nimanit ishte pa dyshim rrethi i tretė i atij ferri.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:11 am

 Mė 18 maj 1999 i dėrguan nė burgun famėkeq tė Dubravės apo nė rrethin mė tė tmerrshėm tė ferrit serb. Nė burgun e Dubravės i pritėn me rrahje barbare me shkopinj gome druri e shufra metali, duke u shkaktuar lėndime tė rėnda trupore (thyerje dhėmbėsh, nofullash, brinjsh). 
 Forcat serbe, pasi kishin larguar disa ditė mė parė tė gjithė tė burgosurit ordinerė serbė, provokuan sulmet e avionėve tė NATO-s, tė cilėt filluan bombardimin e kėtij burgu mė 19 maj 1999. Gjatė bombardimeve tė kėsaj dite kanė pėsuar katėr tė burgosur ndėrsa u plagosėn rėndė 3 veta.
 Bombardimet e NATO-s ishin mė intensive mė 21 maj 1999 mbi kėtė burg dhe thuase kėto nuk mjaftonin, prandaj gardianėt serbė gjuanin me ”snajper” nga vėzhgimoret dhe vendet ku ishin strehuar. Nė kėtė ditė, nga Grupi i Gjakovės u vranė: Besnik Shani Kastrati, Hasan Miftar Hoda, Blerim Adem Hoda, Anton Pashk Maksuti, Nikollė Ndue Kolaj dhe Bahri Mejdin Kryeziu, i cili u vra duke i ndihmuar tė plagosurit. Shembulli i kėtij tė burgosuri, qė me profesion ishte teknik medicinal, duhet tė jetė pikė referimi apo gurrė katarkike nė tė cilėn duhet ta shuajė etjen ndėrgjegjja e ēdo punėtori nė sistemin shėndetėsor tė Kosovės.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:12 am

 Kėtė ditė u plagosėn rėndė edhe shumė tė burgosur, ndėrsa nga Grupi i Gjakovės u plagosėn: Napolon Guta, Halil Guta, Armond Koshi, Bekim Mullahasani, Hysen Juniku, Edmond Dushi, Visar Dushi, Ardian Tetrica, Ylber Kastrati, Shefqet Vokshi, Emin Delija, Alban Koshi, Adnan Koshi, Driton Aliaga, Riza Pruthi, Jusuf Brovina, Esat Zherka, Florent Rudi, Adnan Brovina, Fatos Deva, Fatos Dautaga etj. I plagosuri Napolon Qemajl Guta njė ditė mė vonė ėshtė ekzekutuar me njė plumb nė qafė. 
 Nė mėngjesin e 22 majit 1999 tė gjithė tė burgosurit nė burgun e Dubravės, i rreshtuan gjėja pėr t’i dėrguar nė njė vend mė tė sigurt, nė burgun e Nishit. Ky arsyetim ishte njė ironi, njė cinizėm kriminal, sepse, posa u rreshtuan tė gjithė tė burgosurit afėr 900-1000, nga vėzhgimoret e burgut dhe pozicionet tjera gjuajtėn nė ta me tė gjitha llojet e armėve: raketahedhės dore, ”Zola”, automatikė, pushkė ”snajper”, bomba dore. U pėrsėrit edhe njė herė historia tragjike pėr shqiptarėt, u pėrsėrit Masakra e Tivarit, por tani nė njė kontekst krejt tjetėr. Nė oborrin e burgut tė Dubravės mbetėn shumė tė vrarė e tė plagosur. Skenė tmerruese: gjėmime tė plagosurish, gjymtyrė tė shpėrndara tė trupave tė tė burgosurve, grumbuj tė vrarėsh tė rėnė njėri mbi tjetrin.
 Tė burgosurit e plagosur mė lehtė dhe ata qė shpėtuan pa plagė tė lemeritur u shprėndanė nga mundėn, tė udhėhequr nga instinkti i mbijetesės. Vdekja dhe jeta ishin ballė pėr ballė. Disa tė burgosur u futėn nėpėr pusetat e kanalizimit, tė cilėve, mė vonė gardianėt dhe paramilitarėt serbė, u hodhėn bomba dore, ndėrsa pjesa dėrmuese e Grupit tė Gjakovės shkuan nė bodrumin e mensės sė bombarduar. Para hyrjes nė mensė Ilir Damonaga u qėllua pėr vdekje nga ”snajperi” serb, kur po i ftonte me dorė shokėt pėr tė shkuar nė drejtim tė mensės. Nga ”snajperi” serb u vra edhe Myhedin Xhelal Guta. Bilansi tragjik pėr Grupin e Gjakovės ishte 9 tė vdekur dhe shumė tė plagosur. Halil Guta u plagos sėrish nga predha e

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:12 am

minahedhėsit tė shkrepur nga paramilitari serb. Pas tėrė kėsaj masakre ata ekzekutuan tė plagosurit e mbetur ende gjallė. Bilansi tragjik i kėsaj masakre ishte (sipas dėshmive tė tė mbijetuarve) rreth 200 tė vrarė. Disa detaje tė masakrės sė kryer nė burgun e Dubravės, sipas dėshmive tė tė burgosurve, u gjiruan nga gazetarė grekė, ndėrsa sipas dėshmisė sė Halil Gutės edhe francezė, tė cilėt edhe e kanė intervistuar. Kuptohet kėta gazetarė ishin ftuar dhe lejuar pėr tė gjiruar pamje nga masakra, qė pastaj tė spekulonin me opinionin botėror dhe ta akuzonin NATO-n se gjėja ka shkaktuar viktima tė shumta nga kategoria mė e pambrojtur civile, ajo e tė burgosurve. Se cilėt janė autorėt e masakrės dėshmojnė tė mbijetuarit e saj, tė cilėt vetėm nga Gjakova janė 146. 
 Pas tėrė kėsaj, mė 23 maj 1999 gardianėt dhe paramilitarėt serbė i detyruan tė burgosurit tė dilnin nga bodrumet, ku ishin strehuar, duke u hedhur bomba dore nėpėr dritare. I rreshtuan tė gjithė nė sallėn e sporteve, u dhanė cigare gjėja pėr t’ua plotėsuar dėshirėn e tyre tė fundit, para se t’i pushkatonin tė gjithė. Atmosferė e njė ankthi tė papėrshkrueshėm: pėrshėn- deteshin para se tė vriteshin babė e bir, vėllai me vėlla, shoku me shok, shqiptari me shqiptar dhe nė instancėn e fundit njeriu me njeri. Nė njėrėn anė dashuria pėr jetėn dhe dhembja e frika pėr rrezikimin e saj e nė anėn tjetėr vdekja, qė dukej si pėrbindėsh parahistorik, qė mund tė villte zjarr nga goja nė ēdo ēast. Sipas dėshmive tė shumicės nga tė mbijetuarit, nė ēastet e fundit nga radiolidhja e komandantit tė gardianėve ėshtė dėgjuar urdhėri: ”ndal!”. Shumica e tė vrarėve nė kėtė masakėr u varrosėn nė varrezat masive nė fshatin Rakosh.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:12 am

 Tė mbijetuarit nga masakra e Dubravės mė 24 maj u transferuan nė burgun Lipjanit, ku qėndruan gjer mė 10 qershor 1999, pra gjer kur u nėnshkrua Marrėveshja e Kumanovės nė mes tė ushtrisė serbe dhe NATO-s. Edhe nė burgun e Lipjanit jeta e tė burgosurve shqiptarė e nė mesin e tyre edhe e tė burgosurve tė Grupit tė Gjakovės karakterizohej nga dhuna fizike e psikike, nga uria e etja, bile edhe nga mungesa totale e kripės. Thėnė troē: me tė burgosurit shqiptarė u bėnė eksperimente tė motivuara nga sadizmi dhe format tjera tė destruktivitetit kolektiv serb.
 Shumica e tė burgosurve tė Grupit tė Gjakovės pas Lipjanit u dėrguan nė burgun e Nishit, ndėrsa disa prej tyre edhe nė burgun e Pozharevcit dhe tė Mitrovicės sė Sremit. Edhe nė kėto burgje, tė burgosurit shqiptarė, pėrjetuan forma tė ndryshme tė dhunės dhe tė poshtėrimit. Bile jeta e tyre u rrezikua shumė gjatė rrebelimit tė tė burgosurve serbė gjatė muajit nėntor tė vitit 2000.
 Gjykata e Qarkut nė Leskovc mė 23. 12. 1999 mori vendim pėr fillimin e hetimeve ndaj grupit tė Gjakovės tė akuzuar, qė nė preambulėn e kėtij vendimi pėr vepėr penale tė terrorizmit (?!) nė bazė tė nenit 125 nė lidhje me nenin 139 al. 3 dhe 22 tė LP tė RFJ (ki.br. 201/99). Pėr tė qenė absurditeti mė i madh, gjyqėsia serbe ngrit procedurė hetimore edhe ndaj tė masakruarve nė burgun e Dubravės, tė cilėt nė vendimin e pėrmendur mė parė shpallen tė arratisur. Absurditeti i dytė i gjyqėsisė serbe ėshtė se nuk respektohet as rregulla mė elementare nė praktikėn gjyqėsore botėrore se gjatė procedurės hetimore tė burgosurit konsiderohen tė dyshimtė deri nė vendimin e formės sė prerė, kur i burgosuri, nėse shpallet i pafajshėm lirohet, ndėrsa, nėse shpallet fajtor atėherė mund tė quhet kryes i veprės penale. Nė kėtė vendim pėr fillimin e hetimeve quhen kryes tė veprės penale tė terrorizmit.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Nimfa prej Thu Apr 09, 2009 6:13 am

 Gjykimi i Grupit tė Gjakovės filloi nė Nish mė 18 prill 2000. Kolegji gjykues pėrbėhej nga gjyqtarėt Goran Petronijeviqi, Zoran Petrushiqi, Dushan Shparavallo, Radovan Kėrstiqi dhe Tihomir Zhivkoviqi dhe nga procembajtėsja Liljana Mirjaēiqi. Nė gjykim merrnin pjesė edhe dy pėrkthyes serbė nga Gjakova dhe njė shqiptar nga Leskovci, i cili nuk e njihte gjuhėn shqipe. Mbrojtės tė angazhuar nga FDH i Natasha Kandiqit ishin edhe avokatėt shqiptarė: Teki Bokshi nga Gjakova dhe Mustafė Radoniqi e Ibish Hoti nga Peja.
 Ky proces i montuar gjyqsor dhe i motivuar politikisht zgjati deri mė 19 maj 2000, gjithsej 26 ditė. Rrjedha e kėtij procesi gjyqėsor ishte njė tragjikomedi, qė rrallė mund t’i gjendet ndonjė mostėr nė praktikėn gjyqėsore botėrore. U gjykuan njerėz tė pafajshėm, tė sėmurė rėndė, tė mitur. Tė vetmet ”prova” qė u nxorėn nė kėtė farsė gjyqėsore ishte kuazi dėshmia e njėfarė ”eksperti” tė dorėzės sė parafinės dhe kuazi dėshmitė e policėve dhe paramilitarėve, qė kishin kryer krime makabre nė Gjakovė dhe fshatrat e saj. Pėr tė qenė ironia edhe mė e madhe kėta policė e paramilitarė nuk kanė qenė nė gjendje t’i identifikonin tė burgosurit shqiptarė, tė cilėt i akuzonin. Nė kėtė proces gjyqėsor nuk u gjykuan dy nga shumė tė sėmurėt e Grupit tė Gjakovės dhe njėri nga tė miturit, i cili ishte lėshuar nga burgu i Mitrovicės sė Sremit mė 18 tetor 1999. Ky i burgosur i mitur ishte Gent Jakup Nushi.
 U gjykuan dhe u dėnuan nė kėtė proces gjyqėsor 143 pjesėtarė tė Grupit tė Gjakovės. Dėnimet ishin drakonike. Me nga 13 vjet burg u dėnuan 49 veta, me nga 12 vjet burg u dėnuan 51 veta, me nga 10 vjet burg u dėnuan 20 veta, me nga 9 vjet burg u dėnuan 11 veta dhe me nga 7 vjet burg u dėnuan 10 veta.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB

Mesazh  Sponsored content Today at 5:40 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi