NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Aug 14, 2009 6:52 pm

Nė mbrojtje tė gjuhės dhe traditės sonė:

A MUND TĖ LIROHEMI NDONJĖHERĖ NGA PĖRSHĖNDETJET NĖ GJUHĖT E HUAJA?!

Edhe sot, nė shekullin e 21-tė, kur kemi dy shtete tė pavarura dhe sovrane shqiptare , kur kemi me dhjetėra universitete e kolegje kombėtare, akademi tė shkencave dhe arteve , institucione albanologjike dhe tė gjitha tė mirat tjera qė i duhen njė populli dhe njė kombi pėr t’ i ruajtur traditat, gjuhėn, kulturėn dhe vlerat e veta kombėtare , ne , si duket as se si nuk po mund tė edukohemi nė frymėn e pastėr kombėtare dhe as se si nuk po mundemi qė tė lirohemi njėherė e pėrgjithmonė nga ndikimet e kulturave tė popujve tjerė , nė veēanti nga ndikimet e ish popujve okupatorė tė trojeve etnike shqiptare !

Ndikime tė kėtilla , kemi ende nė ēdo pore tė jetės sonė, si nė gjuhė, ashtu edhe nė kulturė nė pėrgjithėsi , por kėsaj radhe do tė ndalemi tek pėrshėndetjet tė cilat nė shumicėn e rasteve , ende i bėjmė nė gjuhėt e huaja , edhe pse i kemi me bollėk fjalėt tona pėrshėndetėse tė cilat janė aq tė ėmbla dhe tingėllojnė aq bukur !

Mirė se erdhe dhe mirė se u gjeta !

Kėto dy fjalė pėrshėndetėse qė janė kaq tė ėmbla dhe tingėllojnė kaq bukur nė gjuhėn amtare shqipe , tek njė numėr i madh i krahinave shqiptare tė Kosovės, Luginės sė Preshevės dhe tė Maqedonisė , as sot e kėsaj dite nuk janė nė pėrdorim tė sė folmes popullore , nė rastet kur presim ndonjė mysafir , mik, shok , apo dashamirė , i cili vjen pėr tė na vizituar !

Nė vend qė mysafirin tonė , ta pėrshėndesim duke i dėshiruar mirėseardhje nė gjuhėn amtare shqipe :”Mirė se erdhe!”, apo: “Mirė se na erdhėt!”, nė tė folmen tonė popullore , nė vazhdimėsi priten mysafirėt me fjalėn pėrshėndetėse turke:”Hosh gėlden”, apo “Hosh gėldiniz”!, me ē’ rast mysafiri do t’ ua kthejė :”Hosh bolldėn!”

Madje, pjesa dėrmuese e pėrdoruesve tė kėtyre fjalėve tė huaja pėrshėndetėse , duke mos e njohur gjuhėn turke, e deformojnė shprehjen :”Hosh gėlden”, duke e shqiptuar gabimisht:”Hosh gjolldėn!”

Ēka ėshtė edhe mė e ēuditshme nga ana e konsumuesve permanent tė kėtyre shprehjeve pėrshėndetėse, ėshtė fakti se edhe po deshi dikush qė t’ a pėrshėndes mysafirin nė gjuhėn shqipe , mysafiri nė shumė raste do tė ndihej nė veti si i tallur dhe si i pa pėrshėndetur ?!

Krahas terminologjisė sė pėrshėndetjeve nė gjuhėn turke, nė mentalitetin e shumicės sė popullatės sonė, ėshtė ngulitur thellė edhe pėrshėndetja nė gjuhėn arabe:”Selamun alejkum” dhe “Alejkum selam”, pėrshėndetje kėto qė shumica prej nesh, as qė e di se ēfarė kuptimi nė tė vėrtetė kanė?!

Fill pas kėtyre dy shprehjeve me tė cilat pėrshėndetėn mysafirėt tek ne, menjėherė pason nė vazhdimėsi nga tė gjithė mysafirėt e pranishėm shprehja tjetėr arabe: ”Merhaba!”, me tė cilėn mysafirėt paraardhės i drejtohen mysafirit qė do tė vjen nė odė pas tyre ! Kjo shprehje ėshtė e ditur se e ka kuptimin “Mirė se erdhe!” Mirėpo, nė mentalitetet e rretheve tė ndryshme, po qe se dikush i thotė dikujt nė gjuhėn shqipe :”Mirė se erdhe!”, nuk do tė mirėpritej nga tė pranishmit tjerė dhe do tė konsiderohej si pėrshėndetje e vėrtetė serioze !?

Shprehjet pėrshėndetėse nė gjuhėn arabe:”Selamun alejkum”,”Alejkum selam” dhe “Merhaba”, mė sė tepėrmi pėrdorėn nė rastet e ceremonive dhe ritualeve tė vdekjes, qoftė nė ditėn e varrimit, qoftė nė ditėt e ngushėllimeve, qoftė nė ceremonitė e Qelimeve! Kėto pėrshėndetje bėhen mė shumė sa pėr t’ ua mbarua qejfet hoxhallarėve dhe hanxhinjve tė cilėt zakonisht janė tė ulur nė krye tė vendit dhe ata e mbajnė tymonin komandues gjatė tė gjitha ceremonive e ritualeve fetare !

Zhargoni i pėrshėndetjeve tė tilla , nuk do tė ishte i ēuditshėm nė rastet kur dėgjohen nga njerėzit e moshuar dhe tė pa shkolluar , por kur kėtė zhargon e dėgjon nga goja e disa intelektualėve me alamet titujsh shkencor, atėherė nuk ka se si tė mos iritohet njeriu dhe tė mos zhgėnjehet nga keqpėrdorimet dhe dhunimet qė i bėhen pamėshirshėm gjuhės amtare shqipe !

Njė shprehje tjetėr urimi, nė gjuhėn turke , e cila ka marrė pėrmasa mbi tė gjitha hapėsirat shqiptare , ėshtė ajo e tipit :”Jasha! Jasha!”

Kėtė shprehje urimi e cila ka kuptimin :”Rrofsh! Rrofsh!”, na e kanė servuar dhe shti nė pėrdorim grupet muzikore, kėngėtarėt e estradės, nėpėr dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore . Shprehje kjo, tė cilėn artistėt e estradės dasmore e kanė importuar nga kultura turke dhe rome , pėr t’ ua rritur mendjen dasmorėve dhe pėr t’ i nxitur ata qė t’iu dhurojnė sa mė shumė para “bakshishte”(dhurata) !

Duke e shfrytėzuar mentalitetin e ulėt tė disa personave tė pasur dhe tė etur pėr t’ ua pėrmendur emrin pėrmes mikrofonave dhe altoparlantėve, para masės sė dasmorėve, kėngėtarėt dasmorė nė vazhdimėsi brohorasin emrat e tyre nė kėtė stil:”Jasha ! Jasha Hafiz pasha! I ke xhepat shumė tė trasha !” Ose :”Jasha Hafiz , jasha!”

Dhe fill pas kėtyre brohoritjeve tė mėdha publike , Hafizi dhe Hafizat tjerė qė do t’ u pėrmendet emri pėrmes mikrofonit, do t’ i nxjerrin portofolet e tyre “tė trasha” dhe do t’ i qerasin kėngėtarėt me para deri nė centin e fundit tė xhepit tė tyre, vetėm e vetėm qė para masės sė dasmorėve tė tregohen se janė “kavalierė” dhe “pasanikė”!

Pra, siē po shihet degradimi , nėpėrkėmbja dhe asimilimi i vlerave tona kulturore , jo rrallė shpėrblehet edhe me para !

Gjilan, mė 12 Korrik 2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi