RA DUKE IKENDUAR NUSES SĖ LIRISĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

RA DUKE IKENDUAR NUSES SĖ LIRISĖ

Mesazh  shaban cakolli prej Wed Apr 22, 2009 12:58 pm

Dienstag, 21. April 2009





RA DUKE I KĖNDUAR NUSES SĖ LIRISĖ



Pikėrisht, nė 10 – vjetorin e rėnies sė dėshmorit tė kombit, majorit Muharem Ibrahimi, i njohur me nofkėn luftarake “Major Bajrami”, mė 21 Prill 2009, nė sallėn e Teatrit tė Qytetit tė Gjilanit, u mbajt njė Akademi Pėrkujtimore, kushtuar jetės dhe veprės sė kėtij dėshmori.

Nė kėtė Akademi Pėrkujtimore, pos familjarėve tė dėshmorit Muharrem Ibrahimi, ishin tė pranishėm shumė pėrfaqėsues tė familjeve tjera tė dėshmorėve tė Luftės sė UĒK-sė, shumė bashkėluftėtarė tė gjallė tė dėshmorit, shoqatat e dala nga Lufta e UĒK-sė, ish komandantėt e Zonės Operative tė Karadakut, zyrtarėt mė tė lartė komunal, pėrfaqėsuesit e Policisė sė Kosovės dhe shumė mysafirė gjithandej Kosovės.

Programi pėrkujtimor i kėsaj Akademie, filloi me intonimin e Himnit tė Flamurit Kombėtar, pas tė cilit me njė minutė heshtje iu bė nderimi meritor tė gjithė dėshmorėve tė kombit , tė rėnė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

Disa shpalime biografike rreth jetės dhe veprės sė dėshmorit tė kombit, Major Muharrem Ibrahimi, i bėri moderatorja e kėsaj Akademie, zonjusha Kaqusha Kamberi.

Me njė Fjalė rasti, nė pėrkujtim tė dėshmorit, tė pranishmit i pėrshėndeti Kryetari i Komunės sė Gjilanit, z. Qemajl Mustafa, ndėrsa me disa fjalime pėrkujtuese , pas tij , u ngjitėn nė foltore: Ahmet Asufi – “Rexha”, ish Komandant i Zonės Operative tė Karadakut, Shemsi Syla – “Shaqa”, ish Zv.Komandant i ZOK-ut dhe Ahmet Daku, Kryetar i OVL tė UĒK-sė, nė Gjilan.

Nė pjesėn artistike tė kėsaj Akademie Pėrkujtimore, mbesa e dėshmorit – Arta Ibrahimi, deklamoi poezinė pėrkushtimore me titull:”Axhit tim”, pas tė cilės u kėndua njė kėngė kushtuar kėtij dėshmori, nga kantautori Demir Krasniqi dhe nė pjesėn pėrmbyllėse tė programit, u shfaq njė film dokumentar kushtuar aktiviteteve luftarake tė kėtij dėshmori.

Pas pėrfundimit tė Akademisė Pėrkujtimore, familjarėt e dėshmorit, vunė kurora lulesh tė freskėta nė Varrezat e Dėshmorėve nė Gjilan dhe tek Lapidari i Dėshmorėve nė lagjen e Bullajve tė Marecit.



Pak biografi pėr dėshmorin e kombit, Major Muharrme Ibrahimin



Muharrem Ibrahimi, u lind nė Gjilan, nė njė familje 9 anėtarėshe qytetare , prej nėnės Xhemile dhe babait Raifit, familje kjo qė ka prejardhjen prej fshatit Ivajė tė Rrethit tė Leskocit, e cila ishte shpėrngulur me dhunė qysh nė vitin 1878.

Shkollimin fillor dhe tė mesėm i kreu nė vendlindje – Gjilan.

Qysh si fėmijė , ėndėrronte qė tė bėhej ushtarak. Babai i tij Raifi, duke e parė dėshirėn e tij tė madhe dhe i vetėdijshėm se edhe shqiptarėve iu nevojiten ushtarakėt , e dėrgoi nė Akademinė Ushtarake, dega e Kėmbėsorisė , tė cilėn me sukses e kreu nė Beograd dhe nė Sarajevė.

Atė botė , ishte nder qė njė shqiptar tė bėhej oficer i Armatės, sepse ishin shumė tė rrallė tė rinjtė qė pėrcaktoheshin pėr studimin e artit ushtarak.

Karrierėn e tij prej ushtaraku e filloi nė Maribor tė Sllovenisė. Ishte shumė i dėshiruar dhe i respektuar nga ushtarėt shqiptarė qė e kryenin shėrbimin ushtarak atje.

Muharremi, vazhdimisht i kėshillonte qė tė mos bien nėn provokime dhe iu ndihmont, Ishte shumė i adhuruar edhe prej qytetarėve shqiptarė qė punonin dhe jetonin atje, pėr ēka ishte vazhdimisht edhe nėn pėrcjellje tė Sigurimit Ushtarak.

Me fillimin e shpartallimit tė ish – Jugosllavisė dhe fillimin e luftės nė Slloveni, Muharrem Ibrahimi dėrgohet nė Murska Sobota dhe Shėntil, ku i kurdiset njė pritė, nė tė cilėn plagoset mė datėn 28 Qershor 1991. Sllovenėt i afrojnė dezertim , por pėr shkak tė sigurisė sė ushtarėve tė tjerė shqiptarė, nuk pranoi qė tė dezertoi .

Pas shėrimit , mė 1992 vazhdon nė Trebinje e mandej transferohet me shėrbim nė Mitrovicėn e Kosovės.

Muharremi, i pa kėnaqur me padrejtėsitė ndaj shqiptarėve , vendosė qė ta braktisė Armatėn , por me insistimin e aktivistėve lokal tė atėhershėm : Halit Zymberit dhe Nazmi Musės , vazhdon punėn me shumė vėshtirėsi. Nė Mitrovicė, ishte i pėrcjellė dhe i provokuar nga kolegėt dhe ushtarėt.

Mė 1997, transferohet nė Ferizaj, ku e merr gradėn ushtarake “Major”.

Me fillimin e luftės nė Drenicė, ai shprehė gatishmėrinė qė tė kyēet nė luftė , por udhėzohet qė pėr shkak tė nevojave tė atėhershme , tė qėndrojė deri sa ėshtė e mundur . Pėrmes shokėve shumė tė besueshėm : Halit Zymberit e Hasan Agushit, Zonės Operative tė Nerodimjes i jepte informatat pėr kazermėn e Ferizajt , pozitat, planet, potencialin ushtarak, armatimin etj.

Detyra e tij ishte qė tė alarmonte nė rast nevoje pėrmes njė lidhje shumė sekrete , tė cilėt ishin tė gatshėm edhe ta evakuonin nė njė vend tė caktuar.

Mė 3 Qershor, i jepet urdhri qė tė shkojė nė luftė kundėr shqiptarėve!

Muharremi, kėtė e refuzon kategorikisht , me arsyetimin se duhej ta shėronte djalin e sėmurė !

Me mbarimin e shėrimit tė djalit tė vogėl, gruan dhe dy fėmijėt e tij i dėrgon nė Turqi . Gruan e porositi qė tė kujdeset pėr fėmijėt, me qė edhe ajo e dinte pėr qėllimet e tija !

Mė 25 Mars 1999, njoftohet se ka ardhur koha qė tė shkojė nė luftė, nė radhė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Nė radhėt e UĒK-sė, pėrmes Elhami Bajramit, kyēet bashkė me shokėt: Afrim Myrtaj, Rexhep Jahiun, Bekim Murtezin, Sami Ahmetin dhe tė tjerė.

Si ushtarak profesionist , punon nė stėrvitjen e ushtarėve tė rinj dhe ngritjen e moralit tė ushtarėve, ku u emėrua Shef i Shtabit tė Zonės

.Ofensiva e 15 Prillit, tė vitit 1999, nė Malėsinė e Zhegocit, i detyron qė tė tėrhiqen nė fshatin Marec , ku edhe aty ballafaqohen me njė sulm tjetėr masiv tė makinerisė ushtarako – policore serbe .

Nė vijėn e parė tė frontit , qėllohet nga njė granatė , ku merr lėndime nė kėmbė dhe nė shpatull . Plagėt ishin tė mėdha dhe gjakderdhja e paevitueshme nė mungesė tė mjekimit adekuat .

Bashkėluftėtari i tij, Nehat Ibrahimi rrėfen pėr trimėrinė e Muharremit , kur edhe pse i plagosur rėnd, iu jepte kurajė bashkėluftėtarėve, duke iu thėnė:”Mos e lėshoni vijėn e frontit! S’ka ēka tė na bėjė shkau!”... dhe kėndonte:



“Ani , mori Nuse –

Nusja e Lirisė,

Me kurorė fituese

N’ troje t’ Dardanisė!”...



Shokėt, ia japin ndihmėn e parė dhe largohen. Tė plagosur rėnd e gjen Basri Canolli – “Shpendi” (gjithashtu dėshmor i kombit) i cili e merr dhe e strehon tek familja e tij.

Pas dy ditėve tė plagėve, mė 21 Prill 1999, nė odėn e Halil Canollit, nė fshatin Marec, ndėrron jetė dhe varroset nė afėrsi tė varrezave tė vjetra tė kėsaj familjeje . Prej atje , mė 19 Shtator 1999, eshtrat e tij barten dhe rivarrosėn nė Varrezat e Dėshmorėve nė Gjilan.

I lehtė i qoftė dheu i Kosovės !



Tretmani i familjes sė dėshmorit



Pas rėnies sė dėshmorit Muharrem Ibrahimi – Majori , nė altarin e lirisė, bashkėshortja e tij Mebusane Ibrahimi, sėmuret rėnd dhe pas gjashtė muajve tė qėndrimit nė spital, edhe ajo vdes .

Dy fėmijėt e tyre: Florenti dhe Ariani , ngelėn pa tė dy prindėrit, nėn mėshirėn e Zotit dhe pėrkujdesjen e xhaxhallarėve tė tyre.

Tani , djali i madh – Florenti, ėshtė i punėsuar nė Bankėn e Mikrobiznesit “Finca” , kurse djali i dytė – Ariani, tani jeton nė Zvicėr.

Pėrkujdesja institucionale , ndaj familjes sė dėshmorit , e nė veēanti ndaj fėmijėve bonjakė , asnjėherė nuk ka qenė nė nivelin e duhur dhe tė merituar . Pėrjashtim bėnė vetėm Shoqata “Miqtė e TMK-sė”, e cila nė formė burse e ka ndihmuar nė studime Florentin, me nga 50 Euro nė muaj, gjithashtu ka gėzuar pėrkrahjen dhe ndihmat individuale nga njerėz dashamirės dhe pėrkrahės tė ēlirimtarėve.

Familja e dėshmorit Muharrem Ibrahimi , nuk ėshtė e kėnaqur me pėrkujdesjen e institucioneve tona . As njėherė deri mė sot, pėr emrin dhe veprėn e kėtij dėshmori nuk ėshtė organizuar ndonjė manifestim pėrkujtimor nė formė institucionale ! Kjo vėrtetė ėshtė mė se brengosėse !

Pėr ta nderuar veprėn dhe emrin e Muharrem Ibrahimit , deri mė tash, ėshtė emėrtuar vetėm njė rrugė nė Lagjėn “Dardania I” tė Gjilanit. Megjithatė, kjo nuk mjafton, nga se deri mė tash, askujt nuk i shkoi ndėr mend , qė t’ ia ngritė sė pakut njė bust, apo lapidar pėrkujtimor?!

Guximi, sakrifica, heroizmi dhe vetėflijimi i Muharremit, pėr ēėshtjen madhore kombėtare, deri mė sot nuk u morėn nė konsideratė serioze dhe Muharremi dalė ngadalė po harrohet dhe po anashkalohet !?

Sivjet, nė 10 – vjetorin e rėnies , familjarėt e kėtij dėshmori, nuk mendojnė se do tė ndėrmerret asgjė serioze nė baza institucionale, pėr nderimin dhe pėrkujtimin e kėtij heroi tė kombit!

Pėr dėshmorin e kombit Major Muharrem Ibrahimin, ashtu si edhe pėr tė gjithė dėshmorėt tjerė, u thurėn dhe u kėnduan me afshin e shpirtit , shumė kėngė tė bukura popullore.

Ja se si e pėrkujton pėrmes vargjeve dhe tingujve tė kėngės, kėtė dėshmorė, autori i kėtij shkrimi dhe kantautori Demir Krasniqi:





KĖNGĖ PĖR DĖSHMORIN MUHARREM IBRAHIMI



Kėndim:



Te varri i dėshmorit ,

Se ē’ mė zgjoi kujtimi –

T’ i kėndoj Majorit

Muharrem Ibrahimi !



Kur doli prej oborrit –

Nėnėn pėrqafoi ...

Muharrem majori –

Krushk lirie shkoi .



Recitim:



-Mos u mėrzit , nėnė,

A kaq shpejt harrove?

Gji kur mė ke dhėnė –

A e di si m’ urove?...



Ninullėn e parė ,

Ti, kur ma kėndove:

“M’ u bėfsh luftėtarė ,

M’ u bėfsh trim Kosove !...”



Kėndim:



Para se tė niset

Se ē’ foli ai burrė:

“Do tė shkoj ku vdiset –

Pėr t’ mos vdekur kurrė”!



Po mė thėrret Atdheu,

Malet me dasmorė,

Pėr t’ ia sjellė njė nuse

Me lule kurorė !...



Recitim:



-Nusja jonė ka pritur

100 vjet robėri,

Ka emėr tė bukur ,

E thėrrasim :LIRI !







Kėtė NUSE TĖ SHENJTĖ

Pėr t’ a sjellė n’ konak ;

Ka njė ēmim tė shtrenjtė -

Duhet derdhur gjak!...



Kėndim:



Krenohej Mareci,

Zllashi e Mramori...

Gjithandej ku eci

Muharrem Majori !...



Mbi gjoks tė tribunit –

Njė granatė nga mali...

Deri n’ frymė tė fundit,

Kėngėn kurrė s’ e ndali!...



Recitim:



Emri i luftėtarit

Do t’ jetojė pėrherė –

N’ mes tė lapidarit ,

N’ bronz e nė mermer...



N’ sheshe, nė qytete ,

N’ fusha , n’ male t’ larta –

Ai, jeton i freskėt

Me shkronja tė arta !



Kėndim:



Shokėt duke i trimėruar

Me plagėt e kuqe,

Ra duke kėnduar:

“ANI , MORI NUSE”...



“ANI , MORI NUSE –

NUSJA E LIRISĖ ,

ME KURORĖ FITUESE

N’ TROJE T’ DARDANISĖ”!...











Recitim:



Veprat do t’ kujtohen

N’ tela t’ ēiftelisė;

Aty, ku kėndohen

Kėngė tė burrėrisė !



Ta shohim portretin

N’ faqe t’ historisė;

Kujtimet nuk tresin

Pėr trima tė LAVDISĖ!...



Kėndim:



N’ rreshtin e dasmorėve

Ty, tė shoh, or trim,

N’ Alenė e dėshmorėve

Ku prehesh n’ amshim !



Pra, Ti nuk ke vdekur,

O, trimi i rrallė!

Ishe i paepur –

Je legjendė e gjallė!



Kėnga bėhet edhe mė e fuqishme dhe mė emocionuese, sidomos nė rastet kur ajo shpėrthen mu si vullkani, nga shpirti, fryma dhe goja e vėllait tė dėshmorit.

Tė shikojmė nė vazhdim se si e pėrjetoi rėnien e vėllait – dėshmorė, kantautori Naser Ibrahimi, me rastin e vizitės sė tij tė parė nė vendin ku ra Muharrem Ibrahimi, nė lagjen Gėrbeshi tė fshatit Marec:



TRIMI



Njė ditė shkova nė Marec,

Nė atė mal tė madh,

Me e pa vendin ku luftuan trimat,

Vėllai im ku ra ?!



Pyeta malin, pyeta lisat –

A e keni pa?

Mu afrua njė Shpend Mareci –

Mallėngjyeshėm mė tha:



“E kam njohtė njė Major trimin –

Muharrem Ibrahimin,

Ish fisnik zemėrluan ,

I thoshin “Bajram”!



I madh ėshtė Mareci,

I madh je edhe Ti,

Gjaku Yt, u bėftė dritė,

Dritė pėr liri !



E kalova tėrė Marecin,

Gjithė atje mė thanė :

“Shumė trima kėtu kanė ra ,

Por gjithmonė do t’ jenė gjallė!”



Pyeta malin, pyeta lisat –

A e kanė pa vėllain tim?

Mu bė sikur mali foli

E m’ tha me krenari:



“E kem njohtė njė Major trimin -

Muharrem Ibrahimin,

Ish fisnik zemėrluan,

Lum Kosova qė e ka !



I madh ėshtė Mareci,

Tė mėdhenj t’ gjithė Ju jeni,

Gjaku i Juaj u bėftė dritė,

Dritė pėr liri!





Gjilan, mė 21 Prill 2009. Demir Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi