KULTURA E TĖ FOLMES SONĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KULTURA E TĖ FOLMES SONĖ

Mesazh  shaban cakolli prej Tue Jul 21, 2009 7:13 pm

Kultura e tė folmes sonė:

DY SHPREHJE QĖ JAPIN KONOTACIONE BANALE

Se mediumet tona elektronike nuk i kushtojnė rėndėsi aspak kulturės sė tė folmes sė drejtė tė gjuhės shqipe , kjo nuk ėshtė risi tek ne . Sot, po e lexoi njeriu gjuhėn e shkruar sipas standardeve tė njė gjuhe tė unifikuar mbarėkombėtare, qoftė nė shtypin ditor, qoftė nė libra, revista e fletushka tė ndryshme dhe po e dėgjoi atė se si flitet nga ana e disa moderatorėve tė shou – programeve tė ndryshme , sidomos nė ato televizive, atėherė, secili njeri me mendje tė kthjelltė do ta vė gishtin mbi kokė dhe do ta pyes vet- vetin :- A thua shqiptarėt po i pėrdorkan dy standarde gjuhėsore gjatė komunikimeve me audiencėn e gjerė popullore?!

Pėrveē pėrdorimit me tė madhe tė zhargonit tė fjalorit tė rrugaēėrisė , shkurtesės sė gjymtyrėve tė fjalėve tona origjinale, jo rrallė herė fjalėt tona zėvendėsohen edhe me numra rendor?! Por , ajo qė e bėnė spektatorin edhe mė nervoz, janė rastet kur moderatorėt pėrdorin shprehje , tė cilat nuk dinė t’ i shqiptojnė mirė dhe drejt gjatė leximit, apo tė folurit dhe ato shprehje nė mėnyrė automatike marrin konotacion banal.

Nėse flasim pėr fenomenin e shkurtesave dhe deformimet e fjalėve tona, ato na dalin aq shumė , sa nuk mund tė numėrohen . Por , padrejtėsia mė e madhe gjatė shkurtesave tė fjalėve tona burimore kombėtare, pa dyshim se po i bėhet nė vazhdimėsi shprehjes mė tė bukur tė gjuhės shqipe, me tė cilėn pėrshėndetemi tė gjithė ne . Shprehje kjo , qė nuk e ka asnjė popull tjetėr nė botė ! Pra , fjala ėshtė pėr shprehjen pėrshėndetėse :”TU NGJATĖ JETA!” Me kėtė pėrshėndetje , ēdo shqiptar shprehė uratėn e vet ndaj njėri – tjetrit, duke i uruar qė tė ketė jetė tė gjatė, t’i shtohet jeta, apo t’i zgjatet jeta !

Keqpėrdoruesit e pamėshirshėm tė vlerave tė gjuhės shqipe , duke mos ia ditur vlerėn dhe rėndėsinė qė ka kjo shprehje pėrshėndetėse, e shkurtojnė atė duke e pėrdorur nė vend tė saj , fjalėn e cunguar :”TUNG” e cila nė fakt nuk paraqet kurrfarė kuptimi ?!

Shembulli mė i mirė se si zėvendėsohen fjalėt tona me numra rendor, ne emisionet televizive, ėshtė emisioni i titulluar :”Ēa ka 3”?! Ky emision me vite tė tėra transmetohet pėrmes programeve tė KTV-sė, dhe kjo askujt nuk ia vret veshin, as ndėrgjegjen pėr degjenerim tė gjuhės sonė ! Ky emision nė vend se tė titullohej me shprehje fjalėsh :”Ēka ka tė re”? – titullohet me shprehje tė shkurtuara pėrmes numrave rendor! I kėtillė ėshtė edhe emisioni i titulluar :”Bon, bon”, i cili do tė duhej qė tė shkruhej “Bėn , bėn “, e jo ashtu, nga se gjatė shqiptimit tė kėtij titulli nga ana e moderatorėve tė tij, tė gjithė fėmijėt do tė mendonin se kėtu ėshtė fjala pėr bombona -sheqerka tė fėmijėve?!

Prej shprehjeve mė tė shpeshta qė pėrdorėn vazhdimisht nėpėr mediumet tona informative elektronike, e qė nga pakujdesia e leximit dhe shqiptimit tė tyre , nga ana e moderatorėve, na japin konotacione tė kuptimeve banale, kėsaj radhe po i pėrmendim vetėm dy prej tyre, qė janė mė tė shprehurat:

1. Shprehja : “nė ndėrkohė qė “, pėrdoret shumė shpesh , madje edhe atėherė kur nuk ka fare nevojė qė tė pėrdoret kjo shprehje si e tillė. Pėr ta kuptuar edhe mė mirė kėtė shprehje tė palogjikshme , po japim vetėm dy shembuj tė pėrdorimit tė saj:

”Para pak ēastesh, nė sallėn e Kuvendit hyri Kryetari i Republikės sė Kosovės - Fatmir Sejdiu , nė ndėrkohė qė , pas tij hyri edhe Kryeministri – Hashim Thaēi “! Ose:”Shikues tė nderuar, kaq kishim pėr sonte , nė ndėrkohė qė , Ju vazhdoni tė qėndroni edhe mė tutje me programet tona!”

Pėrdorimi i shprehjes “nė ndėrkohė qė”, sa herė qė lexohet me nguti dhe me shqiptim tė gabuar, automatikisht na e jep kuptimin banal :”nė ndėr koqe”!(Kėrkojmė ndjesė nga lexuesit e ndershėm).

2. Si motėr e kėsaj shprehje ėshtė edhe ajo :”Ka shumė kohė qė”, tė cilėn mė tepėr e hasim tė pėrdorur nėpėr kėngėt tona popullore , por qė interpretuesit e kėngėve me tekste tė kėtilla, nuk ia vėnė veshin shqiptimit dhe theksimit tė drejtė tė kėsaj shprehje gjatė kėndimit dhe pastaj na jep njė konotacion krejtėsisht banal.

Pėr shembull:”Ka shumė kohė qe jemi dashtė”, “Ka shumė kohė qė kem kalua”, “Ka shumė kohė qė s’ jemi pa”, “Ka shumė kohė qė jemi nda”,”Ka shumė kohė qė m’ ke ndej larg”...etj. Tė gjitha kėto shprehje, gjatė interpretimit tė kėngėve tė tilla, na tingėllojnė nė vesh me konotacion banal:”Ka shumė koqe”!(Prapė kėrkojmė ndjesė prej lexuesve tė ndershėm).

Pra, edhe kur flasim, komunikojmė, lexojmė e kėndojmė, duhet tė kemi kujdes se si po lexojmė, si po i shqiptojmė dhe si po i theksojmė shprehjet e cituara, pėr tė mos prodhuar banalitete tė pa nevojshme dhe tė pa logjikshme .

Bashkėkombėsve , motrave dhe vėllezėrve tanė , nuk mund tė iu drejtohemi me shprehjen mediative :”Miq tė nderuar”!

Viteve tė fundit , pėrmes programeve televizive dhe atyre tė radiove , nga ana e moderatorėve tė emisioneve tė ndryshme , po na amputohet edhe njė shprehje tjetėr pėrshėndetėse , e cila absolutisht nuk ka tė bėjė me pėrshėndetjet e traditės shqiptare , por qė ėshtė kryekėput kopje e importuar nga zhargoni i fjalėve pėrshėndetėse serbo-sllave , nė stilin :”Dragi prijateli”= Tė dashur miq !

Pra, moderatorėt e emisioneve tė tilla , na drejtohen me shprehjen pėrshėndetėse:”Tė dashur miq”, apo “Miq tė dashur”, duke harruar kėtu traditėn tonė kombėtare se pjesėtarėt e njė kombi tė njėjtė, as se si nuk mund tė quhen miq, nga se ata janė vetėm bashkėkombės, pėrkatėsisht: vėllezėr e motra tė njė kombi .

Sipas traditave dhe zakoneve shqiptare, termi :”Miq”, ose “Mik”, pėrdoret ndaj atyre njerėzve me tė cilėt janė lidhur martesat e ndėrsjella familjare, ose miqėsia me kombet dhe shtetet tjera, por nė asnjė mėnyrė kjo “miqėsi” nuk mund tė ndėrlidhet me dėgjuesit e radios, teleshikuesit dhe spektatorėt qė janė vėllezėr e motra tė njė kombi, tė njė gjaku dhe tė njė shteti.

Gjilan, mė 19 Korrik 2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi