Cikėl poetik nga Nikolla Spathari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Cikėl poetik nga Nikolla Spathari

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:19 pm

Cikėl poetik nga Nikolla Spathari

Zgjimi

Mė iku dhe kjo natė
Nga vetmia pa fund e netėve,
Mėngjesi erdhi
Me njė agim tė sfilitur,
Kisha qėndruar gjithė natėn mbi gurin e njė ėndrre
Duke tė pritur…


Nė rrugėn me palma

Nė rrugėn me palma
Muzgu i heshtur
Nisi tė bjerė ,
Hijet u zgjatėn dhe humbėn tek nata,
Por mbi fustanin tend kishte mbetur pak diell .

Njė zog u ul
Nė anė tė njė gjethi palme
Si t’ishte ulur nė teh tė njė shpate,
Qielli le tė zbrazej nga perėnditė
Sa tė bėnim ne ca mėkate


Kėrkohet Migjeni

Lypėsi nė kishė
Vazhdon tė mallkojė fjalėt e priftit nėn zė,
Ėshtė po ai lypės dhe po ai prift
Vetėm Migjeni s’ėshtė mė.

Sokratė tė vuajtur dhe derra tė kėnaqur
Nė ēdo kthesė rruge takon,
Ata tė gjithė si atėherė
Vetėm Migjeni mungon.

Punėtori i papunė
Atė grushtin e fortė kėrkon
Duke pritur,
Qė t’i bier malit, se mali ėshtė aty,
Vetėm Migjeni ka ikur.

“ Pak dritė,pak dritė… “
Njė qiri i ndezur ėshtė refreni,
Errėsira ka mbetur errėsirė
Nuk ėshtė vetėm Migjeni.

Akoma mjerimi
“ Fytyra tė zbehta dhe sy tė jeshilta “ rrėfen,
Ju vite qė s’na dhatė asgjė
Na jepni, sėpaku, njė Migjen.
Ti ishe mė larg

Trokita nė dyert e tė gjitha stinėve,
Por ti nuk u shfaqe
Nė asnjė prag,
U solla nėpėr diell e nė monotoninė e shirave,
Por siē duket ti ishe mė larg.

Iku dhe shpresa e fshehjes pas reve
Nė njė hapsirė tė gjerė kaltėrsie,
Ndofta pėr tė kėrkuar ty katėr stinė janė pak…
Dhe mė duhet tė shpik vetė njė stinė tė pestė vetmie


Nė vendlindje

E kujton pylli i bleruar?
Po lėndinė e fshatit e mban mend?
Se dikur, shumė vite tė shkuar,
Lindi njė fėmi nė kėtė vend.

Linda unė, kėnduan zogjt nė lisa,
Gėzim i madh kodrave qe derdhė,
Sa shumė kėngė, gaz edhe krisma
Pėr njė ēapaēul me flokė tė verdhė

Lindje edhe vdekje ka ēdo ditė,
Ato vijnė e ikin me kismet,
Por kish lindė atė ditė i pari djalė
Qė nga fshati do bėhej poet.

Kishte lindur poeti i parė
Ndėrsa dielli pas malit qe dukur,
Dhe pėr shans edhe pėr fat tė bardhė
E kish lindur gruaja mė e bukur.


Celulari

Celulari rri heshtur
Nė xhepin e brėndshėm tė palltos tuaj,
Si njė i asfiksuar
Qė me zor pėrmendet ,
Pa provoni tė zini njė kolltuk
Dhe shiheni si ēmendet…

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi