KRIJUES NGA NGULIMET SHQIPTARE NĖPĖR BOTĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KRIJUES NGA NGULIMET SHQIPTARE NĖPĖR BOTĖ

Mesazh  shaban cakolli prej Sun Jun 14, 2009 8:38 pm

KRIJUES NGA NGULIMET SHQIPTARE NĖPĖR BOTĖ



JU PREZANTOJMĖ KRIJUESIN



MUHAMED KRASNIQI



Nga, Shaban Osmani, Suedi



Shkrimtari qė ka nė dorėshkrim rreth 40 libra, prej tyre 14 tė gatshme pėr botim.

Autori i librit "Gjerdani i pavarėsisė", Muhamed Krasniqi, ėshtė njėri ndėr krijuesit e dalluar pėr fėmijė. Krijimtarinė e tij letrare e filloi si nxėnės i shkollės fillore kur edhe botoi shkrimet e para nė revistėn "Pionieri" e "Zani i Rinisė" pėr tė vazhduar mė vonė nė gjimnaz e gjatė studimeve. U dallua edhe me hartime shkollore duke fituar shpėrblime tė para edhe nė nivel tė Kosovės siē ishte vendi i pare pėr hartim nė konkursin e organizuar nga revista "Shkėndija". Njė nga vjershat e tij qe botuar nė vitet e shtatėdhjeta edhe nė njė nga librat e Leximit tė shkollės fillore.





"Jetoj me botėn e ēiltėr fėmijėrore, -thotė shkrimtari Muhamed Krasniqi, autor i librit "Gjerdani i Pavarėsisė", nė botim tė Shtėpisė Botuese tė shkrimtarit Rizah Sheqiri nga Karlskrona, e nė shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės

Autori i librit "Gjerdani i pavarėsisė", Muhamed Krasniqi, ėshtė njėri ndėr krijuesit e dalluar pėr fėmijė. Krijimtarinė e tij letrare e filloi si nxėnės i shkollės fillore kur edhe botoi shkrimet e para nė revistėn "Pionieri" e "Zani i Rinisė" pėr tė vazhduar mė vonė nė gjimnaz e gjatė studimeve. U dallua edhe me hartime shkollore duke fituar shpėrblime tė para edhe nė nivel tė Kosovės siē ishte vendi i pare pėr hartim nė konkursin e organizuar nga revista "Shkėndija". Njė nga vjershat e tij qe botuar nė vitet e shtatėdhjeta edhe nė njė nga librat e Leximit tė shkollės fillore.

Muhamed Krasniqi u lind nė fshatin Tygjec tė Malėsisė sė Gollakut.

Babai, Nuhiu ishte mėsues, ndėr veteranėt e parė tė arsimit nė Kosovė, themelues i shkollės nė Viti tė Marevcit. Nėna, Ajetja ishte amvise.

Babai kishte tė kryer gjimnazin real shqiptar nė Prishtinė, kursin pedagogjik nė Prizren dhe shkollėn fetare. Ishte anėtar i Partisė Nacional Demokratike Shqiptare ( PNDSH ) tė asaj kohe. Ai ishte njė veprimtar i dalluar pėr ēėshtjen kombėtare, njeri qė luftoi pėr tė drejtėn e vetėvendosjes dhe bashkimit kombėtar. Angazhimi i tij patriotik dhe fetar bėri qė tė afirmojė parimet e mirėkuptimit, besimit dhe tolerancės e afrisė.

Muhamed Krasniqi, shkollėn fillore e ka kryer nė Miradi tė Fushės sė Kosovės, kurse gjimnazin nė Fushė Kosovė dhe nė Prishtinė. Ka studjuar nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės, drejtimi i Gazetarisė dhe Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare.
Me profesion ėshtė gazetar dhe shkrimtar.

Nga viti 1998 jeton nė Suedi. Tani punon nė Radio "Jehona" nė Suedi - programi nė gjuhėn shqipe.
Punėn profesionale nė gazetari e ka filluar nė revistėn javore tė tė rinjve "Zėri i Rinisė", qė ishte njė revistė mjaft e lexuar dhe me njė tirazh tė madh nė atė kohė..

Nė "Zėrin e rinisė" ishte gazetar, redaktori i rubrikės sė politikės sė brendshme, zėvendėskryeredaktor dhe mė vonė pėr katėr vite edhe kryeredaktor.

Nga viti 1990 deri mė 1998 ka punuar gazetar nė tė pėrditshmen e Kosovės "Rilindja".
Nė "Rilindje" ka pėrcjellė aktivitetin politik nė Kosovė, por nė pjesėn mė tė madhe ka trajtuar temat sociale dhe gjendjen e rėndė sociale tė popullatės.

Nė vitin 1998, gjatė muajve tė verės dhe nė vjeshtė, ka raportuar nga Shqipėria pėr valėn e refugjatėve shqiptarė tė pėrndjekur nga vatrat e tyre nė Kosovė. Shkrimet i ka bėrė pėr "Bujkun" nė Kosovė dhe "Rilindjen" nė Tiranė e nė diasporė.
Ka bashkėpunuar dhe bashkėpunon me shumė revista dhe gazeta, qė botohen nė Kosovė dhe jashtė.

Ka bashkėpunuar edhe me tė gjitha revistat dhe gazetat e asaj kohe qė dilnin nė Kosovė, si "Kosovarja", "Shkėndija", "Bota e re", "Pionieri", "Gazeta e pionierėve"si dhe me revistėn "Globi" qė botohej nė Zvicėr, dhe me revistėn "Doruntina" qė botohet nė Gjermani.

Ka qenė i angazhuar edhe nė jetėn politike. Pos tjerash ka qenė kryetar i rinisė sė Kosovės nė vitet 1982/83, nė vitet 1987-1989 ka qenė i angazhuar nė udhėheqjen komunale tė Prishtinės si dhe gjatė viteve 90-ta pėr njė mandat ka qenė sekretar i Kėshillit Koordinues tė partive Politike shqiptare tė regjionit tė Prishtinės.

Muhamed Krasniqi shkruan pėr fėmijė dhe tė rritur.
Ėshtė autor i tri librave tė botuara pėr fėmijė: "Sharkia e vitit" e botuar nė vitin 2000 dhe "Unė jam ABC-ja" e botuar nė vitin 2001 nga shtėpia botuese "Renesansa" Prishtinė, si dhe "Gjerdani i Pavarėsisė" botuar nga Shtėpia Botuese "Rizah Sheqiri", Karlskrona 2008.

Nė Antologjinė "Diell nė Dritare", tė botuar nė Malmö tė Suedisė ėshtė prezantuar me gjashtė poezi.

Me poezi ėshtė i prezantuar edhe nė Antologjinė e Festivalit tė poezisė dhe tė Muzikės pėr Skandinavi.

Ėshtė fitues i vendit tė tretė me poezi nė Festivalin e Poezisė dhe tė Muzikės pėr Skandinavi nė vitin 2005.

Nė dorėshkrim i ka rreth 40 libra, prej tyre 14 tė gatshme qė presin botimin.
Pos tjerash shkruan edhe tekste kėngėsh. Disa nga ato tekste ļnterpretohen nga kėngėtarė tė mirėnjohur kosovarė.
Shkruan poezi edhe nė gjuhėn suedeze. Nė disa gazeta suedeze i janė botuar njė numėr poezishė qė i ka shkruar suedisht. Nė dorėshkrim e ka librin me poezi nė suedisht.

-Shkruaj pėr fėmijė, sepse e dua botėn e ēiltėr fėmijėrore,- thotė shkrimtari Muhamed Krasniqi. Pėr tė rritur trajtoj tema nga jeta e sidomos aspektet sociale dhe qasjet qė kanė tė bėjnė me realitetin e rėndė me tė cilin u ballafaquan shqiptarėt.

Njė nga librat nė prozė qė e kam nė dorėshkrim e qė mund tė jetė edhe autobiografi ngėrthen aspekte tė ndryshme duke filluar nga ato sociale, edukative, sociologjike, psikologjike, e filozofike. Gėrshetohet edhe fryma fetare qė aludon se besimi nė Zotin njeriun e bėnė tė pastėr edhe shpirtėrisht dhe poashtu hap shtigje ardhmėrie qė synojnė besimin, barazinė dhe lumturinė midis njerėzve.

Sa i pėrket angazhimit tė tij politik Muhamed Krasniqi thotė:
-Angazhimi im politik kishte pėr synim themelor porosinė e babait tim qė nėse shkruaj apo angazhohem nė jetėn shoqėrore si parim themelor dhe obligativ ta kem qasjen njerėzore, besimin dhe mirėkuptimin, ndihmėn njerėzve qė vuajnė dhe si primare ta kem punėn pėr kombin dhe pėr tė drejtat nacionale.
Jam angazhuar pėr vlera qė synojnė progresin dhe barazinė e njerėzve, mirėqenien sociale dhe liritė e tė drejtat nacionale e demokratike si parakusht pėr kultivimin e vlerave universale shpirtėrore, njerėzore, politike e kulturore.




MUHAMED KRASNIQI

KOSOVĖ URIME PAVARĖSIA

Nė tė katėr anėt e botės
kėngė, valle e hare
Kosova po pavarėsohet
Lumė e lumė pėr ne.

Me gėzimet pa kufi
Me Flamurin nė ball
Kosovėn e pavarur
Kuvendi sot po e shpall.

Ėndėrrėn e stėrgjyshit
dhe tė gjyshit tim
i pėrjetova unė larg
larg pra nė mėrgim.

Dua tė futem nė ekran
e tė hyjė nė Internet
ta shoh sa mė shumė
Bukuroshen nė festė.

T'isha flutur krahėshkruar
e tė shkoj n'qytetin tim
violinės unė do t'i bija
do t'festoja sot n'Prishtinė.

Si princeshė ėshtė sot Grentina
vėrtetė njė princeshė e rrallė
ėshtė plot mall e plot gėzime
Kosova Pavarėsinė shpallė.

Grentina ka sot urim zemre
kėndon bukur e vallėzon
veshur ka rrobet kombėtare
zemra e saj me dashuri uron:

Kosovė e dashur Gėzuar Pavarėsia!
Nga unė i ke dhuratė gėzimet e mija
njė torte pavarėsie tė ėmbėl shumė
nė Te njė flamur pėr Ty e bėra unė.

Tė dua, tė puthi, tė pėrqafoj
Me Ty Kosovė e dashur unė festoj
Ti Kosovė je mrekullija
andaj festė bėjmė ne tė dyja.

Edhepse jemi pak larg
zemrat tona rrahin bashkė
Tė ėndėrrova tė lirė qė kur u linda
me dashurinė pėr Ty Kosovė unė u rrita.

DHE TASH NĖ DITĖLINDJEN TIME
DHURATA TĖ TJERA NUK DUA
SEPSE DHURATĖN MĖ TĖ MADHE
TASHMĖ E KAM FITUA.

ZEMRA IME RRITET E GĖZON
NĖ DITĖLINDJEN TIME TĖ DYMBĖDHJETĖ
PAVARĖSIA E JOTE KOSOVĖ
DHURATA IME E JETĖS DO TĖ JETĖ.





KOSOVĖS SĖ LIRĖ



Natėn e xherdekut

si tė kanė stolisė

sa hije tė paska

kurora e lirisė!

TI NDJENJA E ZGJIMIT.



Sa bukur na i mėsove

hapat e vallėzimit

e kėngėn e trimave

pėr agun e diellit

TI GJUHA JONĖ E GĖZIMIT.



Kėnga ka marrė udhėn

vargu n'fletė ėshtė qėndis

tė gjithė duan tė bėhen

flatra tė lirisė

TI MALLI I MĖRGIMIT.



GJERDANI I PAVARĖSISĖ

Me gjak e shkruan

nė gurė e nė lisa

krenarinė vendosėn

nė zemėr e nė plisa.



Me gjak e shkruan

nė pushkė e flamur

kur trimat dhanė besėn

o sot, o kurrė.



Gjerdanin mbushur

pėrplot fishekė

sa bukur iu rrinte

si stoli nė brez.



Me gjak e shkruan

nė mal e nė fushė

erdhi si sorkadhe

e puthėm nė gushė.



Bukuroshen e sollen

Trimat e lirisė

Sa bukur nė ballė u rri

Gjerdani i pavarėsisė.





TROJET TONA S’SHUHEN KURRĖ

Gjakun e Jasharajve

Toka krenare e falenderoi:

Kėto troje kurrė s’do tė shuhen

Shqiptari sa tė jetojė…



Dhe u betuan

Drurė e gurė

Trojet tona

S’shuhen kurrė.

NJĖ ZĖ NGA TETOVA

Andaj telit

njė zė nga Tetova

unė jam Jetoni

kam ardhur nga Kosova.



Ishim shumė tė lodhur

rrugės na munduan

na pėrzunė nga shtėpitė

mbi ne dhunė ushtruan.



Vėllezėrit kėtu na pritėn

me zemėr bujare

jeni nė shtėpitė tuaja

nė trojet shqiptare.



Erdhėm nė Iliridė

Nė kėtė vatėr shqiptare

Me dashuri u hapėn

Tė gjitha zemrat bujare.



Tė gjithė jemi vėllezėr

shpejt do t'vijė liria

sonte te ne ėshtė konaku

kjo ėshtė vėllazėria.





FLLAD LIRIE

Pushuan martinat

Syri mė s’loton

Hėna pesėmbėdhjetėshe

Mbi Ty rreze lėshon.



Plagėt edhe vuajtjet

- nė muze tė kohės

Plisi yt shkėlqen

Sikur plisi i Shotės.



Frymon e nuk ndalet

Kudo fllad lirie

Kullat e qėndresės

Nė Qiell krenarie.



Ty zemra ime e dashur

Tash me ngjyra tjera

Borxhin do ta kthejė

Me plot dije e vlera.



/Nga libri "Gjerdani i pavarėsisė" qė doli nga shtypi nė botim tė Shtėpisė Botuese "Rizah Sheqiri", Karlskrona - Suedi 2008

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi