Ndue Ukaj: A besojnė politikanėt nė atė qė e thonė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ndue Ukaj: A besojnė politikanėt nė atė qė e thonė?

Mesazh  Nimfa prej Sat Dec 11, 2010 5:04 pm

Politikanėt vetė nuk besojnė, kurrė nė atė ēka ata thonė, prandaj befasohen atėherė kur tjerėt besojnė nė atė ēka ata thonė”.- thoshte gjenerali dhe politikani i menēur, francezi Charles de Gaulle. Nėse ky francez me nam, i cili jetoi dhe veproi nė kohėn e Luftės sė Dytė botėrore dhe pas saj, mendonte kėshtu nė njė kontekst kulturor substancial, ku tradita filozofike dhe mendimi kritik, qysh herėt kishte ngulitur rrėnjė, atėherė shtrohet doemos pyetja, si do tė tingėllonte kjo referencė nė kontekstin kosovar?
Ma ha mendja se ekziston njė kompromis i pėrgjithshėm, nė mendjet shqiptare, se fjalimet e shumta qė dėgjojmė kėto ditė, se kėto vardisje politike qė shohim kėto ditė, se kėto dokrra qė dėgjojmė tani, se kėto improvizime politike qė bėhen pa pra, pėrfundojnė nė thesin e shkyer tė Baba Dimrit, menjėherė para Krishtlindjeve. Pikėrisht atėherė kur do tė duhej me ndodh e kundėrta. Me 13 dhjetor, qytetari ynė sfilitet me jetėn e tij tė rėndomtė. Pa rrugė normale. Pa qeveri tė shėndoshė dhe nė interes tė ideve tė pėrgjithshme e tė mirave tė pėrgjithshme. Pa perspektivė tė qartė, e izoluar, pa rrymė dhe ujė tė bollshėm, pa pėrkujdesje shėndetėsore tė sigurt, pa punė dhe paperspektivė stabile. Dhe me njė klasė politike grindavece dhe super luksoze.
Shteti i Kosovės, ende i pakonsoliduar nuk ka nevojė pėr njė politikė tė tillė dhe pėr deputet mendjengushtė.
A ka shanse mos me ndodh kjo? Dhe a kanė partitė tona njerėz tė aftė me i mvesh me pushtet? Edhe pse larg ideales, sigurisht se po. Mirėpo qė tė ndodh kjo, duhet qytetari i Kosovės mos me besua nė imazhe tė rreme, nė figura qė luksin e fjalėve ngashėnjyese, i kanė tė ruajtur enkas pėr fushata dhe me to dalldisin popullin e vuajtur, qė pret, vetėm pret.
Mos me qenė nihilist, kjo qė e thamė, assesi nuk nėnkupton me refuzua instrumentin esencial tė demokracisė, daljen nė votime. Pėrkundrazi, kjo duhet t’i motivoj njerėzit e mirė, sidomos ata qė vazhdojnė tė rezistojnė nė heshtje, ndaj kėtyre tė kėqijave qė na kanė kapluar, me ditė me zgjedh, pa inercion, duke e flakur mentalitetin e farefisnisė dhe sajesat e paqėndrueshme, qė politikėn e bėjnė qoftė nė emėr tė kėtij e qoftė nė emėr tė atij.
Megjithė faktin se kėto zgjedhje, Kosovės i erdhėn nė kohėn mė tė pavolitshme, nė fakt, pėr herė tė parė pas luftės, qysh kur Kosova praktikon jetėn e lirė plurale, brenda subjekteve politike tė reja dhe tė vjetra, ka disa solucione tė mira. Assesi ideale. Mirėpo, sė paku shpresėdhėnės.
T’i kthehemi edhe njėherė mendimit tė lartėshkruar. Nėse ky mendim gjente shprehej nė njė vend me traditė tė konsoliduar, siē ėshtė Franca, aty ku kishin lindur e ishin zhvilluar shumė rryma filozofike dhe politike perėndimore, atėherė ēfarė duhet tė mendoj njeriu ynė nė kontekstin shqiptar? A duhet ai tė jetė i verbėr dhe tė mos kėrkoj mė shumė se fjalime tė lodhshme nga njė politikė qė deri me tani ėshtė treguar krejtėsisht e paaftė me ndėrtuar shtet funksional, shtet pėr tė gjithė, shtet pėr tė mirat e pėrbashkėta. Pėr njė sėrė arsyesh, tė cilat nuk kishin me pėrfunduar edhe mė dhjetėra shkrime, jo. Populli i Kosovės, mė shumė se kurrė, duhet me tregua zgjuarsi dhe me qenė i vetėdijshėm se ēfarė po zgjedh, kėnd po e zgjedh dhe pse po e zgjedh. Qytetari i Kosovės duhet me i largua idetė e marra e imagjinatave, se po fitoj X partia, Kosova brenda ditėsh, po na u rritka pėr disa pėrqind ekonomikisht, papunėsai po na u zvogloka automatikisht, etj. Populli i Kosovės duhet me harrua se nė Europė hyhet me ata qė s’ i pėrqafojnė dhe duan idetė europiane, vlerat dhe parimet evropiane, demokracinė evropiane, esencialisht. Populli i Kosovės, duhet me i refuzuar ofertat tė cilat duan qė Kosova tė bėhet pronė e ndonjė partie, pėr ambicie tė vockla biznesi apo ēka do tjetėr. Populli i Kosovės duhet me ditė se tė mirat e pėrbashkėta nuk munden me i realizuar ata qė mendojnė se pushtetin nė Kosovė duhet ta ketė X rajoni apo Y klani, gjėra kėto tė cilat janė tė mirėditura te ne. Populli i Kosovės, duhet me ditė me zgjedh ata qė interesin e pėrgjithshėm shteformues, munden me vu, pa hipoteka, para atij individual. E tė tillė ka.
Nė tė vėrtetė, nė kėtė amulli politike qė ka pėrfshirė Kosovėn, shpjegimet politike janė tė zorshme. Ėshtė njė kohė kur ngarendjet pas politikės kanė verbuar edhe kokat mė racionale e mė gjakftohta. Ėshtė njė kohė kur i gjithė populli ėshtė fut nė korin e politikės, ndėrkaq dėgjues ka pak, shumė pak, madje tmerrėsisht pak. Prandaj qytetari, ai i cili e ka pushtetin nė dorė tė tij dhe me tė e mvesh dikė, duhet me ditė qartėsisht dhe pa hamendje, kėnd po e mvesh me pushtet dhe pse po e mvesh? Logjika tė thotė se referenca e pėrmendur nė fillim tė kėtij teksti, mundet me na shėrbyer si njė dritrrėfyese pėr gjithė ata qė kanė votuar apo votojnė me inercion, tė prirur nga idetė e ngushta rajonale, farefisnore e ēfarėdo tjera. Ēuditėrisht, kėsaj here nė jetėn politike, ekziston njė shansė mė i mirė, me zgjedh. Sė paku nė sipėrfaqe duken ca lule, tė cilat, nėse do tė mbajė njė diell i mirė dhe do tė ketė vullnet qytetar, nė pranverėn e ardhshme, mund tė shpėrndajnė shenjat e njė arome mė tė mirė pėr vendin tonė. Qytetari i Kosovės ka nevojė me besua nė kėtė.
Prandaj ne kėtė vlug tė mjegullt politik, kur dikush bene rritjen ekonomike te Kosovės, si neper lotari, dikush e inkuadron Kosovėn ne perėndim brenda natės, ndėrsa kur dikush bene reforma me figura te pareformuara, qytetarit si mbetet tjetėr pėrpos tė zgjedh, brenda kėtij konglomerati njerėzish, ata mė tė aftėt, mė tė menēurit, ata qė e dinė ēfarė ėshtė shteti dhe si bėhet shteti.


Nga Ndue Ukaj

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi