Dita njerėzore - Poezi nga Vangjush Ziko

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dita njerėzore - Poezi nga Vangjush Ziko

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:27 pm

Dita njerėzore - Poezi nga Vangjush Ziko


U bėra dėshmitar
i lindjes sė Botės,
tė dritės nga errėsira.
Njė zė,
m' u duk se dėgjova tė thotė:
Tė bėhet drita!

Si murgjėr me raso tė zezė
Vangjush Ziko

pashė drrurėt
dhe pallatet tė falen
me fytyrėn e kthyer
andej nga rrezet
e para po dalin.

Dritat e rrugės
si sy qoftėlargu
digjen poshtė
nė vatrėn e natės sė zezė.

Tė parat
gjethet
filluan tė flasin.
Pastaj
zėrat e njerėzve.

Pastaj
filloi zhurma dhe kaosi.
U zgjuan motorėt e ēeliktė.
Njė reaktiv
nė qiell firmosi
fillimin e ditės.

E ditės sonė njerėzore
me hije ferri
dhe dritė qiellore.


BEHAR I VOGĖL

Pushoi papritur era.
Pushuan shirat.
Rrezet e diellit
zgjuan verėn
mbuluar me gjethe tė thata,
tė mpira.

Gratė
shtruan shpejt e shpejt ēarēafėt,
tėhollė petkat,
thėrnuan trahanėt,
energjinė e netėve tė ngrira.

Dielli
si njė ėndėrr e shkurtėr
e njė nate tė gjatė
na zgjoi njė ēast nga dremitja.

Prapė vjeshta
e mbuloi me re
duke qeshur
me diellin
dhe me ne.


DĖBORA

Nuk e hapa ombrellėn.
Dhe kokėn s' e kam tė mbuluar.

Le tė bjerė
dėbora mbi mua.

Siē bie mbi ēatitė.
Siē bie mbi drurėt.
Mbi avllitė.
Mbi gurėt.

Mbi kujtimet e jetės
le tė bjerė.
Nuk janė sheqer tė treten.

Janė si kėta drurė
qė u mbollė kur isha fėmijė.
Si kėta gurė
qė nga dėbora mė shumė ndrijnė.

Si kėto shtėpi
me tjegulla tė kuqe
ku njė djep pėrkundet.
nga njė e shtrenjtė dorė.

Pėrkundet
dhe shikon ėndrra
pa thinjė,
pa dė borė.

Nga Vangjush Ziko

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi