MASAKRA NĖ ISEUKĖ TĖ CARAVAJKĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MASAKRA NĖ ISEUKĖ TĖ CARAVAJKĖS

Mesazh  shaban cakolli prej Sun May 03, 2009 8:15 pm

MASAKRA NĖ ISEUKĖ TĖ CARAVAJKĖS

MĖ 29 NĖNTOR 1944

Mbi Preshevė, nė Caravajkė ,

N’ atė Malėsi nė Karadak ,

Nji ushtri ashtė ēue nė hajkė ,

Pėr me i la shqiptarėt nė gjak !

Nji ushtri me dhambė tė ujqėve ,

Shkojnė nė Lagjen e Iseukėve ,

Kėta gjakpirės me gjakftohtėsi –

Bajnė masakėr n’ shqiptari !...

Nji Brigadė ashtė pėrqendrue –

Maqedonė, serbė janė bashkue,

Kinse , n’ emėn tė Ushtrisė,

T’ komanduem prej Serbisė !

Vijnė ēetnikė nga mbarė Serbia ,

Mali i Zi, Maqedonia ,

Kumanova dhe prej Shkupit –

Nė atė Lagje tė Iseukit !

N’ Caravajkė, krejt paskan shkue ,

N’ Karadak , janė pėrqendrue .

Nė cilėsi tė Komandantit –

Ishte Luba , prej Bushtranit !

Gjamė tė mėdha mori Malėsia -

Ju kanė hy nėpėr shtėpia ,

Tė gjithė meshkujt i kanė marrė ,

Arrestojnė njiqind shqiptarė !...

Nė Zekbash e n’ Lagje t’ Ahmetit ,

T’ Iseukės e tė Stanecit ,

N’ Kurbali e Lezbali ,

N’ krejt katundet n’ atė Malėsi...

Nga Shurdhani e nga Zhegra ,

Janė vėrsul kėto bisha t’ egra !

N’ Muēibabė e nė Sefer –

Do t’ bajnė krime , do t’ bajnė tmerr !...




Sikur delet para ujkut –

Po i ēojnė n’ Lagje t’ Iseukut !

N’ shpi t’ Bajramit e t’ Zelfisė –

Qė pėr burgje i kanė kurdisė !...

N’ shpi t’ Memishit, ishte Komanda ,

Qė i drejtonin ato banda !

N’ kėto shtėpi kanė hy me dhunė ,

Kurrfarė force s’ bante punė !

Komandantėt nga Serbia –

I prunė magjupėt me ēallgia ,

Truba, surlja e tupane...

Me i argėtue n’ atė KASAPHANE !

Me u ba dajre xhelatxhijėve –

Para grave, para fėmijėve ,

Kur t’ fillojnė vrasjet , torturat ,

T’ bien tupanėt , t’ bien surljat !

Mbi shqiptarėt e burgosun –

Kėto tortura s’ kanė tė sosun !

Bajnė tortura dymbėdhjetė ditė ,

S’ pushojnė rrahjet , as ēallgitė !...

S’ pushojnė krimet e mizorit ,

Njizet e nandė – dita e Nandorit ,

Nė vitin Dyzet e katėr ,

N’ Iseukė, do t’ bajnė MASAKĖR !

Nė Livadhin e Zelfisė –

Hapen varrin e shqiptarisė ,

Pėr kėta burra tė kėsaj ane ,

Do ta bajnė nji KASAPHANE !

N’ shpi t’ Zelfisė, n’ atė zindanhane ,

Ishte ba si kasaphane –

Rrahje, vrasje n’ mjedis territ ,

Burg i vdekjes , burg i tmerrit !...

Mustafė Iseukėn , n’ tokė e kanė shtrue -

Tė gjithė dhambėt ia thyen me dru ,

Dalėngadalė me muzikė –

Mos me u ndie tue bėrtitė !...


Porsa dielli u ngrit mbi bjeshkė ,

N’ Iseukė, n’ atė burg tė shkretė ,

Nji njisit ushtarė ia mbėrrini –

Ish Njisit i PUSHKATIMIT !

T’ gjithė t’ burgosunit , jashtė i kanė nxjerrė –

Te “Livadhi” me e ba nji tmerr !

Drejt po i ēojnė n’ atė gropė masive –

Para nanave, grave, fėmijėve !...

Fort magjupėt ishin azdisė –

Me muzika tue ēalldisė !

T’ gjithė me za, t’ shterun prej shtrige ,

Seē po kėndonin kangė ēetnike !...

Gra e fėmijė, n’ za tue vajtue –

Gurė e dru i kanė trishtue !

Vajtojnė nanat , pėr djem tė vet ,

Vajtojnė fėmijėt, pėr prind tė vet !...

Vajtojnė motrat, pėr vėllazni ,

Vajtojnė gratė, pa burra n’ shpi !...

Kur i panė, t’ rrahun aq shumė –

Lotėt e tyne – u banė si lum !...

Drejt te gropa i kanė ēue -

Dhe masakrat kanė fillue !

Oficeri , ka komandue –

Ja kanė nisė me i pushkatue !

N’ VARR MASIV, n’ atė Livadh t’ shkretė –

I pushkatojnė nandėdhjetė e tetė !

Prej njiqindėve , shpėtuen dy vetė –

Kanė marrė ikėn , malit pėrpjetė !...

Binin njerėzit , pa ba za ,

Shumė prej tyne, t’ gjallė kanė ra !

Disa t’ vramė, disa t’ plaguem –

Nja mbi tjetrin , n’ GROPĖ janė gjue !...

Arif Staneci, ai fatkeq –

Kish Xhavitin, 16 – vjeē ,

Pėr duer t’ babės e kishin lidhė ,

Po donė bashkė , nė GROPĖ me i hidhė !


Afėr GROPĖS, kur janė afrue –

Plumbat , djalin ia kanė qėllue !

Ju ka kėputė laku prej djalit –

Ikė Arifi, pėrpjetė livadhit !

Kriminelėt, ishin habitė –

Hiq, Arifin s’e kanė goditė !

Asnji plumb nuk e qėlloi ,

Dhe Arifi, i gjallė shpėtoi !...

Kėqyr xhelatėt, ēka kanė veprue –

Rexhep Memishin e kanė pushkatue !

E vranė Rexhepin, me katėr djem ,

Grueja e tij, sa keq po i nemė !...

Atėherė, grues , ju kanė ngėrmue

Dhe me dhunė e kanė urdhėnue –

Ujė tė valė, me shkue me prue ,

Djemtė , pėr s’ vdekuni me i pėrvėlue !

Me i pėrvėlue me ujė tė nxehtė ,

Bashkė me burrin e me kunetė !...

Kėshtu, gratė, i shtinė tė tana –

Me bartė ujė t’ valė me kazana !

Nė Stanec, ushtria e sllavit –

Kanė hy n’ shpi t’ Kadri Asllanit,

Tė gjithė meshkujt ēka i ka gjet,

I pushkatoi 19 vetė !

Kėshtu ēetnikėt e Serbisė ,

Banė masakėr n’ burra t’ Malėsisė.

N’ Iseukė, n’ Malėsi t’ Preshevės –

Kėso masakrash , nuk banė ēfarė feje !...

Demir KRASNIQI

“KĖNGĖ KRISMASH LIRIE – 2”

Gjilan, 2003/ faqe 180- 185/

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi