NGA TRADITA JONĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

NGA TRADITA JONĖ

Mesazh  shaban cakolli prej Sat Aug 01, 2009 10:07 pm

Njė dasmė qė do tė mbahet mend pėr tė mirė dhe tė mbarė

Tė Mėrkurėn mbrėma, mė datėn 29 Korrik tė vitit 2009, miku im, poeti popullor dhe adhuruesi i flakėt i kėngės dhe folklorit tradicional popullor, zotėriu Vahid Nasufi nga Kėrēova , mėrgimtarė nė Zvicėr , kishte organizuar dasmėn e martesės sė djalit tė tij tė hasretit – Arlindit me Dėshirėn nga Kėrēova .

Pėr kėtė dasmė tė madhe familjare , Vahidi qė herėt kishte rezervuar Restorantin ekskluziv “Dardania” nė Kėrēovė dhe krahas tij, kishte rezervuar qysh herėt yjet e Estradės kosovare – Motrat Mustafa me orkestrinėn e tyre , qė do tė kujdeseshin pėr ahengun , argėtimin dhe disponimin sa mė tė mirė tė mysafirėve tė tij dasmorė .

Pronari i kėsaj dasme, z. Vahid Nasufi , i kishte ftuar mysafirėt e tij, plot 6 muaj pėrpara ditės sė caktuar pėr kėtė dasmė . Kishte ftuar shumė familjarė, miq, shokė, dashamirė , jo vetėm nga Kėrēova , por gjithandej trojeve dhe krahinave shqiptare, po edhe shumė miq e dashamirė nga diaspora . Numri i mysafirėve pjesėmarrės tė kėsaj dasme ishte vėshtirė tė pėrcaktohej edhe pse salla e restorantit ishte mjaftė e madhe , dukej se po gumėzhinin mysafirėt mu sikur bletėt nė hojet e koshiqeve tė tyre .

Zoti i dasmės , bashkė me familjarėt e tij, i mirėprisnin mysafirėt dasmorė tė rreshtuar para hyrjes sė restorantit, mu ashtu si qė ėshtė mikpritja tradicionale shqiptare dhe pėr secilin mysafir angazhoheshin qė t’ i vendosin nėpėr ulėset dhe tavolinat meritore.

Ajo qė na ra nė sy qė nė hyrje tė restorantit e qė dallonte nga shabllonet e traditave tė vjetra , ishte fakti se nė kėtė dasmė askush nga mysafirėt dasmor nuk ishte i ngarkuar me dhurata tė shtrenjta e pompoze, sikur qė shihej dikur nė dasmat tjera , por tė gjithė i kishin duart e lira dhe tė zbrazura ?!

Stop dhuratave , “urimeve dhe pėrshėndetjeve” dasmore !

Ajo qė na befasoi pėr tė mirė dhe tė mbarė nė kėtė dasmė, ishte thyerja e njė shablloni tė vjetėr tradicional, nga ana e Zotit tė dasmės – Vahid Nasufi , i cili pėr herė tė parė nė historinė e dasmave tona popullore , nė ftesat e dėrguara pėr pjesėmarrje tė mysafirėve nė dasmėn e martesės sė djalit tė tij, pos fjalėve mė tė pėrzgjedhura qė i kishte shprehur nė ato ftesa, kishte bėrė edhe njė befasi tė kėndshme dhe tė pa parė deri mė sot , ku nė njė shtojcė speciale tė shkruar me ngjyrė tė kuqe, kishte shkruar kėshtu:

“Ju lutemi, qė tė mos na sillni dhurata dhe tė mos dėrgoni “urime e pėrshėndetje” pėrmes ansamblit muzikor gjatė dasmės “!

Kjo “vėrejtje” nga ana e Zotit tė dasmės, sikur ua lehtėsoi frymėmarrjen dhe pjesėmarrjen tė gjithė atyre dasmorėve dhe dashamirėve tė cilėt kishin marrė rrugė pėr nė dasmėn e tij nė Kėrēovė . Por, njėkohėsisht kjo “vėrejtje” u mirėprit nga tė gjithė dasmorėt , nga se blerja e dhuratave tė shtrenjta pėr t’i dėrguar nėpėr dasma dhe porosia e kėngėve nė formė tė “urimeve dhe pėrshėndetjeve” pėrmes mikrofonit dhe kėngėtarėve tė dasmės, shumė kėnd e vė para aktit tė kryer , nga se shumica prej tyre nuk posedojnė kushte tė mira materiale pėr tė blerė dhurata luksoze dhe pėr tė porositur nga disa herė kėngė nė formė tė “urimeve dhe pėrshėndetjeve tė veēanta”, andaj edhe bien nė pozita tė pa lakmueshme para dasmorėve tė tjerė , nga tė cilėt me siguri se do tė ndaheshin tė turpėruar dhe kokulur !

Lidhur me eliminimin e kėtyre dy dukurive tė praktikuara kohė tė gjatė nėpėr dasmat dhe ahengjet tona popullore , Zoti i dasmės Vahid Nasufi, para dasmorėve tė vet e tha publikisht:

“Unė, ju kam ftuar nė dasmėn e martesės sė djalit tim – Arlindit, pėr ta ndarė sė bashku gėzimin tim jetėsor familjar! Nuk ju kam ftuar pėr tė iu gjobitur me tė holla e dhurata tė ndryshme , nga se gjatė tėrė jetės sime kam punua pėr t’ ia siguruar jetėn, kushtet dhe ekzistencėn djalit tim. Kam punuar pėr t’ ia siguruar dasmėn, shpenzimet e ahengut dhe tė gjitha gjėrat e nevojshme, pa e ngushtuar askėnd tjetėr!

Kam punua pėr t’ ia siguruar edhe grupin e kėngėtarėve dhe orkestrinėn pėr argėtimin sa mė tė mirė tė mysafirėve tonė dasmorė, andaj nuk e shoh tė arsyeshme qė ta bllokojmė muzikėn me tė ashtuquajturat “urime e pėrshėndetje tė dasmorėve tanė”, nga se jemi tė vetėdijshėm se secili prej jush , jeni nisur nga shtėpitė e juaja, me dėshirat dhe urimet mė tė pėrzemėrta pėr tė na e uruar dasmėn dhe martesėn e djalit tonė! Prandaj, nuk ka nevojė qė pėrmes mikrofonave tė bėhen “urime”, duke shpenzuar para mė kot dhe duke i vu nė pozita tė pa lakmueshme dasmorėt tė cilėt nuk e kanė xhepin aq tė rėndė, sa tė shpenzojnė edhe pėr kėso lloj urimesh”!

Zoti i dasmės, Vahid Nasufi , kėsaj radhe i theu edhe dy shabllone tjera tė praktikuara nė traditat e dasmave tona popullore . Ai , nuk i lejoi mysafirėt dasmorė qė t’ i dhurojnė para nuses gjatė ceremonisė sė vallėzimit pėr krah bashkėshortit tė saj ! Po ashtu gjatė ahengut tė kėsaj dasme , nuk u lejua absolutisht as pėrdorimi dhe konsumimi i pijeve alkoolike !

Kėto dy “ndalesa” konsiderojmė se janė shumė tė mirėseardhura dhe shumė tė dobishme pėr tė gjithė dasmorėt dhe organizatorėt e dasmave dhe ahengjeve tė ndryshme popullore .

Ndalesa e parė, qė kishte tė bėjė me mosdhėnien e dhuratave me para, nuses gjatė vallėzimit tė saj, ndikon shumė pozitivisht ndaj tė gjithė mysafirėve tė pranishėm dasmorė, nga se nė aktet e kėsaj ceremonie , shumė shpesh ka ndodhur qė dikush nga dasmorėt e pranishėm, tė prirė nga mendja e madhe, ua kanė dhuruar nuseve nga njė shumė tė madhe parash, tė cilat ia varnin nėpėr duar e shami, pėr t’u reklamuar para dasmorėve tjerė, se gjoja, ata janė njerėz shumė tė pasur dhe shumė tė dashur tė familjes sė dasmorit ! Nė rastet e kėtilla, dhurata nė para, tė cilat ia dhuronin nuseve njerėzit me xhep mė tė hollė, ngeleshin nėn hijen e atyre “mė tė pasurve”! Nė anėn tjetėr, njerėzit e shtresave tė varfra , dilnin nga sallat e dasmave, tė skuqur, tė turpėruar dhe kokulur para tė gjithė tė tjerėve !

Ndalesa e dytė , qė kishte tė bėnte me mos-shėrbimin dhe mos-konsumimin e pijeve alkoolike, gjithashtu ėshtė shumė e mirėseardhur dhe shumė e dobishme , nga se nė njė ambient tė tillė ahengu familjarė, nė mesin e tė cilit gjenden vajza, gra, nuse, plaka, pleq, fėmijė, burra, beqarė...tė lloj-lloj mentaliteti, shpesh herė mund tė ndodhė qė dikush prej tyre ta humb kontrollin e mirėsjelljes dhe tė bėjė ndonjė sjellje, apo ekses tė pahijshėm , nga i cili do tė ketė pasoja tė pa parashikueshme dhe mund tė vije deri tek prishja e dasmės !

Nga konsumimi i pa kontrolluar i pijeve alkoolike nėpėr dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore, jo rrallė herė, ka ndodhur qė tė vijnė deri tek rrahjet, kacafytjet dhe pėrleshjet ndėr mė tė ndryshme nė mes tė dasmorėve prezent . Po ashtu, nga pėrdorimi i tepruar i pijeve alkoolike nėpėr dasmat e ndryshme popullore, nė disa raste ka ardhur edhe deri tek sulmet e ndryshme nė zemėr tė ndonjė dasmori, i cili nuk ka ditur tė ndalet duke vallėzuar gjatė tėrė natės, madje nėn vapa tė mėdha vere, derisa tė tillėt kanė pėrfunduar jetėn tragjikisht nga sulmet nė zemėr, me ē’ rast edhe ua kanė prishur dasmat organizatorėve tė tyre !

Stop muzikės dhe kėndimit “Tallava” ! Stop “urimeve dhe pėrshėndetjeve” nė dasmat dhe ahengjet familjare !

Zoti i dasmės, Vahid Nasufi, krahas angazhimeve dhe shpenzimeve tjera rreth pėrgatitjes dhe organizimit sa mė tė mirė tė dasmės sė tij, rėndėsi tė posaēme i kishte kushtuar sigurimit dhe angazhimit me kohė tė kėngėtarėve dhe grupit muzikor , tė cilėt do tė pėrkujdeseshin pėr argėtimin dhe disponimin sa mė tė mirė tė mysafirėve tė tij dasmorė !

Pėr kėtė qėllim, ai kishte angazhuar yjet e dėshmuara tė kėngės tradicionale popullore shqiptare, motrat: Sahide , Safete dhe Luljeta Mustafa, kėngėtare kėto qė janė tė njohura nė mbarė nėn-qiellin shqiptar me posedim tė njė tradite dhe kulture universale tė artit tė mirėfilltė tradicional shqiptar .

Kėto motra artiste tė mirėnjohura pėr kultivimin besnik dhe ruajtjen e vlerave tė kėngės popullore shqiptare , nė koordinim me anėtarėt e orkestrinės sė tyre, me pėlqimin dhe pėrkrahjen e pa rezervė tė bashkėshortėve tė tyre , kishin marrė njė vendim tė formės sė prerė: qė njėherė e pėrgjithmonė t’iu thonė “STOP” fenomenit tė ashtuquajtur “Urimet dhe pėrshėndetjet e dasmorėve tanė”, si dhe njėherė e pėrgjithmonė t’i thonė “STOP” stilit tė muzikės dhe kėndimit me prejardhje rome, tė quajtur “TALLAVA”, stil ky, qė viteve tė fundit i ka ngulfatur kėngėt dhe vlerat e mirėfillta tė traditės muzikore shqiptare!

Motrat MUSTAFA dhe anėtarėt e grupit tė tyre muzikor, qė me kohė e kishin bėrė traditė, qė gjatė negociatave me ofertuesit e tyre lidhur me marrėveshjen pėr muzikim nė dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore, kushti i parė i tyre ishte qė dasmorėt tė mos iu kėrkojnė kėngė dhe muzikė tė stilit “TALLAVA” dhe qė dasmorėt tė mos i bezdisin ato me kėrkesa tė “urimeve dhe pėrshėndetjeve”!

Kėto kushte dhe kėrkesa tė motrave MUSTAFA, me kėnaqėsinė mė tė madhe i kishte mirėpritur dhe pėrqafuar edhe Zoti i dasmės, Vahid Nasufi nga Kėrēova .

Qė nė hapje tė programit muzikor tė dasmės, motrat Mustafa , po sa ia uruan pėrzemėrsisht dasmėn Zotit tė shtėpisė dhe iu uruan mirėseardhje tė gjithė mysafirėve dasmorė, menjėherė iu drejtuan mysafirėve publikisht se ato nė asnjė mėnyrė nuk do tė pranojnė kėrkesa pėr kėngėt “Tallava” e as “urime e pėrshėndetje tė dasmorėve tanė”!

Dasmorėt e pranishėm pak si me habi, i mirėpritėn kėto kėrkesa tė kėtyre kėngėtareve tė spikatura, duke shprehur nė veti habinė se gjoja , kėto MOTRA, nuk po i duakanė paratė dhe “bakshishet”?!

Motrat MUSTAFA, ia morėn kėngės duke shkėlqyer si yje tė vėrteta nė skenė, para dasmorėve. Ato gjatė tėrė mbrėmjes sa zgjati ahengu i kėsaj dasme, asnjėherė nuk dolėn nga binaret e kėngės dhe muzikės sė mirėfilltė tradicionale shqiptare .

Bukurinė dhe shijen e vėrtetė tė kėngės, edhe mė tepėr ia shtonin qėndrimet e tyre modeste, buzėqeshjet dhe disponimi kulmor para dasmorėve tė pranishėm, tė cilėt ēdo kėngė tė tyre e mirėpriste me duartrokitje frenetike dhe me shoqėrim vallėzues .

Kėndimit tė mrekullueshėm origjinal dhe artistik tė Motrave MUSTAFA, iu jepte ngjyrė, shije dhe ėmbėlsirė orkestrina e mrekullueshme profesionale nė pėrbėrje tė kėtyre instrumentistėve: Enver Ibrahimi- klaviatura sintetike , Sefė Kryeziu – saksofonist dhe surlė , Sadat Elashani – kitarist dhe tonist dhe Fadil Stublla – bateri .

Tė mrekullueshėm ishin edhe z. Fadil Mareci – bashkėshorti i Sahides dhe Bujar Hoti – bashkėshorti i Safetes, tė cilėt pėrkujdeseshin nė vazhdimėsi pėr teknikėn e zėrimit dhe atmosferėn sa mė tė mirė tė ahengut nė favor tė disponimit tė dasmorėve dhe familjarėve tė dasmorit .

Vlen pėr t’u theksuar se Motrat MUSTAFA, vijnė prej njė ēerdheje tė bilbilave tė kėngės shqiptare dhe djepi i trimave legjendar shqiptar, pra nga Mushtishti legjendar . Ato vijnė nga njė familje pėrparimtare, arsimdashėse, artdashėse dhe atdhetare, tė cilėn e pėrbėjnė 8 motra dhe 2 vėllezėr . Pra, gjithsejtė janė 10 fėmijė tė njė babe dhe tė njė nėne.

Bashkėshorti i Sahides, zotėriu Fadil Mareci , i cili ka diplomuar kriminalistikėn, lidhur me eliminimin e “Urimeve dhe pėrshėndetjeve” nė dasmat dhe ahengjet familjare, ai thotė:

“Urimet dhe pėrshėndetjet e dasmorėve”, nuk e rrisin ahengun dhe nuk e shtojnė atmosferėn dasmore! Pėrkundrazi, ato e prishin atmosferėn, krijojnė nervozė nė mesin e shumė dasmorėve dhe mund tė sjellin edhe konflikte tė ndryshme nė mes tė dasmorėve, apo edhe nė raportet dasmorė- kėngėtarė! “Urimet dhe pėrshėndetjet e dasmorėve” i obligojnė kėngėtarėt qė tė shmangen nga kėngėt e mirėfillta tradicionale dhe t’ i fusin nė pėrdorim kėngėt me vlera tė dyshimta, madje edhe aso tė stilit “Tallava”!

Unė, mendoj se aplikimi i formės sė “Urimeve dhe pėrshėndetjeve” nė dasmat dhe ahengjet popullore, nuk i kontribuon askujt, e aq mė tepėr dasmorėve, apo pronarėve tė dasmave, nga se forma e “urimeve” tė tilla i takon njė shtrese tė primitivizmit dhe tė stilit tė kafeneve klasike ! Unė, apeloj tek tė gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė dhe organizojnė dasma e ahengje tė ndryshme familjare, qė njėherė e pėrgjithmonė t’ i flakin nga pėrdorimi “urimet dhe pėrshėndetjet e dasmorėve” dhe pėrdorimin e kėngėve tė stilit “Tallava”, nga se ato nuk i pėrkasin kulturės dhe traditės muzikore shqiptare !”

Nė fund tė kėsaj dasme, tė gjithė mysafirėt e pranishėm dhe familjarėt e kėsaj dasme tė madhe, u ndanė me pėrqafime tė ngrohta vėllazėrore, duke bėrė fotografi e xhirime tė ndryshme me kėngėtaret dhe anėtarėt e kėtij grupi tė mrekullueshėm muzikor, nė mėnyrė qė t’ i ruajnė nė gji me xhelozi, kujtimet dhe pėrjetimet mė tė mira dhe tė paharrueshme nga kjo mbrėmje plot kėngė, vallėzim, aheng e gėzim!

Le tė shpresojmė se shembulli i dasmorit Vahid Nasufi nga Kėrēova dhe shembulli i Grupit muzikor tė Motrave MUSTAFA, do tė iu shėrbejė edhe shumė e shumė dasmave e ahengjeve tjera familjare nė mbarė trojet etnike shqiptare !

Kėrēovė – Gjilan, mė 29 Korrik 2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi