Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:42 pm

23

Diēka e panjohur e kishte mbėrthyer. Mbase ėshtė pak tė quhej krizė. Ngjashėm me piktorėt qė kanė fazat e ngjyrave. Kur nga e kaltra, kalojnė nė tė kuqen, nga e kuqja nė tė zezėn, ose provojnė tė gjejnė ndonjė nuancė tė veten origjinale, duke bėrė pėrzierje tė shumta. Duke hallakatur!
Nė kėtė fazė, nė tehun e sė cilės ishte tani, jo vetėm qė nuk e kėnaqte asnjė tekst i veti, por, pėr habi, as i tė tjerėve, qoftė edhe i shkrimtarėve me famė botėrore. Ndjenjė e pakuptueshme, aq mė parė kur dihet se, po tė lexonte tė vetmen njė fjali, tė kujtdoqoftė, pushtohej nga zilia lakmitare dhe mbresa. Mrekullohej pse tjetri kish ditur tė thurte, tė gdhendte e tė ndėrtonte aq mrekullisht, njė tekst tė bukur. Ndėrkaq tani, nuk kėnaqej me asgjė, me asgjė. Fazė e njė gjendjeje tė ēuditshme shpirtėrore.
E tmerronin primitivizmi, provincializmi, narcisoizmi, prapambetja. Ishte shkapėrderdhur pas ndjenjės se, pėr sajesa, sado tė shkurtra letrare, lypsen ide tė habitshme. Avangarde. Ekstravagante. Rebele. Kryeneēe... Pandehte se, pėr tekst tė mirė e origjinal, ndėr tė tjera, lypsej tė shpikej njė lloj i ri shkronjash, madje! Tė panjohura. Tė zbulohej urgjentisht njė tip e tog shkronjash tė tjera, qė, mė asgjė, nuk ngjasojnė me tė derisotmet.
Vetėm atėherė, sipas mendimit tė tij, tė krisur e rebel, do tė mund tė lindte diēka e re. Moderne. Bashkėkohore. (Ndėrhyrje: vetėm e vetėm tė mos jenė shkronja qė ngjajnė me dhėmbėt e bishave tė rrezikshme, si tehe thikash. Me pamje tė lemerishme, trishtuese. Me tė tilla shkronja, i ishte pikur, nuk mund tė sajohej qoftė edhe njė fjali e vetme poetike, me idil paqėsor brenda saj. Para sysh iu shfaqėn shkronjat e teksteve qė pa nė ėndrrėn e parė).
Krahas shkronjave, pėr shkrim tė suksesshėm, proze a poezie, sipas mendimit tė tij, duhej shpikur edhe fjalė tė reja. Tė papėrdorura. Jo tė keqpėrdorura. Nga askush. Fjalė qė nuk janė tė vjetruara. Tė zhvatura... Tė pėrlyera. Fjalėt qė sot janė nė pėrdorim, nė qarkullim e nė dispozicion tė pėrditshėm, i ngjanin tė papėrdorshme. Tė pėrtypura. Tė harxhuara. Tė moēme. Arkaike. Pa asnjė tė re. (Depot me fjalė tė mykura, njė pjesė e hapėsirės se tyre, duhej tė liroheshin, tė pastroheshin nga to, e, nė vend tė tyre, tė vendoseshin fjalė tė reja, tė freskėta, tė ėmbla... Sa bukur!). Hamendej se me fondin ekzistues tė fjalėve, nuk mund tė arnohej e tė nxirrej nė dritė asnjė hartim paksa mė i stėrholluar dhe i ndėrlikuar, kompleks dhe i kombinuar. E brente droja e pėrsėritjes. Ishte, pra, midis fushėbetejės se fjalėve. (Ndreut i lindi ideja, mbase e jashtėzakonshme dhe e paimagjinueshme, ngutshėm e urgjentisht, tė zbulohej njė makinė pėr pastrimin e fjalėve. Ashtu siē ėshtė makina pėr pastrimin e petkave, e enėve e tė tjera, shtėpiake. Njėmend, pse tė mos ketė edhe njė fjalė-larėse, njė mendje-larėse..., njėmend). Kėsisoj, do tė shmangej vendnumėrimi. Stacionimi. Ndalja. Si puna e ujit qė nuk lėviz...
Kjo, pa dyshim, sipas bindjes sė paluhatshme tė tij, do tė mundėsonte ikjen nga ngjashmėria, nga pėrsėritja e vetvetes, nė radhė tė parė, por edhe nga huazimet, nga kuzhinat e tė tjerėve, “gjellėve” tė gatshme e bajate tė tė tjerėve! Praktika e pėrditshme e huazimit nga tė tjerėt, e dėrrmonte, e bezdiste dhe e ērregullonte tė tėrin. Tashmė ishte dėrrmuar, bezdisur dhe ēekuilibruar i tėri. Kishte humbur drejtpeshimin...
Qėllimshėm, me vetėdije tė plotė, provonte tė pėrdorė fjalė tė rralla, ēfarėdo fjalėsh, qoftė edhe atėherė kur nuk e kishin as vaktin, as vendin, aty ku viheshin. Bėhej shkrumb tė shkruante pastėr. Papėrlyer. Pa modele para vetes. Kėtė e krahasonte me shkuarjen nė dasmė me matraxhon tė huaj! )Dilemė: Ndreu, nuk ishte i sigurt nėse fjala matraxhone kishte vendin pikėrisht kėtu! Por, ja se iu gjend aty pranė, nė kėndin e qetė tė kujtesės(.
E bezdiste e vėrteta pse nė letėrsi pėrvijohej gjithė ajo etikė e rreme, gjithė ai moralizim, propagandė, gjithė ajo pastri, deri nė sterilitet, e gjuhės dhe ngushtim i lirisė sė tė shprehurit lirshėm. Nuk ishte as agjitprop, as propagandues, pėr pėrdorim tė gjuhės sė shthurur, kurrsesi. Ishte kundėr gjuhės sė tkurrur, varfėrisė, deri nė atė masė saqė shkrimtari, apo akėcili rrėfyes, tė binte nė pikė tė hallit pėr tė kallėzuar njė ngjarje, pėr tė pėrshkruar njė pamje a skenė, ndėr mė tė zakonshmet. Mahnitej, mbushej shend e dritė, kur e merrte si zbulim tė vetin, qė aq shpesh e pėrsėriste: akėcila pamje a dukuri, ka fjalorin e vetė gjegjės, tė pėrshtatshėm. Pėrkatės. Pamja a ngjarja e shėmtuar, nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė tė bukura poetike. Nė njė skenė tmerri, katastrofe, tėrmeti, vėrshime... vrasjeje apo qėrimi hesapesh, mes dy bandash a klanesh tė gjakėsuara, rrėfyesi, qoftė pra edhe shkrimtar i shquar, nuk ka si tė mos e pėrmendė gjakun, bie fjala, nė sajimin e tij, sado ambicioz dhe artistik tė jetė. Nėse aty, para syve tė tij, njeriu nė hall, kthehet mė fytyrė nga muri, nxjerr “xhepit” zhanglėn dhe urinon, nuk ėshtė qare pa thėnė se ai bėnte shurrėn, aty. Kurrsesi nuk mund tė thuhet se mbillte a bėnte lule erėmira! (Ndėrhyrje: gjersa merrej me shurra e kaka, e rroku njė siklet i papėrmbajtur i tė dyjave pėrnjėherėsh. Kur u rehatua mbi filxhan tė WC-sė, nė mendje iu pėrftua ngjarja zulmėmadhe qė, ato ditė, e pėrcollėn tė gjitha agjencitė e lajmeve dhe tė mjeteve tė informimit publik, elektronike dhe shtypi i shkruar).
Njė grua e ditėve tė fundit tė shtatzėnisė, teksa udhėtonte me tren, nė rrugė tė gjatė, atje diku nė Indinė e madhe, beftė e pa e papritmas, e rrokin dhimbjet e lindjes. )Theks: sa fjalė e bukur kjo shqipe, shtat- zėnė, shqiptoje edhe njė herė, zėne bukurinė e saj!(. Mbėshtjellė dhimbjesh e paniku, e gjora mėsyn derėn e tualetit dhe, me tė linjtat nėn kėmbė, nė filxhanin e VėCė-sė e lind fėmijėn! )Hamendje: mund tė merret me mend se nga dhimbjet e mėdha, tė ketė kafshuar ēfarėdo qe i ėshtė gjendur pranė, qoftė edhe gjėsend tė metaltė, pėr tė mbytur klithmat e dhimbjes, pa i shkuar ndėr mend fare se ai ēast i lindjes sė fėmijės sė saj, pėrnjėherėsh, se ajo lindje e jashtėzakonshme direkt hynte nė histori. Pėr faktin sensacional, gati tė pabesueshėm dhe tė paimagjinueshėm, ngase fėmija i porsalindur rrėshqet, pėrbirohet pėrmes gypit tė filxhanit tė fėlliqur tė vecesė dhe flaket fill e nėn tren: Bie aty midis rrotash nė fugim! Pas pak ēastesh heroina e ngjarjes sė pabesueshme, lajmėron sė ēfarė i kishte ndodhur ndėrkohė. Treni ndalon shpejt dhe plot alarm. Pėrgjegjėsit e trenit, bashkė me policė dhe udhėtarė tė shqetėsuar, turren me vrap, nė anė tė kundėr tė ecjes sė trenit. Ēfarė tė shohin: tė pabesueshmen, tė paimagjinueshmen, bashkė! Mrekullinė e mrekullive!
Midis shinave tė hekurudhės, shėndoshė e rehat, gjejnė fėmijėn e lindjes sė jashtėzakonshme, qė tronditi opinionin botėror. Shpėtimi i fėmijės nga vdekja e sigurt, pa asnjė lėndim serioz, ishte kurora e kėtij sensacioni!
Ēfarė emri t’i ngjitej dhe si tė pagėzohej kjo?
Lindje e zogut tė hekurudhės!
Ndoshta?
)Pavarėsisht ēfarė mendojnė pronarėt e atij treni tė udhėve tė gjata, atje nė Indinė e mistershme, Ndreu ngreh kėto dy propozime: fėmija i kėsaj lindje sensacionale qė quhet me emrin Tren , e dyta, kurrė, sa tė ėshtė jeta jetė tė mos paguaj biletė treni, nė asnjė relacion, tė shkurtėt e tė gjatė, rrugėve tė hekurta, kudo nė botė! Qoftė edhe nė shtegun hekurudhor Fushė e Mjellmave- Pejė, nė shtetin e Kosovės).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:42 pm

24

Gjumi torturues e kishte pėrplasur nė bregun (e pikėllimit) tė njė lumi vėrshues. Si tė mbijetuar tė njė katastrofe spektakolare. Lumi kishte qėlluar i shėmtuar, i ndotur. Sipėr valėve fluturonin bishta minjsh, qafa e kafka shtazėsh dhe egėrsirash mali, gjarpėrinj e hardhuca, korba tė zinj dhe gjithfarė shpezėsh e gjallesash tė tjera, pėrzier me rrėnjė barishtesh bjeshke, nga gjiri i sė cilės buronte e zhdirgjej teposhtė ai lumė i turbulluar. Mbi valėt e tė cilit, i gjori, ishte rrotulluar si qengji nė hell. Nė odisenė e asaj nate, i ishte shfaqur kolonė ėndrrash tė pėrziera, qė nuk ishin si tė gjitha tė mėparshme. Sa tė jashtėzakonshme e halucinante qė ishin. (Ndėrhyrje: Pėr Ndreun, gjėja mė e logjikshme ishte qė tė mos ngjiste armėt fare. Tė mos provonte tė shkruante asnjė fjalė, asnjė fjali, asnjė rresht. Kėtė shteg hapėsire ta linte bosh, tė pastėr e tė virgjėr, pa e ndotur me asnjė lloj rrėfimi e trilli. Tė zi. Mbėshtjellė me vello tė zi katran. Por, ja se kėmbėngulja e tij ishte ēudibėrėse, mbinjerėzore. Nė fakt, ky ishte shembulli mė i mirė, mė ilustrativ, mė domethėnės dhe argumentuar i asaj qė e qė diku mė lartė: se secila pamje, se secili akt, secila ngjarje,se... ka fjalorin e vet!).
Gjithnjė pėrpėlitej mbi valėt e mėdyshjes: Tė hidhte heshtėn e tė dorėzohej!
Sėmundja, ethet e vdekjes, temperatura e lartė, dhimbja e shpirtit, lėndimi i zemrės..., dhe njė varg tjetėr i gjatė tė papriturash, i dilnin nė pritė dhe nuk linin tė qetė. Nuk e lejonin tė ndėrronte hap lirisht. I lindi ideja origjinale se, po t’i nėnshtroheshin testimit apo analizės laboratorike, nė tekstet letrare, tė shkruara deri tani, natyrisht se, nė shumicėn syresh, do tė dilnin nė pah premisa sėmundjesh apo ērregullimesh shpirtėrore tė autorėve tė tyre. Gjėja mė e dashur dhe mė e pakompensuar iu duk, nė atė ēast, njė eksperiment i mundshėm mbi tekstin e tij. Imagjinoi qė teksti tė shtrohej mbi njė ēarēaf tė bardhė, tė ngjyrosur trash. Si nė reliev. Njė mamut indigo (ēivit) papier! Tė shtrohet mbi tekst. (Si dentisti qė detyron pacientin tė gicė (kafshojė) letrėn e indigos pėr tė gjetur defektin midis gecėve, dhėmbėve ”kundėrshtarė”!). Ngjyra do tė nxirrte nė pah gjendjen shpirtėrore, mendore dhe fizike tė autorit. Nėse mbi atė mozaik, do tė mbizotėronte ngjyra e zezė, atėherė del se teksti ėshtė shkruar pėr ngut, nėn presion tė kohės. Tė dhimbjes a mungesės sė gjumit. Tė ushqimit. Tė pijes. Tė dashurisė. Tė mirėkuptimit. Tė idesė. Tė etjes. Tė kokėdhimbjes. Tė temperaturės sė lartė. Tė etheve. Tė epshit. Dėshirės pėr njė loje shah. Pėr tokje gote me mikun. Etjes pėr shtratin shtruar plot seks...! Nė pjesė tekstesh tė shkruara nėn presionin e gjendjeve tė tilla, ngelin gjurmė hallakatjeje, destabilizimi e tė tjera, nė krahasim me pjesėt e shkruara, pa nguti, pa pėrvėlim, pa zjarr, pa shqetėsim, pa depresion, nė rehati dhe qetėsi tė qėndrueshme, relativisht. Shkrimi, pas natės me gjumė tė rehatshėm, pas seksit tė mirė, plot imagjinatė, dribling e akrobatikė, pas racionit tė shijshėm tė mėngjesit me njė filxhan kafe, dallon shumė prej tekstit tė shkruar, pas gjumit tė keq, pas natės sė gjatė e tė pa seks, fare. Nė tė tilla raste, teksti thuret keq. Del i trishtueshėm! Nuk del kurrfarė, hiē. (Ndėrhyje: nė kėtė ēast dhimbjeje e shqetėsimi, derisa meditonte, shprishte e degėzonte realitetin banal, Ndreut ndėr mend i erdhi thėnia, qė paksa binte ndesh me meditimin e tij, por qė, megjithatė, ishte e ndritur, e atij qė tha se “vetėm brenga krijon veprėn e madhe artistike”).
Pse?
Nė fund tė gjithė kėsaj vuri a nguli, njė pse tė madhe dhe vazhdoi rrugėn....


_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:43 pm

25

Rrugė mijėvjeēare. Pa pikėnisje. Pa pikėpjekje!
Ēuditėrisht!
Sa herė vente kokėn mbi jastėk, kur niste gjumin e natės, ose binte sall pėr pushimin e pasdrekes, nė mend i dyndeshin ide tė mėdha, tė ndritshme, origjinale dhe tė papėrsėritshme, mund tė thuhet. Ndodhte tė hartonte pjesė tė tilla tekstesh, qė, po tė viheshin nė letėr, aty pėr aty, do tė dilnin tė mira, tė pėrparuara, origjinale dhe tė papara. Kjo i ngjallte shpresė. E forconte. Ia mbushte bateritė. Mezi priste t’i afrohej kompjuterit.
Kėshtu ndodhi edhe kėtė radhė. Vijė drite, tė ditės se mėrkurė, njėzet e gashtė mars...
Gjatė natės, kur turbullirat e kishin pushtuar nga tė gjitha anėt, gjumi i trembur, nuk i kthehej mė nė sy, nuk i ndihmonte as numėrimi i qengjave tė bardhė, as kurrgjė hiē, nė mendje i erdhėn mendime tė tilla, formulime tė papritura. Shpejt i humbėn. Iu trembėn. I tretėn, si tis i hollė bore kundrejt rrezeve tė pingulta tė diellit pėrvėlues. Kėshtu i ndodhte sa herė ngulitej e pėrqendrohej mbi ndonjė gjetje, nė formulimin dhe strukturimin e asaj gjetjeje, pėr tė cilėn gėzohej si ta gjente sendin mė tė shtrenjtė nė jetė, rrihte gjoks se nuk do ta harrojė kurrė, pėr jetė e mot. Kur zbardhte dita e re, nė rradaken e tij bosh, nuk ngelte asgjė. Tangall! Kjo e soste krejt, tė gjorin. E demoralizonte, shumė. E bėnte tė palumtur. Shkrumb. I sillte vuajtje tė padurueshme...
Ah, ajo ikje fluturash. Pėllumbash tė bardhė. Ky numrin i kotė i qengjave tė bardhė...
Nga iknin, ku shkonin dhe pse tretnin? Thefshin qafėn e mos u kthefshin mė, nė kafazin e mendjes sė tij! Kėshtu, (si u ngjan shkrimtarėve tė tjerė?), i ndodhte Ndreut. Paralelisht shkruante dy tekste. Njėherėsh. Atė qė thurte, nė mendje, gjatė pagjumėsisė dhe, atė tjetrin, nė faqen e parė tė monitorit!.
Kėto ishin dy tekste tė largėta mesjete, mes vete. Nuk kishin lidhje me njėri-tjetrin. Teksti qė mbillej nė letėr, nuk ishte as zero pėr qind i ngat, me atė qė projektonte dhe e bluante nė mendje, gjersa ishte i shtrirė nė shtrat, symbyllur, i mbuluar me terr. (Ndėrhyrje: Shkrimtarėve tė tjerė, bloi ai, sigurisht se nuk u ndodh njė gjė e tillė. Janė tė hollė, tė mprehtė. Tė vėmendshėm. Nuk i besojnė rradakes. Ēdo gjė, qoftė edhe imtėsi mė e imėt, e shėnojnė nė fletė letre. E hedhin tė zezėn mbi tė bardhėn. Shėnimin e ruajtur, e vėnė aty ku e do rasti. Kėshtu veprojnė ata qė kanė mėndėt nė kokė. Tė kujdesshmit. Ata qė e dinė se letra mban mend mė mirė: e zeza mbi tė bardhėn).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:43 pm

26

Nė ēastin pa emėr, i erdhi nė mend ideja e habitshme, sprova tė bėnte regjistrin se ēfarė i mungon letėrsisė shqipe, posaēėrisht. Pėr tė qenė e mirė, joshėse, e pėlqyer dhe e lexuar me ėndje, nga masat e gjera popullore. Duke mos qenė nė gjendje tė volitshme qė kėtė punė ta bėjė mė mirė seē e kishte bėrė njėherė mė parė, me keqardhje, nė vijim, riprodhoi njė shkrim, qė, kushedi kurė, nė ēfarė rrethanash, e pat hedhur nė letėr. (Ndėrhyrje: ku ėshtė, ku mbeti dhe ku treti kushtrimi, pohuar me gojėn plot, se nuk do tė ripėrtypė asgjė nga ato qė janė thėnė njė herė, sado qė jenė origjinale).
Pse riprodhon, si pėr inat, tekstin nė vazhdim, do tė shihet nė fund. Deri atėherė, ndihmė! Shpėtim!
Me dekreshencė (muzgu), kishte kėrcitur: pse nė letėrsinė tonė nuk ka...?
Nė cepat e njė teksti tė gjatė, nė pėrpjekje tė ngratė letrare, tė njė tė afėrmi, nė sprovėn e pafat tė krijimit tė njė dorėshkrimi tė gjatė, tė njė romani dosido, kishte shėnuar vėrejtjet, pa dertin e sistemimit, tė krahishtimit, tė vėnies nė rrjedhė kalkulim logjik, por, ashtu, spontanisht e instinktivisht, siē i kishin ardhur nė mendje: pamjet, skenat, objektet, mjediset, visoret..., pėrshkrimet e tė tjera e tė tjera, qė i mungojnė letėrsisė sonė. Duke vėshtruar problemin nė plan tė gjerė. Nė makroplan, pra!
Njėmend, pse letėrsia jonė, nuk ka...?
Nuk ka kėshtjella tė bardha, tė mėdha e solemne. Me shumė kthina e sallone. Me platforma vallėzimi. Me shumė tė ftuar nė gazmend. Personalitete. Njerėz tė famshėm dhe tė njohur botėrisht. Tė veshur e tė mbathur mirė, qė u kanė hije dhe u rrinė mirė cilindrat nė kokė. Pse nuk ka gra, zonja e zonjusha, veshur me tė bardha, kur fustanet u shkojnė trinė, pas thembrave. Kur oborrtarėt, shėrbyesit, kamerierėt, gjellėbėrėsit, kuzhinierėt, mjeshtrit e koktej-partive, orkestrat numerike, dirigjenti vetė, janė tė veshur me tė bardha. Me kėmishė tė bardha. Me kravata flutur. Me xhaketa e mansheta...!
Pse nė letėrsinė tonė nuk ka muzikė-hole. Palestra..., plazhe tė mėdha bregdetesh, bregliqenesh..., jehonė muzike klasike tė mjeshtėrve tė mėdhenj, pse nuk janė rebelė, siē janė tingujt e muzikės sė lehtė argėtuese, tė xhazit vetė, tė melodive te lehta, tė operės, tė operetės, tė baletit, tė muzikės skenike, pėrgjithėsisht..., pse nė letėrsinė tonė nuk ka stinė verash tė nxehta, me pije shumė, tė freskėta, tė forta qė “zbuten” me akull, nė letėrsinė tonė nuk ka livadhe tė gjera “shtruar” me bar tė rruar anglez e lule erėmira shumėngjyrėshe pėrreth, me fusha tenisi, golfi, me lojtarė tė veshur me tė bardha dhe kasketa tė llojeve dhe stileve tė ndryshmet nuk ka..., hotele tė mėdha, me pishina, me hamame, me pista e podiume sfilatash tė modės sė lartė, pėr stinėt qė vijnė, pse nuk ka manekine e manekinė shumė..., pse letėrsia jonė ėshtė aq e kursyer, dorėshtrėnguar dhe e ngurtė nė pamje tė lira, tė gėzueshme, tė hareshme, tė shoqėruara me muzikė gjegjėse...
Pse?
(Ndėrhyrje: tė vjen tė pėlcasėsh, kur lexon tėrė prodhimtarinė tonė letrare tė realizuar, me dekada e dekada, kur nė tė nuk gjen, qoftė me njė rast tė vetėm, si ky qė, nė origjinal, nė gjuhėn qė ėshtė shkruar, riprodhohet. “Elle a quand mźme décroisé les jambes tout en parlant et comme par inadvertance, se qui fait qu’on voit son sexe, les lčvre roses de la vulve légčrement écartées sur un petit clitoris dardé”. “Un bijou rose et noir”, se dit Fabrice, songeant a Baudelaire, tout aussi amoureux que lui de la forme féminine...”. Ky fragment i shkurtėr, shkėputet shtyrė inercie dhe frike, trashėguar dhe ngulitur nga vetėcensura e letėrsisė sė censuruar gjithmonė, prej gjithkujt! S’prish punė qė nuk pėrkthehet ky fragment, ngase theksi ėshtė vetėm nė njė fjalė: v u l v e! Kuptimin nė gjuhėn shqipe tė kėsaj fjale e gjejmė nė faqen 1158, shtylla e dytė, vulve (vylv) f. Vulvė (organet gjinore tė jashtme tė femrės). Vetėm kaq. Me vetėm kaq shlyhet borxhi ndaj domethėnies sė kėsaj fjale. Nė fjalorin voluminoz frėngjisht-shqip, tė V. Kokonės! Kurse nė faqet 515/516 tė “Dictionaire des Synonymes”, nė gjuhėn frėnge, pėrbri kėsaj fjale, kėtij termi, kėtij nocioni, janė shėnuar 252 sinonime, madje!).
Pse, njėmend, nė letėrsinė tonė (vazhdon rrugė e gjėmės vajtuese!), nuk ka parqe tė mėdha, me lloj-lloj drurėsh, me liqene mjellmash pėrreth, me aeroporte tė zhurmshme. Taksitė, nė letėrsinė tonė, ku janė ato? Ballot. Ahengjet...!
Pse nė letėrsinė tonė nuk ka festivale spektakolare, tė filmit, tė teatrit e festa tė tjera muzikore e letrare. (Shtim: festė e valė, prej nga nxirret gjeneza e fjalės festival! Kjo fjalė nė rrėnjėn, nė trungun e saj e ka njė fest(ė)...!).
Pse nė letėrsinė tonė nuk ka olimpiada, verore e dimėrore, lojėra olimpike, nuk ka patinazh, rrėshqitje artistike, nė piruete. Nuk ka botėror futbolli. “Le chocolat chaud”, nuk ka. Muaj mjalti, udhėtime me avionė, me trena komodė, kryqėzime me anije superluksoze. Pse nė letėrsinė tonė nuk ka automjete e makina udhėtimi, pse nuk ka gėzime dashurish skandaloze, me djersė, ulėrima e britma ekstaze nė shtrat, nė dhomėn kthyer me dritare nga deti a liqeni, nga maja e lartė e bjeshkės mbuluar me borė. Ku janė hipodromet nė letėrsinė tonė, me lojėrat e bastit. Revytė automobilistike...! Pse nė letėrsinė tonė nuk ka krose e moto-krose. Nuk ka banja e dushe tė vrullshme. Pishina, zhakuzi ... Festa tė vjeljes sė rrushit e tė verės sė parė, tė porsaardhur. Pse nuk ka shtėpi publike, klube tė natės, shėrbime manikyri e pedikeri. Banja tė specializuara pėr masazh dhe fėrkim... Pse nuk ka aq (shumė) incest, me pėrjashtime tė vogla, nuk ka homoseksualizėm, nuk ka pedofili, zoofili, nekrofili e tė tjera devijime, thua se ishim tė kursyer syresh! Pse nuk ka lot gėzimi, e, nė anėn tjetėr, ka aq shumė lot hidhėrimi, pikėllimi... Pse nė letėrsinė tonė mungojnė bizhuteritė, stolitė, orėt e shtrenjta, margaritarėt, unaza e qafore, byzylykė, vėthė tė qėndisur me diamante e gurė tė tjerė tė ēmuar...!
Pse nė letėrsinė tonė mungojnė temat e vogla, tokėsore, njerėzore, tė pėrditshme. Pse nuk ka fundjavė, kur bashkėshortet pėrcillen nė pushim e kėndellje, me uratėn: “faleminderit qė do tė kthehesh, nėse kthehesh!”. Pse letėrsisė sonė i mungojnė udhėtimet verore, kur sjellin me vete aq shumė tė papritura dhe befasi. Nuk ka piknik. Nuk ka shtėpi bixhozi, shtėpi publike (me pėrjashtim tė shtėpive publike televizive!). Nuk ka spektakle televizive. Nuk ka filma erotikė, pornografikė. Nuk ka pėrurime tė bujshme tė librit dhe tė veprave tė tjera artistike. Nė letėrsinė tonė nuk ka yje tė ekranit tė madh, as atij tė vogėl. Nuk ka pena tė arta. “Pulitzer”, as ēmime tė tjera kombėtare pėr gazetari e publicistikė. Pse nė letėrsinė tonė nuk ka galeri artesh, me rrėmujėn e vjedhjeve tė pikturave dhe veprave tė tjera, vlerėn e tė cilave s’mund ta matė asnjė ēmim i marrė me mend. Nuk ka ankande publike. Nuk ka muze. Akademi. Konservatore. Institute tė larta shkencore gjurmuese, hulumtuese. Nuk ka muze njeriu – “Le Musée de l’homme”. Nuk ka koleksionues tė pasionuar. Nė letėrsinė tonė nuk ka striptiz. Nuk ka fishekzjarrė. As frak e kostume solemne. Nuk ka kuzhina tė mėdha, me gatime tė specialiteteve tė shumta. Me fruta deti, me gjellė e paragjellė. Nė letėrsinė tonė nuk figuron emri i asnjė kulinari, i asnjė gastronomi. (Ndėrkallje: Pse nuk janė shumė nga to nė letėrsinė tonė, edhe mund tė arsyetohen disi, ngaqė na munguan dhe nė jetė. Mirėpo, si tė arsyetohet fakti qė letėrsisė sonė i mungojnė dy fushat mė strategjike qė i njeh bota: tryeza dhe shtrati!).
As varre. As varrime solemne nuk ka, pos zhvarrime e rivarrime, medet..! (Kujtesė: njeriu i menēur, i arsimuar dhe shumė i kultivuar, kur kishte marrė mundin dhe i kishte rėnė nė fund leximit tė kėsaj gjėme, pėr kėto dhe shumė tė tjera qė i mungojnė letėrsisė sonė, me germa tė mėdha, kishte shėnuar vetėm kėtė fjali: “Letėrsisė sonė i mungon j e t a!”).
Letėrsisė sonė i mungon jeta. A nuk mjafton vetėm kaq?!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:43 pm


27

Dhimbje e pashėrueshme. Kur njė letėrsie tė tėrė i mungon jeta me pamjet e saj shumėngjyrėshe. Multikoloriteti. Me kėtė ėshtė thėnė e tėra. Kur letėrsisė i mungon jeta. Vrulli i saj. Impulset. Dashuritė. Pamjet solemne. Ahengjet. Gėzimet solemne. Visoret ndėr mė tė ndryshme. Jeta, pra, nė pamjet e saj tė panumėrta. Pikėrisht kjo ishte plaga e pashėrueshme nė shpirtin e tij tė lėnduar. Pėr aq shumė mungesa. Prandaj, qysh me kohė ishte mbėrthyer pas idesė, qė ndoshta kurrė nuk do t’ia shihte shkėlqimin e kurorėzimit. Tė shkruante njė sajesė letrare, ēfarėdoqoftė, vetėm e vetėm tė jetė ndryshe nga kjo qė e kemi.
Ideja bazike, fondamentale, ishte tė shkruhej njė libėr i madh, me shumė fletė, me faqe tė papėrshkėllira nga pamje tė shėmtuara. Qė nuk flet pėr luftėra. Masakra. Hasmėri. Nė mikro, as nė makroplan. Idealizonte e synonte njė libėr tė bardhė. Pa hije e hijesi tė zeza. Pa kob. Pa varfėri, nė asnjė pamje tė shfaqjes sė saj. Pa robėri. Pa stinė tė mėrzitshme mbi Olimp. Pa...
Njė tjetėr libėr. Tė pashkruar e tė panjohur gjer tani. Libėr me liri. Me plot motive me diell. Me ngjyra pranverore. Me cicėrima zogjsh e kėngė bilbilash. Me...
Kishte harxhuar shumė kohė pas gjetjes sė njė emri, titulli, sa mė tė pėrshtatshėm. Sa mė gjithėpėrfshirės, me tė cilin do tė emėrtonte librin, nga faqet e tė cilit do tė pikonin vetėm fjalė tė ėmbla. Qė shėrojnė plagėt e trupit dhe tė zemrės. (Ndėrhyrje: gjersa po shėnonte fjalėn zėmėr, Ndreut i erdhi nė mendje gazmorja gjeniale, qė nuk mplaket kurrė. Njė djalosh i vardiset, pa pushin e pa mbarim, njė goce tė bukur. Gjithnjė duke iu sjellė rreth e rrotull zemre. Zėmėr, ma fal zemrėn, e kėshtu me radhė. Pėr ta shmangur kėmbėnguljen e tij, pa e lėnduar as fyer, me mirėsjellje, i thotė: eh, ē’t’i besh, kur zemrėn tani ia kam falur njė tjetri. Pa njė, pa dy, ēuni ia kthen: besoj se nė trup, pos zemrės, ke edhe organe tė tjera. Goca skuqet. Mbyll sytė e shkruar dhe fytyrėn e mbulon me duart e djersitura shqetėsimi, pėrzier me marre).
Librin e tij tė ardhshėm, sė pari e pagėzoi “Prozė pa pozė”! Njė shenjė kohe kishte qėndruar pranė kėtij titulli, duke iu gėzuar bukurisė, origjinalitetit dhe autenticitetit tė tij. E donte shumė. Siē duhet emri i fėmijės sė parė. Ia hante mendja se do tė qiste nė letėr, vėrtet, njė prozė pa pozė. Pa manire, pa korniza e prosedé tė njohur e tė pamjelė dhe maksimalisht tė mykura. Mijėra herė deri me tash. Me kalimin e kohės, pa se hesapi nuk ia qiste ashtu siē kishte llogaritur. Nuk bėnte asgjė tjetėr, pos qė nė letėr hidhte njė tekst, pėr asnjė metelik ndryshe, pos pėrkatėsisė gjinore. Mezi hoqi dorė nga ky titull, qė, nė fillim, e mbushte gėzim dhe entuziazėm. Kur e konsideronte gjetje tė mirė. E ēmonte si yll tregues, qė do tė shkonte pas dritės sė tij. Pėr njė kohė tė shkurtėr fare, iu ngjit nė bisht titullit Ndryshe, kur kujtonte dhe besonte se, megjithatė, ėshtė duke qitur nė letėr njė diēka ndryshe nga tekstet e tjera, tė vetat dhe tė tė tjerėve. Shumė shpejt pa se, edhe kjo, nuk ėshtė tjetėr, pos njė lajthitje e kurrgjė tjetėr. Hoqi dorė nga ky titull, qė nė fillim i ngjau po aq i dashur dhe i qėlluar, si i pari. Prozė pa emėr! Brohoriti me gėzim Nderu, duke pandehur se, me nė fund, kishte gjetur emrin mė tė pėrshtatshėm, pėr prozėn e vet nė ndėrtim. Ngase nuk i avitej asnjė zhanri tė prozės, tė njohur deri mė sot. E lexoi dhe rilexoi disa herė mė radhė tekstin e rrahur nė kompjuter, deri kėtu, nė kėtė fazė kritike, pa se nuk kishte bėrė gjė prej gjėje. Kishte rrėfyer ėndrra. Trishtuese dhe tė papamėshirshme, siē ishin. Ėndrra pa mbarim. Eureka! – bėrtiti me gėzim! Andrallat e Ndreut, do ta quaj librin. Kėtė titull e bleu si definitiv, si tė pėrmotshėm, si pėrfundimtar. Por, jo. As ky ngazėllim vullkanik titulli dergjė, nuk zgjati shumė.
Terra nullius, terra nullius!!!- i thirri vetmisė.
Do tė jetė emri i librit tij. Por edhe ky titull mbase do tė shkrihet e tretet para vėshtrimit mavi tė recensuesve, sado qė Ndreu tė pėrjargėt e tė bėj be sė kjo ėshtė dashuria e fundit e tij, me shpjegimin dhe kripjen nė bė: zoti me vraftė nė ditsha me tamam se ēfarė do tė thotė, nė fakt, terra nullius. (Recensues, bėhuni zemėrgjerė, tė mirė e bujarė, tolerantė e ma plotėsoni kėtė dėshirė. Besoj se jemi tė pajtimit se toka (bota) nuk ėshtė e askujt, aq mė pak e shkrimtarėve. Zoti ju bekoftė pėr kėtė riskė mirėsie!). Mbetet tė shihet si do tė pėrfundojė tėrė ky kalvar dhe ēfarė finaleje do tė ketė!
Nė kėtė ēast hyjnor, kur, edhe njė herė, pėr kushedi tė satėn herė, ishte para dilemės: t’i paraqitej a jo, publikut lexues dhe, me pak fjalė, tė dilte para vėshtrimit kritik tė tij, a jo! E la pėr njėherė tjetėr. Pas kėsaj lėngate aventureske, me nxitim zuri labirintin e testit, duke provuar qė tė zinte penjtė e tij, sado tė ngatėrruar qė ishin. Si nė ėndėrr tė kėndshme, bėnte llogari dhe projektonte njė libėr tė madh e tė trashė, deng me ngjarje tė mira e tė hareshme. Me dasma tė mėdha e solemne. Me tė gjitha ato qė i kishte vėnė nė regjistrin e gjatė tė gjėrave, qė letėrsisė sonė i mungojnė, mjerisht. Me kėtė ide, me ketė flakė nė gji, ishte nisur drejt realizimit tė kėtij projekti. E nė realitet, asgjė prej gjėje.
Shterpėsi!
Puna e filluar, me entuziazėm, e shihte mirė, i rrėshqiste duarsh dhe rrėnohej nėn kėmbė.
Sharronte, gjithnjė e mė thellė, nė gėrmadha ankthi e makthi tė hidhur, qė nuk i dihet medikamenti i shėrimi.
Asgjė. Shkretėtirė...!
Kur tullat e ngrehinės, nisėn tė shembeshin dhe t’i binin mbi kokė, eureka, e gjeta, e zbulova, - i tha vetes dhe me vrull u shkoq nga pushteti i ėndrrės (mashtruese) e shtrojė-mbulojės.
E zbulova! – pėrsėriti dhe piu njė tas ujė tė ftohtė rubineti. Nė shenjė gėzimi pėr zbulimin e ēelėsit. Harroi tė merrte racionin e mėngjesit tė medikamenteve, bashkė me gjilpėrat e insulinės!
Duke gjerbur kafenė (sheqerosur me sakarinė), nė njė copė letėr, qė iu gjend pranė, tė zezėn mbi tė bardhė, shėnoi idenė e artė, qė tė mos i ikte, tė mos i fluturonte nė pakthim!
Ja, ideja:
Tė ftojė e tė grumbullojė rreth njė tryeze, sa mė shumė njerėz qė, me punė vullnetare, t’i japin ndihmė nė pėrgatitjen e librit, ta shkruajė bashkėrisht me ta, kolektivisht!
Nė kėtė mėnyre origjinale, tė konstruktit ideal tė saj, do tė dilte njė prozė e mirė. Mė e realizuara nė letėrsinė botėrore!
Secili pjesėmarrės nė realizimin e kėtij projekti, origjinal dhe tė panjohur, do tė qesė nė letėr fragmentin mė tė realizuar, qė pėr subjekt do tė ketė njėrėn nga ato pamje qė, pėrnjėmend, tradicionalisht, i mungojnė letėrsisė tonė. Nė kėtė mėnyrė do tė dalė njė libėr i arrirė dhe i rrallė. Brenda kapakėve tė tij, do tė zėnė vend rrėfimet mė tė bukura tė gjėrave, ndodhive mė tė dashura qė ka jeta.
Libri i veēantė, i jashtėzakonshėm, i njė grupi tė trashė autorėsh, do tė botohej nė miliona ekzemplarė. Do tė pėrkthej nė tė gjitha gjuhėt qė fliten e shkruhen nė botė. Do tė kryesonte listat e librave mė tė lexuar, mė tė preferuar dhe mė tė kėrkuar. Autorėt, gjithmonė bashkė e tė pandarė, do tė shėtisnin tėrė botėn. Do tė shkelnin tė katėr cepat e saj. Kudo do tė priteshin mirė. Me fanfare dhe dalldi. Do tė mbaheshin konferenca dimensionesh tė mėdha. Pėr gazetarė. Pėr shtyp tė shkruar dhe elektronik. Pėr publikun mė tė gjerė lexues. Autorėt do tė nderoheshin me jehonė e ovacione, kudo qė do tė shfaqeshin. Nė shkolla, nė fakultete. Nė ente... Gjithandej. Nė akademi tė shkencave, njėsoj kur do tė jenė mysafirė tė personaliteteve mė tė larta, burrave tė shtetit. Nga nivelet ministrore, diplomatike e deri tė presidenti vetė.
E kėshtu me radhė, e kėshtu me radhė. Ky interesim i paparė, ky numėr rekord i botimeve dhe ribotimeve, nė tė gjithė meridianėt, duke qenė objekt i emisioneve tė njohura dhe tė popullarizuara tė kanaleve mė nė zė televizive, qė trajtojnė librin letrar dhe angazhohen pėr leximin e tij nė masė, pa dyshim se do tė kthente mbarė opinionin. Nuk do tė kishte mė as krizė lexuesish, as krizė botuesish.... (Urgjencė: pasi e rilexoi disa herė kėtė tekst nė pasazh, pa e pushtuar me tamam ethet e gėzimit entuziast, Ndreu te shtegu ndali hapin dhe gjurmoi nėpėr kujtesė. Krejt kjo, mos kishte lidhje tė afėrt a tė largėt, me njė prozė tė shkrimtarit Anton Pashku! Ani ēka, kur edhe Friderich Nietze-ja ishte i prekur nga kriptomnezia, kush jam i imėti unė qė tė mos ngucem nga ajo, tha vetė me vete, pėr ngushėllim, sigurisht).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:44 pm

28

Nė mėngjesin herak tė ditės sė njėzetenėntė tė muajit mars, u ndie i mjeruar. I vetmuar, si tė ishte midis shkretėtirės sė Saharės. (Ndreu kujtoi titullin e romanit tė shkurtėr, fort tė arrirė “Lumenjtė e Saharasė”, tė autorit shqiptar relativisht tė ri e jashtėzakonisht tė talentuar, Ardian. Eh, sikur aty, diku pranė tė takonte edhe Princin e Vogėl, tė Antoine De Saint-Exupéry (avec des aquarelles de l’auteur). Tė llafoste mė tė dhe, mundėsisht, t’u pėrgjigjej tekave dhe kėrkesave tekanjoze tė tij. T’i vizatohej qengji, me apo pa brirė, kur del si tė ishte dash etj. etj. Exupéry, ėshtė vetė ai qė, me njė rast, kishte thėnė: “Gjuha ėshtė burim keqkuptimi”).
Kur punėt i ishin pėrzier e bėrė lesh e li, e kishte gllabėrua mjegulla e fatit tė mjerė. Pa asnjė orientim. Pa asnjė busull, as mjet tjetėr orientimi. Edhe rrezet e diellit i kishin ikur. Mbi kokė i ishte dyndur njė plim sorrash tė zeza. Asnjė shpresė shpėtimi, as nė horizont. Bosh. Zbrazėti. Kotėsi e kotė! Vetja i ngjau si i shkalluar. I humbur. I luajtur mendjeje. Druante mos ėshtė mbėrthyer kanxhash tė sėmundjes sė psikopatisė. Nė regjistrin e pafund tė sėmurjeve, psikopati, moti kishte lexuar diku, ėshtė dyfish i ndėshkuar. Dyfish i mallkuar. Mundon veten e vet dhe terrorizon mjedisin pėrreth!
Para ndodhjes se ndonjė tė paprime, do tė vėrė pikėn. Nuk ecėn mė. Nga dhembjet e mėdha dhe tė pashėrueshme kurrė. Nė kėtė mėnyrė, do ta tė shpėtojė veten dhe lexuesin. (Ndėrhyrje: i fresk, si tis puhize, i erdhi rrėfimi qė kallėzohej dhe riprodhohej shpesh e mė dashuri. Njėherė e njė kohė, njė gazetė ditore, nė Shqipėri, nis tė botojė nė vazhdime njė roman shumė, shumė tė gjatė, tė shkrimtarit mė tė mirė qė e kishte gjuha e tij. Pa arritur as nė gjysmė, shihen shenjat e para tė lodhjes dhe tė mėrzitjes sė lexuesve. Redaksia bie nė siklet. I rekomandon autorit ta shkurtojė romanin. Punė e kollajshme, thotė autori. Aty pėr aty, sė pari u shkurton kokėn personazheve, prej kryesorit deri te mė i skajshmi. Njėri vdes, tjetri humb jetėn aksidentalisht... Tė gjitha ndodhin papritmas dhe pėrnjėherė dhe romani mbyllet).
Sa bukur, kur ekziston njė mundėsi e tillė. Kur zgjidhja e nyjės ėshtė aty pranė. Nė bodrum. Nė bunker. Rezervė e artė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:44 pm

29

Kallėzimi anekdotik qė i kishte ndodhur sivėllait tė tij, i pėrftoi nėpėr mend, nė ēast tė duhur. Si melhem pėr varrė.
Bloi me vete, njėmend, asgjė mė e lehtė se dalja nga ky sarkofag. Tė braktis barkun e tij tė errėt, tė ftohtė. Tė vė pikėn mbi i dhe tė del nė ajėr tė pastėr. (Ndėrhyrje: krejt rastėsisht, syri ia kapi njė cep tė faqes sė gazetės, qė kushedi kur kishte shėnuar, temė e mundshme pėr tregim: “Sa mirė qė s’jam i detyruar tė flas e tė rras!”).
Sado qė kjo erdhi nė ēast tė mirė dhe fatlum, siē i vjen e mirė njė pikė ujė i ftohtė buzėshkrumbit nė shkretėtirė, shumė tė vėshtirė e kishte tė vinte pikėn finale! Nė fundin e kėtij shtegtimi tė lodhshėm dhe rraskapitės. Shumė mė lehtė e kollaj do ta bėnte kėtė, sikur nėn thonj gishtash t’i kishte pikur njė tekst i mirė, i realizuar, nė fund tė fundit, deri nė shkallė durimi, tolerance e pafajėsie. (Ndėrhyrje: “zotėrinj..., jeni shumė fajtorė kur shkruani dobėt”, protestoi me porosi njė shkrimtar i madh, klasik i letėrsisė, botėrisht i njohur! Meqenėse emri i autorit tė kėsaj thėnieje nuk iu kujtua hėpėrhė, Ndreu ndėrfut mendimin e tjetrit shkrimtar tė ditur me emrin Henry Miller, qė nuk ngel aspak prapa tė parit, kur thotė se: “Ajo qė nuk ėshtė nė mes tė rrugės ėshtė fals, e prejardhur, domethėnė: letėrsi”).
Njėsoj, mendoi ai, dhimbja, mundi dhe grirja ėshtė e madhe, si atėherė kur qitet nė letėr njė tekst i mirė, i suksesshėm, si atėherė kur shkruhet tekst i dobėt, mė pak i suksesshėm. Nė rastin e dytė lėngata ėshtė mė e madhe. Kafshimi mė i ashpėr. (Ndėrhyrje: Ndreu, lėvari shikimin poshtė faqes sė bardhė tė monitorit dhe pa se nuk kishte hapėsirė mė tė madhe, se tė vepronte ashtu siē kishte bėrė dikur sivėllai i tij. Nisi tė shkurtonte e t’i priste kokėn ēdo gjėje. Djathtas e majtas. Tė bėnte kėrdinė. T’ia priste kokėn, nė krye tė radhės, vetes sė vet, pastaj kollaj bėhet pėr tė tjerėt. Duke i ardhur keq qė nė atė grimė hapėsirė mos tė fuste edhe atė tė madhėn urti popullore kur thotė: si i yti i bardhė, si i imi i zi!). Gjithnjė fjala ėshtė pėr lindjen!
Me trinėn skeletore tė dorės, tė tejdukshme, si lapra e veshit kundrejt dritės, qysh se kishte filluar radhitjen prozės pa pozė, fshiu njė palė lot tė valė, tė ujshėm, si tė kripur. U mėrzit shumė. Si tė binte nė zi dhe psherėtiu: lamtumirė, ėndrra, lamtumirė! Njė herė e pėrgjithmonė!
“La verité est en marrché et rien ne aretera. Qui souffre pour la verité et la justice devient August et sacré... Il n’est de justice que dans la verité il n’est de bonheur que dans la Justice”, shėnoi kėtė thėnie tė shkrimtarit tė madh francez Emil Zola (1840-1902), gdhendur nė rrasė mermeri pranė bustit tė tij, vendosur nė sheshin qė mban emrin e tij, nė njė nga lagjet e hijshme tė Parisit. Nuk mori mundin ta thėrriste nė ndihmė V. Kokonėn, tė provonte ta pėrkthente pėr ta bėrė tė njohur, pėr vete dhe tė tjerėt, porosinė e kėtij citati. Derisa, sa ėshtė gdhendur nė gurė, pa dyshim se fjalėt e porosisė janė tė arta dhe tė papėrthyeshme! (Fjalėn tė papėrthyeshme e la ashtu siē e shėnoi rastėsisht, ngase jo rastėsisht, iu duk mė e mirė se e pėrditshmja fjalė, e papėrkthyeshme).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:45 pm

30

Pėrmbys mbi tastierėn e kompjuterit. Si ta mbėrthente atak kardiak tinėzar. Koka tullace, me ca flokė tė rrallė, qė nuk i krihte kurrė, i ishte rėnduar e bėrė si meshin. U plandos sipėr grumbullit tė letrave, copa gazetash tė shkėputura kushedi kur dhe tė ruajtura mė xhelozi pėr ditėn (ditėt) kur nė letėr do tė niste prozė tė re, qė mėtonte dhe ėndėrronte tė ishte novatore, si pėrpjekje, synim. Nė mos tjetėr. Nė mesin e malit tė shėnimeve, shumica ruanin mendime tė arta tė njerėzve tė ditur, tė filozofėve, tė shkrimtarėve e tė tjerėve. Kishte mes tyre edhe gazmore, me ndodhi tė lehta, shpoti, qesėndi, qeshuri e gjėra tė tjera argėtuese. Mbi tė gjitha ato shėnime e dosje, ngrinte kokė njė, sipėr sė cilės ishin shėnuar tri parimet themelore tė shkrimit, shkrimtarisė: koha, vendi dhe aksioni. Tri parime bazė mbi tė cilat duhet tė mbėshtetet letėrsia. Ato, mė pastaj, kripen e pasurohen me ndihmesa dhe mėlmesa tė tjera ndihmėse, siē ėshtė, bie fjala, gjendja shpirtėrore e narratorit etj., etj.
Lėre kėtė. Lėri teorizimet Ndre!. Nuk ėshtė kjo orė e teorisė se letėrsisė. Kėto (tri a sa janė?) parime bazike, elementare pėr pėrshkrimin, sadopak korrekt, tė njė situate, ngjarjeje, rrethane a konflikti, ndėrkaq, i ruante dhe pėrherė i kishte pranė. Sa herė qė e rrokte kriza nė shtyrje pėrpara tė shkrimit, “kur kallkanosesha nga ndonjė parandjenje e ligė”, siē thoshte vetė, hidhte vėshtrimin mbi kėto tri shtylla, mbi tė cilat, mund tė ndėrtohej kulla. Sa e sa herė, aty, mbi atė copė letėr, ekzilonte dhe gjente shpėtimin. Kur ato tri parime, pėrnjėherėsh, shndėrroheshin nė njė si varkė tė Noes. Si oaza midis shkretėtirės oqeanike, pa fund. Shndėrroheshin nė kep tė shpresės sė mirė. Kur rrugėt i ngatėrroheshin e dalje nuk shihte askund, shpresėn e mbėshteste aty, tek ai trekėndėsh kariatidash, si i vizatuar dhe i sprovuar shumė herė. Si njė mjet lundrues, qė ka dhėnė provimin me sukses. Duke bartur mbi vete shumė autorė dhe pėr t’i qitur tej e tej, nė breg shpėtimi!
Nė ēastet e shpeshta kritike, kur nė horizont nuk shfaqej asnjė rrugėdalje, kur para bardhėsisė shkretuese tė monitorit, tė parit dhe tė vetmit, qė ia besonte kėtė sekret, betohej se do tė shkruante ndryshe, keq a mirė, ndryshe. (Ndėrhyrje: pas sa ditėsh beteje tė ashpėr, ishte ndėrgjegjėsuar. Ishte i vetėdijshėm se rrugė e hapur dhe e shkelur me mijėra vjet, shumė vėshtirė lėshohet e braktiset. Lypsen edhe po aq vite, ndoshta mė shumė, pėr t’u ēelur rrah tjetėr, shteg tjetėr, i ri!).


_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:45 pm

30

Nė ēastin kur parandiente se i afrohej bregut, kur pandehte se dilte nė ajėr tė pastėr dhe shpėtonte kthetrash tė sėmundjes qė barbarisht e ngulfate, e kishte katandisur dhe marrė pėrpara, me ditė e net, mbase me vite, e pa qartazi se, mė parė se shpėtim, kjo qė i shfaqej nė kėtė shteg, ishte halucinacion. Nė vend se, majė bjeshke, majė shpati plisbardhė, (Ndėrhyje: o, sa herė, deri nė lodhje, ėshtė pėrdorur kjo kompozitė, saqė trishtohej prej saj!), tė ulej tė fshinte djersė e jargė, e me njė palė tejqyra tė shtrenjta, nga ato gjermane, qė natėn ta bėjnė ditė, nga atje lart, tė vėshtrojė rrugėn e kaluar, shtigjet nėpėr tė cilat ishte ngjitur, e tė festojė gėzimin qė kishte arritur deri kėtu, nė atė lartėsi, si alpin jo i shkathėt qė ishte, t’i gėzohej shpėtimit, prapė, ndodh e papritura! Pėrmes tejqyrės, pa se nuk kishte arritur kurrkund dhe se ky ishte moment i lig, fatalitet i njėmendet pėr tė. Shihte qartė mossuksesin e ekspeditės!
Nė vend se tė ulej, tė merrte frymė thellė, tė pushonte e tė ēlodhej mbi majėn e cakut, edhe pse nuk ishte bash ai qė e kishte synuar, e tė gėzonte ēastin hyjnor tė rrugės sė mbaruar, pa se ēdo gjė, ama bash ēdo gjė, ishte pėrmbysur. Ishte kthyer bythėpraptas. Piramida ishte kthyer mbrapsht.
Nė rrėmujė e sipėr, nė nguti, si tė ballafaqohej me njė tėrmet shumėballėsh, ose tė gjendej afėr njė katastrofe hala mė tė pamėshirshme, pa pėrfunduar fjalinė, pa vėnė pikėn nė fund tė saj, si nė panik, veē sa me tejqyrė edhe njė herė vėshtroi rrugėn e ngjitjes, nisi zbritjen shkallėve dhe, me bisht ndėr kėmbė, tėrhiqej. Kthehej, nga kishte ardhur. (Ndėrhyrje: fjalisė sė lėnė pėrgjysmė, vėshtirė se, pėrjetė, do t’i ngjet bisht, qoftė edhe njė fjalė tė vetme).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:46 pm

29

Nga ajo lartėsi qė i ngjau nė hata marramendėse, turbull vėshtroi poshtė. Ēdo gjė iu shemb para sysh. Iu zhbė. Iu shthur ēdo iluzion. Lartėsia ishte halucinante. Iluzion. Plot mjegullnajė ngatėrruese. Mashtruese. Siē ėshtė ėndrra. Rruga me ferra e gropa, nėpėr tė cilėn kishte kaluar, i ngjau nė greminė tė pashpirt, gojėmadhe, e gatshme ta shqyente e ta gėlltiste sakaq. (Ndėrhyrje: eh, sa punė e mirė dhe humane do tė ishte sikur tė ndodhte njė gjė e tillė. Tė fluturonte nga kjo lartėsi tridhjetėkatėshe e tė plandosej poshtė. Tė mbaronte si desperant, i pashpresė, i pashėrueshėm. Kur tėrė jetėn, bartte barrėn mė tė rendė, qė mezi priste ta zbarkonte dhe tė lirohej peshės sė saj!). Nga lart ai vėshtroi pjerrtėsinė theqafje tė asaj ngrehine tė pėrhimėt, qė me vėshtirėsi dhe ngulm faraoni e kishte ndėrtuar. Nė vend se nė lartėsinė ekstreme, atje ku koka prek mjegullat endacake tė bjeshkės, tė mbillte flamurin e bardhė tė fitores, merrte mėrzinė e zbritjes kokulur, si i lagur. Edhe mė keq. I dh... ndėr vete...
Deri nė shkallėn tridhjetė gradė Celsius, kishte arritur me mundime tė skėterrshme. Shteruese. Tė pamėshirshme...
Tė kthehej andej nga kishte ardhur?
Ēfarė lidhjeje kishte me fatkeqėsinė e tij, pse sot, pikėrisht sot, ishte ndėrruar njehsimi i kohės. Prej dimėror, nė veror. Koha ēonte gjashtėdhjetė minuta pėrpara, kur kthehej mbrapa. Zbriste poshtė. Poshtė. Poshtė. (Vėni re: kur nuk ka progres dhe ecje pėrpara, zgjidhje tjetėr nuk ka, pos vendnumėrimit ose sprapsjes).
Gjithmonė e destabilizonte ndėrrimi i kohės. E ēekuilibronte. Sikur pėr disa ditė hallashtisej me qetėsinė, rehatinė. Me paqen, qoftė e rreme. Tė gjitha gjėrave, pėr njė ēast, u ndėrronte orari, bioritmi. Kjo pėrnjėherėsh prishte terezinė e ndjeshme tė tij, qė nuk mbart peshė hiē mė tė madhe sesa ēon buburreci nė krahė. (Ndreu nevrikosej pėr shkak tė vonesės tej mase tė pasaportės, qė, shumė ditė pėrpara, e kishte dorėzuar nė shėrbimin gjegjės administrativ tė komunės, pėr vazhdim. Pėr ribėrje. E priste me padurim, thua se me ardhjen e saj ēilen dyert e rrugėve tė botės! Me pasaportėn e ribėrė, mund tė qarkullonte midis dhomės se pritjes dhe banjės. Pa asnjė kontroll dogane).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:46 pm

28

Gjendje agresive. Jashtė kontrolli. Kishte humbur rrugėn. Busullėn. Nuk dinte ēfarė kėrkonte prej vetes se vet. As prej tė tjerėve. Sikur bota i kishte faj. Kėshtu ėshtė gjithmonė, pėr gjithkėnd, kur merret rrugė e gjatė, ambicioze, pa karburante, pajisje e mjete tė duhura udhėtimi. Atėherė kėrcėnon rreziku qė rruga tė mos prekė fundin, kurrė. Ose, matanė tė dilet me mund tė madh. Rraskapitje dėrrmuese. Pa fitore tė njėmendtė. Pa shkėlqim admirues. Pa gėzimin e gėzimit. Pa festė fitoreje. Kur fitorja ėshtė e mangėt, sfilitėse. Gjysėmfitore. Midis dėshtimit dhe suksesit tė mekur. Kur, asnjė i afėrm, as mik, nga ata mė tė ngushtit, mė tė dashurit dhe mė tė shtrenjtit, nuk mund tė pohojnė me gojėn plot se kjo punė e bėrė, e mahnit! Pėrkundrazi, duhet qepur goja. Ndryrė. Duhet fshehur pakėnaqėsia. Gėzimi i gjymtė, nuk ėshtė kurrfarė gėzimi pėr atė qė ėshtė bėrė. Pėr punėn e kryer. Kur gėzimin e fitores, nuk mund tė ndash me ata qė tė duan dhe, njėsoj, si pėr vete, gėzohen edhe pėr suksesin e tjetrit. Nė kėtė ēast jetik, ekologjik, atij iu kujtua gjethi. Jo i tėrė mugullimi pranveror. Gjethi. Vetėm njė geth-gjethi.

̊̊̊
[Ē’iu desh atij gjethi, paralajmėtar i vjeshtės sė parė, tė pikte pikėrisht mbi tavolinėn rreth sė cilės llafosnin dy veta me nga njė filxhan kafe pėrpara. Nė tarracėn e kafenesė sė popullarizuar tė njė (krye)qyteti?
I pari, (si tė identifikohen ata?), u mrekullua.
I dyti, (si tė identifikohen ata?), nuk dha asnjė shenjė pranie!
Nė rrugėn e tij tė fundit, nga majė lisi shtatlartė deri nė tokėzezėn e shkretė, gjethi pik mbi tryezė. I shtyrė nga dy arsye. E para: tė zgjaste edhe pėr cazė jetėn. Para se tė plandosej pėrtokė. E dyta: me hijeshinė e ngjyrave qė ia kishte falur jeta e shkurtėr nė degė lisi, tė stoliste tryezėn e dy qenieve njerėzore, qė, me nga njė filxhan kafe pėrpara, bėnin muhabet.
I pari aq shumė iu mrekullua arsyes sė dytė, saqė gjethin do ta balsamoste, aty pėr aty! Do ta stamponte pėr tryezė. Bukurinė e hijeshinė e tij t’ia falte pėrjetėsisė, amshimit.
«Nėse e lė tė qetė gjethin, nė qenien e tij do tė ketė ngelur edhe njė grimė shpirt njeriu...“ – tha me vete, i pari, nė njė ngushticė kohe prej vetėm disa sekondash.
Nė atė ēast, i dyti, (si tė identifikohen ata?), nėn ēaponjtė e pėllėmbės grabitqare, zuri fletėn e dushkut, e bėri shuk, e fshikulloi pėrtokė dhe... e ndrydhi keq me nallēėn e thembrės!
Natyrėn e qetė, sakaq, e bėri natyrė tė vdekur!
Se me ē’shpirt katil kishte qėlluar, njėmend, ai njeri!?!
Tė parit, lotėt seē ia rrėmbushėn sytė!
Fytyrėn e bashkėbiseduesit ia mjegulluan. Ia pėrlloēėn. Ia fanitėn. Ia tretėn nė dhé.
Pėr jetė e mot!]( maj, 03)
*
(Ndėrhyrje: Ndreu lidhi mėndtė qė tė mos i fluturonin, t’i dilnin prej kokės tullace, tė lodhur dhe tė rraskapitur).
Pėr tė Gjethi pati fuqi magjike, fisnike, nė mos jo shėruese, sė paku freskuese. Si fryt nė pemėn e thatė, beronjė.
Vazhdoi zbritjen edhe pėr njė shkallė mė poshtė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:47 pm

27

Papritmas i kishte pikur mosdurimi (kurrė urrejtja), ndaj kritikėve tė artit.
Nė ēaste tė shthurura, tė dala jashtė kontrolli e logjike, kritikėt i ngjeu me ngjyra tė galme. I mallkoi. I shau. Me njė emėr tė keq i pagėzoi, madje. (Si nė shajni, Ndreu parafytyroi njė roman a vėllim me poezi, a vepėr tjetėr artistike, tė vėnė para kritikėve. Si meiti para vajtueseve, i ngjau. Ata snobė, ani finė, tė shkolluar, njerėz tė letrave, tė artit dhe tė filozofisė, i pa si hiena tė ishin. Kur viktimėn e zėnė pėrfundi, ose edhe mė keq, kur hipin e rėndojnė mbi njė vepėr, me kthetrat si tė pėrgjakura, e copėtojnė pamėshirshėm. Ia nxjerrin nė lėndinė zorrė e mushkėri. E masakrojnė. E kthejnė mbarė e mbrapsht. Shkėrdhatėt e shfletojnė fletė pėr fletė. Prej faqes sė parė deri tė faqja e fundit. Pastaj i kthehen pėrsėri. Nga faqja e fundit, deri tė faqja e parė. Nuk lėnė faqe as rresht pa nėnvizuar, pa ndyrė. Gjithnjė nė hulumtim dhe deshifrim tė enigmės sė madhe. Nė gjurmė tė se panjohurės. Tė misteriozes dhe pyetjes: ēfarė ka dashur tė thotė autori?!?
Kurrė nuk arrijnė t’i pėrgjigjen kėsaj pyetjeje tė lashtė sa edhe vetė letėrsia, kur gjithė ditėn tjerrin lesh, kurrė nuk japin pėrgjigje tė drejtė, pėr kėtė pyetje tė vėshtirė.
Poeti a prozatori, akėcili autor, atė qė ka dashur tė thotė, e ka thėnė. Ashtu si ka ditur e mundur. Duke u djegur e pėrcėlluar mbi flakėt e verdha tė tekstit. Mbi ēdo fjalė e fjali. Mbi ēdo varg. Pas artistikes. Artit. Mė tė mirė tė mundshėm. “... mos u bėj poet nėse s’mund tė lindesh me secilin varg, tė lindesh me secilėn fjalė... mos u bėj poet nėse s’mund tė vdesėsh pėr secilin varg, tė vdesėsh pėr secilėn fjalė...” – vargu monumental i porosisė sė shenjtė tė poetit A. Shkreli, amanet pėr tė gjithė krijuesit. Tė shkretėt, aq shumė vuajnė, duke shtrydhur mendjen, trurin, zemrėn, pėr tė nxjerrė nga thellėsitė e mistershme tė qenies, xhevahiret mė tė shtrenjta, perlat mė tė rralla...
Kritikėt synojnė tė shkojnė tutje, pėrtej kufirit tė mundshėm. Mihin nė kotėsi. Imagjinojnė gjithēka. Bėjnė turli-turli zbėrthimesh, zhbirimesh e shprishje idesh, tė cilat, mbase, autori as qė i ka pasur ndėr mend. As qė ka menduar, as qė i ka pasur parasysh. Por.. (Ndėrhyrje: edhe Ndreu vetė, sikur ishte nė mospajtim me vetveten. Desh e mbyti ndjesia se tjerrke (lesh) kot dhe fliste kuturu, pa lidhje e badihava! Ndaj, nė kėtė ēast, shumė mė racionale i ngjau tė ngrihej, tė pėrgatiste racionin e drekės kurbetēi: “Choucruoute” – garnie au Riesling. Fabriquée an Alsace. Kishte rėnė ora (zilja) e drekės. Duhej tė mbante kujdes tė veēantė. Tė pėrfillte pėrpikshėm udhėzimin e pėrgatitjes se kėsaj gjelle tė konservuar. Pėrndryshe dreka e sotme, qė nė tryezė vjen me orar tė ri, ikėn nė bisht sorre, aq mė parė kur del mė e shėmtuar dhe mė e pashijshme se qė mund pritej!).
Gjersa pėrtypte kafshatat e drekės varfanjake, iu shfaq nė imagjinatė njė grykė (gojė) tuneli metroje nė Paris. Njeriu leckaman, ulur galuc mbi njė batanije tė pistė, tradicionalisht me njė shishe tė verės sė lirė pėrpara, me njė instrument muzikor, tradicionalisht, violinė ose harmonikė, nė shoqėri me njė mace, tradicionalisht, tė majmur. (Ndėrhyrje: ironi e jetės, e demokracisė nė vepėr, edhe nėse nuk ka pėr ngopjen e barkut tė vet, clochard-i ka ushqim tė bollshėm e vitaminoz, pėr njė, nga tridhjetė mijė miqtė e njeriut, macen!). Clochard-it fytyra nuk i shihet nga leshrat. Flokėt i ka tė gjatė e mjekrėn tė madhe. Vetullat tė lėshuara mbi sy. Mbi ato leshra, tradicionalisht, tė palara, si patatet a diēka tė ngjashme, si ato, i shpėrthen hunda e fryrė gungaēe. Kuq si speci... nė visoren e kėsaj pamjeje do tė shkrihej, do tė “martohej” dhe aq bukur do tė kompozohej dreka e Ndreut. Pėr tė dhėnė kėshtu imazhin e plotė tė clochard-it parisien.
Ndryshimi midis tė mėrguarit nė njė qytet tė madh perėndimor, zbritur nga kushedi kah, dhe lypsarit nė rrugė, asnjėherė nuk ka qenė dhe asnjėherė nuk do tė jetė i madh. Clochard-i i leckosur, pėr disa ėshtė nė favor, nė krahasim mė mėrgimtarin. Atij kurrė nuk i mungon as baguette-i (buka-thupėr), as camembert-i (djath), as shishja e verės...
Zero me njė, nė tė mirė tė lypsarit!


_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:47 pm

26

Dita e sotme nuk ėshtė ditė shkrimi. E asnjė aktiviteti tjetėr. Pos detyrimeve qė janė tė dhunshme, qė imponohen vetvetiu. Qė nuk pyesin pėr rend.
Sot ėshtė ditė ekzaminimi. Ekziston rreziku, tash pėr tash, i pėrmbledhur vetėm nė njė pikėz dyshimi, se i biri i tij, nė lule tė rinisė, kur veē sa ka zėnė vend tė mirė pune, veē sa ėshtė martuar mbarė, me nuse tė bardhė si dėbora, teksa nė barkun e saj janė ngjizur fijet e frytit tė fėmijės sė parė, kur qysh tash, tė dy familjet, ishin nė cik hulumtimi e qėmtimi pas gjetjes sė emrit, si nė lojė hareje: nėse lind djalė, nėse lind ēikė....?!
Tė birit, nė veshkė i ishte shfaqur njė njollė e vockėl. Derisa, pas dy ditėsh, t’i kthehet djali nga ekzaminimi, Ndreu kishte kohė tė mjaftueshme dramatike, pa vėnė gjumė nė sy. As ditėn, as natėn. Para vetes kishte hapėsirė pėr tė ecur me mend skajeve mė tė paimagjinueshme tė fatkeqėsisė. Transplantimi i veshkės, nėse deri nė atė shkallė del e dėmtuar, ishte stacioni i parė i tragjedisė. Pa pritur rezultatin e ekzaminimit, pa i thėnė kush, as pa qenė e nevojshme fare, vullnetarisht e pa pėrtesė, do t’i jepte veshkat e veta, jo njėrėn, por tė dyja. Nėse ekzaminimi nuk nxjerr as mė tė voglin dyshim, asnjė shenjė, as nė veshka, as kudo tjetėr nė organizėm, ani, veshkat e mia, thoshte le tė mbeten nė fondin e spitaleve tė specializuara pėr transplantim. Le tė jenė nė raftet e frigoriferėt e tyre, rezervė... (Ndėrhyrje: tamam nė ēastin kur po i shėnonte kėto radhė, cingėron telefoni. Ishte zėri i tij, i tė birit. E siguronte babanė, vendosmėrisht e siguronte, se nė trup nuk i ishte gjetur asgjė serioze. Asnjė hilet, pos njė infektimi tė lehtė. Sherr i njė mikrobi endacak...).
Ndreu kishte kapitulluar para zėrit tė tij. Fjalėt ia mbyti me vaj...
Edhe pse i biri, nga andej dilte me diagnozė tė favorshme, diēka, megjithatė, ngelte e pashlyer: pse ekzaminimi, pse dyshimi, pse fjalėt e ndėrruara nė telefon, pse vaji..., pse pezullimi, pėr njė ēast, i garės sė gjetjes se emrit tė gėzimit tė parė, po sikur tė na lindė ēikė, a po sikur tė na lindė djalė...
Sot nuk ėshtė ditė shkrimi.
Ēfarė shkrimi ėshtė ai, i ujitur me lot tė valė!
Kėtė zbritje tė shkallėve tė rrėfimit, do ta shpallė tė pavlershme. Do ta shlyejė dhe asgjėsojė. Ta harrojė, njė herė e pėrgjithmonė. Qė nga ky ēast!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:47 pm

25

Njė Prilli!
April li-li..., i lojės, i argėtimit imagjinar, pa mbarim.
Ditė me emėr e mbiemėr.
Nuk ėshtė e mundur.
Ditė-datė, si pėr shembull, ditės sė shtatėmbėdhjetė tė muajit maj, t’i ngjitet emri Ditė Shiu! Ose njė dite-datė tjetėr, Ditė Breshri. Ditė Bore..., bie fjala! Ditė Pazari. Ditė Feste. Ditėlindje. Ditė Vdekjeje..., ani bėn, disi. Por ditė rrenash, kjo nuk bėn assesi! Nuk kalon. No pasaran! Ėshtė e paimagjinueshme, absolutisht e papėrfytyrueshme, qė njė dite, ciladoqoftė ajo nė kalendar, t’i ngjitet emėr i caktuar. Ashtu sikurse nuk ėshtė e mundur, tė caktohet ditė as datė, kur do tė bjerė shi, a dėborė. Borė, shi e breshėr, mund tė bien ēdo ditė ose tė mos bien hiē. Pa orar e kalendar!
Nga, si e qysh, dita e parė e muajit prill, mori emrin Ditė e Rrenave?!?
Sikur ditėve tė tjera tė motmotit nuk rren njeri! Po tė ishte ashtu, do tė ishte njė gjė e mirė, e mrekullueshme. Ditė e shenjtė. Festė gjithėnjerėzore!
Njerėzit rrejnė, mjerisht, para dhe pas njė prillit. Pėr ēdo ditė, pandėrprerė e gjithmonė. Rrejnė nė jetė. Nė krijimtari. Nė art. Edhe mė keq, rrejnė kur bėjnė shkencė. Nė ēdo fushė tjetėr. Sidomos nė politikė dhe diplomaci! (Shtim: pėr diplomacinė thuhet se ėshtė i vetmi profesion pa etikė. Aty rrena ka legjitimitet tė garantuar).
Mė logjike do tė ishte sikur dita e njė prillit tė shpallej Ditė pa rrenė. Ditė Vėrtetėsie! Ditė e shėnuar, kur do tė ishte mė e bekuara e tė gjithave! Ditė gjatė se cilės nuk do tė kėputet asnjė rrenė! Dita e njė prillit tė quhej Ditė mahish, gazmoresh, qesėndish...
(Episod: Ndreu hoqi dorė nga meditimi rreth kėsaj teme tė vjetruar. Kodi i saj, qoftė edhe gazmor, humoristik dhe argėtues, ėshtė zhbėrė dhe shuar krejt. Ėshtė mekur humori, sot!). Ishte i sigurt se ēfarėdo qė tė shkruante sot, do ta shpallte tė humbur, tė pavlefshme!
Paradoks dhe ironi, kjo ditė i sillte sihariq. I biri nuk kishte qenė nė kurrfarė kontrolli, siē shkruante. Kishte qenė nė ekzaminim, nė sprovė zemre djaloshare. Me njė bukuroshe alpine, tė bardhė si qumėshti, nė dhomėn e hotelit tė bukur dhe luksoz, mbi liqenin e hijshėm tė bjeshkės!).


_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:47 pm

24

Kur kėmbadoras, brinjazi e zvarrė, mė shumė se mė kėmbė e vertikalisht, u ngjit nė majė tė piramidės, qė nuk kishte guxim t’ia shfaqte askujt, pandehte se, mė nė fund, kishte gjetur shpėtimin, parajsėn e ėndėrruar, pikėrisht nė atė ēast, pėrjetoi zhgėnjimin mė tė madh. Teksa vuri tullėn, gurin e fundit mbi ngrehinė, shtatin e sė cilės e ndėrtoi me mund e sakrifica tė matanshme, e mbėrthyen dhembje tė mėdha. (Dilemė: shtrohej pyetja, vetvetiu shtrohej pyetja: a ndėrtohet shtėpia pa themel tė mirė? Ekziston rreziku i zi qė ngrehina e tillė, tė ngelė edhe pa ēati).
Pa se ishte prekur, jo nga amatorizmi (vetėlavdėrimi), por nga mania e mazohizmit, apo kėshtu disi, duhet t’ia thonė lėngatės kur vuajtja, mundimi, dhimbja, shndėrrohet nė njė lloj kėnaqėsie, pa tė cilėn i atakuari, nuk mund tė jetojė. E rroku njė siklet i pashpjegueshėm. Jo vetėm lėkura, por tėrė trupi i kruhej deri nė padurueshmėri. (Episod: nė kėtė ēast tė pėrshkėllirė, iu kujtua rrėfimi i njė aktori tė famshėm. Tėrė pasurinė e kishte shkrirė nė bastore, nė lotari dhe lojėra tė tjera fati e bixhozi. Pos pėr humbje, nuk dinte pėr tjetėr. Pyetjes sė gazetarėve, pse dhe deri kur kėshtu, aktori i ishte pėrgjigjur: Kėshtu do tė vazhdoj derisa tė jem gjallė! Humbja mė sjell kėnaqėsi dhe pėrjetim tė thellė. Sa mė e madhe ėshtė humbja, aq mė e madhe ėshtė kėnaqėsia, kishte precizuar ai!).
Me dyshimin brejtės se e kishte goditur pikėrisht kjo e keqe, kur nuk mund tė truste bythėn e tė rrinte rahat, kur jetėn nuk mund ta merrte me mend, pa kėtė samar mbi shpinė, vazhdoi tė ecte mbi tortura. Gjithnjė poshtė e mė poshtė.
Drejt fundit...

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:48 pm

23

Mbrėmė kishte batėrdisur njė tenxhere patate tė ziera. Si plumb i shkrirė, i kishin rėnduar nė bark. Kishte zėnė udhėn e njė nate me gjumė tė keq. Ēfarė tė shkruante nesėr? Ishte ēėshtja?
Si zakonisht, nga nata doli si i drobitur. Qė ta merrte veten, sadopak, piu njė café espresso. Ndoqi lajmet e mėngjesit nė TV dhe i shkroi njė kartolinė njė mikut tė ēmuar, nė Bukuresht. (Ndėrhyrje: Bukureshti, sot ishte nė qendėr tė vėmendjes nė hapėsirėn e mbarė opinionit botėror. Atje, zhvillonte punimet treditore njė mbledhje e nivelit mė tė larė. Ai samit, si simit!, kishte rėndėsi vitale pėr shqiptarėt!). Mėmėdheu ynė, Shqipėria, bėhej anėtare e rregullt dhe fuqiplotė e nato-s. E kjo nuk ishte pak!
Kjo ngjarje, sado e madhe dhe me rėndėsi historike, me bėrryla dhe dhunshėm, hyn nė rrėfim. Fjala ishte diku krejt tjetėr. Te raporti midis patateve tė ziera dhe artit. (Episod: njė miku i tij, qė shitej si estet, ose, sė paku, njohės (mbi)mesatar, i krijimtarisė letrare, kaherė kishte ngritur tezėn se mirėqenia materiale, standardi i lartė jetėsor, me njė fjalė, pėrkatėsia sociale e tė tjera e tė tjera, kanė rėndėsi vendimtare nė krijimin e artit tė njėmendtė. Pėrkthyer shqip, nė deshifrim banal, kjo do tė thoshte se prej atij qė mbrėmė ka ngrėnė njė kusi patate tė ziera, njė vegsh fasule pa mish, bukė misri thatė a me djathė tė lig, mė domate turshi, tranguj e zarzavate tė tjera kėsisoj, tė mos priten rendimente, as kualitete tė larta, nė akėcilėn gjini arti. Regjistri argumentues i kėtij konkludimi ishte i gjatė. Sipas kėsaj teorie dilte se vetėm ai qė ha me pirunė, lugė e thika tė arta, vetėm ata qė drekė a darkė, tryezėn kurrė nuk shtrojnė pa verė tė moēme, shampanjė e pije tė tjera tė shtrenjta, bėjnė art tė mirė! Vetėm ata tė mirėqenies dhe tė standardit tė lartė, krijojnė art nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Letėrsia botėrore, edhe artet e tjera, kuptohet, njohin boll raste, janė tė evidencuara dhe tė ruajtura mirė, kur shumė krijues tė njohur e me famė botėrore, rrjedhin nga gjiri i familjeve tė vobekta fshatare. Qė vijnė e hyjnė nėpėr dyer tė vogla anėsore dhe dalin nėpėr dyer tė mėdha e solemne. Veprat e tyre krijojnė trashėgiminė mė tė mirė tė artit botėror. I paqėndrueshėm ėshtė insistimi se krijuesit e mėdhenj, gjithmonė rrjedhin nga mjediset e shtresave tė larta aristokratike, borgjeze.
Sado tė ngulet kėmbė pėr tė kundėrtėn, pėr t’i vėnė kapak krejt kėtij mospajtimi, kur ėshtė moshatar me vetė artin e tė gjitha gjinive, si xhaketė antiplumb, hidhte krahėve fjalėt e njė mendimtari qė paskėsh thėnė se konsumatorit, pėrpara se pėr art, i duhet ta ngijė barkun bukė!
Ēdo gjė ėshtė relative, pos absolutes se ēdo gjė ėshtė relative!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:48 pm

22

Ndodhi mbrėmė...
E imėt. Sa grima. Grimcė. Njė me errėsirėn e mbrėmjes. E mbėshtjellė me vellon e natės.
Si sheqerkė kur shkrihet njė ujin e cemtė.
Nė parakalim tė beftė, sė largu, nga gropė e territ tė natės, mė sė pari, kapi zėrin e saj. Zė i ėmbėl. Mjaltė. Ia merr zėrin. Nuk ia shuan etjen. Pėrkundrazi. Ia shton. Buzėve nis t’i shtrohet cipė e parė etjeje. Beftė nė mendje i pik titulli i romanit “Puthmė skelet”. Pse? E ndalon. Sa tė marrė prej saj edhe diēka. Si medikament tė preferuar. Pėr pasdarke. Kallet t’ia mėsonte emrin. T’ia prekte dorėn. Nga afėr t’ia njihte ngjyrėn e syve. Tė flokėve. Ta pyeste, ashtu, pa lidhje, siē pyetet njė kalimtare e panjohur, sa ėshtė ora, apo nga cila anė bie rruga pėr nė stacion tė trenit, tė autobusit..., nga shpien rruga pėr nė filan sheshi, avenyje...
Pėr mrekullinė e mrekullive, ajo ndal hapin, (Kujtesė: tė shtegu ndala hapin, siē thotė njė melodi e lehtė!), dhe fluturimthi kthehet pėr disa hapa mbrapa. Afrohet. Veē sa nuk ndeshin hundėn me hundė. Hundė pėr hunde!
Nė kėtė ēast prekte ndjenjėn kaherė tė shuar. Si tė harruar. Qė pėrgjatė aq vitesh nuk e kishte vėnė nė lėvizje. Si tė ishte njė sahat i moēėm. Njė makinė qė nuk punon, kaherė e braktisur. E pėrshkoi njė ndjesi qė moti nuk e kishte pėrjetuar. Si tė ishte i huaj, gjeth i vdekur!
Tė ndalosh njė tė panjohur, midis rrugės mbuluar me terr nate tė muajit shkurt, kjo ishte gjėja mė e papritur dhe mė e pamundshme nė botė. Shi pėr kėtė, nisėn t’i dridheshin leqet e kėmbėve, nė hap. Ndjeu marramendje. Pika djersėsh tė ftohta ia vėrshuan ballin... Si nė jermi, si nė ėndėrr tė ishte, i ofroi kafe. Nė kafenenė e parė, aty pranė. Ftesėn e pranoi pa fije hezitimi. Pa pėrtesė, me gėzim iu ngjit pėr krahu. Si tė mbėshtetej pėr ta evituar ligėsinė qė papritmas e kishte rrėmbyer dhe kėrcėnonte ta pushtonte. Ta fshikullonte pėrtokė.
Nė pijetoren e vogėl, me shumė atmosferė intime, si e porositur pėr takime tė vonuara, u rehatuan pėr merak.
Ajo u lirua nga veshje e trashė e dimrit nė shkundje. Nėn xhemperin ngjyrė vishnje iu vizatua delta, nė trajtė zemre, e gjinjve. Ishte epshndjellėse, nga ato qė bėjnė tė imagjinosh shtratin dhe tė digjesh qė ta kesh sa mė afėr. Qė grishin nė lojė...
Ėshtė putanė e rrugės, mendoi ai. Jo, ajo ishte...(Episod: midis bisedės se pėrzemėrt, qė shpinte drejt bashkimit tė pėrjetshėm, pėr tė mirė e pėr keq, ia vodhi veshin nėn flokėt e zinj e tė lėmuar. I pėshpėriti: po hallit tė ereksionit, si t’ia bėjmė? Pesė pare pėr atė punė, i pėrgjigjet ajo bashkė me vrull buzėqeshjeje... Jam klitoriene! Me pėlqen ti. Tė mos flasim pėr ereksione e tė tilla gjėra. Ndreu bloi ndėr mend thėnien: “Nėse kari ėshtė pushkė, klitoris-i ėshtė mitraloz!”).
Shumė kohė, larg njeri-tjetrit, pa pasur, ose pėsuar, asnjė raport intim, pos qė kishin pirė nga njė filxhan kafe bashkė dhe kishin ndėrruar dy-tri llafe mes vete, qė natyrshėm ēonte nga seksi, Ndreu pa se, nė radhor, pėrskaj numrit tė telefonit tė saj, kishte shėnuar edhe fjalėn klitoriene. Nuk kishte haber se ē’domethėnie ka kjo fjalė. Nė atė paketim shqiptimi nuk e gjeti nė asnjė fjalor. Qė kishte lidhje tė ngushtė me klitorisin, ishte e sigurt dhe jashtė ēdo dileme.
Pėrimtoi e meditoi, gjatė kohė vrau mendjen, a tė fuste a jo, nė kėtė korpus, ndodhinė me lapsin e parfumosur, qė mori nga dora e butė dhe e bardhė e nėpunėses komunale. (Episod: kur Ndreu iu avit sportelit dhe nėpunėsja e re ia derdhi fytyrės njė prush vėshtrimi sensual, asi qė buronte sysh kaltėrosh maceje, nuk kishte idenė se ēfarė do tė ndodhte me lapsin e saj, dhe se, pikėrisht ai laps, detyrimisht, do tė hynte nė kėtė kallėzim). Nuk ėshtė e vėrtetė se nuk kishte dėgjuar, qė dashnoret e mira e tė fisme, sa herė qė u shkruajnė tė dashurve, hedhin erė tė mirė tė parfumeve tė shtrenjta nė letėr, nė zarf, nė faqet e bardha tė letrės stampojnė edhe tė kuqtė e buzėve... Tė tėrat i dinte, po lapsi...?
Bashkė me dokumentin e duhur administrativ, nga duart e saj tė njoma kishte marrė edhe lapsin e saj, sa pėr nėnshkrim e fill pastaj, pėr kujtim. Shumė ditė mė pas, fare rastėsisht, lapsin e kaloi nga zona e nuhatjes. Era e mirė, si erė miske, e trullosi. Si tė ishte aromė ēudibėrėse, epshndjellėse, saqė, edhe tė shkretin plak e shpinte rrugės sė pakrye, si tė harruar, ē’kohe i takonte. Imagjinonte rrugėn e atij lapsi tė parfumuar, tek kishte kaluar nėpėr pulpa tė kėmbeve, disk gjunjėsh, nėpėr kofshėt e shėndetshme, mes kofshėsh, andej nga e ēara e qejfit, te burimi, ishte ndalur tė merrte pakėz pushim, pėr udhė tė re, drejt kėrmillit tė kėrthizės sė barkut, vorbullės, oazė nė shkretėtirė, drejt bregoreve tė haresė, thimthave tė sisėve do t’u merrte erė dhe do t’i thithte si bonbone, siē e thith fėmija cucllėn, do t’i ngjitej qafės sė gjatė, do t’ia kafshonte dhe do t’ia gėlltiste me gjithė gjerdanin qė ia stoliste fytin, derisa tė arrinte te gryka e vullkanit. Aty ndalet. Buzėt e saj all, plot shėndet e etje, plot flakė e freski, do t’ia mbulojė me ca buzė tė verdha, gjysmė tė vdekura, qė mė shumė anonin nga ato tė meitit. Aty prishej, zhbėhej e shkatėrrohej krejt ėndrra e rreme, pa asnjė tė vėrtetė nė brendi.
Njė ditė prej ditėsh, nė njė ēast krejt tė papėrfillshėm, ndjekur instinkti e pavetėdijshėm krejt, kėmbėt e shpinin andej nga donin vetė. Nuk e diti, nga e si, kur vetėn e pa para sportelit. Ajo mori njė skuqur all nė fytyrė, derisa dėgjonte kallėzimin fantastik tė lapsit tė pushtuar nga aromė e fortė dhe mė ēudibėrėse. Nėpunėsja ngeli si e mpirė nga ajo qė dėgjoi. Tash ajo ishte nė shteg. Tė ndėrronte hap qė, sigurisht, nuk shpie askund, pos drejt misterit qė nuk do tė zbulohet kurrė. Rri aty ku ishte, pa lėvizur fare!?!
Hezitoi. Gjatė e gjatė mendoi e tėholli, tė riprodhonte a jo, kėto dy episode. Sidomos kėtė tė dytin. E brente droja mos lexuesit eventual, do t’i krijojė bindjen se ishte rrokur nga teshė e zezė fetishizmi! As vetė nuk e kishte tė qartė, tregonte ngjarje tė vėrteta apo shprishte ėndrra prej myku qė e kishin mbėshtjellė dhe gllabėruar nga tė gjitha anėt. Broēkulla. Pa shije. Pa kripė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:48 pm

21

Ndėrkohė.
I deprimuar, i dezorganizuar, i ēakorduar, si i dekompozuar, nė shthurje totale, nė theqafje poshtė e mė poshtė, drejt greminės sė pafund, drejt hiēit, se ē’i ishte tekur e keqas ishte rrokur me modernistėt. Jo, me tė gjithė. Natyrisht. Tė zihej me tė gjithė, nuk kishte takat. Dhe nuk ia mbante. Nuk ishte i zoti t’i qasej me njė projekt tė tillė!
Nė thumb, kushedi pse, i erdhėn modernistėt - made in shqiptaria!
Ku jeni, u bėrtiti. Ecni e dilni nė dritė dielli, po patėt koqe!
(Ndėrhyrje: tamam kur shkroi, jo kėto fjali, por tė vetmen kėtė fjalė: koqe, pa se, mė tė vėrtetė, vetė nuk kishte koqe tė kapej me modernistėt. Pėr kėtė arsye nxori nga kutia e kujtesės kėtė minitregim dhe, si ēarēaf tė bardhė e shpalosi mbi hapėsirėn, mbi tė cilėn kishte shpėrnda tekstin mbi (kundėr) modernistėve, shkrimtarė shqiptarė. Meqė napa e dy bezeve nuk ishte e madhėsisė sė njėjtė, pjesė tė tekstit tė parė, si bishta postaje, mbetėn tė pambuluar dhe zor tė lexueshėm!).
Ja, ajo trohėz tekst:
Shami besnikėrie!
(noliane)
Nė tregtoren e modės sė lartė, Ndreu i qaset njė peliēeje tė shtrenjtė. Cilėsinė dhe ekskluzivitetin e saj, mė sė miri, e dėshmonte ēmimi. (modernistėt e vetėshpallur...
Marramendės, sa i lartė ishte!
- Ma prit kėtė copė, kėtu! - i tha shitėsit, duke zėnė me pėllėmbė, peliēen pėr mėnge!
- Je nė vete, ore! Je normal!?! Tė pritet njė copė nga njė peliēe! Ku ke parė ti!
- Nė shitore tė mishit! (nuk mungonte as imitacioni i papengesė...
- Shko blej mish!
- As atje nuk do ta blej njė ka tė tėrin tė therur, pos njė copė edhe mė tė vogėl se kjo! – ia ktheu Ndreu dhe iku! (njė madje, prej kėtyre modernistėve kopjues u bė princ i letrave shqipe..!
Pėrnjėmend, bėri ashtu siē bėn blerėsi, kur, nga njė shitore e madhe e konforamės, del me njė grusht gozhdėsh mbėshtjellė nė letėr. Tė mjaftueshme pėr ndreqjen e njė elementi tė imėt nė hajat tė shtėpisė!
Jo me njė grusht gozhdė, por me dhjetė-pesėmbėdhjetė rreshta, Ndreu, doli nga thesari i «merkatos» sė librit, tė njė biografie tė madhe!
Kaq i duheshin pėr sajimin e njė rrėfimi tė shkurtėr. Pėr diēka mė shumė, sigurisht se do t’i nevojiteshin mė shumė! (ata ishin tė rafinuar...
Solemnisht, siē ishte zakon, shaminė e qėndisur, e mori kur ishte nė moshėn nėntėvjeēare. Pak pas kryerjes sė vitit tė parė tė shkollės fillore! (ishin trafikantė tė rafinuar...
Gjyshja mėnt plasi gazi, kur, nipi shėndetlig, e pyeti se ē’do tė thoshte ajo shami!
- «S’mund tė them…Ti s’ishe caktuar tė bėheshe ēun. Jot ėmė, pas lindjes sė birit tė parė, Dhimitrit, donte tė lindte njė ēupė. U bė si u bė… ajo u pendua dhe, nė ēastin e mbramė, lindi njė ēun, i cili, sipas tė gjitha qėllimeve praktike, duhej tė ishte ēupė».
- «Unė jam kryekreje ēun!».
- «Tregoje, pra. Unė u them djem vetėm atyre qė mund tė pėrdorin koburen…!».
Ēuni shėndetbrishtė, rrėmbeu njė kobure nga kėndi… doli me vrap… ia tėrhoqi kėmbėzėn… Bam! (pėrshkruanin pikė pėr pikė e mė bollėk...
- «Tani e di se je mashkull!» - i tha gjyshja me fytyrė tė ngrysur, si tė aktronte hijerėndėsi!
Vallė, cila ishte ēupa qė ia kishte dėrguar shaminė?
Ish dhjetėvjeēarja Shasha, ajo qė njohu shaminė nė dorėn e plakės, tė gjyshes sė ēunit, kur i printe valles nė sheshin e fshatit, ku… »Gjėja e vetme qė mungonte ishin vashat!».
*
Shasha s’donte tė merrte njė «jo» si pėrgjigje.
Njė epidemi e tifos e zgjodhi nyjėn gordiane.
Shashėn e mposhti vdekja. (asnjė lidhje komunikuese me botėn e madhe jashtė lagjeve...
Ēuni shpėtoi dhe u shėrua. (autori vetė, pikėsėpari, duhet tė modern...
Kurrė nė jetė nuk ishte martuar!
Kishte ruajtur kujtimin eternel pėr Shashėn. Kur ajo vetė e kishte zgjedhur, duke qenė e gatshme t’i bėhej kujdestare! Pa kėrkuar prej tij, as tė qesė me kobure, as tė pijė pėrnjėherė kovėn e madhe plot me ujė sa s’mund tė pinte njė ka!, as kurrgjė tjetėr, me ē’gjėra, tradicionalisht, matej burrėria mashkullore nė »…fshatin e ngritur nė njė varg kodrinash valė-valė… qė i ndante njė pėrroskė e vogėl, qė gjarpėronte midis tyre…». ( prill, 2001)

̊̊̊
Si bėn kjo?
Po, bėn, si s’bėn!
Gjatė njė kohe, qoftė e harruar, aman, ishin njė dorė trafikantėsh tė pa skrupull, qė, nuk dihet se si e nga arrinin te disa libra tė rrallė e tė panjohur pėr hapėsirėn e opinionit mė tė gjerė lexues shqiptar, tė pėrkthyer nga shumė gjuhė tė huaja, nė njė gjuhė tė huaja, pėr ne! Kohė e pėrshtatshme, klimė e mirė pėr ta, ająm. Zgjat zot kėsi moti! Merrnin e huazonin pamėshirė nga shkrimet dhe sajimet letrare tė shkrimtarėve perėndimorė, qė asokohe, edhe ata vetė, mė nė fund, ishin nė fazė eksperimentale tė modernitetit. Kur ngopeshin sė pėrshkruari, sikur avanconin njė ēik, hidheshin nė shkėrbim, pa pengesė. Kritikėt letrar tė kohės, mbrehnin bisturitė, rroknin thjerrat zmadhuese dhe, pasi bėnin analiza dhe ekzaminime tė hollėsishme, zbėrthime tė gjithanshme qorras, koshonėri e bestialitete tė tjera, ngjishnin armėt, penat dhe shkruanin mbi risitė qė “modernistėt” tanė sillnin nė shkrimet e tyre, tė reja. Njė prej tyre qė vetėshpallur, madje princ i letrave shqiptare, pasi me kohė kishte lexuar “Princin e vogėl” tė Antoine de Saint-Exupery-sė!
(Ndėrhyrje: vetė autori duhet tė jetė modern, e pastaj mund tė pritet prej tij prurje e re e moderne. Ky ėshtė minimumi, nė kėtė lojė, bloi Ndreu, sa i lodhur, aq edhe i rraskapitur!).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:49 pm


20

Mbi kėtė shkallė ngjitje-zbritje (cili ėshtė dallimi?), kur pa se kishte shėnuar shifrėn 20, u mrekullua. Iu duk shifėr e bukur, komode. Numėr i mirė. Shifėr harmonishme. Racionale. Ekonomike. Sikur nuk kishte fuqi as dėshirė, tė cenonte e lėndonte, hijeshinė e rrumbullakėsisė dhe tė bukurisė numerike tė kėsaj shifre. Nė favor tė saj shkonin edhe rrezet e diellit, qė, pa kursim, gjithandej dhe kudo, derdheshin trėndafilishtės sė parkut tė qytetit dhe ndillnin barin nė rritė.
Kjo ditė ishte e rėndėsishme.
Historike.
Ditėlindje, ishte!
Njė shtet i ri, me emrin Kosovė, ulej rreth tryezės sė familjes sė madhe evropiane dhe nga njė gjyq i lartė, shpallej i pafajshėm, fisnik, paqedashės.
Pėr drekė, i vjen djali me gjithė nuse. Dreka do tė jetė modeste. Pėrgatitur, pa ftuar nė ndihmė recetat e kulinarėve dhe tė kuzhinierėve tė njohur, shtruar pa salltanete tė mėdha. Njė gatesė tradicionale, nga ato tė shpejtat dhe qė nuk kėrkojnė investim tė mėdha mundi nė pėrgatitje. Njė sallatė me trangull, hudhėr dhe kos. Njė kavanoz turshi. Mė tė shijshme se tė ishte gatuar nga kuzhinierėt mė tė njohur, drekėn pėr merak e bėnte prania e djalit mė nuse, qė sot ishte posaēėrisht e lehtė, si flutur. Sapo kthehej nga kontrolli mjekėsor nė ultratingull. Kishte rezultuar se, nė bark, ferishtja ishte tejet mirė dhe se zhvillohej normalisht, sipas parametrave tė lakmuar. Edhe ndonjė ditė, do tė fillojė tė lozė lojėrat qė vetėm ajo i di, aty, nė barkun e nėnės. Gjatė drekės, nusja skuqej deri tė veshėt, sa herė i pėrsėritej porosia se, tash e tutje, duhej tė hante ushqim pėr dy veta!
Nė pallatin ku banonte, sot ishte lėshuar nė qarkullim ashensori i riparuar. Cicėrima, nė kor tė ēakorduar e zogjve, pėr ca mbyste oshtimėn e lehtė, simfonike, tė lumthit, aty pranė. Valėt i kėrcenin nė qafė njėra-tjetrės, si nė lojė pa brenga.
Pranvera vinte nga tė gjitha anėt. Njė krah i saj, drejt nga kaltėrsi e qiellit, sikur i printe njė togu tullumbacesh, balonash zepellin, kur nė vallėzim solemn nė hava, ekzekutonin njė harmoni, mbi dekor tė bukur natyror. Nga tė gjitha anėt, kurora malesh gjithnjė tė mbuluara me tė bardhė. (Episod: sapo doli nė shėtitjen e zakonshme tė pasdites, Ndreu nuk ndjeu vetėm erė lulesh nė zbėrthim, por diē mė shumė. Aromėn e pranverės sė parė tė pavarėsisė. Ndjeu erėn e dheut!).
Me bisht syri pa varrezat e qytetit. Atė buzėmbrėmje ato nuk i ngjanė tė trishtueshme, si zakonisht. - Edhe kėtė pranverė, pranverė tė pavarėsisė, nuk do tė vij nėn ēatitė tuaja, tha vetė me vete duke u ngushėlluar se viti ka edhe tri stinė tė tjera. Mes tyre, dimrin e kishte zgjedhur si stinė pėr vdekje tė paralajmėruar, me kusht qė, atė ditė, tė mos kėtė tė reshura! Tė mos bjerė shi, dėborė, as breshėr. As mjegulla, zymtėsi e gri, tė mos ketė.!).
Rreze dielli, aman, rreze dielli e drite...

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:49 pm

19

Kur nisi ēapitjen mėsipėrmes errėsirės se kėtij shtegu, pėr njė hop, iu bė se gjendej pėrballė njė honi. Hon nė shumėkuptimėsinė e fjalės. Veten e pa si recidivist nė njė shkretėtirė mjegullore. Asgjė tjetėr. (Episod: bashkė me pezėm tė hidhur nė buzė, Ndreut nė mendje i erdhi kallėzimi gaztor popullor pėr “qershitė e pshurrura!”, e kėshtu mė radhė, mbllaēitje kėsodore!).
Nuk e zgjati. Asnjė fjalė rrėfimi. Tė lindur me ēyk’ zori! Zbriti edhe pėr njė kat, shkallėt. Fundi i honit nuk kishte tė sosur.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:49 pm

18

Mor Zot, tha me vete dhe vuri gishtin mbi tėmth. Kur mendoi se kishte mbushur bateritė me energji tė reja. Ia hante mėndja se mund tė vazhdonte shkallėt e zbritjes, a tė pėrmbytjes sė madhe. Mos ėshtė i zėnė nga gripi, nga lia e ujit, nga kolla e keqe, nga fruthi... nėpėr tė cilat, detyrimisht, kalojnė shkruesit.
Kishte dėgjuar se edhe autorėt e mirė, tė talentuar, ata qė i njeh opinioni publik botėror, nuk bėjnė gjė prej gjėje tjetėr, pos riciklimit. Pėrtypjes. Ripėrtypjes tė asaj qė njėherė, herėt a vonė, e kanė gėlltitur. Me fjalė tė tjera, qė e kanė hėngėr njėherė!
Nė biseda tė ndryshme, pėr gazeta, pėr shtypin e shkruar apo, nė emisione radiotelevizive, kėtė e pranonin, jo njė herė, edhe ata vetė. Andaj, nuk thuhet mė kot se autori tėrė jetėn, nuk bėn gjė tjetėr, veēse shkruan tė vetmen vepėr letrare. Asaj i kthehet vazhdimisht. Herė-herė, nė mungesė vetėdijeje, kur tradhton memoria, pėrshkruhen pasazhe tė tėra. Tė shėnuara e tė bluara, shumė kohė mė pėrpara. Me vetėdije, njė gjė e tillė, nuk do tė duhej tė lejohej.
Vetė ishte ngucur i pari. Ishte fryrė e krekosur, si gjeli nė pleh se do tė shkruante diēka, pa pėrngjasim me asnjė tjetėr. Tė magjishme!
Kishte hyrė borxh. Ndaj vetes, nė rėnd tė parė, ndaj tė tjerėve, posaēėrisht. Ndaj opinionit tė gjerė botėror! (Episod: kur shėnoi – opinion botėror, u tremb nga fjala e vet dhe sakaq ra nė dėshpėrim tė thellė, nė dėlir e limonti, si nė mpirje helmi. Si ta kishte kafshuar gjarpri. Vetėtimthi bota iu rrotullua. Me tryezė pune, me krejt ēfarė kishte nė dhomė. Me shtrat e hajat).
Ditėn e nesėrme, do tė shpallė ditė pushimi.
Asgjė, asnjė...!


_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:50 pm

17

Ditėn e sotme e kishte e shpallur ditė tė bekuar. Ditė virgjėrie. Pafajėsie.
Do tė shkoj nė librari, tha me vete.
Shpejt e shpejt, mori racionin e medikamenteve dhe tė gjilpėrave, tė mėngjesit. Pėr ngut piu, si zakonisht, kafenė sade, shoqėruar me njė gotė ujė. U nis me nxitim, sikur t’i shkonte nė pėrqafim gjetjes se ēelėsit tė artė qė do ta shkarkojė nga tė gjitha dhimbjet e mbledhura qė e shtrėngonin, me inat e hasmėri.
Nė shitoren e librave (evitoi tė mos quhej gjithmonė mė tė njėjtin emėr, librari!), hyri shoqėruar nga njė ndjenjė e ēuditshme. Si veshje tė ishte. Si tė ishte hera e parė qė gjendej aty. Gjė aspak e vėrtetė, karshi moshės sė tij tė tretė!
Vizitat librarive i kishte pasion. Pasion tė ushqyer, tė rritur dhe tė kultivuar, sidomos gjersa jetonte ne njė qytet tė madh, tė huajin. Nė Parisin kot. Atje ishte traditė, qė, njė herė nė javė, ditėve tė fundjavės, sidomos, tė vizitoheshin libraritė. Caktoheshin takime midis miqsh. Tė dashuruarish. Studentėsh tė letrave, sidomos. Por, edhe tė shkrimtarėve, gazetarėve, publicistėve e kėshtu me radhė. E premtja, ishte dita mė e preferuar. Atė ditė, botuesit distribuonin librat e ri, tė sapobotuar. Titujt mė tė rinj. Ishte dita kur dashamirėt e librit mund tė informoheshin, nga dorė e parė, se ēfarė kishte tė re, nė qarkullim. Dhe, natyrisht, tė blinin libra tė rinj. Mahnitej, pos tė tjerash, me pėrgatitjen grafike, teknike dhe estetike tė librit. E mrekullonin titujt. Nė rrėmujėn e atij universi titujsh, ndėr mė tė ndryshmit, mė tė ēuditshmit dhe tė papritshmit, herė-herė, zhgėnjehej kur mendonte se nuk ka ngelur mė titull i papėrdorur, i pashėnuar. Nuk ka asnjė, as pėr be, pa u vulosur nė kopertinė romani a libri.
Zakonisht, nė nėntėdhjetė pėr qind tė rasteve, nga libraritė luksoze e tė mėdha, me mijėra libra tė rinj tė paraqitur nė rafte, dilte si i lagur. Si i rrahur dhe i mbytur, nėn peshėn e ndjenjės sė fajit, tė kulpabilitetit. Me ndijim tė tillė, dilte nga bibliotekat e mėdha, sidomos nga panairet e shumta tė librit, qė organizohen nė tė katėr anėt. (Episod: Ndreu kujtoi njė rast tė veēantė. Pasi kishte shterur disa kėnaēe birrash, nė kėnd, kishte kthyer nė librarinė mė tė bukur, mė tė madhe, mė solemne dhe mė reprezentative tė Parisit. Nė Saint Germain des Prées. Aty pėrjetoi diēka tė ēuditshme. Posa pėlqeu duart mbi tė lėmuarit rrėshqitės tė titujve tė librave, sytė iu terratisėn. Symbyllas, vazhdoi ecjen me duar sipėr kopertinave. Pėrjetimi ishte i madh dhe i thellė, ngjante me akt tė vrullshėm seksual! Para diēkaje tjetėr! Ishte trembur nga kjo ndjenjė e fshehtė. Mos sharronte nė pellgun e fetishit! Qaje seksuale ndaj njė objekti qė nuk ėshtė trup njeriu).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:50 pm

16

Nė rrasėn e kėsaj kote, mendoi se ishte kohė e fundit tė ndalej njė ēikė. Mė parė se tė pushonte, tė bėnte bilanc. Tė maste, pėr se gjeri e pėr sė gjati, rrugėn e bėrė deri kėtu. Tė llogariste, objektivisht, tė llogariste e tė peshonte rendimentet e arritura.
Nuk ia kishte besėn kandarit tė vet. Bėn vaki t’i jetė ndryshkur. T’i jetė trashur e dhjamosur, ai budalla kandari. Apo t’i jetė ndryshkur e paralizuar. Tė kėtė ngelur pa asnjė ndjenjė, pa asnjė reagim. Inert. I palėvizshėm. I ngurosur!
Asgjė e jashtėzakonshme. Tė tillė janė kandarėt e tė gjithėve, ose tė pjesės mė tė madhe tė krijuesve. Sidomos tė kokėboshėve, budallenjve halabakė. (Episod: Ndreu mijėra e mijėra herė, me veshėt e vet kishte dėgjuar autorė province, tė krisur dhe hajvanė, kur akoma pa radhitur nė fletė fletoreje, as pesė-gjashtė rreshtat e parė, nė pazar a rreth tezgės sė pijetores, me britmė e ulėrimė, sa u hante zėri, (pėr)hapnin fjalėn e nisjes sė hedhjes nė letėr tė njė proze tė paparė, tė pashkruar asnjėherė! Njėsoj si aktorėt provincialė, tė panjohur as nė sokakun e vet, kur ndonjė regjisor filmi qėllon zemėrmirė dhe i angazhon duke ua dhėnė nga njė copė roli sa grima, me tė rėnė tė klikut tė parė tė xhirimit, me krekosje e lavde, deklarojnė se ky film do tė fitojė shpėrblimet e para nė tė gjitha festivalet e mundshme! Absurde. Njėsoj si nuk ėshtė e mundur qė, mė tė rrahur tė pesė-gjashtė rreshtave tė parė, tė supozohet se po lind njė prozė e mirė, e paparė, qė do tė marrė edhe shpėrblimin mė tė lartė nė botė pėr letėrsi, Nobel! Ashtu mendojnė, vetėm trutharėt, tha me vete!
Nga kjo pėrvojė e hidhur, ai do tė ishte i kėnaqur deri nė mrekulli, sikur kėtė punė tė derikėtushme t’ia dorėzonte nė qortim dhe vlerėsim njė gjykate tė lartė, tė pėrberė nga sa mė shumė njerėz, tė profileve, tė moshave dhe dijeve tė ndryshme, pėr shqyrtim objektiv, qoftė dhe e pamėshirshme nė vlerėsim. Nė ēast e mbėrtheu frika, ngase njė kėrkesė e tillė mund tė dalė megalomane dhe e pahijshme. Nuk besonte shumė nė fuqitė e veta ideore as kreative.
Kėtė pp (prozė pa pozė), fillimisht pandehte ta nėnshkruante me emėr e mbiemėr tjetėr, jo tė vetin. Tė fshihej pas njė emri tė rrallė, tė panjohur e bombastik. (Kujtesė: kėshtu kishte vepruar, me njė rast, njė shkrimtar yni. Njė tekst drame e kishte nėnshkruar me emrin e vet, por shkruar prapthi. Qė do tė jetė e qartė, pėr shembull: Marjab. Kam pėrkthyer veprėn e njė autori tė njohur japonez, kishte deklaruar shkrimtari i ri e me perspektivė tė shkėlqyer, Y. Shkreli. Eksperimenti kishte funksionuar pėr mrekulli).
Edhe Ndreu kishte shkruar njėherė njė tregim tė shkurtėr. Paksa mė tė lirė nė tė menduar e nė tė shprehur. Pa kursime nė tė derdhura erotike. Gjithandej afėr brigjeve pornografike. Nėn atė tregim tė shkurtėr, kishte hedhur nėnshkrimin e njė shkrimtari tė njohur francez. Dilte se ai tregim ėshtė i pėrkthyer. Njė shkrimtar shqiptar, qė rrihte gjoks se kishte njohuri tė gjera rreth rrjedhave letrare, sidomos nė Evropė, por dhe kudo nė botė, pasi lexoi tregimin e “pėrkthyer”, tha: e sheh, Ndre, si shkruhet?! Kjo ėshtė prozė e re. Moderne. Bashkėkohėse, nga ēdo kėnd qė ta vėshtrosh! E shkurtėr, simpatike dhe, mund tė thuhet, antologjike nė gjininė dhe zhanrin e vet!
Kur pa se marrosej dhe pėrrallosej krejt nė lavde pas asaj grime teksti, Ndreu, si gjithmonė, me miqėsi e respekt i tregoi tė vėrtetėn. Tregimi ėshtė imi, i tha, duke ia lėshuar, me butėsi, dorėn mbi sup!
U zdapėn sė qeshuri. Deri nė fund!
Ja tregimi i autorit Marjab, “pėrkthyer” nė shqip!
̊̊̊
Femrat shohin me...!
[Kur nė kokėbythė i erdhi ideja pėr tė hedhur nė letėr kėtė storje, pėr njė pikasje tė tij bukur tė kahershme, priste qė mbi tastierėn e makinės sė shkrimit Olivetti lettera 32, tė binte shi gishtash. Por, nuk ndodhi ashtu.
(Brenda kėtyre dy-tre rreshtash kishte mospajtim e dilemė: mė mirė tė thuhet pikasje apo vrojtim, binte shi gishtash apo breshėri gishtash, mbi makinė shkrimi?).
Si pėrherė, edhe kėtė radhė, qė nė hapin e parė u karrabyth, sa mė nuk dinte nga t’ua mbathte. Nga tė gjente shteg. Dosido!
Ngushėllim, strehim, apo diēka nė vend tė tė dyjave bashkė, gjeti, kur njė mikut, shkronjė pas shkronje, ia zbuloi vetėm titullin. Asgjė mė shumė.
- Titull i mrekullueshėm, ē’thua, miku im?
- Jo vetėm titull, konstatim origjinal? – pyetjes iu pėrgjigj me pyetje miku!
- Po!
- Vetėm pėrfundim?
- Njė e vėrtetė!
- E si tė shpjegohet kjo?
- Mbase s’ka shpjegim!
- E si t’i besohet, atij? (Pėrfundimit apo konstatimit?).
- Sa e sa gjėra nė kėtė botė janė tė pashpjegueshme!
- Pėrnjėmend, thua?
- Posi!
- Si, posi?
- As jeta, as vdekja, nuk janė tė shpjegueshme, fare!
- Kėto dy skaje kryesore, sipas teje?
- Jo vetėm sipas meje. E gjithė filozofia e botės sillet e mbėshtillet vėrdallė, si pordha nėpėr tė linjta, midis kėtyre dy brigjeve, midis kėtyre dy bregoreve, qė, shkujdesshėm, mund t’i quajmė edhe kariatida!
- Mos tė largohemi?
- Ti je ai qė i prin valles!
- Ku do tė na shpinte kėputja e valles?
- Pajtohem!
- Ē’ngjet, ku ngel ēėshtja e pėrfundimit (apo konstatimit?) se femrat shohin me bythė?
- Unė (vetėm) shfaq ngazėllimin tim pėr titull tė mirė. Origjinal! Goditės!
- Asgjė tjetėr?
- Gjithēka tjetėr, pos!
- Ēka gjithēka tjetėr, dhe ēka pos?
- Pos tė arrijė tė tė bind!
- Tė me bindėsh mua dhe tė tjerėt pėr atė qė thua, pėr atė pėrfundim?
- E si tė arrihet kjo? – pyetjes i pėrgjigjet me pyetje!
- Punė pėr ty – ia drodhi miku!
- A do tė thotė kjo se vetėm unė qenkam zbulues i fenomenit se femrat, sidomos tė rejat, shohin me bythė.
- Ndoshta je i miliardi! Kėsaj pune s’i dihet!
- Ē’faj kam, atėherė?
- E gjuan gurin, e fsheh dorėn! Kėshtu disi i thonė kėsaj qė bėn ti! E, si t’ia bėj ndryshe?
- Mate bythėn!
- Unė vetė, a?
- Natyrisht!
- Vetėm unė, a?
- Natyrisht!
- Pse jo edhe tė tjerėt?
- Sepse vetėm ty tė ha (tė kruhet!) bytha e zbulimin se femrat shohin me bythė, do ta thuash publikisht!
- A jam pėr kėtė gjė i sigurt?
- Kjo ėshtė pyetje qė do tė duhej tė ta bėja unė ty!
- Ēfarė pret?
- Prej fillimit, mė ngatėrrove, disi…!
- Ndoshta kėshtu ėshtė gjithmonė, kur i fut hundėt midis bythėve tė femrės?
- Nuk tė pėrgjigjem dot!
- Pse?
- As pėr vetėm njė pse, madje!
- T’i ndėrrojmė rolet, atėherė?
- Po!
- Urdhėro!
- Prej nga te feksi ideja se femrat shohin me bythė? - Nuk e di! Ashtu, vetvetiu? Kot fare e kuturu!
- A mund tė dėshmohet kjo qė thua?
- Ndoshta jo krejtėsisht, por!
- Ēfarė, por…?
- Por, besoj se kam tė drejtė!
- Si “kam tė drejtė?”
- Instinkti ma thotė!
- Ēfarė kategorie i takon instinkti?
- Nuk e di saktėsisht. Ėshtė ndjenjė, ndjeshmėri, afeksion, ėshtė instinkt!
- Ėshtė kategori shkencore, po a jo, instinkti?
- Nuk e di!
- Pse ta zgjasim, pra?
- Edhe mund ta (pėr)mbyllim dialogun? Si e qysh tė mbyllet, e di ti?
- O, shkėlqesi, ne nė fillim ishim tė njė mendjeje. U pajtuam se nė botė ka aq shumė gjėra tė pashpjegueshme e absurde, deri nė fund!
- Ē’pėrfundim?
- Kurrfarė, pos ripėrsėritjes, ripėrtypjes, femrat shohin me bythė!
- Thua?
- Po, zotėri! Sa herė mė kalojnė para hundėve, ua nguli sytė nė bythė, e kjo ndodh disa herė nė ditė. Kam pėrshtypjen, deri nė shkallė bindjeje, se ato pėrnjėherėsh hetojnė, ndiejnė, vėrejnė pikasjen e vėshtrimit shigjetues tek fokusohet (pėrmblidhet e pėrqendrohet) midis mollaqeve tė bythėve, rėndon mbi to, sikur synon tė depėrtojė atje thellė midis tyre. Atėherė flegrat e mollaqeve u marrin njė tjetėr ritėm. Tremben. Shqetėsim i madh ndodh e futet midis tyre. Njė zallahi. Kjo vėrehet qartė, sidomos kur mollaqet e gocave te reja “ziejnė” nė ngushticėn e pantallonave xhins apo tė llojeve tė tjera, qė nxjerrin nė pah edhe pjesė mė tė imėta tė konfiguracionit (formės) tė vitheve femėrore!
- Vetėm kaq?
- Edhe kaq mjafton!
- Pėr njė konstatim (a pėrfundim) serioz?
- Nuk e di serioz a pa serioz, por jam i gatshėm bukėn tė shkel, gishtin e dorės ta kėpus, jam nė gjendje gjuhėn me gėrshėrė ta shkurtoj se, pas stampimit tė shikimit tė djegur mbi bythėt e femrave, sidomos tė rejave, atij vėshtrimi ndjellakeq (mo’zot!), ato i pėrgjigjen me njė palė sy tė mprehtė, tė zjarrtė e depėrtues, sado tė padukshėm qė janė… Pas vėshtrimit spikatės, sikur nė bythėt e femrave sakaq ndryshon diēka. Buēet njė shqetėsim. Shkallėzohen dallgė. Ka vlim. Si nė shumėzim. Nė trazim muskujsh, indesh… Pėshtjellim mishi e ndjenjash. Harlisje. Plot zėra tė mbytur ftues, ngacmues, joshės, grishės… plot alarm!
- E si t’u besohet tė gjitha kėtyre qė thua?
- Provoje, ore burrė, edhe vetė! A kurrė nuk ke ecur pas bythėve tė femrave, a?
- !!!] (nėntor 2004)

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:50 pm

15

Sa kishte dalė nga zonė e rreptėsisė. Kur nuk i frikėsoj mė, gabimit te mundshėm dhe ndėshkimit me penallti, pėr pakujdesi ose paqartėsi, qė kundėrshtarėt do ta godasin me shut dėnimi, kur, pėr njė ēast, ishte liruar nga ethet dhe tė gjitha tė ligat, nga komplekset, sikur mori veten. Edhe moti merrte mirė. Dita ishte plot diell kristal. Qielli blu dhe i pastėr. I papėrlyer nga asnjė ble mjegulle. Rrezet kėmbėgjata, si tė lejlekėve tė pranverės, piknin pingul. Pėr t’i dhėnė frymė jete bimėsisė dhe tė gjitha gjallesave mbi tokė.
“Jeta shkruan dashuri!”
Kjo fjali i doli nė pritė vėshtrimit. Kur sot, e kishte tė pastėr dhe pa asnjė njollė. Edhe qenien e tij tė tėrė, e ndritnin sė brendshmi, njė palė rreze tė bardha drite. Si asnjėherė mė parė. Jeta kėrkon dashuri.
“Jeta shkruan dashuri”.
Pasi e shėnoi ketė tė thėnė, e vėshtroi dhe u mrekullua, deri nė gėzim me bukurinė dhe vėrtetėsinė, prej hirit, tė kėsaj fjalie poetike dhe vuri pikėn. Humbi dhe u tret, pas dėshirės, qė mė asgjė, tė mos prishė atė qetėsi harmonie hyjnore!
(Ndėrhyrje: ē’poetikė, ē’patetikė. Ē’fjalė tė mėdha e lapidare! Para njė pjate me groshė kokėrrimėt, nė oqeanin e qetė tė sė cilės, nėse ndeshet njė copėz mish, ėshtė fitore e madhe. Ktheju pjatės me groshė, me sallatė domatesh, spec djegės e qepė, bloi nė vete Ndreu, kur papritmas e rrėmbeu njė fluturim lumturie qė rrėshqiste edhe pėr njė shkallė teposhtė shkretėtirės dhe shpėtoi i gjallė!).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 4:51 pm

14

Nga ēasti kur pa shkėlqim as solemnitet, hodhi gurin themeltar tė kėsaj ngrehine, ndoshta edhe shumė pėrpara, gjersa asgjė nuk dihej, asgjė nuk ishte e qartė, dhe nuk shihej nė horizont, kur e tėra kishte formėn e njė fetusi tė papėrcaktuar, gjersa ishte embrion dhe projekt ėndėrrimtar, ishte ngarkuar me idenė e ndėrtimit tė njė libri me shumė kate. Me shumė kthina. Me shumė dyer e dritare, me shumė...
Hisja e tij, ashtu si e mendonte, do tė ishte, tė hidhte nė etėr (tė qiste nė letėr), vetėm idenė. Tė bėnte skicėn. Projektin. Ashtu siē bėjnė arkitektėt. Kurse, ngjashėm me punėtorėt dhe teknikėt bashkėrisht, nė realizimin e objektit, akėcili nė sektorin e vet gjegjės, tė angazhoheshin e tė pėrfshiheshin po aq autorė, mė tė zotėt nė specialitetin e tyre. Atij qė i shkojnė pėrdorėsh krahasimet e mira e tė qėlluara, do t’ia besonte pikėrisht ato. Thurja e intrigės, do t’i besohej mjeshtrit mė tė mirė, pikėrisht pėr kėtė punė. Atij qė dallohej nė portretizimin dhe nė tipizimin e personazheve, do t’i besohej shi ajo detyrė. Mjeshtrit tė ngatėrrimeve e zhbirimeve, atij qė di e i shkon ndoresh tė krijojė, tė simulojė ngatėrresa, do tė merrte pėrsipėr atė resor. Hetuesie, investigimi. Njohėsi i florės dhe ai i faunės, bashkė a veēmas, do tė merrte pėrsipėr detyrėn e vet. Njohėsit mė tė mirė tė gjeografisė, do tė ngarkoheshin me detyrėn e pėrshkrimit tė viseve tė ndryshme, edhe tė botės. Historianit tė rryer, me njohuri tė gjera historike, do t’i ngarkohej pjesa me subjekt trillimesh gjithfare, tė vendosura mirė, nė kohė dhe nė hapėsirė. Reparti i leksikut, gjuhės sė pastėr dhe tė rrjedhshme, tė pasur, do t’i besohej njė grupi tė veēantė autorėsh, mjeshtėrve tė harmonisė gjuhėsore, atyre, pra, qė kanė njohuri tė gjera teorike dhe eseistike. Atėherė kur, nė ndėrtimin e njė shtėpie, sado e vogėl, angazhohen gjithė ata mjeshtėr, ustallarė dhe ekspertė, me ekipe e skuadra numerike punėtorėsh ndihmės, me pėrgatitje dhe njohuri tė duhura, pse, ngjashėm, tė mos veprohet edhe kur ėshtė fjala pėr ndėrtimin e njė libri tė mirė, tė madh, tė gjithanshėm. Gjithėpėrfshirės. (Ndėrhyrje: nė kulmin e gėzimit entuziast pėr kėtė zbulim dhe novatorizėm origjinal, i shkrepi qė, si tė tillė, si patentė novatorizmi, sa mė shpejt, ta regjistronte nė agjencinė gjegjėse tė zbulimeve qė pasurojnė botėn dhe lehtėsojnė e thjeshtėsojnė jetėn. Shtėpisė libėr, nuk vonoi shumė e iu luajt njė gur nė themel. Fill pas tij u rrokullisėn tė tjerėt, njėri pas tjetri. Tempulli prej letre, pėrnjėherė shembet, bėhet hi e pluhur, zhbėhet krejt. Si skelet i njė krijese tė panjohur parahistorike. Ndreu ngel gisht, midis shkretėtirės, pa ditur nga t’ia mbajė, i pėrfshirė nga rrebesh dallgėsh zhgėnjimi).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj

Mesazh  Sponsored content Today at 12:15 am


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi