KU JANE POETET

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KU JANE POETET

Mesazh  Orfe prej Thu Dec 03, 2009 4:10 pm

Nezir Myrta / KU JANĖ POETĖT


O poetėt janė gjithkund e gjithkah
burime tė gjalla qė rrjedhin ujė akull,
vėrejnė shushunjat qė dolen nė gjah
e mbesin si klysh udhės ngrirė shakull!

Poetėt janė gjihtkund e gjithkah
kudo kopshteve majave shkollave,
vėshtrojnė ata qė drdhin vrer n'pah
e vet e pinė mu si lėngun e mollave!

Poetucat shterruan derdhin veē fjalė
si struca nė zall qesin kokėn jashtė -
nė secilen fjalė skelet kanė njė halė
pėrbihen qitje si pėr zorrė t'trashtė!

O poetėt janė gjithkund e gjithkah
nė etėr nėntokė nėnujra e mbiyje -
te gurtė e varreve e nė shkreptima
rrufeshė tė skuqura dhe i lidhin nyje!

S'shtėrzejnė gjakush majesili poshtė
shkrepin shkėndia t'lashta mijavjeēe -
nuk janė sikur kallami zemėrshoshtė
flakadaj i binė trup edhe udhės leqe!

Poetėt nuk vdesin pse nuk shkruajnė
kur burimi n'shpirt ēdo kohė pret gufim,
vdesin poetucėt qė bishtat iu kruajnė
nė fjalė ecin caca e kujtojnė fluturim...!

Poetėt janė gjallė gjithkund e gjithkah
n'pėrkundje djepi e maje krateri vullkan;
edhe maje plumbi rrinė me plumb n'krah
aty pėrbirohet si pika e lotit pėr vatan!

Nuk mund t'i gjejsh poetėt aty ku ti don
me hapin e vockėl qė thurė veē fjalėgoje.
Ai qė Drillon uragan veē me hukamė krijon
Ai qė krijoi mu nga pelimi mjaltin nė hoje!

Poetėt janė gjallė gjithkund e gjithkah
edhe kur trupat si lėvozhga iu varrosen,
O vargjet poetike iu rrinė kurorė nė krah
Bukuritė nuk vdesin as kurr nuk sosen !

Nėse t'i shohėsh poetėt malli tė mori
Ata diellor mund t'i shohesh nga larg;
i sheh veē ai qė zjarr nga zemra nxori
vetėm ai qė lindet e vdes pėr njė varg!

Gjama e Orės sė Maleve jo veē oshtimė
po gjamėn e kthen nė melodi gitareje -
ai qė shpirtin gastartė e then copegrimė
ai zemrėn e ka zi pa asnjė xixė hareje!

Poetėt janė gjallė gjithkund e gjithkah
aureola duken me yllėsitė e tyre rreth;
trupojnė edhe ėndrra mos me pasė kah
qėndrojnė lartė e nuk binė si njė gjeth!

(03.12.09)

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi