ditet eNaimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ditet eNaimit

Mesazh  shaban cakolli prej Thu Sep 17, 2009 11:13 pm

POETI FRĖNG LIONEL RAY - LAUREAT I ĒMIMIT “NAIM FRASHĖRI”

Tetovė, 16 tetor 2009
Laureat i Ēmimit letrar "Naim Frashėri" tė Edicionit XIII tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit" ėshtė poeti i madh freng Lionel Ray. Ky ėshtė vendim i Jurisė sė Festivalit, i pėrbėrė nga kryetari i jurisė prof.dr. Agron Tufa (Shqiperi), dhe anėtarėt Skender Sherifi (Belgjikė) dhe Ndue Ukaj (Kosovė).
Nė kėtė edicion Drejtoria e Festivalit, laureatin e sivjetshėm Lionel Ray do ta shpall edhe Anėtar Nderi tė Festivalit.
Laureatė tė mėhershėm tė kėtij festivali janė emra tė njohur si: Ismail Kadare (Shqipėri), Abdellatif Laabi (Marok), Desmond Egan (Irlandė), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen (Danimarkė) etj.

Edicioni i XIII i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė “Ditėt e Naimit” do tė mbahet prej 15 – 18 tetor nė qytetin e Tetovės.
Kėtė e bėri tė ditur nė konferencėn per shtyp, tė mbajtur mė 15 shtator, nė Qendrėn kulturore nė Tetovė, drejtori i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit", Shaip Emėrllahu.

Nė vazhdim, ai lexoi njė biografi tė shkurtėr tė fituesit, ku ndėr tjera theksoi se poeti Lionel Ray ėshtė poet i shquar i letėrsisė bashkėkohore frėnge. Robert Lorho (Lionel Ray) ėshtė pedagog i letėrsisė moderne dhe profesor nderi i shkollės sė lartė. Ka dhėnė mėsime tė letėrsisė franceze nė Paris nė klasa pėrgatitėse pėr shkollėn e lartė elitare ENS-nė.
Sė pari botoi me kėtė emėr tri vėllime me poezi, mes tė cilėve Légendaire (Legjendar), nė shtėpinė botuese Seghers, libėr pėr tė cilin u shpėrblye me ēmimin “Guillaume Apollinaire” mė 1965.
Robert Lorho merr pseudonimin Lionel RAY mė 1970 me rastin e botimit tė poezive tė reja tė prezantuara nga Aragon nė “Les Lettres Franēaises”.

Lionel Ray pėr tėrė opusin e tij letrar ka marrė ēmimin “Goncourt” tė poezisė mė 1995 dhe Ēmimin e Madh tė poezisė tė Shoqatės sė Letrarėve tė Francės mė 2001. Shumica e librave tė tij me poezi janė tė disponueshėm nė shtėpinė botuese “Gallimard”.
Ėshtė edhe autori i librave te artit dhe dy monografive nė shtėpinė botuese “Seghers”, njėra kushtuar Rimbaud-it, tjetra Aragon-it (prezantimi dhe pėrzgjedhje shkrimesh, koleksioni “Počtes d’aujourd’hui”).

Ka qenė anėtar i Komitetit drejtues tė revistės Action poétique (Aksion poetik – 1973-200) dhe i gazetės mujore Aujourd’hui počme (1998-2007). Momentalisht ėshtė presidenti i Akademisė “Mallarmé”, anėtar i Akademisė Europiane tė Poezisė dhe i komitetit tė revistės Europe.

Nė vazhdim, kryetari i jurisė, dr. Agron Tufa tha se, Linonel Ray ėshtė njė figurė e madhe e poezisė moderne franceze dhe europiane, qė me krijimtarinė e tij e ka mahnitė kritikėn franceze, pėr shkak tė modernitetit tė vargut dhe substancės sė poezisė. Lionel Ray ėshtė njė ndėr poetėt mė novatorė tė sotėm. Kėrkimi dhe eksperimenti i tij poetik shkon nė njė ballafaqim me misterin e lashtė dhe semantikėn trashedentale tė fjalės, metamorfozėn e saj nėpėrmjet njė aventyre spektakolare tė diskurseve dhe mikrodiskursve. Fushat semantike tė poezisė sė Rayit janė tė nginjura me referenca dhe asociacione tė holla, shpesh herė ironike e parodike. Fjala si element krijimi nė poezinė e Lionel Rayt zbulon dhe zhvesh botėrat nga perdet mbėshtjellėse pėr tė mbėrritur nė thelbin lucid qė e modelon botėn nė pirgje vegimesh dhe imazhesh. Poezia e Reyit ka gėrshetuar pėrvojat avangardiste e moderniste, qė nga poezia postsimboliste e surrealiste, deri tek hulumtimi i formės dhe entropia e gjuhė!
s. Eksperimentalizmi i poezisė sė Linel Rayit pėrbashkon ontologjinė ekzistenciale me ndjenjėn bashkėkohore tė njė lirizmi human.

Temat e kėrkimeve tė mėdha tė Lionel Rayt, janė zbulimi i misterit dhe identitetit njerėzor “kush jam, ēfarė jam, pse jam, ēfarė pėrfaqėsoj nė kėte botė, kush ėshtė ai tjetri qė bunė brenda meje, etj”. E gjithė kjo metafizikė, e pėrthyer nė vargjet e njė lirizmi ekstatik, pėrbėn variacionet e identitetit kompleks njerėzor, ku ndoshta njeriut i duket vetja njė qenje e huaj apo e tėhuajėzuar, e pa zbuluar, projektim i unit ku mendon se ėshtė subjekti lirik, por qė nė fakt prek kufijtė e zbulimit tė njė identiteti tjetėr. Poezia e tij e ka njė lloj tejdukshmėrie, nėpėr tė cilėn frymon njė bukuri e distancuar, njė dukshmėri qė mundohet tė shprehė tė pa dukshmen e mishėruar me fjalėn, formėn, vargun poetik, qė finalizohet te konkluzioni:

“Une jam ato fjalė qė po i shkruaj! Jam misteri, enigma e atyre fjalėve, jam ēfarė thonė ato fjalė, por ndoshta edhe mė shumė se sa nuk thonė ato!”-tha kryetari jurise Agron Tufa.

Nė edicionin e sivjetėm ardhjen e kanė konfirmuar 40 poetė nga 25 vende tė botės: Kanada, ShBA, Islandė, Holandė, Danimarkė, Belgjikė, Estoni, Finlandė, Gjermani, Francė, Jordani, Itali, Izrael, Palestinė, Turqi, Hungari, Kroaci, Greqi, Bullgari etj.

Sikurse nė tė shkuarėn, edhe sivjet Drejtoria do tė botojė antologjinė me poezi tė poetėve pjesėmarrės.

Edhe programi i kėtij edicioni do tė jetė i larmishėm. Nė kuadėr tė tij, do tė mbahen disa orė letrare, do te behet perurimi i laureatit te sivjetshem, do te hapet ekspozita e piktoreve nga ballkani me titull “Pelikani”, do te promovohen libra, do te vizitohen lokalitete kulturore dhe historike etj.

Artan Arsllani

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi