Portreti - Tregim nga Jeton Muēollari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Portreti - Tregim nga Jeton Muēollari

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:30 pm

Portreti - Tregim nga Jeton Muēollari


Atė mbrėmje, sapo hyri nė shtėpi u fundos nė kolltuk tepėr i lodhur. Pėrveē dy operacioneve tė planifikuara kish patur edhe dy urgjenca. "Mė kėrkon mamaja,- i kish thėnė e shoqja nė telefon kur po hynte nė sallėn e operaconit, -do vish? E ėma me sklerozė e kėrkonte tė bijėn pa kriter, pavarsisht se ishte 80 km larg e i duhej tė humbiste ditėn e punės. Numurin e telefonit tė bijės e mbante tė shkruar nė njė paketė ilaēesh, tė cilat i pėrdorte me shumicė vitet e fundit. Do tė ishte kthyer, po tė mos kish pėsuar aksident i nipi 18 veēar. Ishin alarmuar, por me mbritjen nė spital, u qetėsuan. Kish shpėtuar mbrekullisht me disa plagė tė lehta, ndėrsa makina ishte bėrė e papėrdorėshme. Disa herė i kish qėlluar doktorit tė kalonte mbrėmjen vetė kohėt e fundit. I biri studionte nė Itali, ndėrsa e bija kish ikur nė Amerikė sapo u martua. I shoqi kish fituar tė drejtėn e banimit para tre vjetėsh me lloto. Bisedonin nėpėrmjet telefonit. Prisnin me padurim vizėn pėr tė shkuar. Nuk kish dashur tė shfrytėzonte miqtė. Njė ditė do tė shkonin me patjetėr. Ndėrsa e shoqja merrte pushime gjatė verės si mėsuese ai duhej tė zvendėsohej nga njė koleg tjetėr. Nė atė qytet tė vogėl specialistėt ishin tė pakėt, ndaj dhe e zvarriste, pėrkundėr dėshirės tė sė shoqes.
Pėr tė thyer monotoninė mėrzitėse tė mbrėmjes, mori pultin e televizorit e po shėtiste satcionet televizive. "Dhe ja tani njč lajm kulturor" dčgjoi zčrin e spikeres tek TV Kristal. Ndaloi. "Nga ekspozita e piktorčve tč rinj. Sot u ndanč ēmimet pčr pikturat mč tč mira. Artistin qč mori ēmimin e tretč nuk e njihte, megjithse piktura i pėlqeu me pejsazhin natyror . Ēmimin e dytė e meritoi njč piktor emigrant me pikturė nudo. Emancipim i tepruar iu duk.
-Dhe ja tani ,- zčri i prezantueses u bč kumbues pčr tč rritur interesin e shikuseve, -ēmimin e parč e merr njč piktor i veēantč, ndryshe nga tč tjerčt, tepčr i talentuar, me njč portret tč njohur...Nč ekran u shfaq portreti. S'po u besonte syve. Shikoi foton e tij nė mur, pa pčrsčri portretin... gati tč njčjtč. Ndryshimi qčndronte se portreti ishte bčrč me dorč nga peneli i njč piktori, me fantazi tč ēuditčshme e talent tč rrallč, ndčrsa fotoja nč tč mijtat e sekondčs. Sa kohč i ish dashur piktorit? Me ditč, me muaj...! Pauza disa sekondčshe e prezantueses pčr tč ngjallur kureshtje dhe emocion nč sallč i u duk tepčr e gjatč dhe e mčrzitčshme. Kush tč jetč! Asnjčri nga piktorėt e qytetit nuk i kish kčrkuar tč pozonte. Ndihej i lumtur qč kish zgjuar ndjenjčn artistike tč njč artisti pėr mė tepėr piktor. Nč ekran u shfaq njč person rreth 30 vjetė, i ulur nė karrige me rrota. Mes duartrokitjeve, ngriti vetčm njčrčn dorč, pėrshėndeti pjesmarrčsit. Dukej se tjetrėn nuk e lčviste. E njohu menjčherč. Ishte pacienti qč kish kuruar para disa vitesh. U kthye prapa nč kohč...
Ndryshe nga tani, atčherč, rastet e shumta nė spital vinin nga armčt luftarake. Ishte kohč absurde. 97-ta ishte ngjyrosur me ngjyrėn gri. Armėt kishin hequr drojėn e pėrdorimit edhe pėr fėmijėt. Vdekja loste me jetčn. Atė pranverė, aroma e kčndčshme e luleve tė sapo ēelura nė pafajsinė e tyre, ndotej nga dioksidi i djegjes sč barutit, ndėrsa njerėzit lėviznin tė hutuar.
Vjeshtėn e kaluar Sokoli kish bėrė dasmėn me kėstin e fitimit nga firma "Populli", ku kish depozituar paratė nga emigracioni. Mė pas firmat falimentuan dhe ata u zhytėn nė borē. Kishin dalė nė qytet me frikė lepuri.Tek ecte me tė shoqen nė krah ish rrėzuar papritur pėrtokė. E alarmuar bėrtiti me gjithė fuqinė qė pati. Nga koka filloi ti rrithe gjak. Kalimtarė tė rastėsishėm ndihmuan pčr ta trasportuar nč spital. Nč atč qytet tč vogčl, ku spitalit i mungonin ilaēet bazč, doktori nuk mund tč bčnte gjč tjetčr veēse tč mbante gjčndjen statike, deri sa tč gjendej mundčsia e dčrgimit pčr kurim nč shtetin fqinj. Kur mbriti nė Maqedoni i thanė se nč kish njč plumb nč brundčsi tė kokės. Mos vallė qielli villte plumba?! Operacioni ishte i včshtirč, por fat qė ishte gjallė, pasojat jo tė vogla. Nuk lėviste gjymtyrėt e poshtėme dhe njėrin krah. Shpresonin qč me kalimin e kohčs dhe me fizioterapi tč vazhdueshme, tč kishte pčrmirčsime tč ndjeshme. Sč paku kčshtu i thanė. Pas njč muaji u kthye nč spitalin e qytetit. Aty mund tėmerrte mjekimin e duhur dhe tė bėnte masazhin e nevojshėm.
-A e mbani mend pikturėn e parė? Pyeti prezantusja piktorin e ēuditshėm. Si lėvizi pak aq sa mund tė lėvizė njė njeri i gozhduar nė karrigen me rrota, u kollit pėr tė gjetur zėrin e duhur, nė intervistėn e parė televizive. Dukej i ndrojtur.
-Nė tetėvjeēare, zhgarravisja ēdo gjė qė mė zgjonte kureshtje. Nuk besoja se kisha talent nė kėtė fushė, megjithse mėsuesi i vizatimit mė inkurajonte. Vitet 90-tė tronditėn shtetin dhe jo mė ne, mėndjen konfuze prej adoleshenti. Mė shumė se shkolla na tėrhiqte liria e munguar pėr tė fluturuar drejt botės perėndimore tė pa njohur. Nuk munda tė mbaroj gjimnazin. Pėr t’ju pėrgjigjur pyetjes tuaj, piktura e parė nėse mund tė quhet kėshtu, ka qėnė po ky portret, por atėhere vetėm njė skicė e thjeshtė. Mė vonė kur sigurova mjetet e nevojshme i u riktheva pėrsėri. Doktorit i u kujtua mėngjezi i bukur i asaj pranvere paksa tė largėt me lulet shumėngjyrshe, me freskinė qė vinte nga kodrat pėrreth qytetit, qė trishtushėm mundoheshin tė na buzėqeshnin ato ditė tė mėrzitėshme. Nė vizitėn e pėrditėshme, si nuk hasi ndonjė problem nga pacientėt, doli. Dikush e thirri. Pa Sokolin qė mbante nė dorė dy fije letėr.
-Eshtė pėr ju doktor,- i kish thėnė me njė zė nė dridhje nga droja. Kur kish parė portretin e tij tė skicuar, ishte mahnitur. Pacenti nuk ishte njė njeri i rėndomtė fshati, por talent i rrallė me shije tė hollė artistike, me imagjinatė tė pėrsosur. Ishte hera e parė nė jetėn e tij si mjek, qė merrte dhuratė njė pikturė e pėr mė tepėr portretin e tij. Vetėm pėr kėtė fakt, meritonte ta ruante me kujdes. Madje do e kish vėnė nė sallonin e shtėpisė, ashtu siē ruhet njė pikturė e blerė me ēmim tė lart nga piktorė me emėr, nėse nuk do kish ndodhur njė ngjarje tjetėr, qė do ta pėrmbyste kthjelltėsinė, bukurinė dhe kėnaqėsinė qė i solli dhurata. E kish futur mes librave tė bibliotekės qė nuk i shfletonte asnjėherė, misioni i tyre i pėrkisnin njė kohe tė shkuar, njė sistemi tashmė tė dėshtuar. Le tė flinte edhe portreti aty pėr ta hequr nga kujtesa atė ngjarje shėmtirė.
Nė televizor dėgjonte ende zėrin e pacientit-piktor tek fliste pėr tė. "Pa pėrkushtimin e doktorit, pa pėrkujdesjen e tij tė vazhdueshme, jo vetėm si mjek por dhe si mik, si shok, si prind sot nuk do isha nė jetė...as kėtu”.
Mjegulla e kujtesės qė kish rėnė do e merrte edhe pėr disa ēaste nė vorbullėn e saj pushtuese. Nė gjėndje jo shumė tė kėnaqshme, por me shpresėn se nė tė ardhmen do kishte pėrmirėsime tė mėtejshme, Sokoli u kthye nė shtėpi. Me kalimin e diėve dhe muajve tė parė, shpresa filloi tė venitej ashtu si flaka e qiriut me mbarimin e parafines dhomėn e pushton errėsira, nėrsa Sokolin plogėshtia, trishtimi, pasiguria, humbja e dėshirės pėr ēdo gjė, madje dhe pėr jetėn. Ish bėrė shok me vetminė. Ēdo bisedė e nervozonte nė familje. E shoqja shkonte te ēdo muaj merrte ilaēe te doktori qė tashmė e kishin mik.
Kur kish parė Nefareten nė radhė tesa vizitonte, la pacientin pėgjysėm dhe pyeti pėr Sokolin i shqetėsuar. "Jo, jo, do vizitohem vet", kish qėnė pėrgjigja e saj pėrmes njė nėnqeshje tė fshehur. Ish kthyer te i sėmuri duke hequr krejtėsisht vėmėndjem. Do e kish futur pa radhė nėse nuk do kish ikur. Vetėm nė fund, kur ishin mbaruar gjithė pacientet u shfaq menjėherė sikur tė ishte fshehur aty pranė. Bluzda e hollė ngjyrė bezhė e njėjtė me lėkurėn e saj, dukej sikur nuk kish veshur asgjė. Fundi tepėr i shkurtėr qė qėllimisht e ngrinte dhe mė, zgjunė tek ai dėshirat qė filluanė ti ēelnin nga brenda si lulet e vetmuara, mbi tė cilat bie befas shiu i freskėt i pranverės. Nė thellėsi tė syve tė saj si prej gjarpri, nė pamje edhe pse e bukur, dallonte qartė njė hile mbuluar me mister.
-Zonjė, ju nuk dukeni e sėmurė. Ē’doni nga unė? Pėr ti shpėtuar tundimit, vėshtrimin e hodhi nė dritare tej nė hapėsirė. -Kam njė problem tjetėr delikat, qė lidhet me tė ardhmen time, me jetėn time. Me...
-Si mund t’ju ndihmoj? E kish ndėrprerė, pa e kuptuar qėllimin e saj, por dhe i ēuditur nga kjo mėnyrė e pazakontė bisede e veshje. -Kam gjithė kėta muaj qė jam mbyllur brenda katėr mureve. Mė duhet tė rri gjthė kohėn, ndoshta gjithė jetėn duke u kujdesur pėr njė njeri qė ka humbur gjithshka, madje dhe mėndjen, pa asnjė shpresė shėrimi. Sa duhet tė pres doktor?! Gjithė jetėn kėshtu do e kaloj! Nuk mund tė behem nėnė doktor. E kupton ē’do tė thotė kjo pėr njė grua!
Pamja e saj tashmė kish ndryshuar. Retė e ngarkuara, si moti qė ndryshon nė verė, nė ditėn me diell, fillon njė stuhi krejt papritur. Disa pika lot i rrėshkitėn mbi faqe qė lajmėronin shtrngatėn.
-Eh ky ishte fati i tij,- kish shpreur dhimbjen doktori, por nuk jam dakort me ato qe thatė ju zonjė. Nuk ėshtė se ka humbur tė gjitha aftesitė. Duhet kohė qė qelizat nervore tė rigjenerohen e tė marrin funksionimin e tyre tė plotė. Paralizės sė anėsis sė djathtė nuk kemi ē’ti bėjmė, nuk ėshtė nė dorėn time. Ndoshta zoti bėn mrekulli! -Eshtė doktor, ėshtė. Ti mund ta ndihmosh edhe atė, edhe mua... U kthye perballė, duke e shikuar nė bebe tė syrit u mundua tė kqyrte shpirin tė saj, tė gjente mendimin ende tė pashprehur, por asgjė nuk hetoi. Ai gjendej nė kthinėn e mėndjes sė saj mbėshtjell me misterin e tė panjohurės.
-Atė e shpėton nga vuajtjet njėherė e mirė, ndėrsa mua mė jep shansin pėr nje jetė tjetėr. Jeni shkopi magjik nė njė farė mėnyre. Madje kjo ėshtė dhe dėshira e tij...!
Diēka tjetėr priste, dhe ja ē’dėgjoi. Fjalėt e saj ishin si rrufeja nė qiellin e kthjellėt, qė tė tromaks pėr momentin, por sa sheh se nuk ka ndodhur gjė vazhdon rrugėn pėrpara.
-Zonjė! Jemi mjekė qė shėrojmė njerėz dhe jo xhelatė qė marrim jetė. Ju lutem dilni. Kurrė mos trokisni nė derė pėr tė tilla marrėzi. Ishte e para herė qė dėgjonte njė kėrkesė tė tillė kaq rradikale. As nė vdekje klinike s’mund tė merrte kėtė iniciativė. Si mundej! Pas asaj ngjarje nuk kish dėgjuar mė as tė e as pėr Sokolin. Tashmė qė iu kujtua ngjarja, u grish nga kureshtja tė dinte nėse ishte pranė tij. Kuadri kapte vtėm Sokolin i cili vazhdonte tė fliste.
-Ju,- iu drejtua gazetarja, keni pasur njė jetė tė vėshtirė jo vetėm fizike por dhe psikologjike e shpirtėrore. Keni qėnė i detyruar tė pėrballoni me divorcin, nė kohėn mė tė padėshirueshme tė jetės tuaj. Si jeni ndier ato ēaste? Ē’mund tė na thoni pėr kėtė?
-Njė ėndėrr e keqe qė s’kam dėshirė ta kujtoj pėrsėri.
-Sa fisnik! Ndėrhyri gazetarja.
-Por dua tė them, ndėrhyri ai, - se nga ai ēast hoqa dorė pėrfundimisht nga skenari tragjik qė ideoja prej kohėsh nė mendjen time konfuze pėr ti dhėnė fund jetės.
Doktorit, i ardhi nė mendje njė sentecė nga Seneka; ”Ndonjėherė doktorėt bėjnė gabimin e madh, se mundohen tė shėrojnė trupin e njeriut, duke mos u pėrpjekur tė shėrojnė shpirtin e tij. Shpirti dhe trupi pėrbėjnė nė vetėvete njė tėrėsi dhe ata nuk mund tė shėrohen veē e veē”. Po sikur dhimbja shpirtėrore ta kish marrė nė vorbėllėn e ortekut qė krijon mendja nė kėto raste, pėr ta pėrplasur nė brigjet e thepisura tė vdekjes?! Sa e pa moralshme pėr njė mjek, e dhimbėshme pėr njė mik, trishtuese pėr njė tė njohur. Njė mėsim tė mirė tani pas shumė viteve.
-Tė dashur teleshikues...-Zėri i gazetares u bė edhe mė i fort e kumbues se nė fillim, pėr tė rritur interesin e shikuesve, ndėrsa nė fytyrė iu vizatua njė buzėqeshje e ėmbėl. Dukej se supriza do ishte e kėndėshme. ”Ndoshta dikush i ka dhuruar mjete pune, apo ndonjė tregėtar do tė blejė pikturat e tij”, medoi doktori gjatė pauzės kėrshėndjellėse. Kuadri filloi tė zmadhohej duke shfaqur nė krah tė tij njė vajzė mjaft simpatike, me flokė tė gjata bjond, veshur tradicionalisht, qė buzėqeshja e saj e hollė rrezatonte shpresė...-Pranė keni bashkėshorten, qė ka pranuar jo vetėm tė ndajė dhimbjen me ju, por dhe ndjenjėn sublime tė dashurisė.
Nėn peshėn e duartrokitjeve salla u ngrit nė kėmbė. Madje shikues tė shumtė duhet tė jenė elekizuar nė kėto caste. Nxitoi t'i telefononte sė shoqes pa e shkėputur vėmėndjen nga ekrani, por si doli i zėnė. U ul tė ndiqte telenovelėn e jetės sė pacientit.
-Zonjė! Si e njohe Sokolin dhe ē’tė shtyri tė marrish kėtė hap kaq tė rėndėsishėm tė jetės tėnde, duke u martuar mė njė person jo tė zakontė, le tė themi?
-Mirė e thatė ju, i pazakontė. Keni parė ju qė njė njeri nė kėtė mėnyrė tė bėjė art me sakrifica kaq tė mėdha! Tė shkosh honit tė vcdekjes e tė mos biesh, tė shpėtosh mrekullisht duke u kacavjerrur rrėnjėve tė jetės pėr tė dalė nė sipėrfaqen e lumturisė. Tė rrėzohesh dhjetėra herė e tė ngrihesh njėmijėra herė. E pra kėto nuk janė pak arsye qė mė shtynė drejt kėtij vendimi tė rėndėsishėm tė jetės time ...dhe jam e lumtur.
Sokoli buzėqeshte i lumturuar.
Ishte i mahnitur, por dhe i mrekulluar njėkohėsisht. Pavarsisht furtuės dhe rrebeshit qė mbolli largimi i njeriut tė zgjedhur nė kohėt e qetėsisė pėr ta mbėshtetur nė ditėt e trishta, ku rrjedha do e kish marrė me vete pėr ta lėnė buzė njė pėrroi tė tharė apo diku nė ndonjė zallishtė. Talenti i kish dhėnė forcė pėr tė ecur pėrpara. -Na trego diēka mė tepėr, pėr kėrshėrinė e teleshikuesve.
-Pashė njė pikturė nė dyqanin ushqimor ku blija zakonisht ushqimet. Mė pėlqeu dhe e pyeta nėse shitej. Po, tha shitsja, dhe ta dish kush ėshtė piktori do ēuditesh. U ineresova ku banonte, si e me kė jetonte. Kur vajta, m'u duk sikur hyra nė njė galeri arti dhe jo shtėpi banimi. Plot piktura qė prisnin nė heshtje njė ekspozitė, apo sallonet e shtėpive lluksoze. Vizitorėt e kėtyre shtėpive qė zakonisht kanė kulturė, kur t’i shihnin, do vrisnin mėdjen nė tym pėr emra piktorėsh tė njohur shqiptarė dhe tė huaj. Shkoja herė pas here me pretendimin se do blija piktura, por nė tė vėrtet ishte ndjenja e dashurisė qė mė thėrriste, ndjenjė qė sa vinte e bėhej mė e madhe, mė e fuqishme, mė e papėrmbajtshme. Tė gjitha rrugėt mė ēonin drejt tij. I uroj suksese Kolit tim tė dashur.
-Suksese i urojmė dhe ne. Me kėto fjalė gazetarja bėri mbylljen e emisionit.
Tashmė qė pacienti kish hyrė bindshėm nė rrugėn e artit, pavarsisht paaftėsive fizike, pengesave absurde, mendėsive tė sėmura, do tė bėhej njė emėr i njohur nė kėtė fushė. Ai jo vetėm ekzistonte, por tashmė kish filluar tė jetonte, se shumė njerėz vetėm ekzistojnė nė kėtė botė...

Nga Jeton Muēollari

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi