16PLUMBAT E FJALĖS;DASHNIM HEBIBI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16PLUMBAT E FJALĖS;DASHNIM HEBIBI

Mesazh  shaban cakolli prej Sun Jun 14, 2009 9:19 pm

Dashnim Hebibi dhe libri mė i ri poetik shqip-anglisht “16 PLUMBAT E FJALĖS”

Doli libri mė i ri poetik shqip dhe anglisht “16 plumbat e fjalės", i teti me radhė i autorit Dashnim Hebibit, i cili u botua kėto ditė nė edicion tė SHHB “Dahest” me seli nė Cyrih tė Zvicrės dhe pėrmbanė 70 faqe.

“16 pumbat e fjalės”, mban emrin libri i tetė me radhė, i poetit, publicistit dhe gazetarit, Dashnim Hebibi, i cili jeton dhe vepronė nė Cyrih tė Zvicrės. Poeti Dashnim Hebibi, tėrė kohėn ėshtė nė lėvizje, proteston me shpirtė pėr padrejtėsitė qė po bėhen, po lufton me kohėn e sotme qė ka ardhur e nė fakt, njerėzit vetė e kanė sjellur, po i bėrtet marrėzisė dhe e dėnon me dėnim kapital, korrupcionit, kohės tallava, politikės sė drejtuar keq, i folė me zemėr unitetit, bashkimit, historisė dhe dashurisė. Plot respekt, ėshtė vargu mė i ri qė e ka kalitur shumė mirė Dashnim Hebibi, nė kėtė libėr tė madh dhe me shumė kuptimėsi, poezitė e reja qė janė tė botuara, mundemi tė themi janė tė shtrydhur ose tė situra nga puna e madhe qė ka bėrė gjatė vitit 2008, duke krijuar kėto vargje em copa shpirti e tė mbushura me plot zjarmi, kuptimėsi dhe aktualizėm. Sapo tė hapėsh kėtė libėr, e sheh sinqeritetin e poetit, sepse sinqeriteti e bėnė tė madh, sinqeriteti e ruan nga sėmundja e kohės, nga kjo tollovi e ēuditshme, qė pak po vlerėsohej dhe pak po shikojmė nga kultura, duke e lėnė anash leximin, duke bėrė “luftė” moderne, masmediumet e shumta qė kanė vėrsulur nė trojet tona dhe gjithēka ėshtė e politizuar. Sigurisht, ēelėsi poetik i frymėzimit i poetit dhe gazetarit Dashnim Hebibi, ėshtė nė vargun e njėrės nga kėto poezi, por nuk ėshtė e lehtė tė themi, se nė tė gjitha vargjet qė i ka shkruar nė kėtė libėr, janė nga arka e pastėrt e shpirtit tė poetit dhe ēelėsi i tė lexuarit dhe kuptuarit, nuk ėshtė edhe e vėshtirė tė kuptohet, pasi gjithēka ėshtė me aktualen, gjithēka sillet rreth reales dhe pakė ka fantazi, sepse poeti Dashnim Hebibi, thotė, fantazia i ndihmon frymėzimit, por ėshtė shumė e lehtė, kur gjithēka ėshtė me realen, kuptimėsinė dhe tė duhet vetėm ti japėsh pak emėr dhe shpirt.Poezitė e kėsaj vepre, bėrtasin aq larg, sa qė lirisht mundemi tė themi, se ėshtė njė vullkan poetik, ėshtė damar i vėrtetė i vargut tė latuar mirė, tė qėndisur mirė. Interesant dhe njėkohėsisht tė gėzon fakti, qė poeti Dashnim Hebibi, ėshtė gjithnjė i lidhur me atdheun, mundohet qė tė gjitha qytetet ti dojė njėsojė, nuk dėshiron qė tė jetė ndonjė qytet shqiptar apo fshat nė hije, por tė gjitha sė bashku. Pėrmes vargut, ai bashkėbisedon me unitetin, me besa besėn, me trimėrinė dhe e dėnon e i proteston tradhėtisė, mėnisė, egoizmit, marrėzisė, korrupcionit, politikės me karrike tė nxehtė e tė papunės. Me kėto vargje, qė lirisht mundemi tė themi, se janė edhe njė poemė e qėndisur mirė, njė poemė kushtuar Preshevės, Dardanisė, Malėsisė, ēamėrisė, Arbėrisė e ēamėrisė. Nė vend tė parathanjės, poeti pėrshkruan pa doganė dhe pa asnjė cenzurė, shpirtin e sinqertė tė tij, duke i treguar lexuesit, se si e ka ndjerė kėtė libėr, se si dhe kujt i falėnderohet, e kėshtu me radhė. Tė lenė pėrshtypje, se ky libėr ėshtė njė pėrshkrim real i tė sotmes dhe tė kaluarės, qė jep vizione mė tė mira pėr tė ardhmen. Poeti, nė vend tė parathanjės, nė vend tė njė biografie tė tij, qė menjėherė e shohim se ėshtė modest, rikujton disa fjalė para se ti thotė 16 pumbat e fjalės nė kėtė vepėr. Po citojmė: "Jam tepėr i moēėm pėr tė pėrgojuar diē, por pėrherė mjaft i ri pėr tė punuar diēka". "Ēdo ēast i madh nė historinė e njerėzimit ka qenė fitore e entuziazmit tė dikujt".Tematika dhe shpirti burimor janė elementet mbi tė cilat ngritet zėri i shpirtit tė poetit pavarėsisht se ku jeton, pavarėsisht se ēfarė gjuhe flet dhe sa i pasur ėshtė. Ėshtė damari i muzės qė edhe natėn nuk tė lė tė qetė. Poezia ėshtė sikur gjaku qė lėviz gjithnjė nėpėr damarė tė ndryshėm tė organizmit dhe nė fund bėn rrugėn e gjatė prej trurit, nėpėr kėmbė dhe kthehet nė zemėr. Nė njė kohė qė po e jetojmė, kur bota ėshtė e fokusuar nė problemet qė janė gjithnjė e mė tė ndjeshme, si politika, ekonomia, apo vendet qė ende nuk kanė stabilitet, diku nė secilin prej kėtyre vendeve ka njerėz qė mendojnė pėr poezinė... E kam kuptuar se poezia ėshtė ndihma e shpejtė emocionale. Nuk mundohem kurrė tė bėj poezi madhėshtore, sepse mendoj se duhet tė gjendet audiencė madhėshtore.

Pėrmes poezisė e zbraz shpirtin, kurse shpirti krijon poezinė, i jep melodi tė kėndshme dhe ushqen vargjet, i jep mundėsi lexuesit tė marrė frymė thellė aty ku nuk e detyrojmė tė marrė frymė, aty ku duam ne nganjėherė, por prapė vargu e lė tė kėnaqet lexuesin si tė dojė vet dhe tė mbajė ēelėsin e shpirtit. Shenjat e pikėsimit nė poezinė time nuk kanė rrugė, sepse mė duket sikur muret e kufinjve. Unė gjithmonė e kam imagjinuar Parajsėn si njė lloj librarie", ka thėnė Borges.

Pėrmes poezisė i kėndoj gjyshit, mbi prehrin e tė cilit jam rritur nė rrugėn Idriz Seferi nė Preshevė; gjyshes me prejardhje nga Prizreni historik; nėnės burrneshė qė mė ka rritur e edukuar, babit qė ishte rritur jetim me njė familje bujare tė Strezocit mikpritės, tė konakut e mikpritjes, dhe mė ka dhėnė gjithnjė shpirt, ndihmė e ekonomike, qė tė eci pa frikėn e skamjes pėrpara. Obligim moral kam edhe ndaj bashkėshortes qė ėshtė nėnė e mirė e dy vajzave tė mia, sė cilės i mungoj shpesh dhe qė mė kupton shumė mirė; pastaj vajzave tė mia Deas dhe Edas, sė cilave shpesh u flas me vargjet e poezisė, nė vend qė ti flas nė gjuhėn e fėmijėrisė. Ato janė ujė i freskėt i shpirtit tim mu nė kohėn e etjes mė tė madhe qė kam. Mirėnjohje pėr katėr vėllezėrit e mi, tė cilėt i kam krahė tė fortė, e qė janė gjithnjė, me fjalėt e mia nė tė mirė tė pėrgjithshme. Duke mos e harruar profesoreshėn Sadete Presheva, e cila mė ushqeu me vullnet nė rrugėn e tė ardhmes sime; mikut tim Jetonit me tė cilin flasim pėr fėmijėrinė dhe rininė tonė, e kjo padyshim se ėshtė njė ushqim i madh shpirtėror; dy dajėve tė mi dhe katėr tezeve tė mia qė mė jepnin gjithnjė fjalė tė mira dhe udhėzime pėr njė jetė mė tė lumtur; si dhe dhe gjithė miqve tė mi kudo qė janė. Gjithmonė kėrkoj respekt nga ata qė kanė respekt dhe u jap pa kufi respekt atyre qė e kuptojnė respektin. Poezia e shpirtit tim nuk ėshtė e imja kur botohet libri, por e lexuesit, ēdo lexues e kupton ndryshe sepse e lexon me ritėm tė ndryshėm, me kufij tė ndryshėm, nė vend tė ndryshėm, nė kohė tė ndryshme dhe ndjehet ndryshe. Ashtu nuk ėshtė ndjerė autori gjersa ta lexojė njė lexues i kohės, atė nuk e ka menduar autori, nuk e ka pasur nė shpirt atė qė e ndjen lexuesi kur e lexon pa asnjė doganė shpirtėrore, por lexuesi i mirė e shpreh, e ndjenė lehtė dhe poezia bėhet e tija. Kjo ėshtė rrėnja e krijimit tė poezisė sime shpirtėrore. Tė dashur lexues tė poezisė sime, para pak muajsh ju solla librin ‚Aristokracia e Shpirtit’ nė dy gjuhė shqip dhe anglisht. Zgjodha anglishten, gjuhėn e miqve tanė tė pastėr amerikane, qė ky libėr edhe nėse i bie nė dorė tė tjerėve, tė kuptojnė tik takun e njė krijuesi me poezi tė pastėrta, se aristokrat nė shpirt ėshtė mė shumė se sa tė jesh aristokrat i xhepit dhe tė mendosh vetėm pėr veten. Dashamirė tė poezisė tė shpirtit tė ėmbėl dhe tė fortė, pėrcillni ritmin e zemrės suaj, tė kėsaj kohe tė akullt dhe kujtoni e studioni pėr akuj me ritmin modern.

Shkrova shumė poezi pėr dy vjet, nė periudha tė ndryshme kohore, nėpėr stinė tė ndryshme, net e ditė, nė terracė tė shtėpisė, e nė bahēe tė Horit-Zvicėr, nė tren duke shkuar nė punė, apo edhe nė aeroplan duke fluturuar pėr nė Prishtinė dhe pastaj duke ecur rrugės pėr Preshevė. I jepja leje shpirtit tė thoshte atė qė ia thoshte rrėnja e zemrės, nuk fshija vargjet, si lindnin ashtu i leja, vetėm pak i pastroja, sepse edhe molla e mirė duhet tė pastrohet pak, qė tė freskohet, tė ndjehet mė e kujdesur, ato shkronja qė i largoja nga disa vargje nuk i grisja, nuk i urrej sepse kanė dalė nga shpirti, janė lindė nė shpirt, ashtu sikur nėna qė lind fėmijėn. Prej librit ‚Dialog me Gurin’, qė ėshtė libėr gjermanisht-shqip dhe qė ėshtė pritur mirė, vendosa tė krijoj kalanė e shpirtit tim me kujdes ashtu nė origjinal Aristokracinė e Shpirtit e tash po krijoj nga poezitė e mbetura edhe kėtė dritare tė kalasė me pamje nga e mira, me pamje nga miqtė dhe me pamje nga koha qė po e kalojmė. Kėtė libėr poezish qė e keni nė duar : "16 plumbat e Fjalės", i mora nga disa vargje qė rrinin anash nga libri i sapobotuar: "Aristokracia e shpirtit". Ato mė dukeshin sikur fėmija i posalindur qė nuk e di ku e ka nėnėn dhe babin, sikur fėmija qė qanė dhe kėrkon ujė, qė lėngon nga njė sėmundje dhe qė kėrkon shėrim, mė dukeshin kėto poezi qė janė redaktuar nė librin e botuar "Aristokracia e shpirtit". Bija tė flija dhe mė dilnin shkronjat para syve, garonin, vallėzonin, luanin, kėndonin, rraheshin mes veti, e fitues dilnin vargjet, fitues dilnin tė gjitha, humbės dilja unė, se nuk i botoja, prandaj referi i tėrė ndeshjeve ishte muza, qė mė tha, ti botoj ashtu si kanė lindur. E tani mė nė fund, sapo i dorėzova nė botim, mu duk se u lirova dhe njė vullkan tjetėr po lind nė shpirt, dalin vargjet e shpirtit, sikur plumbat e pushkės me histori. Kėto vargje, si 16 plumbat e pushkės, do kėrcasin shumė sepse baroti nuk ėshtė i lagėt, baroti i krisjes ėshtė nė shpirt. Falėnderoj edhe kalanė e pamposhtur tė poezisė moderne shqipe, tė madhin, poetin, redaktorin e disa librave tė mia Rrustem Geci, i cili vėrtetė krasitė poezinė sikur hardhitė e rrushit tė mirė. Nė kėtė rast, dua tė them ate qė e kam nė zemėr, edhe pse veprimtari me zemėr bujare dhe me tė gjitha tiparet e njė njeriu tė shkėlqyer tė kėsaj kohe tė pakohė, nuk dėshiron qė tė pėrmendi mundin qė e ka dhėnė, qė ky libėr tė jetė pranė lexuesit, qė kėto vargje tė ndalin vajin dhe zilinė e njėra tjetrės, ėshtė veprimtari i dalluar, bėmirėsi dhe afaristi qė jeton dhe vepron nė Vohlen tė Ag-Zvicėr z.Milaim Bajrami, pronar i firmės prestigjioze MSB, qė mė mundėsoi qė ky libėr tė shohė dritėn e botimit me sponzorizimin e tij dhe e ka bėrė me vullnet nga arka e shpirtit tė tij tė madh prej humanisti dhe dashamiri tė artit. Me kėtė rast, e falėnderoj dhe i dėshirojė suksese dhe i shpreh respekt pėr shumė modestinė e tij.

Ju lė tė shoqėruar me kėtė libėr me poezi dhe ju takofsha prap ashtu siē dėshironi ju”. Lirisht, mundemi tė themi, se kėto fjalė tregojnė madhėshtinė e shpirtit tė poetit, tregojnė sinqeritetin e tij poetikė, tregojnė se frymėzimi i tij ėshtė shpirtėror dhe me plot respekt. Pėrmes vargut, e shohim, se Dashnimi, ėshtė i mėrzitur me jetėn e kurbetit, ai bashkėbisedon me tė ardhmen e atdheut tė tij, i premton se njė ditė do tė kthehet, i premton, se ėshtė duke bashkėpunuar pėr tė mirėn e saj edhe pse ėshtė larg me forma tė ndryshme, por njė ditė, do tė jetė i tėri nė Preshevėn e bukur, nė Preshevėn qė ka rritė dhe po rritė intelektualė dhe trima tė mėdhenjė. Ja se si shprehet pėr mėmėdheun pėrmes poezisė.

Mėmėdhe, mos gėrryej ditėt e rinisė

me ato protesta

me atė tokė tė pėrflakur

me ato beteja tė lavdisė

shkrum kam rreth buzėve

sa herė tė thėrras mėmėdhe

njė gram mall sa njė aristokrat nė evropė

mėmėdhe, ia shkula territ dhėmbėt

druaja se edhe nė liri do na kafshojė

Tiranė, janar 2008

Nė poezinė tjetėr, ai kuvendon me vitin 2008 dhe shprehet lirshėm me vargun e tij.

Zemra e plagosur

sillet e pėrsillet nė oborrin e vet

nė muret e saj lule dhe qershi

2008 herė kaloi qiellin e pritjes

po aq herė luftoi pėr liri tė pavarur

Zemra e lėnduar nga plaga

kujton gjakun e dėshmorit

qė binte si molla e kuqe

nga trupi i vjetėr autokton

dielli Ilir lulėzon prap trupin e mollės

dhe e ushqen tokėn e vjetėr

Duke kaluar nga vendi "Molla e Kuqe", korrik 2008

Ndėrsa pėrmes kėsaj poezie, tregon edhe emblemėn e emėrtimit tė veprės.

Trimėrisė dhe shpirtit

shpirtit dhe trimėrisė

sapo ua dhashė besėn

do e bashkojmė me Dardaninė Preshevėn

Preshevė tungjatjeta

Bujanoc pėrshėndetje

Medvegjė si je

Merrni 16 plumbat e fjalės

flakė pėr atdhe

Njė grusht tokė nga Drenica

njė kovė ujė nga Dukagjini

merreni kujtim sa herė qė vjenė marsi

E bukura Dardani

16 plumbat e fjalės ku i ke

jam biri jot Peonia Dardane

flakė po qes pėr atdhe. Nė fund tė kėsaj vepre, tė pėrkthyer mjeshtėrisht nė gjuhėn angleze nga maestro Jeton Arifi, Dashnim Hebibi, tregon edhe njėherė tėrė sinqeritetin e tij poetik dhe shpirtėror, ku me njė foto tė tij, qė kishte dalur nė Nju Jork, para selisė sė OKB-sė, pret qė edhe flamuri i Kosovės, tė jetė nė mesin e flamujvge tė tjerė nė kėtė Organizatė tė Kombeve tė Bashkuara. Vargjet e fundit nė kopetinė: “Tė falėsh dhe tė shkruash tė vėrtetėn, ėshtė arti mė i rėndė nga tė gjitha artet”.Kryelartėsia e tė vegjėlve shprehet nė tė folurit e parreshtur pėr vetveten, kurse madhėshtia e tė mėdhenjėve nė faktin, se ata kurrė nuk flasin pėr vete”. Dashnim Hebibi, pėrveē poezisė, ai ėshtė duke e pėrfunduar edhe romanin me njė temė interesante dhe njė poemė, ku shpresojmė, se do ti pėrfundojė, por nga poezia asnjėherė nuk ndahej, sa bėhet gati tė shkruajė nė roman, ndalet tek poezia. Jeton dhe vepron nė Cyrih dhe sė shpejti do tė jetė bashkėformues i Qendrės sė parė mediale shqiptare nė Evropė, ku kėtė qendėr, para pak muajve e kanė promovuar edhe nė Nju Jork, nė mesin e shumė veprimtarėve dhe VIP personave, si tė politikės ashtu edhe tė kulturės dhe sportit. Libri, i sapo botuar, mundet tė porositet drejpėrdrejt tek poeti me kėtė email adrese: dashnimhebibi99@hotmail.com. E urojmė Dashnim Hebibin edhe nė fushat tjera, e sidomos nė fushėn e publicistikės, nga i cili presim qė njė ditė tė afėrme, tė jetė edhe njė diplomat i diplomuar, ku edhe ėshtė duke e pėrgatitur, temėn e magjistraturės pėr Diplomaci. Suksese dhe shėndet.

Naser Pajaziti

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi