Poezi* nga Thani Naqo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Poezi* nga Thani Naqo

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:18 pm

Poezi* nga Thani Naqo

Ėshtė njė natė si gjithė tė tjerat

E padurueshme mbėrritja nė shtėpi,
Ditėgjata tėrhiqet llastikė,
Lodhja kėrkon prehje e qetėsi,
E njėtrajshmja shfaqet cdo ditė
Dhe hėnorja blasfemi.

Sėrish turbullira pėr ata qė i kėrkuan,
Mbikoha paguan haraēin e tėrbimit,
Nė daē per te rindėrtuar,
Formulėn e ozonit drejt shkatėrimit,
Planeti nė blu tjetėrsuar.

Tymos cigare nė oborrin e pasmė,
Shqetėsimet i lė nė thithjen e natės.
Kėshtu dhe euforizmin e njė dasme,
Dhe klithmėn briskprerese tė gatės,
Mes vringėllima metalesh.

Lodhja m’i kthen sytė nga shtrati,
Prehet shurdhėrimi me pakėz naivitet,
Vecoj ėndrrat sfondblu, ku fati
Gjahtar i regjur nė natėn qė shket.

2006


MAR PJESĖ NĖ CEREMONINĖ
E PAGESAVE MUJORE

Me pamjen e njė burri qė nuk do t’ia dijė,
Pėr borxhet familjare dhe deficitin shtetėror.
Gruan me tė re se vetja.

Dy tė rritur fėmijė,
I duruar.

Martuar njėherė.
Tejet optimist!

Ėndėrr te jesh kreditor!
Dukem gjė fondamentalist?

2007


MENGJES, ORA 6-TE

Pėrpiqem tė gjej me probabilitet
Mendimin para se t’i dorrėzohesha gjumit,
Sikur tė plakeshim, e dashur, nė tjetėr kontinent,
Ēfarė do tė ndodhte nė fund tė fundit?!...

Shpresa, si gjithnjė, do tė gjallonte,
Ditėt dhe netėt e zakonshme.

2006


NĖNA

Mė pret gjithnjė tek prag’i portės,
Duart nėn pėrparėse sikur fsheh diēka,
Njėlloj si nėnat nė mėhallet e botės,
Nėna ime, e plakura.

Ndodh qė kthehem vonė nga puna
Pret dyshimzėmėrdredhur.
“Mbasi im bir pi raki me cunat,
dhe sonte vjen nė shtėpi i dehur”.

Njėmijė kėshilla mban nė gjuhė,
Pret sa tė kaloj pragun e portės,
Por, oh, sa shpejt i kalon ai duf!...
Njėlloj si nėnat e mėhallėve tė botės.

1980


HESHTJA ĖSHTĖ ZOTĖSI
E GRUAS SĖ HESHTUR

Ndarja e punėve gjymton ato dėshira,
Ndėr vite iluzive me kotėsi mbuluar.
Nė fillesėn e ėndrrės shpėrrthen dashuria,
Nė konusin e rritjes gjithnjė ka kėrkuar
Largimin e anemisė qė sjell errėsira,
Me pluhur dekadash ngarkuar.

Hije tė heshtura pėrqark venė e vijnė,
Janė kuajt e kaltėr nė vrahun e jetės,
Bukėn e pėrditshme nė vrahe shijnė,
Pėrzgjedhin majanė me instinktin e bletės,
Luleve dimėrore ku shpesh ngrijnė
Kotėsitė e tė vėrtetės.

S’ke pse i lė dėshirat nė harresė,
Rizgjimi vjen me cicėrima sqepverdhėsh,
Shpalosja e flatrave pėrreth folesė,
Me tė parėn krenari imitim shpendėsh,
End vellon e padukshme nė rrathė dehėse
Me fije tė magjishme shprese.

*Nga libri "Fate paralele" (2006)

Nga Thani Naqo

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi