"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:08 pm

LULJA LA LULISHTEN
- Vrushkuj elegjikė -
Botoi: Shtėpia botuese “BERATI” Prizren
Qershor 2010

Titulli i origjinalit:

LULJA LA LULISHTEN
Autor
Adem Berisha
ademgjurgjeviku@hotmail.com


Redaktor
Kėze (Kozeta) Zylo

Lektor :
Halil Xani

Kopertinėn dizajnoi
Autori

Thyerja kompjuterike
Autori


P Ė R K U S H T I M

Ky libėr i kushtohet mbesės sime DIELLZA Agron BERISHA nė shenjė dhimbjeje e pikėllimi tė pashuar pėr humbjen tragjike tė jetės sė saj nė moshėn rreth njėmbėdhjetė vjeē, mu atėherė kur sapo filloi tė shijonte atė.
Ajo ishte shpirti i shpirtit tim.

P A R A T H Ė N I E E A U T O R I T

Me kėto pak fjalė nė kėtė parathėnie, nuk dua qė shkrimeve tė pėrfshira nė kėtė libėr tė iu bėj ndonjė analizė e aq mė pak vlerėsim nga aspekti artistiko-letrar duke qenė se njė gjė e tillė mė sė paku mė takon mua si autor i njė pjese tė mirė tė kėtyre shkrimeve.
Qėllimi im kryesor i tė shkruarit tė kėsaj parathėnieje ėshtė qė gjithė atyre tė cilėt kanė durimin dhe vullnetin e mirė pėr tė lexuar, do tė thosha kėtė fletushkė, pra lexuesve tė nderuar qė njėherėsh janė edhe vlerėsuesit mė meritorė, tė paanshėm dhe objektivė, para se tė lexonin atė, tė iu ofroj njė pasqyrė tė shkurtėr tė motivit dhe pėrmbajtjes sė saj. Pas shkrimeve tė mia nė pėrmbledhjet “Krenaria dhe pikėllimi” dhe “Pėrballje”, pėr tė ndėrprerė trendin e shkrimeve tė natyrės siē ėshtė shkruar nė ato pėrmbledhje dhe pėr tė ngulfatur idenė e tė shkruarit e tė kėnduarit nė forma mė tė ndritura, shpėrtheu njė motiv i ri shtesė si shtytės pėr tė bėrė disa poezi apo vjersha qė esencialisht nuk dallojnė edhe shumė prej njėra tjetrės, tė cilat pėrshkohen nga karakteri elegjik si njė prej formave tė letėrsisė e cila tek ne deri nė kohėt e fundit nuk ishte edhe shumė e pasur. Duke qenė se jeta ėshtė njė arenė lufte ku pa ndėrprerė luftohet me sprovat dhe sfidat e saja, shpesh ndodhin edhe gjėra tė cilat kushtėzojnė mėnyrėn e sjelljes, punės dhe vet jetės sė njerėzve, siē janė nė shumė raste edhe fatkeqėsitė e shkaktuara nga vet faktori njeri e veēmas nga njė numėr tė rinjsh tė papėrgjegjshėm qė ngasin makinat ne shume raste edhe duke mos poseduar patentė shoferi. Si pasojė e veprimeve tė kėtilla edhe unė si gjysh kisha fatin e keq kur nė aksident komunikacioni humba mbesėn time tė dashur, Diellzen e cila ende nuk kishte mbushur njėmbėdhjetė vjet, tė cilės i kushtova ciklin e parė tė librit,“Kuptoje dhimbjen time”.
Ky rast tragjik mė mori me vete gjithė idetė siē kam potencuar edhe nė vargjet :

“Ide mė s’mė ka mbetur
tė shkruaj as tė kėndoj,
pa ty qė tashmė mė ke tretur
jetėn nuk mund ta imagjinoj.”.
(... Fjalė tė fundit)

Kjo humbje ishte faktor kyē pėr tė zbrazur tėrė llavėn vullkanike nga brendia ime shpirtėrore nė formė vrushkujsh elegjikė por edhe njė shpresė qė sadopak tė ndikohet tek shumė njerėz e veēmas tė rinj tė cilėt do tė duhej vetėdijesuar para se ata vet tė bėhen prindėr apo gjyshėr. Shpresoj qė vargjet nė vazhdim sadopak do tė prekin ndėrgjegjen e gjithė ngasėsve tė makinave kur tė kihet parasysh se:

“Kėtė lajm tė zi po tė merrte dielli
pėr njė ēast dritėn do e ndalte,
obligim kish ndaj kėtij ylli
njė minutė dhe ai t’ia falte.
. . .
“Tė gjithė zogjtė kėngėn do tė ndalnin,
sė kėnduari do tė pushonin,
njė ditė zi pėr tė do tė mbanin,
nė vend tė kėngės do tė vajtonin.
(...Premia)

“Lumenjtė rrjedhėn kanė ndalur sot,
duket sikur edhe ata do tė shterojnė,
uji iu ėshtė shndėrruar nė lot
vallė, edhe lumenjtė mund tė lotojnė?!
(,,,Ē’do tė ndodhė sot?!)

Por edhe ato:
“Shumė zemra sot do tė pėlcasin
si bombat kur eksplodojnė,
nė kupė tė qiellit do tė bėrtasin
zgjohu! Zgjohu! Oooj Diellza jonė”!
(po aty)

Si ēdo herė qė e kishim nė traditė, as tash nuk mungon bashkėndjesia dhe solidariteti i bijave e bijve dhe motrave e vėllezėrve anė e mbanė globit kėshtu qė pas publikimit tė shkrimeve tė mia kushtuar kėtij engjėlli te tė dy botėve nėpėr forume e faqe tjera shqiptare tė internetit, vėrshuan me shkrimet e tyre duke i kushtuar edhe ata vargje qė burojnė nga thellėsia e shpirtit dhe zemrės sė tyre.
Njė numėr syresh i mblodha dhe nxora ciklin e dytė tė kėtij libri, “Zemėrbardhėt pėr Diellzen”. Kanė shkruar poetė e jo poetė, djem e vajza dhe moshatarė tė Diellzės tė cilėt mė sė rėndi e kanė pėrjetuar humbjen e bashkėmoshatares sė tyre.
Vlen pėr tė theksuar vargjet e poetit Shaban Cakolli kur thotė:

“Njomzė e xhaxhit plot gjallėrim
pėrherė do mbetesh nė vargun tim
derisa tė shihemi bashkė n’amshim”.

Por edhe fjalėt e tij:
“Lexues tė nderuar, nėse ndonjėherė e kam pasur rėndė tė shkruaj, atė peshė e ndjeva sot kur fillova tė shkruaj pėr engjėllushen Diellzė. Ndjeva njė dhimbje nė kraharor dhe nga brenda sikur gufonte njė llavė vullkani”.

Edona Rexhepaj nga Prishtina ndėr tė tjera shkruan:
“Errėsira ka mbėshtjellė ēdo gjė
me velin e saj tė zi,
unė nė skaj tė botės strukur
Diellzen time mendoj...”.

Ndėrsa shkrimtarja dhe veprimtarja e njohur nga Nju Jorku, Kėze (Kozeta) Zylo midis tjerash shkruan:
“O Diellzė e artė
qe me fiejza dielli ngrohe shpirtin tim
si engjėll mė shfaqesh kurorė artė
nga sytė e tu bota merr shkėlqim”.

Kurse poetja e mirėnjohur nga mėrgimi, pėrkatėsisht Gjermania,
Alma Papamihali nė poezinė kushtuar Diellzės, midis tjerash thotė:

“Nėse njė ditė nuk u ndje dielli,
ndodhi veē pak, pėr njė moment
pėr aq sa ujė kėrkonin fushat,
pėr aq sa lotėt mbushėn lumenjtė...”.

E unė pėrmes pak vargjeve konstatoj se :

“Ai qė nė sfida e vuajtje tė jetės
tė pėrvuajturin ngushėllon e i del karshi,
mė e lartė se maja e kullės sė Babilonit
ėshtė qenia dhe humanizmi i tij”.

Dhe pėr fund mė mbetet vetėm tė Ju udhėzoj drejt brendisė sė librit dhe falėnderimit publik drejtuar gjithė atyre qė bashkėndien me mua dhe familjen time e nė ēfarėdo mėnyre na ngushėlluan. Njėherėsh dua qė tė falėnderoj lexuesit e nderuar pėr durimin dhe kohėn e tyre tė ēmuar qė i kushtuan kėtyre shkrimeve tė mia, tė cilėt kanė edhe tė drejtėn e komentimit dhe shprehjes sė pikėpamjeve tė tyre lidhur me tė njėjtat e tė cilat komente dhe pikėpamje nė ēdo rast unė i mirėpres dhe respektoj.
Autori: Adem Berisha

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:09 pm

CIKLI I PARĖ
KUPTOJE DHIMBJEN TIME

VAJZA DHE MIKU

Njė ditė Diellza e vogėl
kur doli nė qytet,
ndaloi nė librarinė nė kodėr
tė gjente mikun e vet.

Si vajzė e edukuar
librashitėsin pėrshėndetė,
mė gjej tha mikun tim tė ēmuar
tė lutem sa mundesh mė shpejtė.

Librashitėsi nga njė qoshe
shikon pak si me habi,
vajzė moj bukuroshe
ēfarė miku kėtu kėrkon ti?!

Ty oj pėllumbeshė e bukur
xhaxhi nuk po tė kupton,
mė bėj pak mė tė qartė tė lutem
qė xhaxhi tė ndihmon.

Po, vajza drejtoi shikimin,
pėrgjigjja ėshtė e lehtė:
mik mė tė madh se librin
askėnd nuk kam nė jetė.

Ma gjej pra tė lutem
Kryeveprėn, “Lahuta e Malėsisė”,
askush si At Gjergji e Naimi
s’mė flet pėr tė mirat e Shqipėrisė.

Pėr mua kjo qenka punė e lehtė
ndaj, xhaxhi nuk tė le duarthatė,
t’i bėsh ti mbi njėqind vjet,
nė jetė tė kesh shumė fat.

Kėshtu diellzusha e vogėl
mikun shpejt e gjeti,
me ‘i lamtumirė tė ėmbėl
librashitėsin pėrshėndeti.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:09 pm

VIZITĖ QĖ FRYMĖZON

Papritmas Diellza u ndal
babushit t’i lutej njė ditė,
Kompleksit Memorial
t’i bėnin njė vizitė.

Pa kurrfarė ngurrimi
dėshira iu kishte plotėsuar,
tri herė kėrceu nga gėzimi
kur kėtė e kishte kuptuar.

Dukej sikur fluturonte
si flutura nė pranverė,
luleve qė nga larg shikonte
nxitonte tė iu merrte erė.

Shikoi shumė lule tė njoma
Kompleksin qė zbukuronin,
vendit e ditėve tona
krenarinė ua shtonin.

Lule qė nuk vyshken
stolisnin kėtė tokė,
si ari qė nuk ndryshket
mė tė mirat nė kėtė botė.

Dėshmorėve qė dhanė jetėn
e kėtu prehen nė qetėsi,
diellzusha me gjithė zemėr
IU brohoriti, LAVDI !!!

Kur duhej pėr t’u ndarė
me afsh puthi lapidarin,
si shumė herė mė parė
kėndoi pėr Adem Jasharin.

E mbushur me zemėr plot
babushit i thotė ca fjalė:
pėrse edhe mua ky zot
nuk mė bėri djalė?!

Edhe unė si kėta trima
pa frikė do tė luftoja
do tė shkrepja si vetėtima
atdheun tim tė mbroja.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:10 pm

LULJA LA LULISHTEN

Nė ditėn qė sapo kishte nisur
prej shumė vitesh mė parė,
kopshti im ishte stolisur
me njė bukuri tė rrallė.

Njė ditė plot me diell
ende mirė pa u gdhi,
njė lule e shkėlqyer
nė kopsht mė kishte mbi.

Pėr kėtė dhuratė qė mė vinte
sa s’bėnte mė u gėzova,
si rreze dielli ndrinte
Diellzė kėtė e pagėzova.

Mė e mira ndėr shoqe ishte
kopshtin mė zbukuronte,
aromėn qė ajo kishte
ēdokush e lakmonte.

Shtatė vjet kur kishte mbushur
kopshti s’i mjaftoi,
shpejt e shpejt si flutur
nė lulishte tė shkollės shkoi.

Nė lulishte tė shkollės fillore
rritej nga njė pėllėmbė nė ditė,
me shoqet e saja pėr dore
lulishtes i jepte gjallėri e dritė.

Si njė engjėll qė jetonte nė tokė
midis lulesh shtatin e vet lėshonte,
ngado qė shkonte me shoqe e shokė
njė pėllumb i bardhė e shoqėronte.

Gjithė shoqet pėr rreth qė kishte
me zemėr e adhuronin,
pėr bukurinė qė s’e fshihte
tė gjitha e pėrgėzonin.

Por njė ditė qershori
vije njė lajm i zi
lulja njė tjetėr drejtim mori
e iku diku larg nė gjithėsi.

Kopshti dhe lulishtja
tė varfra tash kanė mbetur,
lulja mė e bukur qė kishin
tjetėr lulishte kishte gjetur.

E tash, mbase nga njė tjetėr botė
mesazhe na dėrgon,
pėr mua thotė mos derdhni lot
kujtimi im, prore ju shoqėron.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:10 pm

HALLKĖ E KĖPUTUR

Vėshtroj kėtė ditė tė Shėn Gjergjit,
natyrėn se ē’kishte mbuluar blerimi.
Nga zemrat e kalamajve si engjėj
furishėm kishte shpėrthyer gėzimi.

Djem e vasha si pėllumbesha
pa prā kėndojnė, lozin e hedhin valle,
tufa-tufa si qengjat kur i ruan baresha
vėrshojnė male, kodrina, fusha e livadhe.

Ditėve tė ngrohta pranverore
shijojnė bukuritė e rralla tė atdheut,
tė stolisur janė me mirėsitė e tyre hyjnore
dashurinė e kanė si zjarr tė Prometheut.

Njė hallkė tė valles tė kėputur e kanė
gjatė gjithė kohės derisa bashkė gėzojnė,
por, njė shpresė dhe bindje i mbanė,
engjėllushen Diellzė pėrsėri tė takojnė.

Kėtė ditė, simbol tė jetės e gjallėrisė
edhe Diellza tė gėzojė do tė donte,
nė Shėn Gjergjin e parė pas Pavarėsisė
me shoqe e shokė lirinė tė shijonte.

Por, ajo iku pa dėshirėn e saj,
shoqet e shokėt i la tė pikėlluar,
gjithė tė dashurit i mbyti nė vaj
e babushin me zemėr tė pėrvėluar.

Ai mė nuk shijon erėn e luleve
sepse lulja mė e bukur i mungon,
as kėngėt e bukura tė bilbilave
veshi e zemra mė nuk ia duron.

Sytė i janė mjegulluar deri nė verbėri
nga lotėt si shi qė tė ndalur nuk ka,
shpirti e zemra nuk gjejnė dot qetėsi
e shkuara, prapa nuk kthehet mė.

E jeta vazhdon me vrazhdėsinė qė ka
si njė teatėr ku drama mbizotėron,
me gėzime e hidhėrime sa s'bėn m mė
ku shumėkush qanė, pakkush kėndon?!

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:10 pm

KUR GĖZIMI HUMB KUPTIMIN

Papritmas qielli zu tė ngryset,
dielli sikur humbi shkėlqimin e tij,
dukej se bota do tė pėrmbyset,
ēka po ndodhte nuk dinte njeri.

Boritė e makinave nuk kishin tė ndalur.
Zemrat zu t’i kapte shtrėngimi.
Gjallėrinė qyteti kishte flakur,
pėr njė ēast, gėzimit i humbi kuptimi.

Zogjtė u ngujuan nėpėr foletė e veta,
si tė mpirė njėri-tjetrin shikojnė,
pėr bilbilin qė i kishte mbaruar jeta
edhe ata zunė tė qajnė e vajtojnė.

Engjėllusha Diellzė kishte ikur,
me vrap kishte shkuar nė tjetėr botė.
Nė krah tė dallėndyshes kishte hipur
pėr tė zbritur nė krahė te tė madhit zot.

Unė desha tė them pak fjalė:
“bota mbeti pa njė engjėll tė saj”.
Por, fjala si gur nė grykė m’u ndal,
nuk kishte mė tė folme, kishte vetėm vajė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:11 pm

MARGARITAR NĖ VETE

Si lum qė pėrshkon fushat e qetas gjarpėron
tė bėn tė mos i ndahesh,tė tėrin tė pėrvetėson.
Si bora kur zbardhon Bjeshkėt e Kelmendit,
rrugės kur kalonte, bukuri i jepte gjithė vendit.

Tė gjithė kishin dilema nga vinte kjo mrekulli,
a mos ėshtė vet Dielli me ngrohtėsinė e tij?
A mos ėshtė hėna atėherė kur ėshtė e plotė,
apo ėshtė njė engjėll qė zbukuron kėtė botė.

Tė gjithė i dinė emrin por engjėllushė i thonė,
si Dielli qė ndriēon botėn, ishte Diellza jonė.
Ndonėse me shpejtėsi diku larg ka tretur,
margaritar nė vete pėr tė gjithė ne ka mbetur.

Kujtimet mė tė mira qė ruajmė nė veten tonė
thesar i ēmueshėm pėr ne do tė jenė
gjithmonė.
Ato janė tė shenjta siē ishte edhe Diellza vet
qė pak jetoi nė kėtė botė, jo plot njėmbėdhjetė vjet.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:11 pm

FRESKI SHPIRTĖRORE

Me ata sy tė zi si rrushi
nga lart qė na shikon,
zbrit poshtė tek babushi
ky shpirt mė nuk duron.

Ti ishe si flamuri
qė lart mbi ne valon,
pėrherė tė shndrinte nuri
sa shumė tash na mungon.

Ti ishe porsi puhia
qė shpirtrat na i freskonte,
ti shėroje gjithė plagėt e mia
askush nė tė mirė nuk ta shkonte.

Kurrė jo s’i thoshe babushit
e as kėshillave tė tij,
si kokrra ishe e rrushit
nė mė tė mirėn hardhi.

Tash kur shikoj foton tėnde
sa bukur mė je stolisė,
engjėlli mė i bukur i kėsaj ane
je mes engjėjve tė perėndisė.

E ti diellzushė e dashur
nga jeta nė amshim,
pėr ne me zemėr tė plasur
tash ruan njė shpėrblim.

Njė shpėrblim tė madh
qė zoti ty tė kishte dhėnė,
ditėn tė na ngrohėsh si DIELL
natėn tė na ndriēosh si hėnė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:11 pm

PYESJA VETEN TIME

Kėto ditė pyesja veten
se ē’po ndodh me mua,
si tė tjerėt pse nuk e kam jetėn
lotėt, pse mė rrjedhin si krua?

Lulja e kopshtit tim
pse ka nisur tė vyshket,
pse kjo zemėr me aq nxitim
paska zėnė tė ndryshket?

Pyesja veten time
pse mė nuk mė kėndohet,
pse mė e dashura ime
pranė meje mė s’afrohet?!

Si shqiponjė qė isha
pse tash s’mund tė jam?!
pa mė tė dashurėn qė kisha
jetėn jetė, tashmė nuk e kam.

Ku mbetėn pėrqafimet
e thirrjet ooo babush!
ku mė tretėn gėzimet,
si Diellza, nuk mė gėzon askush.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:11 pm

SHUMĖ VAJ, SHUM LOT

Shumė zemrave iu mungon gėzimi,
shumė sy pa pushuar lotojnė,
shumė yjeve iu ka tretur shkėlqimi,
shumė lule mė nuk lulėzojnė.

Shumė lule i ka tharė lufta
me mizoritė ēnjerėzore,
e shkretė pa to mė duket fusha,
zemrėn e kam tė lėnduar prore.

Kėngėt mė nuk dėgjohen si kėngė
as yjet kur kėto interpretojnė,
ahengjet mė ahengje nuk janė
pa mė tė dashurit qė sot na mungojnė.

Ndonėse lufta ishte famėkeqe
me gjithė mizoritė e veta,
po pse edhe nė kohė paqeje
kaq ēmim absurd ka jeta?!

Mbytet Diellza si engjėll
pa mbushur njėmbėdhjetė vjet
pėr t’ua helmuar zemrat
gjithė tė dashurve tė vet.

Pėr t’i bėrė ata tė mjerė
e me zemėr tė shkrumbuar,
kurrė tė mos kenė shend e verė
festat, kurrė pėr tė mos festuar.

Nė ēdo njėzetetetė qershor
tėrė dhimbjen tė shkarkojnė,
pėr kėtė lule e shpirt engjėllor
me njė det lotėsh tokėn tė pėrvėlojnė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:12 pm

PĖRMBYTJE NĖ FESTĖ

Kush do tė mė urojė festat
qė vijnė e nuk kanė tė ndalur,
kush do tė shuaj gjithė atė zjarr
zemrėn qė flakė mė ka kallur.

Kush kėtė zemėr shkretėn
do arrijė tė zbus e qetėsojė,
kush mund tė ėmbėlsojė jetėn
tė cilėn tashmė nuk e jetoj.

Unė kisha fatin e tė mjerėve
ndaj nuk kam si tė festoj,
festat nuk ua prish dot tė tjerėve
ndonėse nė vete qaj e vajtoj.

Atė dolli qė do e ngreja me ty
tė helmuar do tė ngre unė sot,
tė betohem pėr kėta dy sytė e mi
pėr ty do tė vuaj pėr jetė e mot.

Oooj krijesė hyjnore e tė Madhit Zot
mbi shtatė palė qiej zoti qe tė lartėsoi!
fshij babushit tėnd kėta lot
botėn tė mos e pėrmbyt e pėrvėlojė.

Ah diellzusha ime e dashur!
tė puth nė dorė e nė ballė,
shuaj zjarrin kėsaj zemre tė plasur
botėn do e kaplojė po s’pati kush e ndalė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:12 pm

LULJA E PĖRJETĖSISĖ

Ah, ēfarė luleje unė kisha,
mė tė mirėn nė kėtė botė,
mė fatbardhi qė unė isha
ajo lumturi, ku mė treti sot?!

Aroma qė ajo kishte
kėndshėm kundėrmonte,
si ilaē zemrash qė ishte
gjithė shpirtrat qetėsonte.

Nektarin si njė lulebore
tė tėrin na e shpėrndante,
ėmbėlsinė e saj shpirtėrore
pėr vete nuk e mbante.

Nė kopshtin tim me lule plot
fletėt kur i lėshonte,
bukuroshe nuk kishte nė botė
ajo qė nuk ia kalonte.

Nė vazot e shkollės fillore
gjithė shoqeve ua shkonte
s’kishte kėnd as mėsonjėtore
qė nuk e zbukuronte.

Kur muzgu mbi tokė binte
shndėrrohej nė yll,
askush nuk mund tė dinte
a ėshtė hėnė a diell.

Bėhej yll mbi yje
se vet ishte hyjneshė,
si shqiponjė lartė mbi pyje
vėshtirė tjetrėn tė gjesh.

Zoti e solli nė kėtė botė
si njė mrekulli,
por, pa tė nuk i bėhej dot
si engjėlli mė i dashur i tij.

Tash s’ėshtė mė lule e tokės,
ėshtė lulja e pėrjetėsisė,
reze e dritė i jep gjithė botės
ka bekimin e perėndisė.

Nė mėngjes kur unė gdhihem
nė shpirt kam njė mangėsi
duar e zemėr nisin mė dridhen
kafenė qė ti mė sillje, kur filloj ta pi.

Jo, unė pėr kėtė s’dua tė jem fajtor
sepse kėshtu ti vet mė mėsove,
ēdo sekondė pa ty mė ėshtė orė
o shpirt! pse kaq keq ma punove?!

Ti ike pa mė thėnė lamtumirė,
shumė shpejt u ngrite nė lartėsi,
ndonėse zemrėn mė ke ngrirė
yll mbi yje tash je nė gjithėsi.

Unė jetoj me zemėr tė vrarė,
ai qė isha tashmė kurrė nuk jam
qe kur e kur nuk tė kam parė
Oh-aaa-ah! Diellzė moj, ku tė kam?!!!

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:13 pm

EDHE YJET TĖ KANĖ ZILI

Porsi njė yll drite qė ndonjėherė ėshtė parė,
si lulja nė kopsht u rrite s’kishe ēifte tė gjallė.

Ishe shtatselvi, kishe zė bilbili,
e tėra ishe e bukur si lule trėndafili.

Bukuri kishte gjithė rruga kur ti e pėrshkoje,
bukuri merrte dhe shkolla nė tė cilėn ti mėsoje.

Kur vije nga shkolla me librat nė dorė,
shtėpinė e zbukuroje me faqet kuq si mollė.

Vjershat e babushit me ėndje i lexoje,
sa ēil e mbyll sytė pėrmendėsh i mėsoje.

Me at zė bilbili kur i deklamoje,
tė gjithėve na magjepsje sa bukur ia thoje.

Me zgjuarsinė qė kishe do tė mahnitje botėn,
shoqja jote e dytė vėshtirė tė shkelė mė tokėn.

Ti na e shtoje forcėn, jetės i jepje kuptim,
ti ishe burim kėnaqėsie, ti ishe ilaē pėr shpirtin tim.

Edhe hėna kur ndriēonte nga qielli plot kaltėrsi,
pėr bukurinė qė ti kishe edhe ajo tė kishte lakmi.

Yjet e qiellit tė kanė zili se ti dritėn po ua merr,
vdekja jote kaq e hershme, neve tė gjithėve na la nė terr.

Sytė e mi qofshin verbuar vajza tė bukura tė mos shikojnė,
nuk kam forcė pėr tė pėrballuar atė qė zemra nuk duron.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:13 pm

IKA E KERUBIMIT

Ēdo vit pėlqeja shumė data
qė ndėrronin pa mbarim,
shumė prej tyre mė sillnin dhurata
i prisja me shumė kėnaqėsi e gėzim.

Dhuratat mė tė ēmuara
qė ndonjėherė janė parė,
mė vinin porsi fluturat
kur fluturojnė mbi arė.

Mirėpo, jeta ishte arenė lufte
dhe njė labirinth nė vete,
kishte edhe tė tilla humbje
si fundosjet kur ndodhin nėpėr dete.

Ajo nuk ishte pa mbarime
por kishte edhe pėrfundim,
mė pak kishte gėzime
mė shumė kishte hidhėrim.

Nė fund tė muajit qershor
mė datėn njėzetetetė,
jeta mė mori jetėn
fare pa u pėrshėndetė.

Kėtė ditė aq tė hidhur
me forcė do ta mallkoj,
Kerubimi* atė ditė mė ka ikur
e mua pėr jetė mė la tė vajtoj.

Atė do tė kujtoj me dhimbje,
me vaj e me shumė lot,
e kisha pjesė tė zemrės sime
si njė engjėll nė krah te tė madhit zot.

Tash mua mos mė fajėsoni
nė kėtė datė pse nuk gėzoj,
gėzimin dhe hidhėrimin mendoni
vallė, mund bashkė t’i pėrballoj?!

Le tė gėzojė e gjithė njerėzia,
zemrėn nė dysh qė s’e kanė tė ndarė,
unė bashkėjetoj me dhimbjet e mia
pėrgjatė gjithė jetės qė nuk kanė tė ndalė.
* Kerubimi = engjėlli qė ndodhet nė krah tė Zotit

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:13 pm

P R E M I A

Rreth njėmbėdhjetė vite me radhė
qė shkuan si tė ishte njė,
kisha njė pėllumbeshė tė bardhė
tė gjithė mė kishin lakmi.

Kjo qenie e pėrkryer
qė s’imagjinohej dot,
ishte engjėll i shkėlqyer
e vetmja nė kėtė botė.

Shpesh herė i thosha vetės
atė qė nuk mund t’i them sot:
“ty tė kam kėnaqėsi tė jetės,
njė premi nga i madhi zot”.

Por, njė ditė shumė i papritur
nė zemrėn time si njė shigjetė,
vije njė lajm mė shumė se i hidhur
se ajo, s’ėshtė mė nė jetė!

Kėtė lajm tė zi po tė merrte dielli
pėr njė ēast dritėn do e ndalte,
obligim kish ndaj kėtij ylli
njė minutė dhe ai t’ia falte.

Sikur lumi tė kuptonte
se ka ndodhur kjo fatkeqėsi,
uji i Drinit do ndalonte
nuk do ecte rrjedhės sė tij.

Tė gjithė zogjtė kėngėn do tė ndalnin,
sė kėnduari do tė pushonin,
njė ditė zi pėr tė do tė mbanin,
nė vend tė kėngės do tė vajtonin.

Tė gjitha lulet kėsaj pranverė-vere
rrėke lotėsh do tė derdhin nė tokė,
edhe ato do tė qajnė kėsaj here,
edhe ato do tė mbajnė zi sot.

E unė s’do tė qaj vetėm n’ditė tė sodit
por do tė vuaj der’ sa tė jem gjallė,
sepse mbytja e Diellzės sime
shpirt e zemėr m’i ka kallė.

Tash si gjysh t’shkruaj pėrkujtimin
pėr kėtė shpirt tė shpirtit tim,
ėshtė mė shumė se thikė nė zemėr
vėrtetė kjo s’ka asnjė kuptim.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:14 pm

IKA PA PARDON

Tė gjata mė janė netėt,
gjithė ditėt mė shkojnė kot,
dhimbja sa vije e shtohet
ndarjen nuk e imagjinoja dot.

Pse dallgėt e jetės mi shove?
pse dritėn e jetės ma fike?
rrugėve tė jetės kahet ua ndėrrove,
nė drejtim tė kundėrt, pėrse mė ike?!

Dy trupa e njė shpirt ishim
njėri pa tjetrin nuk rronim,
pėr shumė tė veēanta qė kishim
tė gjithė pėrreth na lakmonin.

Se mund tė vinte kjo ditė
tė mė ikje pa pardon,
kėtė kurrė nuk e kam pritė
kėsaj, vėrtetė nuk di ēka i them.

Tash shpirtin e kam tė vrarė,
zemra mė ėshtė bėrė shkrumb,
qė kur e kur nuk tė kam parė
pėr mua, nuk dije ē’tė bėje mė shumė?!

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:14 pm

FJALĖ TĖ FUNDIT

Atė dite, aq shumė qė iu gėzuam
si sot e mbajmė nė kujtesė,
Diellzė ty atėbotė tė pagėzuam
nė ty mbėshtetėm ēdo shpresė.

Ishte e nėntėdhjetepesta
me skamje e varfėri,
ti rriteshe si princesha
tė gjithė tė kishin lakmi.

Ishe e mprehtė nga mendja
si fėmijė pakmujor,
puthjen nė ballė ta kishte ėndja
si njė mbretėreshė me kurorė.

Me bukurinė tėnde mahnitėse
miss-botės ti ia shkoje,
me zėrin tėnd tė ėmbėl
bilbilit ia kaloje.

Ishe ndryshe nga tė tjerėt
pėr shumė e shumė veēanti,
ē’tė bėjmė tash ne tė mjerėt
pėrherė tė jetojmė nė zi?!

Ti ishe mrekulli nė vete
qė pak jetove nė tokė,
mė e dashura ishe dhe mbete
pėr shoqe dhe shokė.

Kurrė nėnėn as babin
nuk dite t’i hidhėrosh,
po pse nėnės Qerime
shtratin ia le bosh?!

Kujtimi qė pėr ty sot ruhet
nuk zhbėhet dot pėr jetė e mot,
me fjalė ai nuk mund tė pėrshkruhet
oj Diellzė! tė bekoftė ai i madhi zot!

Pėr ty tash do tė qajė farefisi
anė e m’banė kah janė,
si degėt qė janė tė njė lisi
nga ‘i plagė pėr ty nė zemėr e kanė.

Pėr ty do tė qaj banka
tė zbrazur qė ke lėnė,
pėr ty do tė qaj ditari
qė s’mban mė emrin tėnd.

Si tė shikojmė tash librat
qė na i le kujtim,
ēelik tė kishim zemrėn
s’do bėnte durim.

ku do tė mbesin pesat
nė ditar qė kishe radhitė,
si tė shikojmė tash rrobat
qė i ndėrroje ēdo ditė.

Klasės sė pestė fillore
e mėsueses tėnde Verė,
do tė iu mungosh prore,
pėr ty do tė qajnė pėrherė.

Dy vėllezėrit, si kokrra tė rrushit
kush mund t’i pajtojė,
po, ē’do t’i bėsh babushit
pa ty qė s’mund tė jetojė?!

Humbja e mushkėrisė sė tij
pa masė ty tė mundonte,
po djegien e mushkėrisė tėnde
kush mund tė imagjinonte?!!!

Unė shumė do tė nxitoj
shpejt atje tek ti tė vij,
nuk kam motiv pa ty tė jetoj
nė shpirt nuk ndjej mė kėnaqėsi.

Njėzetepesė ditė vuajtje
tė shpirtit tuaj hyjnor,
po aq plumba nė zemėr
i kam trup e tėrthorė.

Pas fjalėve tė fundit plot afsh
“babush, ty tė dua shumė”,
qė nga ai ēast vetėn e pashė,
se zemra po mė bėhej shkrumb.

Ide mė s’mė ka mbetur
tė shkruaj as tė kėndoj,
pa ty qė tashmė mė ke tretur
jetėn nuk mund ta mendoj.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:14 pm

MUAJI SA NJĖ SHEKULL

Sonte sikur ėshtė zėnė edhe hėna
e drita nuk bie mė mbi tokė,
njė muaj pas, tė kujtoj nga Tirana
me dhimbje e mall plot.

Me kot erdha tė kurohem,
kinse sėmundjen tė shėroj,
me humbjen tėnde si tė pajtohem?
pa ty, as unė nuk dua tė jetoj.

Lotėt mė shkojnė si krua
qė nuk di tė shterojė,
sėmundjen e kam harruar
vetėm pėr ty tash mendoj.

Nė tetėmbėdhjetė e 52’
kur kohėn shėnoi ora,
zemra mė ndaloi sė rrahuri,
s’mė punoi kėmba mė as dora.

Mendimet gjithkah mė bredhin
zemra s’duron dot,
lotėt si shi pa ndalur mė rrjedhin,
veēanėrisht ditė tė rėndė kam sot.

Qava, qava e qava!
por asgjė s’arrita dot
deri nė kupė tė qiellit bėrtita
tė lutem! mė merr edhe mua o zot!

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:15 pm

FLUTURO SHQIPE

Mori shqipja e Alpeve tona
fluturo sot mbi Tiranė,
mė nxirr mua nga spitali
e mė transporto sot ti m’at anė.

Mė dėrgo n’Gjurgjevik tė Madh
por mos mė thuaj qė tė mos qaj,
pėrmbi varr tė Diellzės sime
dita ėshtė tė shkrihem nė vaj.

Dua ca lule te ia dėrgoj
nga Shqipėria e nga kėto anė,
dua dėshirėn t’ia plotėsoj
pėrherė Shqipėrinė e quante nėnė.

Shumė e shumė Naimin donte,
donte Fishtėn e shumė tė tjerė,
bukur vjershat ua deklamonte
si bilbil qė kėndon nė pranverė.

Kur nė Gjurgjevikun e pikėlluar
si njė mbretėreshe t’ėshtė bėrė varrimi,
zemrės sime tė pėrvėluar
ē’prej atėherė prore i del tymi.

I del njė tym si lėmsh i zi
qė asnjėherė askund s’ėshtė parė,
si digjet zemra tash po e di
edhe shpirti flakė m’ėshtė kallė?!!!

Ty tė kisha njė engjėll
qė jetėn shumė e doje,
tė ardhmen tėnde tė ndritur
pėrherė imagjinoje.

Doje qe tė bėhesh mjeke
z e m r a tė shėrosh,
mirėsinė qė kishe nė vete
tė tjerėve tė iu dhurosh.

Zoti o shpirt ty tė bekoftė
nė amshim tash qė ke shkuar,
ne tė dashurve na ndihmoftė
dhimbjen lehtė pėr tė pėrballuar.

Nė trevjetorin e ditės sė
varrimit, 04. korrik 2009.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:15 pm

Ē’DO TĖ NDODHĖ SOT ?

Shumė ditė qė kaluan
mbi njėmijetetėdhjetė,
lulet sikur mė nuk lulėzuan
gjithēka duket tė jenė e shkretė.

Sot, kur u mbush edhe ky vit
shekullit qė ia kalon,
edhe zogjtė u ngujuan nėpėr fole
as kėngės nuk duan tė ia thonė.

Lumenjtė rrjedhėn kanė ndalur sot,
duket sikur edhe ata do tė shterojnė,
uji iu ėshtė shndėrruar nė lot
vallė, edhe lumenjtė mund tė lotojnė?

Dhe as detet e kėsaj bote
sot, disi nuk janė tė qeta,
as ata nuk mund tė pranojnė qė
Diellzės i paska mbaruar jeta.

Qielli tok me gjithė yjet e tij
pėr ngujim sot tokėn do tė mallkojė,
edhe dielli si saē i skuqur pėrmbi
ēdo gjė do tė djeg e pėrvėlojė.

Sot do tė errėsohet dielli
dhe dita do tė bėhet natė,
sot, sikur do tė pėrmbyset qielli
vallė, edhe bota do tė ndizet flakė?!

Shumė zemra sot do tė pėlcasin
si bombat kur eksplodojnė,
nė kupė tė qiellit do tė bėrtasin:
Zgjohu! Zgjohu oooj Diellza jonė!


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:15 pm

KU E KAM ILAĒIN

Kur dola nga spitali
qava porsi fėmi,
nuk dija fare tė gėzohem
qė po shkoja nė shtėpi.

Nuk kam si tė gėzohem,
atje mė dielli s’rrezon,
mė atje s’e kam ilaēin
sėmundjen qė mė shėron.

Pa diellzushėn time
nė shtėpi nuk kam pse tė shkoj,
pa njė pjesė tė zemrės sime
vallė, mund unė tė jetoj?!

Ajo nuk do tė mė pres nė bahēe
kur unė do tė shkoj te shtėpia,
ajo s’do tė mė puthė mė nė faqe,
ajo, nuk shėron mė plagėt e mia.

Puthja e saj nė faqe
e thirrja ooo babush!
pėr mua ishin ilaēe,
nuk m’i zėvendėson askush.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:16 pm

SHPIRTI I SHPIRTIT

Dritės dritė mė s’mund t’i them
ajo pėr mua mė nuk ndriēon,
ditėn ditė mė nuk e kam,
kjo asaj mė s’i ngjason.

Diellit diell mė s’mund t’i them,
pėr mua rreze ai mė nuk lėshon,
lulja pėr mua mė lule s’ėshtė
ajo pėr mua mė nuk lulėzon.

Jetėn jetė mė nuk e kam,
ajo s’jetohet si mė parė,
trup pa shpirt tashmė unė jam
qysh se Diellza mė ėshtė ndarė.

Por ai yll qė kam n’amshim,
sė ndriēuari nuk ka tė ndalė,
ai ėshtė shpirti i shpirtit tim
ende nė kėtė botė mė manė tė gjallė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:16 pm

UNĖ MĖ NUK FESTOJ

Sa i lumtur paskam qenė
nuk e paskam ditur,
pse vije kjo ditė e hidhur
kurrė nuk e kam pritur.

Kush do tė madhėshtojė festat
qė do tė vijnė me radhė,
kush do tė mė freskojė zemrėn
flakė qe mė ėshtė kallė.

Kujt tash t’i blej sandale,
kujt tash t’i blej fustan,
kujt tash t’i uroj festėn
kur Diellzen mė s’e kam.

Pėr mua s’ka mė festa
siē kishte mė parė,
pėr mua mė s’ka ahengje
veē dhimbje e tė qarė.

Pėr mua nuk ka mė Vit tė Ri,
ditėlindje e as Bajram,
shpirtin e vrarė, zemrėn e bėrė hi
i kam sot e pėrherė do t’i kam.

Tash vetėm fizikisht
prezent nė kėtė botė jam,
shpirtin edhe mendjen
tek diellzusha i kam.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:16 pm

KOHA NUK SHERUAKA PLAGĖT

Thonė se “koha shėron plagėt”
por jo gjithmonė kjo ėshtė e vėrtetė
jeta paska edhe plagė tė tilla
qė nuk shėrohen dot kurrė pėr jetė.

Ndonėse ditėt po kalojnė
kurrsesi dhimbja s’pakėsohet,
ajo s’bie nga intensiteti
veē sa vije e mė shumė shtohet.

Secila ditė qė zbardhė e ngryset
diēka tuajėn mė pėrkujton
nga kujtimet e panumėrta
oj shenjtėri qė na i ke lėnė.

Nuk ka datė me ty qė s’lidhet
diē tė veēantė qė nuk shėnon,
assesi forca s’mund tė mblidhet
gjithė kėtė dhimbje tė lė me njė anė.

Kur nė fillim tė muajit shtator
shkolla mėsimet do tė fillojė,
nuk kam forcė qė shoqet tuaja
kah shkojnė nė shkollė unė tė shikoj?

Dhe, mė njėzetenėntė shtator
me shpirt tė vrarė do tė pėrkujtoj,
ditėlindjen tėnde si ditė tė shenjtė
me njė gotė helm do tė festoj.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Nov 15, 2010 3:17 pm

URĖ MAGJIKE

Ndonėse fati kėshtu e desh
tė ikėsh atje nė pėrjetėsi,
unė nuk kam si tė hesht
por, prapė do tė shkruaj pėr ty.

Tash qė je njė sarafin*
nė fronin e perėndisė,
tė gjithė pėr hyjneshė tė dinė
si njė krijesė tė vet madhėrisė.

Ti je pjesė e mirėsisė
sė gjithė rinisė shqiptare
qė ėshtė mė e shkėlqyera
dhe ka zemėr tė madhe.

Ti u bėre edhe urė magjike
e miqėsive tė reja,
fenomen i kėsaj mirėsie
nga tė lindi ideja?

Ti bashkove shpirtrat
qė kanė zemra tė mėdha,
ndriēove dhe gjithė hapėsirat
gjithandej ku drita s’kishte ra.

Pėr shumė vėllezėr e motra
nga mbarė kjo shqiptari,
ti u bėre simbol dashurie
tė gjithė i bashkove, si tė ishin njė.

Diellzė, tash je e gjithė shqiptarėve
qė shkruajnė, por edhe qajnė pėr ty,
ti je simbol i sė mirės e tė mbarėve
nga tė erdhi gjithė kjo madhėshti?!

Shpirtrat zemėrbardhė
pėrherė qe tė mbajnė nė kujtesė,
jetėn ta kenė tė lumtur e tė mbarė
e fati pėrherė le tė iu buzėqeshė.

Ti diellzushė e dashur sot
para tė tjerėve ke njė pėrparėsi:
tė lutesh tek i madhi zot
pėr gjithė vajzat e gjithė djemtė e rinj.
Sarafin* - engjėll vėshtrues

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA

Mesazh  Sponsored content Today at 1:12 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi