MASAKRA NĖ GOSPONICĖ TĖ PRESHEVĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MASAKRA NĖ GOSPONICĖ TĖ PRESHEVĖS

Mesazh  shaban cakolli prej Mon May 04, 2009 9:14 pm

MASAKRA NĖ GOSPONICĖ TĖ PRESHEVĖS

( Mė 30 Nėntor 1944)

N’ fund t’ Nėntorit, Dyzet e katėr ,

Do t’ shėnohet nji masakėr .

Nga ushtria serbo barbare –

Nėpėr fshatra , n’ tokat shqiptare .

Bajnė masakra nė kėto treva –

N’ Bujanoc e kah Presheva .

Kumanovėn s’ e kanė harrue –

Nga shqiptarėt me e spastrue !...

Kasaphanėn e parė masive ,

Pėr shfarosjen kolektive ,

Si mbas planeve tė Serbisė –

Do ta bajnė nė Gosponicė !

Muej Nandor, Dyzet e katėr ,

Ish caktua veē pėr masakėr !

Ashtu shkijet kanė paraparė –

Vjeshtė t’ pėrgjakshme pėr shqiptarė !

N’ atė mėngjes, t’ Tridhjetė Nandorit ,

Vjen Brigada e okupatorit ,

Bashkė me serbė e maqedonė –

Xhelatxhi, si e kanė zakon !...

Drejt Preshevės, ishin nisė ,

Me dalė n’ fshatra tė Malėsisė,

Si mbas planit qė e kanė kurdisė –

T’ bajnė masakėr n’ Gosponicė !

Katėr pleq , katėr shqiptarė ,

Iu dalin para me “Flamura t’ bardhė”!

Janė t’ pa ngopun prej urisė –

Kėrkojnė gjak tė shqiptarisė !

Pleqtė , pėrpara i kanė nisė ,

Paskan hy nė Gosponicė .

Sy pėrgjakun pėr pėrndjekje –

Mbi shqiptarė tė mbjellin vdekje !




Sjellje t’ egra shtazarake –

Ju hynė n’ shpija e nė konaqe ,

Tue plaēkitė e tue bastisė ,

Gra e fėmijė i kanė shashtrisė !...

Ēdo gja t’ vlefshme tue e plaēkitė ,

Marrin arin edhe stolitė ,

Marrin rrobat e nusnive ,

Dhe ēeizet e vajznive...

Tue thye dyer , tue thye dritare ,

Tue marrė ari , tue marrė pare...

Ēka kanė gjetė prej orendive –

Krejt jav thejshin para syve...

Nuse e ēika i kanė trishtue ,

Tue bėrtitė e ty u kėrcėnue :

“Gjithė ēka jini shiptarkinja –

Nė Serbi , do t’ ju ēojmė robinja !”...

Nji ēetnik, i biri i thiut –

Kish hy n’ sobė t’ Ibrahim Nuhiut ,

Ja ka nisė e po bastisė ,

Don me i marrė pajėn nusnisė !

Kėsaj Hanifes, ju ka afrue –

Po don nusen , me e ēnjerėzue!

Por Hanifja, ish bijė e vendit ,

Bash si Nora e Kelmendit !

“Largou, Qen – i biri i shkinės ,

Nuk jam shkinė e Kurshumlijes !”...

Me sakicė, sa rreptė po i mėshon –

Krejt nė gjak po e ckurron !

Kjo Hanifja, si shqiponjė mali ,

Ruejti nderin dhe moralin .

Heroikisht e mbrojti vetėn –

Pėr shpėtim , e zgjodhi VDEKJEN !

Shkau i dehun , e drodhi pushkėn –

N’ sobė tė vetė, e vrau nusen !

Pėr dysheme e plandosi –

Nė rini, jetėn ia sosi!...


Mbasi mallin ua kanė vjedhė –

Tė gjithė meshkujt i kanė mbledhė .

Gra e fėmijė i kanė tubue –

Para syve ua kanė pushkatue !

Pleq e t’ rinj krejt ēka janė kanė –

I kanė vra njizet e nandė !

Sa t’ kenė toka gurė e lisa –

S’ do t’ harrohet GOSPONICA !

Demir KRASNIQI

“KĖNGĖ KRISMASH LIRIE-2”

Gjilan, 2003/faqe 186- 189/

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi