SHYT MAREVCI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SHYT MAREVCI

Mesazh  shaban cakolli prej Sat May 09, 2009 1:53 pm

SHYT MARECI – BISLIM ZEQIRI

Shyt Mareci , ni trim si zana ,

Djalė pėr pushkė e kish lind nana .

Me Ymerin e Azizit –

Krah ju banė Mulla Idrizit .

Prej Zhegoci e der’ n’ Zajēec ,

Prej Tėrpeze e nė Tugjec ,

N’ Hajkobillė e n’ Dabishec ,

Prej Mareci e n’ Gjyrishec...

Gjoksat plot me rrethatore ,

Strajcat plot me bomba dore ,

N’ istikame e nė llogore –

Anė e mbanė n’ Kosovė Lindore...

Hije u kishin pushkėt krahut –

Si dy yje tė sabahut,

Nė bunkerė bajshin konak ,

Pushkėn kishin si jastak...

N’ gjitha fshatrat nė Gollak -

Pėr t’ i mbrojt kufijtė me gjak !

Pėr t’ i mbrojt tue luftue ,

Tokat tona me i ēlirue !

Kanė dhanė besė, janė besatue –

Kurrė tė gjallė , mos me u dorėzue !

Me i dalė hasmit n’ mejdan pėr ballė –

Mos me i ra nė dorė pėr t’ gjallė !

Me u dalė zot, maleve kreshnike –

Me i dalė zot, Shqipnisė etnike !

N’ ato male , nėpėr Gollak –

Shumė kanė nxjerrė kėta trima hak !

Kanė nxjerrė hak, veē pėr shqiptarė ,

Pėr do burra – trima t’ parė !...

Shyt Mareci, shumė luftonte ,

Por tradhtarėt , nuk i donte !

Kush iu bante argat shkaut ,

Kush ia thente krahun vėllaut...!



Be nė Zotin, kishte ba :

“Ai qė bahet krah me shka,

E nuk din as Zot qė ka,

Vend pėr s’ gjalli s’ do t’ i la –

S’e lėshoj t’ gjallė, kurrė, pa e vra !

Do ta vras , si me e vra qenin –

Ta pastroj prej tyne, vendin !”...

Shumė familje nėpėr Gollak –

I dhanė bukė, i banė konak .

Shyti, ishte trim i paqė,

Njeri t’ gjallė nuk merrte n’ qafė !

Gjithmonė , shokėve ju ka kallxue –

Kur kam dalė n’ mal me luftue ,

Njiherė Zotit, ju kam betue-

Kurrė i gjallė, mos me u dorėzue !

-Do t’ luftoj, sa t’ mė bajnė shneti,

Tej t’ ė mjet i mramė fysheki,

Nja dy bomba i ruej pėr veti,

Kur t’ ėm vjen dita e kiametit –

Kėto dy bomba ia zbrazi vetit !

Nė Hajnoc, OZNA e Serbisė –

Kish “stranicėn” e milicisė ;

Bashkėpunėtorė kanė rekrutue ,

Shumė me pare i kanė pague!...

Shumėve , poste iu kanė premtue –

Me kėqyrė , Shyti , ku asht strehue ,

Me e nxanė t’ gjallė , me e arrestue ,

Ose n’ kurthė me e likuidue !...

Bashkėpunėtorėt , nė gjah janė lėshue –

Me e gjetė Shytin, ku asht strehue !

Edhe n’ rreth , gjahtarėt e shtinė ,

E njoftuen milicinė:

“Banju gati, t’ ia rrethojmė shpinė –

N’ shpi t’ Rexhė Vrapcės, ish n’ Meshinė!”

Mė 8 Shkurt, dyzet e shtatė ,

E rrethojnė Shytin e ngratė .

E rrethojnė OZNA me milici ,

Bashkė me ta, shkuen shumė hafi...

Prej Hajnocit, po shkojnė n’ Meshinė –

Rexhė Sinanit, ia rrethojnė shpinė:

“Dil, bre Shyt, n’ dash me u dorėzue ,

Se i gjallė, s’ mundesh me pshtue !”

T’ madhe, Shyti, ju ka ngėrmue:

“O, tradhtarė, koki mashtrue,

Kėta gjahtarė, ju kanė tradhtue,

Qysh me kohė, s’ ju kanė kallxue -

Shyti, i gjallė, s’ ka me u dorėzue!

N’ fyshek t’ fundit, pėr pa u kallė –

Nuk dorėzohet , Shyti, i gjallė !”

Luftė e rreptė kishte fillue ,

S’ po mujnė , Shytin, me e zaptue !

Si vetimė e ēau rrethimin –

Dhe u nis me e gjetė shpėtimin !...

N’ luftė me OZNĖN, dhamė pėr dhamė –

E kish marrė nji plagė tė randė ,

Trupi , Shytit, ju kish ligshtue ,

Nuk ka mujtė ma ndej me shkue !

Zhdirgjej Shyti, teposhtė nji shpatit –

Ndėr shtėpi t’ Shaban Gubacit...

Mu ndėr Bri tė Kurtoviqe –

Nė livadh asht ungjė “kambkryqe”...

S’ mund t’ i bante plagės ballė ,

As s’ dorėzohej , dot, i gjallė !

Nxori dy bomba prej nji xhepi –

Qė i ruente gjithmonė pėr veti !...

Kėto dy bomba i ka kurdisė –

Ra me bark, mbi to, pėrmbys ;

Bombat, shpejt i aktivizoi –

Aty, vetin e likuidoi !...

Turren OZNA, si kasapė –

Pėr hakmarrje, t’ kėrkojnė jatakė !

Kush i bani , Shytit, konak –

Ia kanė mėsy pėr me marrė hak ?!




Rexhė Sinanit, nė Meshinė –

Menjiherė ia rrethojnė shpinė !

E vranė Rexhėn, n’ derė t’ oborrit –

Veē pse i jepte bukė , dėshmorit ?!...

“Te Ymer Aziz Tugjeci –

Shumė ka nejtė, ai Shyt Mareci !

Te Ymeri, tash do t’ shkojmė –

Edhe atė, ta pushkatojmė !

E ka majtė Shytin, me bukė t’ vet –

Tė dy bashkė , t’ i ēojmė “n’ xhenet!”...

Shkojnė, Ymerin, e kanė thirrė –

N’ derė t’ oborrit e kanė lidhė !

Para syve t’ robėve t’ vet –

E kanė lidhė me tė dy djemtė !...

Me Ramizin e Hajrullahin –

Babė e djemė, teposhtė po i marrin !

Po i ēojnė para, nėpėr Dibok :

“Asht mėrzitė me t’ pa nji shok!...

Asht mėrzitė , nji shok i yti –

Qatje poshtė, asht tuj t’ pritė Shyti !

Ish mėrzitė, pėr ty, me t’ pa –

Na erdh keq , prej tij, me t’ nda !...

Nė livadh, Shyti, po t’ pret –

Bashkė me ty, me shkue n’ xhenet !”...

Kaluen lumin, pėrpjetė po ngjiten –

Muharrem Vrapcės, po i aviten ...

N’ Shtab tė OZNĖS, te Muharrem Vrapca –

Pak ma parė, ku kish ndodhė vrasja !...

Ku e vranė Rexhėn, tė mjerin –

Aty, tash , po e ēojnė Ymerin !

Komandanti, ai barbar –

Po i kėrkon dy “vullnetarė” !

Dy milicė, ju kanė lajmėrue –

Komandanti i ka urdhėnue :

“Merrne Ymerin, para me e ēue ,

Drejt te Shyti, keni me e ēue ,

Krye pėr krye me i bashkue

Dhe n’ atė vend me e pushkatue !”

Qysh ju tha – qashtu vepruen

Dhe Ymerin e pushkatuen !

Para djemve , ia morėn shpirtin ,

Veē pse e mbajti n’ konak, Shytin !

Nip e dajė, i vranė nė borė –

N’ histori, mbetėn dėshmorė !

Xhelatxhinjtė , po bisedojnė:

“Komandantėt, nuk na besojnė !

Do t’ na kapin neve pėr fyti –

Ku kanė mbetė Ymeri e Shyti?!”...

Njeni u tha:”Nuk keni faj,

Pėr kėtė punė, ia bajmė kollaj ,

Po e ngarkojmė , Shytin, nė saj,

Drejt n’ Hajnoc, kemi me e ēue ,

Komandantat me na besue ,

Shkije e shkina, kanė me u gėzua !

Shkije e shkina, do t’ flejnė rehat –

S’ e shohin n’ andrra, Shytin, pėr ēdo natė !”...

*****

OZNA – Serbisht: Odsek za narodnu odbranu = Seksioni pėr mbrojtje popullore.

Hafi- turqisht = Spiun, tradhtarė .


Demir KRASNIQI

“KĖNGĖ KRISMASH LIRIE 2”

Gjilan, 2003/ faqe 124 - 129/

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi