Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:31 pm

Pas natės bishtgjatė dhe tė pagjumė, rreth mėngjesit tė pėrzioshėm, midis territ nė tė sosur dhe ditės qė mezi pret lindjen, e zuri gjumi. Gjumė i thėnēin. Kjo ėshtė fjala e duhur. E pėrdorur nė kohė dhe nė vend tė duhur. Jo pėr modė. As pėr kallėp tradicional, siē pėrdoret sa herė qė i bie rasti.
Abazhuri (fjalė e madhe, sa tė frikohesh prej saj), mė mirė tė thuhej njė grimė llambė, me fuqi prej disa qirinjsh, drita e sė cilės ngjan me atė tė fitilaēeve tė dikurshme vajgurore, kishte bėrė njė gropė nė natė, si grusht. Forca e saj, (sigurisht qė ekziston ndonjė fjalė tjetėr, mė e mirė, mė efikase, mė poetike!), nuk ishte e zonja qė rrezet e dritės t’i shpinte as deri te raftet e bibliotekės, qė, ndonėse modeste, kishte stivuar nė to tituj librash, kryesisht nė gjuhėn shqipe, ndonjė edhe nė gjuhėt e huaja. Nė gjuhėn frėnge, qė, tashmė ia hante mendja se e kuptonte, deri diku. Ndonjė syresh e lexonte me kėnaqėsi e pėrjetim. Ndoshta lajthitej nė pėrshtypjen qė kishte. Por, fjala nuk ėshtė aty. Ėshtė te fuqia e pamjaftueshme e dritės sė llambės pėr t’u ngjitur sipėr rafteve tė bibliotekės, qė t’ia bėnte tė mundshme tė dallonte titullin e ndonjėrit prej librave qė kishte merak t’i lexonte. Shpeshherė qeshej me vete, kur pėrsėriste, si me humor tė hidhur: “do t’ia marr jetės, qoftė edhe hua, me kredi do t’ia marr, disa ditė e nuk do tė vdes pa e lexuar aksh librin, e aksh autori!”.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:32 pm


“pendesa ėshtė varka qė
nuk fundoset kurrė”
victor Hugot
1

Pas natės bishtgjatė dhe tė pagjumė, rreth mėngjesit tė pėrzioshėm, midis territ nė tė sosur dhe ditės qė mezi pret lindjen, e zuri gjumi. Gjumė i thėnēin. Kjo ėshtė fjala e duhur. E pėrdorur nė kohė dhe nė vend tė duhur. Jo pėr modė. As pėr kallėp tradicional, siē pėrdoret sa herė qė i bie rasti.
Abazhuri (fjalė e madhe, sa tė frikohesh prej saj), mė mirė tė thuhej njė grimė llambė, me fuqi prej disa qirinjsh, drita e sė cilės ngjan me atė tė fitilaēeve tė dikurshme vajgurore, kishte bėrė njė gropė nė natė, si grusht. Forca e saj, (sigurisht qė ekziston ndonjė fjalė tjetėr, mė e mirė, mė efikase, mė poetike!), nuk ishte e zonja qė rrezet e dritės t’i shpinte as deri te raftet e bibliotekės, qė, ndonėse modeste, kishte stivuar nė to tituj librash, kryesisht nė gjuhėn shqipe, ndonjė edhe nė gjuhėt e huaja. Nė gjuhėn frėnge, qė, tashmė ia hante mendja se e kuptonte, deri diku. Ndonjė syresh e lexonte me kėnaqėsi e pėrjetim. Ndoshta lajthitej nė pėrshtypjen qė kishte. Por, fjala nuk ėshtė aty. Ėshtė te fuqia e pamjaftueshme e dritės sė llambės pėr t’u ngjitur sipėr rafteve tė bibliotekės, qė t’ia bėnte tė mundshme tė dallonte titullin e ndonjėrit prej librave qė kishte merak t’i lexonte. Shpeshherė qeshej me vete, kur pėrsėriste, si me humor tė hidhur: “do t’ia marr jetės, qoftė edhe hua, me kredi do t’ia marr, disa ditė e nuk do tė vdes pa e lexuar aksh librin, e aksh autori!”.
Grusht i tkurrur drite, (fjala grusht nuk i pėlqente, ngase nė ēfarėdo motėrzimi tė pėrdoret, tė kujton mėnyrėn enverhoxhiste tė pėrshėndetjes - me grusht nė tėmth!), por kishte fuqi tė zbardhte njė qark tė ngushtė e mistrec hapėsire, ku, nė vend tė titujve tė librave tė preferuar, ndriēoheshin “titujt” misteriozė tė barnave dhe tė ilaēeve tė shumta, kur, pėr ironi, a lojė fėmijėsh, pretendojnė qė jetėn, nė shkurtim, tė njeriut, ta zgjasin edhe pėr ndonjė ēikė. Mbi atė mori barnash e medikamentesh, mbizotėronin ato qė e luftojnė sasinė e madhe tė sheqerit nė gjak. Ky dreq sheqeri, sado qė ėshtė i ėmbėl, por, kur nė pėrqindje tė madhe shfaqet nė gjak, ėshtė shumė i dėmshėm, saqė, nė vend, shkurton jetėn. Pėr shkurtim jete, nuk i jepte as pesė aspra. (Episod: shpesh, nė raste tė rralla gazmore, rikujtonte qesėndinė, qė nuk plaket kurrė. Tė vakisė, kur dy hajdutė tė rreptė, me koka rrasur nė maska (nė ēorapė, sa bukur), me sherr e rrėmujė, kthejnė nė njė bujtinė. Si Hani i Dy Robertėve, nė Orosh tė ishte. Diku nė provincė. Egėr dhe pa fije mėshire, pronarit plakush, leckaman, si tė harruar nga Perėndia, atje pas shtatė palė bjeshkėsh, ia fusin (siē e do puna!) tytėn e ftohtė tė armės se ftohtė nė gabzherr, shoqėruar me kėrcėnimin katil: ja paratė, ja shpirtin! Plakushi i hajthėm e shėndetlig, me qafė nė dy penj, pa shumė fjalė e llafe tė gjata, ngre duart mbi krye, drejt tė Madhit nė Qiell, dhe si pėr flakė pushke, pėrgjigjet: ma merrni shpirtin, para nuk kam! Kėput qafėn, o plakush i mallkuar. Po kujt dreqit i duhet shpirti yt! Qit paratė, e mos llomotit! A more vesh! E kėrcėnojnė ata!).
Nuk tutej, jo, nga diabeti. Sėmundje moderne dhe aristokrate, siē e quanin tė krisurit. Nuk tutej se diabeti do t’ia shkurtojė jetėn, pa prit e pa kujtu’. Ndonėse, thėnė realisht, jeta nuk i duhej atij vetė. Aq mė pak tė tjerėve, jeta e tij. Si prej dreqit tė zi, qė rri nė gastare, kishte frikė nga diabeti qė, njė ditė, papritmas, ashtu si njė frymė e fortė uragani, i fik dritėn qiriut nė bregun e detit, do t’ia shuajė dritat e syve.
E, ky ėshtė mallkim i madh. Dėnim shumėfish mė i madh se jeta, vetė. Tash, kur kishte shkelur nė moshėn e tretė. Ishte lodhur nga jeta. E pranoi kėtė tė vėrtetė apo jo!
Shkrihej sė qeshuri, kur jo vetėm moshatarėt e vet, por edhe ata qė ishin shumė mė tė moēėm se ai, vetes se vet, shpirtin ia binin nė fyt, duke vrapuar, katrrithur e ngjitur kodrinave, rreth e ēark qytetit. I shihte tė gjorėt tek griheshin nė atė luftė tė vėshtirė, me thonj deri nė pėrgjakje, nga djega pas njė dite mė tepėr, jete. Pshurrej sė qeshuri nga ironi e jetės dhe pyeste veten: a thua kujt i duhet jeta e tyre, kur nuk u duhet mė, as atyre vetė. (Ndėrhyrje: duke pėrdorur fjalėn pshurrej, nė kėtė fill, iu kujtua se e kishte rrokur siklet i fortė urinimi. Nė mend i erdhėn tė gjithė shurrakėt qė ecin shpateve me mundin e pampersėve, shpėrgėnjve tė lagur, mes kėmbėve, tė ēela varrė, fėrkimi...!).
Ha, ha, ha...– lojė e mrekullisė sė trėndafiltė, kjo!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:33 pm

2

Pushteti i dritės, aq sa kishte takat, ndriste faqet e gazetave tė ditės dhe tė ilustruara javore, nė gjuhėn frėnge, kryesisht.
Me pėrtesė, avash-avash, ngase kjo do tė thoshte pėrshėndetje e mbrame me gjumin e asaj nate dimri, zgjati dorėn, mori shtojcėn e kulturės, tė ditės se ėnjte, tė gazetės Le Monde, qė, atė ditė, kishte botuar tekstin mbi njė zbulim tė rėndėsishėm. Njė roman i panjohur i autores sė preferuar franceze, nėnshkruar me vetėm inicialin M. E tėrė kjo, gjithė ky “zbulim” i zhurmshėm, bėhej me rastin e njėzetvjetorit tė vdekjes se autores, Marguerite Duras. Romani i saj mė i njohur, “L’Amant” (Dashnori), ėshtė pėrkthyer dhe botuar nė shqip...
Leximin e shtriu edhe mbi shumė tekste tė tjera. Mė i shkurti, sikur duhej riprodhuar detyrimisht, pėr ta bėrė tė ditur edhe pėr hapėsirėn e opinionit tonė lexues, i vlefshėm pėr porosinė qė sillte: thuaj, pėr mposhtjen e frikės nga mosha e madhe, pleqėria! Mė i riu anėtar i jurisė sė Akademisė Goncourt, sajuar prej shumė vetash, pėr dhėnien e ēmimit prestigjioz, tė pėrvitshėm kombėtar letrar omonim, ishte tetėdhjetė vjeē. Mė i moēmi ndėr ta, tetėdhjetė e tetė! Ē’ėshtė mė interesantja, mė qesharakja dhe ironikja, asnjėri nga kėta torollakė tė matufepsur, nuk kishte ndėr mend tė tėrhiqej nga ky post me pėrgjegjėsi. Vendin t’ia lėshonte ndonjė shkrimtari a filozofi mė tė ri. Mendjekthjellėt. Qė ėshtė mė afėr kohės sė re. Rrjedhave dhe kėrkesave tė saj. Tė letėrsisė bashkėkohėse. Kjo maskaradė hidhte poshtė njė botėkuptim tė moēėm. Njė pėrsiatje tė vazhdueshme: fenomeni moshė, ose, pėrgjithėsisht, raporti, jetė - vdekje!
Shfryu, mė parė kolliti, njė rėnkim tė thellė: lidhni e shtrėngoni brezit shpėrgėnjtė e ikni shtėpive tuja! Pirdhuni, deshi t’i porosiste, me qortim idhnak, akademikėt e nderuar, anėtarė tė pėrjetshėm tė atij konkursi prestigjioz letrar, tė asaj akademie tė njohur, ndėrkombėtarisht.
Me gazetė para syve tė lodhur, me syze xhamtrasha, mbi kurrizin e hundės, e kishte mbėrthyer njė gjumė i trashė. Midis jetės dhe vdekjes sė paralajmėruar. Si tė kishte pikur vdekja, mbi tė.
Nė relievin e rrjetės sė njė ėndrre tė pafund, i qe shpifur njė faqe e bardhė letre. (Afėrmendsh, mund tė kėtė qenė edhe faqe e bardhė kompjuteri!). E parėndėsishme. E rėndėsishme ishte se mbi atė faqe letre a kompjuteri, zbardhte njė tekst dyngjyrėsh. Njė si dialog, jo midis ngjyrave, por midis qenieve njerėzore. Apo ishte vetėm dialog i tij me veten e vet tė dytė. Nė atė faqe tė ėndėrruar, shfaqeshin dy tekste, nė dy ngjyra. I pari, ngjyrė egėr, ngjyrė pa ngjyrė dhe e panjohur. Fluoreshente. Si tis, shkėputur nga fije flake tė padukshme. Si njė... (Ndėrhyrje: krahasimi Ndreut i ngeli nė grykė, ngase nuk e gjente, as qė do ta gjejė ndonjėherė nė jetė, simotrėn qė gjakonte. Hoqi dorė!). Shkrimi i dytė, ndėrkaq, qė duhej tė ishte si pėrgjigje e tė parit, nė atė dialog tė ashpėr, shfaqej ngjyre tė butė, tė qetė, paqėsore. Nė njė okėr, ose tjetėr ngjyre, tė pėrzierė. Midis asaj sė mjaltit, sheqerit tė djegur dhe kafesė se bluar imėt.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:33 pm

3

Nga froni i shtratit, Ndreu doli si me ngut. Si tė shkoqej “pėrqafimi” tė gjirit tė njė shtaze tė egėr, kthetėrgjatė e tė rrezikshme. Nga shtrojė e mbulojė, u tėrhoq i qullur djersėsh kokrrizė, si djersė vdekjeje tė ishin. Nė buzė i qe mbledhur shkrumb i trashė, njė gisht. Gojėn e kishte pelin. Sikur gjithė natėn kishte pėrtypur fletė duhani, rrėnjė barishtesh tė kėqija dhe helmuese.
Iu avit kompjuterit.
E hapi me ngut.
Intervali derisa nė monitor iu fanit faqja e parė, si e vdekur, i ngjau i papreme. (Faqja e parė e kompjuterit, ia kujtoi gazmoren e moēme: faqja e parė e televizorit. Mbrėmė tė pashė nė faqen e parė tė televizorit, fjala vjen. Sa pėr sqarim!).
Monitori i ftohtė, i pashpirt, as qė ia varte. As qė dinte pėr vuajtjet e tij. Ethet verore tė ditės dimėrore, qė e kishin rrokur tė gjorin dhe tė vonuarin nė shumė punė tė mira. I duhej tė nxitonte. Tė hidhte rreshtat e parė tė asaj, ēfarė mė kursim i “fali” ėndrra shpėrfillėse. Tė hidhte nė “letėr” shfaqjen e saj trishtuese. Me atė dialog (kush me kė dialogonte!) Me atė shkrim dyngjyrėsh. Sa tė mos e harronte.
Kujtesa i qe trashur e mjegulluar, nė atė masė, saqė nuk ishte nė gjendje tė riprodhonte fjalėt qė vetėm para disa sekondash, ia kishin dredhur zemrėn. E kishin stepur pėr vdekje. (Sa e sa herė, sidomos kohėt e fundit, Ndreu kishte shkaktuar hallakamė e shamatė, grindej me vetveten pse, kurrkund nuk gjente syzet, kur i kishte nė majė tė hundės!).
Pos thelbit tė ėndrrės, frika se ajo do t’i ikte e nuk do t’i kthehej kurrė mė, nisi tė shėnonte edhe ndonjė fjalė mė tepėr. Edhe njė, dy, tri... qė tanimė pėrbėnin fjalitė e para. Pasuan njėra pas tjetrės, edhe fjali tė tjerat. Do tė thotė se shkrimi (shkrumbi) kishte nisur endjen e rrjetit tė ngjizjes. Kishte marrė rrugė...
Ore!
Mos ėshtė ėndėrr, e zuri meraku. Akoma ėshtė nė gjumin e trashė tė natės sė katrahurshme dimėrore?
U hodhi njė vėshtrim mavi rreshtave tė shėnuar. Fytyrės iu ngjit njė buzėqeshje plot shpresė.
- Po ky ėshtė njė ogur i mirė, i foli vetmisė trishtuese mėrgimtare.
Shikimin e vari nga dritarja. Sė andejmi i vinte njė dritė shkėlqyese. Shpresėdhėnėse. Si shėruese, tė ishte.
Pėrnjėherė nė dhomė, si flutura tė bardha, rrotull kresė, iu sollėn shumė ide. Duhej tė gėzohej.
Ditė e mbarė, dita e sotme.
Ishte e mėrkurė.
Pėr tė, si i zėnė besėtytnish tė mallkuara, kjo kishte rėndėsi tė madhe, aq mė parė, kur qullej edhe nė mori fobish. Frikėsohej nga dita e martė. Atė ditė kurrqysh nuk niste punė tė re. Qoftė edhe tė hapte faqe tė ndonjė libri tė ri. Le mė tė merrte rrugė. Tė gjatė apo tė shkurtėr. Tė bėnte pazar. Tė ndėrmerrte ndonjė gjė e tė niste diēka tjetėr, tė rėndėsishme. Njėsoj frikohej edhe prej numrit trembėdhjetė. Kėsaj frike edhe ia dinte emrin ndėrkombėtar. Triskapofobia.
Ishte e mėrkurė.
Ditė e mbarė, kur akoma mė madhėshtore dukej, ngase ishte dita e tretė pas shpalljes...!
Shfaqja nė ėndėrr e shkrimit dyngjyrėsh, pa dyshim se kishte lidhje tė ngushtė me kėtė datė tė rėndėsishme, gjithandej.


_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:33 pm

4

Ku ishte Ndreu?
Askund s’ishte!
Fshehur pas njė mijė fijesh mugėtire, pas mjegullash tė dendura e ferrnajės, askush afėr tij, nuk besonte se terri do tė davaritet njė ditė dhe se, nė dritė, do tė shfaqej Ajo. Si rreze. Si nuse. Qė nuk vjetrohet dhe nuk mplaket kurrė.
Natė dimėrore, e acartė. Thiu pėlciste. Ngrinte ēdo gjė. Nata ishte e gjatė, mbase mė e gjatė ndėr tė gjithat. Mė e gjatė se edhe netėt qė zgjasin nė dy polet skajshme, tė Veriut dhe Jugut.
Nata jonė, tundte mendjen ai, ishte mė e gjatė, mė e errtė se tė gjitha bashkė. Ishte mė e gjata. Nga tė gjithat. Nuk kishte tė sosur. Ishte shekullore...
Shkrepi mrekullia.
Diku larg e, papritmas fare, u shfaq plasaritja. Nė fillim fare e vogėl. Si e pavėrejtur. Si e ēara nė dėrrasė. Pėr tė cilėn mėzi pėrbirohen rrezet e dritės...
Diēka simptomatike e tunduese kishte nė atė ėndėrr, qė, pikėrisht atė natė dimėrore, i qe shfaqur nė gjumin e natės.
Ē’ishin ato shkronja tė thepisura, si kanxha, ē’ishte ajo ngjyrė acari kėrcėnues mbi to? E zezė. E errėt. E acartė. E egėr. Ngjyrė nuri vdekjeje... Ē’ ishin ata thepa tė kanxhave grabitqarėsh, tė etur pėr mish e gjak...
Ēfarė do tė thoshte kjo?
Ē’lojė luhej!
Kush e udhėhiqte?
A kishte tė sosur?
A do tė ketė mbarim?
Shkronjat e tjera, ato me ngjyrė mjalti, tė fisme, si tė thurura gėrshet, si fije rrezesh dielli pranveror, pėrballė vėrsuljesh tė tmerrshme kafshėrore, jepnin pėrgjigje skofiare, paqėsore. Nuk ishte fjala pėr llafosje rasti, as pėr njė mosmarrėveshje tė atypėratyshme. Ishte gjetkė. Pėr diēka tė rėndė. Tė pandreqshme. Shumėvjeēare. Tė moēme...
Epėrsia e egėrsisė, nė tė folur e komunikim, nė shkrim e nė tė shprehur pėrmes shkronjash me kaligrafi tė lakadredhur, tė ēuditshme, tė paparė dhe tė panjohur, sikur pėrligjte atė epėrsi, atė egėrsi tė atij tjetrit. Tė egrit. Gjakėsit...

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:34 pm

5

Hodhi vėshtrimin nė drejtim tė pacaktuar. Me heshtjen e vetmisė, peshoi se sa e gjatė dhe e mundimshme ishte ajo periudhė. Pa udhė. Pa shtegdalje. Pa shpresė. Pa...
Sidomos i mundimshėm ishte fillimi i rrugės qė, nuk premtonte shumė, e qė, gjithsesi, duhej vazhduar. Pėrpara, qoftė edhe me flijim, viktimizim e frikė. Kur rruga dilte e errėt. Tunel.
Motiv, shtytės dhe promotor i brendshėm i tij, ishte dita e sotme. Dita e tretė e lindjes sė diellit tė parė. Njėkohėsisht, nisjen e kėtij shkrimi, e lidhi mė bestytninė e vjetėr. Frikohej, si prej djalli, nga numri trembėdhjetė. Ky ėshtė, ose do tė jetė, libri i tij i trembėdhjetė mė radhė. E mbyste frika nga ky numėr, nga kjo shifėr. As kjo pengesė nuk do ta ndalė. Nuk do t’i dalė pritė. Ashtu si me shekuj, ecet tehut tė shpatės, ashtu siē me shkuj lozet loja pėr ekzistencė, njashtu do tė vazhdojė edhe kjo rrugė.
Kthim nuk ka!
Ēdo hamendje a mėdyshje, ėshtė e papranueshme. Ėshtė baras me tradhti. Me ligėsi. Pabesi. Baras me mungesė kuraje e besnikėrie. Sa vite tė gjata nė ecje pėr majė gjilpėre. Shumė gjak, lot e djersė, ėshtė derdhur...
Besėtytnisė, fėt e fėt, ia veshi rrobėn e fatit.
- Ky numėr do tė me sjellė fat! - i tha vetes se vet...
- Ngushėllim. Lajthitje...
Krahas luftės sė gjatė e tė pėrgjakshme, nėpėr tė ftohtė e kohė tė keqe, me shi e me dėborė, me ngrica e furtunė, netėve tė gjata dimėrore, ditėve tė nxehta prush verore, kohė nė vėzhgim, nė pėrgjim, nė hetim, nė ndjekje tė hapit tė mėtejshėm tė djallit, ē’punė e madhe, ē’flijim i madh dhe aq i vėshtirė ėshtė qė, nė qetėsinė absolute tė dhomės sė ndritur, ndjekur tingujsh tė butė tė muzikės pėrmalluese, me filxhan kafeje pėrpara, me tė tėra tė mirat, pra, (jo edhe me cigare duhani, duhan hidhėrimi, siē tymoset, pa kontroll, nė rast morti), tė hidhet nė letėr, njė sprovė teksti letrar?
Ēfarėdoqoftė ai!
Akrobatikė!
Lojė trapezoide!
Ekuilibrim...
Fakti se kėtė punė, kėtė projekt, e nisi ditėn e tretė pas Ditės sė Madhe tė Pavarėsisė, e mbushte shpesė se do tė ecte pėrpara, me sukses. Dhe se me sukses tė ndjeshėm, do ta pėrfundojė. Kėtė bukurshkrim, dashurie.


_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:34 pm

6

Nuk ishte i kėnaqur mė atė qė shkroi deri kėtu. Por, nuk bėn tė gjunjėzohem, - tha me vete. “....Mundi m’u thith, puna m’u bor” – mua tė gjorit, rėnkoi!
Fjalėt qė iu gjendėn pėrpara rastėsisht, i shėnoi, thėnė tė vėrtetėn, pa ua ditur aq mirė kuptimin, dhe me dyshimin, nė e kishin a s’e kishin vendin e pėrdorimit pikėrisht aty ku u vunė! Megjithatė, ato sikur tė ishin eliksir i frutave tė njė peme tė bekuar, i falėn fuqi, i dhanė krahė ecjeje pėrpara.
Edhe njė herė ndaloi, nga meraku. Vėshtrimin hodhi mbi fjalėt thith dhe bor, dhe vazhdoi, pa e ditur qartas as vetė se nga do t’ia mbante! E parėndėsishme. Veē pėrpara!
Rruga i dilte paksa e ngatėrruar. E pashteg. Si e panjohur. Si tė mos kish kaluar asnjėherė mė parė andejpari. E, pra, tashmė duhej tė ishte zotėrues i saj. Nėpėr rrugė tė tillė pat shkelur disa herė deri tash. Nėse jo mirė, megjithatė, nė njėfarė mase, njihte kthesat dhe kthetrat e saj. Rrugė qė, ēdo autori me sasi tė kufizuara fantazie, imagjinate e talenti, i sjell mundime mė tė mėdha, se qė janė ato tė lindjes. (Sa e sa herė, kur niste tė shkruante prozė tė re, ia pėrsėriste sė shoqes njė fjalė qė, asaj tashmė, i qe mėrzitur. Nuk e di ēfarė janė dhimbjet e lindjes, veē as dhimbjet e mundimet e shkrimit, me synime letrare, nuk janė hiēgjė mė tė lehta. Garant! Dhimbjet e lindjes sė fėmijės, sado tė vėshtira, janė mė tė lehta, ngase nuk zgjasin shumė. Me daljen nė dritė tė bimės sė re, pushojnė dhimbjet, si tė mos ishin. Dhimbjet e shkrimit, ndėrkaq, janė tė gjata, tė mundimshme dhe nuk prajnė kurrė. Le tė kujtohet roman i shkrimtarit botėror, James Joyce, me titull “Portreti i artistit tė ri”, ose atij tjetrit, “Vuajtjet e Wether-it tė ri”, tė Johann Wolfgang von Goethe!).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:35 pm

7

Pos vullnetit tė mirė, entuziazmit tė pashuar, qė i ziente nė gji, gati-gati djaloshar, gjimnazisti a shkollari tjetėr, qė dhimbshėm bie nė dashuri tė parė, kur plagėt e lėngatės se madhe, nė vend se me fasha tė pambukta, i mbėshtjell me vargje poezish, tjetėr material as stof, nuk kishte. Pos borxhit tė madh ndaj asaj Dite tė Madhe. Tė bekuar, sikurse thoshte ndėrtuesi martir, i trasesė sė rrugės nėpėr tė cilėn do tė vinte ajo ditė.
Rrugėn me ferra e me gropa, me trape e pengesa tė tjera tė shumta, e njihte mė mirė se askush tjetėr. Atė edhe mė ia vėshtirėsonte vetėdijesimi, ndėrgjegjėsimi qė i rritej vazhdimisht. Ishte koha, mbase e fundit, qė tė mblidhte mėnd e tė kuptonte se Perėndia nuk kishte qėlluar aq dorėlirė qė t’i shpėrblente tė gjithė njerėzit njėsoj, me prirje e talent. Nuk mjafton, kėtė e kishte pėrditė e mė tė qartė, vetėm vullneti i mirė. Nuk mjafton as energjia, sado e madhe qoftė, as pėrflakja e dashurisė, sado zhuritėse, nuk mjafton. Pėr tė shkruar diēka tė hairit, pos tjerash, lypset, sė paku, njė minimum talenti. Parakusht ky pėr ēdo punė e zeje. Shkrimtari, krahas prirjes dhe talentit, duhet tė mihė, tė gėrmojė e tė hulumtojė lėndė tė mirė, origjinale e tė virgjėr, pėr temė tė mirė shqyrtimi, pėr veprėn nė ndėrtim. Motiv tė fortė, intrigė e tė tjera, e tė tjera, kėrkesa paraprake. Tė plotėsojė disa parakushte pėr njė krijim tė mbarė artistik, a ēfarėdo tjetėr.
Ditėve tė fundit, i kishin dalė nė udhė edhe dy libra tė dy autorėve, tė cilėt e kishin qitur nė mal, krejt. I pari ishte romani me titull “Bota e fundit” i autorit austriak, Cristoph Ransmyr, dhe i dyti, romani me titull “Puthmė skelet”, i autorit, tė ri e gjenial, shqiptar, Ardian.
Ja se ē’i shkruante kėtij tė dytit: “Ditė e diel. Me diell kristalor, si e sajuar pėr gėzim e festė. Sapo kreva leximin e “Puthmė skelet”. Leximi nuk ishte si gjith tė tjerėt. Aventurė ishte. Det e oqean bashkė. Treta nė thellėsitė e tij. Mozaik pamjesh. Shumėsi idesh. Kolektiv i gjerė personazhesh... “Mpreha” stilolapsin. Mbi ngrehinėn time tė moēme, vura rrufepritėsin qė ka formė mbrese. Besnikėrisht me mbron nga thashethemet. Provoj tė nxjerr nė letėr njė mbresė leximi. Kėsaj radhe, nuk ndihmon dot, rrufepritėsi mbresė, qė, me naivitet, e konsideroja si gjetje timen origjinale, nėn hijen e tė cilit mund tė fshihem e tė fle rehat”.
Kėto dy romane, deri nė atė shkallė e vetėdijesuan Ndreun, saqė, pėrfundimisht, desh braktisi shkrimin, aty pėr aty. Si zeje qė nuk ėshtė pėr tė. U vetėdijesua se, nuk ka qenė kurrė, tash aq mė pak, kohė shkrimesh bajate. Me taban e dekor folklorik. Shkrime qė tė ēojnė tė vjellat. Ishte aq larg dhe nuk kishte haber se ēfarė do tė thotė prozė moderne e post-moderne, emra me tė cilėt i pagėzojnė krijimet e tyre tė dyshimta, krijues tė dyshimtė!
Tamam kur ishte nė zgripin e zhgėnjimit dhe fatalitetit mė tė madh, bash kur bėhej gati tė hiqte dorė nga e tėra, tė braktiste tryezėn e punės, kurrė mė tė mos i avitej me qėllim shkrimi proze, as tė shkurtėr, se gjatė jo se jo, nė faqet e njė gazete shqiptare tė ditės, sikur ishte mbėshtjellė melhemi shpėtimtar, qė, nė atė ēast jetik, nė atė dekik tė ligė, do ta shpėtojė nga vdekja e pamėshirshme si shkrimtar, si shkrues.
Gazeta jonė nuk ishte “autore” e atij teksti shpėtimtar. Ishte marrė e pėrkthyer nga njė e pėrditshme e huaj. Nga ato qė nė titull kanė njė shkronjė tė madhe Th...
Nė atė grimė tekst, botuar, pra, nė njė gazetė me tirazh tė madh e me nam botėror, bėhej fjalė pėr njė shkrimtar tė njohur spanjoll, qė madje ishte edhe laureat i ēmimit mė tė lartė botėror, Nobel, pėr letėrsi, pėr vitin 1989. Kamile Hoze Thela, e ka emrin ai shkrimtar. Njė tjetėr autor, tash shkrimtare, po ashtu spanjolle, sivėllanė e vetė, e padiste pėr plagjiaturė. Nga filan romani im, thoshte ajo, nobelisti i vitit 1989, kishte huazuar pjesė tė tėra tekstesh. Madje ngjarjet i kishte vendosur nė tė njėjtat vende e ambiente, me tė miat. Emrat e personazheve janė tė njėjtė, me tė mitė, etj., etj. Krejt kjo gjėmė ngjante disa vjet pas vdekjes se nobelistit nė fjalė, tė cilit, ky skandal i madh, s’do mend, ia kishte zbritur, kushedi sa pėr qind, reputacionin dhe autoritetin qė kishte pasur pėr tė gjallė. Jo vetėm nė qarqe letrare, por edhe shumė mė gjerė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:35 pm

8

Dėshpėrimi ishte mė i madh. Mė egėrshan se qė shfaqej nė shikim tė parė. Rasti i shkrimtarit nobelist, sikur ia gėrvishti dhe lėndoi plagėn e thellė, qė kurrsesi tė zinte cipė shėrimi. Kishte kohė qė ishte ndalur nė nyjėn qė iu duk mė e madhe se Nyja e Gordit. (Pyetje: pse, si e qysh ka ardhur deri tė ky krahasim, nuk e dinte dhe, hėpėrhė pėrtonte tė rrėmonte nėpėr fjalorė tė fjalėve e shprehjeve tė huaja, i bindur se tė tjerėt, lexuesit e vėmendshėm, e dinė mirė kėtė, prandaj e la pėr njėherė tjetėr!). Problemi qė e mundonte tash ishte mė i madh se ēdo nyjė dhe se shumė vėshtirė do tė lirohej prej tij. I duhej shėrim sa mė i shpejtė. Sa mė efikas. Kishte krupė, mosdurim kishte, ndaj vjedhėsve. Ndaj hajdutėve, tė ēdo lloji e soji. Qoftė edhe tė imėt. Nė veēanti ua kishte inat atyre qė ēojnė dorė nė shkrimet e tjetrit. Huazuesve. Pėrshkruesve tė tekstit tė tjetrit. Shkėrbyesve. Me njė fjalė, plagjiatorėve. Kleptomanėve. Tė gjithė, pa pėrjashtim, e dinė domethėnien e kėtyre dy fjalėve tė huaja. Uri a etje e sėmurė pėr vjedhje, nevojė e pa nevojė, bre, fytyrė mos paēin!
(Huazim: “Si sorra sot/ Gjenden njerėz plot; shkronjėtore plot kam parė/ Vjershėtorė tė dėgjuar/ Po veprat qė kanė shkruar/ Nga tė tjer’ i kanė marrė/ Mė vjen tė shaj kėto shkrime/ Po nuk ėshtė puna ime”. Po, po, tha Ndreu dhe bloi: po tė kihet parasysh se kėto vargje u shkėputėn nga poema “Sorra qė niset me pendėt e palloit”, tė fabulistit me famė botėrore La Fontaine, qė ka jetuar dhe shkruar midis viteve 1621 dhe 1695, domethėnė para afro pesėqind vjetėsh, kjo vetiu do tė thotė se shėmtia e plagjiaturės ėshtė jetėgjatė, sa edhe rrena, tradhtia, pabesia, lia, inati, zilia, sifilizi, mortaja, jahnietllėku...!).
Lum fabulisti i famshėm, La Fontaine, kur poemėn e mbyll me vargun – “po nuk ėshtė puna ime”. Ndaj atyre qė “Po veprat qė kanė shkruar/ nga tė tjer’ i kanė marrė”, Ndreu kishte njė mosdurim e hidhėrim tė pashėrueshėm!
Sa lexoi pėr skandalin mė tė ri tė kėsaj dukurie, aq mė tepėr kur kėtė radhė ishte i nivelit mė tė lartė dhe merrte pėrmasa botėrore, nė vėshtrim iu shfaq njė fushė, njė mal i madh, plagjiatorėsh, hajdutėsh e shkretanėsh tė tjerė, qė as emrin e vet nuk dinė ta shkruajnė si duhet e me korrektėsi, as emrin e vet nuk kanė fuqi ta qesin nė letėr pa konsultuar shkrimin e tjetrit. Nė mesin e tyre kishte gjithfarė fytyrash bajate. Mė tė imėtit, por njėsoj tė dėmshėm, pėr tė mos thėnė tė rrezikshėm, kur pėrditė shkruajnė e botojnė nė shtypin e shkruar dhe atė elektronik. Mė tė rrezikshmit, mė tė pandershmit dhe mė tė ēoroditurit janė ata shkrimtarė dhe poetė, qė ngrihen e zhvillohen si tė tillė, gjithmonė nė saje tė vjedhjes, tė marrjes hua nga tė tjerėt. Ata janė mė tė shėmtuarit. Tė tillėt nuk ka ujė nė dete e oqeane qė t’i lajė, t’i pastrojė mėkati e marreje.
Nė ēastin mė kritik, nė kthesėn mė tė keqe, nė bėrrylin mė tė mprehtė dhe mė delikat tė dėshpėrimit, kur ishte nė njė gjendje tė tillė shpirtėrore, shqetėsimi dhe trazimi, nė ēastin kur jo vetėm shkrimin nė prodhim (ndėrtim), por gjithė atė qė kishte rreth vetes desh i asgjėsoi dhe i bėri hi e pluhur, duke filluar nga ato mė tė trashat: kompjuter, monitor, tryezė e punės e deri tė ato mė tė imėtat: stilolapsat, shumė fletė tė radhorėve, shpėrndarė gjithandej me copa shėnimesh, qoftė edhe si ide tė mjegulluara, pėr ndonjė krijim tė arsyeshėm, nėse jeta shfaqet dorėlirė e i jepte ymėr, i erdhi nė ndihmė krenaria, mburrja, gėzimi... Krejt kjo ndodhi, sa mbyll e ēil sytė, kur ishte nė atė teh zehreli, sa s’bėhet mė i mprehtė, dileme: ē’tė bėnte, si t’ia bėnte, nga t’ua mbathte, kur ishte nė cep gremine...
Nė buzėshkrumb iu ngjit njė rreze buzėqeshjeje, qė, sado e vogėl ishte, megjithatė kishte fuqi tė mrekullueshme shėrimi dhe rehabilitimi.
Ngjalljeje, ringjalljeje.
- Eh, do tė vazhdoj, tha, nė mėnyrė triumfale!
E tha kėtė me siguri e vetėbesim tė paluhatur.
Deri sot kurrė nuk kishte futur dorėn nė xhep tė tjetrit. Nuk kishte vjedhur, qoftė njė qindarkė, njė varg poezie, njė rresht proze. Edhe nėse, ndonjėherė, nė tė rrallė, e kish kapur e liga, i kish ndodhur huazimi, nė ēast magjepsjeje a mrekullie, nga njė thėnie, mendim, pėrshkrim apo varg i bukurisė mahnitėse tė njė tjetri, shpejt e ngutas, si tė binte me bythė nė prush, nxitonte e pėrnjėherė e fuste nėn thonjėza dhe, po ashtu shpejt e pa hezitim, shėnonte burimin nga e kishte marrė njė xhevahir tillė!
Pra, nė malin a llumin e dendur tė hajdutėve kishte edhe tė atillė, qė lirisht mund tė emėrtohen e kualifikohen, tė renditen midis njerėzve tė sėmurė nga kleptomania. Ndėr shumė krijues (kėtė fjalė lezetshėm do ta ngujonte mes thonjėzash “krijues”, pra!), kishte edhe mjaft tė atillė qė ishin tė paskrupull, tė pamoralshėm. Pėrvetėsimet, vjedhjet, nga etja e pangopur kleptomanie, i quanin punė tė tyre, arritje tė veta. Krenoheshin, deri nė krekosje, me to. Ata mjeranė, me pėrjashtime tė vogla, shpesh e nė shumė raste, merrnin edhe shpėrblime nėpėr konkurse tė ndryshme letrare. Mirėnjohje shoqėrore e letrare, deri te ato me tė lartat. Kjo nuk ndodhte ngaqė nė juritė krye konkurseve dhe garave tė ndryshme letrare, qėndronin njerėz tė paditur. Pėrkundrazi, ata ishin, kryesisht, tė mprehtė dhe me prirje. I dallonin vlerat e mirėfillta letrare dhe artistike. Ndaj edhe i vlerėsonin ato me notė tė lartė, pa e ditur, nė fakt, se tė kujt janė. (Ndreu, kėtu kishte rastin, sa pėr dėshmi e, mė tepėr, pėr ilustrim, tė sillte shembullin nga pėrvoja e tij, jo aq e pasur. Ndaj shkrimeve tė njė ish-kolegeje tė tij, kishte alergji, ngase ajo ishte analfabete. Njė ditė, e veshur me plot furtunė ia beh tek ai dhe fillon t’ia lexojė njė tekst tė gjatė. E dėgjoi me kureshtje, pa e ndėrprerė fare. - Ani, gjithmonė mendon se nuk di tė shkruaj. Ēka thua tani? – iu hakėrrua ajo. - Nuk kam ē’tė them, pos se ėshtė njė tekst i shkėlqyer, - ia drodhi ai. Enigma u lakuriqėsua aty pėr aty. Ai fragment teksti ishte shkėputur nga njė shkrim i njė shkrimtari tė shquar, nobelist).
Ishte nė situatė tė radhiste shembuj e shembuj huazimesh, qė mbushin faqe tė tėra tė letėrsisė sonė, jo vetėm asaj mė tė re, nga zhvatjet e shkrimeve tė shkrimtarėve, siē janė: James Joyce, Eugéne Ionesco, Samuel Beckett, Franz Kafka... Disa shkrimtarė tė rinj dhe tė patalent, gjithsesi, merrnin yrnek shkrimtarin makinė qensh, atė me emrin Georges Simenon, qė, gjatė jetės sė vet, ka nėnshkruar katėrqind romane, madje edhe voluminoze, apo ndonjė tjetėr, bash sikurse dikur, jo fort moti, poetėt tanė atėbotė tė rinj, mbushnin bateritė me energji tė pashtershme “frymėzimi”, eksploatuar nga vargjet e poetit spanjoll, Frederic Garcia Lorca etj. etj.
Hajdutėt e tjerė e kanė njėfarė boje, por kėta qė janė vjedhės tė krijimtarisė sė tjetrit, tė pjellės dhe frytit shpirtėror tė tjetrit, nuk marrin asnjė ngjyrė. Janė matrapazė faqezinj dhe tė pa cipė fare, tė pamoral. Pisanjosa. Janė prostituta, bythėqirė. Pervers! Lule dritė (sado dritė e errėt!), tė futet dora nė xhep tė huaj dhe qė andej kthehet me ndonjė lek tė imėt, krahas asaj qė tė hapet romani, libri shkencor a vėllimi me poezi i tjetrit e tė pėrshkruhet. Me fjalė tė tjera, tė vidhet. Nė kėtė mes, mburravecėt, narcisoidė, rrahagjoksėt, detyrimisht ta kujtojnė mllefin e Sheremetit, personazhit tė dramės “Rekuiem” se autorit krajan, kur i thotė vetės:”Ulu aty, bėj njė kakė tė vogėl dhe thuaj pastaj: kjo ėshtė kryevepėr!”, siē pėrditė e pa ndėrpre, deklaronin, brohoritnin e krrokatnin, njė dorė, njė specie, e llojit tė vet, suis generis, tė “krijuesve” tanė, sa shumė qė ishin, medet, nė kėtė hapėsirė tonėn tė ngushtė, edhe letrare e artistike, pėrgjithėsisht.
Asgjė mė tė mirė nuk janė as epigonėt. Ata qė, duke mos pasur besim nė fuqitė e veta, krijuese pėrgjithėsisht, hyjnė nėn hijen e pemės se tjetrit. Mbledhin fruta tė pjekura, tė gatshme ose tė ngjashme. E kėshtu me radhė, gjer nė pambarim. Deri nė tė pasosur.
Demoralizimi e katandisi tė tėrin Ndreun, kur i shkrepi nė mendje edhe autorėsia e vetė Wiliem Shakespeare. Iu kontestua ajo, duke thėnė se Hamletin dhe tė tjerat kryevepra tė dramaturgjisė botėrore, tė firmosura nga ky autor, nuk qenkėshin tė tijat. Ato paskėshin qenė pjellė e mendjes, punės dhe dorės se njė tjetrit. Del, pra, se edhe vetė Shekspiri ishte njė plagjiator. Hala mė keq se epigon e sėmundje tė tjera tė ngjashme. Nėse dėshmohet ashtu, siē vazhdon tė supozohet, se edhe ai ishte njė hajdut, njė vjedhės i madh, qė mori, pėrvetėsoi dhe me emrin e vet nėnshkroi, shumė kryevepra letrare dramaturgjike, duke fituar me to reputacionin dhe famėn mė tė famshme botėrore, kuku pėr ne dhe letėrsinė e Globit tonė, tė ri e tė vjetėr... (Kėtu papritmas, si i kapur nga njė kafshim i egėr, Ndreu lėshoi njė britmė plot lėngatė. Ē’jam duke bėrė e nga jam duke shkuar, unė i mjeri! Klithmat iu ngujuan dhe e mbytėn nė vaj me shumė lot vėrshues, qė ia lagėn jo vetėm kėmishė e jelek, por ia qullėn tėrė trupin!).
Fshiu jargėt, qurrat. Djersėt...
U shkund sikur tė lirohej nga vargonjtė e prangave qė shtrėngonin pėr vdekje. - Eh, tha me vete, mė parė e kolliti, siē kollitet njė diēka e hidhur, dhe shtoi: duhet vazhduar. Rrugė as shpėtimi tjetėr nuk ka! Jam topall (shkrimtar mesatar!), por jam krenar. Zemra i kėndoi thellė, kur edhe njė herė kujtoi se kurrė kurrgjė nuk vodhi, as nuk huazoi nga askush. As sa mbart miza nė krahė. As i madh, as i vogėl. As i famshėm, as anonim.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:35 pm

9

- Nuk bėn! S’ka kuptim. Ecje nė kah tė pacaktuar. Tė paqartė. Mes pėrmes mjegullash tė trasha!
Vetes se vet i ndau ditė pushimi. Ashtu siē merret njė pushim i shkurtėr nga mjeku i pėrgjithshėm, kur mungon nga puna.
Me vijė drite u nis drejt qendrės se qytetit, ku banonte pėrkohėsisht. (Dilemė: kudo qė banon, njeriu banon pėrkohėsisht, pa dilemė!).
Qytet i vogėl, por me traditė tė pasur kulturore. Kjo e kursente qė t’i ngjitej nofka provincial. Qendra sumbullore e tij pėrbėhej nga sheshi i vogėl, me shatėrvan nė mes, me lule shumė, me shtėpinė e bukur tė bashkisė, nė hyrjen e sė cilės, pėrherė e gjithmonė, ishin tė shtruar tepihė tė kuq, duke i dhėnė pamje madhėshtore, duke ia rritur, edhe mė, rėndėsinė. Qendra e kėsaj qyteze, ishte tejet e pasur me librari. Deng mė botime mė tė reja, qė arrinin nė raftet e tyre nga kryeqyteti i madh, qė, me tė drejtė, shquhej si qendėr, metropol kulturor, nė pėrmasa botėrore.
Ishte kėnaqėsi, tė ngjyheshe, tė sharroje e tė notoje mbi bukurinė dhe nė pasurinė e tyre. Ishin tė pastra. Tė ndritshme. Elegante. Plot joshje dhe atmosferė dehėse. Ishte privilegj, rast i mirė, tė pėrjetosh e gėzosh kėtė kėnaqėsi. Ngaqė nė libraritė, nuk mbretėron atmosferė mbytėse si nė bibliotekat e mėdha, me libra shumė, tė vjetėr shumė. Me myk, me njė gisht pluhur mbi ballina. Me atmosferė antikuarėsh tė moēėm. Jo, nė to ka freski. Dritė ndriēuar. Librat e ekspozuar, janė aq tė freskėt sa tė hidhet t’i hash, e pastaj t’i lexosh. Me kopertina tė bukura, me pėrgatitje estetike, grafike e teknike. Me fletė tė bardha qumėshtore. Si tė sheqerosura. Si shkumė sapuni. Fletėt e buta. Tė vakėta. Tė bėhet t’i kafshosh, t’i gėlltitėsh me shije dhe uri. Shkronjat flenė, sharrojnė nė to. Shkrimi i pastėr. Rreshtat tė drejtė. Pa gabime shtypi. Mungesė fjale as fjalish, as ngatėrrim rreshtash, ose, qoftė larg, siē ndodhė shpesh, tė dalin faqe tė tėra bosh, ashtu si, aq shpesh, ndodh tjetėrkund! Pa tekst! Nejse.
Ndreut i ishte bėrė zakon, si pasion, qė shuplakat e tė dyja duarve t’i rrėshqiste sipėr kopertinave tė librave. Nė radhė tė parė, romaneve. Kėtė ai e pėrjetonte si fėrkim mbi lėkurėn bardhė tė femrės sė bukur. Kjo mani e tij u kishte rėnė nė sy edhe librarėve. Sikur frikėsohej herė-herė nga vėshtrimi i tyre plot mister, kureshtje. Tė gjorin e digjte meraku mos ngjante nė tė sėmurė, fetish. Qė bėn dashuri mė kopertina librash. Nė njėfarė mėnyre, edhe kjo, deri diku, ishte e vėrtetė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:36 pm

10

Herėt, mėngjes dite dimri. Kjo stinė ishte vetėm nė kalendar si e tillė, ngase ajo ditė shkurti, ishte tamam ditė pranverore (Veni re: aha, po tani e tutje, tė gjitha ditėt e kėtij muaji, sidomos ajo me emrin Shtatėmbėdhjetė, do tė jenė ditė me diell tė fortė!). Nė librari hyri me sasi tė dukshme nervoze. Si tė kishte hyrė nė farmaci, e jo nė librari.
Pas natės se zorshme, pa arritur tė thurte asnjė leckė gjumi, hiē mė tė gjatė se vetėm disa sekonda, (si tė flinte kur ishte nė nisje tė rrugės sė madhe?), mezi priti qė nata tė prishej e tė bėhej ditė. E re.
I duhej ndihmė. Ndihmė urgjente. E shpejtė dhe efikase. Shpresonte se atje, nė librari, saktėsisht nė faqet e librave tė rinj, tė romaneve e tė vėllimeve me poezi, do tė gjente ilaēin e duhur qė do t’ia pushonte dhimbjet qė e kishin katandisur nga tė gjitha anėt. Kur ishte nė cik dileme, nė majė tė saj, tė ecte pėrpara a tė ndalej, tė hidhte e tė pėrplaste pėrtokė, shigjetėn (penė) dhe tėrė arsenalin, “armatimin e rėndė”, i nevojshėm pėr shkrimin e njė teksti, proze a poezie, tė rėndomtė, tė durueshėm. Sa mė pak tė dėmshėm pėr lexuesin. Pėr rrethin ekologjik!
Nė kėtė ēast, i ra ndėr mend rasti i shkrimtarit tonė, mė tė shquarit nė shekullin nė mbarim dhe atij nė fillim, kur e tha njė mendim vėrtetėsie hiri: shkrimtarėt, pėrgjithėsisht krijuesit tanė tė artit, ndoshta janė tė vetmit, tė barabartė me tė gjithė sivėllezėrit e tyre, kudo nė botė. Pėr tė bėrė njė prozė tė mirė, nuk lypset armė mė e fortė, sesa janė njė laps e njė letėr! Prozė e mirė bėn tė shkruhet edhe me laps grafiti e stilolaps, nė njė copėz letre. Nuk bėn tė parashtrohet kushti, ngase ėshtė absurd dhe bizar, e te thuhet: pa e pasur nė oborr tė shtėpisė, para pallatit tė banimit, njė tank ose avion supersonik, nuk mund tė shkruaj libėr tė mirė! Pėr punėn e shkrimit sall letėr e laps mjaftojnė! (Shtesė: Si gotė uji burimi tė Drinit tė Bardhė a tė Valbonės, e kthjelloi dhe nė buzė i shkriu njė buzėqeshje e beftė, kur nė mendje i shkrepi njė gazmore qė lindi nė Kosovė, gjatė periudhės kur pėrjetonte ditėt mė dramatike nė historinė mė tė re. Nė njė stom rruge, disa paramilitarė tė ushtrisė mizore ishin mbledhur rreth njė tanku tė dėmtuar, si rreth njė kufome, sikur i bėnin rojė njė skeleti gjigant! Afrohet shqiptari dhe i pyet: mos e keni pėr shitje, ore! - Ik tani, the qafėn, ia kthejnė ata preras e plot mllef, kur veēse gjoksin nuk ia bėjnė shoshė me breshėri automatiku. Nuk merr vesh se tanku ėshtė nė defekt, ē’tė duhet ty ky? - Mė duhet si pjesė kėmbimi, - ishte pėrgjigjur shqiptari dhe qe derdhur sė qeshuri tė pakontrollueshme, plot pezėm e vrer cinizmi, duke besuar nė Zotin qė, shumė shpejt, tanku defekt stom rruge do tė shndėrrohej nė varrezė, tė vetė pronarėve tė tij).
I gllabėruar amullie, kur nuk shihte asnjė mundėsi tė vazhdonte rrugėn e shkrimit, qė pareshtur i mbushej me gurė e ferra, me prita, me kthesa e pengesa tė pakalueshme, vajtja e sėrishme deri nė librari, i ngjau si njė punė e mirė. E dobishme. U gėzua dhe veē sa nuk klithi: e zbulova, e gjeta!
Vajtjen nė librari, e bleu si shkuarje nė spital specialistik, pėr vizitė tė ngutshme mjekėsore. Ndėrroi hap tė shpejtė, ritmik. Si drejt shėrimit tė sigurt e shpėtimtar. Drejt dyerve tė njė sanatoriumi nė bregdet. Midis palmave e bimėsisė tjetėr jeshile tė detit. Atje ku gjenin strehim shkrimtarėt, nė raste krizash e depresionesh. Kur kishin telashe e nuk mund t’i binin nė fije njė pune tė nisur shkrimi.
“Shpresa ėshtė pasuri/ e atyre qė s’kanė asgjė”.
Me kėtė ndijim tė habitshėm, atė tė mėrkurė, hyri nė librarinė mė tė pasur tė qytetit. Nga tė gjitha tavolinat, sipėr tė cilave vendoseshin, tė ndara, romanet, vėllimet me poezi (mė pak), dramaturgji e librat e tjerė, tė tematikave dhe zhanreve tė ndryshme, me vullnetin mė tė madh, iu avit asaj nė tė cilėn, ja sa kishin ardhur botimet mė tė reja, qė, ēdo tė mėrkurė, me ceremonial e solemnitet, “shtrohen” nė stoqet sipėr tė cilėve shėnon: n o v i t e t e! (“Novitete tė reja”, siē e ka zakon tė ironizoi njė mik!).
Sot kishte qėllim tjetėr. Njė etje dhe njė garbi tjetėr. Tė shfletonte sa mė shumė libra e romane. Njėqind, dyqind, pesėqind, njė mijė... dhe tė lexonte vetėm fjalinė e parė. Fjalinė me tė cilėn nis a hapet akėcili libėr!
“Fillimi ėshtė gjysma e gjithēkaje” - sikur thoshte Aristoteli!
Pas njė kohe relativisht tė shkurtėr, kur nuk kishte lexuar as pesėdhjetė fjalitė e para tė pesėdhjetė romaneve tė ekspozuara, vėrejti se fjalia e parė qenkėsh ēelėsi i gjithēkaje. Enigma e mrekullisė trėndafilore e gjithė asaj qė do tė pasojė. Duke marrė porositė e fjalisė sė parė, ishte nė gjendje tė parashikonte, gati-gati me saktėsi astronomike, nė cilėn faqe do tė ndalej teksti i romanit pėrkatės. Sa mė e mbarė, mė e qėlluar, befasuese dhe e papritur, ishte fjalia e parė, aq mė e gjatė dhe, mė e pabrenga, ishte mbarėvajtja dhe shtjellimi i tekstit tė caktuar.
Si i dehur nga magjia e kėsaj loje befasuese, ishte harruar krejt. Kur kishte hapur kushedi tė satin libėr, nė faqen e parė dhe me sy tė pėrgjumur e tė ngulur nė rreshtin e parė, kur tanimė shikimi i qe mjegulluar dhe turbulluar fare, nga molisja e mrekullisė, shefi i librarisė i avitet dhe ia bėn me dije se, pas pak ēastesh, mbaronte orari i punės pėr sot.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:36 pm

8-2

Si dilet dyersh spitali a nga ndonjė lokal i errėt nate, pas konsumimit sasie tė madhe alkooli, si tė kishte konsumuar ndonjė lloj (tip) narkotiku tė fortė..., me hapa tė pasigurt, ftillohet drejt shtėpisė. Drejt apartamentit tė shkatėrruar fare. Si tė kishte qenė nė shėnjestėr tė paramilitarėve tė egėr tė armikut barbar.
Rruga pėr nė apartament i ngjau mė e gjatė se asnjėherė mė parė. Si e pambarim.
Me tė hyrė nė dhomė, nė vend qė tė pikaste shtratin e ēlodhjes dhe tė mėkėmbjes, gotė pas gote, gjerbi pije tė forta alkoolike, freskuese ose gota uji rubineti.
Kush e di?
Me fuqi nė tė sosur e duar tė rėnda plumb, mblodhi pikat e fundit tė fuqisė. “Conécté-oi” kompjuterin dhe gjeti “faqen e parė” tė tij. Si e panjohur, iu shfaq fjalia e parė, e fillimit tė shkrimit. (Ndėrkohė, derisa kishte shėnuar kėta rreshta, nė gojė zuri pijet alkoolike, freskuese dhe ujin e rubinetit, pa se mbi buzė i ishte dyndur shkrumb i trashė, sa njė gisht, etjeje. Fjalinė e nisur e la pėrgjysmė dhe mori njė gotė tė madhe uji. Shkrumbin ta ujiste).
Dhe, ja, ajo fjali: “Pas natės bishtgjatė dhe tė pagjumė, rreth mėngjesit tė pėrzioshėm midis territ nė tė sosur dhe dritės qė pret lindjen e ditės sė re, e zuri gjumi...!”.
(Ndėrhyrje: fjalėn pėrzishėm e kishte shkruar me njė shkronje o tepėr. E la ashtu siē ishte. Pėr shkak tė besnikėrisė dhe autenticitetit dokumentar!). Kjo mund tė verifikohet lehtėsisht, nėse pėr kėtė gjė mbretėron interes a dėshirė e veēantė.
Fjalia e parė, nuk e kėnaqi hiē. Pėrkundrazi, e mbyti, e cofi, e plasi, e kopi, e pėlciti!
Ishte njė ēelje e zorshme. Nuk premtonte shumė. Asgjė tė mirė. Pos tė tjerash, ajo nisje nuk ishte aspak e re. As origjinale, fare. Vetė, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, nė njė motėrzim a nė njė tjetėr, shprehimisht, mot ą mot, kishte pėrdorur atė fjali, ose pjesė autentike tė saj. (Shtesė: ekzistuaka njė si sėmundje, kur shkrimtarėt ndodh tė rishkruajnė fjali e copėza tė tėra, tė vetat a tė huajat, pa u kujtuar se i kanė shkruar a lexuar, me njė rast tjetėr. Ē’ėshtė edhe mė e keqe, riprodhojnė fjali dhe paragrafė tė tėrė pa u kujtuar se janė tė njė autori tjetėr e jo tė vetat. Asaj sėmundje i thoshin “...!?” Kur ta gjejė nė dosjet e tij tė vėllimshme, do ta sjellė atė fjalė. Mos e gjettė..!
(Kujto porosinė: “Ēka humbtė, kurrė mos u gjettė!”).
Supozonte, pa qenė i sigurt se shprehjen: natė bishtgjatė, e kishe pėrdorur aq shumė herė gjatė jetės dhe shkrim(ta)risė sė tij. Kur ishte entuziast dhe me naivitet atė e merrte si zbulim tė vetin. Zbulim, epokal, flakėronte tė thoshte atėherė.
Asnjė, absolutisht, asnjė fjalė, nuk as ngjasonte me fjalitė qė kishte lexuar, nė ato dyqind e mė shumė romane qė, si i harbuar dhe i harruar, si i ndarė nga bota reale, i kishte shfletuar gjatė ditės se djeshme.
Ky fakt e dėromi. E demoralizoi. E shkatėrroi. Sikur u fanit. Si ta rrokte fatalizma. E vuri buzė (vetė)shkatėrrimit. Asgjėsimit...
Mė pak e dėmshme do tė ishte sikur, nė vend tė gjithė asaj qė e rrethonte, tė kompjuterit me gjithė monitor, nė vend se tė asgjėsonte gjithė atė qė kishte nė dhomėn e gjumit dhe tė punės njėkohėsisht, me bibliotekė, me libra, me dosjet gjithfarėshe etj. etj., tė zhdukte veten e vet. Shkurt e trup. Zhgėnjimi ishte i parehatshėm. Ishte i pariparueshėm. Me njė fjalė, ishte nė tehun e njė ēasti delikat. Shumė tė ndjeshėm. (Ndėrhyrje: deshi tė thoshte, ishte nė majėn e dilemės, tė jesh a tė mos jesh, ėshtė puna! – por edhe kjo ide veē sa ia shtoi mėrzinė, nga eksploatimi aq i shpeshtė. I pėrditshėm dhe i ēdo ēasti!).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:36 pm

9-2

Pritje!
Ishte zėnė, si i prangosur, pėrkushtimi. Porosie. Kushti. O vdekje, o liri!
Tė kthehej mbrapa?
Assesi!
O vdekje, o ...!
Rruga e nisur, si lufta pėr ekzistencė. Pėr ēlirim. Pėr liri. Pavarėsi... Njėsoj!
A nuk ėshtė kjo luftė e gjatė dhe e mundimshme. Shekullore. Kjo mund tė mbėshtillet e tė ambalazhohet, tė shpjegohet e tė arsyetohet, mė shembuj tė shumtė, nė shumė mėnyra, i tha vetes se vet. Kjo rrugė e nisur nė ditėn e tretė. Kjo ėshtė mė rėndėsi.
Ky fakt!
Dita e tretė pas Ditės sė Parė. Tė mbarė... Tė shpalljes sė... Pavarėsisė, pavdekėsisė!
Llogarit!
(Nė kėtė shteg, Ndreu ndjeu dhimbje akoma mė tė madhe. Ēekanė tė rendė ia rrihnin tėmthat. Midis flatrave tė zemrės e prisnin tehe tė mprehta thikash tė gjata. Mijėra e mijėra majė gjilpėrash vėrshėllyen trupin e tij tė lodhur!).
Ē’janė kėto dokrra bezdisėse?!
Ngreh e mos kėput!
Nė vend risie e zbulimi tė njė udhe tė re, ky mund tė jetė abuzim. Keqpėrdorim i lexuesit dhe i besimit tė tij nė libėr. Aman!
- “Asnjė libėr nuk ėshtė aq i keq sa tė mos lexohet!”, shpirtin e dėrmuar ia freskoi ky mendim i artė! S’e nga iu ngjit pėr kujtese? Nuk e ngau mė atė punė!
Sado qė kjo porosi, vjelė nga filozofia e njė populli tė lashtė, shekullor, ėshtė e menēur, nuk mund tė jetė mburojė e pėrhershme dhe arsyetim pėr tekste tė dobėta e mediokėr. Nuk bėn qė, terė jetėn, tė fshihej pas hijes se njė porosie, sado e artė qoftė ajo!
(Nė zbrazėti kohė, kur ēdo gjė ishte shkundur, si shkunden frutat e pjekura nga pema, duke hallakatur e gėrmuar nėpėr fletore e dosje, gjeti fjalėn qė i duhej, pak mė parė. E zuri me grusht. Si tė ishte njė zogth i vogėl. Njė kolibri i trembur. I lagur. I ndarė nga “tufa” e zogjve, qė pulės i shkojnė pas. E qortoi duke i bėrtitur nė “vesh”: po ku humbe, o e bekuar. Midis shumė fletėsh e letrash. Si doje t’i ikje syrit tė keq. E unė, shi pėr kėtė dekik tė brishtė, tė ruaja aq shumė e me xhelozi. Si gur tė ēmuar. Xhevahir, qė do tė tė fus nė vargun e fjalėve tė rralla. Tė ngjis guralec, nė mozaikun e qėndismave).
Kriptomnezia ishte ajo fjalė qė pėrmbledh kuptimin e dukurisė, e cila, kur pėrsėritet shpesh e nė mėnyrė tė vazhdueshme, shndėrrohet nė njė lloj sėmundjeje. Nga kjo dukuri, pėr tė mos thėnė sėmundje, paskėsh vuajtur shkrimtari, botėrisht i njohur, Frederich Nietze!
(Shėnim: Kriptomnezi-a, nuk ėshtė tjetėr, pos njė lloj kujtese e fshehtė, kur njė ide e huazuar, shpallet e veta, origjinale. Me bindje se ėshtė ide e veta e jo e njė tjetri!). Duke bėrė fjalė mbi kėtė dukuri, K. Jungu sjell shembullin e Nietze-sė, tek i cili kishte gjetur pėrshkrimin e njė ngjarjeje ashtu siē ishte pėrshkruar, shumė pėrpara, nė njė libėr tė vjetėr. I bindur se Nietze-ja nuk ka pasur prirje plagjiature, Karl Gustav Jung, thotė se motra e Nietze-sė, dėshmon se vėllai i saj i famshėm, nė rini, vėrtet kishte lexuar njė libėr tė vjetėr me atė pėrshkrim!).
Ndreu ishte i vetėdijshėm dhe realist. Objektiv. I pakėnaqur kurrė! I brejtur pėr sė brendshmi. Me pezėm, ngrihet nga tryeza e punės.
Po, ku tė shkojė? Nga t’ia mbajė, ku tė thyej qafėn?!
Ėshtė puna!
Sikur, diku mbi glob tė ekzistonte burimi qė do t’ia mekte vuajtjen, menjėherė e pa pikė hamendjeje, do tė nisej andej, drejt atij vendi a burimi. Po tė ish edhe nė skaj dynjaje.
E kėshtu siē ishte, s’ishte kurrqysh. Nuk bėn mė keq sesa ishte. As nė tokė, as nė qiell. As i gjallė, as i vdekur. Eh, sikur tė ndėrronte jetė pikėrisht nė kėtė ēast!
Nga ky udhėkryq, nuk dinte t’i gėzohej a t’i frikohej natės qė avitej. Edhe njė natė dimėrore, e pabesė dhe bishtgjatė. (Pendim: ja edhe njė pėrsėritje e bezdisshme, tashmė!).
Hyri nė natė, pa ditur si do tė dilte prej saj. Ēarēafėt e shtrojė-mbulojės, mė shumė i ngjanin nė kėmishė tė luhaturish, sesa nė pajė pėr pushim e prehje.
(Sqarim: pas sė dhjetės, e teta, pas sė nėntės, e njėmbėdhjeta, shkallė a numra?

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:37 pm

11

Nata e mori nė gji.
E mbėshtolli me terr tė zi. Si rėndom, nisi lojėn e pamėshirshme mė tė. Sikur i frynte nė vesh dhe i thoshte: aha, pasi tė shtiva nė dorė, nuk do tė lėshoj ēaponjsh pa e parė pitht’ e maces! Siē thonė rugovēe.
Nata luante koqe me tė. Si macja me miun.
Sa e joshte njė grimė gjumė i pėrzishėm, i shqitej tortura tjetėr e radhės. E katandisnin ėndrrat, ndėr mė tė ndryshmet. Mė trishtueset. Mendja e shėndoshė e njeriut tė shėndoshė, nuk mund t’i marrė me mend. (Shtesė: aq shumė kishte dėgjuar e lexuar pėr tė, mbi deshifruesin e shpjeguesin mė nam botėror tė ėndrrave, atė me emrin Zigmund Froid, e nė anėn tjetėr, kurrė nuk e kishte lexuar asnjė shkronjė tė librave tė tij, megjithatė, e dinte se ėndrra ėshtė jetėshkurtėr. Disa sekonda tė vetėm. Kurrė sa njė minutė e tėrė. Sado qė duket sikur ajo zgjat ahumė, sa vetė gjumi).
Asgjė nė jetė, vrau mendjen ai, nuk ėshtė absolutisht e vėrtetė, pos sė vėrtetės se vetėm relativja ėshtė absolutisht e vėrtetė.
Sapo vuri kokėn mbi jastėk, nuk vonoi shumė dhe makina e djajve nisi punėn. E rrėmbyen valė e dallgė tė trazuara ėndrrash. Kėtė radhė, nuk ishin aq tė pamėshirshme, siē dinė tė jenė.
Iu sulėn me ankth, si tė lexonte tekste tė panjohura. Herėn e parė, dalėngadalė, por jo edhe pa mund, lexoi njė tekst tė zėvendėsit tė njė ish-diktatori. E veēanta e atij teksti nuk ishte stili i lartė dhe hartimi i pėrkryer i tij, por shkronjat. Ato ishin si tė gatuara prej brumi. Tė brumta. Kishin formėn e njė lloj paste qė vetėm ėndrra mund t’ua jepte atė formė dhe trajtė. Vetėm ėndrra mund t’i gatiste aq tė habitshme. Jo vetėm fjalėt e shkruara me ato hieroglife tė ēuditshme, tė thurura bukur e pėr mrekulli tė mrekullive, por edhe vetė forma e tyre ishte e tillė, qė ngjallte njė lloj oreksi. Sa tė gėlltiteshin!
Ndihej si tė ishte, jo anėtar, por kryetar i jurisė qė kishte pėr detyrė cilėsimin dhe vlerėsimin e mė tė mirit. Tekstin e parė, e lexoi vetė. Me zė tė lartė e lexoi. Pos atij vetė, ngelėn tė nemitur edhe tė gjithė tė tjerėt, qė ėndrra nuk ia kallėzonte qartė. Nuk i shihte, por ndiente praninė e tyre. Teksti ishte aq i bukur. I thurur mjeshtėrisht dhe i hartuar me njė stil tė lartė, tė jashtėzakonshėm. E mbyti peshė e rėndė e xhelozisė, por edhe gėzimi e krenaria, meqė ishte nė pozitė tė tillė, qė atė tekst aq tė mrekullueshėm, kishte mundėsi ta shpėrblente me ēmimin e parė. Ta nderonte me shpėrblim mė tė lartė. Tekstin tjetėr tė konkursit tė ėndėrrt, nuk e lexoi. E lexoi autori vetė, apo dikush tjetėr. Ky tekst ishte paksa mė i mjegulluar. Si i mbuluar me njė tis tymi tė hollė. Ose kėshtu ia qiste leximi mė zė tė shterur tė atij qė e thoshte. Kjo zgjati derisa ai zė i ējerrė u shua tėrėsisht. Por, ky nuk ishte edhe fundi i ėndrrės. Mbase kishte edhe njė fillim tė ri...
Nga tė gjitha tė kėqijat qė Nderu kishte nga ėndrrat, mė e hidhėta, ishte pėrsėritja e se njėjtės ėndėrr disa herė, brenda njė nate. Ajo mė nuk ishte vetėm ėndėrr. Ishte ankth e makth. Ose diēka akoma mė e tmerrshme se tė dyja bashkė. Ėndrrat pėr tė cilat flitej kėshtu dhe ashtu. Qė deshifroheshin nė njėqind mėnyra. Qė ndaheshin nė grupe pėrkatėsie. Vėrtetėsia e paralajmėrimit tė tė cilave provohej nga eksperienca shumėvjeēare e pėrsėritjes se tyre. Shembull: atij qė sheh ėndėrr se gjen tė holla, do t’i ndodhė hidhėrim i pashmangshėm. Nėse ėndrra ia nxjerr pėrpara bankėnotat tė grisura, tė shlyera e tė njollosura, ėshtė me keq, nė krahasim me atė qė nė ėndėrr i dėftohen paratė e reja, tė pastra, qė, sipas besėtytnisė tradicionale, sjellin mė pak kob dhe hidhėrim.(Tradita jonė, mendoi Ndreu, ėshtė larg ēdo lidhjeje me zotėri Froid-in. Nga ditėt studentore, kujtoi ėndrrat qė kishin lidhje me provime. Gjithmonė i dilte e kundėrta e asaj qė i shfaqej nė ėndėrr. Kur nė ėndėrr binte nė provim – zhgjėndėrr, kalonte, dhe anasjelltas). Nė atė shpalosje ėndrrash tė eksperiencės se vet, u ndal nė njėrėn nga to. Ishte e veēantė dhe e ēuditshme, nė tė njėjtėn kohė. Gati-gati pa kėputur hiē, prej rinisė mė tė hershme, pėr pesėdhjetė vjet (e kusur) me radhė, deri nė ditėt e moshės sė vonė, shihte ėndėrr tė njėjtėn grua!
Pse tė njėjtėn?
Ajo grua nuk ishte as mė e bukura, as mė e hijshmja. Nuk ishte as e veēantė. Rob Zoti i rėndomtė, midis mijėra e mijėra grave tė tjera, tė zakonshme.
Pse, andaj, pse?
Ishte punė gjaku. Patjetėr. Ajo kishte gjak tė trazuar. Tė shprishur. Ishte lindur si e tillė. Njė grusht njeri. As e gjatė, as e hedhur nė shtat. As e kėputur nė bel. As gji tė harlisur nuk kishte. Mirėpo, prej thembrave tė kėmbėve e deri nė majė tė kresė, ishte piēkė e pėrtej piēke. Sikur asnjė organ, as azat tjetėr nė trupin e saj nuk kishte. E tėra ishte e gatuar, ishte e bėrė, e sajuar e qėndisur, p... pas p..., nė gjerdan. Ose, pse ishte kurvė. Kurvė me bisht pėrpjetė. E krijuar vetėm pėr seks e pėr asgjė tjetėr nė kėtė jetė dhe nė kėtė botė. Sa e sa herė, mė mijėra herė, e kishte ėndėrruar, edhe kur kjo ndodhte nė kushte dhe nė rrethana mė tė papėrshtatshme, pėrjetonte prishje tė fortė. Tė fuqishėm. Derdhėse. Shkatėrrimtare. Eruptive. Tė papėrsėritshme. Idiote, nė mrekullinė e shfaqjes saj. E shkrinte. E derdhte. E shkokėlonte!
Sipas eksperiencės se tij, megjithatė, mė katilet ishin ėndrrat e njėjta, qė i shfaqen brenda njė nate tė vetme. Kur njėra i shkel thembrat tjetrės. (Ndreut, kjo ia kujtonte rrėfimet e tė burgosurve politikė, qė dėnimin e kishin vuajtur nėpėr burgjet e egra komuniste. Ajo qė mė sė shumti i dėrrmonte, siē rrėfenin ata vetė, ishte kur, sa po kryhej njė punė e rėndė, duhej filluar nga e para. Stivat e mėdha sa kodrina tė gurėve, fjala vjen, sa transportoheshin nga kėtu, binte komanda e egėr tė ktheheshin atje, nga kishin ardhur...).
Nė derėn e mjekut personal tė praktikės sė pėrgjithshme, as tė ndonjė specialisti pėr punėt e gjumit dhe tė ėndrrave me ankthe qė thur gjumi, nuk kishte trokitur asnjėherė. Kurrė. Frikėsohej se doktori do t’i shkruante nė recetė emrin e ndonjė bari-medikament (morfiom), qė do t’ia merrte krejt mendtė kresė. Qė do ta shtinte nė gjumė tė rendė narkotik, kur do t’ia zhbėnte edhe kėnaqėsinė e mundimeve.
Me ėndrrat ishte akoma mė keq se me kujtesėn.
Ekspertėt ishin nė gjurmė tė mbarė qė kujtesės t’ia gjenin ēarenė. Ilaēin. Hulumtimet dhe zbulimet e ekspertėve shkencorė tė Universitetit tė Bostonit, tė Shangait, tė Harvard-it, tė Montréal-it dhe tė Universitetit tė Cyrihut, ishin bėrė bashkė rreth projektit pėr zbulimin epokal tė njė medikament-pilule “magjike”, qė shlyen nga mendja kujtimet e hidhura.
Eh!
Mė tepėr se me kėtė zbulim tė ri, nė kėtė ēast, ai shpresonte se, diku, nė njė kėnd tė botės, nė mugėtirėn e laboratorėve plot instrumente, gėrsheta tė dendura gypash e epruvetash dhe mikroskopėsh, punohej qė lėngun e insulinės ta shndėrronin nė hape tė zakonshme. Kjo do tė ishte njė gjė e madhe, e paimagjinueshme, ėndėrr. Njė ėndėrr e mirė! Pėr ata qė vuajnė nga diabeti, nga sasi e madhe e sheqerit nė gjak. Qofsh fatzi dhe i mallkuar, o sheqer, kur di tė jesh aq i hidhur, aq helmues, mallkoi!
(Nė kėtė ēast Ndreut i erdhi ndėr mend mahia ironike, qė thotė: “Do tė tė mbysim me ėmbėlsira, ore!”).


11-2

Natėn e ndarė, krejt tė veēuar, thua se nuk kishte lidhje me asnjė nga netėt e mėparshme, nė ėndėrr, nuk i erdhi as ajo. Kurva. Dashnorja e fshehtė. Ajo qė netėt ia bėnte me hėnė e diell bashkė. Kėtė radhė, si e paftuar dhe e papritur fare, i erdhi njė tjetėr. Veē hyjnitė dhe orakujt mund ta dinė, nga kishte ardhur. Cilės ngushticė rruge ishte pėrbiruar!
Ishte aktore e shquar. Mė shumė sė pėr art, ishte bėrė e famshme pėr bukuri mahnitėse. Mė e njohur, e adhuruar, e ėndėrruar ishte bėrė pse ishte bukuroshe. As aktrimi i saj nuk kishte behane, nuk ishte pėr nėnēmim. Nė ėndėrr i erdhi thuajse zhveshur. Jo krejt lakuriq. Gjithė dhomėn e tij tė gjumit, e mbushi plot intensitet dehės. Ēast madhėshtor. Pozita nė tė cilėn ajo u shfaq, ishte mė befasuese dhe mė origjinale se mijėra pamje skenash erotike, qė kishte parė nė filmat artistikė tė regjisorėve mė nė zė. E pamundshme ėshtė qė, me pak fjalė, tė shpjegohet ajo pozitė, jo pozė. Gjunjė e poshtė, kėmbėt nuk i shiheshin. Si tė ishte mbėshtetur pas njė gardhi. Pa tė linjta, as tjetėr teshė nė trup. Ai sendi i ishte fare i pambrojtur. Si i kthyer nga hėna, nė drejtim tė objektivit tė ndonjė kamere tė fshehtė. Derisa me pėllėmbėn e njėrės dorė ia zu nė grusht plagėn e ėmbėl, pėr nėn flokė ia derdhi nė vesh njė fjalė, mbėshtjellė me zjarr. Flaka ishte e fuqisė dhe e intensitetit shkatėrrimtar, saqė pėrnjėherė desh ia shkriu eshtrat. Nga rruazat e boshtit kurrizor e deri tė rrashta e kresė. Do tė ēmendej nė vend, sikur, nga dhimbja e lėngata, tė mos rrėnoheshin muret e asaj ėndrre katile. Sa po dilte nga ėndrra. Sa po lirohej blejve tė litarėve tė saj, tash ishte galuc mbi shtratin e thatė, i lagur, i shurrur ndėr vete. Midis djersėsh. Pse ishte treguar i lig dhe besėprerė.
Teksa kishte zhveshur atė tesh tė qullur mėkatare, teksa qe mbėshtjellė me njė basmė tė errėt gjumi, nė ėndėrr i ishte shfaqur Ajo! Kurva e tij madhėshtore e gjumit. Mbretėresha e tij e natės. Tash nuk ishte ajo e gjithmonshmja. E mira, e urta qė pėrnjėherėsh do t’i falet e tėra dhe do t’ia kėnaqė loēkėn e zemrės. Mė se shumti ia donte atė sendin e vogėl sa grima, qė i fshihej aty, nė thellomėn mes kofshėve. E kishte aq lėfytngushtė, si nuk e kishte asnjė femėr tjetėr nė botė. Kėtė radhė, ishte qejfprishur. Pėrmes udhėve tė padukshėm tė natės, kishte marrė kumtin ogurzi pėr njė tjetėr qė i ishte shfaqur nė ėndrrėn e tij. Kurva nuk ishte mė lojtare e ėndrrės se tij. I fshihej kėndeve e kthinave tė lokalit tė errėt. Ai e ndiqte. Sa kėtu, sa atje. I shkonte pas. Si pulės sė trembur. Tamam kur pandehte se e kishte afėr, se do ta zinte, pėr t’iu hedhur sipėr si ujk i ēartur, me vrull t’ia gjente birėn e vogėl, silueta e saj shfaqej nė njė gjysmerrėsirė tjetėr. Me flakėn e zbehtė tė njė kandili drite tė mekur, nė duar tė ethshme, i vihej pas. Ajo shpejtonte hapin. Shfaqej nė dritėn e dhomės sė burrit, qė moti kohė nuk ishte i aftė pėr punė grash. Figura e tij, si e palėvizshme, mbėrthyer nė kuadratin e dritares, tej xhamit tė mjegullt, sikur pėrgjonte. Kur e dinte mirė se ēfarė ngjante aty, afėr tij, qė ishte i vdekur, jo vetėm shokė e poshtė, por krejt, kėmbė e krye.
Ani, i tha ėndrrės nė ėndėrr, qė nė vend kėnaqėsie e mbushte ankth, le tė me shohė, punė e madhe! Lė tė dijė plakushi i gjorė, se vite tė tėra, gruan ia mbush nė ėndėrr.
Ani ēka!
Nė kėtė e sipėr, ėndrra prishet. Gėzim pėr shthurje!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:37 pm

12

Pritje.
Gjithmonė!
Durim!
Pėr gjėra tė mėdha, shpeshherė, nuk mjaftojnė as shekujt. Ajo qė pritet, herėt a vonė - do tė vijė. Veēse, lypset durim. Sa mė e shtrenjtė qė ėshtė njė gjė, njė send qė pritet, aq mė i madh duhet tė jetė durimi. Nuk thuhet rastėsisht e pa arsye: tė mirat vijnė ngadalė!
Histori pėrvoje! – ndrydhi nė mendje, derisa hapte frontin e ditės sė re.
Pritje!
Fjalė kala, kėshtjellė e pamposhtur qė ka mbijetuar shekujt. Njėsoj, njeriu gjithmonė, ėshtė nė pritje. Nė pritje tė lindjes sė fėmijės. Nė pritje tė lindjes se diellit. Rrezes sė parė. Ditės sė re. Nė pritje tė drekės, tė darkės, tė pasdrekes, tė pasdarkes. Me familje, farefis dhe me shoqėri. Nė pritje tė gjumit tė ėmbėl. Nė pritje tė lojės se dashurisė. Tė ėndrrės se mirė e me shumė qengja tė bardhė e me flutura. Nė pritje tė fluturimit drejt kaltrish qiellore tė paanė. Nė pritje tė ditėlindjes. Tė ditės sė parė tė shkollės. Nė prije tė diplomės sė pjekurisė (Veēim: Ndreu kujtoi pėrmallueshėm kur kėshtu i thoshin diplomės sė maturės). Festė, vasha tė reja, sidomos kur ėshtė ditė e paharruar, e pashlyer pėr tėrė jetėn. Ditė zhvirgjėrimi.
Derisa hidhte nė letėr kėto radhė, i erdhi tė qeshte, me ironi, kuptohet. Shkrimtarėt shpeshherė shkruajnė se tri pikat e gjakut mbi ēarēafin e bardhė, tė natės se parė bashkėshortore, dėshmojnė... e broēkulla tė tilla. Ato tri pika tė kuqe, kullojnė diku tjetėr, shumė mė herėt... Pas njė gardhi. Nė cep mali. Rrėzė njė kaēube. Nė fund tė njė luadhi. Nė parkun e afėrt tė qytetit. Me dhen e dhi nė kullosė. Nė motelin e ri bri rrugės. Nė hotelin e vendpiknikut tė preferuar. Gjatė feste. Fejesės sė njėrės e dasmės sė tjetrės shoqe. Nė shėtitje, pikniku fare tė shkurtėr. Nė Kryedri. Gjatė ekskursionit edukativo-mėsimor, “Njihe atdheun, qė ta duash edhe mė shumė!”, siē thuhej dikur. Me njė fjalė, kjo mund tė ndodhė kudo dhe krejt papritmas dhe pa plan tė caktuar. Kryesorja ėshtė qė gocat e reja, sa mė parė, tė ēlirohen nga leckė e vocėrr me plot mistere nė tė dhe rreth saj. O sot, o kurrė!
Nė pritje, nė pritje... Tė ditės sė parė tė punės. Rrogės sė parė. (Dosje: fjala rrogė Ndreut i zgjoi asociacion tė keq. Rrogė merrnin rrogėtarėt, kur rrogonin te pasanikėt e mėdhenj. Kur ruanin lopėt e bagėtinė e tjetrit. Kur kryenin punė tė rėnda dhe tė padinjitetshme. Rrogėtarėt e shkretė, kohė pas kohe, gjenin vakt tė pėrshtatshėm t’i shkelnin, t’u hipnin nuseve dhe robinjave tė shtėpive tė mėdha, sidomos kur atyre u kanosej rreziku i shuarjes, pa pasardhės!).
Gjithnjė nė pritje... Tė njė udhėtimi aventurier. Kryqėzim me anije luksoze, nėpėr Mesdhe, apo rreth e rrotull njė deti tė madh a oqeani, tė paanė. (Ndreut, sakaq i erdhi ndėr mend lundrimi i paharrueshėm dyjavor nėpėr Mesdheun Lindor. Nga Venecia e deri nė Port Said. Ajo rrugė e gjatė, e shtruar me plot surpriza e gjėra interesante. Mozaik qėndismash, monumentesh historike dhe tė kulturės. Nė atė kapėrcim (kaptim) detesh, pati ndjenjėn se takoi Mbretėreshėn Teutė dhe legjendaren Bubulinė bashkė. Sė parės ia pa (preku) shtratin, mbretėreshė e madhe e tė cilit ishte. Pėr tė dytėn, mbi luftėrat e saj tė paprera, thua se, legjendat nė vesh, ia thoshin kreshtat solemne tė valėve tė detit tė trazuar! Ose fjalėt e mbjella nė romanin voluminoz katėrqind e tetė faqesh me emrin, “La Boubouline” tė autorit francez Michel de Grčce, kushtuar kėsaj heroine e simboli tė ndritshėm, qė, pėrkatėsia e saj kombėtare, edhe sot e gjithė ditėn, si edhe shumė gjėra tė tjera mitologjike e historike, ngatėrron palėn greke me atė shqiptare. Secili i do pėr vete!.... Megjithatė, kujtimin mė tė pa shkelur e ruante nga qėndrimi i shkurtėr nė qytetin e Aleksandrisė, nėn hijen e palmave dhe tė hurmave frutore gjithkah oborrit tė Sarajeve nė Bardha tė mbretit shqiptar tė Egjiptit, buzė Detit Mesdhe. Tė mbretit Faruk, tė njohur si njeri dijesh tė kufizuara, i padijshėm sa duhet, por pusht dhe kurvar i madh sa tė duash, i dhėnė pas luksit ekstrem, dashamir i detit (si kusar!) dhe i anijeve tė gjata, me shumė ahengje, qejfe e dafrunga nė bordin e tyre. Nga qėndrimi nė Kajro dhe ngjitja atje mbi kodrinė, pėrtej minareve tė larta, kur majat i tyre qafėholla shpojnė qiellin, nė lagjen ku emri mė i lakuar ėshtė ai i Mehemet Ali Pashės (1769-1849) me prejardhje shqiptare, themelues dhe reformator i Egjiptit modern, kur ciceronėt e shqiptojnė dhe e njomin me mijėra herė nė ditė, pėr tė mbjellė nė veshtė dhe kujtesėn e miliona turistėve, nga tė katėr anėt e botės kur e vizitojnė kėtė qytet tė lashtė. Sikur ėshtė e panevojshme tė shtohet se duke kaluar pėrmbi Urės sė Alexadre Gustav Aifel-it, (qė njėkohėsisht ėshtė edhe konstruktori i Kullės se lartė tė Aifelit, porse kjo e dyta gjendet nė Paris!), dilet matanė lumit tė shenjtė Nil dhe mbėrrihet drejtpėrsėdrejti nė Gazėn e Piramidave me Sfinksin qafėtrashė e pėrgjumur, kur bashkėrisht bėjnė gjumė shekullor mbi pluhurin e shkretėtirės sė paanė).
Vuri pikėn mbi i, kur iu duk se mbėltoi fjalinė e porsapėrfunduar.
U vesh e u mbath. Doli nė shėtitjen e detyrueshme. Pėrfillje e bezdisshme e kėshillės sė mjekut specialist. Dola tė bėj (k)talim, si i thoshte marshimit. (Shtesė: derisa bėnte atė racion tė mbrėmjes, nė mendje i erdhi thėnia gjeniale e njė shkrimtari, Eugéne Ionesco-s: “kur isha i ri, sapo zgjohesha nė mėngjes, thosha ia vodha Zotit edhe njė ditė. Tash, kur jam plakur, ēdo mėngjes, pėrsėris: ma fali Zoti edhe njė ditė”).
Gdhiu si i pėrtėrirė, si tė kishte marrė me kredi energji tė reja pėr tė vazhduar punėn aty ku e kishte lenė.
Nė pritje, nė pritje...
Nė pritje tė ditės sė kurorėzimit. Nuses fustanbardhė, qoftė edhe tė marrė me qira! Dhėndri mė kostum solemn. Ceremonialit tė kurorėzimit, ndėrrimit tė unazave. Deklaratės solemne: “Bashkė pėr tė mirė, o pėr tė keq”. (Uratė: ... e keqja, kurrė mos ardhtė!). Nė pritje tė dasmės nė vend-piknikun e bukur tė qytetit. Buzė liqenit. Rrethuar me drurė dhe lisa shtatgjatė... Syprinės se liqenit rrėshqasin varkat me dasmorė. (Ndėrhyrje: gjersa pėrshkruante kėtė pamje, duke provuar qė me fjalė sa mė tė zgjedhura, tė ēiltra, tė nxirrte imazhin sa mė tė ngjashėm me visoret e hedhura nė pėlhurat e piktorėve tė mėdhenj, tamam kur ishte nė dilemė tė ripranveronte a jo, dialogun e shkurtė, por tė paharruar me nėnėn. Nė siklet se djali i vajti nė moshė, ajo prore e i thoshte, merre bir kėtė apo atė nuse tė gatshme: jo nėnė, jo ishalla nuk e marrė nusen tė gatshme, por tė pa... shpuar, nuk ia qiste goja tė thoshte), Ndreut nė dorė iu thye tragjedia, e pak ditėve mė parė, nė liqenin artificial nė afėrsi tė Tiranės. Kjo tragjedi ia prishi humorin dhe sakaq e pėrplasi pėr shkėmbinj demoralizimi. Kėputi kallėzimin.
Ikėn dritat!
Pritja e ditės sė divorcit. Ditės sė shkurorėzimit. E kundėrta, ditė e prishjes se martesės. Ditė ndarjeje. Ndarjet janė tė rėnda, tė zymta. Resh pikėllim mbi to. Nė pritje tė shlyerjes sė borxhit, moral a material... Nė pritje tė festės tradicionale tė Ditės se Flamurit e tė festave tė tjera kombėtare, e ndėrkombėtare. Tė Vitit tė Ri. Tė festave fetare. Nė pritje tė daljes nga spitali, lirimit nga burgu... Nė pritje tė verės... Tė pushimeve verore nė bregdet. (Shtesė: derisa nisi tė pėrshkruante pritjen e verės dhe gėzimet e pushimeve nė det, Ndreut nė mend rėndė i piku ngjarja tragjike, kur nė Plazhin e Madh tė Ulqinit, ngjau tragjedia. Ndonėse ishte njė cunami nė miniaturė, ai mori jetėn e tetė pushuesve. Sipas rrėfimeve tė dėshmitarėve pamorė, atyre qė kishin pėrjetuar kėtė tragjedi, nga barku i thellė deti kishte nxjerrė njė kollitje kobmadhe, njė oshtimė trishtuese, buēitėse... Valėt kishin luajtur mėndsh. Deti i tėrbuar kishe mbledhur tagėr tė rėndė nė Plazh tė Madh, tė Ulqinit).
Plogėsht ngriti dorėn mbi sy. Me ngut fshiu lotin e pikėllimit. Me vrull doli nė terrenin qė e merrte si fushė pjellore tė xehes sė ēmueshme!
Nė pritje... Tė lajmit tė mirė... kur eklipson njė ēikė listėn e mėtutjeshme tė pritjes. (Shtesė: gjersa ishte nė kėtė gjendje, mbi kėtė platformė, kur rruga e mėtejshme po i qartėsohej paksa, sikur t’i kishte pikur nė dorė njė busull qė i vinte hedie, nė ekranin televiziv, nisi transmetimi i njė emisioni, kushtuar Ditės sė Verės. Saktėsisht, katėrmbėdhjetė marsit, ditės se luleve. Sakaq ekrani u mbush lule. Erėmira e tyre shpėrndahej nė tė gjitha skutat e apartamentit modest tė Ndreut, nė tė cilin kishte njė kabinė (jo kabinet) pune. Aroma e kėndshme e luleve, sikur pėr njė ēast, asgjėsoi demonėt e mundshėm qė fshihen edhe atje ku fare nuk i pret. Asgjė mė bukur, me fisnike, as mė e lumtur se tė flitet pėr lulet. Rroftė ditė e luleve dhe ēdo ditė, me lule shumė, brohoriti nė vete).
Nė pritje... Tė Ditės sė tė Dashuruarve... Shėn Valentinit... Tė takimit tė parė mė dashurinė...
(Episod: njė i ri kishte rėnė nė dashuri tė madhe mė njė vajzė tė bukur. Asgjė e jashtėzakonshme, sikur ajo tė mos kishte qėlluar pėr mė shumė se gjysmė metri mė e gjatė se ai. Njė ditė, pas shumė peripecish, qė tė largohej prej tij, pa ia lėnduar sedrėn, i thotė: sa djalė i mirė qė je, sa i lezetshėm, megjithatė... Nė fjalėn qė ajo nuk mundi ta shqiptonte, e gėlltiti me vėshtirėsi, ia priti ai: mos merr kasavet, edhe unė jam i gjatė, mė i gjatė se ty, por nuk e di se ēfarė me ka gjetur sot!).
Nė pritje tė motit tė mbarė... me diell shumė e qiell tė dėlirė. Nė pritje tė paqes e, kurrė... asnjėherė dhe ne asnjė mėnyrė.... tė luftės... (Saktėsim: nė kėtė kthesė enumeracioni tė pritjes nė pritje, Ndreut nė mendje i zbardhi fytyra bujare e Nėnės Tereze. Nėnės sė humanitetit dhe paqes). Nė pritje tė kėpucėve tė reja... Kostumit tė ri. Fustanit me lule shumė... tė trendit mė tė ri tė modės krik. Nė pritje tė vendimit pozitiv gjyqėsor. Nė pritje tė rezultateve tė konkursit letrar, pėr tregim tė shkurtėr dhe pėr prozė e poezi, pėr dramė, pėr ese... Nė pritje tė ēmimit Nobel pėr letėrsi, pėr shkencė a lėmenj tė tjerė humanitarė. Nė pritje tė botimit tė veprės letrare..., shkencore, publicistike. Nė pritje tė pėrurimit solemn... Nė pritje tė ditės sė dhėnies sė provimit... pėr shofer. Nė pritje tė trenit, autobusit, fluturimit tė avionit... Nė pritje tė hapjes sė dritės jeshile tė semaforit. Nė pritje tė cingėrimės se ziles pėr pushim tė gjatė... midis orėve tė mėsimit. Nė pritje tė njė letre... kumti tė mirė... (Protestė: letrat me kumte tė kėqija, ngatėrrofshin rrugėn e kurrė mos mbėrritshin!). Nė pritje tė marrjes se lejes sė qėndrimit... tė natyralizimit. Nė pritje tė njė ideje tė mirė, origjinale... pėr njė vepėr tė denjė artistike, teatrore a kinematografike... tė dimensioneve tė mėdha. Nė pritje tė koncertit e solemn... tė muzikės argėtuese e klasike. Njė pritje tė njė telefonate... me lajm tė gėzuar pėr njė lindje tė mbarė. Nė pritje tė fitores sė duelit nė kampionat futbolli, nė botėror... nė ēdo fushė tjetėr sportive. Nė pritje tė ditės se Shėngjergjit...
Nė pritje tė... Nė pritje tė pritjes...
Nė pritje tė Godosė, Godenom, Godeom, Godoom, (lexo: Zotit), - njėsoj, qė nuk do tė vijė kurrė! ( Etragoni-Gogo dhe Vladimiri-Didi, le tė presin sa tė duan, sa t’ua han qejfi. Nė fund do tė mbesin me gishta nė gojė: ngadhėnjyesit marrin frymė vėshtirė!).
Qė nga fillimi, i numėrimit tė gjithė atyre shtigjeve e kthesave tė pritjes, e kishte tė qartė se, sado i parregullt, i pasistemuar, as kronologji, pa kurrfarė logjike, as filozofike as empirike, ashtu qartė, e pastėr dhe virgjėr, siē i vinin ndėr mend, pėr njė gjė ishte i sigurt se e tėrė kjo ecejake, do tė pėrfundojė me tri pika. Tri pikat janė vėrtetėsi e pamundėsisė qė tė zihen tė gjitha pritjet, tė shtihen si rruazat nė pé. Pėrpara se tė vėrė pikė nė regjistrin e pėrkohshėm tė pritjeve, sikur i doli pėrpara njė llogari e ēuditshme: mė shumė shtigje pritjesh, se jetė! Pa hezitim shtoi: nė pritje tė vdekjes! Ajo vjen vetė, edhe atėherė kur mė sė paku e presim.
Iu begenis ky konstatim. Ndjeu kėnaqėsie, qoftė mashtruese. Pėr kėtė kapak kutie tė quajtur jetė!
Nė ēastin e gėzimit jetėshkurtėr, qė, mė nė fund, kishte zėnė drejtimin e cakut paksa mė tė qartė, qė shpinte nga dritė e horizontit, dhimbjen e rrugės se vet tė shkronjave, ia rrėfeu njė dashamiri tė letėrsisė, qė, ndryshe nga tė tjerėt, ia admironte tekstet. I lexonte me kėnaqėsi tekstet e tij dhe i komentonte, duke provuar tė nxirrte nga andej, fije tė fshehura arti, xhevahir tė rrallė.
Kishte nisur prozė tė re. Hėpėrhė e kishte emėrtuar prozė pa pozė. Prozė pa emėr, Ėndrrallat e Ndreut, a kėshtu disi. Ky hamendėsim, mė sė miri, dėshmonte se as vetė nuk e kishte tė qartė sė ē’shkruante. Nė thellėsi tė vetes ndjente se nuk ishte as afėr asaj qė synonte. I trimėruar, si dėshtaku kur ngre disa gota pije tė fortė, bashkėbiseduesit i rrėfeu se ėshtė rrokur fyt me fyt me fenomenin pritje dhe se nyjėn e enigmės e zgjidhi me tė parėn fjalė, mė tė parin shteg qė i erdhi ndėr mend.
- Ėshtė fenomen interesant pritja, ia ktheu miku. Gjithmonė nė pritje tė diēkaje. Nė pritje tė pambarim. Sikur njeriu nė jetė nuk bėn tjetėr, veēse pret. Pret. Jeta nuk ėshtė tjetėr, veēse pritje qė e mban njeriun gjallė, sa tė jetė gjallė. Pritjes duhet shtuar edhe shpresėn, i tha miku. Shpresa, barabar, njeriun e mban gjallė.
- Tė shkruarit ėshtė si puna e seksit. Pėr seks tė mirė, duhen plotėsuar parakushtet. Duhet pritur (ja edhe njė pritje!) sa tė vijė qejfi. Tė ngjallet oreksi. Tė ngrihet mirė... E pastaj, mund tė hidhesh nė sulm. Pa tė ardhur ideja e mirė, si pa pasur ereksion, tė mirė e tė furishėm krijues, vėshtirė se do tė bėsh seks tė mirė, vėshtirė se bėhet punė e mirė krijuese. Si seksi pa ereksion, njėsoj, edhe autori i pa ereksion krijues, veē sa e mundon, nuk e kėnaq dot partnerin, lexuesin, nė kėtė rast!
Sado e veshur me petk qesėndie, fjalėt e mikut, ishin vrastare nė vėrtetėsinė e tyre. Si gozhda iu ngulėn nė kokė. E kroi kryet aty ku i qe shpifur se gozhdėt i janė ngulur!
Doli nė shėtitje tė shkurtėr. Sa pėr tė trembur demonėt... Vetiu ktheu nė kafene, ku, kohė pas kohe, pinte kafe nė filxhan tė madh. Kur kamerieri i solli vetėm njė filxhan tė madh kafeje, me njė gotė tė madhe ujė tė ftohtė, sa nuk reagoi. Ndėrkohė, pėrballė i ishin shfaqur miqtė. Nė pėrfytyrim tė beftė. Halucinacion. Asgjė tjetėr. Pasojė e lodhjes. Nga puna qė nuk i ecte mbarė. Gozhdėt i rraseshin gjithnjė e mė thellė.
- Jo, nisi tė fliste, me veten e vet, sikur tė kishte ēelur bisedė e dialog polemizues, me mikun, hijen e tij.
- Nuk ėshtė krejt ashtu si thua ti. Do tė ishin shumė tė rralla aktet seksuale, qė, aty pėr aty, nisin rrufeshėm e papritmas, siē thua ti. Studiuesit e seksologjisė, pėrgjithėsisht, dijetarė, qė shkencėrisht merren me kėtė problematikė, kėshillojnė paralojėn. Ngacmimin. Pak e nga pak. Drejt cakut. Me ledhatime. Me prekje tė lehta. Me lėvizje tė buta gishtėrinjsh gjithkah viseve tė nxehta, tė ndjeshme, erotike. Ledhatime tė lehta sipėr bregoreve tė haresė. Poshtė e pėrpjetė fundbarkut. Me ndalje nė vorbullėn e kėrthizės. Me rrasje duarsh mes kofshėve tė femrės pėr t’ia zėnė nė grusht zogun e zi, tė trembur... e kėshtu mė radhė, derisa buzėt tė puqen mbi buzė. Asnjė punė, ama asnjė, as vetė akti seksual, nuk fillon drejtpėrsėdrejti. Me yrysh, as turjela nuk shpon drurin. As kazma s’e rrėnon shkėmbi. As gozhda me vrull nuk ngulet nė mur (krye!). As thika nė zėmėr... As avioni nuk e merr havanė menjėherė. I duhet gjėmė ulėrime mbi tokė, derisa tė ngrejė kokėn dhe bishtin. Njė lloj paraloje ėshtė e domosdoshme edhe pėr zogun e havasė, madje.
- Me kupto drejt, mik i dashur, ka shumė ditė qė trupi nuk me bėn lum. Por, gjithsesi, mendoj unė, mė mirė tė shkruhet njė prozė ēfarėdo qoftė, se tė mos shkruhet fare. (I lumtur pėr kėto fjalė, qė do t’ia thoshte mikut, sapo ta takonte, pagoi kafenė dhe u ngrit. Mbi bardhėsinė tiketės shėnoi ēelėsin pėr hapjen e portės sė kapitullit tė ri. Qė do ta vazhdojė nesėr. Me kusht qė gjatė natės se errėt tė mos i ngjajė ndonjė avari!).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:38 pm

13-2

Ngjashėm me shkrimtarin e njohur, George Orwell, kur nė vend se me fjalė, titullin e romanit tė tij tė ri, pat vendosur ta emėrtonte me numra. Tė vitit 1948!
Nė vend tė numrit tė zgjedhur, i ndodhi ngatėrrimi, dhe shėnoi 1984!
E la ashtu siē e shėnoi. Nuk ia qiti keq!
Me siguri kjo ndikoi, i dha kah tė ri rrėfimit dhe krejt pėrmbajtjes sė romanit. Njėsoj i ndodhi edhe Ndreut. Nė vend se tė shėnonte numrin katėrmbėdhjetė tė kapitullit tė ri, shėnoi numri trembėdhjetė. E la ashtu siē ishte. Nuk e nguci.
E pabesueshme, por e vėrtetė, pikėrisht nė atė ēast, nė ekranin e televizorit plasi lajmi i zi.
Gėrdec!!!
Tragjedi trishtuese, nė fshatin Gėrdec, nė depon e municioneve. Fabrikė e shpėrthimeve. Me shumė punėtorė!
Nė ēastin kur synohej qė faqja nė vijim e librit tė mbushej me tekst tė paraparė, nisi me tym tė zi. Me flakė. Me panik. Me shifra tė kobshme. Me tė vrarė. Me mė shumė tė lėnduar. Me tė shpallur tė humbur e tė zhdukur. Tė ngujuar nė korridore. Me gėrmadha shtėpish. Me shkatėrrime. Me pamje e skena tė njė filmi rrėnimtar...
E pakuptimtė, si e pamoralshme, tė vazhdohej mė tutje. (Rikujtuese: edhe njė herė, pėr kushedi tė satėn herė, Ndreut i erdhi, i piku si kumt, menēuria qė thotė se: jeta shkruan romane. Romane tė zeza. Sa keq. Sikur tė shkruante veē romane me tema tė mira e motive me diell. Kjo faqe shpallet – zonė nė fatkeqėsi!).
Flamuri bie nė gjysmė shtize.
(Shtesė: gjithmonė, qysh se di pėr veten e vet, Ndreu, vuante nga besėtytnia. Si prej djallit frikohej nga numri trembėdhjetė. Vuante nga triskapofobia, a si i thonė saktėsisht asaj fobie tė ligė, frikės nga numri trembėdhjetė!). Nė atė ēast zie, hodhi “penėn” mėnjanė. Bloi me hidhėrim: ky mars i mallkuar vazhdon tė marrė jetė njerėzish nė ujė, nė tokė, nė hava. Ishte bluarje e tij, apo mbase titull i shėnuar nė ndonjė faqe gazete.
Ē’rėndėsi?
Sytė iu pėrlotėn. Qau.
Do tė vazhdojė punėn, sa t’i shmanget mjegulla e trashė qė iu mblodh si qefin i zi rreth kresė!
(Shtesė: Ja se ēfarė, ndėr tė tjera, do tė shkruajė nė gazetė, mė shtatė tė muajit shtator, tė po atij viti. Gjashtė muaj pas tragjedisė. “Nėpėr njė udhė fshati, gjithandej me pluhur tė pashuar, (si i Saharės tė ishte), rruga me shpie drejt Gėrdecit. Si ēekan mbi tėmtha mė rrihte titulli i reportazhit qė do ta shkruaja: Nė Gėrdec, shkruhet tragjedia!” (Plotėsim: tash, kur pas disa ditėsh, qes nė letėr kėtė kallėzim, ul tonin, tragjedi e zėvendėsoj me fjalėn dramė. A nuk mjafton edhe kaq?!).Tragjedi a dramė, por me shumė akte e viktima. Njėzet e pesė, gjashtė...?! Dėme tė parikuperueshme materiale. Dridhje tektonike politike. Prishje karrierash. Dorėheqje. Heqje imunitetesh. Polemika tė pafund. Nė Parlament. Nė faqe gazetash. Nė emisione televizive... Gjykime, pa mbarim. Dėshmi... Korrupsion... (Mbyll veshėt, mos dėgjo! Trčs dangereux, tepėr rrezik! – siē do tė thoshte drenusha e tij, Léa).

̊̊̊
Shėmtia kishte plasur nė lagjen Ustali, larg fshatit, qė, i qetė, i patrazuar, i bardhė, si i larė dhe i pastruar me detergjentin mė tė mirė, solemn dhe i heshtur, shtrihej mbi kodrina. “Flinte” rehat, sikur asgjė tė mos kishte ndodhur ndėrkohė. Kėshtu ngjajnė tė gjitha vendet, pasi andejpari parakalon njė shtrėngatė shkatėrrimtare, vėrshim, tėrmet... Kraterit tė gropės nė epiqendėr tė pėlcitjes, nuk mund t’i afrohesha... I qasem njė shtėpie shtatlartė, gjithnjė duke bėrtitur: o i zoti i shtėpisė, o i zoti shtėpisė! Pas porosisė sė mjeshtėrve, nėpėr labirinte shkallėsh, gjendem mbi kulm. Me ngut, shtėpia ngjitej drejt kupės blu tė qiellit, nė gusht. Plagė nė tokė (dhé) tė lagjes Ustali – plagė nė zemrat tona! Krejt ē’merrte shikimi, tash ishte kantier ndėrtimi dhe rindėrtimi. Ndėrtoheshin shtėpi tė reja, tė mėdha, moderne, si nė Zvicėr, si nė Francė... Gjithkah jehonė makinash, gjithkah gjallėri. Gjithkah rikuperim... Eh, medet, sikur rikuperimi i jetėve njerėzore, tė ishte i mundshėm! Nė shtegtim tė shkurtėr lagjes Ustali, ndesh, ndėr tė tjerė, edhe tridhjetedyvjeēarin, Luftim Gėrdecin, fytyrėn e tė cilit, gjithmonė tė trishtuar, qartė e kujtojmė nga ekranet televizive, tek rrėfente pėr tragjedinė. Pėr tė vrarė e djegurit e mė tė afėrmit e shpirtit.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:38 pm


14

Do t’i duhej kohė mė e gjatė sesa pandehte pėr shėrimit nga tragjedia. Tė rikuperohet. E mundur qė njeriu tė shėrohet tėrėsisht nga tragjeditė dhe traumat qė shkaktojnė ato? Nuk ėshtė pėr t’u besuar. Nė asnjė laborator, tė asnjė mjekėsie, sado tė zhvilluar, deri me sot, nuk ėshtė zbuluar medikamenti qė shėron zemrėn e lėnduar. Nga dhimbja pėr humbjen e fėmijės, tė tė afėrmit, tė sė dashurės, tė tė dashurit.
Jeta vazhdon.
Riktheu nė kujtesė ēastin e vetėm para disa ditėsh, kur nė shėtitjen e mbrėmjes, ndaloi hapin mbi njė urė viadukt. Nė mbikalim mbi njė autostradė. Me komunikacion tė dendur. Qė, vetėm pas disa kilometrash, gjarpėrimi i ndalej nė prehrin e bjeshkės mė tė lartė nė Evropė. Nė Mont Blanc. Gjithmonė veshur me rrobė tė bardhė nusėrie.
Asaj buzėmbrėmjeje, si e huazuar nga faqe e prozės mė tė mirė klasike, i hodhi njė vėshtrim plot pikėllim e nostalgji, kolonės se paprerė tė automjeteve nė ngarendje. Atė ēast, sikur papritmas u gjend pėrballė pyetjes: njėmend, ēfarė do tė ndodhte, po tė ndėrroja jetė nė ēast, papritmas, kėtė dakik, qe tani, menjėherė..., mbi ketė urė-viadukt!?!
- Asgjė nuk do tė bėhej, iu gjegj vetes. Fugimi i automjeteve pėr tė dy kahet e superstradės do tė vazhdonte i pa trazuar fare. Nuk do tė pushonte qoftė edhe pėr njė sekondė tė vetme.
Kanė vdekur, vdesin dhe do tė vdesin pėrditė njerėz tė njohur, qė njerėzimit i dhanė vepra kolosale. Edhe pas vdekjes se tyre, jeta vazhdon. Ecėn pėrpara. Nuk pushon rrjedha e saj. Sa pėr ngushėllim, tha me vete, mirė qė ėshtė kėshtu dhe vazhdoi me hap tė plogėsht, si tė shkonte drejt vdekjes. Sypatrembur!
Nė ēast hoqi gjysmėshtize flamurin dhe i pikėlluar qėndroi mbi faqen e bardhė tė monitorit. (Ndėrhyrje: nga gjithė ato pamje plot trishtim madhor dhe tė paharrueshme kurrė, qė, nė mėnyrė dokumentare dhe origjinale, tė rikujtonin plasjen e bombės atomike mbi Hiroshimė a Nagasaki, nė kujtesė iu kishte ngjitur pamja e marrė nga helikopteri, nė Gėrdec. Me syrin magjik tė kamerės, xhiruesi kishte pėrngrirė njė pamje origjinale: dy lopė nė njė lėndinė, nė ēastin e shpėrthimit tragjik. Derisa njėrėn lopė e kishte goditur predha vdekjeprurėse, tjetra, pėr shtatė palė qejfe, vazhdonte kullosėn. Thua se, ndėrkohė, asgjė e veēantė nuk kishte ndodhur nė univers).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:38 pm

15

Pa pritur shėrimin, sė paku pėrtharjen e plagės nga tragjedia mė e re, pas asaj qė ndodhi nė liqen, (Interesant: dramat e tragjeditė, sikur janė pėr ngut dhe nė garė tė pėrhershme, se cila do tė jetė mė e egėr, mė e kobshme se shoqja...!), tashmė kishte shėnuar, nė kompjuter, kapitullin me numėr pesėmbėdhjetė. Qė, nė fakt, ishte shtegu i pesėmbėdhjetė, me disa kthesa (numra) tepėr, drejt kėsaj aventure. Kėsaj maratone vetjake. E pesėmbėdhjeta, e shėnuar mė shifra tė mėdha e ngjyrėforta, mė fort i ngjau njė gremine tė skėterrshme, sesa njė rruge normale nga duhej ecur. Kthim mbrapa nuk ka. Kjo ishte rruga e tij e fundit. Edhe nėse nuk shpie askund!
Hapėsira qė kishte para vetes, mė parė se njė “fletė” e bardhė kompjuteri, i ngjasoi nė njė shkretėtirė tė pamatur, etjeje tė pashuar asnjėherė, skajet e se cilės nuk do t’i shkelė kurrė. Kurrė nuk do tė dalė nė bregun tjetėr. Ndėrkaq, kushedi para kujt, ishte zotuar se do ta kthente nė tokė tė punueshme pjellore shkretėtirėn e paanė, me synim qė prej saj tė nxirrte rendimente sa mė tė larta, me fruta tė ėmbla a drithėra tė cilėsisė sė lartė ushqyese. Mbi atė hapėsirė, synonte tė mbillte fidanėt e tridhjetegjashtė shkronjave tė alfabetit tė gjuhės shqipe, shumėzuar pėr mijėra herė nė gėrshetim, pėr tė nxjerrė e vjelė prej tyre harmoni diellore, ngjyra shkėndijuese...

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:39 pm

16

Nė vend tė mrekullisė sė synuar, si i paftuar vjen, e dhunshėm hyn nė kallėzim, emri paksa i ēuditshėm i fshatit Gėrdec, qė sikur ishte sajuar pėr njė ngjarje tė rėndė e tė shėmtuar, njėherazi. Ka emra tė tillė qė, as qė nuk mund te shkruhen me shkronja tė bukura. Nuk mund tė stolisen me asgjė. Ėshtė e vėrtetė se, nė shumė raste, emri vetė ėshtė pėrcaktues i fatit tė bartėsit tė tij. Me krupė, sot e gjithė jetėn, do tė kujtojė emrin e zorshėm tė fshatit Gėrdec!
“Njė ndjenjė e parehatshme kotėsie”, (nga i piku kjo thėnie e bukur poetike!), le tė pėrsėritet edhe njė herė, pėr t’i marrė hak bukurisė sė saj: njė ndjenjė e parehatshme kotėsie, pra, i kishte fryrė nė vesh dhe qė nė fillim i kishte ardhur nė mendje se proza, qė e kishte nisur me mundime dhe pa ndonjė subjekt tė zgjedhur e pėr tė qenė, do tė jetė njė prozė e lehtė, subtile, sublime, fluide. Prozė urbane (Ndalesė: ngurroi tė thoshte moderne!), nė tė cilėn nuk ka as lirikė, as epikė. As shpata, as jataganė. As tanke e armatim tė rėndė, as bombė atomike nuk do tė ketė, kur, ja, e papritura, si thuhet, tė zė nė gjumė, si pėlcitja e njė bombe atomike, po - pikėrisht atomike, nė afėrsi tė Tiranės.
Do tė parakalojnė vite, do tė gjejnė amshim brezat, njėri pas tjetrit, do t’u bashkohen tė shkrumbuarve nė kėtė zjarr, e nuk do tė harrohen flakėnaja e tymi mbi fshat e kodrina pėrreth. Tamam si kėrpudha famėkeqe e bombės atomike, kur pėlciti nė Lindjen e Largėt, nė Hiroshimė tė Japonisė. Si tė tillė, nė shfaqjen e saj tė frikshme, atė kėrpudhė tė zezė, forme tė ngjashme me njė kuēedėr vigane, e transmetuan stacione televizive nė tėrė botėn. Sidomos nė rubrikėn e popullarizuar, “no coment”, nė Ewro News.
Tym e mjegull iu dyndėn mbi kompjuter.
Avari!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:39 pm

17

Synonte tė shkruante prozė ndryshe, jo vetėm nga ajo e shkrimtarėve para tij, por ndryshe edhe nga vetvetja. Pandehma nuk tregohet paqeruajtėse, njerėzore. Pėrkundrazi, shfaqet egėrshane, tejet mizore. Pandehte tė shkruante njė lloj proze, edhe nėse jo aq tė arrirė, origjinale. Vetėm e tij dhe e askujt tjetėr. Tė mos kėtė pėrngjasime me asnjė tjetėr.
Kishte dėgjuar, asgjė mė tepėr nuk dinte, pėr tė ashtuquajturėn prozė intime. Pretendonte t’i binte nė hulli pikėrisht asaj. Prozės nė tė cilėn nuk ka as tė vrarė, as tė plagosur. Nė tė cilėn nuk ka as tym, as mjegull, as shpėrthime, as alarme ambulancash tė ndihmės sė shpejtė, as sirena, as uniforma, as minahedhės as minazbulues, as helikopterė, as reporterė, qė, me panik mbuluar, me ndjenjėn e heroizmit e tė viktimizimit, raportojnė nga vendngjarja. Digjej nė flakėt e verdha tė idesė, tė qiste nė letėr njė prozė nė brendinė e sė cilės nuk do tė ketė flukse tė ikurish e refugjatėsh, nuk do tė ketė spitale, as civile, as ushtarake, nuk do tė ketė shpėrngulje biblike, as kurrfarė tė tjera, as strehime. Qė nuk do tė ketė as nisje tė tė plagosurve rėndė drejt spitaleve tė vendeve fqinje pėr njė grimė hise jete mė tepėr. Nuk do tė ketė skena tė tmerrshme, lot, as shkulje faqesh e flokėsh. Nuk do tė ketė vaj. Tė vrarė, tė zhdukur, as tė pagjetur. Dėme materiale. Rindėrtime shtėpish tė rrėnuara. Kompensime materiale e premtime tė tjera, boshe. (Pyetje: me ēfarė mund tė kompensohet jeta e njeriut. Jeta e njė fėmijė, pas lodrave apo para nisjes pėr nė ditėn e re tė shkollės).
Nė prozėn e tij, e vetėm tė tij, (paqėsore a paqeruajtėse?) me mangėsitė dhe pėrparėsitė e saj, nuk do tė ketė hetuesi e ndjekje penale. Nuk do tė ketė tė dyshuar, pėr shantazh e mitmarrje. Nuk do tė ketė tė dyshimtė pėr pėrzierje nė llum korrupsioni. Nuk do tė ketė dorėheqje funksionarėsh tė lartė, as kėrkesa pėr rėnie qeverish e krizash tė tjera qė vijnė pas tyre. Me njė fjalė, nė prozėn e tij nuk do tė kėtė asgjė tė parė, as tė dėgjuar deri mė tash. Tė njohur mė parė. As arena lufte e fushėbeteja, as kėshtjella e fortifikata. As luftėtarė me hanxharė. As kuaj me hingėllima e turfullima, me shkumė tė bardha nėn hekurat e frerėve. As zhurmė, as panik e gjullurdi, zotohej ai, nuk do tė ketė nė punėn e tij. As zbrazje me jehonė armėsh, tė lehta, as tė rėnda, nuk do tė ketė. Nuk do tė ketė asgjė tė kobshme e tė keqe. Asnjė gjė nga tė kėqijat qė tė mbushin helm, tė ēojnė tė vjellat dhe tė ngrenė mishtė. Ky ishte kushtrimi i tij solemn, vetė me vete!
Gėrdec, emėr i keq!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:39 pm

18

Gjithēka u prish, ndėrkohė. Gjėrat u mbėshtollėn e u bėnė rrėmujė. Lesheli. Hapėsira, mbi tė cilėn pandehte tė shtronte njė mozaik temash, tashmė i kishte dalė dore. Nuk drejtohej prej atij vetė. Timonin e kishte marrė njė pilot tjetėr. Njė pilot amator, qė me ngut kėrkonte thepin e parė tė kreshtės sė lartė tė pėrqafimit fatal. Katastrofės nuk do tė shpėtojė asnjė udhėtar. Asnjė anėtar ekuipazhi.
Nė kėtė fazė ndėrtimtarie, kur ēdo gjėje i qe prishur terezia e ish ēekuilibruar, as ėndrrat nuk ishin mė si ato tė mėparshmet. Si dikur. Krahėbardha. Ėndrra qė ēojnė drejt viseve
tė panjohura. Drejt gjėrave tė bukura, si nė ėndėrr. Si nė poezi. Kur mė e bukura, ndėr ato visore, ėshtė Ajo. Tash me ngjyrė bakri, kur nė tė gjitha pjesėt e trupit, edhe ato mė intimet, i janė veshur e kallajisur me ngjyrė tė lehtė remi. Shfaqet nė fund tė plazhit. Duke u thyer e pėrdredhur mbi rėrė. Ecėn me ndrojtje. Nė prekje tė lehtė. Si tė shkelte mbi vezė e jo mbi rėrė tė plazhit tė paanė tė detit. Pėr nėn ēadėr tė madhe nė bregdet. Pėrpėlitja e ēapitjes sė saj u ngjan flatrave tė njė shpendi gjigant kur bėhet gati tė fluturojė. Ajo vjen drejt. Ulet afėr tij. Merr pije freskuese. Me qartė se nėpėr kashtė, lėngu i shijshėm qė thith me ėmbėlsi, shihet tek i pėrbirohet nėpėr tė bardhėn gushė. I ulet nė prehėr. Mund tė shtrihen bashkė mbi rėrė. Tė zhyten nė ujė. Tė drekojnė bashkė. Mund tė bėjnė bashkė ē’t’u dojė zemra. Tė shtegtojnė labirinteve, ngado qė i shpie fuqi e ėndrrės, imagjinatė e saj...
Krejt kjo, nuk ėshtė tjetėr, pos njė konstruksion i brishtė, i ngathėt, i pashpirt, anemik dhe i parealizuar letrarisht. Njė pandehmė shterp dhe etje zhuritėse nga ato nė tė cilat flaket ēdokush nga dėshira dhe ideja qė, sė paku, t’i shfaqen nė ėndėrr.
Nė gjumin e natės sė shkuar, pėrnjėmend, i ishte shfaqur njė ėndėrr e tillė. Nga ato qė lėndojnė kėdo qė rrėmbejnė. Pas kėmbės sė majtė, i ishte ngjitur njė qen buēkan apo gjallesė tjetėr mė katile. Me lėvizje tė imėta trishtuese, kur qarkullonte nėpėr tėrė trupin si elektricitet shumėvoltėsh, kur egėr e ritmikisht provonte qė dhėmbėt (ku i fshihte ata dhėmbė, kur ishte e vockėl fare!), t’ia ngulte nė mish. Duke ruajtur qetėsinė hyjnore, pėr tė mos rėnė pre e frikės dhe panikut tė patakt, i jep shpinėn njė lisi a peme dhe gjen njė krande, si bėrė gati pėr tė, pėr t’iu gjend pranė, nė atė ēast tė lig, dramatik. Tamam kur bėhet gati ta qėllojė fuqishėm, pėr vdekje ta godasė, keq ngatėrrohet, ngase nuk kishte fuqi, as hapėsirė manovrimi. Sa nga pamundėsia, sa nga inati, mė fort se nga frika dhe paniku, shpėrthen kllapat e ėndrrės fatkeqe. (Gati e tepėt dhe panevojshme fare tė shtohet se Ndreu ishte qullur nė djersė tė ftohta morti. Kjo kapėrcehet, nė emėr tė origjinalitetit dhe tė mospėrsėritjeve, tė nxjerra nė pah, tė shėnuara, tė shqiptuara e tė bluara, mė mijėra herė tė tjera, sa herė kallėzohet njė ėndėrr e keqe!?).
Ēfarė dite mund tė pjellė njė natė me njė ėndėrr tė tillė gjakpirėse, midis saj?
Kurrfarė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:40 pm

19

Nė ē’gjendje qė ishte, nuk kishte kuptim tė hidhte hap tė ri. I kishte tretur orientimi. Nuk kishte asnjė busull, as mjet tjetėr orientimi, pėr tė gjetur njė ble drite, sado tė zbehtė. Njė orientir qė do ta nxjerr nga llumi. Nga rėra e gjallė, nga tuneli pa dritė, nga udhėkryqi i ngatėrruar, ta ftillonte drejt bregut tjetėr, tė mundshėm.
Si shumė herė mė parė, priste qė, befas, nė horizont t’i shfaqej engjėlli mbrojtės! Pėrherė i njėjti. I sė njėjtės pamje. I sė njėjtės moshė. Pėrherė e gjithmonė i veshur mirė, solemnisht. Me veshje tė papėrfytyrueshme, pa asnjė pėrkatėsi stili. Jashtė ēdo mode tė njohur. Nė tė kaluarėn, as tė sotmen. Sot, por, ah sot, engjėlli i tij besnik, si tė mos ishte ai i djeshmi, i njė dite mė parė. Si tė mos ishte ai i pėrgjithmonshmi. Ishte i pafuqishėm. Nuk mund ta nxirrte nga lloēi. Ta shkundte depresioni. T’ia hiqte, si me dorė, tė zitė e momentit.
Thyerjen. Dėshpėrimin. Vuajtjen...
Jo, sot, jo!
Mė pak i bardhė, ishte engjėlli sot. Mė i pafuqishėm. I paaftė pėr mrekullira. Qėndronte pranė tij, si i shtangur. Si i padukshėm. I pafuqishėm. Inert. I pėrgjumur. I painteresuar... pėr asgjė ē’po ndodhte rreth tij. E, nė atė ēast, lozej dramė e madhe. Tuneli ishte mė i gjatė dhe mė i errėt se asnjėherė mė parė. Nuk ishte vetėm tunel. Ishte humnerė. Hon i pafund. Trishtues. Pa askund rreze drite.
Nė tehun e mprehtė tė dilemės, nė majėn e saj. As andej, as kėndej, ripėrtypja ei kėsaj fjalie, e vrau Ndreun. E rrėnoi. E dėrrmoi tė tėrin. Kujtoi, qartas kujtoi, se kėtė fjali, tekstualisht, e kishte pėrdorur njėherė. Shumė kohė mė parė. Madje e kishte zgjedhur pėr titull dhe e kishte vėnė nė krye tė njė tregimi tė shkurtėr, porse tashmė nuk i kujtohej asgjė tjetėr, madje as subjekti qė trajtonte!).
Nė atė ēast kritik, shkatėrrimtar, kur ēdo gjė desh e shqelmoi, pėr ta hedhur nė tė panjohur, kur pandehu tė kthehej andej nga ishte nisur, qoftė edhe pėr tė gjetur portėn prej nga ka dalė e ka ardhur nė kėtė botė, me nofulla tė shtrėnguara, bėrtiti deri nė kupė tė qiellit: nuk bėn mė kėshtu, papritmas e rrufeshėm, siē ndodh pėrgjithmonė, ngjau mrekullia. Miku i mirė e fisnik, e ftoi pėr njė kafe. Ashtu, rreth filxhanėve me kafe tė shijshme, ēelėn bisedė. I rrėfeu mbi njė emision tė mbrėmshėm televiziv. Pėr bisedėn e gjatė me njė shkrimtar tė shquar, tė ftuar. Ndėr tė tjera, ai kishte treguar se si, me njė rast, kur asgjė nuk kishte afėr vetes, madje as fuqi fizike, si pėr inat tė vetvetes, nė ecje nė kahun tjetėr tė rrjedhės se lumit, kishte nisur roman tė ri. Nė ēastin kur ishte mė se i demoralizuar, i deprimuar, sa s’ka mė. Kur i kishin ikur tė gjitha fluturat e bardha dhe kokėn e kishte bosh. Kur nuk kishte as ide, as motiv, as temė pėr tė qenė. Si pėr inat tė kėsaj gjendjeje tė mjerueshme, kishte filluar tė shkruante pa pushim. Si i ndjekur pėr vdekje. Nė fund tė kėsaj beteje tė pėrgjakshme, kishte vėnė pikėn. Nė faqen e fundit tė njė libri tejet vėllimshėm. Romancieri kishte sqaruar se dorėshkrimi kishte dalė i gjatėsisė marramendėse, si pasojė e mungesės se idesė sė qartė, kur projektin nuk e kishte tė kthjelltė, qė nė nisje nuk e kish pasur nė kokė. Kishte shkruar pa lidhje. Kishte llomotitur. Kishte bredhur djathtas - majtas. Dhe, ēfarė i kishte ndodhur shkrimtarit tė madh? Ajo qė mė sė paku e kishte pritur! Pikėrisht ai roman, menjėherė pas daljes nė dritė, qe bėrė bestseller dhe ishte shpallur kryevepėr e tij!
(Shtresė: Sa mė shumė qė miku pėrimtonte rrėfimin, aq mė afėr ishte Ndreu t’ia zė fijen petės, tė (ri)ngjallė kujtesėn, kur qartazi i kujtohej dhe titulli i atij romani mbi tė cilin ishte fjala: “Une fźte en larmės”, tė cilin, pa e ditur fare kėtė histori tė lindjes se tij, e kishte lexuar me admirimin me tė madh dhe se autorin e atij romani lumė, Jean d’Omesson, anėtar i Akademisė franceze, e donte dhe ēmonte dhe e kujtonte me respekt tė madh dhe tė veēantė ngase, pėrkundėr se ishte mjeshtėr i letrave, kalorėsiak i tyre, kishte qėlluar edhe modest dhe i hareshėm, pa kursim, nė ēdo kohė tė shfaqjes se tij publike!).

̊̊̊
Paguan kafetė dhe dolėn.
Miqėsisht u pėrshėndetėn.
Kur u nis pėr nė shtėpi, Ndreu kishte ndjesinė se hapi i qe lehtėsuar. Nga zemra i qe hequr njė gur i madh. Njė gozhdė. Aq mė parė kur rrėfimi i mikut nuk ishte as trillim, as sajesė imagjinare, prandaj ishte tejet i mirėseardhur pėr tė. Si gejzer nė shkretėtirėn pėr njė tė shkretė, gjithmonė buzėshkrumb etjeje pėr njė pikė ujė. Edhe njė herė ripėrtypi fjalėn e mikut, kur e porositi qė tė mos mbante merak, tė mos vuante se, pa fije dyshimi, edhe ai do tė, nga punėtoria e tij e vogėl, do tė nxirrte diēka tė vyer.
Ka shkrimtarė qė nuk dinė tė shkruajnė keq, si nė vegim, iu kujtua fjala prej mjalti e mikut! – edhe pse kjo nuk kishte asnjė lidhje me tė, Ndreun.
Rrugės pėr nė shtėpi, nė njė cep tė sheshit tė vogėl, ku zakonisht grumbullohen orendi dhe sende tė tjera shtėpiake tė dala pėrdorimi, sytė i shkuan tek nė njė karrige tė padėmtuar gjithaq, punuar enkas pėr tavolinėn e kompjuterit. Nga larg shihej se ishte karrige pėr fėmijė, ēilimi qė thua se prej barkut tė nėnės kanė dalė bashkė me kompjuter. Iu avit. E mati dhe e ēmati, me shikim. E shtyu para e mbrapa. Rrotat i funksiononin si duhet. E mori. E shtyu siē shtyhet poussette, karroca me fėmijėn mbi tė. (Episod: ishte dita e trembėdhjetė qė kishte nisur shkrimin. Pikėrisht atė ditė, ndėrroi karrigen. Karrigen e vjetėr e flaku mėnjanė, me rrėmbim, thua se ajo ishte fajtore pėr gjithēka. Pse puna nuk ecte pėr se mbari. Para se ulej, u lėshua mbi karrigen e re. Hapi kompjuterin. Faqja e parė e internetit ia qiti pėrpara ofertėn e njė udhėtimi tė shkurtėr, por fantastik, nė disa nga vendet e Lindjes se Afėrt. Dokrra!).
Me naivitetin e njė fėmijė shtatėdhjetėvjeēar lidhi kushtrimin se, qoftė edhe mė kėmbė, tė merrte rrugė deri atje, te Gėrdeci. Tė dreqi. Si tė kthehet nga andej, do tė vazhdojė rrugėn e shkrimit aty, ku e kishte ndėrprerė, nė atė ēast.
Mbetet tė shihet ē’do tė ndodhė, aty e tutje?

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:40 pm

20

Sapo drekoi. Drekat dhe darkat, si dhe racionet e tjera tė tij, ishin aq modeste, saqė vetėm emrin e kishin tė tilla. Atė ditė, kishte ngrėnė sallatė me domate, spec djegės dhe qepė. Tjetėr nuk ishte me rėndėsi. Ēdo teshė tjetėr mund tė merrej si salltanet dhe dekor tryeze. Si rėndom, mė parė, kishte gėlltitur dozė ilaēesh tė shtyra me ujė. Pastaj kishte marrė rrugė serbes, tė gjatė. Nuk ishte ndalur aty ku e grishnin reklamat e agjencive. Kishte shkruar shumė mė larg. Pėrtej shteteve tė Lindjes sė Afėrt. Kishte shtegtuar nė Lindjen e Largėt. Edhe mė larg. Nė njė vend krejt tė ngujuar dhe tė panjohur.
Me hapa tė plogėsht, nga tryeza e ngrėnies, kish bėrė rrugėn e gjatė deri tė shtrati. I ngjau rrugė mė e gjatė se ato qė shpinin nė skaj tė botės. Lodhja, rraskapitja dhe tensioni e presioni, ia kishin gllabėruar gjithė trupin. E kishin mpirė. Nuk kishte fuqi tė shfletonte as shtypin e ditės. (Shtim: tash, kohėt e fundit, as ky idil nuk ishte mė, siē kishte qenė dikur. Tash, para e pas gjumit, va e pa va, orar e pa orar, nė ēdo kohė e nė ēdo vakt, hapte internetin e shikonte lajmet pa mbarim. “Shfletonte” gazeta tė panumėrta..., kthente pėrgjigje pėr ndonjė letėrkėmbim elektronik, e kėshtu me radhė).
Sa u shtri nė shtrat, treti nė pellgun e gjumit tė trashė. Tė rėndė njėsoj. Si ai i natės. Pak mė ndryshe. Kurrė, gati asnjėherė, nė gjumė tė ditės nuk tretej, nuk sharronte aq thellė, sa tė mos e dallonte se ėshtė nė gjumė tė ditės. Edhe ėndrrat, sado tė kėqija, shfaqeshin paksa ndryshe nga ato tė natės. Ishin mė tė shkurtra. Ishin mė pak katile, nė krahasim me ato tė natės.
Nga gjumi ditor, zgjohej edhe mė i lodhur. Mė i plogėsht. Mė i trishtueshėm. Nuk i ndihmoi shumė as thėnie e njė burrėshtetasi francez, se: “falė gjumit tė pasdrekes, kisha dy agime dite!”.
Nė skaj buze, si me pahir, i rrėshqiti ble qeshjeje, si e harruar. Pa se bri tryezės se kompjuterit ishte karrigia qė, ēaste me parė, njė gjumė dite mė parė, e kishte “blerė” nė poubell. (Reagim: kompjuteri nuk e hante fjalėn pubel. E qite cubel. E la ashtu siē me kryeneēėsi ngulmonte drejtshkrimi i instaluar, cubel, pra, le tė dalė ku tė dalė!). Zu vend aty, si tė ishte fron mbretėror e jo karrige e vjetėr, si zogėz pule, e lagur dhe e hedhur nė bėrllok. Si e shpallur e pavlefshme. Pelinin e pėrhershėm tė gojės, provoi tė zbuste me njė fetė molle, siē bėnte zakonisht, pėr ēdo ditė. Piu njė gotė ujė. Pak minuta i kaloi mbi biēikletėn (i)mobile, qė strukej nė kėnd tė ballkonit tė vogėl. Njė “luftė” e ashpėr me pėllumbat e zinj. (Psherėtiu: ah, sikur tė ishin tė bardhė!), qė me “cicėrimin” e tyre bezdisėse ia nxijnė jetėn duke ia prishur gjumin, vakt e pa vakt. (Zbulim: kurrė mė parė, nuk e kishte ditur sa e mėrzitshme, sa bezdisshme ėshtė “cicėrima” e pėllumbave tė zinj, kur nuk janė tė bardhė, siē janė pėllumbat e bardhė tė paqes. Mbase as ata, kėngėn s’e kanė hiē paqėsore).
Do tė trillonte edhe punė tė tjera, vetėm edhe pėr pak tė zgjaste kohėn, tė mos i afrohej kompjuterit, kur nuk kishte asnjė fije vullneti as fuqie, as pėr tė qenė. As karrigia e “re”, nuk kishte fuqi ta joshte, t’i avitej tryezės sė shkrimit. Tash edhe fesat lypte, vetėm e vetėm qė tė mos i afrohej kompjuterit. Druante prej tij, si prej dreqit. Nuk kishte ēfarė tė thoshte, atė ēast, kur i ngjau i kobshėm. Kjo huti dhe ndruajte nga tryeza e punės, ia kujtoi ditėt kur ishte gjimnazist. (Kujtim: sa herė qė nuk kishte vlagė, as vullnet, pėr kryerjen e detyrave tė shtėpisė, luste Perėndinė tė iknin dritat. Si vis major, arsyetimi, pse nuk i kishte bėrė detyrat e shtėpisė. Si alibi!).
Nė atė zbrazėti, cingėroi telefoni. O Zot, sa i madhėrishėm qė je! Zėrat gazmorė tė miqve, qė atė ēast i ngjanin aq tė mrekullueshėm, si dhuratė e Perėndisė, kur e grishnin pėr nga njė filxhan kafe bashkė.
I bekoftė Perėndia, o Zot!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:41 pm

21

Drejt takimit, si tė porositur, si njeri me shpresa tė thyera qė ishte, vendosi qė miqve t’ua rrėfente dy tregime, e qė kishin tė bėnin me telefonata.
I pari, ishte rast i keq. Jashtėzakonisht i hidhur, kurse tjetri, i sheqerosur me pak humor e shaka brenda tij. Ishte mė simpatik. Rrėfehej lehtė. Nė shumė riprodhime e motėrzime. Sa herė qė i vinte rasti. Nė rrethana tė volitshme.
Cili nga rastet e telefonatave tė rrėfehet i pari? Pėr njė ēast u ndal nė nyjėn e dilemės?
Shqelmoi, aty pėr aty, hamendjen dhe vendosi tė tregonte ndodhinė e parė, tė keqe, me telefonatėn. (Gjithmonė, ngutshėm e me urgjencė, e keqja tė hiqet qafet. Tė asgjėsohet, sa mė parė). Ashtu edhe veproi.
Nė ēastin e mbrapshtė, derisa dergjej nė tė hidhurit e mėrgimit shtrigan e plot dallgė helmesh tė njėpasnjėshme, kur e mbėrthenin sėmundje tė kobshme zemre e gjithandej trupit, i cingėron telefoni. Ajo cingėrimė i ngjau si tė ishte mitike, paralajmėruese e njė diēkaje tė keqe dhe tejet tė kobshme. Kumti tė zi. Si t’ia hapte siparin njė skene tmerri qė e parandiente. Nuk u durua pa e pėrshkruar, atė skenė: dritarja e vogėl e dhomės se ftohtė, si morg, tundej, pėrkundej e luhatej, sa andej, sa kėndej. Si tė ishte krahėthyer. Gjithnjė nėn jehonėn e alarmeve e sirenave, katrorin e dritares, e mbush pamja e shpendit tė zi, futė. I ziu korb vetė? Si ai i poemės “Kurrė mė” tė poetit Edgard Allan Poe, e kthyer nė shqip, mjeshtėrisht, nga Fan S. Noli. I trishtuar, nė panik, ndjekur furtune rebele, shpend i kobshėm, si i ndarė gjiri tė mbretėritė sė mistershme tė shpendarisė se malit, nė flegrėn e dritares, provonte shpalosjen e flatrave tė qullura. Me sqep tė lodhur ēukiste xhamin. Sytė e dylltė nuk i shkoqte, se nuk i shkoqte, nga aparati i telefonit mbi komodinė. Korbi i zi, vėshtronte telefonin e zi, sikur tė ishte zog i tij, nė rrezik. I humbur nė shkretėtirė. I ziu korb, sillte lajm tė zi korb.
Kur Nderu zgjati dorėn pėr t’ia hapur flegrėn e dritares mysafirit tė paftuar, memecėria e shurdhėr e telefonit, nuk u durua mė. Shkrepi njė cingėrimė buēitėse. Kėrciste e me alarm. Cijaste me ritėm, me rėnkime, si tė ishte njė krijesė e gjallė. Si tė ishte zogu i korbit tė zi vetė. Pjellė e tij. Gjėmat e cingėrimės shtoheshin, bėheshin gjithnjė e mė tė padurueshme. Papritmas, aparati i telefonit u shkund. Lėvizi. Filloi tė kėrcente pupthi, sa andej sa kėndej. Prej kėndit nė kėnd. Sipėr orendive tė pakta tė dhomės. Mbi raftet plot libra. Mbi makinėn e shkrimit. Nė rebelim e sipėr, nė fluturim trishtimi, sa kėtu sa atje, i hidhet aparatit telefonik sipėr. E zė pėr fyti. Si gjarprin e sertė. E afron rrėnjė veshi. Pėr ēudinė e ēudirave, teli i sjell njė zė tė qetė, tė dėlirė dhe pa asnjė shtrėngatė nė timbrin e tij. Qetėsi mashtruese, fund e krye e stisur. E aktruar keq. Nė mėnyrė amatore. Helmi i lajmit qė vinte nga andej, nga larg, nga vendlindja, sakaq iu derdh nė vesh. E pėrvėloi. Tash zėri i tjetrit i dilte gjithnjė mė i ējerrė. Sikur nė grykė t’i ishin mbledhur nyjė lėmshi, gėzimi e lumturia e tėrė botės. Shihej se fjala nuk ishte pėr lajm tė mirė. Ishte njė lajm i keq, i tmerrshėm... Boll, shumė e luti. Njerėzisht e luti, si tė kėrkonte lėmoshė shpėtimi, prej tij. Si tė ishte me litar rreth qafe, kur midis jetės dhe vdekjes kishte vetėm edhe pak sekonda. I tha: fol, burrė i dheut, fol, thuaj, kallėzo...! (Sqarim: dhėnėsi, kėshtu le tė quhet ai qė kishte telefonuar), kurrsesi tė bėhej burrė e trim fisnik. Qartazi tė tregonte se ē’tmerr kishte ndodhur atje larg, nė vendlindje. Nga pėrjargia dhe ēirrja e tij e lėmashkėt, shihej se ishte njė trillim i lig, asi qė djegin e pjekin pėrnjėherėsh e pabesisht. Sa shteruan, sa u sosen tė gjitha rezervat e durimit, kur iu kėputėn nervat, (kėshtu do t’i ngjante edhe sikur t’i kishte nervat e kalit!), nė ato lutje dhe grishje qė tė nxirrte fjalė nga goja e keqe, asgjė nuk bėri punė, kur qartazi u pa se kjo ishte lojė e shėmtuar, e njė sadisti tė tėrbuar dhe asgjė tjetėr, kur s’kishte rrugėdalje tjetėr, me njė mllef tė ikur kontrolli nxori zė. Nė seri, ia kėputi njė varg tė gjatė e tė pasosur, mallkimesh ndėr mė tė pa pritshme, nė botė!
Ato nuk ishin mallkime tė tij. Ndreu nuk mallkonte kurrė. Kurrkėnd, pėr asgjė nė jetė. Ato ishin shpėrthim i pavetėdijshėm dhe i pakontrolluar, i padėshiruar, nė asnjė ndjeshmėri, as motėrzim, tė fjalės. Pasi pėr tė njėmijtėn herė e luti, siē lutet Zoti pėr njė rreze dielli, pėr njė risk jetė, serinė e mallkimeve e nisi me: fol, he t’u sostė toka nėn kėmbė.... dhe e sosi me, fol he t’u kėputshin tė gjithė telat e telefonit!!! (Shtesė: nė dreq tė zi vajtshin nėmat!). Mallkimet ia kishte derdhur nė vesh, jo tash rishtas, kur as pesė pare nuk do t’i jepte pėr kėputje telash. Kjo mė se miri dėshmonte se drama qė ishte luajtur, qoftė edhe njė dakik para epokės sė telefonave celularė, prandaj mallkimi i tillė ėshtė jashtė mode dhe, tashmė, i tejkaluar! Midis mallkimit tė parė: t’u kėputshin telat e telefonit dhe tė fundit: t’u myktė mielli nė magje!, kishte futur madje qindra mallkime, secila mė e ligė se tjetra. Me emrin “mallkim i zi”, ky regjistėr hyri nė kolonėn antologjike tė mallkimeve e tė nėmave! ... Rasti tjetėr, i telefonatės sė dytė, ishte mė gazmor, mė shpotitės, mė i dashur. Ishte mė i lehtė dhe kallėzohej e riprodhohej, pa pėrtesė, nė mijėra motėrzime. Si i tillė kėrkonte hise nė “antologjinė” e kallėzimeve tė lehta. Titullin e kishte: “Shėtitje qeni!”.
Pa i marrė, as shtuar asgjė, pa i bėrė asnjė retush, as pėrshtatje pėr ringjallje nė ditėn e sotme, kur nuk pėrngjan me tė djeshmen, e pėrshkroi, e riprodhoi, ashtu siē ėshtė. Natyrisht, duke e futur midis thonjėzash, si midis kapakėve tė njė arke, qė ruan gjėra tė vlefshme, si nė konserva! Pėr kohėt qė vijnė.
[”Njėditėzaj, aparatin trup-shkurt e thatim, portabėl, celular, natel... (ēfarė emri tjetėr ėshtė marrė bashkė me tė?), tė vocėrr sa grima, ia turbulloi jehonė e thekshme, si ajo e kambanave tė kishave, kur sjellin kumt tė zi!
- He, si je, si ia ēon, ē’bėn?
- Mirė, mirė – u pėrgjigjet ai, dy pyetjeve tė para!
Pyetjes sė tretė: ē’bėn?
– Shėtis qenin – i pėrgjigjet shkurt!
- Shėtit qenin!?
- Hė, po ē’tė bekuarėn thua?
- Nuk je zgjuar akoma mirė nga gjumi? Flet si jerm? Po kur djallin bėre qen qė ta shėtitėsh? Nė atė dhomė tė vogėl banimi, nuk ke ku e struk e rrudh pleqėrinė e moshės sė tretė, e t’i vėsh marifetet e qelbura borgjeze tė vendit ku je strehuar! Tė mbash, tė ushqesh, tė shėtitėsh qen, hė…!
- E, po de! – u mjaftua ai.
- Po qyshkur jeton me atė qen, qė shėtit?!
- Oh, mos pyet. Qysh moti. Thuajse moshatarė jemi…!
- Asgjė s’po kuptoj, s’po marr vesh!
- Ani, hajt, pra, u pafshim pėr tė mirė e nė gėzime tė pėrbashkėta, se qeni im gjithnjė e mė shumė behėt nervoz, mėrzitet shpejt! – ia kėputi penjtė muhabetit me telefon!
Nuk i tha bashkėbiseduesit se po shėtiste veten e vet! Tamam si njė qen tė lodhur. Nuk i tha asgjė tjetėr me telefon. Me shpresė se do tė takoheshin njė ditė. Me shpresė se nuk do tė ndėrronte jetė pa ia thėnė copė se pėr cilin qen ishte fjala. Qė po e shėtiste atė ditė tė zymtė dimri. Nė dhe tė huaj. Pyetjes sė mikut tash do t’i pėrgjigjej me pyetje: e ē’bėjnė tjetėr gjithė ata tė mjerė, kur, nė pėrpjekje plot inate pėr t’ia vjedhur jetės edhe ndonjė ditė jete mė shumė, bėjnė jogging, naturothérapie (natyroterapi)… e marrėzira tė tjera kėsodore, pos qė shėtisin veten e vet, si qen!
Pėrnjėmend!
As natės sė vetme dimėrore, qė kishte pėrpara nuk i zinte besė. Sakaq, mund ta tradhtonte keq. Asgjė nuk la pėr nesėr. Aty pėr aty formoi numrin e telefonit celular tė mikut, me tė cilin veē sa ishte pėrshėndetur. Aparatin e tij celular sa grima, e dinte, do ta trazonte cingėrimė e ngjashme me hingėllimėn e hamshorėve tė harlisur vere, si nė kullosat e bjeshkėve tė larta. Ndėrkaq, nė aparatin e vjetruar, ia kishin akorduar jehun e kambanave tė kishės. Si pėr t’ia kujtuar gjithandej se rrugėn e ka nė tė sosur. Ai vrullshėm shkoqi telefonin, si tė mbjellė rrėzė veshi. Pa i thėnė asnjė fjalė tė menduar, pak ēaste mė parė, mikut tė tij tė shtrenjtė. Desh u pėrshurr sė qeshuri. Me veten dhe me vetminė e vet. Nė mendje i pėrftoi njė garė e ashpėr qė, kohėt e fundit, zhvillohet midis njerėzve tanė, kur shtyhen se kush e ka atė send mė tė vogėl se tjetri! Akoma pa zhveshur rrobėn e kushtit shekullor se kush e ka mė tė madh, ēdo send tė mundshėm! Ja tek zbardhi koha e garės: kush e ka mė tė vogėl! – aparatin telefonik, kuptohet.
C’est sympa, n’est – ce pas?]
Asnjėrėn nga kėto dy “histori” nuk i shpalosi para miqve nė takimin me ta, qė mezi e priste. Nė vend tė kėsaj do tė mėsojė si shkruhet porosia nė sms-esemes!
Kthehet nė shtėpi afėr njė ndjenje tė pėrzier. Shpejt gėlltiti ēorbėn e zakonshme tė mbrėmjes, racion darke.
Duhej nxituar. Mesnata ikte. Ishte para portave tė gjumit, si gjithmonė, tė parehatshėm, pa haber se ēfarė ėndrrash tunduese e turbullirash do t’i sjellin rreth kokės, ato!?!


_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:41 pm

22

Nata me katrahurė dhe torturuese, bashkė me rrezet e dritės sė ditės sė re, nė dritare i kishte sjellė njė pikėpyetje sajuar me vija tė kryqėzuara. Ndenji gjatė i shtrirė nė shtrat, si tė ishte para dilemės, o vdekje, o liri!
Si nė sinkronizim, matur e peshuar mirė, bashkė me klithmėn e thellė: nga t’ia mbaj? – si i trembur, u shkoq pushtetit tė shtratit. I hodhi njė vėshtrim mavi arsenalit tė barnave dhe tė gjilpėrave... (Pėrvojė: nuk ka gjė mė tė vėshtirė, as mallkim mė tė rėndė nuk ka, se kur ditėn e re e ēel me majė tė mprehtė gjilpėrash dhe, kur ditėn e mbyll, njėsoj, me majė gjilpėrash, si thimtha gjarpinjsh. Kur hapet dhe medikamentet i gėlltit me grusht, pa i numėruar fare!).
Nuk kishte as rezerva force tė ndiqte grishjen e rrugės sė nisur. Duhej ndėrmarrė diēka. Lypsej gjetur rrugėdalja. Shtegu. Njė zgjidhje e nyjės sė problemit.
Nė mendje i erdhi ideja qė, nė shfaqjen e parė, iu duk shpėtimtare. Pėrfytyroi rrugė, qoftė edhe tė trilluar, qė i ofron shpėtim. Lirim nga dhimbjet e mėdha dhe tė pashėrueshme tė vuajtjes. Drejt strehimit a azilit, afėr a larg, vetėm e vetėm sa tė shpėtonte disi. Imagjinoi njė udhėtim drejt njė visi ende tė pashkelur, nga kėmbė njeriu. Nėse njė i tillė ekziston, nė fshatin planetar! Imagjinoi udhėtimin drejt qiellit tė hapėt. Mbi krahėt e njė sateliti artificial, apo tė ndonjė tjetri, tė pazbuluar ende, nė mėnyrė qė, nga lartėsi e ēiltėrsisė sė qiellit, tė sodisė qetė e pa brengė, botėn e madhe pėrfundi.
Si tė shkoqej nga ėndrra me sy ēelur, e jo realiteti, dhe beftė iu kujtua njė udhėtim i para shumė kohėsh. Atė udhėtim e kishte shndėrruar nė tekst. Nė udhėpėrshkrim. Nė paketim tė kartėpostales. Rrėfimin ia kishte dėrguar njė mikut tė ēmuar, kur, pos qė vetė ishte aventurier i papėrmirėsuar, i kishte nė qejf edhe rrėfimet e tė tjerėve, sado qė, nė shikim tė parė, dukeshin trillime dhe jehonin tė pabesueshme, si tė pavėrteta. Nė kėtė shteg luhatjesh marramendėse dhe pabesie nė fuqitė e veta krijuese, ketė kartolinė, me gjithė njė pjesė teksti tė shkruar mbi tė, kushedi kur, tė riprodhuar e mbolli pikėrisht kėtu, nė kėtė vend. Ky ishte njė gėzim, sigurisht jetėshkurtėr, rehabilitimi pėr tė, nė kėtė ēast jetim.
Rrėfenjė e (f)ikur, e kishte emrin ai tekst, qė, ja, falė kujtesės sė kartėpostales, pėrjeton ripranverimin!
[ Kur, cili, pse, qysh, si, tek…!?!
Por, edhe shumė pyetje tė ngjashme e kėsisoj mund tė renditen. Njėra pas tjetrės. Dhe tė gjitha bashkė e pėrnjėherė.
Vetėm pyetja: ku? - ėshtė e tepėrt nė kėtė mes. Ngase qysh nė fillim merret vesh se akti kishte ndodhur nė autobus!
Nė autobus!
As pėr pyetjen: cili? - tė mos pritet ndonjė pėrgjigje misterioze, e pabesueshme, as kushediēfarė tjetėr! Ngase fjala ishte pėr njė akt seksual klasik, nė kuptimin e parė, por jo edhe tė bardhė tė fjalės. Fjala ishte pėr lidhje nė seks tė dy qenieve njerėzore. Tė gjinive tė ndryshme, fatbardhėsisht! Femėrore e mashkullore, qė, pėrnjėmend, nuk ka diēka mė tė natyrshme e mė madhėshtore, nė tė njėjtėn kohė.
Akti seksual nė autobus! Tė prishur, mushkėribrejtur, teknefes!
E po, kjo ėshtė mrekullia, mbase mė e pabesueshmja, vetė!
Nė atė relacion tė pasosur udhe, pėr shumicėn e udhėtarėve ishte i panjohur, autobusi duhej tė bėnte rrugė shumė tė gjatė…nga njė qendėr e vogėl komunale, e Rrafshit.... Ai do tė ndalonte nė disa stacione, pėr tė mbledhur shtegtarėt e rrugės sė gjatė deri atje, atje larg e lart, diku pėrtej, nė Skandinavi, hej!
Kur do tė arrihej atje, nė atė pikė, sipėr njė siqafe tė trashė tė njė sibishe gjigante e tė pėrgjumur pėrgjithmonė! Ashtu siē e ka formėn e pamjes sė tij, ai shtet skandinav, pėrnjėmend. Ajo Norvegji, pėrnjėmend!
̊̊̊
Nė ēastin kur udhėtarėt kishin kaluar dy pika kufitare, me gjithė tmerrin e mundėsisė qė tė ndodhte diēka e keqe, e kobshme nė to, si: kthimi mbrapsht, burgosja, keqtrajtimi, gjoba dhe ndėshkime tė tjera, qė, aty pėr aty, e prishin gazmendin e dasmės se udhėtimit, si tė lindur pėr sė dyti, shtegtarėt kishin dalė tė kthjellėt. Tė lehtė. Si tė kishin shkundur trupit brengėn lėkurėtrashė!
Pėrpara kishin edhe njė natė tė gjatė, nė rrugėn e gjatė…
Kėtu edhe vihet (arrihet) nė vorbullėn e temės sė kėtij rrėfimi. Te thelbi, subjekti i tij i (f)ikur.
̊̊̊
Ngjashėm me njė natė mė parė, edhe terri i natės sė dytė, me gjithė spektrin e ngjyrės sė tij, ia beh dhe hedh rrėnjė, si i paftuar, nė bordin e autobusit. Nata e dinte rrugėn. Nė mos jo pėr dyer, ajo kishte hyrė dritaresh, apo pėrmes ndonjė tė ēare tjetėr, qoftė edhe e padukshme pėr syrin e lirė, tė njeriut!
Kur gjumi ra dhe zaptoi tė gjithė, dy zėra tė heshtur, dy pėshpėritje tė mekura, si fitil drite qiriu, ngelėn gjallė. Si tė ishin dy fėrkime, dy shtyrje e ndrydhje tė pazėshme. Pėr atė ēift bashkudhėtarėsh rasti, gjumė nuk kishte. Ai nuk vinte nė sytė e tyre. Pa shuarjen e zjarrit qė i frynin, nga tė dy anėt!
Pėshpėritjet, fjalėt vesh mė vesh, nisin tė shuhen. Zėvendėsohen me puthje. Me ledhatime. Nė vend tė gjuhės, tash flisnin buzėt. Flisnin duart, qė, me drithėrimė ethesh, shtegtonin pjesėve tė trupit, nė vėzhgim pėr tė gjetur pikat e strofujt me tė ndjeshėm e mė joshės nė trupin e njėri-tjetrit. Sipas tė gjitha gjasave me tė shpejtė avitej ēasti i grumbullimit tė gjymtyrėve midis dy qenieve njerėzore, dy gjinish. Kur ndodhi kjo, seē filluan frymėmarrje tė thella, dihatje e cijatje jashtė kontrollit. Ashtu siē u shtoheshin e u dilnin kontrollit edhe lėvizjet, kur merrnin ritme e flakėrime gjithnjė e mė tė shpeshta, gjithnjė e mė dinamike. Fare tė papėrmbajtshme. Aty, nė bordin e autobusit plak nė natė, diku larg nė njė pikė tė vockėl tė njė shteti tė madh, nė njė nga superstradat e tij, ndodhte mrekullia. Siē di tė jetė mrekullia e aktit mė sublim. Kur nė shfaqjen e tij origjinale, nuk e njeh, as nuk e ka asnjė art i kėsaj bote!
Dy udhėtarėt e tjerė, qė zinin vend pėrskaj ēiftit tė lidhur nė akt, pasi kujdesshėm e nė pėrgjim, kishin ndjekur rrjedhėn e kėsaj ngjarjeje, shfaqur nė pėlhurėn e zezė tė natės, mezi pėrmbanin tė qeshurat, qė sigurisht do t’u shpėrthenin tė pakontrolluara.
Por, kjo nuk ndodhte. As nuk kishte pse tė ndodhte. Burrė e grua, tė martuar rishtas, tė rinj e gjaknxehtė, qė nuk kanė orar, vend as kohė tė caktuar, kur tė bėjnė grumbullimin e gjymtyrėve? Ēift i ri, qė me kėtė rrugė nis udhėtimin e muajt tė mjaltit? Tė rinj qė sa e kanė shpallur fejesėn, ndoshta? Kanė marrė rrugė tė pėrbashkėt udhėtimi, ashtu siē e pėrbashkėt do tė jetė edhe rruga e tyre jetėsore…?
Kur zbardhi dita, kur rrezet e dritės hynė nė autobus dhe, bashkė me tė gjithė tė tjerėve, ndriēuan edhe fytyrat e ēiftit nė fjalė, ata u shfaqėn si tė ishin tė panjohur mes vete! Si tė mos kishte ndodhur asgjė midis tyre, vetėm disa ēaste mė parė!
E mundshme kjo? – kishin pyetur habitshėm dy bashkudhėtarėt qė, syēelur, kishin parė atė marrėdhėnie seksuale, nė autobusin e natės!
Me pezėm, dy shikuesit e spektaklit, tė aktit, lozur nė bordin plot mugėtirė tė autobusit tė lodhur tashmė, nisėn shpotitė. Filluan tė gjuanin fjalė thumbuese, ironike. Si tė ishin pa drejtim, as adresė tė caktuar.
A i hip bre, robi robit, nė autobus, aman!?
Po, bre, po, se ē’ke mė tė…!
Nė autobus?
Nė autobus, pra!
Nė rrugė tė gjatė?
Nė rrugė tė gjatė, pra!
Nėpėr terr?
Nėpėr terr, pra!
Robi, robit?
Robi, robit, pra!
Mbi ndenjėse?
Mbi ndenjėse, pra!
Ēudi!
Pse ēudi?
Si mund tė bėhet grumbullimi i gjymtyrėve (mashkullore e femėrore) mbi ndenjėsen e ngushtė tė autobusit?
Ngushtė i madh!
Ti shtiresh, apo pėrnjėmend je aq i painformuar?
Ashtu sikurse Kama Sutra i njeh gjithė ato mėnyra (pozicione) tė aktit seksual, aq e mė tė mėdha janė mėnyrat dhe mundėsitė e konsumimit tė seksit. Seksi oral! – ėshtė i lashtė sa tė moēėm janė Ademi dhe Hava bashkė!
Mos u shtir se nuk i di kėto!
Thuaj!
Ashtu ėshtė! Pajtohem! Megjithatė…?
E kėshtu me radhė, e ashtu me radhė.
Qeshurinė e dy spektatorėve, shpotitė e gazmoret e dy dėshmitarėve okularė tė atij akti seksual madhėshtor, nė shfaqjen e tij tė beftė, do tė vazhdonin deri nė pafund tė asaj rruge qė ngjante e pafund, sikur autobusi tė mos merrte anėn e majtė e tė mos ndalej nė njė stacion autobusėsh tė njė qyteti me nam, tė njėrit nga shtetet e Skandinavisė!
Si ia thonė emrin atij qyteti, si!
Njė grumbull njerėzish tanė, krejt me sy tė ėnjtur e tė mavijosur, qė dukeshin shumė mė tė lodhur e tė rraskapitur se vetė udhėtarėt e rrugės se madhe, i dolėn pėrpara. Veē sa nuk e shqyen dhe nuk e pėrpinė tė tėrin, dreqin!
Nga malli. Nga pikėllimi…
(Fitohej pėrshtypja se ishin mbjellė aty shumė mė pėrpara se gomat e rrotave tė autobusit kishin marrė rrėshqitjen e parė mbi asfaltin e lagur tė sė vetmes rrugė tė qendrės se vocėrr komunale, nė Rrafsh).
Midis asaj mase pritėsish ishte edhe ai qė, sigurisht, me mall e pikėllim gėzimi, priste atė… Doruntinėn, tė dashurėn dhe tė zgjedhurėn e tij besnike!
Heroinėn e kėtij kallėzimi me subjekt tė (f)ikur!
Aty e tutje ripėrtėritjen e gėzueshme, gazmore e shpotitėse tė kėsaj ngjarjeje e mori pusi. E hėngri kafsha e zezė. E mbėshtolli teshė e galme, futė…
Gjithė ajo pritje e ardhjes sė nuses, sė fejuarės, a mikeshės, sė dashurės… qė nuk e kishte parė me vite. Gjithė ai mall pėr atė qenie tė pastėr e tė paprekur. Qelibar. Me njė kunj mbrapa!
Ai e rrėmbeu. Furishėm e me garbi. Me bulim e tėrbim epshor filloi ta puthte e shtrėngonte gjithė afsh dhe, fill pastaj, u zhduk.
Dashtė Zoti qė ajo tė kėtė arritur, mė parė, tė bėjė njė dush tė rreptė, qė tė mos ia sjellė nė shtrat duhmėn e keqe tė farės sė tjetrit!
Doli kėshtu se ky nuk ishte tjetėr, pos nisja, fillimi i fillimit tė njė tregimi tė gjatė, tė gjatė e tė pambarim, me thelbin e tij tragjik.
Tė ikur fare, nė kėtė rast! Si tė fikur.
E cili ishte, apo duhej tė ishte, ai tregim?
Kjo dihet shumė mirė. Atė e di, sė paku, njė pjesė e mirė e mėrgimtarėve tanė tė shpėrndarė gjithandej mbi krahėt e shpendkeqes mėrgatė!?!] (maj, 04)

***
Nėse kapen fijet e argjendta tė fillimit tė kėputur, pas gjithė kėsaj ndėrhyrjeje, paksa tė gjtė, pėr tė mos thėnė kilometrike, ky do tė ishte vazhdimi. Vazhdim i ēkaje, vazhdim i kujt?
Broēkulla, tė kota fare.
Aq herė, ndėrkohė, Ndreu kishte dėgjuar qė, pas dhjetė, pesėmbėdhjetė, njėzet vjetėsh jete nė qytete tė madh e mė lavd, njerėzit nė vendlindje ishin kthyer me njė (tė njėjtat) palė mend. Shpesh ndodhte e kundėrta. Nė botė tė madhe, tė larme e mashtruese, shkohet me mend tė lidhura mirė nė shaminė e kresė e, nga andej, kthehen pa to, pa asnjė. Kokėbosh. Tangall. Sikur medikamenti tė gjendej aq lehtė, nuk do tė kishte problem. Tė gjithė tė prekurit, tė lajthiturit, tė luhaturit dhe tė dėmtuarit, tė hequrit, ata me mangėsi mendore, tė shkarė tė tjerė, do tė niseshin andej ... Sikur nga andej tė ktheheshin tė riparuar. Tė ndrequr. Tė ujdisur. Tė rilindur. Njerėzimi nuk do tė ishte mė nė siklet. Pos zhvendosjeve tė pėrditshme, jo edhe aq tė kollajshme. Shpesh, shumė shpesh, mjerisht shumė shpesh, ndodhė e kundėrta, njerėzit shkojnė jashtė vendlindjes normal, shkojnė pas ėndrrės mashtruese pėr tė fituar njė duq parash, e kthen pa mend nė kokė, sikur ato t’i kishin mbjellė “arave” qytetesh shumėmilionėshe nėpėr botė!
Nga ėndrrat endacake, Ndreu kthehet nė realitet.

̊̊̊
Njė udhėtim, sidoqoftė, do t’i bėnte mirė shpirtit tij tė ngarkuar, tė elektrizuar.
Shumė vjet mė parė, kishte medituar, bluar e reflektuar, mbi kėtė temė. Pas udhėtimeve e bredhjeve kahmos nėpėr meridian, kur rrugėt shkurtohen dhe sosen krejt, kur kėmbėt nuk marrin dot komandėn dhe nuk tė ēojnė asgjėkund, vjen koha, qė tė kėnaqesh vetėm me leximin e hartės. )Kujtesė: udhėtoj, do tė thotė jetoj!).
Hodhi vėshtrimin, si tė shtrembėr, mbi rrumbullakėsinė e globit qė i rrinte pėrbri, mbi tryezėn e punės. Disa herė ia ndali rrotullimin. Ngulte gishtin mbi emrat e shteteve dhe tė qyteteve qė kishte vizituar, si udhėtar i etshėm dhe kurrė i ngopur udhėtimesh, qė ishte. E mbėrtheu mallėngjimi dhe, njė si rigė lotėsh tė valė ia morėn sytė dhe ia mjegulluan vėshtrimin. Pa se, jo vetėm qė nuk ishte i zoti tė merrte rrugė, por as qė ta lexonte hartėn. Nuk kishte fuqi ta tėrhiqte gishtin tregues vijave tė hartės, me komentin e zakonshėm: kėtu isha, kėtė e kėtė vizitova, pashė kėtė, pashė atė... Kur kanale tė ndryshme televizive, shfaqnin emisione dokumentare dhe udhėpėrshkruese, nga vendet dhe viset qė i kishte parė, qė kishte vizituar, me vete bluante: bėnte mot i mirė, ditėt ishin me diell. Ose: reshte shi i imėt politar, atė ditė...– dhe me men’il prej letre )sinkopė(, fshinte sytė e riguar!
Mezi priti mbylljen e portave tė asaj dite beronjė dhe tė pafrytshme. Pas racioneve me barna e medikamente, piu edhe njė ēaj bimėsh me emrin Bekunis, qė do t’ia zvogėlojė, pėr aq, mundimet dhe dhimbjet e pamėshirshme tė kapsllėkut, qė, kohėt e fundit, e shtrėngonin pėr vdekje. (Ndėrhyrje: pėrherė, pas tualetit zbrazte njė batare sprejesh, e preparatesh, qė nė faqet publicitare tė masmediave shquheshin si shumė efikase!).
Nėnqeshi me hidhėrim: bėhen gjithfarė pėrpjekjesh qesharake pėr ndėrhyrje nė punėt e natyrės, tė ndryshohen ligjshmėritė e saj!
Mut me lule!
Kotėsi!
Gjatė natės, nė gjumė tė keq dhe, si rėndom shqetėsues, nė ėndėrr pėrsėri i erdhi e njohura e tij: gruaja e tij e ėndrrės. Kėtė radhė iu shfaq ndryshe. Ishte agresive. Sulmonte me forcė. Orvatej ta zhvishte. T’ia hiqte veshjet e ta linte lakuriq. Gjithė kjo skenė e turpshme zhvillohej para syve tė burrit tė saj. Gazi i botės. Ajo nuk i jepte as pesė pare pėr praninė e tij. E kishte rrokė pėrpara zjarri i pashuar i nepsit, epshit tė shfrenuar. Me ēdo kusht, pa asnjė kompromis, synonte qė, nė gropėn e vet prej qereēi tė pashuar, tė hidhte pikat e duhura tė spėrkatjes dhe u krye puna. Kėmbėnguljeve ta shkoqte nga vetja, ngase kjo qė ngjante nuk kishte kurrfarė kuptimi, ishte poshtėruese dhe e pėshtirė nė pabesinė dhe lapėrdhinė e gruas besėprerė, mė nė fund iu bashkua edhe bashkėshorti, qė, pėr kohė tė gjatė ishte i lidhur pėr shtrati, kur moti kohė kishte qitur pas mendjes puntė e grave. Kishte halle e derte tė tjera, pos seksit, trikėve tė tij. Bashkė me shkoqjen kanxhash tė gruas sė kallur e tė zhuritur, pas njė grimė seksi, ai u shkoq kthetrash edhe tė njė ėndrre tė keqe. Me ndjenjėn e thellė tė keqardhjes, mallkimit dhe mėkatit, njėkohėsisht.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Sponsored content Today at 9:44 am


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi