AUTO-EPIGRAFI I QAMILIT TĖ VOGĖL

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

AUTO-EPIGRAFI I QAMILIT TĖ VOGĖL

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Jul 10, 2009 11:57 pm

AUTO – EPITAFI I QAMILIT TĖ VOGĖL

Se nė kėtė botė , ēdo gjė ėshtė gėnjeshtare , mashtruese dhe se gjithēka qė ka lindur do tė pėrfundojė me vdekje , kėtė mė sė miri na e dokumenton kėngėtari popullor legjendar Qamili i Vogėl , i cili i vetėdijshėm se “ vdekja ėshtė mė afėr se kėmisha e veshur “, plot pesė vjet para se tė vdiste ( nė moshėn 62 vjeēare , gjatė njė sėmundje tė rėnd , nga e cila mendonte se do tė vdes ) e thuri auto-epitafin e vet me titull: “VJERRSHA IME”, tė cilėn e kishte lėnė amanet qė tė ia shkruajnė mbi rrasė tė varrit tė tij !

Kėtė auto- epitaf , Qamili i ndjerė e kishte fshehur thellė nė dokumentacionin e tij krijues , me qėllim qė tė mos ia shohin familja e tij, para se tė vdiste !

Auto-epitafin nė dorėshkrim e kishte gjetur vajza e tij, Shqipja , gjatė hulumtimeve tė dokumentacionit dhe arkivit krijues tė babait tė saj .

VJERRSHA IME

O, ju shokė, miq dhe dashamirė ,

Kur t’ kaloni ndo ‘i herė k’tu pari –

K’theni e m’ k’qyrni ku jam i shtrirė ,

Ndoshta pak ju hiqet malli !

Kėto fjalė qė janė n’ kėtė guri –

Pėr kujtim Ju, ua lash n’ atė jetė ,

Se jam kenė gjithmonė i Juaji ,

Ju kėndova pa hiq pritesė !

Njė pjesė t’ botės e kėrkova ,

Tuj kėndu’ ndėr mėrgimtarė...

Me dėshirė gjithmonė iu kėndova –

Veē me i kėnaqė kah ka shqiptarė !

Pra , m’ kujtoni , or shokė tė mi ,

E mos harroni kėt’ arshik tė vjetėr ,

Se jam kenė nji sevdali ,

I mirė e i keq – si unė s’ keni tjetėr !

62 vjetėt , unė qė jetova –

Nuk u ngina me atė jetė !...

Boll fort para, qė u mundova ,

Por s’ ish ēare pėr pa vdekė !...

***** Kėtė auto-epitaf Qamili i Vogėl e kishte shkruar nė Prishtinė, mė datėn 07.06.1986, kurse ka vdekur pesė vjet mė vonė, mė 04.11.1991.

Demir KRASNIQI “Qamili i Vogėl – zė qė nuk shuhet”- Gjilan, 1995.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi