TASH PO VĖJ PIKĖPYETJE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

TASH PO VĖJ PIKĖPYETJE

Mesazh  Orfe prej Wed May 06, 2009 2:31 pm

Nezir Myrta / TASH PO VĖJ PIKĖPYETJE




Albin Kurti ėshtė i mirė, vetsakrifikohet pėr vetėvendosje politike, ende pa u angazhuar politikisht, por vetėm pėrmes njė levizjeje LV, pėrderisa mundohet pėr popullin, ēlirimin nga zgjedha e robėrisė dhe ēlirimin nga shtypja e padrejtėsitė, mund tė thot dikush: po ēfarė padrejtėsie ka tash kosova, u ēlirua, u bė shtet - po ai vepron ashtu sikurse nuk u bė shtet i pavarur. Pėr ēfarė tjetėr: pakėnaqėsia qė populli nuk mundet pėr ta realizuar tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit, qė tė ketė njė pavarėsi tė vėrtetė absolute. Po ku ka pavarėsi absolute njė popull posa u ēlirua, nėn protektorat ndėrkombėtar, kur krejt pak popuj sot kanė pavarėsi absolute, vetėm kush ėshtė mik e gjak i njė fuqie politike bėtėrore, apo vetėm njė popull i madh - e kur merret Kosova 2 milion banorė, e me dy-tri Kosova tjera ende nėn pushtim absolut - ēfarė pavarėsie absolute mund tė ketė. Dihet nga Levizja pėrmes vetėvendosjes. Po atė vetėvendosje, kush e bėn. E bėn njė popull i fuqishėm. A e pranojnė fuqitė atė vetėvendosje. Jo! Sepse nuk i besojnė, sepse vetėvendosje ėshtė: 1. tė bėhesh shtet absolut i pavarur, pa protektorat ndėrkombėtar, se nuk po vepron drejtė, 2. mund tė vetėvendosesh t'i bashkosh krejt tokat shqiptare nėn sllavėt, 3. mund tė vetėvendosesh pėr ribashkim me shtetin amė. Tash nė bazė tė cilit plan vetėvendoset? Dihet platforma e vetėvendosjes.

Asnjė popull nuk ėshtė i knaqur me qeverinė e tij aktuale, asnjė! Thot dikush, po Shqipėria sa kohė pas shpalljes sė pavarėsiė mbeti peng politik edhe gjatė atij pengimi politik, iu shkėputen dhunshem edhe disa pjesė, qė kishte pėrpara. Mbeti se koha ishte e atillė, Luftėrat Ballkanike, e luftėpaslufte, me qeveri tė pėrkohėshme, qeveri tė Revolicionit tė Qershorit 1924, qeveri legaliste zogiste, e deri pas LDB...

Lėvizja Vetėvendosje, ėshtė faktori i tretė i forcave... ēfare, politike jo, me pozitė as opozitė politike, por pas pozitės e opozitės. Pyetja madhore: pse nuk integrohet nė politikė. Sepse nuk i pėrshtatet, as asaj as faktorėve tjerė politik shqiptar, as atyre ndėrkombėtarė. E ēfarė po bėjmė? Kėrkojmė vetėvendosje!

A bėhet ajo Vetėvendosje ndonjėherė. Kur fuqia kombėtare vetėvendosė, pėr ribashkim, e ēlirim tė tė gjitha trojeve tona. Po Kosova a vetėvendosė ndonjėherė. Ēka tė vetėvendosi: 1,2,a 3. Njėherė as 1 as 2 as 3, deri pas skadimit tė afatit protektorativ. Sa zgjatė. Zoti e di... A mund tė merr Albin kurti pasaportė politike nga superfuqitė botėrore SHBA, qė tė jetė njė lider politik, qė LV tė shėndrrohet nė njė parti politike tė vėrtetė? Kjo ėshtė pikėpyetja. As I.Rugova as H.Thaēi, pa njė vizė, pasaportė tė tillė politike, nuk do kishin arrijtė kurrė, nė udhėheqje presidenciale as qeveritare nė Kosovė! Kjo gjė duhet tė dihet kjartė, vetėm rropatet, topitet, vet ndjenja e Lėvizjes Vetėvendosje! Ka disa rrathė koncentrik politik, tė kalohen, deri tek qėllimi i caktuar! Mė 1998 kishim vetėm njė rreth koncentrik: shpėrthimi mbi shtetterrorin serv, pėrmes luftės sė armatosur.

Albin Kurti u burgos nė Nish, u lirua nga burgu, u arrestua disaherė nga UNMIK-u, disaherė, e derisot edhe nė kufirin maqedon. Pse. Sepse nuk iu shkon pėrshtati politikisht atyre shkuarja e tij nė Shkup dhe duan investigim politik (nė emėr tė atij kalimtar), tė dinė ēdogjė lidhur me veprimtarinė e tij me shqiptarėt atje...Atyre iu intereson mosdestabilizimi i shtetit maqedon, e neve na intereson lidhja me vllazėrit tanė atje... Andej bėhet zhurmė se nuk ėshtė diēka nė rregull, kėndej bėhet zhurmė se pse arrestohet njė lider i njė Levizjeje...dhe vie fitimi nė pikė politike. po kur do angazhohet Albini nė politikė. Zoti e di...

Njė gjė unė dyshoj: secili arrestim ka prapavijen e tij. Duket sikur tė gjithė njerėzit pas arrestimeve e burgime, ndryshojnė edhe pas hypjes nė fuqi - ndryshojnė, nuk mbeten poata qė ishin pėrpara, nuk munden t'i plotėsojnė kėrkesat e popullit e premtimet e tyre. Pse? Tash po vėj pikėpyetjen. Duket sikur diēka po ngjet me ta, po ndodh diē e papritur, qė nuk e besoj se nuk ndėrmarrin methoda ndėr ma tė ndryshmet akute, politike e tjera, pėrmes methodave 'bindėse' strategjike e psikologjike, apo pėrmes paritjes psiko-fizike medicinale, qė ta ndryshojnė mendimin e tė arrestuarit lider a person politik disi nė nivel. Diēka po ndodh, e ēfarė - mbetet pėr hulumtim. Sikur nuk janė mė ata persona e personalitete, qė ishin vetiu pėrpara. Duket se kanė ndryshuar, nė atdhe e tretdhe, sepse forcat armike veprojnė gjithkah e gjithkund ku iu pin ujė edhe pėr ne shqiptarėt, nuk ėshtė aq fiktive e prefekte asnjė methodė e tillė, kur na vetiu iu ndihmojmė armiqve tė ēdo lloji e ngjyre politike, duke injoruar intelektualin tonė, duke e pėrbuzur, duke e xhelozuar, duke e edhe sulmuar e shkatrruar me methodat, deri tek ato ma primitive, e ma tė ulėtat, e ma tė paparashikuarat - qė as aemiku, as vet dreqi (nėse ekziston), nuk din ashtu aq keq e fortė! Pse? Sepse jemi e zeza e vetes dhe e mira e botės dembabadem: qep botėn, e vet rri shkyer, zhele e tė copėtuar (si terziu, rrobaqepėsi). Derisa ta keshė iri personin e gjakut e gjuhės sate, shqiptarin e njė krahine tjetėr tė atdheut tėnd, shqiptarin e njė ane tė horizontit tė atdheut tėnd - ti kurrė mos mendo nė progres as dritė lirie! U morem vesh!

Albin Kurti vetsakrifikohet pėr vetėvendosje politike, pėrmes Lėvizjes Vetėvendosje, me pretendim nė tė Drejten Ndėrkombėtare pėr Vetėvendosjen e Popujve! Vetsakrifikohet pėr vetėvendosje politike, pa u angazhuar nė politikė! Sepse ende nuk janė kushtet e tij e tė Lėvizjes pėr njė angazhim politik, si forcė e dytė a e tretė politike... Tash diēka duhet tė bėjė Albini, diēka tė ndėrmerr politikisht, apo tė mbetet ende nėn formėn juridike tė vetėvendosjes sė popujve, apo vetėm tė mbetet si njė Lėvizje popullore, ashtu sikur LPK dikur, por nė formė tjetėr kohore e politike, brėnda atdheut, si formė e lirė e kėrkeses pėr njė vetėvendosje... Drita e tunelit ėshtė larg ende...! Qėllimi: vijimi kėshtu si ėshtė dhe eventualisht tjetėrsimi i formes sė lėvizjes, nė njė ma tė fortė shumėpėrfshirėse apo gjithpėrfshirėse kombėtare...

Pikėpyetja: pse sot Albin Kurti nuk angazhohet nė politikė dhe tė pregatitet pėr zgjedhjet e ardhme 2011? Nėse vėrtet ka diē gjenerator forcash reale, patjetėr duhet renditur si forcė politike, nė tė kundėrten - amulli e stėrkeqje e forcave tė rinisė shqiptare studentore dhe popullore, sepse tė gjithė popullit ia mka andja tė ketė vetėvendosje, bile vonė ėshtė shumė edhe vetiu rrin anash, e ma shum bėhet sehir nga shpati e bregu, se sa kyēje reale brėnda forcės lėvizėse vetėvendosėse - sepse don ta realizojė pa sakrifica, pa vėshtirėsi, me mjete diplomatike e politike, pėrmes integrimit europian, pėrmes tė gatshmes! E tė gatshme nuk ka!
Disi duhet tė lidhet njeriu. Duhet lidhur pėr njė hu, apo pėr njė qėllim! Kujt i fola?

(06 Mai, 09) Pėr Shėngjergj;)

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi