ISUF BAJRAMI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ISUF BAJRAMI

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Nov 20, 2009 7:14 pm

Isuf B. Bajrami u lind mė 08.06.1963 nė fshatin Velekincė, komuna e Gjilanit. Shkollėn fillore tri vite i kreu nė vendlindje dhe atė tetėvjeēare dhe tė mesmen nė Gjilan,kurse studimet nė Universitetin e Prishtinės. Nė Qendrėn Rajonale pėr Studime Politike dhe Diplomatike pranė Akademisė Diplomatike tė Shqipėrisė, mė 2006 e mbaroi dhe e mbrojti temėn "Epiri dhe pėrkatėsia etnike e epirotėve".

Pos prozės dhe poezisė, tė cilin e do shumė dhe e kurorėzon me suksese, njė pėrkushtim jashtėzakonisht tė madh ndaj atdheut dhe ndaj vlerave materiale dhe shpirtėrore tė tij, e ka kultivuar me aktivitetin e tij nė Lėvizjen Kombėtare, Frontin e Rezistencės dhe Njėsitet Guerile tė UĒK-sė, Ministrinė e Rendit, TMK.
Veprat letrare:
1."Fushė e Trimėrive"- Poezi,1995
2."Eklipsi" - Poezi,1997
3."Njė ditė mė shumė nė jetė, njė ditė mė afėr vdekjes" - Prozė.1997
Prej librit tė parė "Fushė e Trimėrive",deri nė librin e dytė "Eklipsi", autori ka shėnuar mbresat e veta, nė kohėn e kryer tė kaluar, qė lypset tė rizgjidhet Sot!
Mirėpo, rėndon dilema - kujt t'i flitet?!
Sot, njerėzit, i aplaudojnė eklipsit - figurė qendrore nė kėtė pėrmbledhje. Pėr mė tepėr, ai qė nuk i aplaudon, bie nė sy dhe anatemohet.
Ėshtė kjo,edhe njė ikje e re mitike, nė Ditė tė Sotme!Por, Zot ruana, kaloftė edhe kjo kohė, siē kaluan gjithė tė tjerat.
Eklipsi, moto dhe figurė qendrore e kėsaj pėrmbledhjeje na flet pėr njeriun, Prometeun e sotėm dhe pėr dilemat e pa sprovuara, kurrė mė parė. Se fundja, koha tjetėr do tė vijė dhe do tė flasė vetė, sėrish - siē ka folur herė pas here. Me kėtė rast, sakrificat individuale e kolektive tė grupeve kanė ndritur kohė pas kohe nė Natėn e Popujve nė robėri. Po, pasi, megjithatė - miliarda yje nė qiell rrinė tė ftohtė e s'luajnė vendit, e njė Yll-Diell i vetėm, biri i Zotit, natėn e bėnė ditė, biri i Zotit ardhtė edhe ndėr ne. Me tė do tė vijė paqja, koha e re dhe Njeriu i Ri.
E ardhmja ėshtė - burim i forcės krijuese. Kjo ėshtė porosia gjenerale e autorit.
Me veprat e deritashme, Isuf B. Bajrami, ka krijuar njė individualitet nė krijimtari me stilin e tij origjinal qė e pėrdor. Ėshtė pėrfshirė nė "Leksikonin e shkrimtarėve shqiptarė 1501 - 2004'' tė Hasan Hasanit, si dhe nė panoramėn e krijuesve letrarė tė Kosovės Juglindore "Psherėtimė pėr tokėn" tė Hysen Kqikut. Isuf B. Bajrami jeton dhe vepron nė Gjilan.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ISUF BAJRAMI

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Nov 20, 2009 7:14 pm

Cikėl poezishė


PLANETI YNĖ

Ka shekuj e shekuj
qė rrotull vjen.

Si njė i dehur
qė kurrė nuk rrėzohet.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ISUF BAJRAMI

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Nov 20, 2009 7:15 pm

JAM LODHUR

Jam lodhur
lodhur jam-nga lufta
nga kjo luftė e pa fund

Armėt e topitura i hedh me gjymtyrėt e rėnda
nė njė pllajė ku ato rrokullisen e rrėkėllehen
si kėrcej tė imėt duke u shprishur

Jam lodhur
lodhur jam-nga lufta
nga kjo luftė e pa fund
qė ėshtė vetė jeta ime
nga kjo luftė e ngadaltė,e ngordhur nė mjegull
kundėr armiqve tė padukshėm
qė mbase nuk qenė fare armiq
qė mbase nuk qenė fare-asgjė.

Shumė luftova me veten,e jam lodhur
lodhje qė mė vjel jetėn
e mė bėn tė mbjell fat tė mbarė.

Silluni pra shlirshėm,ju zvarranikė
akrepa
fėlliqėsira
shtohuni.

Hidhni valle,pa kuptim
qerthullohuni e bėni fole
strehohuni nė kokėn time
qė prehet n’mendime
kafshohuni
kafshomėni
helmohuni
shushullohuni nė diell
klithni
harlisuni
zvarrisuni
dėftomėni
se lufta ime e gjatė,qe e kotė.

Do t’i mohoj pra armėt
luftėn
veē pėr pak
pėr pakėz qetėsi
qetėsi e paqe
paqe...

Paqe!...
Nėn kėtė qiell qė trokon
mbi kurrizin e popullit tim
...plagė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ISUF BAJRAMI

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Nov 20, 2009 7:15 pm

Ē’ĖSHTĖ

Ē’ėshtė kėshtu me mua
jam i varur nė pemėn e dėshirave
e kam shijen e zhavorrit nė gojė
lėkundem nga erėrat pėr tokė.

Si i humbur,besoj nė dashuri
qė ndoshta kurrė s’do tė vijė.

Bota mė ngjanė nė njė vesh stėrmadh
s’fle nė asnjė ēast vetėm
i shurdhėr nga ezanėt e kambanat
qė i thėrrasin e i godasin pareshtur tė ēmendurit.

Ē’ėshtė kėshtu me mua?!...

Vetė ėndrra mė zgjon gjallėrimin
e mashtrimin tė pafaj
pėr rrugicat e arta tė fėmijėrisė
tė menēur nė ēiltėrinė e saj.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ISUF BAJRAMI

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Nov 20, 2009 7:16 pm

KUR TĖ VIJĖ

Kur tė vijė ora ime
mė hipni mbi njė kalė pikalosh
do tė pėrshkoj duke galopuar
brigjeve tė detit tė zemėruar.
Kur tė vijė ora ime
kthemėni reliktet e fėmijėrisė
zhelet e mia e kėpucėt e vogla do t’i mbath
do tė endem flokėprishur
e pak qyrravec.

Kur tė vijė ora ime
mė ēoni nė majėn mė tė lartė
e do ta gdhendi me thonjtė e mi:
-Jeta ėshtė e shtrenjtė!

Kur tė vijė ora ime
vishmėni si dhėndėr
bėmėni t’i them tė gjitha gjėrat e bukura
qė s’munda kurrė t’i them.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ISUF BAJRAMI

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Nov 20, 2009 7:16 pm

NE ISHIM JU ISHIT

Ne ishim gjahu
ju,ndjekėsit tanė
sherifėt!

Jetuam
si nė filmat kauboj.

Ata qė s’e provuan
Teksasin e dėbimit
lidheshin me kalin e arresteve
-Trojė!!!

Ne ishim
ju ishit!...

-David
Goliat
tė kapėrthyer tmerrėsisht
nė finalen e papėrfunduar
nė arenėn e bujshme tė historisė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ISUF BAJRAMI

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Nov 20, 2009 7:17 pm

HIJA

Mė ke ndjekur pas
dhe nuk tė kam njohur se kush ishe.

Shpesh ma ke zėnė diellin
me gjatėsinė tėnde.

Jam pėrpjekur deri nė vdekje
pėr t’u ēliruar prej teje.

Por,sot
kur s’mė bėn mė hije
unė ndihem rilindur.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ISUF BAJRAMI

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Nov 20, 2009 7:17 pm

MBROJTĖSI IM

Ka kohė qė s’kam frikė
shkel mbi uniforma
si mbi njė pllangė ngjyre tė shkrimit
tė derdhur nga njė dorė fėmije

Por,mes lėngut tė errėsirės
mė rrethojnė ca statuja si tė mbėshtjella n’qefin
dhe ma bėjnė gjyqin e tmerrshėm
pėr gojėmbylljen time tė hershme.

Homeri pa sy heziton
me maninė e verbėr mė vėshtron
e njė fjalė dot se them

Kėrkoj mes krihėve tė kėputur tė Safos
kur do tė vijė-ta prek nė ije
ta zbus vėshtrimin e saj gjarpėrues

Njeriu i gjallė-mbrojtėsi im
vetė ai mund tė mė falė
pasi tė ma ē’veshin mishin nga eshtrat.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ISUF BAJRAMI

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Nov 20, 2009 7:18 pm

“MREKULLIRA”

Nė pėrgjigje tė SOS-it
kishat humanitare tė Evropės
i sakrifikuan magazinat
dhe befas po kontraktojmė si me tė vdekurit.

I veshim rrobat e tyre
tė na mbajnė disi ngrohtė
i veshim rrobat e tyre
e i mbajmė disi “gjallė”.

Po dialogojmė pa pėrkthyes
pėr “Komunizmin”qė eksperimentuam
do tė harrojmė gjithēka
nė kėtė dimėr tė akullt
Skandinav.

“Ē’mrekulli!!!’’
-Me rrobat e tė vdekurve!...

“E K L I P S I” (POEZI) GJILAN, 1997

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ISUF BAJRAMI

Mesazh  Sponsored content Today at 1:32 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi