AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Oct 09, 2009 8:26 pm

Nė Wuppertal tė Gjermanisė u mbajt akademi pėrkujtimore pėr Heroin e Kosovės Ahmet Krasniqin

Organizuar nga Nėndega e LDK-sė nė Nordrhein-Westfalen dhe Dega e LDK-sė nė Gjermani nė klubin “7 Shtatori” nė Wuppertal, u mbajt akademi pėrkujtimore nė njėmbėdhjetėvjetorin e vrasjes enigmatike tė kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministėr i parė i mbrojtjes nė Qeverinė e Kosovės, i shpallur Hero i Kosovės. Akademia u udhėheq nga Abedin Gashi, anėtar i Kryesisė sė nėndegės sė LDK-sė nė NRW kurse krahas bashkatdhetarėve, anėtarėve e simpatizantėve tė LDK-sė morėn pjesė edhe familjarė tė kolonelit Krasniqi nė krye me vėllain e tij, Behxhet Krasniqin.

Ahmet Krasniqi bėri pėrpjekje tė mėdha pėr bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak tė Republikės sė Kosovės

Nė emėr tė organizatorėve tė Akademisė foli Muharrem Xhafolli, anėtar i Kryesisė sė nėndegės sė LDK-sė nė NRW. Ai ndėr tė tjera tha se pėr t’i pasur tė qarta shkaqet e vrasjes sė Ahmet Krasniqit, duhet pasur tė qartė situatėn politike qė mbretėronte nė gjithė hapėsirėn tonė kombėtare. Krijimi i Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė Kosovės nė vitin 1998, krijoi bazėn e njė organizimi institucional tė luftės ēlirimtare tė popullit tonė qė ishte nėnė robėrinė serbe. Ardhja nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė njė atdhetari, qė rrjedhtė nga njė familje me tradita tė larta tė atdhedashurisė dhe tė trimėrisė, tė kolonel Ahmet Krasniqit, njėrit ndėr ushtarakėt shqiptarė me pėrgatitje tė lartė profesionale, bėri qė tė alarmohen armiqtė tanė shekullor nga droja se krijimi i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės, pėr tė cilat punonte me pėrkushtim Ahmet Krasniqi, do t’ua prishnin planet dhe skenarėt qė i kishin thurė. Ahmet Krasniqi bėri pėrpjekje tė mėdha pėr bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak tė Republikės sė Kosovės, qė ishte kushti i parė pėr tė iu kundėrvu me sukses makinerisė ushtarake tė Serbisė, nė realizimin e aspiratave tė saja antishqiptare.

Ahmet Krasniqi edhe pse ishte i vetėdijshėm se kundėr tij dhe SHP tė FARK-ut po behėn komplote tė rrezikshme, nuk e ndali veprimtarinė e tij pėr bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarake tė Republikės sė Kosovės. Ai dha shembull konkret se shqiptarėt duhet harruar mosmarrėveshjet, xhelozitė dhe hasmėritė qė i kishin nė mes vedi pėr shkak se ishim nė luftė me Serbinė. Nė vitin 1992 familja Krasniqi nė Zhilovodė ishin bėr objekt kontrollimi dhe maltretimi nga policia serbe, ngase siē thoshte policia serbe "nipat e Aziz Zhilivodės, kanė formuar njėsite guerile tė cilat po veprojnė rrėzė Qyqavicės", dhe pas shumė peripecive dhe pėrpjekjeve arritėn qė Ahmeti e mė vonė edhe Behxheti e tė tjerė, tė shpėtojnė kthetrave tė policisė serbe dhe tė largohen pėr nė Shqipėri.

Nė emėr tė Degės sė LDK-sė nė Gjermani foli Myftar Halili – Dragidella, anėtar i Kryesisė dhe zėdhėnės i saj. Ai pasi pėrshėndeti tė pranishmit dhe pasi i falėnderoi ata pėr pjesėmarrje nė kėtė akademi sikurse nė tė gjitha manifestimet qė i organizon Dega e LDK-sė nė Gjermani foli edhe pėr kontributin e madh tė Heroit tė Popullit kolonel Ahmet Krasniqit. Ai tha se vrasja enigmatike nė kryeqytetin shqiptar e ministrit tė mbrojtjes dhe atė nė kohė tė luftės ishte sulm ndaj pėrpjekjeve tė luftėtarėve shqiptarė pėr ēlirimin e Kosovės. Kolonel Ahmet Krasniqi do tė mbetet gjithmonė njėri prej personaliteteve mė tė ēmuara shqiptare si nė pėrpjekje pėr ēlirimin e Kosovės ashtu edhe kudo ku ai jetoi e veproi. Apeli ynė, tha ai, do tė ishte: Tė zbulohet vrasėsi i kolonelit dhe eshtrat e tij tė kthehen nė Kosovė, pėr tė cilėn ai e dha jetėn.

Qazim Bajgoraliu, sekretar i Degės sė LDK-sė nė Gjermani, ndėr tė tjera tha se kolonel A. Krasniqi ishte autor i shumė punimeve te shumta studimore dhe shkencore nė lėmin e artit ushtarak. Karriera ushtarake e tij nė armatėn jugosllave ishte pėrplot barriera dhe pengesa, ishte degraduar disa herė, vetėm e vetėm se ishte shqiptar me shkathtėsi tė veēanta prej ushtaraku, e degraduan edhe me rastin e burgosjes sė vėllait tė tij Behxhetit nė vitin 1982, nga se edhe ky iu kishte bashkangjitur dhjetė vite mė vonė lėvizjes sė cilės i takonte kolonel A. Krasniqi. Kolonel A. Krasniqi, kishte punuar me pėrkushtim tė madh pėr tė koordinuar aktivitetin e eprorėve shqiptarė me qeverinė e Republikės sė Kosovės qė nga viti 1993 dhe sidomos nė vitin 1998, qė me profesionalizėm tė lartė pėr tė ngritur bazat e njė ushtrie e cila do t“i jepte grushtin dhe goditjen e fortė forcave serbe.

Eshtrat e Heroit Ahmet Krasniqit tė kthehen nė Kosovė

Kolonel A. Krasniqi, si komandant i pėrgjithshėm i shtabit tė FARK dhe ministėr i mbrojtjes punoi gjithashtu me pėrkushtim pėr institucionalizimin e ushtrisė dhe unifikimin e faktorit ushtarak dhe atij politik. Ishin rezultatet e punės sė tij, qė kolonel A. Krasniqi i sollėn vdekjen e parakohshme nga se ēdo ditė UĒK, po forcohej dhe profesionalizohej dhe pėr armiqtė e shqiptarėve po bėhej vonė, nėse UĒK ngrihej nė dy kėmbėt, kėshtu qe pushteti i qeverisė sė Nanos, nė bashkėpunim me forcat tjera tė errėta, mundėsuan armiqtė e UĒK-sė dhe popullit shqiptar tė kryejnė atentatin qė i mori jetėn ministrit, komandantit, ushtarakut, shkencėtarit e atdhetarit, kolonel Ahmet Krasniqit dhe kjo ishte goditje e madhe pėr UĒK dhe popullin shqiptar nė pėrgjithėsi. Gjatė veprimtarisė sė tij nė Shqipėri ballafaqohej me vėshtirėsi dhe ka qenė shumė herė i ndaluar dhe i kontrolluar nga policia e shtetit amė, si nė Tiranė ashtu edhe ne Kukės e gjetiu dhe tė gjitha kėto i pėrballonte me shpresė se njė ditė do tė tejkalohen, por fatkeqėsisht dora tradhtare ia mori jetėn dhe dėshira e tij pėr atė qė punoi nuk u realizua, pra tė formonte njė UĒK qė nė tė vėrtetė do tė ēlironte Kosovėn. Njė ditė eshtrat e kolonel A. Krasniqit duhet tė kthehen nė tokėn e Kosovės, pėr tė cilėn aq shumė punoi dhe e deshi dhe sė njė ditė do tė ndriēohen tė gjitha ato pengesa dhe vėshtirėsi. – tha Qazim Bajgoraliu.

Nė kėtė akademi folėn edhe Refki Ahmeti, ish-ushtar i kolonelit Ahmet Krasniqi, Agush Balaj, ish-deputet i Kuvendi tė Kosovės qė nė Kaēanik aprovuan Kushtetutėn e Kosovės, krijuesi Faruk Tasholli, aktori Liman Zogaj recitoi pėr Heroin Ahmet Krasniqi sikurse qė me njė recitim u paraqit edhe e reja Bleona Muēolli.

Nė emėr tė familjes Krasniqi, organizatorėt e kėsaj akademie dhe tė gjithė pjesėmarrėsit i falėnderoi Dardan Krasniqi, nip i kolonelit Ahmet Krasniqit. Ai me duke iu drejtuar pjesėmarrėsve ndėr tė tjera tha: Me pjesėmarjen tuaj nė kėtė tubim ju keni nderuar Ahmet Krasniqin, keni nderuar pėrpjekjet e tij dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij pėr tė bėrė njė ushtri tė organizuar mirė dhe tė depolizituar tėrėsisht, ushtri e cila do tė ishte e denjė pėr t“u ballafaquar me armikun shekullor dhe jo vetėm pėr t“u ballafaquar por edhe pėr tė triumfuar ndaj tij. Axha im Ahmeti, siē e dini edhe ju krahas detyrės sie ministrit ai ka bėrė pėrpjekje qė tė bashkojė faktorin politik, sepse e dinte se vetėm tė bashkuar mund ta bėnin realitet ėndrrėn shekullore pėr liri e pavarėsi tė trojeve shqiptare nė pėrgjithėsi, andaj unitetin e konsideronte armėn kryesore. Pėr kėtė unitet ai kishte sakrifikuar ēdo gjė, pra edhe jetėn. Ju duhet ta dini se ai ishte ekzekutuar nga ata qė ishin kundėr bashkimit tonė, e ekzekutuatn ata kriminelė qė nė kohėrat mė tė vėshtira qė kalonte populli ynė mendonin vetėm pėr pėrfitime materiale.

Myftar Halili

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi