Katranosje dhe triumf - Tregim nga Thani Naqo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Katranosje dhe triumf - Tregim nga Thani Naqo

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:29 pm

Katranosje dhe triumf - Tregim nga Thani Naqo


Brenda njė ore ai vizitoi disa nga libraritė e kryeqytetit dhe pikėrisht ato pėr ku e adresuan njerėzit e tij.
Si tė gjithė krijuesit emigrantė e pushtoi padurimi tė dinte fatin e librit tė tij, tė cilin e kishte botuar dy vite me parė.
Ē'e pyet, botimi i romanit i kishte kushtuar njė djall e gjysėm! Ndėrsa hynte dhe dilte nga libraritė e kryeqytetit, i tingėllonte nė kokė klithma e sė shoqes:
- Unė s'po ble dot njė fustan pėr tė qėnė, t'i hodhe nė kosh tė plehrave dy mijė dollarė!
Kurershtja pėr tė parė kryeqytetin u shua shpejt dhe vėndin e saj e kaplloi ēudia e rafteve tė librarive qė rėnkonin nga tejngjeshja me libra. Shitėsit, sikur t'i kishte pjellė njė nėnė, krejt indiferentė me klientėt, kalonin kohėn tek pragjet e dyqaneve duke kqyrur turmėn shėtitėse pėrgjatė trotuarit , ose qėndronin ulur pas banakut dhe shfletonin revista pornografike. Shitėsit, meshkuj apo femra qofshin, tė rinj apo tė vjetėr, nuk mund tė fshinin purpurozjen qė u shkaktonte reklamimi erotik. Asnjėri nga librashitėsit dhe librashitėset nuk e njihte. Ata nuk ngjallėn njė fije interes pėr kėtė klient me fytyrė tė zeshkėt, tė rrudhur, e rrahur nga erėrat e diejt e mėrgimit. Ai nėnqeshte djallėzisht sepse pati ndjesinė ata me siguri e mernin pėr ndonjė banor periferie tė kryeqytetit, perimebėrės a prodhues qumėshti, i cili gabimisht kishte kapėrcyer pragun e dyqanit tė librave. Ai pa klientė tė stepur para rafteve tė librave, tė cilėt bėnin gjoja sikur ishin nė kėrkim tė ndonjė titulli por, nė tė vėrtretė, ata pėrgjonin me bisht tė syrit stacionin e autobusit, pėr tu larguar nė periferinė e tyre.
Dalloi burra tė moshuar veshur me kostume dhe, nėn borselina, me siguri fshiheshin koka tė menēura shkrimtarėsh apo kritikėsh letrarė, tė cilėt patėn fatin tė pėrjetojnė kapėrcimin e shekullit dhe ndrimin e sistemit. Ata ēuditėrisht ishin tejet seriozė e hijerėndė dhe qėndronin porsi eunukė pikėrisht ku qenė afishuar librat e autorėve tė huaj dhe nuk denjonin tė kthenin kokėn nga rraftet ku dergjeshin autorėt vendas. Kėta eunukė tė socrealizmit ndernin dorėn me saktėsi pėrzgjedhėse drejt librit tė huaj dhe, pasi e vėrtisnin librin nėpėr gishta, hetonin kopertinėn sa para e mbrapa. Ata tundnin kokėn nė heshtje, njėlloj si kali nėn zhegun e vapės. Mbusheshin fort me frymė, por sapo shikonin ēmimin e librit, mblidhnin buzėt tė pakėnaqur.
Ai gjithashtu zbuloi se, megjithėse kėta eunukė tė socrelizmit ishin tė veshur me sqimė intelektuale, vendosnin librin nė vendin e vet me delikatesė, pastaj kontrollonin fillimisht xhepin e majtė, pastaj tė djathtin dhe atij i lanė pėrshtypjen se nė xhepat e eunukėve socrealistė kishte tė thyera tė mjaftueshme pėr autobusin ose pėr njė kafe. Pra, ai u bind pėrfundimisht se eunukėve tė socrealizmit nuk u interesonte aspak letėrsia bashkėkohore dhe mendoi inatēor:
"Ah, ē'u kėnaqa qė keni mbetur xhepshpuar nė sistemin kapitalist."
Ndėrsa do tė dilte nga libraria Nr.3, gati u pėrplas me njė grup ēunakėsh zhurmėmėdhenj. Ata, pasi shkėrmoqėn nėpėr xhepa, bashkuan lekėt pėr tė blerė njė revistė pornografike. Shitėsja vetullspicė ua shkeli syrin atyre dhe thirri me zė kumbues:
-Kam edhe perzevativė, djema! - sikur ai lloj malli prej llastiēke tė tejdukshme shitej sė bashku me revistėn.
Ai zbuloi se shitėsit e librave nuk ishin aq humbashė siē tregonte pamja e tyre. Kishte qėlluar qė edhe nga njerėz periferikė, shitės vezėsh, djathi, gjize, ose perimesh dhe frutash, me shporta tė zbrazura varur nė krah, hynin rrėmujshėm nė dyqan dhe ēkėrmoqnin me to kasėn e derės. Kėta lloj klientėsh vinin drejt banakut dhe lėshonin pyetje tė mistershme tė cilave edhe njė librashitės me diplomė universitare nuk ishte dot nė gjėndje tu pėrgjigjej atyre. Zakonisht ata i kishin sytė tė pėrshkėnditur dhe ato qė flisnin me gojė i shoqėronin me lėvizje duarsh. Kėrkonin libra ku deshėn tė mėsonin si luftohej karkaleci jeshil,vrugu nė tė lashta, pėr kromėn qė prek mollėt dhe biles, ai dėgjoi pyetjet qė shkonin deri " dua librin si luftohen kėpushat nėn lėkurėn e lopėve, apo morrat dhe pleshtat e dhive e derrave", sikur libraritė e kryeqytetit tė ishin hapur enkas pėr literaturė veterinare.
Mirėpo nga kjo kategori klientėsh periferikė shitėsit tregoheshin dashamirės me ata qė kishin sy zhbirues nėn vetullat kaleshe, spese ata ruanin rastin kur mbeteshin vetėm e pėrvetėm dhe lėshonin mbi banak njė dorė duhan tė grirė hollė, tamam si lesh arrapi. Kjo kategori klientėsh misteriozė e shkelnin syrin pėr pazar tė menjėhershėm e fitimprurės pėr tė dyja palėt. Ata ta rrihnin supin sikur njiheshe prej kohėsh dhe i ftonin shitėsit tė shkonin sė bashku pėr kafe dhe, sigurisht qė i fusnin nė kontrabandėn e duhaneve tė pėrziera.
Dhe..."domethėnė, edhe ky klient qė po vėzhgon me kaq durim tė gjitha titujt e librave nėpėr rrafte, me siguri ėshtė ndonjė periferik i drojtur dhe nuk dihet ēfarė fsheh nėn lėkurėn e zeshkėt - mendoi librashitėsi i librarisė Nr. 14 - Paska bėrė edhe banjė, koka i shkėlqen si pjepėr laknasi, qėnka veshur edhe si pėr ditė feste, kur e gjithė Shqipėria po pėrmbytet nga shirat e vjeshtės. Siē duket do tė jetė nga zonat verilindore dhe shtėpia e tij ėshtė mbi ndonjė kodėr...Ah, ne librashitėsit mburremi kur shesim njė libėr, por e keqja jonė ėshtė se nuk lexojmė kurrė libra. Na ėshtė bėrė mendja para e seks dhe nga kjo e keqe e madhe e mosleximit, nuk kemi pėr tė kuptuar kurrė njeriun e kėsaj bote moderne. Sot, tek klienti i panjohur fshihet edhe fshatari, edhe qytetari, edhe emigranti i vėndeve nordike, more, prapa tij fshihet edhe njė qerroz emigrant i tropikut, pjekur e xėrxėlluar nėn diellin e lakmuar nga e gjithė bota" - mendonte librashitėsi duke hetuar klientin e tij.
U mbėshtet mė mirė pas banakut, me dyshimin pėrfundimtar:
"Nuk ka mė tė ngatėruar se klienti qė hyn nė dyqanin ku shiten libra!"
Ndėrsa autori i panjohur vėshtroi me bisht tė syrit librashitėsin qė kalamendej nė mendimet e veta, u pėrkul pėr tė parė librat nė rraftet e mėpshtme, kafshoi buzėt, nėnqeshi me ironi, shtrėngoi pėllėmbėt pleksur prapa vitheve dhe, mė sė fundi, i dha trupit drejt dhe nxitoi pėr nga cepi tjetėr i dyqanit.
Kryqėzoi krahėt para gjoksit dhe i dha kokės prapa.
Njohu librin e tij, romanin e shkruar me duart e mėntė e tia, me kopertinė alla gjelbėroshe, sikur ai libėr tė qe dispensė e fakultetit tė agronomisė. "Nė fakt kopertina e romanit tim tė le pėrshtypjen se nė tė shkruhet pėr mėnyrat e krasitjes sė pjerrgullave tė rrushit dhe pemėve frutore, ose si kryhen punimet pėr mbjelljen e tė lashtave", mendoi autori dhe psheretiu. Psherėtiu me dhimbje dhe i pakėnaqur me naivitetin e tij sepse atė ēast i tingėlloi mė shumė se herėt e tjera ulėrima e tė shoqes:
"Unė nuk po ble dot njė fustan pėr tė qėnė, ti hodhe nė kosh tė plehrave dy mijė dollarė!"
E kishin vėnė nė dijeni se romanin e tij SHTRĖNGESA E RRATHĖVE e patėn shpėrndarė nė katėrmbėdhjetė librari kryeqytetase. (Bile, bile, mburreshin kushėrinjtė, me shumė tė lutura, qerasma e ndėrmjetėsi miqsh, mezi ua patėn mbushur mėndjen librashitėsve qė tė pranonin tė paktėn disa kopje. Sa pėr paret, kur tė shitej libri, shitėsi t'i mbante tė gjitha pėr xhepin e tij. Libri ishte i paguar dhe autori e dėshėronte me gjithė zemėr veprėn e tij nė dorėn e lexuesit.) Kushėrinjtė patėn ēuar nga njėzet kopje nė katėrmbėdhjetė librari dhe nuk e patėn gėnjyer, sepse ai e pa veprėn e tij tė KREKOSEJ NĖ ALTARĖT E PLUHURUAR TĖ ARTIT, pėrkrah shkrimtarėve shqiptarė tė pa dėgjuar dhe atyre mė nė zė.
Njėri nga kushėrinjtė, Mustaqelliu, kishte hapur dyqan bulmeti. Ndėrsa ia kishin shtruar me djathė e qepka e raki rrushi, pa shuar nėnqeshjen ironike e djallėzore, ai i kishte thėnė natėn e kaluar:
-Mė shpejt shitet njė kade me gjizė o, kushėri, se sa njė libėr. Paratė qė harxhon pėr t'i botuar, harxhoi me ne. Na mblidh tė gjithė kushėrinjtė, tė hamė e tė pijmė dhe ne do tė ngremė shėndete pėr ty, do tė tė urojmė kurbet tė mbarė, me krahė tė lehta dhe tė na vish gjallė e shėndoshė dhe sa mė shpesh - dhe atij i qe dashur natėn e kaluar tė pėrballej me xanxėrllėqet e Mustaqelliut dhe tė dėgjonte nga kushėrinjtė e tjerė enigmat se si shkrimtarė fare tė pa dėgjuar, po bėnin emėr dhe shitnin me mijra kopje. Domethėnė, duhej lojtur paraja pėr tu mbushur xhepin eunukėve socrealistė, sepse zėri i tyre kumbonte akoma njėlloj si nė komunizėm dhe, vėrtet i shembėm e i dėrmuam bustet gjithandej, porse pushteti i artit ėshtė akoma nė duart e tyre, etj. etj. etj., gjersa njėri nga kushėrinjtė lėshoi ENIGMĖN E MADHE:
-Ju, jo ore, qė kini ikur ku sytė kėmbėt, kot qė lodhni trurin pėr tė shkruar libra! Po nuk ndruat emrat sipas vendeve ku kini emigruar, do tė kruani kokėn pėr gjithė jetėn!
-Ah - ofshau autori i romanit SHTRĖNGESA E RRATHĖVE dhe pėr pak do tė dilte nga libraria - por befas u ndje krenar nė ēastin kur po i fikej edhe shpresa e fundit.
Shpresėmadhėshtia i erdhi nė kėtė librari nė fund tė rrugės sė Durrėsit, sepse u ngushėllua kur pa SHTRĖNGESĖN E RRATHĖVE krah pėr krah me SHPIRTĖRAT E VDEKURA tė Gogolit, pavarėsisht se nga ana tjetėr veprėn e tij e shtrėngonin pa mėshirė kolitė e librit TATĖPJETĖ RRĖPIRAVE TĖ VĖNDLINDJES, libėr me vjersha i njėrit prej miqve tė tij emigrantė. Miku i tij nuk donte t'ia dijė pėr rrymat letrare dhe nuk i bėnte syri tėrr kur i thoshin se vjershat e tij ishin bejte qė nga koha e Perandorisė Persiane. Miku i tij kėmbėngulte se dardha historikisht e ka patur bishtin mbrapa. Megjithėse Miēurini i famshėm krijoi me dhjetra lloje dardhash, bishtin ia zvogėloi apo ia zgjati sipas dėshirės, ama dardha mbeti qė mbeti me bishtin mbrapa dhe...Dhe miku i tij krekosej dhe e mbante veten pėr poet, pavarėsisht se ishte punėtor landri nė njė spital tė ēmėndurish nė lagjen Bronx. Ai e kalonte kohėn e lirė me vargėzime malli pėr vėndlindjen dhe nostalgjia sa vinte e po i shtohej nga viti nė vit. Takoheshin ēdo fundjave dhe miku ia recitonte vjershat me sy tė mjegulluar nga lotėt. Puna shkoi deri aty sa ai nuk preferonte tė pinte asnjė lloj alkoli, pėrveē rakisė tė rrushit nga pjerrgulla e oborrit tė shtėpisė sė tij nė fshatin e lindjes. Nostalgjia e tepruar pėr atdheun dhe sidomos ajo pėr fshatin e tij tė lindjes qarkuar me korije lajthishtash e dushqesh, ia kishte vėnė poshtė trupin e dikurshėm gjigand prej njė kuintali e gjysėm, nė njė pėrzierje kockash e lėkure, afėrsisht 70 kilogram dhe...
Autori i romanit SHTRĖNGESA E RRATHĖVE ndjeu keqardhje mė shumė pėr mikun poet nė mėrgim se sa pėr veten e tij.
Ktheu e vėrtiti nėpėr duar njė kopje tė librit. I hetoi fytyrėn nė foton e kapakut tė pasmė, sikur e shihte pėr herė tė parė. Poeti emigrant kishte mustaqe spic dhe pati pozuar me syrin e djathtė pakėz tė shkelur.
"O, Zot, ē'sy tallės dhe nuk i kam ditur mė parė!"- mendoi autori i romanit dhe mbėrrtheu vėshtrimin e vet me atė tė poetit dhe pėr herė tė parė dalloi se ata sy ishin tejet ironikė, me demek, sikur tė donte tė sfidonte me atė pamje jo vetėm miqtė e vet, por edhe lexuesit kudo nėpėr botė:
"Ta di se tretem si qiriri, unė nuk do tė rresht sė shkruari vargje pėr vėndlindjen time tė dashur!"
-Do tė blini ndonjė libėr- dėgjoi pas shpine zėrin e librashitėsit.
Autori i RRATHĖVE TĖ SHTRĖNGESĖS u shkėput nga meditimet. Fillimisht hapi krahėt pakuptim dhe pastaj i bashkoi pėllėmbėt para gjoksit sikur tė donte tė falej. Qėrroi gurmazin.
-Desha tė di a keni shitur ndonje kopje nga romani SHTRĖNGESA E RRATHĖVE- pyet ai.
-Asnjė kopje!- u pėrgjigj me sokėllimė librashitėsi- Absolutisht, asnjė kopje!
-Ah, moj, nėnė e dashur, me ke lindur ditėn e fatit!- e ngriti zėrin edhe autori i romanit.
Librashitėsi hapi krahėt i ēuditur nga hovi i kėtij kokėpjepri dhe mbeti supembledhur mbėshtetur pas banakut. Ndėrsa autori i romanit SHTRĖNGESA E RRATHĖVE mori nė dorė veprėn e tij dhe filloi ta vėshtrojė duke i lėnė pėrshtypjen librashitėsit se po e shihte pėr herė tė parė atė libėr dhe se ajo vepėr me kapakė gjelbėroshė ishte njė nga relikat e famshme nė artin e tė shkruarit. E kqyri fytyrėn e tij tė njėzet viteve tė shkuara kur kokėn e pati tė veshur me flokė kaēurela dhe faqet e mbushura e pa rrudha.
Pastaj e mbuloi me pėllėmbė fytyrėn e fotos dhe i tha librashitėsit pa kthyer kokėn nga ai:
-Sikur t'i ble tė gjitha RRATHĖT E SHTRĖNGESĖS, me ēfarė ēmimi ma shet njė kopje?
Edhe shitėsi qėrroi gurmazin fort, doli nga pėrtej banakut, nėnqeshi djallėzisht, krojti kokėn dhe, pasi u mendua vetėm disa sekonda, thirri triumfator:
- Mė jep 10 lek pėr kopje dhe ua paē hairin tė gjitha rrathėve!
- Me kėtė ēmim do tė ble edhe TATĖPJETĖ RRĖPIRAVE TĖ VĖNDLINDJES- tha me kėmbėngukje autori i romanit.
- Ua paē hairin edhe rrėpirave!- klithi librashitėsi. Futi nxitimthi paratė nė xhep dhe u tregua i gatshėm pėr ta ndihmuar klientin misterioz gjersa kolitė e dy librave pėrfunduan nėpėr trasta plastike.
Autori i RRATHĖVE TE SHTRĖNGESĖS pėrjetoi nga afėr vėshtrimin egėrshan dhe njėkohėsisht tė habitur tė librashitėsit. Ai po pėrjetonte mbase ēastin madhėshtor autor- shitės, atė ēast pėrjetimi qė as Balzaku i famshėm nuk e kishte provuar ndonjėherė nė jetėn e tij.
Akt-shitja kishte pėrfunduar dhe ai pa librashitėsin qė kruante faqen i menduar, ia dėgjoi edhe psherėtimėn e thellė mbushur me dyshime. Librashitėsi, tepėr kurioz, e ndoqi deri tek dera, duke pėrsėritur disa herė tė njėjtėn pyetje:
-Tė lutem, mė thuaj ēdo tė bėsh me kėto libra, se po luaj nga mėntė!
Kėmbėnguli pėr tė fundmen herė dhe mori guximin dhe e kapi pėr bryli klientin e tij.
-Biznes!- u pėrgjigj zėlartė autori i romanit "SHTRĖNGESA E RRATHĖVE" - Akoma nė Shqipėri nuk e kanė marė vesh se bota ėshtė e ngatėruar- dhe shtoi zėlartė pasi doli nga libraria- Ah, duhet tė dish si tė pasurohesh!- dhe autori i SHTRĖNGESĖS SĖ RRATHĖVE, doli nė rrugė duke u anuar nga pesha e trastave.
Kushėriri Mustaqelli kishte parkuar makinėn nė anėn tjetėr tė rrugės. Ai hapi krahėt tejet i ēuditur kur e pa tė ngarkuar ashtu. Vėshtroi librashitėsin teksa fliste nė telefon. E njihte fare mirė librashitėsin Nr.14, mbasi i kishte dhėnė falas dy kilogram djathė dhe po aq gjizė, mjafton tė pranonte nė dyqanin e tij pesėdhjete kopje tė romanit. Ngriti kapakun e bagazhit tė makinės, vendosi librat nė tė dhe i tha autorit-kushė ri me gjysėm zėri:
-Tani e katranose fare!
- Libri nuk ėshtė kade me gjizė, po nisu pėr nė libraritė e tjera!- e ngriti zėrin ai dhe tregoi me dorė nė drejtimin ku mund tė ishin libraritė ku dergjej romani i tij i pluhuruar.
Pėr ēudi tė ēudirave, RRATHĖT E SHTRĖNGESĖS nuk i gjetėn mė nėpėr rafte, njėkohėsisht edhe librin me vjersha TATĖPJETĖ RRĖPIRAVE TĖ VĖNDLINDJES.
Pėrgjigja nė trembėdhjete libraritė e tjera qe e njėjtė:
-Na vjen keq zotėri, por kėto libra janė shitur qėkuri. Jemi nė pritje tė furnizimiit tė ri.

Nga Thani Naqo

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi