MEDIUMET PUBLIKE – FLAMURTARE TĖ DEGRADIMIT TĖ VLERAVE TRAD

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MEDIUMET PUBLIKE – FLAMURTARE TĖ DEGRADIMIT TĖ VLERAVE TRAD

Mesazh  shaban cakolli prej Sun Dec 13, 2009 7:20 pm

MEDIUMET PUBLIKE – FLAMURTARE TĖ DEGRADIMIT TĖ VLERAVE TRADICIONALE TĖ KULTURĖS SONĖ KOMBĖTARE

Nė mungesė tė kriteriumeve redaktoriale dhe nė mungesė tė strukturave profesionale , tė cilat do tė duhej tė merreshin me ruajtjen e vlerave dhe eliminimin e antivlerave nga skenat programore tė emisioneve muzikore, sot mediumet publike elektronike, nė veēanti televizionet, janė bėrė flamurtare tė degradimit tė vlerave tradicionale tė kulturės sonė kombėtare .

Shembuj tė kėtillė, me tė cilėt ballafaqohemi pėr ēdo ditė dhe nė ēdo emision, kemi me mijėra , por kėsaj radhe do tė ndalemi shkurtimisht vetėm nė disa prej tyre, pėr tė cilat mendojmė se edhe opinioni publik duhet ta thotė fjalėn e vet profesionale.

*
1. Si mund tė shkojnė vaporėt bregut tė detit?

Duke i pėrcjellė emisionet e muzikės popullore qė transmetohen nėpėr televizionet tona publike, ndėr shumė kėngė tė vjetra tradicionale, shpeshherė na ka rėnė qė ta dėgjojmė njė kėngė tė vjetėr popullore dibrane e cila titullohet :”Shkojnė vaporat rrethit t’ detit”, e qė pa dyshim se ėshtė njėra ndėr perlat mė tė bukura tė kėngėve tona tė ciklit tė nizamisė .

Fatkeqėsisht, kėtė kėngė pjesa dėrmuese e interpretuesve tė saj , e kėndojnė pa logjikė dhe e deformojnė tekstin e saj qė nė strofėn e parė, ku nė vend se ta kėndojnė:”Shkojnė vaporat, moj nane, rrethit t’ detit”, ata e kėndojnė:”Shkojnė vaporat bregut t’ detit”?!

Interpretuesit e tillė, ose nuk e dinė se ēka janė vaporėt, ose nuk janė nė gjendje qė ta dallojnė se kush mund tė shkojė rrethit tė detit dhe kush mund tė shkojė bregut tė detit?!

Por njė gjė ėshtė mė se e sigurt , se vaporėt (anijet detare) nė asnjė mėnyrė nuk mund tė udhėtojnė nėpėr breg tė detit !

Deformimi tjetėr tekstual qė i bėhet nė vazhdimėsi kėsaj kėnge, janė vargjet e strofės ku thotė:”Mos u kthefshim , moj nane, pėr shtatė vjet – le t’ i marrin, moj nane, burrat pleq”! Ndėrsa interpretuesit qė kėndojnė pa logjikė, kėtė strofė e kėndojnė:”Mos u kthefshim , moj nane, pėr shtatė vjet – le t’i marrin , moj nane, burrat vet”?!

Vargjet origjinale tė kėngės , tregojnė pėr njė tė vėrtetė tė hidhur historike, ku djemtė e ri kanė shkuar pėr tė shėrbyer nė ushtrinė e mbretit turk, ku kanė qėndruar edhe nga 12 vjet, kurse nėpėr shtėpitė e tyre kanė ngelur vetėm njerėzit e moshuar, pėrkatėsisht pleqtė ! Andaj, nuset e mbetura pa burra, po qe se do tė donin tė martoheshin, do tė duhej qė tė martoheshin me burra pleq, e jo me djem tė ri, nga se ata nuk do t’ i gjenin!

Pra, kėtu nė asnjė mėnyrė nuk bėhet fjalė pėr gratė e veja, tė cilat do t’i merrnin burrat vet!

Pėr hir tė sė vėrtetės dhe pėr hir tė lexuesve , nė vazhdim po ju sjellim tekstin origjinal tė kėsaj kėnge:

Shkojnė vaporat , moj nane, rrethit t’ detit,

Dil e shihi, moj nanė, asqerėt e mretit !

Gjysa kajnė, o moj nane, gjysa knojn-e,

Ka ni letėr, moj nanė, n’ vilat pe ēojn-e!

Ka ni letėr, moj nanė, pe ēojnė n’ vilat-e:

“Pėr shtatė vjet, o moj nanė, t’ na presin grat-e!

Mos u kthefshim, moj nane, pėr shtatė vjet-e,

Le t’i marrin, moj nane, burrat pleq-e!

Burrat pleq, o moj nane, pleq me mjekėr,

Ishalla vjen, o moj nanė, noj devre tjetėr!”

*
1. A thuhet “None” , apo “Nane”?

Ndėr deformimet tjera, qė po iu bėhen teksteve tė kėngėve tona tradicionale pa mėshirshėm nga ana e interpretuesve , kohėve tė fundit ka dalė njė “modė e re”, ku nė vendet ku pėrmendet emėrtimi i shenjtė prindėror:”Nanė”, ata e deformojnė duke e kėnduar:”None”?!P.sh. “Shkojnė vaporat, moj none”!

Njė gjė dihet mirėfilli, se nė dialektin toskė thuhet:”Mėma”, ose “Nėna”, kurse nė dialektin gegė thuhet:”Nana”, por nė asnjė krahinė shqiptare nuk mė ka rėnė qė tė dėgjoj se Nėnės , ose Mėmės i thuhet “Nona”, e aq mė tepėr tek kosovarėt, qė kurrėn e kurrės nuk mbahet mend qė dikush ta ketė thirrur Nėnėn:”Nona”, ose “Oj None”!

*
1. A thuhet “Tirana”, apo “Tirona”?

Deformuesit e teksteve tė kėngėve tona popullore, gjatė kėndimit tė tyre tė palogjikshėm , pėrveē qė e deformojnė emėrtimin :”Nėnė” duke e kėnduar si:”None”, nuk ndalen me kaq .

Ata, kohėve tė fundit me tė madhe kanė filluar qė ta deformojnė edhe emėrtimin, apo toponimin e kryeqytetit shqiptarė – Tiranės, ku nė vend se ta kėndojnė atė:”Moj Tirana jonė”, ata e kėndojnė :”Moj Tirona jonė”?! Pra, gati se nė tė gjitha kėngėt ku pėrmendet Tirana, ata e kėndojnė:”Tirona”?!

Me kėsi lloj kėndimesh tė deformuara, s’ ka dyshim se nė opinionin publik automatikisht krijohet njė huti dhe hamendje, ku njeriu i pa informuar mirė, me doemos do ta shtrojė pyetjen:”A thuhet Tirana, apo Tirona”?!

*
1. Kur kanė kėndua kosovarėt polifoni me ēifteli?

Interpretuesit amatorė tė dehur pas karriere dhe pėrfitimeve materiale pa djersė, tė pa kontrolluar dhe mbikėqyrur nga askush qė e njeh traditėn e folklorit muzikor shqiptar, jo rrallė, duke u munduar qė tė dalin nė parajsė , e humbin rrugėn dhe dalin nė serrnishtė! Tė tillėt , shkojnė aq larg me interpretimet e tyre “artistike”, sa nė shumė raste sprovojnė qė tė kėndojnė kėngė polifonike me pėrcjellje tė ēiftelisė?!

Ėshtė pėr t’u dhimbsur ata qė nuk dinė, por nuk ėshtė e turpshme kur tė padijshmit mund t’i pyesin tė dijshmit, mė tė vjetrit dhe njerėzit e profesionit:

”Vallė, po kur kanė kėndua kosovarėt kėngė polifonike me ēifteli?!”

Ėshtė mė se e sigurt qė pėrgjigjen nė kėtė pyetje, do t’ua jepnin edhe gjyshėrit dhe gjyshet pa asnjė ditė shkollė!

*
1. A mund tė bėhen humoret pa banalitet dhe amoralitet?

Duke i shikuar shou- programet humoristike tė cilat i servohen publikut nga ana e televizioneve tona publike, qė nga pėrfundimi i luftės e kėndej, konsumuesi i padjallėzuar i kėtyre programeve do ta formonte bindjen se nė Kosovė nuk mund tė bėhen emisione humori pa pėrdorimin e zhargonit tė banalitetit dhe amoralitetit deri nė ekstrem ?!

Kėshtu ndodhė me ne, kur njerėzit e penės dhe mjeshtrit e vėrtetė tė humorit lihen anash, kurse nė skenat publike na dalin lloj-lloj matrapazėsh, tė cilėt me shou-programet e tyre humoristike krijojnė njė pasqyrė tė gabuar ndaj teleshikuesit kosovarė , gjoja se ky popull nuk po ditka tė qeshet po qe se nuk pėrdoret zhargoni i humorit banal, fjalori i rrugaēėrisė dhe mentaliteti i mullinxhinjve !

Nė kėtė drejtim, prijnė dy shou- emisione tė titulluara :”PĖRRALLĖ ME TUPAN” , qė projektohet dhe drejtohet nga shoumeni Valon Maloku dhe transmetohet nė kanalin televiziv KTV dhe i dyti titullohet :”OXSYGEN SHOU”, qė projektohet dhe drejtohet nga shoumeni Besim Dina dhe transmetohet nė kanalin e televizionit publik RTK.

Nė emisionin “Pėrrallė me tupan”, nuk zgjidhen as aktorėt, as fjalėt e shprehjes e as gjestikulacioni, tė cilat komplet shkojnė nė favor tė banalitetit dhe amoralitetit. Madje, nė kėtė emision rregullisht na paraqiten “aktor” meshkuj tė veshur me rroba femrash dhe qė luajnė role tė femrave?!

Njė angazhim i meshkujve nė role tė kėtilla, na rikthen me shekuj prapa dhe na i rikujton rolet e “kėngėtarėve kastrat” nė operat e para, kur nuk kishte femra pėr t’i luajtur rolet pėrkatėse. Nė anėn tjetėr, angazhimi i meshkujve nė role tė femrave dhe nė veshje tė femrave, na e rikujton kohėn e “ashikėve dhe dylberėve” pėr tė cilėt madje janė thurur edhe shumė kėngė tė kėsaj gjinie.

Nga njė bagazh shumė i madh i skeēeve humoristike tė cilat janė transmetuar nga ky emision, po e shkėpusim vetėm njėrin prej tyre, sa pėr ilustrim pėr ta parė se deri nė ēfarė shkalle ka shkuar humori ynė:

-E kishte takuar njė plak nė rrugė njė vajzė tė re, e cila kishte tė veshur njė mini-fustan. Atė ditė ishte bukur kohė e ftohtė.

Plaku i tha vajzės:

”Pse axhės , je veshur kaq shkurt, po a s’po e sheh se ėshtė kohė e ftohtė e do tė mėrdhihesh ?!”

Vajza ia ktheu plakut:

“Hajt, o axhė, hajt e mos ma mbajė gajle ti mua, se unė e kam njė shporet me veti”!

Plaku i tha vajzės:

“E po shumė mirė , pra axhės! Mbasi e paske shporetin, a bėnė ta pjekė axha njė shtalb nė shporetin tėnd?!”

Me kėsi humoresh, jo vetėm qė irritohen tė gjithė shikuesit me familjarėt dhe fėmijėt e tyre, por bien nė kundėrshtim me normat morale tė pleqve dhe burrave shqiptarė tė cilėt kanė qenė tė dėshmuar pėr moral tė fortė dhe vajzat e reja gjithmonė i kanė trajtuar si vajzat e veta, e jo me sy tė njė veprimtarie tė kėtillė !

Nga banalitetet dhe amoralitetet e dėgjuara nė emisionin “OXYGEN SHOU”, po e shkėpusim vetėm njėrin qė i ka tronditur shumė teleshikues dhe familjarė kosovarė.

Nė pjesėn e “Kuzit” tė kėtij emisioni, Besim Dina kishte para veti njė vjehėrr shumė intelektual sė bashku me rejėn (nusen e djalit tė tij) e cila po ashtu ishte shumė e kulturuar , inteligjente dhe shumė e bukur.

Gjatė pyetjeve tė kuizit dhe provokimeve tė lloj-llojshme tė cilat ua bėri gjatė tėrė emisionit mysafirėve tė vet, Besim Dina , kah fundi i emisionit iu drejtua vjehrrit tė nuses me kėto fjalė:

“E paske kėtė nuse (re) pėr mashallah ! A kishe pranua ti, qė unė tė bėhem djali yt?!”

Mysafirėt e emisionit: vjehėrr e re, vetėm u skuqėn dhe e ulėn kokėn, kurse edhe ne teleshikuesit u skuqėm nga ekrani dhe kjo pyetje tepėr provokative.

*
1. Kur kanė bartur kosovarėt fustanella tė jugut?

Nė njėrin prej kanaleve tė televizionit RTV-21, gjatė 24 orėve emitohet vetėm muzikė popullore.

Nė kėto emisione, gati se secilin interpretues tė kėngėve popullore vazhdimisht e shoqėrojnė njė grup i madh statistėsh, tė cilėt gjoja e luajnė rolin e valltarėve, madje edhe nė ato kėngė qė fare nuk vallėzohen !

Vallėzuesit e tillė, jo qė nuk dinė tė vallėzojnė , por bėhen edhe qesharak para publikut, nga se ata bėjnė hapa dhe lėvizje qė nuk pėrkojnė aspak me kėngėn, por sidomos vajzat e mbajnė nė duar nga njė shami dhe lėvizin me to poshtė e lartė, thua se janė duke e flladitur vet-vetėn dhe janė duke ua pritur mizat kėngėtarėve?!

Ajo qė i irriton mė sė shumti shikuesit e kėtyre programeve, nga ana e kėtij grupi tė valltarėve ėshtė fakti se valltarėt meshkuj vazhdimisht vishen me fustanella tradicionale tė jugut?!

Redaktorėt , regjisorėt dhe bashkėpunėtorėt e muzikės sė emisioneve tė kėtilla, do tė duhej ta pyesnin vet-veten dhe ekspertėt tjerė tė lėmenjve tė kėsaj natyre:”Vallė, po kur kanė bartur kosovarėt fustanella tė jugut?!”

*
1. Kujt po i duhen vallet me shpata, jataganė dhe me pushkė?

Nė lajmet qendrore tė RTK-sė, para ca kohėsh u transmetuan dy reportazhe qė kishin tė bėnin me dy ngjarje nė fshatrat e Rugovės. E para , kishte tė bėnte me inaugurimin e njė fabrike tė vogėl pėr pėrpunimin e prodhimeve tė qumshtit, kurse e dyta kishte tė bėnte me njė manifestim pėrkujtimor tė kėtyre fshatrave .

Pėrpos informacionit dhe fjalimeve qė u mbajtėn nė kėto dy ngjarje, reportazhet u shoqėruan edhe me njė valle burrash tė Rugovės, tė cilėt po vallėzonin me shpata, jataganė dhe me pushkė?!

Nė kėso skenash, ēdo njeri me mendje tė shėndoshė do tė pyeste:

-Vallė, po kujt i duhen vallet me shpata, jataganė dhe me pushkė luftarake?

Vallja popullore luhet pėr argėtim e disponim, e jo pėr dyluftime, kasaphane dhe luftė!

Nė mileniumin e XXI, kur e kemi gojėn plotė aspirata pėr integrim nė BE dhe nė NATO, mendojmė se kėtyre koreografive ju ka tejkaluar koha dhe duhet t’i flakim kėto dukuri njėherė e pėrgjithmonė, nga se as Evropa, as NATO-ja nuk kanė mė nevojė pėr shpata, jataganė dhe pushkė !

Gjilan, mė 07.12.2009. Demir KRASNIQIu1_demirkrasniqi.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MEDIUMET PUBLIKE – FLAMURTARE TĖ DEGRADIMIT TĖ VLERAVE TRAD

Mesazh  shaban cakolli prej Sun Dec 13, 2009 7:21 pm

Me kėrkesė tė njė mikut tim, i cili mė ėshtė drejtuar me nofkėn “Kronisti” dhe me dėshirat mė tė mira qė t’i disponoj , respektoj dhe nderoj tė gjithė lexuesit e “Zemrės Shqiptare”, sė bashku me tė gjithė miqtė, adhuruesit e mi dhe tė kėngės popullore shqiptare nė pėrgjithėsi, do tė pėrpiqem qė t’i analizoj dy kėngė tė vjetra qytetare , ku krahas analizės , do t’ua sjell edhe tekstet e tyre origjinale .

Kėnga e parė titullohet :”Hej, moj Dukane”, qė ėshtė njė kėngė tipike autoktone nga rrethi i Gostivarit, e tė cilėn pėr herė tė parė pėrmes valėve tė Radio Prishtinės, na e ka sjellė kėngėtarja e mirėnjohur, tani e ndjera Hanife Sejfullahu – Reēani , qė nė fillim tė viteve tė 70-ta .

Kjo kėngė qė i pėrket ciklit tė lirikės sė dashurisė, pėr kah ritmi, melodia dhe mėnyra e interpretimit , na jep pėrshtypje se ka elemente tė kėngės sė traditės qytetare . Por, nėse e analizojmė motivin e tekstit tė saj, atėherė na jep tė kuptojmė se vargjet e kėsaj kėnge e kanė burimin nga ambienti, jeta dhe motivet e punės nė fshat.

Personazhi kryesor i kėsaj kėnge me emėrtimin Dukane, nuk na e jep emrin e vėrtetė tė vajzės sė bukur dhe punėtore, tė cilės i pėrkushtohet kjo kėngė, por ky emėrtim ose ka tė bėjė me toponimin e vendbanimit tė asaj vajze pėr tė cilėn ėshtė thurė e kėnduar kėnga, ose mund tė jetė edhe vet mbiemri i saj, nga se kemi shumė njerėz qė e mbajnė mbiemrin Duka.

Djali i dehur nga bukuria magjepse e Dukanes , e cila ishte duke punuar diku nė punėt bujqėsore tė fushės, e qė kėnga nuk e pėrcakton se ēka nė tė vėrtetė ishte duke punuar ajo , i afrohet me ngadalė me dėshirė qė sė paku t’ i thotė vajzės :”Puna e mbarė!” dhe tė njihet me te mė pėr sė afėrmi !

Por, pėrpjekjet e djalit pėr tė vėnė kontakt me vajzėn (Dukanėn) dėshtojnė, nga se nė ato momente paraqitet babai i saj , i cili del papritmas nga mali dhe po tė afrohej djali aty pari, do tė sulmohej nga babai i vajzės dhe do tė shkaktohej rrezik pėr jetėn e djalit!

Kėtė akt, djali i dashuruar nė Dukanėn, do ta pėrshkruaj se ishte i sulmuar dhe i rrezikuar nga babai i saj, tė cilin e krahason me njė gjarpėr i cili do t’ i hajė qė tė dy dhe nė asnjė mėnyrė nuk do t’ i lejonte dy tė rinjtė qė tė kėnaqen !

Mė tutje, djali i dashuruar marrėzisht ndaj bukurisė sė Dukanes, nuk do tė heq dorė nė asnjė mėnyrė nga kjo dashuri e imagjinuar dhe pėrmes vargjeve tė kėngės, do t’i drejtohet asaj nga larg , duke e pyetur se ku do tė rrimė nesėr mbrėma ?

Vajza, duke e pa se djali nuk do tė heqė dorė nga ajo, i preferon djalit qė tė shkojė nesėr mbrėma si mysafir nė odėn e vogėl tė babait tė saj, ku do tė mirėpritet, shėrbehet dhe gostitet nga vajzat e reja, tė cilat sipas traditės i shėrbenin mysafirėt .

Djali i dashuruar , me kėnaqėsi shkon mysafir nė odėn e vogėl tė familjes sė vajzės, ku nė atė odė tė vogėl nuk kishte ndriēim tė mjaftueshėm nga se nė atė kohė kishte vetėm llamba tė vogla tė vajgurit. Por, pėr ta ndriēuar mė shumė atė odė, do tė ndihmonin tri vajza tė bukura tė cilat po u shėrbenin mysafirėve me tė gjitha tė mirat dhe begatitė qė kishin, por qė mbi tė gjitha , ishin aq tė bukura sa dukej se po bėnin dritė mė shumė se sa tri llamba tė vajgurit!

Djemtė e ri, tė cilėt shėrbeheshin me gjėra ushqimore, pemė, rrush, leblebija dhe kafe tė herė pas hershme qė nuk do t’i linte ēunat tė bien nė gjumė, do tė dehen nga bukuritė pėrrallore tė atyre vajzave edhe mė shumė se sa tė kishin konsumuar raki !

Njė pjesė e vargjeve tė kėsaj kėnge, kėndohet edhe nėpėr ahengjet popullore tė traditės gjakovare, por me njė motėrzim tjetėr melodik , ritmik dhe tekstual, ku ata e kėndojnė :”Dola n’ bahēe , moj, me ledhė lula – lumi une, moj, po m’ vjen pula “!

Por, tė dėgjojmė tani vargjet origjinale tė kėsaj kėnge , tė kėnduar nė variantin e Gostivarit:

*
o
HEJ, MOJ DUKANE

*
o
Hej, moj Dukane, moj Dukane ,

*
o
Puna e mbarė , deshta me t’ than-e,

*
o
Hej, hej, hej,

*
o
Puna e mbarė deshta me t’ than-e !

*
o
Hej, puna e mbarė , deshta me t’ than-e,

*
o
Duel ni gjarpėn me na ngran-e,

*
o
Hej, hej, hej,

*
o
Duel ni gjarpėn me na ngran-e !

*
o
Hej, me na ngranė e me na kaq-e ,

*
o
Nuk na la ne me u kėnaq-e,

*
o
Hej, hej, hej,

*
o
Nuk na la ne mu u kėnaq-e !

*
o
Hej, ku po rrina nestėr proma ?

*
o
-N’ odė tė vogėl rreth me xhama,

*
o
Hej, hej, hej,

*
o
N’ odė tė vogėl rreth me xhama !

*
o
Hej, n’ odė tė vogėl rreth me xhama,

*
o
Aty rrijshin dy – tri zana,

*
o
Hej, hej, hej,

*
o
Bajshin dritė sa dy – tri llama !

*
o
Hej, bajshin dritė sa dy – tri llama ,

*
o
Bajshin kafe me sahana,

*
o
Hej, hej, hej,

*
o
Bajshin kafe me sahana .

*
o
Hej, me sahana, me ēinija ,

*
o
Rrush tė bardhė e leblebija,

*
o
Hej, hej, hej,

*
o
Rrush tė bardhė e leblebija .

*
o
Hej , rrush tė bardhė e leblebija ,

*
o
Krejt k’ta ēunat i zu rakia ,

*
o
Hej, hej, hej,

*
Krejt k’ta ēunat i zu rakija !

NJĖ KĖNGĖ E VJETĖR QYTETARE QĖ KRIJON KONFUZITET TEK DĖGJUESI

Njėra ndėr kėngėt e vjetra popullore me motive qytetare , qė ėshtė kėnduar nėpėr shumė dekada nėpėr tė gjitha krahinat shqiptare, sidomos nėpėr ahengjet me karaktere qytetare, e qė vazhdon tė kėndohet me tė madhe edhe nė ditėt e sotme , ėshtė kėnga me titull:”LULE MOS PREK”!

Kjo kėngė, qė pėr kah struktura e saj melodike, ritmike dhe tekstuale , duket se e ka prejardhjen nga Shqipėria e Mesme, edhe pse kėndohet kaq gjatė brenda shpirtit tė popullit, nga se melodia e saj i bėnė pėr veti shumė interpretues tė kėngės popullore dhe dėgjuesit qė i konsumojnė vlerat e saj artistike , brenda tekstit tė saj fshihet njė konfuzitet qė krijon huti tek dėgjuesi dhe interpretuesi i saj, e qė as sot e kėsaj dite nuk u dhanė sqarime profesionale se pėr ēfarė teme vėrtetė bėhet fjalė nė kėtė kėngė?!

Fillimisht, teksti i kėsaj kėnge na bėnė tė kuptojmė se kjo kėngė i takon ciklit tė kėngėve lirike tė dashurisė , por strofa e fundit e saj ėshtė aq konfuze , sa krijon njė mjegullnajė tė pa kuptueshme nė mes tė dashurisė sė dy tė rinjve , ku nuk dihet se pėr ēfarė dashurie kėndohet kėtu?!

Nė fillim tė kėngės , vajza e cila figurativisht i prezantohet djalit qė e dashuron , si njė lule e malit qė ėshtė e pa prekshme ! Kur djali i dashuruar tenton qė t’ia vė dorėn mbi krah vajzės , pėr t’i dhėnė shenj se e dashuron – vajza e kundėrshton atė, duke e refuzuar dorėn e tij nga krahu i saj, tė cilin ajo e krahason me gemin e lules i cili nuk bėnė tė preket !

Mė tutje, ajo ia bėnė me dije djalit tė dashuruar se gjatė ditės ajo nuk bėnė tė preket, por kur tė vijė nata mund tė ulet dhe tė bije !Me kėtė, ajo nuk ia kėputė shpresat djalit, por e kurrajon se dashuria mund tė vazhdojė nė orėt e mbrėmjes, kur nuk do t’i shohė askush!

Pas njė dashurie tė kėtillė, do tė vjen koha e ndarjes nė mes tė kėtyre dy tė rinjve , por qė e vetmja lidhje e komunikimit nė mes tyre pėr tė mos u harrua , do tė jenė letėrkėmbimet !

I tėrė konfuziteti , mjegullnaja , paqartėsia nė kėtė kėngė dhe pėrshkrimit tė njė dashurie tė pa fat nė mes tė dy tė rinjve , na paraqitet nė vargjet e strofės sė fundit tė saj, kur raportet nė mes tė kėtyre dy tė rinjve na paraqiten si raporte tė njė dashurie si vėllai me motėr dhe si motra me vėlla , tė cilėt janė rritė nė njė sofėr dhe tani si do tė mund tė ndahen ?!

Kur e dėgjojmė kėtė kėngė, me tė vėrtetė nuk mund tė dihet se pėr ēfarė dashurie bėhet fjalė:- Dashuria normale dhe natyrale nė mes tė dy tė rinjve, apo dashuria anormale dhe amorale nė mes tė vėllait me motrėn?!

Se ėshtė vėrtetė kėshtu, tė lexojmė vargjet origjinale tė kėsaj kėnge dhe do tė bindemi se pėr ēfarė dashurie nė tė vėrtetė bėhet fjalė kėtu !

Kėngėt e tilla , me porosi tė dyshimta morale , edhe kur tė joshin me meloditė dhe ritmet e tyre, duhet pasur kujdes qė t’i flakim nga repertori dhe konsumimi , nga se mund tė ndikojnė negativisht nė edukimin e gjeneratave tė reja !

*
o
LULE MOS PREK

*
o
O, djalė, prej gemit ,

*
o
Dorėn ma hjek-e ;

*
o
Se unė kam emnin –

*
o
Lule mos prek –e !

*
o
Unė jam nji lule ,

*
o
Qė rri n’ saksi-e ;

*
o
Kur t’ erret nata –

*
o
Ulem e bije !

*
o
Ndėr male t’ shkreta ,

*
o
Unė du me shkue ;

*
o
Ndiēėm me letra –

*
o
S’ kem me u harrue !

*
o
T’ kam dashtė si motėr ,

*
o
M’ ke deshtė si vėlla-e;

*
o
Jem rritė me i sofėr –

*
o
Qysh domė me u nda-e ?!

Gjilan, mė 09.12.2009. Mblodhi dhe analizoi:

Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi