KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

Mesazh  shaban cakolli prej Sat May 09, 2009 12:35 pm

4. SULLTANA E QAFĖS

N’ Qafė t’ Ujmirit, ka dalė Mikajli –

Aty ishte njė shqiponjė mali !

Njė trimėreshė , qė i thonė Sulltanė ,

Qė i pret hasmit me gėrshanė !

Refreni:

Eu, Sulltanė – bija e Mazllamit,

Mirė ia bane , ti, kapedanit !

Eu, Sulltanė, ty, tė lumtė dora –

Pret ēetnikė – si me pre molla !

Eu, Sulltanė , ta lumsha djepin –

Pret komitė – si me e pre pjepnin !

Trėndafile me bojė gjaku –

Mirė ia more, ti, babės hakun !

Mbrojte nderin dhe lirinė ,

Me gjak shkrove historinė !

Refreni:

Eu, Sulltanė – bija e Mazllamit,

Mirė ia bane , ti, kapedanit !

Eu, Sulltanė, ty, tė lumtė dora –

Pret ēetnikė – si me pre molla !

Eu, Sulltanė , ta lumsha djepin –

Pret komitė – si me e pre pjepnin !

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

Mesazh  shaban cakolli prej Sat May 09, 2009 12:37 pm

RABĖ DHE AJETE PISHTARI



N’ vatėr t’ shpisė , ku ndizej zjarri –

Po lufton nji Rabė Pishtari .

N’ prag tė shpisė, ku mėsynė bullgari –

Lufton Raba – nji bijė shqiptari .

Sulm po banė si shqiponjė mali ,

Pėr t’ u mbrojtė nderi e morali !

Kjo trimneshė , bijė e shqiptarit –

Ja ēau kryet nė dysh bullgarit .

Gjeraēina e Malėsisė –

Mirė ia dinė mananė kacisė !

Mirė ia ēau bullgarit kokėn –

Me gjak t’ tij e uli tokėn !

Mitralozi n’ dorė t’ bullgarit –

Zbrazi plumba tė rafalit ,

Ia shoi jetėn Rabė Pishtarit ,

Qė luftoi si zanė e malit .

Tue mbrojtė nderin, plang e votėr ,

Luftoi Raba me nji motėr .

Tue mbrojtė nderin dhe oborrin –

N’ prag tė shpisė e gjeti vorrin !

II.

Duel Ajetja, n’ ēosh tė votrės –

Me ia marrė hakun e motrės !

-Gajret banė , moj motra Rabė ,

S’ ta len motra, gjakun falė !

Me sakicė , sa rreptė po sjell –

N’ vend e preu nji oficer !

Oficer dhe nji ushtar ,

Qė tė dy ishin bullgar .

Mirė, Ajetja, e luen sakicėn –

Krejt bullgarėt desh u shashtrisėn !

Pėrmbi krye iu rrinė sakica –

S’ po i ndalė mali, as Jabllanica !...

Fort qėndruen Raba e Ajetja ,

S’ i frikėsoi pushka, as vdekja !

Nuk ju dhimtė gjaku , as jeta ,

Pėr me vdekė pėr troje t’ veta !

Kėto dy motra – dy kunata ,

Nuk iu trembėn pushkėve t’ gjata !

Para tytave t’ barbarisė –

Ranė dėshmore n’ prag t’ shtėpisė !

Tue mbrojtė rritėn e fėmisė ,

Tue mbrojtė pragun e shtėpisė ,

Kėto trimnesha tė Malėsisė ,

Rritėn famėn e shqiptarisė !

Ku dhanė jetė, tue mbrojtė oborrin –

Aty, djali ua bani vorrin ,

Te nji lis pėrskaj shtėpisė ,

Me i ba hije gjithė Shqipėrisė !

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

Mesazh  shaban cakolli prej Sat May 09, 2009 12:38 pm

3. HANIFE RUSHITI



Hanife Rushiti – soklolica ,

Vajzė e rritun nga Beshtica ,

Erdhi nuse n’ log t’ burrnisė,

N’ Velegllavė, n’ atė djep t’ trimnisė .

S’ e trembė pushka , s’ e trembė tyta ,

U rrok me shkije fyta – fyta !

Fyt pėr fyti nė kapixhik ,

Si me kanė ndoj burrė kreshnik !

Kurrė ditė t’ bardha nuk panė shqiptarėt,

Sa nga shkijet, sa nga bullgarėt !...

Tue na vra, tue na plaēkitė ,

S’ na lanė bukė, as fėminė me i rritė !

Nanė Hanifja, tetėdhjetė vjet -

N’ prag tė shpisė, n’ oborr tė vet,

Nuk priton hiq me dhanė jetė ,

Lufton trimja, me nji ēetė !

Nji ēetė serbė, nji ēetė komitė ,

Qė kanė dalė pėr me i plaēkitė ,

Me u marrė f’tyrėn, me i koritė –

Nji malėsore iu duel nė pritė !

Nji ēetė hajna e mėsynė katundin –

Nanė Hanifja e theu Kanunin ,

Si burrneshė e luejti hunin ,

Shkaut tė shkinės – ia shkundi trunin !

Mirė e luejti hunin e gardhit –

N’ pocerrkė t’ kresė , ia dathi shkavit ,

E la t’ shtrimė pėrpara pragit ,

Mbrojti nderin e shqiptarit !

Tue mbrojtė pragun e shtėpisė ,

Tue mbrojtė nderin e shqiptarisė ,

Ra nga plumbat e Serbisė –

Iu ba lule gjithė Malėsisė !

Kėto trimnesha t’ Malėsisė s’ Gollakut,

Serbė-ēetnikėve iu dolėn hakut!

Iu dhanė mėsim forcave barbare –

Si luftojnė femrat shqiptare !

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

Mesazh  shaban cakolli prej Sat May 09, 2009 12:39 pm

VRASJA E QAMILE SALIQIT



Nė Zajēec, afėr kufini ,

Kur me OZNĖN , luftoi Shahini,

Bash nė “Natėn e Bozhiqit” –

Ja vranė gruen , Adem Saliqit !

Vranė Qamilėn , atė malėsore ,

Te nji pėrrue ra dėshmore .

Plumbi i shkaut pėr tokė e shtrini –

Kish nji djalė t’ vogėl pėr gjini...

Djali e kish emnin Hysen ,

Ishte i vogėl, s’ dinte sen ,

Kujton se nana po flen’ !...

Tue ikė nana, prej dhunimit –

Mori rrugėn e amshimit !...

Qamilėn e Adem Saliqit ,

E vranė plumbat e dorėflliqtit .

Porsi lule u shtri pėr toke –

Mbet Hyseni, pa nanėloke !

Bashkėluftėtarėt e Liman trimit –

Donė me i shkue nė ndihmė Shahinit !

Ngat Shahinit, kur janė afrue –

Atė Qamilėn , e gjetėn n’ pėrrue ?!

Mezi f’tyrėn ia kanė njohtė –

E kanė vra nė ujė e n’ skllotė !

N’ ujė e n’ skllotė e kishin mlue –

Kush ta shohė , ka me u trishtue !...

Mbi kufomė , n’ atė trup tė shkretė –

Nji za i tmerrshėm po pisket !

Nji za i tmerrshėm , nji za fėmije –

Nanės s’ vet, po i bante thirrje !...

Nanės s’ vet , i kish mbetė n’ gji –

Nė atė pėrrue, ku ishte shtri !

N’ ujė e n’ skllotė, ku ishte mlue –

Krejt me gjak ishte ckurrue !...

“Trimni t’ madhe” kishte ba OZNA –

Kish lanė n’ borė , kėto dy kufoma !

I la n’ borė , nė ujė e n’ skllotė –

Nji sabi , tue kajtė me lotė !...

Nji sabi, qė s’ dinte hile –

Mbet mbi trup t’ Nanės Qamile !...

Kėto janė veprat e sllavizmit –

Qė ja dinė rendin sadizmit !

Kėto janė veprat e mizorit ,

Dhe argatėve t’ okupatorit ,

Qė s’ kanė f’tyrė, as nuk kanė shpirt –

Veē me mbėrri ndonji pozitė !..

DEMIR KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KĖNGĖ PĖR HEROINAT SHQIPTARE

Mesazh  Sponsored content Today at 9:44 am


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi