shoqeria dhe edukata

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

shoqeria dhe edukata

Mesazh  shaban cakolli prej Sun Aug 23, 2009 2:57 pm

Shoqėria dhe edukata:

SI PO I EDUKOJMĖ FĖMIJĖT TANĖ?

Lodrat – armė

Se apetitet dhe ushqimet shpirtėrore tė prira nga mentalitetet e sėmura dhe motivet e ulėta edukative , nėpėr disa rrethe tė familjeve tona ende frymojnė, kultivohen dhe eksponohen publikisht , kėtė mė sė miri mund ta vėrejmė tek fėmijėt tanė kudo qė i takojmė ata: nė lojėra, oborre, rrugė, sheshe, ēerdhe, shkolla e kudo tjetėr .

Dukuria mė e shėmtuar e edukimit tė njė mentaliteti tė sėmurė shoqėror, edukim ky qė i ka rrėnjėt shumė tė lashta e primitive dhe me pasoja tė pa parashikueshme pėr fėmijėt tanė , pa dyshim se janė lodrat – armė , tė cilat prindėrit ua blejnė fėmijėve tė tyre me njė mburrje dhe krenari tė pa parė, duke mos kursyer as paratė qė i shpenzojnė pėr kėtė qėllim .

Familjarėt e njė mentaliteti tė kėtillė, nuk hezitojnė qė t’ iu blejnė lodra – armė fėmijėve tė tyre , qė nga marrja e hapave tė parė drejt jetės sė tyre ! Madje, tė tillėt krenohen me fėmijėt e tyre , kur i shohin duke lozur me “armė” nė duar: revole, pushkė, automatikė, boksa, thika, shpata... duke i ndjekur fėmijėt tjerė nėpėr oborre tė shtėpive, duke “luftuar” nė grupe me fėmijėt e lagjes, e mė vonė edhe me ata tė qytetit e tė shkollave?!

Prindėrit tė cilėt i furnizojnė fėmijėt e tyre me kėso lloj lodrash , qė janė imitime tė armėve, do t’i kurajojnė dhe trimėrojnė ata edhe mė shumė pėrmes lloj-lloj epitetesh dhe kėngėsh tė ndryshme, si p.sh.”Tė ka baba , djalė zabit”!”Tė ka baba, djalė komandant!””Tė ka baba, kauboj !” “Tė ka baba, djalė Tarzan!” Tė ka baba, djalė Sherif!”...

Prindėrit e njė mentaliteti tė kėtillė, nuk do tė pėrtojnė aspak qė t’ i dresojnė fėmijėt e tyre se si duhet tė mėsohen qė t’ i shajnė e ofendojnė tė tjerėt, se si duhet tė mėsohen qė t’ i sulmojnė tė tjerėt me boks, me thikė, apo edhe me revole e pushkė !

Pėr qytetarin e urtė dhe tė ndershėm, janė momente tė dhembshme dhe tė tmerrshme rastet kur nė duart e fėmijėve sheh lodra tė kėtilla , nga se dihet mirėfilli se cila do tė jetė rruga e tė ardhmes sė atyre fėmijėve dhe ku do tė pėrfundojnė ata !

Merrni me mend se sa e sa para harxhohen nga buxhetet familjare pėr blerjen e kėtyre llojeve tė lodrave , me tė cilat i ushqejnė dhe edukojnė fėmijėt e tyre qė tė bėhen delikuent, vrasės, hakmarrės dhe belaxhinj tė gatuar me kohė!

Sa e sa para, shpenzojnė prindėrit vetėm pėr blerjen e mjeteve shpėrthyese piroteknike , sidomos pėr festėn e Vitit tė Ri dhe festat tjera?!

Prindėrve tė njė mentaliteti tė tillė, asnjėherė nuk do t’ iu shkonte mendja se mė mirė do tė ishte qė nė vend tė lodrave – armė, pėr lojėrat dhe argėtimin e fėmijėve tė tyre, tė iu blihen lapsa, fletore, ngjyra, libra e gjėra tė tjera me tė cilat do tė edukoheshin me njė frymė tė shėndoshė tė njė civilizimi njerėzor !

Frytet e njė edukate tė kėtillė familjare, sot po i shohim pėr ēdo ditė nėpėr shkollat tona, ku njė numėr i madh nxėnėsish nė vend tė ēantės me libra, lapsa e fletore, shkojnė nė shkollė tė armatosur me armė zjarri, thika, boksa dhe mjete tjera sulmuese, tė cilave ua bashkėngjisin edhe pakot e cigareve dhe shkrepėset . Nga nxėnėsit dhe tė rinjtė e edukuar nė kėtė frymė, jo rrallė ndodhė qė tė sulmohen arsimtarėt, nxėnėsit dhe kalimtarėt e rastit, e qė shumė herė pėrfundojnė edhe me fatalitete !

Pėrshėndetjet nė rrugė dhe nderimi i tė vjetėrve

Mė kujtohet si sot, kur isha nxėnės i ciklit tė ulėt tė shkollės fillore nė fshatin e lindjes sime dhe mėsuesi qė na mėsonte e edukonte kishte dalė nė detyrė vetėm me disa kurse , e jo me fakultete sikur qė janė mėsuesit e sotshėm !

Mėsuesi , pėrveē mėsimeve tė parapara me plan-programet shkollore, pėr ēdo orė na kėshillonte se si duhet t’i pėrshėndesim dhe nderojmė tė tjerėt nė rrugė, nė shkollė dhe nė familje! Kur duhet t’ i pėrshėndesim njerėzit me “Mirė mėngjesi”, kur duhet t’ i pėrshėndesim me “Mirė dita” dhe kur duhet t’ i pėrshėndesim me “Mirė mbrėma”!

Mėsuesi, vazhdimisht na mėsonte se si duhet tė ju drejtohemi njerėzve mė tė moshuar dhe as se si nuk duhet qė tė iu drejtohemi me pėremrin “Ti”, por “Ju”!

Njerėzit qė janė mė tė moshuar se ne, as se si nuk duhet qė t’ i thėrrasim me emėr tė vėrtetė , por me nofkat tradicionale tė nderimit, si: “Bacė”, “Axhė”, “Mixhė”,”Dadė”, “Zotėri”...etj.

Sot, pėr kėtė lloj edukate elementare ndaj fėmijėve tanė, shumė pak mėsues janė qė e ēajnė kokėn me kėto elemente edukative , pėr tė mos thėnė se nuk merren fare me kėtė problematikė shoqėrore !

Njė numėr i madh i nxėnėsve tanė, mund ta kryejnė shkollėn e plotė fillore dhe tė mos e dinė kurrė se kur duhet tė pėrshėndetemi me “Mirė mėngjesi”, kur me “Mirė dita” dhe kur me “Mirė mbrėma!?!

Viteve tė fundit, shumė herė mė ka rėnė rasti qė tė takohem nė rrugė me nxėnėsit e mi, nė kohėt e hershme tė mėngjesit dhe ata gjithmonė mė pėrshėndesin me “Mirė dita!” Mė ka rastisur qė nė orėt e vona tė mbrėmjes tė takohem me nxėnės nė qytet, tė cilėt unanimisht mė pėrshėndesin me “Mirė dita!”

Kėto lloje tė pėrshėndetjeve , mė sė miri e argumentojnė faktin se fėmijėt dhe nxėnėsit tanė, sot nuk e dinė se kur ėshtė “Mirė mbrėma” dhe kur ėshtė “Mirė mėngjesi!” Ata e dinė vetėm njė pėrshėndetje dhe atė:”Mirė dita” nė ēdo kohė brenda 24 orėve tė ditės!

Shumė rrallė ndodhė qė dikush nga fėmijėt, nxėnėsit dhe mė tė rinjtė, tė na drejtohen me vetėn “Ju”, por vazhdimisht do tė na drejtohen me vetėn “Ti”, pa u skuqur fare kur na drejtohen edhe me emėr !

Tė paktė janė ata fėmijė, nxėnės, apo tė rinj qė dinė se kujt duhet t’i drejtohen me “Bacė”,”Axhė”, “Mixhė”,”Dadė”, “Zotėri” etj. por qė tė gjithė pa u skuqur fare nga mosha, do tė drejtohen me emėr!

Nė mesin e atyre qė duan tė mos ju thėrrasin me emėr tė vėrtetė, qė numerikisht janė shumė tė paktė, ka edhe asi qė i pėrdorin nofkat e nderimit nė gjuhėt e huaja, si qė janė:”Agė”,”Aga”, “Abė”, Aba”, “Abuqe”,”Abeja”,“Teta”, “Mami” etj.

Pirja e duhanit nė shtėpi, nė rrugė dhe nė shkollė

Prindėrit tė cilėt e konsumojnė duhanin nė shtėpi para fėmijėve tė tyre , ata vetė do t’ ua mėsojnė pirjen e duhanit edhe fėmijėve tė tyre, nga se fėmijėt sa herė qė t’i shohin prindėrit e tyre duke thithur tymin e duhanit dhe duke u shoqėruar ditė e natė me ta, do tė jenė kureshtarė qė ta sprovojnė edhe ata shijen e duhanit, nga se ata nė asnjė mėnyrė nuk mund tė besojnė dhe tė binden se prindėrit do tė konsumojnė diēka tė dėmshme, diēka qė sjell rreziqe dhe diēka qė nuk ka shije !

Nė rrethanat e kėtilla, ēdo fėmijė do tė ėndėrronte se kur do tė rritet , tė bėhet burrė dhe do ta shijojė tymin e duhanit ashtu si prindėrit e tyre !

Nga kjo kureshtje , fėmijėt do ta shfrytėzojnė mungesėn e prindėrit dhe rastin mė tė volitshėm pėr t’ ia marrė babait kutinė e duhanit dhe pėr ta sprovuar cigaren nė ndonjė vend tė fshehtė, ku nuk do tė shihej nga ana e prindėrve !

Nė anėn tjetėr, ka shumė prindėr duhan-pirės tė cilėt nga dembelia e tyre, i angazhojnė fėmijėt e tyre qė tė shkojnė nė shitore dhe t’ ua blejnė duhanin . Nė rastet e kėtilla, fėmijėt nga lakmia pėr ta shijuar atė qė e kanė tė ndaluar nga prindėrit, herė do kurė do ta sprovojnė qė ta thithin ndonjė cigare deri sa tė kthehen nga shitorja !

Me nisma tė tilla, do tė formojnė edhe grupe me fėmijėt e lagjes , tė cilėt do tė gjejnė mėnyra tė ndryshme pėr ta siguruar duhanin ilegalisht dhe pėr ta pirė sė bashku me moshatarėt e tyre . Mu nga kėto veprime ilegale tė fėmijėve dhe pėrpjekjet pėr tė siguruar tė holla pėr blerjen e duhanit, jo vetėm qė do ta mėsojnė pirjen e duhanit, por ata do tė mėsohen edhe pėr tė vjedhur, nga se ndryshe nuk do tė mund tė sigurojnė para pėr blerjen e duhanit .

Mė vonė, fėmijėt do tė nisin rrugėn e shkollimit dhe kur nė shkollat e tyre i shohin mėsuesit dhe edukatorėt e tyre duke pirė duhan para tyre, ata e fitojnė bindjen se duhani qenka diēka i bukur, i mrekullueshėm dhe i shijshėm, por qė kėtė mrekulli nuk po mundkan ta shijojnė njerėzit e varfėr qė nuk kanė para !

Shumė prej tyre, do tė fillojnė ta imagjinojnė veten se si do tė dukeshin me cigare nė gojė, ashtu sikur mėsuesit e tyre ?!

Absurdi edhe mė i madh nė kėtė drejtim , bėhet atėherė kur shumė nga edukatorėt, mėsimdhėnėsit e fėmijėve iu japin para nxėnėsve tė tyre dhe i ēojnė nėpėr shitore pėr t’iu blerė cigare !

Prindėrit dhe mėsuesit e tillė, qė i shfrytėzojnė fėmijėt dhe i urdhėrojnė qė tė shkojnė nė shitore pėr tė iu blerė duhan, nuk e kanė asnjė tė drejtė morale qė t’ i kėshillojnė ata, qė tė mos e pinė duhanit, nga se edhe nuk mund t’ i bindin se duhani ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin e tyre !

Konsumimi i pijeve alkoolike nė shoqėri me mėsimdhėnės

Ngjashėm me konsumimin e duhanit, ėshtė edhe konsumimi i pijeve alkoolike i cili bėhet nė prezencėn e fėmijėve duke filluar nga ambientet familjare, nė shoqėri e deri nė shkollė .

Kur prindi e ēon fėmijėn e vet nė shitore pėr t’ i blerė pije alkoolike , pastaj e konsumon atė nė prezencėn e anėtarėve tė familjes, nė prezencėn e mysafirėve, nuk ka se si tė mos ua shtojė kureshtjen dhe lakminė fėmijėve pėr t’i shijuar edhe ata pijet e ndryshme alkoolike! Pas kėtyre akteve , prindi i ka tė kota pėrpjekjet pėr ta bindur fėmijėn e vet se nuk bėnė qė tė pėrdoret alkooli dhe se ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin e njeriut! Nė rastet e kėtilla, ēdo fėmijė do tė shfrytėzonte mundėsinė e parė tė mundshme pėr ta sprovuar e shijuar pijen alkoolike !

Aktet mė tė dhembshme tė shoqėrisė sonė, janė momentet kur nxėnėsit konsumojnė pije alkoolike nė shoqėri me mėsimdhėnėsit e tyre – edukatorė ! Nuk janė tė rralla rastet kur nėpėr shkollat e mesme, ndonjėri nga profesorėt e kushtėzon nxėnėsin e vet qė ta qerasi me ndonjė pije alkoolike, po qe se dėshiron ta pėrmirėsojė ndonjė notė tė dobėt, apo ta kalojė riprovimin e klasės !

Edhe mė tė dhembshme janė rastet kur ndonjė klasė organizon ndonjė ndeje, aheng, ditėlindje, apo banket kolektiv dhe nė organizime marrin pjesė edhe mėsimdhėnėsit e tyre – pedagogė, edukatorė, ku do tė ngrehin dolli me pije alkoolike sė bashku me nxėnėsit e tyre !

Kur konsumohet alkooli nė mėnyrė tė organizuar kolektive, atėherė automatikisht imponohet edhe pirja e duhanit nė mėnyrė kolektive dhe ndėrrimi i cigareve nė mes tė nxėnėsve dhe mėsimdhėnėsve tė tyre! Nė organizimet e kėtilla , ku konsumohet duhani dhe alkooli, krijohen kushte dhe atmosfera tė volitshme pėr ta futur nė pėrdorim edhe konsumimin e drogave tė ndryshme !

Loja e ashtuquajtur “Dita dhe nata”

Nė njė shkollė tė mesme tė njė qyteti tonė , kishte qenė njė profesor i cili kishte qenė konsumues kronik i alkoolit dhe rrallė herė kishte shkuar nė orė tė mėsimit nė gjendje tė zhdehur ! Ai, madje e kishte pas praktikuar qė nė xhepin e tij, ta mbante rregullisht nga njė shishe tė vogėl rakie !

Njė ditė, kur ishte duke shpjeguar njė njėsi mėsimore nė klasė para nxėnėsve tė tij, pėrnjėherė i kishte rėnė malli pėr ta ngrehė nga njė gojė raki, por qė nuk e kishte guximin qė ta pinte nė klasė para syve tė nxėnėsve! Mezi arriti qė ta pėrfundojė shpjegimin e njėsisė mėsimore dhe u ulė pranė katedrės sė tij, kinse pėr tė pushuar pakėz. Atėherė, iu tha nxėnėsve:

“Nxėnės tė dashur! Temėn e mėsimit e shpjeguam, por deri tash unė jam lodhur duke shpjeguar , e ju jeni mėrzitur duke dėgjuar ! Tash, sa pėr tu relaksuar pakėz, propozoj qė ta luajmė njė lojė sė bashku !

Loja quhet :”Dita dhe nata”! Unė do ta udhėheq lojėn, por ju duhet tė jeni shumė tė disiplinuar dhe t’i zbatoni rregullat e lojės! Kur unė tė jap komandėn:”Nata!”- Ju , do t’i ulni kokat mbi banka ! Kur unė tė jap komandėn :”Dita!”- Ju do t’i ngriheni kokat lartė! Pra, kėto janė rregullat e lojės, por ju keni kujdes e mos i ngatėrroni ditėn me natėn, nga se ai i cili do tė gabojė do tė dėnohet me notė tė dobėt !

o A jemi gati tė fillojmė ? Nxėnėsit iu pėrgjigjen njėzėri: - Po, zotėri profesor !

Profesori: - Po, ama kur tė them unė:”Nata!”, po gabon dikush e po e ngritė kokėn lartė , derisa tė jap komandėn :”Dita!”

Ia filluan lojės dhe kur profesori komandonte :”Nata!”- nxėnėsit qėndronin me koka tė ulura mbi banka, kurse profesori e nxirrte shishen nga xhepi dhe e pinte njė gojė raki! Tani e fshihte shishen nėn tavolinė dhe bėrtiste:”Dita!” Nxėnėsit i ngrehnin kokat lartė! Profesori e reprizonte kėtė lojė disa herė radhazi , me motivacion se nxėnėsit nuk e kishin bėrė mirė lojėn, deri sa e zbrazi shishen e alkoolit dhe tani iu tha nxėnėsve :”Tash e keni bėrė mirė tė gjithė lojėn dhe mos e harroni, nga se mund ta luajmė edhe ndonjė ditė tjetėr!”

Kėtė lojė, nxėnėsit e kishin hetuar dhe kuptuar shumė shpejt , por nga frika e ndėshkimit me nota tė dobėta, e kishin luajtur kėtė lojė deri nė pėrfundim tė vitit shkollor, por asnjėherė nuk e kishin harruar dhe mė vonė gjithmonė ia kishin pėrkujtuar profesorit, duke i thėnė:”Profesor! A po e luan ende atė lojėn:”Dita dhe nata” nėpėr klasė me nxėnės?!

Gjilan, mė 21 Gusht 2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi