SHQIPONJA E KARADAKUT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SHQIPONJA E KARADAKUT

Mesazh  shaban cakolli prej Sat May 16, 2009 9:22 pm

HAMIT ALIA – SHQIPONJA E KARADAKUT

Hej! Hajde hidhe vallen ,

O, Hamit Alia,

T’ i harrojmė kėto halle –

Po tė thėrret shoqėria !

Hej! O, Hamit Alia,

O, bir Karadaku,

Po tė thėrret shoqėria,

Po tė pret konaku,

Po tė presin krushqit,

Po tė pret bajraku,

Me mindil nė dorė ,

Si lule zambaku !

Hej! Hajde Hamit baca,

Biri i kėtij vendi –

Pa ty , s’ bėhet dasma,

S’ bėhet as gazmendi !

Hej! O, Hamit Alia,

Biri i Shurdhanit,

Dili para surles ,

Bjeri n’ gjunjė tupanit ,

Luaj vallet e burrave,

Vallen e Gjilanit !

Vallet e shumė luftėrave ,

Trimat e vatanit !

Hej! Kur e ngreh zvarrė “Gajden”,

Vjen “Deli Agushi “,

“Preshevkėn”, “Maramėn”,

Si ti , s’i luan kushi !

Hej! Valles kur i prinė ,

Ti po fluturoje,

A je balerin,

A je zog shqiponje?

N’ malet ku u rrite ,

Hyre si valltar

Dhe pėr vallet shqipe

Mbete legjendar !

Gjilan, mė 10 Maj 2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi