RISHQYRTIM URGJENT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

RISHQYRTIM URGJENT

Mesazh  Orfe prej Thu May 28, 2009 2:15 pm

Nezir Myrta / RISHQYRTIM URGJENT I MENJIHERSHĖM I STANDARDIT SHQIP




Krejt e dijmė pse ka shku Kadare nė Kosovė - Prishtinė. Me mbrojtė
standardin e gjuhės shqipe. E pėr me mbrojtė standardin, duhet tė
mblidhen Shqipet nė Kuvend, e ta hapin realitetin e shpėrfillun tė
shkrimit shqip, qė osht bastardhu me themel, sa kur lexon sot shqip dhe
e krahason me tė folunit shqip - del ma qesharak se sa kujton dhe tė
ndryshohet standardi i Shqipes e tė bie nė vend tė sigurtė kohor, me
dialektrin Gegėnisht, qė osht vet baza e Shqipes!

Nė tė kundėrten, sa ma shumė zgjatė nji Kuvend i Shqipeve, ku duhet tė
kthehen edhe mbi 100 mijė fjalė gegėnishte nė standardin tonė dhe tė
pastrohen mbeturinat dredhake qė pengojnė shkrimin shqip, se jo tė
folunit, se flitet gegėnisht, mbi 70% tė kombit - po tė rregullohet
shkrimi shqip - e nė tė kundėrten thash: parashoh ndamje totale tė
kombit me vet fajin e mosrregullimit tė standardit shqip, nga Shkumbini
e pėrpjetė, krejt kah e merr Gegėnia, e nuk mund tė mashtrohen gegėt ma
shumė, se pėr hirė tė vėllėzėrve tanė, premė gjuhėn nė gojė, premė
Gegėnishten me diktaturė enveriste. Pra, sa nuk osht ba vonė, tė
rregullohet standardi, ose nė nji tė ardhme tė afėrt, do tė kemi dy
kombe: alban e kosovar, qė tė dytė paraqesin trollin shqiptar, e kush
gegė e histori reale shqiptare, mashtrohet ma shumė, e paēim veten n'qafė!

Kadarea ma mirė do tė ishte tė flet me Akademinė Shkencore tė
Kosovės, e tė Shqipnisė, e tė bėjnė rishqyrtimin e standardit tė
shkrimit shqip, sepse nuk jetohet ma shumė me ondrra! Me kėtė gjuhė
enveriste, nuk ka gjuhė moderne, por njė gjuhė abstrakte, obskurante (e
terrshme), e nxanė fryme dhe e mbytun nga rrotacizmi n=r, trajtat e
shkurta tė perėmnave, ēoroditja e vet gramatikės e sintaksės shqipe, si
dhe e morfologjisė shqipe, me fjalė tė zgjatura panevojė, e tė
tepruara, qė ia nxanė frymen shkrimit shqip. Shih, pėr fjalėn shqipe -
nxanė, me nxanė, standardi jep rregullin - zė, pėr tė zėnė,kur fjala -
nxanės, nxėnės, qė nxėn diturinė, thohet drejtė, e fjala - me nxanė -
pėr tė zėnė, atėherė po u dashka tė thohet - zėnėsi, e jo nxėnėsi -
nxėnėsi zėn mėsimin, mbrapsht, kur duhet - nxėnėsi nxėn mėsimin, a
mėsuesi mėson mėsimin nxėnėsit...shih sa mbrapsht, e sa
mijėra fjalė e fraza shqipe janė krejt mbrapsht nė shkrimin shqip tė
kėtij standardi!

Dikush kėtu nė forum, ka paraqitė edhe do pllaka skematike tė dialekteve tona,
skema fallse tė ndamjes sė dialekteve edhe nėpėr territore shqiptare, e
kujton se hahet ai pistil ende, kur dihen shkaqet e pasojat e standardit
tė shkrimit shqip, nė nji t'ardhme tė afėrt. Standardi shqip duhet
urgjentisht tė rishqyrtohet! Sa ma shpejt, aq ma mirė, e pa pasoja.
Dihet se disa dekada ishte ky standard dhe gati njė gjeneratė u rritė me
kėtė standard, por do tė ishte vet tmerri i SHQIPES a vet kėtij standardit shqip,
po tė harrohet e tė vdiset Gegėnishtja e Letėrsisė sė Vjetėr shqipe, ajo
gjuha e Budit, Buzukut, Bardhit, Bogdanit, e deir tek Fishta, Mjeda,
Migjeni, Kristoforidhi, e shumė pishtarė tjerė tė SHQIPES SĖ VĖRTETĖ!

po cila gjuhė madhore sot ka dy tinguj, pėr germat q,ē (q i butė e ē i fortė,
gj e xh (i butė e i fortė), a nuk osht qesharake kjo tingullore?
Egziston vetėm nji q, e nji gj nė gjuhėt madhore, poashtu nėshqipen e shkruar,
sa problem paraqesin disa forma gramatikore, parafjalėve, e deri tek
...numrorėt: ni, dy, tre.....njė dy tre....e Paqskajorja (me punu - pėr tė punuar),
e Pėrcjellorja gramatikore (tu punu - duke punuar) e
zanorja ė - e tepruar vendepavend, qė janė dhėnė vėrejte tė shumėta, qe nga
Prof. Arshi pipa e nga tjerėt derisot dhe pėr afėr 40 vite, ēka u plotėsua e
zhvillua Shqipja, veēsa u degradua e po shtrambohet edhe nė ato fjalė burimore
qė janė sot nė shkrimin shqip - sa qė sot kemi problem serioz me futjen e Shqipes
nė sistem elektronik, ku shihet ēfarė filli pėrkthyes bėn sot google, nga Shqipja nė
gjuhėt tjera e anasjelltas - pse nuk po kaproblem me asnjė gjuhė tjetėr, vetėm me
Shqipen nė pėrkthime elektronike, qė shpejtojnė mijėra herė zhvillimin linguistik dhe
fjalorin kibernetik, me u plasu Shqipja nė rang botėror!

Nuk ėshtė luftė kundėr gjuhės sonė, pse kėrkohet urgjentisht rishqyrtim
standardi, por lufta kundėr SHQIPES SĖ VĖRTETĖ ėshtė mosshqyrtimi i
standardit enverist - kėtė duhej ta thoshte Kadarea! Pse fjalori i gjuhės shqipe,
nuk paska ma shumė se 41 mijė fjalė, kur vetėm Gegėnishtja ka mbi 100 mijė fjalė,
tok me Letėrsinė e Vjetėr, e deri edhe me ato fjalėt e fraza tė Arbanishtes sė lashtė,
ku padrejtėsisht i thrrasim e shkruajmė greq. arvanit, Arvanitėt - arbanitėt tonė -
atėherė do tė kemi vėrtet GJUHĖ MODERNE UNIKE SHQIPE!

Nga koka nė kokėtar, nga kryet nė kryetar tė shpėtohet kombi shqiptar,
qė as gega tė mos rrij guhėpremė, po nanėn t'i thohet nanė, zonit t'i
thohet zo, zojsit t'i thohet zot, e jo sipas shkrimit gjerman zeus,
direkt shqip, kur ger. eu=oj, e duhet tė jetė Zojs, nga kuptimi i
kryezotit olympik, nė emėrtimin e Mbifuqisė natyrore, Krijuesit tė
Gjithėsisė!

Ky osht shpėtimi i kombit shqiptar, rishqyrtimi i standardit! E qysh po i bie shqip - standard?


Pėrkundrazi ajo osht shqipe e pastėr, ashtu si e flet vet populli, pjesa ma e madhe
e tij dehe pikėrisht ato fjalėt e cekura gjoja si korrigjim, janė tipike shqipe tė pastra
edhe shumė ma lehtė tė fliten edhe ma tė shkurta edhe ma domethėnėse.

Bukur u cek aty, veē merrni njė faqe shkrimi shqip tė sotėm dhe flisni normalisht me
shqiptarėt e botėn krejt ashtu si shkruhet e theksohen tingujt - ti do tė qeshesh me
vetveten, sa mbrapsht e keq flet! Provojeni!

Shqyrtim i gjuhės, nuk do tė thotė lėmurje e masazh gjuhe, vendnumrim, por do tė thotė
- ndryshim e plotėsim i gjuhės tė fjalorit shqip me mbi 100 mijė fjalė e fraza gege tok me
ato toske e tė nėndialekteve tjera, qė janė fjalė burimore tė pastra tė SHQIPES SĖ VĖRTETĖ!

Pyetja: sa i ofrohet standardi a standarti, se nuk dinė shqip fjalėn standard, po gjoja
modernizim gjuhe a mbrapėshti gjuhe, sepse fjala standard pėr gjuhėn osht komike,
kur ke konceptin - SHQIPJA MODERNE - APO GJUHA VĖRTET E NJĖSUAR, UNIKE SHQIPE
- pra sa i ofrohet shkrimi shqip i sotėm gjuhės sė pastėr tė popullit - kuptohet gjuhės
burimore tipike shqipe tė pastėr? Atėherė qeshu me vetveten, sa mbrapsht flet sipas
shkrimit tė gjuhės sot, duke i theksuar zanoret e mbyllura e tė tepruara, rrotacizmin
obskurant, fjalėt e zgjatura pa nevojė, theksimin e tingujve (tė fortė e tė butė, sa komike,
kur gjuhėt moderne nuk kanė tinguj tė fortė e tė butė) e sa format gramatikore e sintaksore
tė ēoroditura, qė shtrėmrojnė edhe vet gjuhėn nė gojė e gojėn si organ anatomik - e lėre ma
tė gjurmohet shkencrisht, apo tė modernizohet kibernetika e gjuhės karshi gjuhėve moderne
tė botės, e studjuesve tjerė!

Fol ti si shkruhet sot shqip dhe e sheh sa qesharak je!


Pikrisht, pyetja osht: ku osht gjuha shqipe, se fjala, folja osht, nuk osht njė provincoalizėm,
por vet fjala illirishte OST, ku mbeti s=sh dhe pikrisht kėtė folje ndihmtare, e moren gjuhėt latine
- EST, po ēka t'i bėsh maxharit, qė nuk kupton, se kemi edhe mbiemra shqiptar Maxhari, si
antroponome - ku edhe sllavėt emruan hungarezėt, po me kėtė emėrtim edhe pak ma thellė
- folja osht merr gati krejt popullin shqiptar, por qė nuk u prefeksionua si origjinale e tillė ashtu
sikur e flet vet populli, por na doli si folja - ashtė (me a hundore, nazale ^ nė vend dy pikave sipėr),
fjalė gege e shkruar kohė ma parė, qėtė dllohet nga fjala asht, eshtra (a^shtė),si - ost e lashtė,
e qė e moren dhe e thjeshtuan, me njė ndryshim gjoja, gjuhėt latine e gjermanike, nė - est, ist, is,
ma shkurt e ma bukur e ma natyrshėm sipas natyrės sė gjuhės, me tre e dy tinguj, kurse na e kemi
me 4-5 tinguj, germa, krejt mbrapsht - foljen - ėshtė, toske. Edhe poashtu nga pyetja:
ku osht gjuha shqipe, se cilat shenja komunikative janė tė dalura jasht pėrdorimit, as pėrkojnė
me shpejtėsinė e auto(rėve) tjerė nė kėtė ''autostradė'', kjo edhe ma yst se sa ajo fjaloa -
standard, standart qė pėrkon me zhvillimin ekonomik, arkitektural etj., sepse edhe po grahe
makinė nėn shpejtėsinė e tjerėve, nė vijat poashtu komunikative tė shpejta, bazuar nė dinamiken
e zhvillimit edhe gjuhėsor, e pengon ''komunikacionin'' edhe dikush ta futė mbrapa, e tė ban shi,
pistil nė autostradė! Ktu ka punė shumė, e koha nuk pret!

Kjo nuk osht veē nismė individuale, por interes i pėrgjithshėm kombėtar dhe dihet se na
duhet edhe neve si buka e uji e ajri e drita, njė gjuhė unike shqipe, gjuhė moderne, gjuhė
qė bashkon unison krejt popullin shqiptar nė botė, jovetėm atė ballkanik, por tė jetė vėrtet
gjuhė unike e bashkuar moderne, qė mos tė kemi probleme pa nevojė nė strukturimin e
nivelizimit modern linguistik botėror - kur kemi fjalėt e shprehjet tona origjinale, ma tė
shumėllojshme se sa asnjė gjuhė tjetėr, falė gjuhės burimore shqipe, ndėr gjuhėt ma tė
pastra e ma tė pasura gjuhėsisht!

Kėtė e them pikrisht, mos tė ketė tollovi e pasoja nė tė ardhmen krejt kombi dhe
eventualisht, mosozo tė ndahet nė dey a ma shumė pjesė, ashtu sikur u ndanė shumė kombe
edhe shumė ma tė mėdha e ma tė zhvilluara, qė sot janė tė njohura kombe tė ndryshme,
sepse mu kėtu osht pyetja kulminante, kur shihet ndikimi pėr ndarjen e kombit shqiptar,
nė alban e kosovar, tė njohur botėrisht! Ajo do tė ishte tollovia e pasojat e paparashikueshme
pėr krejt kombin tonė!

Mu pėr kėtė edhe titullova - shqyrtim urgjent, i menjėhershėm i Drejtshkrimit shqip edhe mu
pėr atė qė shihet gjendja e mjerueshme edhe e mediave tė ndėgjimit, pamjes e shikimit, si
mjete mediatike audiovizuele, nė gjith rrejtin e shtypin, e botimin shqiptar ballkanik me botėror!...

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi